Tre martesa, tridhjete filma dhe nje funeral
Nga jetimorja ne Hollivud, te gjitha etapat e jetes se Merilin Monrose. Femijeri tragjike, dashuri jeteshkurtra, 30 filma te njohur dhe shume legjenda per jeten e saj te shkurter, por te ngjeshur. Ja biografia e Merilin Monrose.
1926. Me 1 qershor ne General Hospital te Los Anxhelosit, Gledis Pirl Monro, 25 vjec, solli ne jete Norma Zhan, se ciles i dha ne fillim mbiemrin Mortenson (te burrit te dyte) dhe me pas ate Bejker, te ish te dashurit tjeter. E vetme, ajo ia beson vajzen nje cifti miqsh.
1934. Ne muajin janar, nena e Merilinit shtrohet ne spital per skizofreni. Norma Zhan perfundon ne jetimore. Biresohet nga familje te ndryshme, por keqtrajtohet dhe dhunohet.
1942. Ne moshen 16 vjecare martohet me Xhejms Daughertin. Por pas dy vjetesh djaloshi niset ne lufte, nderkohe qe ajo gjen pune si punetore ne nje fabrike parashutash.
1945. Fotografi Dejvid Konover e therret per nje sherbim per "grate punetore te Amerikes". Fillon te pozoje per fotografin Andre de Dienes. Punon per Agjensine e modeleve Blue Book, ne saje te se ciles u mor ne pune edhe nga 20th Century Fox. Ndahet me bashkeshortin dhe merr emrin Merilin Monro.
1949. Pas disa shfaqjeve ne kinema, Merilini gjendet ngushte nga parate dhe pozon lakuriq per nje kalendar. Ai rishtypet disa here (55 milione kopje), nderkohe qe fotografite e saj botohen edhe nga Playboy.
1950. Kthesa. Xhiron plot gjashte filma mes te cileve "Nje nate mbi cati" (vellezerit Marx), "Eva kunder Eves" (Xhozef Mankievic) dhe "Xhungel asfalti" e Xhon Hjustonit, i cili e pagezon si dive.
1953. E magjeps publikun me rolet seksi tek "Niagara" e Henri Hetuejit dhe "Burrat preferojne biondet" e Houard Hauksit.
1954. Martohet me idhullin e bejzbollit Xho Di Maxhio.
1955. Interpreton "Kur gruaja shkon me pushime". Billi Uilder e xhiron ne kete film ne skenen kur i merr era fundin ne hyrjen e metrose se New Jorkut. Di Maxhio shperthen ne skena xhelozie dhe ne tetor kerkon ndarjen.
1956. Nje tjeter martese, ajo me shkrimtarin Artur Miler. Xhiron "Princi dhe balerina" e Lorens Oliverit.
1958. Ne krah te Xhek Lemenit dhe Toni Kurtisit ajo eshte ylli i "Dikujt i pelqen e nxehte" e Billi Uilderit. Fillon te abuzoje me alkolin. Eshte shtatzane, por peson nje abord spontan.
1960. Ne prag te nje sterlodhjeje nervore, ajo xhiron "Bejme dashuri" te Xhorxh Kukorit. Nje flirt me Iv Montanin i jep fund marteses me Artur Milerin. Me pas gjendet ne sheshin e xhirimit me "Te martuarit", film ky i Xhon Hjustonit.
1961. Shtrohet per disa muaj ne nje klinike psikiatrike.
1962. Fillon nje lidhje me Xhon Fitxherald Kenedin. Fillojne xhirimet e "Dickaje per te bere" e Xhorxh Kukorit. Regjizori e ben te notoje lakuriq ne pishine. Per shkak te ilaceve te shumta qe pi, ate e pushojne nga puna. Duke gdhire 5 gushti, Merilini u gjend e vdekur ne shtepine e saj pasi kishte pire nje overdoze qetesuesish.
foto-Merilin Monrose
Krijoni Kontakt