Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Postmodern
    Anėtarėsuar
    16-08-2003
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    137

    Lidhur me polemiken per kullen ne qendren e Tiranes

    Lidhur me polemiken per kullen ne qendren e Tiranes)

    Korrieri, 11 Shkurt 2005

    Zoti Llonēari,

    Lexova nė Korrieri shkrimin tuaj lidhur me polemikėn pėr kullėn nė
    qendėr tė Tiranės dhe mė sė pari desha t'ju falenderoj si pėr
    mbėshtetjen profesionale qė i keni dhėnė disa mendimeve tė mija ashtu
    dhe pėr aktin intelektual tė daljes me mendimet dhe shqetėsimet tuaja
    nė skenėn tonė tmerrėsisht tė vėshtirė publike. Shkrimi juaj mė
    kujtoi thėnien e vjetėr: "E vėrteta hollohet, por nuk kėputet". Me
    zė "tė holluar", por jo tė kėputur, ju falenderoj dhe njė herė.
    Por desha megjithatė t'u sqaroj disa gjėra, aq mė tepėr qė kohėt e
    fundit nė kėtė nahinė tonė, qė disa e quajnė "shqiptarofolėse", ka
    lindur edhe grindja se cili fshat ėshtė mė i qytetėruar Tirana apo
    Prishtina. E nė kėto kontekst shkrimi juaj pėr disa ėshtė shenjė se
    ju andej nga Prishtina jeni mė superiorė se ne kėtej e pėr disa tė
    tjerė se jeni shumė shumė mė inferiorė e se bash shkrimi juaj ėshtė
    shenja mė flagrante e kėsaj prapambetjeje tė madhe.
    Duke qenė se unė jam me idetė e shkrimit tuaj, por nga ana tjetėr
    duhet tė bėj tifo pėr fshatin tim, lejomėni tė bėj, pra, disa sqarime:
    Zoti Llonēari,
    Mos mendoni se edhe kėtu nė Tiranė nuk ka njerėz tė ditur qė mendojnė
    kėshtu si ju. Edhe Maks Velo me tė cilin ju polemizoni ka pasur mė
    parė kėto ide – aq sa ka bėrė thirrje publike pėr shembjen e dy
    kullave nė bulevardin e Tiranės, madje nė veshin tim kanė arritur
    edhe fjalė kolegėsh tė tij se ai pretendon se idetė e mija unė i
    kam "tė huazuara" prej tij. Poende, shumė nga idetė qė theksoni kur
    thoni se ngritja e njė rrokaqielli tė tillė nuk sfidon tjetėr
    gjė "pėrveē vlerave tė sheshit dhe qytetarėt" apo kur thoni se e
    drejta e pamjes, qoftė edhe "nė ose nga hapėsirat publike" ėshtė "e
    drejtė e patjetėrsueshme e njeriut" dhe paraqet nė vetvete njė ndėr
    kualitetet mė tė qėndrueshme tė njė indi urban "pėr mė tepėr tė njė
    fokusi urbanistik siē ėshtė sheshi Skėndėrbej." janė ide qė i ka
    pasur edhe kryebashkiaku Edi Rama nė njė kohė kur nuk ishte nė kėtė
    post, e kur, siē e pėrmendni edhe ju, u hodh ideja e parė e ngritjes
    sė njė kulle nė atė shesh. Asokohe unė dhe ish piktori Edi Rama u
    hidhėruam shumė se mos na zihej pamja e malit tė Dajtit dhe bėmė ēmos
    ta prishnim planin e atij qė donte tė na e zinte.
    Pra, nėse mendoni se ju andej nga Prishtina jeni superiorė nė ide e
    dije e keni gabim. Problemi i tjetėrsimit tė kėtyre njerėzve e tė
    shumė tė tjerėve si ata, zoti Llonēari, nuk ka tė bėjė me njohjen,
    por me atė konstatimin tuaj se objektet e tilla si rrokaqiellat nė
    qendėr "janė po aq produkt i sėmundjeve sociopatologjike sa edhe
    ndėrtimet e egra nė periferi tė Tiranės." Pa pretenduar t'i hyj kėsaj
    teme e ta trajtoj nė tėrė seriozitetin qė meriton nė kontekstin e
    idesė tjetėr qė shprehni nė shkrimin tuaj se "arkitektura ka ndikim
    tė madh nė formėsimin e mendėsisė sė njerėzve" desha t'ju ve nė dukje
    se fakti qė tani kėta njerėz dalin me tezėn se meqėnėse Tiranėn e
    prishėn komunistėt, e prishėn edhe bashkiakėt nė kohėn e Berishės
    tani ta prishim edhe ne nuk ėshtė tjetėr veēse shprehje e
    pėrkeqėsimit tė kėsaj sėmundjeje dhe jo e paditurisė sė elitės sonė,
    largqoftė. Vetė fakti qė kjo sėmundje ka kapur edhe M. Velon i cili
    grahmėn e fundit tė protestės, pėrpara se ta kapte kjo sėmundja, e
    lėshoi, me sa mbaj mend, kur u prish kinemaja mė e vjetėr nė Tiranėn
    historike pėr t'i lėnė vendin njė kompleksi monstruoz mega-ndėrtesash
    ėshtė shenjė se virusi i kėsaj flame po ecėn. Pra duhet tė na
    kuptoni, kemi tė bėjmė me njė flamė qė na ka rėnė, nuk jemi kėta qė
    jemi. E kjo flamė e ky pėrkeqėsim i saj ka njė shpjegim shumė banal,
    qė ėshtė "banaliteti i sė keqes" qė e bėn tė pamundur dhe tė
    pavlefshėm jo vetėm kompetencėn tuaj profesionale apo pėrpjekjen time
    intelektuale, por edhe debatin se cila elitė ėshtė mė superore ajo e
    Prishtinės apo ajo e Tiranės. Prandaj, ju lutem, ēėshtjen e
    superioritetit apo inferioritetit lėreni nė atė se cili e flet dhe e
    shkruan mė mirė shqipen standarte, mos e ngatėrroni me arkitekturėn e
    muzikėn e mė the tė thashė.
    Qė tė shpjegohem pak mė shkoqur:
    Ju e dini se ē'ėshtė "flama e arit" – sikundėr do ta quante Ēaplini, -
    ajo e ēon njeriun deri nė atė kondicion qė t'i duket tjetri si pulė
    qė mund ta hajė (besoj ta kujtoni filmin e famshėm). Kjo flamė e ka
    fajin, zoti Llonēari; ajo ka zėnė njė pjesė tė mirė tė elitės sonė
    politiko – biznesore, i ka bėrė tu duken tė shėmtuara shtėpitė e
    vjetra tė Tiranės, orientalet apo vilat dykatėshe italiane, por edhe
    ēdo oborr ku mund tė ketė mbetur pak bar. Kėshtu qė i hedhin pėrtokė
    pėr tė ngritur nė vend tė tyre mega-godina betoni. Jo vetėm, por
    kėshtu thonė po shkojmė drejt Evropės. Ju e quani kėtė "sėmundje
    sociopatologjike". Por mos kujtoni se mund tė mburreni se jeni i pari
    qė e ka thėnė kėtė ide. Edhe kėtė e ka thėnė M. Velo i pari. Kurse
    dikush nga elita jonė e ka thėnė nė njė gjuhė figurative popullore
    duke e quajtur Tiranėn e katandisur kėsisoj "pre qensh". Pėrfytyroni
    kufomėn e njė kafshe tė vrarė qė e shqyejnė nga tė mundin njė lukuni
    qensh – ja kjo ėshtė pjesa e mbetur e Tiranės historike e lagjeve me
    shtėpi orientale apo e atyre me vila tė ndėrtuara nė kohėn midis dy
    luftrave. Janė qen tė tėrbuar, zoti Llanēari, qė shqyejnė dhe
    kafshojnė nga tė mundin, pa asnjė projekt; kafshojnė njėri tjetrin e
    tėrbohen e harbohen gjithnjė e mė shumė - njė pjesė e mirė pa e
    kuptuar fare tėrbimin e tyre. Aq sa ajo shprehja e njohur
    arabe "qentė le tė lehin karvani shkon pėrpara" kėtu ėshtė
    zėvendėsuar me shprehjen: "njerėzit le tė lehin karvani i qenve tė
    tėrbuar shkon pėrpara". E nė kėto kushte, ju e kuptoni, nuk mund tė
    presėsh qė tė mėnēurit tė dalin tė luftojnė me qentė e tėrbuar. A nuk
    e kemi ne atė shprehjen "tė marrit lėshoi rrugėn". Shyqyr qė ėshtė
    Tirana historike qė ta hanė dhe tė qetėsohen e tė mos na hanė ne. Por
    prap, ta dini mirė, ne jemi superior, se edhe ai mė i tėrbuari syresh
    shqipen standart e flet mė mirė se akademikėt tuaj.

    Unė nuk e mohoj se nė kėtė "sėmundje sociopatologjike" apo "tėrbim"
    ka shumė injorancė, dhe se nė kėtė injorancė hyn edhe njė koncept i
    ngushtė i shqiptarėve tė kėsaj nahisė sonė pėr atė qė rėndom
    quhet "cilėsi e jetės" e cila pėr ne, gjithnjė e mė shumė do tė thotė
    jetė ose nė shtėpi ose nė kafe-restorante e mund tė na pėrmendni edhe
    ju WC-tė alla frėnga qė i vumė pas rėnies sė komunizmit. Ndoshta mund
    tė na pėrmendni se nė tėrė kėtė mori ndėrtimesh qė e ka bėrė Tiranėn
    tė pesėfishuar si numėr banorėsh nuk ju figuron asnjė kinema e re,
    por vetėm 2 tė vjetra. Ju mund tė na thoni se nuk kemi ngritur asnjė
    muzeum tė ri e se edhe ata ekzistuesit janė pakėsuar dhe po pakėsohen
    dita ditės pėr tua lėnė vendin mega-godinave tė banimit, se nuk ju
    figuron asnjė shkollė e re publike, asnjė rrugė e re, asnjė teatėr i
    ri, pėr tė mos folur pėr fushat sportive ku edhe ato tė paktat
    ekzistuese ia kanė lėnė vendin mega-godinave. Por unė prap, nė
    mbrojtje tė fshatit tim, do t'ju them se kjo ėshtė punė e flamės se
    edhe nė kohėn mė tė zezė atė tė Hoxhės Tirana kishte 7 kinema kur
    ishte vetėm 150000 banorė, kishte mė shumė muzeume, shkolla, kopshte,
    ēerdhe parqe fusha sporti e tė tjera gjėra nga ato qė e kthejnė njė
    tufė individėsh nė komunitet.
    .
    Ju prap do tė ngulmoni e do tė mė thoni se nuk ju duken ashtu edhe
    aq "tė tėrbuar" ndėrtuesit tanė madje se mund t'ju ketė qėlluar duke
    folur me ta pėr rrokaqiellat me tė cilat po mbushet Tirana, e t'ju
    kenė thėnė tė njėjtin mendim qė keni edhe ju se ato konsiderohen sot
    nė botė si njė e "keqė e domosdoshme", apo mund tė mė sillni shembull
    se kur vjen puna pėr tė ndėrtuar shtėpitė e tyre ata dinė mirė se si
    i ngrėnė, se ku i ngrenė apo se ku i blejnė - madje se njė pjesė i
    blejnė jashtė shtetit nė mes tė gjelbėrimit.
    Kėtu mė zutė ngushtė, por po ju them se ka edhe njė arėsye tjetėr,
    madhore, pse po ndodh kjo qė shihni: puna e vėshtirė, por e lavdishme
    pėr ndėrtimin e kapitalizmit zoti Llonēari. Sakrifica pėr ndėrtimin e
    Shqipėrisė kapitaliste e kėrkon njė ēmim dhe Tirana historike hyn nė
    pjesėn qė duhet sakrifikuar. Problemi ėshtė se ne na duhet tė
    krijojmė elitėn kapitaliste, zoti Llonēari. A nuk mendoni ju se ia
    vlen tė shkatėrrosh ca shtėpi tė vjetra pėr tė krijuar elitėn tonė tė
    re? A e keni parasysh se sa fėmijė nga tė biznesmenėve e politikanėve
    qė po ndėrtojnė sot po shkollohen nėpėr shkollat mė tė mira
    perėndimore vetėm e vetėm nė sajė tė kėsaj Tirane historike? Si do tė
    mund tė arrijmė ne tė bėhemi kompetitivė nė tregun e lirė pa krijimin
    e kėsaj elite?
    Jo vetėm, por baballarėt e kėsaj elite tė re qė po lind kanė edhe njė
    mision tė madh: emancipimin e popullit shqiptar. A e dini ju se
    shumica e atyre qė ndėrtojnė nuk i hedhin tėrė lekėt qė fitojnė vetėm
    pėr fėmijėt e tyre, por sakrifikojnė edhe pėr fėmijėt e gjithė
    Shqipėrisė. Besoj ta keni dėgjuar se 80% e pronarėve tė televizioneve
    tona private janė edhe ndėrtues. A mund tė mbahen tėrė ato
    televizione moderne, tėrė ai staf e mė the tė thashė, qė po emancipon
    Shqipėrinė, pa ato para zoti Llonēari? Ju mund tė fėrkoni sytė nga
    kėto qė ju them e tė mė sillni si shembull katandisjen qė i kishte
    bėrė gazeta mė e madhe e vendit, Shekulli i datės 4 Shkurt, shkrimit
    tuaj profesional. Kurse unė po ju them: Mos kujtoni kurrsesi se
    Shekulli ka njė staf ashtu dhe aq injorant sa pėr tė mos kuptuar se
    shkrimi i njė ligjėruesi tė arkitekturės nė Fakultetin e Prishtinės,
    qoftė edhe si replikė, meritonte tė botohej nė njė vend me atė Velos
    e jo tė katandisej nė shtatė reshta tek letrat e lexuesve. Me sa di
    unė, madje, pronari i Shekullit ėshtė goxha kompetent nė arkitekturė
    se merret edhe me ndėrtime, plus qė e ka mik pėr kokė Kryetarin e
    Bashkisė, qė, siē mund ta dini, u shpall kėtė vit nė internet si
    kryetari mė i mirė i botės. (Meqė ra fjala: A mund tė ėndėrroni ju qė
    kryetari i bashkisė sė Prishtinės tė arrijė kėto maja. Dhe mendoni,
    nė kushtet kur Tirana nuk ka plan urbanistik dhe ka ajrin dhjetė herė
    mė tė ndotur se tėrė qytetet evropiane? Po sikur tė kishim plan
    urbanistik dhe ajrin tė pastėr si Gjeneva, ku do tė arrinim?)
    Absolutisht mos t'ju shkojė mendja tė talleni me nivelin e medias
    sonė dhe aq mė pak pėr cenzurim pėr shkak lidhjesh korruptive midis
    biznesit dhe politikės. Sipas meje shkrimin mund tė mos jua kenė
    botuar se, po ta vesh re, ju prekni atje aleatin tonė tė madh SHBA.
    Seē keni njė paragraf ku aludoni se Kullat Binjake e meritonin tė
    rrėzoheshin sepse kishin shkaktuar frustrime tek njerėzit duke u bėrė
    shkak i lindjes sė fondamentalizmit. E me kėtė, pėrveē tė tjerash,
    keni treguar mosmirėnjohjen mė tė madhe pėr ndihmėn qė dha SHBA pėr
    ēlirimin e Kosovės. Prandaj pėr tė mirėn tuaj e kanė bėrė, pėr t'ju
    mbrojtur nga zėmėrimi i bashkatdhetarėve tanė tė ndershėm dhe
    liridashės.
    Ju prap mund tė mė thoni: mirė televizionet private qė duhen mbajtur
    me paratė e ndėrtimeve po pse publiku - ngase mund tė keni lexuar se
    drejtori i TVSH seē ka blerė njė vilė nė qendėr me ndihmėn e Nanos
    dhe me ndihmėn e Ramės kėrkon tė ngrerė njė mega-godinė atje, por
    kėto, ju siguroj, janė vetėm thashetheme keqdashėsish. Ne kemi planin
    francez tani pėr qendrėn, qė ėshtė ligj dhe nuk guxon kush ta prekė.
    Pėrsėri ju do tė thoni se para tre vjetėsh kishim njė ligj tjetėr,
    atė tė shpalljes monument kulture tė qendrės.
    Nuk ka rėndėsi kjo.
    Rėndėsi ka qė revolucionin e Tiranės ne do ta shpėrndajmė nė tė
    gjithė botėn, zoti Llonēari, ne kemi edhe shumė shokė nė tė gjithė
    vendet e botės qė do tė bėhen pėrēuesit nė Francė, Gjermani, Itali,
    Angli tė kėtij revolucioni. Kemi edhe inteligjencien popullore qė
    krah pėr krah me njerėzit e punės ndėrton Tiranėn e re. Kam frikė se
    vetėm kur ta shihni Romėn, Parisin, Vjenėn, tė lyer si Tirana, e me
    grataēiela nė oborret e shkollave e nė vendet mes pallateve katėr
    katėshe ku tani kanė lulishte e parqe ku luajnė fėmijėt do tė bindeni
    pėr kėtė. Por atėhere do tė jetė vonė, prandaj, pėr tė tejkaluar
    prapambetjen tuaj, do tė bėnit mirė tė merrnit edhe studentėt tuaj tė
    Prishtinės dhe tė vini kėtej.
    Tė mirupafshim sa mė parė nė Tiranėn heroike.


    Me respekt
    Fatos Lubonja

    P.S

    Llonēari eshte ligjerues ne Fakultetin e Ndertimataris dhe Arkitektures ne Prishtine.
    It's the end of the world as we know it and I feel fine.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Postmodern
    Anėtarėsuar
    16-08-2003
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    137

    Pershendetje

    A eshte e mundur qe dikush nga ju te sjell shkrimin e Lonēarit ne forum, te botuar me date 4 Shkurt ne gazeten Shekulli?

    Falmnderit
    It's the end of the world as we know it and I feel fine.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ndoshta ka email ky Loncari e shkruaji e ftoje ketu ne diskutimet per arkitekturen..

    tek tema Tos Lubonja ke dicka per kto probleme..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Postmodern
    Anėtarėsuar
    16-08-2003
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    137

    Tirana dhe debati per arkitekturen!

    Tirana dhe debati per arkitekturen!
    E Merkure, 09 Shkurt 2005
    Nga Xhelal LLONCARI*

    Pasi lexova shkrimin e Maks Velos, edhe pse me heret e kisha lexuar shkrimin e Fatos Lubonjes, "Intelektualet dhe pushteti" por vetem tani nuk munda t'i beja balle heshtjes sime. Duke mos dashur te merrem me raportet e tyre individuale, te cilat gjithesesei, nuk mbesin pa ndikim tek lexuesi, do te ndalem ne ate qe me shtyu te shkruaj, projekti i qendres se Tiranes.

    Por parasegjithash disa fjale per qendrimet parimore te Maks Velos ndaj kritikave mbi nje objekt arkitektonik ose ansambel urbanistik. Velo thote: "Lubonja nuk eshte as urbanist dhe as arkitekt", nga kjo del se ne shoqerine shqiptare askush nuk na paska te drejte te kritikoje e as te shfaqe nje mendim per urbanistiken ose arkitekturen, a thua se qytetet ngrihen per te kenaqur vetem arkitektet dhe urbanistet ? Kurse harron ate qe shkruan ne fillim te artikullit mbi historine; nga ketu del se Velo qenka edhe historian (me diplome, mbasi ate e ka kriter per vleresimin e drejtuesit te kritikes).

    Ne vazhdim te artikullit Velo shpalos qendrimet e tij rreth urbanistikes se Tiranes, me cka pajtohem plotesisht. Flet per kaosin e krijuar me koshience, gje qe nuk mohohet. E pershkruan shume bukur ate gjendje dhe flet haptas per legalizimet dhe pasurimin e pushtetit si dhe per kulmimin e tyre asokohe me PIRAMIDAT.

    Duke marre parasysh profesionin e Maks Velos me padurim prisja shpjegimet profesionale mbi ate rrokaqiell te perfolur. Por ja se Maks Velo gjithnje i mbahet nje kursi abstrakt dhe me pak shpjegues dhe teresishte te paargumentuar, se shkrimi i Lubonjes, qe ne fakt kujtoi se nuk mori dot pergjegjje.

    Pas fyerjeve qe i ben Lubonjes, njeriu mbrohet me to kur i mungojne argumentet, Velo provon te argumentoje mbytjen e Sheshit "Skenderbej". Argumentet i gjen duke justifikuar shkaterrimet e mehershme te indit urbanistik te Tiranes, nga ana e arkitekteve italiane dhe me vone nga pushteti komunist. (sdo te merrem me ceshtje hipotetike se a ka kontribuar prishja e Pazarit ne ngritjen e shkalles se qytetrimit?).

    Argumentin tjeter qe shfaq Maks Velo konsiston ne ate se "lartesia eshte sfida e vazhdueshme e njeriut (ketu nuk e kam te qarte pse Velo nuk thote e arkitekteve- pasi qe njerezit qe nuk kane diploma te arkitektit ose urbanistit, nuk merren me keso gjerash?!) dhe merr dy shembuj nga historia e arkitektures: Kullen e Babilonit dhe Qendres Boterore te Tregetise se Nju Jorkut. Cuditerisht keto kulla nuk ekzistojne me. Pare nga prizmi i zhvillimit historik te njerezimit, dolen si te paqendrueshme.

    E para, mbase edhe nuk perfundoi kurre se ndertuari, kurse e dyta nuk i beri balle vetemashtrimit. Ketu me duhet te spjegoj se nuk e miratoj kurresesi aktin barbar te shembjes se dy kullave binjake te Qendres Boterore te Tregtesise, por dua te them se arkitektura ka ndikim te madh ne formesimin e mendesise se njerezve, ku bejne pjese edhe arkitektet. Vrapimi i arkitekteve, ne menyre frustrative dhe ngazelluese pas arritjeve teknologjike, qe jo gjithmone paraqesin vlera, inicon te njerezit ide po aq frustrative dhe morbide cfare i kemi pare me 11 shtator te 2001 ne Nju Jork.

    Eshte e vertete se lartesia eshte dhe ka qene sfide per njeriun. Nese i hedhim nje veshtrim te shkurter historik mbi veprat qe synojne lartesite, do te shohim se ato parasegjithash jane rezultat i besimit te njerezve tek Zoti; synimi qe tempujt te afrohen sa me shume prane Tij, dhe tek objektet inxhinjerike me vlere utilitare me rendesi jetike si viaduktet, akuaduktet, urat etj, kurse sot ato jane prezente ne trajten e te keqes se domosdoshme. Deri vone ne qytete eshte ruajtur dhe respektuar hierarkia e lartesive, as pallatet mbreterore nuk kane qene me te larta se pirgjet e kishave dhe tani, kjo varet nga vete respekti dhe aftesia e valorizimit te se kaluares. (sa per ilustrim ju kujtoi diskutimet e vrullshme per ngritjen e nje xhamie ne Rome, ku pushteti nuk ka lejuar qe maja e minares te jete me e larte se pika me kulmore e Vatikanit- pra njerezit kujdesen per kultivimin dhe respektimin e vlerave historike qofshin ato materiale ose psikohistorike).

    Sikurse qe me duken te paqendrueshme veprimet ne shesh nga periudha italijane ose komuniste- por qe tashme kane fituar nje legjitimitet historik nga te cilat duhet nxjerre mesim.

    Kujtoi se ngritja e nje rrokaqielli, sic e quan butesisht Fatos Lubonja qikllop, eshte teresishte i papranueshem dhe tersishte anakronik.

    Sepse sheshet njesoi si objektet arkitektonike bejne pjese ne indin urbanistik qe duhet trajtuar, kultivuar dhe ruajtur si vlere.

    Sepse vlerat kinestetike te pajsazhit urbanistik jane me rendesi te posacme ne aspektin e perceptimit dhe perjetimit te nje qyteti.

    Sepse vizurat ose e drejta ne shikim, qofshin ato edhe ne ose nga hapesirat publike jane e drejte e patjetersueshme e njeriut dhe ne vehte paraqesin nje nder kualitetet me te qendrueshme te nje indi per me teper te nje fokusi urbanistik sic eshte Sheshi "Skenderbej".

    Sepse njerezit raportin e madhesive te hapesirave i masin me madhesin e vet dhe me syrin e tyre, ky raport me ngritjen e rrokaqiellit mu ne shesh do te disbalanconte teresishte harmonine e raporteve ekzistuese ne aspektin e minimizimit te vlerave te tij.

    Sepse ngritja e nje rrokaqielli 22 katesh nuk paraqet kurrfare sfide, tekniko- teknoligjike, e edhe me pak te arritur ne lemin e arkitektures e as te urbanizmit.

    Sepse ngritja e nje rrokaqielli te tille e sfidon vetem vlerat e sheshit dhe qytetaret.

    Sepse mendesija e te berit metropole me rrokaqiej te ngritur mu ne zemer te qytetit, eshte lathitje.

    Sepse objektet e tilla jane po aq produkt i semundjeve sociopatologjike sa edhe ndertimet e egra ne periferi te Tiranes.

    Sepse rrokaqielli i tille nuk e cliron shoqerine shqiptare nga kulti i personaliteti te quajtur Enver, me nguljen i nje objekti mu mbi "koken" ku qendronte ai e as me tejkalimin e lartesise se hotelit 15 katesh te ngritur ne kohen e tij.

    Sepse eshte falso "shkelqimi" i nje objekti ne vitrinen e nje qyteti kur ne magazinat e po te njejtes kemi ate qe e din mire Maks Velo dhe te gjithe ne, meqe ra fjala e din edhe autoret e huaj te projektit te rrokaqiellit dhe se frika e Maks Velos se cka do te mendonin ata per ne, po te perkthehej shkrimi i Lubonjes, jam i sigurte se do ta ngrisnin per shume shkalle me larte mendimin per ne, se ai te cilin e kane tash, edhe pasi e kane fituar konkursin.

    Sepse ligjshmeria e nje pushteti, qe pretendon te jete demokratik, nuk reflekton vetem me nje cope leter te quajtur LEJE PER NDERTIM.

    Sepse ...

    Ne fund a s'eshte ideja e ngritjes se nje rrokaqielli me ate lartesi dhe mu ne ate vend nga koha e PIRAMIDAVE? Si ngushellim z Velo, per Ju, per mua dhe per te gjithe ne le te jete premisa se arkitektet punojne gjithmone vetem aq sa iu lejone pushteti. E di, pothuajse jam i sigurte, se me 28 Nentor te vitit 2012 (njeqinde vjetori i pavaresise, qofte edhe si produkt i shkermoqjes se Perandorise- sic e konsideroni Ju), nen stojat e Teatrit te Operas dhe Baletit, ose gjetke, mund te jem duke pire kafe dhe duke kujtuar endrren time per ngritjen e nje objekti ose kompleksi kulturor te quajtur SHEKULLI.

    * Arkitekt, Prishtine
    It's the end of the world as we know it and I feel fine.

  5. #5
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Citim Postuar mė parė nga Postmodern
    Lidhur me polemiken per kullen ne qendren e Tiranes)

    Korrieri, 11 Shkurt 2005

    Zoti Llonēari,
    .................................................. ...................................
    Ju prap do tė ngulmoni e do tė mė thoni se nuk ju duken ashtu edhe
    aq "tė tėrbuar" ndėrtuesit tanė madje se mund t'ju ketė qėlluar duke
    folur me ta pėr rrokaqiellat me tė cilat po mbushet Tirana, e t'ju
    kenė thėnė tė njėjtin mendim qė keni edhe ju se ato konsiderohen sot
    nė botė si njė e "keqė e domosdoshme", apo mund tė mė sillni shembull
    se kur vjen puna pėr tė ndėrtuar shtėpitė e tyre ata dinė mirė se si
    i ngrėnė, se ku i ngrenė apo se ku i blejnė - madje se njė pjesė i
    blejnė jashtė shtetit nė mes tė gjelbėrimit...............
    Eshte mese e vertete.
    Fatos Nano dhe Edi Rama aktualisht po ndertojne shtepi karakteristike me gure mes gjelberimit dhe klimes malore te fshatit Dardhe.

    Nga polemikat qe lexova ketu edhe une besoj se ndertimi i nje rrokaqielli 22-katesh eshte thjesht nje projekt disposable i tipit e ngre sot mund t'i vesh minen neser, per te ndertuar dicka me moderne sipas ndryshimit te modave kalimtare.

    Perparesore per Tiranen duhet te jene projektet kulturore, hapesira e qarkullimit te njerezve dhe makinave, gjelberimi dhe pastrimi i ajrit (si dhe uji dhe dritat qe s'ka nevoje t'i permendim). Keto jane gjera vlera e vertete e te cilave tejkalon shumefish cdo shpenzim material qe mund t'ju kerkoje tregu i lire.

    Ndertimi i ketij rrokaqielli nuk eshte nje e keqe "e domosdoshme". Per mendimin tim eshte thjesht nje investim i pavlere, e pare kjo ne prizmin e vlerave te cilat eshte mire t'i fitoje kryeqyteti yne ne te ardhmen.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Kam pas goxha respekt per shkrimet e z.Lubonja,deri me sot.
    Mirepo,si gjithhere,njeriu bindet pak me vonese e kupton se nuk duhet shpejtuar me bindjet/gjykime.



    Lexova kritiken e ti dhe nuk verejta asgje te jashtzakonshme e frustruse qe te nxiste z.Lubonjen te nxjerr flake.
    Nga ky artikull te arkitektit nga Prishtina,Xhelall Llonqarit,une kuptova nje gje:
    Nje arkitekt SHQITAR nxjerr ne pahj mendimin e ti rreth urbanizmit .
    Z.Llonqari dha mendimin e ti(shume profesional)rreth kulles se ngritur ne sheshin `Skenderbe`.
    Ka dicka te keqe ketu?

    A nuk jane kritikat profesionale me vlere dhe te mirseardhuna per cdo lami e hap qe nderrmiret ne boten virituale?

    Pse gjithe ky tym te ngritet?

    Ndoshta juve `u preku` pse zoteri Llonqari `"u doli krah"prane Velos!?
    Andaj u ndiet shume i vogel,i vogel,ivogel..................dhe pyetet vehten:Pse t`me dal krah nje arkitekt i Prishtines?!
    Kjo ju dhemb shume.se ju e ndieni vetem shume te madhe,te bukur,shume te menqun...dhe superior!
    Ju,lartmadhni,,nuk keni nevoj tu del dikush krah...
    Askuuuuuuuuuuush!
    hmmm.si duket ia qellova.
    Ketu qendron problemi!

    (Kjo `rremuje`e Lubonjes sikur me bind me shume e me shume ne multi kompleket e moderuara.
    Besoj, zoteria ka nevoje per ndihme.)

    -------------------------------------------



    Zoteri Lubonja


    Merni pak syzet dhe nje gote uje me dy kokrra sheqer
    e lexoni se cfar keni thene,
    e mandej...skuquni e skuquni...


    Nga replika e bere nga z.Llonqari une nuk verejta se:

    -.Ai beri te pakten nje shembull krahasimi se cili " fshat eshte me i qyteteruar,ai i Prishtines apo i Tiranes"
    -.Ai nuk preki sedren tuaj askund,vetem sa iu doli krah ne mendime qe kishit dhene ju duke i ngrit ato ne nivel edhe me te larte!

    -.Pse ju z.Lubonja kapeni dhe i ofendoni kosovaret se nuk e flasin gjuhen bukur?
    Me habit si shkeputeni prej kulles 22 -kateshe e zbritni te doreshkrimi shqip-shqip,se kush flet me bukur,kosovari apo shqiptari i Shqiperis?!
    Une nuk gjej nje te vetmin kuptimin ketu.
    Dhe,mos te harroj e tua them edhe nje gje:Sikur ti z.Lubonje te shkolloheshe ne gjuhen serbokroate,e ta kishe si gjuhe zyrtare po kete gjuhe,ateher do deshiroja te te ndegjoja se si zoteria juaj do shkelqente neper repertuarin e alfabetit shqiptar!
    Po,nejse.
    Vazhdoj:
    -.Si merrni guxim,j
    ku e merrni kete guxim ,zoteri Lubonja t`a akuzoni z.Llonqarin se `paska shpreh gezim per shkaterrimin e binjakeve ne NY"?
    Ju, z.Lubonja, keni vertet probleme,o ne te lexuar o ne te kuptuar.

    Ju sugjeroj,para se te rrehni gjyks se ju dhe gazeta `Shekulli`paskeni shpetuar nderin e nje kosovari para SHBA-s,me pare te merrni (si detyre shtepije)e ta lexoni 55 here repliken e z.Llonqarit para dhe pas buke.deri sa te merrni hovin tjeter me shkretu dicka.

    5.Si keni te drejte ta akuzoni,ta perulni,ta perqeshni dhe ofendoni nje shqiptar (nga cfardo vendi cofte)pse jep nje kritike lidhur me urbanizmin e kryeqytetit te shqiptareve te gjithe botes???
    Kush jeni ju,Fatos Lubonja te flisni ne emer te Tiranes???
    Ju nuk jeni as arkitekt,as urbanist ....ju nuk keni njohuni ti ktheheni replikes se z.Llonqarit me fakte,anda edhe i ktheheni me shqelma.

    6.Ju shkoni deri ne at pike sa enderroni se do vie dita Viena e Roma ta kopijojne qytetin e Tiranes me ngjyrat e Edi Rames!!!
    WOW!
    Kjo eshte e forta e keti viti 2005.
    ;)


    7.Fatos Lubonja thot:" Me sa di unė, madje, pronari i Shekullit ėshtė goxha kompetent nė arkitekturė se merret edhe me ndėrtime, plus qė e ka mik pėr kokė Kryetarin e
    Bashkisė
    , ......"!!
    Ku merr inteligjencen nje INTELEKTUAL si ju, ta arsyetoj mos botimin e artikullit tuj thane:"pronari ka MIK kryetarin e bashkis"! ! !

    -Kjo miqesi sipas jush,po ia rritka reputacionin keti pronari gazetash?
    -Kjo "miqesi"po i beka nder Tiranes dhe urbanizmit te saj?
    -Kjo fjale flet shume o z.Lubonja ,flet e tregon se ne cfar kategorie ka mbulu `flama`intelektin tuej dhe te gazetes Shekulli.

    Turp te lexosh te tilla banalitete nga nje intelektual !

    Ma merr mendja se z.Llonqari nuk ka nevoj tu kthej me replike
    Besoj se ai qe e ka lexuar repliken tuaj o me i madhi Lobonje,
    ai e ka kuptuar kush jeni.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  7. #7
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Citim Postuar mė parė nga angeldust

    Ndertimi i ketij rrokaqielli nuk eshte nje e keqe "e domosdoshme". Per mendimin tim eshte thjesht nje investim i pavlere, e pare kjo ne prizmin e vlerave te cilat eshte mire t'i fitoje kryeqyteti yne ne te ardhmen.
    Objektivi i realizimit te ketij projekti perkon nje spekter me te gjere sesa nje ndertese e vetme shumekateshe.
    Ky projekt hedh themelet e ndryshimit te qendres se kryeqytetit e cila per momentin ndodhet ne nje gjendje katastrofike.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Une plotesishte pajtohem me mendimin e z.Llonqari!Vertet ajo kulle do e shemtoj pamjen e kryeqytetit te Tiranes!
    Shpresoja gjithhere se ky qytet do kete mundesin ta merr pamjen e nje qyteti me modern ne Evrope!Shpresoja se ishte ne buzen e ngritjes ,ringjalljes,lulezimit,rilindjes....

    Ama me pamjen qe solli Josti-i,vertet e kuptova dhembjen qe shprehu z.Llonqari!


    Me vie shuuume keq!
    Ajo pamje e asaj kulle eshte nje arkitekture e shemtueme!Duket si burg!

    Mos te thot dikush nga ju se e relakson kjo pamja e kulles,
    se e mahnit dhe shtyn ta ndalesh hapin per ta shijuar nje pamje si kjo-pamje burgu!?
    Ah mjerim.........

  9. #9
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Ne rradhe te pare dua te them se artikulli i Fatos Lubonjes eshte teper absurd dhe u befasova kur e lexova.
    Me keqardhje e them se Lubonja eshte nje analist shume i konfuzuar, kerkon te duket i vecante nga te tjeret por del shume kontradiktor.

    Ti rikthehemi nderteses "Syte e Tiranes", nuk mendoj se eshte arkitekture e shemtuar pekundrazi eshte nje krijim i arrire bashkekohor qe i pershtatet asaj qe kerkohet per Tiranen.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    O Jost-i


    Me vie keq,po nqs kjo kulle konsiderohet si "Syte e Tiranes"
    ateher me bind edhe me shume se ketu DIKUSH ka
    probleme me sy dhe i duhet ndihma e opticientit!
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Postmodern
    Anėtarėsuar
    16-08-2003
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    137
    Citim Postuar mė parė nga RTP
    O Jost-i


    Me vie keq,po nqs kjo kulle konsiderohet si "Syte e Tiranes"
    ateher me bind edhe me shume se ketu DIKUSH ka
    probleme me sy dhe i duhet ndihma e opticientit!
    Edhe une pajtohem, RTP.
    It's the end of the world as we know it and I feel fine.

  12. #12
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Citim Postuar mė parė nga RTP
    O Jost-i


    Me vie keq,po nqs kjo kulle konsiderohet si "Syte e Tiranes"
    ateher me bind edhe me shume se ketu DIKUSH ka
    probleme me sy dhe i duhet ndihma e opticientit!
    Syte e Tiranes eshte nofka per ndertesen me kuptimin se shikon te gjithe Tiranen (Dajtin, Qytetin dhe qiellin lart) pra nuk nenkupton nje ndertese me 2 sy.
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

Tema tė Ngjashme

  1. Analiza dhe komente pėr zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  2. Planifikimi urbanistik i qėndrės sė Tiranės
    Nga drini_nė_TR nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 12:03
  3. Fushata pėr kreun e bashkisė sė Tiranės
    Nga reporter nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 14:17
  4. Sorollatja per Ramen.. fundi i parlamentarizmit..
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 02-04-2003, 17:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •