Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Postime
    337

    Question Institucionet apo individi ?!

    Marr shkak dhe nga diskutimet e shume forimistave ketu si dhe mentalitetit tone te trasheguar ku individi per ne eshte i pa-zevendesueshem, i perjeteshem, pra eshte vete Zoti. Nje gje e tille shikohet si "virtyt" apo "vlere" vetem ne vendet e pa-zhvilluara me nje mentalitet te prapambetur dhe per pasoje te denuar ta kalojne jeten ne skllaveri. DUA TE SHTROJ NJE PYETJE PER JU QE SHUME SYRESH JETONI JASHTE VENDIT;;;
    NUK ESHTE ME MIRE QE TE DISKUTONI PER INSTITUCIONET, PER FORCIMIN E TYRE SI DHE PER ROTACIONIN E FIGURAVE POLITIKE DHE KRIJIMIN E HAPESIRAVE PER TE RINJTE, SESA PREOKUPOHENI (PA-LIDHJE) SE C'FARE THA NJONI, APO KUSH E PRITI TJETRIN...(gera qe kemi 15 vjet qe i bisedojme pa as me te voglin rendiment)
    NJE GJE ESHTE E SIGURTE; KET POPULL ESHTE SHUME E LEHTE TA MBASH TE NENSHTRUAR JO VETEM 500 VJET SA TURQIT,JO VETEM 50 VJET SA ENVERI POR DHE NJA 100 TE TJERE, SA C'DO JETE MESA DUKET VETE PERIUDHA E TRANZICIONIT ALLA SHQIPTAR (kujtoj se asnje vend tjeter post-komunist nuk ka pas periudhe kaq te gjate tranzicioni)

    KY ESHTE TURP QE MBI TE GJITHA RENDON MBI NE DHE TE ARDHMEN TONE...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ja nje Lajm i mire qe... ka lidhje me Temen..

    Mundet nje njeri imire ti jap Vlere institucionit..

    Psh

    Koha Jone thote:
    --


    E Hene, 25 Prill 2005


    PAS ZGJEDHJEVE, IKEN SOLLAKU

    Drejtori i CAO, Kreshnik Spahiu, kandidatura me e favorshme per Prokuror i Pergjithshem

    Pas zgjedhjeve parlamentare, ku pritet te ndodhe rrotacione, plot surporiza do te ngjajne ne skenen politike dhe institucionale ne vend. Ndryshimet qe pritet te ndodhin, sigurisht do te prishin rehatine, dhe sidomos lidhjet e disa krereve te institucioneve me shefat e PS-se.

    Nje nga ngjarjet me interesante pritet te jete ndryshimi i Prokurorit te Pergjithshem. Mosfunksionimi si duhet i kesaj zyre nen Sollakun, dhe pajtueshmeria qe ka treguar ai me korrupsionin dhe abuzimet qeveritare, e bejne te natyrshem ardhjen e nje juristi te ri ne krye te ketij institucioni te rendesishem ne vend. Vertete mandati i Prokurorit te Pergjithshem eshte i pakufizuar, mirepo pas zgjedhjeve, duke perjashtuar PS-ne, te gjitha forcat e tjera te bera sebashku e kane te mundur ndryshimin e titullarit te organit te akuzes. Nderkohe, qe eshte e mundshme dhe e pritshme qe ai vete te jape doreheqjen. Pavaresisht se kur u votua ne parlament mori edhe vota nga PD-ja, pa kaluar shume kohe Sollaku ra ne varesine e Kryeministrit, ashtu si dhe disa institucione te tjera kushtetuese.

    Emri me suprize si pasardhes i Sollakut eshte ai i Kreshnik Spahiut. Qe tani ka filluar te diskutohet kandidatura e tij, e cila ka jo vetem mbeshtetjen e PD-se, por edhe te nje spektri me te gjere politik. Por me e rendesishmja ne kete rast, eshte se juristi Spahiu ka kontakte dhe mbeshtetje nderkomebare me shume se gjithe emrat e tjere qe perfliten per kete post. Madje, sipas disa burimeve diplomatike ne Tirane, jane pikerisht disa ambasada te huaja ne vend, qe po e projektojne ardhjen e tij ne krye te Prokurorise se Pergjithshme.

    Nga ana e tij, z.Spahiu nuk komenton nje lajm te tille, por fakti se ai nuk pranoi te futej ne keto zgjedhje, refuzoi te kandidonte ne Shijak ne emer te PD-se, nje propozim qe iu be nga Berisha, tregon se ai po behet gati per sipermarrje tjeter politike ne rastin e nderrimit te pushtetit.

    Spahiu eshte profilizuar ne skenen e shoqerise civile si njeriu anti-korrupsion. Ka qene shume aktiv ne denoncimet e tij dhe ka arrritur t(iu imponohet institucioneve per te ndryshuar politikat ne favor te qytetareve. Zyra e tij eshte me e financuara deri tani nga donatoret e huaj, kryesisht amerikane, ne fushen e luftes ndaj korrupssionit dhe trafiqeve.

    Spahiu ka 13 vjet pervoje ne fushen e se drejtes. Ai njihet si penalist profesionist dhe autor i disa publikimeve ne kete fushe. Eshte padyshim juristi me i vleresuar nga nderkombetaret.

    Mund te thuhet se ne keto vite qe drejton Zyren per Mbrojtjen e Qytetareve, ai ka qene me efikas ne luften dhe denoncimin e korrupsionit se sa zyra e Porkurorit te Pergjithshem.

    --------


    ky djal me duket i mire..

    dasht Zoti e behet ai Prokuror..

    te shohim a do i pijne uje kontot ne Selanik e Zyrih e Paris Nanosave tane dubaiste..

    ..

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Per 50 vjet ka qene individi per 15 vjet individi-dhe istituzioni ne te ardhmen do jet istituzioni - individi dhe me pas vetem instituzioni.

    por do pak kohe se sa nuk e di

Tema tė Ngjashme

  1. Shteti dhe Individi ne Islam.
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-12-2005, 08:55
  2. Fromm
    Nga Veshtrusja nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-04-2005, 21:48
  3. Burgjet...
    Nga shkodrane82 nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 26-12-2004, 19:34
  4. Individi dhe Historia.
    Nga bursa33 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-05-2002, 15:01
  5. Institucioni e Individi
    Nga alumni nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-05-2002, 13:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •