Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 52
  1. #21


    Kontesha hungareze Geraldine Apponyi de Nagyappony (6.8.1915- 22.10.2002)

  2. #22


    Geraldine me beben njėditėshe. Tiranė, 6 prill 1939.

  3. #23


    Mbreti Zog nė shtangė reklamon dobinė e kalitjes fizike. Foto Marubi.

  4. #24


    Mbreti Zog dhe motrat e tij (nga e majta) Ruhije, Myzejen, Nafije, Senije, Maxhide

  5. #25


    Leka Zogu

  6. #26



    Mbreti Zog ishte njė duhanpirės i pandreqshėm

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836


    Ky ishte Ahmet Zogolli i Matit qe sot politika shqiptare na e quan patriot dhe lartmadhni!... Ndėrsa ēonte nė litar meshtarin Dom Gjon Gązulli, pa i provue asnjė faj, nėse faj nuk do tė konsiderohen:
    - Tė duesh Atdheun deri nė flijim pėr tė;
    - Tė flijohesh pėr liri e drejtėsi tė popullit tand;
    - Tė shkrihesh pėr pėrparimin e tij;
    - Tė kesh miq toskė e gegė, tė krishtenė e muslimanė, e me tė gjithė tok tė luftojsh pėr njė Shqipni Etnike.
    Ndoshta kėto vepra pėr disa janė faje edhe sot, pse, ndėrsa Dom Gjoni nėmos tjetėr e ka njė vorr, i vėllaj, gjuhėtari i shquem Dom Nikollė Gązulli, pushkatue pa gjyq me 02 shkurt 1946, nuk dihet as ku i ka eshtnat, ashtu si nuk dihet ku kanė eshtnat shumė e shumė klerikė e atdhetarė tė mirėfilltė masakrue prej bandės serbo-komuniste me nė krye Mehmet Shehun, Shefqet Peēin, Koēi Xoxen etj., nė Malėsi tė Mbishkodrės nė vitet 1944-1946.
    Ahmet Zogolli nuk e ndėrpreu asnjėherė luftėn kundėr Klerit Katolik. Jo rastėsisht ipeshkvijtė i drejtoheshin mė 1933 (kur i paten zanė “dritėn” shkollat katolike) se, “Na jemi kėtu prej dymijė vjetėsh; katolikė atėherė edhe sot, shqiptarė atėherė shqiptarė edhe sot”.............................................. .................................................. ............................Ja ē’thotė Pouqueville tek “Historia e Pėrlindjes greke”: “Andrea (Ndreka) u gjet si prijs i Mirditasve atė ditė qė Ali Pasha (Tepelena) mblodhi popullin e Kardhiqit te Hani i Hormovės me u pajtue me ta, por nė tė vėrtetė me mendimin me i grģ. Alia, tue mendue se katolikėt, pėr fanatizėm fetar, kishin me e zbatue urdhnin kundėr njė popullsie muslimane, sillet prej Taborrit tė Zi, quejtė kėshtu prej xhurdinit tė zi qė mbanin, e u thotė me grģ anmiqtė. Ndėr ata trima katolikė u ndje njė za i lehtė - Pasha kujton se duem me lypė pare pėr shpėrblim; e Aliu i sillet: Lypni sa tė doni, por m’i grini kėta qafira! Atėherė duel komandanti i tyne Andrea Gązulli e i thotė Ali Pashės: “Na nuk kemi ardhė kėtu me u vra me njerėzit tanė! … “. Por u gjet njė farė Athanas Vajo, grek i pashpirt, e atė ditė qenė pré nė sakica 600 vetė nė Han tė Hormovės”.
    Komandanti Andrea Gazulli mori taborrin e gegėve e u kthye nė Veri.
    Dom Gjon Gązulli kishte njė histori shembullore mbas vetes, qė do t’i shėrbente nė jetėn e tij tė panjollė. .................................................. ........................Dom Gjoni nuk u largue kur nė Shqipni u rikthye Zogu me hordhitė serbe e bjellogardistėt e Wrangelit. Nuk iku as atėherė kur Zogu i vrau miqtė e tij ma tė mirė, Luigj Gurakuqin e Bajram Currin.
    Nė tetor 1945 Eduard Kardeli, numuri dy i Beogradit, porosiste Enver Hoxhėn: Nėse do tė mbajsh pushtetin, nė radhė tė parė duhet tė zhdukish klerin katolik, dhe Enver Hoxha ashtu bani. Tė njejtėn porosi i pat dhanė edhe Pashiqi Ahmet Zogut e ky u lėshue mbi Mirditė, Zadrimė, Pukė e Dukagjin ma keq se serbi mbi Drenicė. Ahmet Zogu, para se me i shprehė dėshiren e zjarrė ambasadorit anglez me varė klerin katolik, po zbatonte politikėn e tokės sė djegun ndėr krahinat e krishtena tė Mirditės, Pukės, Zadrimės, Dukagjinit, Malėsisė sė Madhe me andėrren e fshehtė qė tė ishte jo sundimtar i Shqipnisė, po i Arnautistanit anadollak. E pėr tė realizue kėte, duheshin zhdukė, ose ma e pakta, tė mundoheshin, sa t’i detyronin me lėshue vendin, katolikėt e maleve, kurrė tė shtruem nga pushtuesit e tiranėt, pse si thotė Imzot Noli, “Vetėm Malėsorėt e Veriut mbetėn Katholikė me armė nė dorė...”.
    Kėshtu, nė verėn e vitit 1926, Ahmet Zogu i kishte dhanė letėr tė bardhė njė katili si kapiten Ismajl Osmani, qė shkretoi fshatrat e Pukės me njerėz e me pasuni. E njejta gja po ndodhte prej Fanit nė Dukagjin. Ajo qė asht quejtė Kryengritja e Veriut kundėr Ahmet Zogollit, nė tė vėrtetė nuk ka qenė tjetėr veēse mbrojtje e lirisė e deri egzistencės fizike nga masakrat mbi popullin e pambrojtun tė barbarit tė Matit. Ja pra perse familja ''mbretnore'' shqiptare nuk ka te drejte te marri pjese ne jeten politike shqiptare, sepse jane nje familje kriminele dhe jo te denje te drejtojne shtetin shqiptar!
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  8. #28


    Roje nė Pallatin e Mbretit Zog, 1938

  9. #29


    Geraldina me princeshat dhe me Princin Tati, 1938

  10. #30




    Mbreti Zog viziton legatėn amerikane nė ditėn e pėrurimit, Thanksgiving Day 1930. Pranė tij ėshtė ministri amerikan, Herman Bernstein.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga POKO : 11-12-2011 mė 23:30

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Kush ishte Ahmet Zogu?

    Themeluesi i gjenealogjisė sė njohur tė kėtij mbreti Zog quhej thjesht Zogu. Cub shumė i fuqishėm dhe kriminel fort i njohur, ky Zogu i parė qe bėrė i tmerrshėm nė Mat, fshati i tij i lindjes, si dhe nė fshatrat pėrreth. Qeveria e sulltanėve tė Kostandinopojės diti ta bėjė pėr vete kėtė cub dhe i dha pėr mė tepėr titullin e beut si titull fisnikėrie. Mė pas, pasuesit e kėtij Zogu morėn edhe titullin mė tė lartė, atė tė pashait. Zogut tė parė pra iu njoh pushteti mbi Matin dhe rajonin pėrreth. Iu besua nė mėnyrė tė posaēme pėrkujdesi pėr tė shtypur katolicizmin nė vendet qė u vunė nėn administrimin e tij. Duhet shėnuar se pėrgjithėsisht, qeveria e Turqisė u jepte tituj dhe funksione cubave e kriminelėve.

    Ėshtė pikėrisht ky Zogu, dhe mė pas bijtė e nipėrit e tij qė, etapė pas etape, detyruan nėpėrmjet forcės fshatra tė tėra si Predhi, Macukulli, Kulla e Pashės, njė pjesė e Lurės, etj. tė braktisin fenė katolike e tė shndėrrohen nė myslimanė. Njeri i dhėnė pas tėrė mizorive dhe plaēkitjeve, stėrgjyshi i mbretit tė sotėm tė Shqipėrisė terrorizonte krejt rrethinat. Deri vitet e fundit, nė oborrin e banesės sė Zogollinjve nė Mat lulėzonte e shėndetshme – e ndoshta ekziston edhe sot – pema tradicionale nė tė cilėn u varėn tėrė ata katolikė dhe tėrė ata njerėz tė gjykuar si kundėrshtarė tė kėsaj familjeje... Pėrfundimisht, duke lėnė Matin pėr tė shkuar nė Tiranė, ky stėrgjysh famėkeq u vra nė kėtė qytet para gati njėqind e njėzet vjetėsh tek mbante nė kurriz njė thes mbushur me objekte tė vjedhura nė treg. Dhe ėshtė qesharake tė thuhet qė pasuesi i kėtij individi ka ngritur kohėt e fundit nė Tiranė njė monument mbi varrin e atij ish stėrgjyshi.

    Sa pėr edukimin qė mbreti i Shqipėrisė mori nė familjen e tij, ky edukim bėri qė nė shpirtin e tij tė hedhė rrėnjė duke iu futur nė mėnyrė tė natyrshme edhe nė gjak, urrejtjen ndaj katolikėve nė Shqipėri, pėrndjekja dhe shkatėrrimi i tyre. Historinė e stėrgjyshėrve tė tij ai e shihte tė vaditur me gjakun e katolikėve dhe tė kundėrshtarėve tė familjes sė tij, derdhur aq bollshėm.

    Pėr tė plotėsuar kėtė urrejtje anti tė krishterė, mbretit Zog iu deshėn jo mė shumė se “tre” vite studimi tė bėra nė gjimnazin Nemunei Terekki nė Konstandinopojė, ku me pėrjashtim tė atij tėrbimi satanik kundėr katolikėve dhe tė njėfarė ligėsie bizantine, nuk pati ndonjė pėrparim tė dukshėm nė studime tė tjera. Thjesht kohėzgjatja e kėtyre studimeve prej tre vjetėsh lejon tė gjykohet se sa kulturė kishte ai!...
    Kur Zogu sapo mbushi moshėn 19 vjeēare – pėr aq sa mund gjykohet pėr kėtė moshė nga sa thoshin vetė familjarėt e tij, pėrderisa nuk kishte gjendje civile – qeveria e sulltanit kėrkoi tė merrte frytin e kėtij edukimi tė dhėnė, si dhe tė konkretizonte urrejtjen qė Zogu kish mėsuar aq mirė. Mė 1912, qeveria turke i dha gradėn e majorit dhe i besoi 4000 pushkė. Kostandinopoja kish frikė se mos revoltoheshin fiset katolike dhe veēanėrisht Mirditorėt, gjė qė e kishin bėrė shumė herė. Njė rebelim i ri do mund tė sillte si rezultat ēlirimin e krejt Shqipėrisė nga sundimi turk sepse qeveria turke nuk do mund ta shtypte dot.

    Ahmet Zogu u ngarkua pra pėr tė shpėrndarė 4000 pushkėt tek besnikėt e tij tė Matit dhe nėse katolikėt ngriheshin nė revoltė, ai duhej tė bėnte qėndresė derisa tė vinte ushtria e sulltanit.

    Ja pra cili ishte ai njeri! Ja pra ai Ahmet Zogu qė do mbretėronte dhe mbretėron edhe sot nė Shqipėri! Dhe ky, u dashka tė na ngjallė mes Shqiptarėve dashurinė pėr bashkimin e kombit, dashurinė pėr atdheun! Dhe ky, siē u betua faqe dynjasė, u dashka tė na mbrojė fenė e minoriteteve!... Pėr fat tė keq, ėshtė politika e gabuar fund e krye e qeverisė sė njė kombi fqinj qė i imponoi popullit shqiptar kėtė gjė tė bukur! Dhe kjo qeveri ia imponoi njė populli i cili as qė donte
    t’ia dinte pėr njė mbret, e aq mė pak pėr njė mbret Zog!... Thuhet se sot, njerėzit e kėsaj qeverie tė huaj e kanė vėnė re gabimin trashanik qė kanė bėrė! Por, me tė vėrtetė, ėshtė shumė vonė!...

    E kush nuk e di nga ana tjetėr se mbreti Zog ēeli udhėn drejt pushtetit mbretėror mė tė lartė vetėm falė atentateve e vrasjeve qė ka kryer duke paguar kriminelė, pėr tė zhdukur tėrė ata kundėrshtarė tė tij tė ēarmatosur! ...


    ***


    Gjithkush mund tė lexojė lajmet e pakta qė gazetat japin herė pas here pėr Shqipėrinė : dhe u zihet besė kollaj atyre ēka thuhet nė gazeta. Tė dhėnat qė botojnė burojnė megjithatė, gati pėrherė, nga vetė qeveria e Shqipėrisė. Por duhet bėrė kujdes pėr tė mos u besuar!...

    Nga ana tjetėr, kushdo pandeh se nė Shqipėri - qėkurse ky vend po qeveriset prej Zogut -, gjithēka ėshtė e trėndafiltė, dhe se Shqipėria ėshtė tashmė e modernizuar. Nuk ka gjė mė tė rremė. Nė fakt, Zogu bėn jetėn e njė sulltani tė vėrtetė turk, kurse populli lėngon nė mjerim. Duhet shkuar nė vend, pėr ta parė me sy dhe me mendje tė ēlirėt nga ēdo paragjykim dhe nga ēdo predispozitė. Nuk duhet gjykuar thjesht nga njė banket i shtruar nga Zogu apo nga njė prej ministrave tė tij pėr ndonjė personazh qė viziton Shqipėrinė. Nuk mund tė shihet mjerimi i njė populli pėrmes pasqyrės sė njė Fordi apo tė njė Renaulti qė ecėn me shpejtėsi pėr t’i ēuar vizitorėt njė hotelin mė tė mirė tė ndonjė qyteti shqiptar. Duhet zbritur nga automobili, dhe duhet depėrtuar nė banesat e fshatarėve e tė malėsorėve. Atje mund tė shihet me sy dhimbja dhe mjerimi qė mbretėrojnė nė kėto familje tė zhveshura nga krejt tė ardhurat falė vjedhjeve e shpėrdorimeve tė mbretit tė tyre dhe tė satrapėve qė ka pėrreth.
    E kush nuk kujton me tmerr e urrejtje atė ēka ndėrmori qeveria e Zogut ndaj katolikėve tė fisit tė Dukagjinit e tė Pukės!

    Sipas njė plani tė studiuar mirė, Zogu nisi tė shkelė me kėmbė ēdo tė drejtė tė kėtyre fiseve. E bėri me qėllimin mė tė urryer pėr tė shkaktuar njė revoltė tė armatosur. Dhe ia arriti planit tė neveritshėm. Nė nėntor 1926, shpėrtheu nė ato male revolta kundėr qeverisė. Zogu thirri menjėherė disa prijės myslimanė tė shitur e fanatikė nga Dibra, Shkodra, Mati e Luma. I detyroi tė shkonin e tė nxisnin besimtarėt e krahinave tė tyre pėr tė rrėmbyer armėt e pėr tė mbrojtur gjoja fenė e tyre myslimane kundėr katolikėve tė fiseve nė revoltė, pėr t’i parė kėta tė godisnin myslimanėt, bashkėpatriotėt e tyre, nė emėr tė zhdukjes sė islamizmit nga Shqipėria. Nuk mund tė imagjinohet se deri nė ē’pikė kulmore u nxit nga regjimi fanatizmi i tėrbuar i masave myslimane tė atyre trevave, nė vetvete aq paqėsore. Dy fiset katolike tė pėrmendura u sulmuan e goditėn nga lloj-lloj bandash tė armatosura.

    Pas njė luftimi tė denjė, fiset nė revoltė u detyruan tė dorėzohen. Kurrė, asnjė vend i rebeluar nė rajone armike e barbare nuk ka qenė trajtuar nga ngadhėnjyesit me njė mizori tė pėrngjashme. Tėrė fshatrat qė pėrbėnin fisin e Dukagjinit dhe atė tė Pukės u rrėnuan plotėsisht dhe u shkatėrruan me themel. Kush nuk donte apo kush nuk mundi tė largohet jashtė atyre zonave u vu nėn hekura dhe iu nėnshtrua torturave. Gra e fėmijė njohėn poshtėrime ēnjerėzore dhe u lanė tė vdesin urie e nga tė ftohtit.
    Tragjedia pėrfundoi me ekzekutime kapitale. U dėnuan me vdekje, me varje, dymbėdhjetė burra nga tė kėtyre fiseve. U dėnuan po ashtu me vdekje dy priftėrinj tė pafajshėm katolikė. I pari – qė nuk do harrohet kurrė – ishte abati Gjon Gazulli. E varėn nė Shkodėr mė 5 mars 1927. Po japim kėtu fotografinė e tij dhe atė tė krimit tė tmerrshėm.
    Prifti tjetėr i dėnuar me vdekje ishte Stefan Vjerdha, ndėshkimi i tė cilit u shndėrrua nė burgim tė pėrjetshėm.




    Franēesk Karma
    Prift shqiptar i mėrguar.
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  12. #32
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar mė parė nga POKO Lexo Postimin



    Mbreti Zog ishte njė duhanpirės i pandreqshėm

    Njė ditė nga jeta e mbretit Zog, si jetonte nė pallatin e tij mbretėror

    Publikuar me: Martė, 13 Tetor 2009 10:04

    Rrėfimi biografik i mbretit Zog nga profesori Jason Tomes vazhdon nė numrin e sotėm tė gazetės “Tirana Observer” me detajet dhe tė gjitha hollėsitė nga njė ditė e zakonshme nė kompleksin mbetėror. Por profesori anglez ka shkuar mė tej duke iu referuar edhe tė gjithė kontekstit social qė rrethonte pallatin e mbretit tė parė tė shqiptarėve, duke iu referuar nė disa raste edhe pėrshtypjeve qė u kishte lėnė tė huajve, tė cilėt kishin kaluar kohė nė kryeqytet dhe kishin pasur rastin qė tė vinin re sjelljen e mbretit. Atmosfera gjithsesi nuk ishte shumė e sigurtė pasi Ahmet Zogu gjithsesi kishte frikė nga gjakmarrja dhe sipas autorit anglez ai dilte rrallė nė publik ose nė rastin mė tė mirė largohej me shpejtėsi nga vėmendja e publikut. Jason Tomes ka dhėnė mėsim lėndėn e historisė dhe politikės moderne nė universitetet e Oksfordit, Varshavės dhe Bostonit. Interesi i tij mbi Shqipėrinė daton 25 vjet mė parė, kur ai dėgjoi pėr herė tė parė nė valė tė shkurtra radio Tiranėn. Ai ėshtė autori i librave “Balfour” dhe “Foreign Policy” si dhe mbi pesėdhjetė artikujve pėr “Oxford Dictionary of National Biography”.

    Kompleksi mbretėror nė Tiranė pėrbėhej nga pallati mbretėror dhe rreth gjashtė ndėrtesa mė tė vogla, brenda kangjellave e parmakėve tė zbukuruar tek-tuk me llamba qelqi. Nė fakt, pallati mbretėror ishte e njėjta vilė qė ishte zgjedhur nga presidenti Zogu nė vitin 1928, dhe s’kishte asgjė mbretėrore nė tė. Kishte planin pėr ndėrtimin e njė rezidence tė re, tė pėrshtatshme pėr njė mbret, disa kilometra nė jug tė qytetit. Ndėrkohė, Zogu qėndronte i ngulur aty. Askund s’mund tė ishte aq e pėrshtatshme pėr gardėn mbretėrore: 500 kėmbėsore dhe tridhjetė kalorsiakė qė mbanin jaka tė kuqe nė uniformat e tyre ngjyrė ulliri. Regjimenti mė i paguar nė ushtri, rojet ishin rekrutuar ekskluzivisht nga dega e Zogollit tė Matit.


    Ato qėndronin nė shėrbim nė portat e pallatit, jashtė dyerve dhe nėn dritare.
    Mbreti i kalonte ditėt, pikėrisht nė kėtė kompleks. Ai nuk e kishte problem tė pranonte se pse i ishte nėnshtruar burgosjes vullnetare. “S’kam asgjė kundėr vdekjes nė betejė”, thoshte ai. “Por nuk kam nė plan tė lejoj tė mė qėllojnė nė mes tė rrugės si qen”. Ai pretendonte se i detyrohej Shqipėrisė tė merrte masa tė forta parandalimi, sepse ai donte tė bėnte shumė pėr vendin e tij para se tė vritej, siē priste vėrtet se do ndodhte. Betejat e tij me bejlerėt rivalė, kosovarėt, radikalėt qė mbėshtesnin Nolin dhe rebelėt dukagjinas e kishin shtėnė nė gjak me njė sėrė familjesh. Tė fyerit i dėrgonin herė pas herė njė zarf me plumb brenda, qė ishte premtim se plumbin tjetėr do e merrte nė zverk. Njė vizitor britanik guxoi njėherė tė sugjeronte se kreu i shtetit duhej tė pėrjashtohej nga ligjet e gjakmarrjes. Guida e tij iu pėrgjigj: “Mbreti jonė shkėlqesi ėshtė njė prej nesh, jo si mbreti juaj”.

    Ndaj, Zogut iu kthye nė zakon tė qėndronte larg dritareve, tė shihte me kujdes ēatitė e ndėrtesave pėrreth dhe tė nxirrte revolverin e tij prej shenjės mė tė vogėl tė trazimit. Edhe brenda nė pallat duhej tė ishte gjithnjė nė gatishmėri. Njė deputet i parlamentit ishte qėlluar pėr vdekje nė dhomėn e adjutantit nė vitin `32


    Nė fakt, ligjet e traditės e ndalonin vrasjen nė shtėpi. Kur armiqtė takoheshin si i zoti i shtėpisė dhe i ftuari etiketa kėrkonte mirėsjellje. Mbreti pra mund tė pėrballej edhe me armiqtė mė tė kėqij. Gjatė intervistave veēanėrisht tė pazakonta ai mbante njė revolver tė mbushur nėn njė shami mbi tryezė, pranė dorės sė djathtė, nė rast se abuzohej me mikpritjen e tij. Detyrimet zyrtare nėnkuptonin pastrimin e rrugėve dhe kėrkimin ose evakuimin e shtėpive qė ishin pranė rrugės. Njerėzit e Tiranės mund ta shihnin mbretin e tyre duke bėrė pėrshėndetjen nė paradat ushtarake nė ditėt e festa kombėtare. Ndėrkohė qė ishte e vėrtetė se as nė vendet e tjera masat nuk afroheshin fizikisht me mbretin, kjo distancė binte mė shumė nė sy nė njė qytet tė vogėl sesa nė metropolet moderne. Kur Zogu mori pjesė nė njė pritje tė inaugurimit tė ndėrtesės sė re tė Legatės sė SHBA-sė nė vitin 1930, diplomatėt e panė tė ēuditur teksa ai rrėshqiti nga makina, rendi nė ndėrtesė, dėgjoi fjalimin dhe u zhduk po aq shpejt sėrish. Hapja e parlamentit ishte njėsoj e nxituar nė ato raste tė veēanta kur ai mbante fjalimin e mbretit, personalisht. “Tė huaj kėtu shijojnė herė pas here ēaste talljeje me tė”, ankohej Rose Wilder Lane, shkrimtarja amerikane qė jetonte nė Tiranė dhe qė u bė mikja dhe admiruesja e tij.

    Herė pas here, kishte ndonjė shfaqje tė papritur tė mbretit, kur Zogu bėnte shėtitje tė shkurtra pėrkrah nėnės sė tij, pėrmes kopshtit trekėndėsh ndėrmjet rezidencave tė tyre. Ky park nė miniaturė ishte si kopsht bashkiak, me trėndafila dhe stola, ku shoqėria alla-franga vinte tė dielash pasdite. Me Sadijen nė krahun e tij, ai ishte i sigurt nga vrasėsit qė respektonin Kanunin. Raste kur dilte nga qyteti ishin tė rralla, zakonisht pėr tė shkuar nė Mat me motrat e tij, pėr tė ngrėnė drekė nė shtėpizėn e tij nė Qafėshtamė. Ekskursionet kryheshin nė rrugė tė ndryshme ēdo herė, shpėrndaheshin informacione false, bėheshin kontrolle pėr bomba dhe ndryshohej itinerari nė momentin e fundit.

    Shumė shqiptarė supozonin se mbreti, herėt a vonė do kishte fatin e Esat Pashės apo Ceno Bej Kryeziut, ndaj kujdesi i tij nuk u dukej aspak i habitshėm. “Njė njeri me armiq ėshtė si njė lepur nė strofullėn e tij qė duhet tė vėzhgojė pėr njė kohė tė gjatė me kujdes pėr tė kaluar rrugėn”. Njerėzit e fuqishėm kishin jetuar gjithnjė brenda mureve dhe vetė-burgosja ishte shpeshherė forma e vetme e mbrojtjes pėr njė njeri nė gjak.
    Eksperienca tė kėtij lloji kishin krijuar dhe fjalėn e urtė, “Pushka s’pyet pėr trimėri, pushka vret”. Ishin kritikėt e jashtėm, ata qė akuzonin Zogun pėr burracakėri dhe paranojė. William Seeds ndjeu nevojėn tė hidhte poshtė kėtė kėndvėshtrim tė zakonshėm:

    Ai nuk ėshtė tirani i zbehtė qė dridhet nė pallatin e tij, siē e pėrshkruajnė disa; ai ka nė favor tė tij rininė, pamjen, fuqinė fizike dhe minierat mė tė admirueshme tė mundshme; ndėrkohė qė ėshtė fakti qė e ka shpallur veten nė luftė, si pėr tė marrė respektin e tė mėdhenjve tė fiseve tė egra nė marrėdhėniet personale me tė, pavendosmėria dhe mungesa e principeve qė e bėjnė pėrpjekjen e tij tė vogėl nė trajtimin e politikave tė larta.

    Nėse Zogu ia kishte idenė e qindra njerėzve qė mund ta vrisnin ai nuk mund tė quhej paranojak. Rose Wilder Lane protestoi, “Nėse ai del nė rrugė nuk do jetonte mė shumė se dhjetė minuta dhe nėse ai merr fund, Shqipėria ėshtė e marrė fund”.

    Frika e mbretit pėr jetėn e tij mund edhe tė ketė qenė e ekzagjeruar. Liderė tė tjerė kombėtarė mund t’ia besonin mbrojtjen e tyre policisė; Zogu e shihte si tė nevojshme qė tė kujdesej vetė pėr ēdo detaj tė mbrojtjes sė tij.

    Tė dėrguarit diplomatikė tė Italisė dhe Jugosllavisė gjithashtu pėrpiq
    eshin ta trembnin duke u kaluar shėrbimeve sekrete informacione pėr komplote nė radhėt e emigrante shqiptarė. Zogu e dinte se ishte i rrethuar nga spiunė italianė, tė cilėt do mund t’i jepnin informacione shumė tė rėndėsishme Hasan Prishtinės, nėse Musolini vendoste tė ndryshonte lidershipin e Tiranės.

    Zogu nuk u ankua kurrė pėr kėrcėnimet qė merrte. “Incidente tė tilla ndodhin”, thoshte ai. “Kėto janė rreziqe qė i kanosen ēdo kreu shteti”. Meqė dalja jashtė ishte aq e rrezikshme, ai preferonte tė rrinte nė pallat. Kompleksi kishte njė fushė tenisi dhe palestėr, edhe pse mbreti s’i pėrdorte shpesh ato. Shqiptarėt e modės sė vjetėr nuk e kuptonin pse perėndimorėt bėnin palestėr vazhdimisht. Sporti ishte tipar i shoqėrisė evropiane pėr tė mbajtur trupin nė formė, gjithsesi Zogu nganjėherė e merrte raketėn e tenisit. Ato qė lavdėronin lojėn e tij nuk njihnin ndonjė standard krahasimi.

    Rutina e zakonshme e kėtij gjeniu duhanpirės ishte gjithēka pėrveē se e shėndetshme. “Ai ishte njė oxhak njerėzor”, kujtonte njė reporter. “S’kam parė njeri tė pijė aq shumė duhan dhe pa ndėrprerje”.[SIZE="4"] Sipas kėtij burimi, Zogu pretendonte se nė 1920-ėn e kishte zakon tė pinte 250 cigare nė ditė. Kjo i bie 15 cigare nė orė. Mbase duhanpirės tė tjerė po aq tė vullnetshėm mund tė gjykojnė mė mirė nėse njė nivel i tillė konsumi duhani ėshtė fizikisht i mundur, por tė gjithė bien dakord se ai pinte shumė duhan, edhe sipas standardeve shqiptare. Gazetarėt me sy tė mprehtė pėr tė kapur detajet nganjėherė vėrente njė preferencė pėr markat turke me aromė ekzotike, por tė tjerė thonin se ai s’ishte aq pėrzgjedhės pėr sa kohė diēka pėrmbante nikotinė.

    Zogu thoshte se ngrihej nė gjashtė tė mėngjesit e shtrihej nė mesnatė. Ai normalisht ishte nė studion e tij tė mbingrohur nė orėn tetė tė mėngjesit dhe plani i tij i punės zgjatej nė 14 orė nė ditė. Njė poet zogist e perifrazoi nė vargje, “lumi s’fle, deti s’fle, po ashtu nuk fle as mbreti”.

    Ushqimi vinte nga pallati i nėnės mbretėreshė nė njė kuti tė mbyllur sepse ai kishte besim vetėm tek Sadija. Zakonisht ushqimi pėrbėhej nga specat, oriz me mish, komposto frutash, djathė i bardhė, bukė e zezė dhe byrek me djathė e arra. Ushqimi i tij i preferuar ishin patėllxhanėt e mbushur.


    Mbreti lexonte shumė ndaj s’kishte njė kufi tė qartė ndėrmjet punės dhe zbavitjes. Pako tė tėra me libra dhe revista vinin rregullisht nga Vjena. Ai ruante interesin e tij pėr historinė ushtarake, veēanėrisht pėr periudhėn napoleonike dhe njė bust i vogėl i Napoleonit qėndronte nė tavolinėn e tij tė punės, pėrkrah njė pllake qeramike tė Skėnderbeut. Shpeshherė pasi mbaronte ai luante e letra pėr para me disa prej adjutantėve dhe ministrave tė tij. Kėto rast shėrbenin dhe pėr tė shkėmbyer informacione informale politike. Zogu i mėsonte thashethemet mė tė fundit nga tė ftuarit e tij dhe po nėpėrmjet tyre pėrhapte thashethemet pėr llogari tė tij. Oborri shqiptar nuk kishte oborrtarė tė asnjė lloji, ndaj dhe Zogut i pėlqente tė kishte vizitorė tė huaj, veēanėrisht nėse kėto ishin femra. Zogu e linte Tiranėn zakonisht vetėm njė herė nė vit.

    Nė pik tė verės, njerėzit preferonin t’i iknin klimės mbytėse tė kryeqytetit. Familja mbretėrore udhėtonte drejt Durrėsit ēdo qershor dhe kalonte pranė detit tre ose katėr muaj. Zogu kishte shpresuar ta kthente Durrėsin nė portėn e Shqipėrisė. Ishte njė prej porteve mė tė mira nė Adriatik, sipas qeverisė shqiptare. Ishte pikėrisht kėtu nė Durrės qė nė pritje tė njė ardhmeje mė me influencė, Zogu kishte zgjedhur tė ndėrtonte pallatin e tij veror. Shumė bashki tė etura pėr tė pasur marrėdhėnie tė mira me Zogun i kishin ofruar atij tokė dhe shtėpi nė kohėn e shpalljes sė monarkisė. Ai zakonisht i vinte kėto prona nė funksion tė ministrisė qė tė pėrdoreshin si baraka ose spitale. Vila e tij e pushimeve nė Shirokė pėr shembull, u bė shkollė pėr oficerėt.

    Askush nuk i vinte nė dyshim meritat panoramike tė pallatit tė tij nė Durrės. Pallati u ngrit mbi njė kodėr mbi port, me njė pamje tė jashtėzakonshme ku qyteti dhe deti shtrihej si nė pėllėmbė tė dorės. Isabel Aderson, e cila pa pallatin teksa ishte nė ndėrtim e sipėr nė vitin 1929 mėsoi nga guida e saj zyrtare se shkallėt e shumta ishin parashikuar qė Zogu tė mund tė bėnte stėrvitje pa pasur nevojė tė dilte jashtė.

    Ishte karakteristikė e mbretit qė tė pėrqafonte stilin ndėrkombėtar, por njė udhėtar nė kėrkim tė Shqipėrisė sė vėrtetė u ankua se ndėrtesa e parė qė pa ishte “si njė kazino nė njė prej brigjeve tė Belgjikės”. Kushdo qė hynte nė Durrės me anije mund ta shihte pallatin. I vetmi tipar shqiptar i tij ishin kuzhinat e ndara nga pjesa kryesore e ndėrtesės dhe njė statujė e Skėnderbeut nė hyrje. Pjesa e brendshme kishte njė dhomė pritjeje Louis Quatorze, njė dhomė ndenjeje Empire dhe njė dhomė gjumi Marie-Thereze. Korridori ishte i gjithi prej mermeri tė zi.

    Tavani i dhomės sė muzikės ishte i derdhur nė ar me motivet e njė shqiponjė dykrerėshe dhe pjesa mė e famshme ishte tualeti, e pėrbėrė nga njė vaskė gjigande sipas stilit romak dhe me ujin qė rridhte nga buzėt e njė nimfe bronzi. Projekti dėshtonte vetėm nė njė drejtim. “Ai e ndėrtoi pallatin pėr tė ftuar tė famshėm, por nuk pati kurrė tė tillė”. Titullarėt e huaj qėndruan larg tij, ndaj ai mbeti pa u pėrdorur. Nė vizitėn e tij vjetore nga Tirana, ai qėndronte disa ditė nė pallat duke pritur bejlerė dhe zyrtarė vendas e mė pas mėrzitej duke u sorollatur nė koridorret e mermerit e mė pas zbriste nė shtėpinė e tij disa metra mė nė jug. “Pallatet me mėrzisin”, thoshte Zogu kur priste gazetarėt e huaj nė shtėpitė njėkatėshe buzė detit. Kėtu, jeta e pėrditshme ishte mė e qetė se nė kryeqytet.

    Buzė detit, mbreti e ndėrronte kostumin e tij tė zakonshėm gri me pantallonat bardha prej stofi dhe njė xhaketė sportive blu. Pjesėn mė tė madhe tė kohės qėndronte nė studio, njė zyrė e vogėl e pajisur me disa karrige tė lehta, njė tryezė kafeje dhe njė tavolinė. Lluca ishte njė problem mė vete, ndaj vizitoreve femra u kėrkohej tė mos vishnin taka tė larta. Meqė kėtu vizitohej nga mė pak njerėz se nė kryeqytet, Zogu e pėrdorte shpesh telefonin. Shqipėria nuk ishte lidhur me rrjetin ndėrkombėtar, por linjat ndėrmjet pallateve, ministrive dhe postave tė xhandarmėrisė funksionin. Pasdite vonė, kur koha bėhej mė e freskėt luhej muzikė nga banda mbretėrore dhe mbreti mund tė nxirrte gramafonin e tij dhe disqet me muzikė klasike e tė kėrcente nėn tingujt e hiteve tė kohės.

    Shpeshherė organizoheshin shfaqje filmash nė shtėpinė e kinemasė. Motrat e tij dhe fėmijėt pėlqenin tė shihnin Charlie Chaplin dhe Shirley Temple. Tė gjithė binin herėt pėr tė fjetur. Ndryshe nga ē’besohet, ballot luksoze, shpenzimet e tepruara dhe format e tjera tė ekstravagancės nuk ishin tipar i mbretėrisė sė Zogut. Kushtetuta e vitit 11928 i kishte caktuar mbretit 500 mijė franga ari nė vit, si dhe shpenzimet pėr stafin dhe udhėtimet. Nėna mbretėreshė dhe princeshat merrnin 120 mijė tė tjera. Edhe pse ishte shumė mė pak se shuma qė i paguhej mbretėrve tė Rumanisė dhe Jugosllavisė, lista civile e Shqipėrisė ngjante e tmerrshme nė njė vend, kur tė ardhurat vjetore zor se i kalonin 1 milionė paund dhe ku thesari ishte gjithnjė nė deficit.

    Siē mund tė vėrenin diplomatėt e huaj, shpenzimet e tij mė ekstravagante ishin ato qė kishin si synim tė linin bejlerėt nė hije. Ai e kishte shumė me qejf qė t’i vinte nė siklet, kur bėhej fjalė pėr shkėmbim dhuratash. Prestigji ishte gjithashtu njė motiv tjetėr pėr tė blerė disa limuzina (mė sė shumti Mercede-Benz). Ai nuk i ngiste vetė ato, por rrugėt malore kėrkonin motorė tė fuqishėm. Pėr t’u bėrė pėrshtypje krerėve tė fiseve, mbreti ekspozonte koleksionet e tij tė qilimave orientalė dhe armėt antike.

    Shpenzimet mė tė mėdha dėshmojnė se mbreti paguante trefish mė shumė pėr ēdo gjė qė familja mbretėrore blinte nė treg. Mbase mbreti nuk e kuptonte se faturat e ushqimeve tė tij fryheshin mė shumė se ē’duhej; por nė fakt ka mė shumė mundėsi qė ai ta dinte shumė mirė, por dashamirėsia e tregtarėve tiranas mund tė meritonte njė shpėrblim tė tillė.

    aol. al
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rina_87 : 12-12-2011 mė 07:58

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Citim Postuar mė parė nga derjansi Lexo Postimin
    Cka jan kto shpifje e mashtrime pa pik kuptimi or ti danjel. Kur paskan nodh kto masakra marramendse kundra katolikve? mos deshen sulltan enverin kto priftat
    Megjithese eshte tema per Ahmet Zogun e meqe po pyet per kete prift te varur se ē'eshte , po shtoj ...

    Nga Fotaq Andrea

    Gazeta franceze La Croix (Kryqi) e datės 28 qershor 1933, nėn titullin “Kush e qeveris Shqipėrinė?” boton letrėn e priftit shqiptar nė mėrgim Francesk Karma, ku demaskohet politika antikombėtare dhe antikatolike e Ahmet Zogut. Artikulli shoqėrohet me njė foto tronditėse, varjen e priftit martir Gjon Gazulli si dhe portretin e tij fisnik. Dom Gjon Gazulli, lindur nė Dajē tė Zadrimės mė 26 maj 1893 u urdhėrua prift mė 5 gusht 1919.

    Nė ēastin e varjes sė tij, fjalėt e fundit qė tha ishin: “Jam dhe po vdes i pafajshėm. Ia fal jetėn time Perėndisė pėr Shqipėrinė. Rroftė Mbreti-Krisht. Rroftė Kisha Katolike. Rroftė Papa. Rrofshin Shqipėria dhe Shqiptarėt e vėrtetė”. Fotografia, e pabotuar asnjėherė, u realizua nė Shkodėr mė 5 mars 1927, ditėn e martirizimit tė priftit tė ri 34 vjeēar dom Gjon Gazullit, ndonėse nė Shqipėri ishte ndaluar rreptėsisht tė fotografoheshin dėnimet me vdekje.

    Para disa javėsh, me njė shkrim mjaft tė goditur, “Shqipėri e shenjtorėve”, Z. Besnik Mustafaj pasqyroi “njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme nė historinė e qytetėrimit shqiptar tė tė gjitha kohėrave”, siē vinte ai nė dukje me tė drejtė: mbajtjen, nė katedralen e Shkodrės, tė seancės sė fundit tė Gjyqit Kishtar Kanonik pėr shpalljen “Martirė tė Kishės Katolike” tė 40 klerikėve e laikėve tė ekzekutuar gjatė shek. XX nė trojet shqiptare. I fundit qė mbyllte listėn e kėtyre klerikėve martirė, qė presin tė shenjtėrohen nga Papa Benedikti XVI (le tė shpresojmė sa mė shpejt!) ėshtė pikėrisht Gjon Gazulli, viktimė e kohės sė mbretėrisė shqiptare.

    Me njė frėngjishte tė rrjedhshme, me tė dhėna historike interesante, si dhe me njė penė tė fuqishme denoncuese, prifti Francesk Karma vė mirė pikėn mbi -i- lidhur me dasitė fetare nė Shqipėri kur thekson nė letrėn e tij se masat shqiptare myslimane gjithmonė kanė dashur tė jetojnė nė paqe vėllazėrore me katolikėt, por janė krerėt ata qė ushqejnė urrejtjen fetare. Nga ana tjetėr, kjo letėr pėrbėn njė burim me interes historik dhe mjaft ide tė trajtuara nė tė kanė njė tingėllesė aktuale.
    Sot, kur 40 martirėt e Kishės Katolike shqiptare qė presin tė shenjtėrohen, i bėjnė nder mbarė kombit shqiptar, nuk ka si tė mos shtrohet nė rendin e ditės, pėr tė kėrkuar zgjidhje tė shpejtė, edhe ēėshtja e shenjtėrimit tė martirėve tė Kishės Ortodokse shqiptare, Nolit, Petro Nini Luarasit, Papa Kristo Negovanit me shokė, qė tė gjithė e mbi tė gjitha iu pėrkushtuan me shpirt e patriotizėm tė flaktė Ēėshtjes sė madhe kombėtare shqiptare, ringjalljes e pėrparimit tė Shqipėrisė dhe tė kombit shqiptar.

    Po japim mė poshtė tė pėrkthyer tė plotė letrėn e priftit Francesk Karma, botuar nė organin francez La Croix nėn moton e ImZot Gibier qė thotė: “Mė shumė se sa fjala e shkruar apo e folur, ėshtė shembulli ai qė udhėheq botėn. Mund tė vihet nė dyshim ēiltėrsia e fjalės, por s’ka se si tė mos besohet shembulli i dhėnė. Fjala ėshtė e diskutueshme, shembulli flet vetė”.

    Letėr e njė prifti shqiptar : Kush e qeveris Shqipėrinė?
    Shqipėria – vend i vogėl, qė u zvogėlua edhe mė shumė si rrjedhojė e traktateve tė ndryshme ndėrkombėtare nė favor tė shteteve kufitare – ėshtė pak e njohur nė Francė. Mė shumė se gjithēka tjetėr, ndjej keqardhje qė katolikėt francezė kanė njohuri tė cekėt pėr njė bėrthamė katolikėsh tė cilėt pėrbėjnė shumicėn nė pjesėn veriore tė kėtij vendi. Mbase nuk njihen sa duhet luftėrat e ndėrmarra nga ata kreshnikė pėrgjatė shekujve pėr pavarėsinė e atdheut tė tyre, pėr emancipimin nga zgjedha e huaj, pėr fenė, kulturėn dhe artet. Nuk dua tė kėrkoj kėtu shkaqet qė kanė penguar nė Francė njė njohje mė tė gjerė tė kėtij vendi, ose qė kanė vonuar njė kontakt mė tė ngjeshur e mė tė vijueshėm midis popullit tonė tė vogėl shqiptar dhe kėtij populli tė madh e tė shquar tė Francės.


    ***


    Nuk ėshtė e mundur tė shkruhet historia e njė populli brenda kornizave tė njė artikulli gazete. Rrjedhimisht do tė kufizohem nė njė relacion tė shkurtėr, mbėshtetur mbi njė numėr faktesh domethėnėse qė ndihmojnė tė hidhet dritė nė subjektin qė dua tė trajtoj.

    E pakta qė mund tė thuhet ėshtė se nė Francė, nuk janė harruar aktet heroike tė katolikėve kreshnikė tė fisit tė Mirditės gjatė luftės ruso-turke (1855). Pikėrisht nė atė kohė, ata malėsorė trima, falė guximit tė tyre shpėtuan, gjatė betejės sė Sevastopolit, njė regjiment tė tėrė Francezėsh qė ishin nė rrezik zhdukjeje mė se tė sigurt pėrballė sulmeve tė trupave ruse. Kreshnikėritė e Mirditasve gjatė kėsaj beteje fitimtare ngjallėn nė atė kohė admirimin e mbarė Francės. Nė mirėnjohje tė atij akti tė lartė trimėrie nė njė rrethanė aq kritike, perandori i Francezėve Napoloni III i bėri dhuratė njė shpatė Shqiptarit katolik Bib Doda, duke e emėruar atė princ tė Mirditasve. Dhe qė nga ajo kohė, Franca bėri ēmos tė mbronte Mirditasit nga tėrė goditjet qė Turqia ka dashur t’u bėjė. Dhe kjo mbrojtje, qė atėherė, u shtri tek tė gjithė katolikėt e Shqipėrisė, qė kujtojnė edhe sot e kėsaj dite me simpati e mirėnjohje atė mbrojtje tė efektshme.

    Turqit, mbėshtetur nė institucionet e tyre fetare, u bėnė mundimtarėt dhe shtypėsit e katolikėve, duke u ndihmuar – le ta themi me keqardhje – nė atė ndėrmarrje tė turpshme e tragjike brenda vetė Shqipėrisė, nga disa kategori tė bashkėpatriotėve tanė kaluar nė islam. Fara e keqe e sektarizmit kundėr katolikėve, pėrhapur nga Turqit veēanėrisht tek paria shqiptare myslimane, prodhoi pėrgjatė tri shekujve frytet e veta mė tė kėqija, dhe pėr fat tė keq vazhdoi t’i prodhojė edhe mė tė helmėta qėkurse njė pjesė e Shqipėrisė u shpall e pavarur qė para njėzet vjetėve. Pėr rrjedhojė, katolikėt shqiptarė ndjejnė tė rėndojė mbi ta njė atmosferė e rėndė vdekjeprurėse.
    Nė tė vėrtetė, duhet thėnė se masat myslimane shqiptare, tek ndjejnė ndoshta keqardhje qė kanė lindur jashtė katolicizmit, gjithmonė kanė dashur tė jetojnė nė paqe vėllazėrore me katolikėt. Duke pėrfituar nė tė gjitha rastet pėr tė nxitur tek ta fanatizmin fetar mysliman, janė vazhdimisht krerėt ata qė kanė ushqyer urrejtjen katolike.

    Ndėr tė rekrutuarit e kėtij edukimi tė kobshėm turk anti tė krishterė duhet tė pėrmendim mbretin e sotėm tė Shqipėrisė, Ahmet Zogun.


    http://www.proletari.com/forumi/view...hp?f=37&t=1978
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  14. #34
    Fjala e Mbretit Zog, mbajtur nė Pralamnt, pas betimit qė bėri si mbret i shqiptarve:

    "Zotni Kryetar dhe asamblista. Nė mesazhin qė ju drejtova para disa ditėve, ju pėrshėndetja duke ju uruar sukses Ju Etėrve tė Kombit.

    Sot po ju drejtohem si shok, bashkėpunėtor tė idealit tė pėrbashkėt. Nėse nė fjalimin tim nuk do tė gjeni fjalėt e nalta tė krenave tė ndershėm tė stolisur me Kunorė, tė mos ēuditeni. Se unė shoh nė Kryesinė e Shtetit Shqiptar, nė cilindo titull qoftė, shembėlltyrėn besnike tė popullit dhe shėrbyesin e palodhur tė Atdheut. Sot, nė minutėn kur ngarkohem me detyrėn e rėndė dhe tė naltė tė shtetit, prej vullnetit e dėshirės sė popullit tė shfaqur me vendimin e ndėrgjegjes Suej, do tė veproj duke marrė parasysh pėrgjegjėsinė morale, tė cilėn herėt a vonė di ta ēmojė populli shqiptar, pėr lartėsimin e vendit.... (vazhdon fjala e Mbretit). Bota e ka marrė vesh se po tė lihen tė qetė edhe bijtė e Shqipėrisė. mund tė krijojnė njė shtet. Mbas sotit detyrėn e kemi mė tė rėndė, se duhet t' i tregojmė botės se edhe shqiptari, si ēdo popull i qytetėruar, mund ta marrė kulturėn, e cila ėshtė pasuria e tė gjithėve dhe ideali i botės mbarė. Vetėm nė kėtė mėnyrė, duke i siguruar vendit tonė njė tė ardhme tė lirė, mund tė paguajmė njė detyrė historike. Nė regjimin e ri Shqipėria ka pėr tė qenė njė faktor paqėsor nė Ballkan. Relacionet qė ekzistojnė sot me shtetet fqinje e dashamirėse, shpresojmė se do t'i forcojmė edhe mė tepėr. Unė, bashkė me ju shokė tė mi, jo vetėm qė do tė mbrojmė tė drejtat kombėtare, por edhe kur tė jetė nevoja, me ju bashkė do ta shtyjmė popullin trim shqiptar pėr t'ia arritur qėllimit tė lartė, atė ideal qė na ka falur natyra e na i ka shėnuar historia, duke lartėsuar vendin nė sheshin e qytetėruar. Si tė mbaroni detyrėn e shenjtė, tė ktheheni nė vendet tueja e t'i thoni popullit Sovran se Prijsi i tij e sheh veten si ēdo shqiptar. Me sa shpejtėsi dhe entuziazėm e keni vėnė nė Fronin e Gjergj Kastriotit, aq me shpejtėsi e kėnaqėsi keni pėr ta gjetur gjithmonė gati pėr t'i sakrifikuar tė gjitha, nėse ėshtė nevoja, edhe jetėn mbas dėshirės tė tij dhe pėr tė mirėn e vendit. Zotninj, dalshi faqebardhė para historisė
    !"

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    “Si u kurorėzua mbret Ahmet Zogu dhe pse injoroi Qemal Ataturku”


    Historiani i famshėm anglez, Jason Tomes,sjell detaje pėr ceremoninė e mbretit Zog
    njė pjesė nga biografia e Ahmet Zogut, shkruar nga profesori anglez i Oksfordit, Jason Tomes.

    Detaje dhe tė panjohura rreth ceremonisė sė kurorėzimit tė Ahmet Zogut, pėr herė tė parė si mbret i shqiptarėve, por edhe reagimet e shumta qė erdhėn nga qeveritė evropiane ndaj kėtij akti dhe se si erdhi nė pushtet Zogu.

    ................Ceremonia e kurorėzimit ishte planifikuar pėr nė orėn pesė, por nė katėr e gjysmė dhoma e bardhė e parlamentit ishte mbushur plot. Nga dritaret e lartė rrezet e diellit binin mbi deputetėt, punonjėsit civilė, kryetarėt e fiseve frakėt dhe festet prej leshi tė bardhė. Krerėt e misioneve tė huaja ishin gjithashtu tė pranishėm, edhe pse pėrpiqeshin tė mos binin nė sy. Rasti ngrinte pyetje tė vėshtira protokolli, ndaj duke reflektuar verdiktet pezull tė qeverive tė tyre, diplomatėt kishin zgjedhur veshje mėngjesi, pa dekorime. Pėr tė dėshmuar se pjesėmarrja e tyre ishte informale ato u rrasėn nė turmėn e mbledhur nė hollin modest, duke ua lėnė hapėsirėn e rezervuar pėr to korrespondentėve tė “Associated Press”. Vėshtrimet kapėn mbėrritjen e tetė makinave tė mbushur me zyrtarė italianė tė veshur me uniformat ngjyrė vjollcė dhe floriri. Verdikti i qeverisė sė tyre s’ishte vėnė ndonjėherė nė dyshim. Ministri jugosllav, Dr Mikhajloviē nuk dukej gjėkundi ndėrkohė – mesa duket po bėnte akoma pushimet e verės – ndaj kjo s’linte shumė dyshime pėr qėndrimin e qeverisė sė tij. Pak mė tej njė trumbetė oshtinte dhe njė makinė e hapur me njė eskortė kalorėsiake filloi tė afrohej pėrmes rrugėve tė ngushta nėn njė sėrė harqesh triumfale tė zbukuruara me monogramin “AZ”. Nga njė anė qėndronte Xhemal Aranitasi, Komandant i Pėrgjithshėm i Ushtrisė dhe nga tjetra Luan Xhilardi, Inspektor-Gjeneral i Ushtrisė. Qindra flamuj tė lirė ishin importuar nga Italia nė mėnyrė qė ēdo familje tė mund tė kishte mundėsi tė zbukurohej me shqiponjėn e zezė nė sfondin e pėrgjakur: standard i Skėnderbeut. Degėt me gjethe tė gjelbra, tė sjella nga malet dhe qė kishin filluar tė zbeheshin zbukuronin dyert e dritaret e kasolleve prej balte. Qilimat shumėngjyrėsh turq, vareshin nga ballkonet e vilave mė tė begata. Posterat e pikturuar me dorė qė shtriheshin nė gjerėsinė e rrugės shkruanin “Asambleja Kushtetuese dhe Monarkia”. Bėhej fjalė pėr detaje tė njė procesioni tė zakonshėm, por ato qė s’ishin mėsuar me mėnyrat e “Shpėtimtarit tė Kombit” e shihnin skenėn si njė spektakėl kurizo, duke qenė se pėrveē rreshtave tė ushtarėve rrugėt ishin thuajse bosh. Ishte e ēuditshme qė njė njeri gjoja i ngjitur nė fron me vullnetin e njerėzve nuk kishte qenė nė gjendje tė hynte nė kontakt mė tė afėrt me to, por Zogu duhej tė kujdesej pėr sigurinė. Ai e linte tė kuptohej kėtė duke mbėrritur ose shumė herėt ose shumė vonė nė angazhimet publike. Parada e shkurtėr hyri nė sheshin “Skėnderbej” dhe u ndal nė pjesėn jugore. Tashmė ishte pesė pa njėzet. Njė njeri i hollė nė njė uniformė ngjyrė ulliri zbriti nga makina, u pėrshėndet me presidentin e Asamblesė Kushtetuese dhe eci gjallėrisht nė shkallėt e korridorit qendror. I zbehtė dhe nervoz ai u ngjit nė podium duke zgjatur dorėn e djathtė pėr tė mbajtur kushtetutėn. Dhoma u mbush me britma gėzimi, tė cilat ai i pėrshėndeti me pėrkulje tė lehta nga e djathta nė tė majtė. Mė pas, teksa nderimi i armėve jashtė krijonte njė zhurmė shurdhuese ai bėri betimin mbi Kuran dhe Bibėl.

    “Unė, Zogu i Parė, Mbreti i Shqiptarėve, me rastin e ngjitjes nė fronin e mbretėrisė sė Shqipėrisė dhe marrjes nė duar tė pushteti mbretėror betohem pėrpara zotit tė plotfuqishėm qė tė ruaj unitetin kombėtar, pavarėsinė dhe integritetin territorial. Unė do t’i bindem kushtetutės dhe do veproj konform dispozitave tė saj dhe ligjeve nė fuqi, duke mbajtur gjithnjė parasysh vullnetin e njerėzve. Zoti mė ndihtė”
    Nė kėtė moment tė sė shtunės sė 1 shtatorit 1928, presidenti Ahmed Zogu u bė Madhėria i tij Mbreti Zogu I dhe Evropa fitoi mbretėrinė e saj mė tė re dhe mbretin e vetėm mysliman. Ai kishte menduar seriozisht tė vetėquhej Skandėrbegu III, por pasardhėsit e tij direkt nė Itali kishin pretenduar tė drejtė ekskluzive mbi emrin. Mbreti Ahmed ngjante shumė islamik, ndaj ai zgjodhi tė adoptonte mbiemrin e tij. Nė mėnyrė tė pashmangshme, Zogu I Mbret i Shqiptarėve, nganjėherė pėrkthehej si “Zogu i Parė, Mbreti i Bijve tė Shqiponjės”. Sipas rregullave gramatikore shqiptare, kur emri Zog paraprihej nga njė titull ose pasohej nga njė numėr rendor pėrfton formė tė pashquar dhe humb shkronjėn fundit.
    Monarku i ri e firmosi betimin dhe mbajti njė fjalim tė shkurtėr me tone tė thella sinqeriteti. Ai shprehu qėllimin dhe nderin pėr t’i shėrbyer Shqipėrisė sa mė mirė tė jetė e mundur dhe nėse shfaqej e nevojshme tė jepte jetėn pėr tė. “Bota e ka kuptuar se nėse Bijtė e Shqiponjės lihen nė paqe ata mund tė ndėrtojnė njė shtet”. Fjala e tij ishte e shkurtėr por efektive. “Zotėrinj, dalshim faqebardhė nė sytė e historisė”. Nuk kishte mbėrritur akoma ora pesė kur mes brohoritjeve “Rroftė Mbreti”, ai shpejtoi hapat nė korridor me ndihmėsit qė pėrplaseshin me njėri tjetrin duke u pėrpjekur tė ruanin ritmin. Nė atė qė tani ishte Pallati i Ri Mbretėror, e prisnin gjysmė duzine princesha dhe nėna e tij. Gjashtė ditė pushimi publik pasuan. Fishekzjarrėt shkėlqyen terrin para pallatit. Delet u therėn nė prag tė pallatit. Aeroplanėt italianė hodhėn shirita dhe konfeti. Gjashtė kolonelė u promovuan nė rang gjeneralėsh. Dy mijė tė burgosur u falėn dhe punonjėsit e shtetit morėn njė rrogė mujore shpėrblim. Qytetet e mėdha nxituan t’i ofrojnė mbretit prona qė tė mos dukeshin jo besnikė. Ēdo dyqan dhe kafe vari nė mur foton e tij, nėse nuk bėnte kėshtu merrte njė gjobė prej 50 frangash. Edhe myslimanėt e devotshėm duhej tė tejkalonin kundėrshtimin e tyre ndaj riprodhimit tė imazheve njerėzore dhe tė blinin njė portret standard. Ēdo shenjė entuziazmi tė vėrtetė errėsohej nga pėrpjekjet e sforcuara pėr tė marrė aprovimin e publikut me forcė.

    Disa kritika tė pritshme morėn jetė jashtė vendit. Nga Mynihu, Vilhelm Vidi pretendoi se ishte akoma Princ i Shqipėrisė. Nga Vjena, peshkopi Fan Noli e denoncoi si “njė krim i urryeshėm ndaj shqiptarėve”. Monarkia zogiste ishte njė “njė farsė e pėrgatitur nė Romė dhe e vėnė nė jetė nė Tiranė”. Noli, i cili sė fundmi kishte pėrkthyer Makbethin dhe Ju Ēezarin, foli pėr “KONARE”, grupi i emigrantėve qė kishte vendosur tė ēlironte Shqipėrinė nga imperializmi, feudalizmi dhe Ahmed Zogu. Bejlerėt e dėbuar nė lėvizjen rivale “Bashkimi Kombėtar” ishin po aq tė indinjuar. Mė interesanti ishte reagimi i Jugosllavisė. Pėr disa javė ambasadori jugosllav nė Tiranė ishte i padisponueshėm pėr komente dhe ministri i Jashtėm jugosllav deklaroi se ishte shumė i zėnė pėr t’u takuar me tė dėrguarin shqiptar nė Beograd. Ato pėrdorėn si pretekst faktin se Zogu kishte zgjedhur titullin “Mbret i Shqiptarėve” dhe jo “Mbret i Shqipėrisė” ēka interpretohej si deklaratė autoriteti edhe mbi shqiptarėt etnikė nė Kosovė. Ky kundėrshtim ishte parashikuar dhe diplomatėt francezė veēanėrisht kishin lobuar pėr titullin qė do shkaktonte reagim. “Froni mė ėshtė ofruar nga shqiptarėt prandaj unė s’kam si quhem ndryshe veēse mbret i shqiptarėve”, argumentonte ai dhe nė fakt kishte njė pikė plus nė arsyetimin e tij. Beograd e njohu mbretėrinė mė 18 shtator. Njė tjetėr krisje nė marrėdhėniet jugosllavo-shqiptare do kishte qenė njė kartė nė duart e Musolinit. Njohja italiane kishte qenė aq e shpejtė, si pėr tė theksuar sponsorizimin e italian tė regjimit. Vizitori i parė zyrtar nė pallatin mbretėro ishte Ugo Sola, i cili dha mesazhin e papėrmbajtur, i cili s’kishte shumė lidhje me Traktatin e Tiranės: Qeveria ime pa me kėnaqėsi tė madhe ndryshimin e statusit tė Shqipėrisė, qė i solli madhėrisė suaj fronin, i cili ishte lėnė bosh pėr pesė shekuj nga aleati besnik i Italisė, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu. Jam i sigurt se madhėria juaj do gjejė frymėzim nė traditat e kėtij paraardhėsi tė madh, nė forcimin e mėtejshėm tė njė aleance, vlera, forca dhe zgjatja e sė cilės lidhen mė shumė nga traditat historike dhe konsideratat gjeografike”.
    Zogu u pėrgjigj se aleanca do “tė zgjasė tej termave; nė fakt do zgjasė gjithmonė”.
    Duēes ai i ofroi miqėsinė dhe mirėnjohjen e tij. Mbretit tė shqiptarėve nuk i pėlqeu aspak qė Britania dhe Franca pritėn tre javė pėrpara se tė njihnin mbretėrinė. Sėr Robert Hodgson, ambasadori i ri britanik raportoi se njerėzit e varfėr nuk do pėrballeshin me lehtėsira mė tė mėdha meqė diktatori i tyre kishte marrė mundimin tė quante veten mbret, megjithėse “Sigurisht shqiptarėt kuptojnė mė mirė njė mbret sesa njė president”. Nė terma formale Zogu e kishte vėnė veten mbi krerėt e fiseve dhe bejlerėt dhe kishte zgjeruar reputacionin e tij jashtė vendit. Shumė krerė shtetesh reaguan ndaj krijimit tė mbretėrisė me mė pak mirėsjellje. Mustafa Kemali, presidenti i Turqisė goditi me grusht tryezėn kur mėsoi lajmin:
    Ēfarė! Ta pranoj? Jo, jo. Unė s’do e njoh kurrė1 Mbase do jem i vetmi nė botė. Kjo s’ka rėndėsi. Ju betohem,ju jap fjalėn qė s’kam pėr ta njohur. Duhet dhėnė shembulli. Njė njeri i zgjedhur nga njerėzit nuk duhet ta tradhtojė kurrė betimin e tij. Kurrė!”
    Ataturku i ardhshėm, i cili mund tė mos ketė qenė krejtėsisht esėll urdhėroi qė fjalėt e tij tė botoheshin fije e pėr pe. Mė vonė, ai e pėrshėndeti njė diplomat shqiptarė me pyetjen: “Asaf Bej, shoh shumė piktura qesharake nėpėr gazeta. Ēfarė po ndodh nė Shqipėri? Po vini nė skenė ndonjė operetė? Kemali kishte shumė tė pėrbashkėta me Zogun. Ai ishte pjesėrisht me origjinė shqiptare, ishte arsimuar nė Manastir dhe Stamboll. Heroi i tij ishte Napoleoni. Ai vizitoi Vjenėn nė vitin 1917. Ai kishte udhėhequr rezistencėn ndaj ndarjes sė vendit tė tij dhe kishte marrė pozicionin e njė diktatori tė pėrkushtuar ndaj modernizimit. Gjithsesi turku ishte nėnēmues ndaj arritjeve tė vogla tė shqiptarit dhe veēanėrisht ndaj aleancės sė tij me Italinė. Marrėdhėniet diplomatike mes Shqipėrisė dhe Turqisė u ngrinė pėr tre vjet. Mbreti Zog shfaqi indiferencė tė tejskajshme; pas shekujsh dominimi osman, Shqipėria kishte arsye tė distancohej nga Turqia. Nė fakt, i ndjehej thellėsisht i fyer.Sunduesi i Shqipėrisė donte tė ishte njėsoj si fqinjėt e tij ballkanikė. Jugosllavia, Rumania dhe Bullgaria kishin mbretėr, por mbreti u ri pėrball me tė njėjtėn tallje siē pėrballen tė pasuruarit e menjėhershėm. Thuhej se Ettore Bugatti refuzoi t’i shiste mbretit njė limuzinė “Royale” nga frika se mos zhvlerėsonte markėn.Edhe pse ai ishte shumė i ndjeshėm ndaj mospėrfilljeve edhe mė tė parėndėsishme, mbreti Zog mund tė ngushėllonte veten me reflektimin se kėto ishin thjesht pasojat e njė suksesi tė jashtėzakonshėm.

    Jason Tomes ka dhėnė mėsim lėndėn e historisė dhe politikės moderne nė universitetet e Oksfordit, Varshavės dhe Bostonit. Interesi i tij mbi Shqipėrinė daton 25 vjet mė parė. Ai ėshtė autori i librave “Balfour” dhe “Foreign Policy” si dhe mbi pesėdhjetė artikujve pėr “Oxford Dictionary of National Biography”.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Alti Elezi : 12-12-2011 mė 17:26

  16. #36

  17. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Skėnder Zogu, nipi i Ahmet Zogut, propozon bashkimin e trojeve.

    “Kjo Konfederatė ėshtė njė shpagim historik dhe moral qė ndėrkombėtarėt kanė ndaj shqiptarėve”

    “Po punojmė pėr krijimin e Konfederatės Shqiptare nė Ballkan, e cila do tė funksionojė sipas sistemit tė Monarkisė Konstitucionaliste”. Kjo deklaratė qė pėr shumė politikanė dhe diplomatė konsiderohet si “herezi” dhe as guxojnė ta pėrmendin, pėr Skėnder Zogun ėshtė njė shpagim historik dhe moral qė ndėrkombėtarėt kanė ndaj shqiptarėve. Si nipi i Mbretit Ahmet Zogu (1928-1939) dhe njė ndėr tė besuarit e tij, ai dėshiron qė tė pėrmbushė idealet e xhaxhait dhe tė birit tė tij, kushėririt Leka Zogu I, pėr bashkimin e trojeve etnike shqiptare. Njė ideal qė duket utopik pėr ditėt e sotshme, por qė Skėnder Zogu pėr kundrapeshė jep njė shembull konkret: “Edhe Kosova Republikė utopi dukej nė fillim…”. Gjerėsisht, ai sqaron mėnyrėn e instalimit tė Konfederatės, modelin e sistemit tė qeverisjes, qėllimet, por jo mjetet pėr t’i realizuar. Sepse derisa tė vijė koha e mjeteve, sipas tij, duhet punuar me historinė e monarkisė. “Ajo me ēfarė po merremi si fillim ėshtė rishkrimi i historisė. Ende sot shumica e qytetarėve e dinė tė kaluarėn e Shqipėrisė, me dogma, me parulla, me falsifikime, ashtu siē u ėshtė mėsuar rėndom nė komunizėm. Larg realiteteve tė kohės dhe tė vėrtetave”, thotė Skėnder Zogu nė pjesėn e tretė tė intervistės nė gazetėn “Panorama”. E treta dhe mbyllėsja e ciklit tė rrėfimit tė tij, nė tre breza, tė cilėn ia morėm pak orė para se tė largohej nga Shqipėria nė Francė, ku edhe jeton. Aktualisht ai ka mbetur dėshmitari i vetėm i familjes mbretėrore qė di sekretet e saj nė njė shekull; nga Ahmet Zogu, te i biri Leka Zogu I, e deri te nipi, Leka Zogu II. I pari ishte zyrtarisht Mbret nė Shqipėri, i dyti “mbret, jo nė detyrė”, ndėrsa i treti ka mbetur ende Princ me status, edhe pse ka bėrė betimin prej monarku. Se pse ėshtė ende Princ Leka II, edhe kjo ēėshtje kėrkon sqarim, qė ashtu si edhe pėr shumė pikėpyetje tė tjera rreth tė ardhmes sė monarkisė nė Shqipėri, mund tė merrni pėrgjigje mė poshtė…
    Para disa ditėsh ndėrroi jetė kushėriri juaj, pretendenti i fronit mbretėror shqiptar, Leka Zogu I. Si e shihni tė ardhmen e Pallatit Mbretėror dhe pėrgjithėsisht tė monarkisė nė Shqipėri, pas vdekjes sė tij?
    Besoj se e keni ndjekur Kryeministrin e Shqipėrisė, z. Sali Berisha, qė e theksoi vetė disa herė qė referendumi pėr rivendosjen e monarkisė u manipulua dhe ēėshtja nuk ėshtė mbyllur. Pallati Mbretėror tashmė ėshtė nė pritje tė njė referendumi tė dytė, nė mėnyrė qė shqiptarėt tė shprehin vullnetin me votė pėr rivendosjen e monarkisė ligjėrisht.
    Pėr njė monarki siē u instalua nė vitin 1928, me atė Kushtetutė, apo ndonjė lloj tjetėr sistemi monarkie?
    Jemi gati njė shekull pas dhe kohėt kanė ndryshuar shumė. Sigurisht qė Kushtetuta e vitit 1928 ka qenė shumė e mirė pėr atė periudhė, por tashmė ajo duhet rinovuar. Ajo ēfarė propozojmė ėshtė njė monarki konstitucionale.
    Qė do tė thotė… Mund t’ia shpjegoni lexuesit me pak fjalė, si funksionon kjo lloj monarkie?

    Skėnder Zogu te varri i xhaxhait tė tij, Ahmet Zogu

    Mbreti mbretėron, ekziston ligjėrisht, por nuk sundon apo qeveris. Monarki konstitucionale ka aktualisht Britania e Madhe, Belgjika, Danimarka, Holanda, vendet skandinave etj. Dhe po ta vėreni, shtetet qė kanė adoptuar kėtė lloj monarkie kanė edhe demokracinė mė tė madhe dhe gjithashtu janė mė tė fuqishme ekonomikisht. Prestigji i tyre jo vetėm qė nuk ka rėnė, por edhe ėshtė rritur nga dekada nė dekadė. Mbretėrit nė kėto vende luajnė njė rol tė rėndėsishėm stabilizues. Pėr shembull, kini parasysh Belgjikėn kėtė vit. Qėndroi pa formuar qeverinė pėr 10 muaj dhe vetėm para pak ditėsh ia arriti qėllimit. Ndėrkaq, duke qenė se ishte mbreti, Belgjika nuk pati asnjė lloj problemi pse nuk kishte qeveri dhe nuk u vu nė asnjė moment nė pikėpyetje stabiliteti.
    Megjithatė, siē e thatė edhe ju vetė, po kalon gati njė shekull nga koha kur shqiptarėt patėn njė mbret. A nuk ėshtė paksa utopike rikthimi i monarkisė aktualisht?
    Aspak. Po marr njė shembull tė fundit. Ashtu dukej edhe krijimi i shtetit tė Kosovės, por tashmė ėshtė fakt Republika e saj.
    A keni njė plan pėr tė arritur rivendosjen e monarkisė?
    Shpresa jonė, ėndrra jonė, plani ynė konkret, ėshtė bashkimi i trojeve etnike shqiptare. Ky ka qenė ideali i Mbretėrisė Shqiptare qė nga krijimi dhe ky do tė jetė deri nė fund, pra, deri nė pėrmbushjen e kėtij ideali.
    Mė konkretisht ju lutem, nė ē’mėnyrė do ta pėrmbushni kėtė ideal?
    Ajo me ēfarė po merremi si fillim ėshtė rishkrimi i historisė. Nuk mund tė kapėrcehet nga njė shekull nė tjetrin pa pasur njė histori tė besueshme, njė histori reale. Ende sot shumica e qytetarėve e dinė tė kaluarėn e Shqipėrisė, me dogma, me parulla, me falsifikime, ashtu siē u ėshtė mėsuar rėndom nė komunizėm. Larg realiteteve tė kohės dhe tė vėrtetave. Tashmė, 20 vjet pas instalimit tė demokracisė, duhet urgjentisht tė fillohet me korrigjimin e teksteve tė shkollave. Pra, tė pastrohen tė gjitha njollat qė i janė vėnė monarkisė. Tė flitet pėr gabime ku ka gabime, por ama tė jepen merita aty ku ka merita. Dhe mendoj se merita mė e madhe e Mbretit Zog ka qenė nacionalizmi; ideali i bashkimit tė trojeve etnike. Ideal qė ne do tė pėrpiqemi ta ēojmė deri nė fund, duke nisur qė nga bashkimi i Shqipėrisė dhe Kosovės. Njė bashkim qė vetėm sa nuk ėshtė pranuar zyrtarisht nga ndėrkombėtarėt, pasi siē e dini, shqiptarėt e Shqipėrisė dhe tė Kosovės kalojnė lirshėm nga njėri shtet nė tjetrin, pa burokraci. Kufijtė thuajse janė inekzistentė. Me kalimin e kohės, do tė jenė “de jure” inekzistentė. Po ashtu, nė Maqedoni, Mal tė Zi dhe nė Greqi, kemi troje tė tjera shqiptare. Duke ia nisur fillimisht me bashkimin e Shqipėrisė dhe Kosovės, le tė krijojmė njė Federatė Shqiptare, duke adaptuar nga disa prej shteteve mė tė zhvilluara tė Europės Monarkinė Konstitucionaliste. Mė pas, pak nga pak, tė afrojmė dhe trojet shqiptare nėpėr shtetet e tjera fqinje, duke e shndėrruar Federatėn nė Konfederatė. Do tė ishte e mrekullueshme qė tė gjithė shqiptarėt tė bashkoheshin dhe qė tė ndodhė kjo mrekulli, pa pėrēarje politike, duhet patjetėr ligjėrimi i mbretit, sipas sistemit qė ju tregova. Njė mbretėri do t’i konsolidonte shqiptarėt dhe do t’i bėnte shumė tė fuqishėm nė Ballkan dhe mė gjerė.
    Kjo qė po thoni ju, lidhur me Konfederatėn Shqiptare ėshtė shumė e guximshme. Deklarime tė tilla janė quajtur edhe “herezi” politike…
    Kjo qė po them unė ėshtė e vėrteta dhe po vjen koha qė dėmi qė u ėshtė bėrė shqiptarėve shekullin e kaluar, duke i copėtuar, tė paguhet. Krijimi i Konfederatės Shqiptare, e udhėhequr nga mbreti, do tė ishte shpagim historik dhe moral nga ana e ndėrkombėtarėve. Nuk ka herezi kur bėhet fjalė pėr atdheun. Herezi ėshtė qė tė heshtėsh pėr tė.
    Nė rastin e Konfederatės shqiptare, kush do tė ishte mbreti?
    Mbreti ka qenė dhe ėshtė. Nga brezi nė brez, trashėgohet titulli. Ne tashmė kemi Leka Zogun II.
    Leka Zogu II bėri njė betim nė varrimin e babait, Leka Zogu I. A ishte ai betimi prej monarku?
    Vdiq Mbreti! Rroftė Mbreti! Kjo nuk do shumė pėr t’u kuptuar…
    Pra, ishte apo nuk ishte?
    Po, ai ishte betimi prej Mbreti, por deri nė rikthimin ligjor tė monarkisė, pėr ne, pėr shqiptarėt, Leka Zogu II do tė ngelet Princi. Ai do tė vijojė tė ndjekė rrugėn e gjyshit dhe tė babait, duke mbėshtetur popullin shqiptar, fiks siē edhe u betua para varrit. Ndėrkaq, ai po jep kontribut tė dukshėm nė fushėn e diplomacisė shqiptare, ku punon si kėshilltar i veēantė.
    Kushtetuta e Monarkisė, e vitit 1928, thekson qė betimi i Mbretit duhet tė bėhet nė Kuvend, nė mėnyre qė tė ligjėrohet si monark. Ju e patėt njė mundėsi tė tillė, pasi homazhet pėr Leka Zogun I, u bėnė pikėrisht nė Kuvend. Pse nuk e shfrytėzuat kohėn dhe vendin?
    Qeveria shqiptare, kryetarja e Parlamentit dhe shumė funksionarė tė tjerė na ofruan gjithēka qė Leka Zogut I t’i bėnim njė pėrcjellje prej mbreti. Nuk ėshtė nė zakonet e familjes sonė qė ta shkelim besėn. Ne nuk jemi pėr krijimin e incidenteve, por pėr shmangien e tyre, edhe nėse ka. Ne kishim njė hidhėrim tė madh atė ditė. Sapo humbėm mbretin tonė. Kuvendi na u lirua nė mirėbesim dhe entuziazmi ynė pėr kėtė ka qenė i paparė. Njė entuziazėm jo pėr tė thurur plane pas krahėve, por sepse Leka Zogu I po nderohej siē i takonte. Nga tė gjithė institucionet e shtetit, nga tė gjithė shqiptarėt, nga tė gjithė ndėrkombėtarėt. Kanė kaluar gati dy javė nga lamtumira e fundit pėr kushėririn tim dhe unė akoma falėnderoj Kryeministrin Sali Berisha pėr deklaratat e tij lidhur me monarkinė shqiptare, pėr atributet qė i dha Leka Zogut I dhe sigurisht pėr varrimin me protokoll.
    Po atė ditė, nė Kuvend u fol edhe pėr njė konflikt mes kryetares sė Parlamentit, Jozefina Topalli dhe kryetarit tė Bashkisė, Lulzim Basha, rreth mbajtjes sė fjalimit tė fundit pėr Leka Zogut I. Cili prej tyre ishte caktuar nga protokolli i pėrbashkėt qeveri-familje pėr kėtė fjalim?
    Rreth kėtij konflikti unė diēka kam dėgjuar nė media, por unė nuk kam informacion tė ketė ndodhur. Sidomos pėr kėtė qė pretendoni ju, nuk ma merr mendja. Fjalimi ishte caktuar qė njė natė mė parė qė do tė mbahej nga zoti Basha dhe kjo dihej. Duke qenė se unė nuk kam parė gjė vetė, nuk mundem dot tė them qė ka pasur konflikt mes tyre. Ne, si familje, kemi vlerėsuar praninė e tė dyve nė homazhe, si deklaratat e Topallit, edhe tė Bashės, kanė qenė shumė ngushėlluese pėr ne.
    Pavarėsisht pėrfshirjes sė qeverisė shqiptare nė funeralin e Leka Zogut I, pse nuk pati monarkė nga shtetet e tjera tė botės?
    E keni gabim, pati. Ishin pėrfaqėsues tė mbretėrive nga shumė shtete tė botės, qė dėrguan trashėgimtarė, tė afėrm tė tyre, apo edhe ambasadorėt qė kishin ata nė Shqipėri. Ishte Lartmadhėria e Tij, princi Paul i Rumanisė, sė bashku me princeshėn, baroni Rafael Henri Estramant, pėrfaqėsuesi nga Unioni Monarkist Italian, Sergio Boschiero etj. Besoj qė vutė re edhe prezencėn e ambasadores britanike nė Shqipėri, Fiona Mcllėham, ambasadorin amerikan, Alexander Arvizu, atė tė OSBE-sė, Eugen Ėollfarth, e Polonisė, Tatjana Tatarzynska etj.
    Megjithatė, jo vizita mbretėrish…
    Duhet pasur parasysh diēka. E para, tė gjitha Mbretėritė e Europės kanė dėrguar telegrame ngushėllimi. E dyta, duke qenė se mbretėrimi i Leka Zogut I nuk ishte i ligjėruar, duhej qė ambasadat shqiptare tė kishin kryer ftesat zyrtare. Ėshtė ēėshtje protokolli dhe siē duket, ambasadat shqiptare nuk e kanė kryer dhe aq mirė punėn diplomatike. Megjithatė, dėrgimi i telegrameve ngushėlluese, madje edhe nga Palestina, Turqia, apo vende tė tjera qė janė republikė, ėshtė shenjė e njohjes dhe e vlerave tė Leka Zogut I. Gjithashtu, telegramet kanė qenė tė dubluara. Pra, pėrveē familjes mbretėrore, i janė dėrguar edhe qeverisė shqiptare. Kėtė mund ta vėrtetoni shumė lehtė.
    Rivendosja e monarkisė nė Shqipėri sigurisht qė kėrkon edhe burime financiare. Aktualisht, sa e pasur ėshtė familja mbretėrore?
    Familja Mbretėrore dihet qė ka pronat e saj. Kuvendi ka miratuar prej vitesh ligjin pėr “Dhėnien e statusit tė familjes mbretėrore”, ē’ka do tė thotė qė duhet t’i kthehen familjes pronat, trashėgimtarėt tė pasurojnė koleksionin e armėve etj., si dhe diēka tjetėr shumė e rėndėsishme: qė tė kthehen nė Shqipėri eshtrat e Mbretit Ahmet Zog! Vitin e fundit tė gjitha kėto po shihen me shumė prioritet. Qeveria shqiptare na ka premtuar qė me rastin e 100-vjetorit tė Pavarėsisė, mbreti Ahmet Zog “do tė kthehet nė Shqipėri” dhe mė pas, do tė bėhet njė mauzole pėr familjen. Ne dėshirojmė qė ky mauzole tė bėhet pranė “Varrit tė nėnės Mbretėreshė”, siē thirret ndryshe nėna e Ahmet Zogut, e cila prehet diku pranė Parkut Kombėtar tė Liqenit. Aty tė transferohen eshtrat e Mbretit Zog, Mbretėreshės Geraldinė, Suzanė dhe tė Lekės I. Pra, tė bashkohen mė nė fund eshtrat familjare tė dinastisė sė Zogut.
    Nuk na treguat pėr pronat e familjes mbretėrore…
    Unė mund tė flas vetėm pėr pronat e mia, qė kam dhjetėra hektarė ende pa m’u kthyer nė Tiranė, Sarandė, Durrės, Mat etj. Megjithatė, sa u takon tokave qė kam nė krahinėn e Matit, me t’u kthyer, unė do t’ua fal tė gjitha qytetarėve tė asaj zone.

    Libri, zbulohen sekretet e familjes mbretėrore
    Kishte vite qė lexonte tė tjerėt se ēfarė rrėfenin mbi xhaxhain e tij, mbretin Ahmet Zogu, dhe mė vonė rreth tė birit qė i trashėgoi fronin, Leka Zogu I. Shpesh vėrente pasaktėsi tė ngjarjeve nga rrėfyesit, e shpesh deklarime tė paqena. Dėshmi qė nuk mund tė jepeshin nga askush tjetėr mė mirė, se sa Skėnder Zogu vetė, i cili ka kaluar pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tij me familjen mbretėrore. Kėshtu, gati prej njė viti, ai vendosi qė tė hedhė kujtimet nė letėr. Pėr shkak tė moshės, por edhe pėr shkak tė angazhimeve politike e diplomatike, ende nuk i ka pėrfunduar. Megjithatė, vitin qė vjen, libri ėshtė gati. Do tė jetė nė frėngjisht, pėr shkak se e ka mė tė perfeksionuar kėtė gjuhė, duke qenė se ka jetuar shumicėn e jetės nė emigrim. “Kam shkruar deri tani rreth 375 faqe, mendoj qė tė shtoj edhe 100 tė tjera. Janė nė gjuhėn frėnge dhe mė pas do t’i pėrkthej”, thotė Skėnder Zogu, ndėrsa shton se pėr herė tė parė do tė zbulohen shumė histori familjare, por edhe patriotike tė dinastisė Zogu.

    KURTHI: Si e burgosėn Leka Zogun I nė Afrikėn e Jugut, frika nga helmimi

    Leak Zogu 1

    Njė ndėr pengjet e pretendentit tė fronit mbretėror shqiptar, Leka Zogu I, tė cilit iu dha lamtumira e fundit mė 3 dhjetor, ka qenė mospjesėmarrja e tij nė Konferencėn e Rambujesė. Siē rrėfen kushėriri i tij, Lekės I i ėshtė ngritur njė kurth diplomatik nė Afrikėn e Jugut, ku edhe po jetonte nė vitin 1999. “Prej kohėsh Leka Zogu I ishte nė dijeni pėr Konferencėn e Rambujesė. Ai u nis pak ditė para datės 18 mars, por e kthyen. I thanė qė pasaporta nuk ėshtė e vlefshme dhe se i ishte hequr imuniteti diplomatik. Ai kundėrshtoi hapur, por u burgos. E mbajtėn brenda pėr 8 ditė. U gėzua shumė kur u firmos marrėveshja e Rambujesė, por u pikėllua qė ai nuk ishte aty, nė atė datė historike pėr shqiptarėt”, tregon Skėnder Zogu. Sipas tij, gjatė qėndrimit nė burg, Leka Zogu I nuk ka pranuar qė tė fusė nė gojė asgjė. “Nė tetė ditė ai u dobėsua shumė, u sėmur keq, pasi nuk hante dhe pinte. Kishte frikė se e helmonin”, thekson ai. Shkaku zyrtar i pengimit tė Leka Zogut I nė kufi u motivua me faktin pse ai mbante armė nė shtėpi. “Ishin tė njėjtat armė tė deklaruara dhe tė ligjėruara qė nė momentin e hyrjes sė Lekės I nė Afrikėn e Jugut. Pra, ishte njė grackė e pėrgatitur nga qarqet antishqiptare nėpėr botė. Nė pak ditė, ai fitoi gjyqin dhe u vėrteta qė e gjithė ngjarja ishte njė farsė, njė kurth pėr tė penguar pjesėmarrjen e tij nė Konferencėn e Rambujesė”, kėmbėngul Zogu. Ndėrkaq, ai bėn edhe njė shtesė, lidhur me dy intervistat e kaluara. Lidhur me personalitetet qė takuan Leka Zogun I nė Egjipt, ai kėrkon tė shtojė diēka rreth figurės sė Abaz Kupit, qė sipas tij, ishte “Mbretnor i bindun, trim dhe ka marrė pjesė nė veprimtarinė kombėtare pėr ēlirimin e atdheut, jo vetėm nga fashistė-nazista, por edhe nga komunistat”. Sa i pėrket shkatėrrimit tė Ambasadės Shqiptare nė Paris, ai rikonfirmon ngjarjen e hedhjes nė erė, por sqaron se nuk ishte ai direkt personi qėllues me armėn “Bazook”.

    Panorama
    ELISABETA ILNICA
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  18. #38
    Skėnder Zogu: Zogu nuk bisedoi me Titon mė 1952, dokumentet i falsifikoi Kim Filby

    Skėnder Xhelal Zogu ėshtė djali i vėllait tė mbretit tė shqiptarėve. Ndonėse e ka kaluar gjithė jetėn e tij jashtė vendlindjes, ėshtė tejet i lidhur me Shqipėrinė, ēka e dėshmon nė fillim gjuha. Flet njė shqipe nė gegnisht, shumė tė kėndshme, qė herė-herė tė kujton dokumente e urdhėresa tė kohės sė mbretėrisė. Ai vjen nė "Gazeta Shqiptare" nė njė intervistė pėr jetėn e mbretit Zog nė ekzil. Rrėfimi i tij nis nga vetja, pėr tė vijuar me njė rrėfim mbi ikjen e mbretit nė prill 1939, jetėn e tij mes Londrės, Francės e Egjiptit, njerėzit qė takonte e bisedat qė bėnte Mbreti, mbledhjet familjare e kėshillat qė i ka dhėnė nė vegjėli. Por, veē anės sė mbretit si familjar, z. Zogu iu pėrgjigjet edhe pyetjeve tona mbi mėnyrėn se si interesohej mbreti nė ekzil pėr fatin e Shqipėrisė? Kush ishin kontaktet e mbretit? Cila ėshtė e vėrteta e bisedimeve Zogu-Tito mė 1952? Pse shprehet se ish-shefi i Sigurimit, Hasan Luēi gėnjen mbi njerėzit e mbretit dhe pse ua adreson miqve tė Luēit dhunimin e varrit tė Zogut? Pėrveēse nip i mbretit, Z.Skėnder ka bashkėpunuar me Lekėn I dhe ka qenė pėr gati 20 vite kryetari i Zyrės sė Shtypit tė Oborrit Mbretėror. Intervista e tij sjell detaje interesante edhe pėr Kim Philby (Kim Filby) dhe pėr mendimet e Zogut mbi Enver Hoxhėn.

    Z. Zogu, a mund tė na thoni si fillim, cila ėshtė lidhja juaj familjare me Mbretin Zog?
    Unė jam nipi i tij, djali i vėllait tė madh, Princ Xhelal Zogut dhe zonjės Faika Minxholli nga Delvina. Kam lindur nė Svizer(Davos) mė datė 3.6.1933. Nėna ime ishte shumė sėmurė dhe pas vdekjes sė saj, unė e motra ime Elvira, jemi rritur pranė familjes mbretėrore me hallat tona, princeshat dhe afėr Mbretit Zog, sipas dėshirės sė tij sepse babai u martua pėrsėri me zonjėn Hyrijet Allaj nga Elbasani, e cila mė vonė na ka rritur me shumė kujdes dhe dashuri, 6 motrat e vėllezėrit. Pasi ikėm nga atdheu mė 7 Prill 1939 me babain tonė e njė grup nacionalistėsh nė drejtim tė Shkupit, ku ndenjėm pak kohė, shkuam nė Stamboll ku u bashkuam me Familjen Mbretėrore. Unė isha 6 vjeē dhe e mbaj mend Mbretin Zog I, Nėnėn Mbretėreshė, Geraldinėn dhe princeshat, sepse kujdestarja jonė austriake Maria, ēdo 2 ditė na ēonte tek mbreti, i cili na priste pėr gjysmė ore dhe na falte si peshqeshe lodra. Ai i donte fort fėmijėt. Nėna mbretėreshė, Sadije Toptani, qė kishte rritur babain tonė, kėshilloi qė ne tė dyve t'na merrnin nė Pallat. E mbaj mend dasmėn dhe ditėn e zezė, 7 Prillin, ku avionėt fashistė hidhnin trakte sipėr Tiranės. Babai im vendosi tė jetonte nė Stamboll, ndėrsa Mbreti Zog me pjesėtarėt e tjerė tė familjes u nisėn pėr nė Evropė. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, kemi jetuar nė Stamboll me ndihmėn e Mbretit Zog. Unė mbarova shkollėn e mesme dhe nė vitin 1947, Mbreti, qė ishte stabilizuar nė Egjipt, na mori pranė tij nė Aleksandri.
    Si e mbani mend ju mbretin? Cilat janė kujtimet, takimet, bisedat, kėshillat, 'urdhrat" qė ju ka dhėnė?
    Gjithė ekzistencėn tonė ia kemi borxh Mbretit dhe Mbretėreshės Geraldinė, qė na edukuan nė shkolla tė huaja dhe mua mė siguruan studimet e larta nė Angli (1955-60) ku u diplomova Inxhinier kimist nė degėn Tekstil. Ne ikėm nga Shqipėria me shumė pak mundėsi materiale por me njė shpresė tė madhe, qė tė kthehemi nė atdheun tonė sa mė shpejt! Kur takoheshim me Mbretin, ai na thoshte tė studionim e tė punonim mirė se njė ditė kombi ynė do tė ketė nevojė dhe detyra jonė si tė rinj ėshtė tė mbajmė shqiptarizmin. Na kėrkonte tė mėsonim mirė gjuhėn shqipe por edhe gjuhė tė huaja dhe unė mėsova turqisht, anglisht, frėngjisht, gjermanisht, arabisht, etj. nė sajė tė familjes. Kėto kanė qenė udhėzimet e mbretit. Nė vitin 1955 u largova nga Egjipti me Familjen Mbretėrore dhe ikėm nė Francė (Cannes).
    Si ishte njė ditė e zakonshme e mbretit nė ekzil dhe a keni qenė ju me tė gjatė ekzilit?
    Njė ditė e zakonshme e mbretit nė Aleksandri (Egjipt) fillonte me pritjet nė mėngjes tė personaliteteve tė vendit dhe ambasadorėt e huaj tė Anglisė, Francės, Turqisė, Shteteve tė Bashkuara, Arabisė Saudite, etj. Pasdite mbreti kishte takime me personalitete shqiptare si Mehdi bej Frashėri, Ali bej Klisura, Prof.Omer Beshiri, Mustafa Kruja, inxhinier Ago Agaj, etj dhe me kėshilltarė tė veēantė si mbretėresha Geraldinė, ministri i Oborrit Sotir Martini, shambeelenin Kemal bej Mesare, kryetarin e Gardės mbretėrore Kolonel Hysen Selmanin, etj. Ne e festonim ēdo vit nė pallat 28 Nėntorin me prezencėn e kolonisė shqiptare dhe me kryetarin e Legatės Shqiptare mbretėrore z.Abdyl Sukla. Nė kėto raste, ne fėmijėt me Princ Lekėn kėndonim Himnin e Flamurit si dhe njė kėngė qė na e kishte mėsuar nėna, "Edhe flamuri Kuq e Zi do tė valojė pėrsėri nė Kosovė dhe Ēamėri".
    Nė vitin 1952 situata ndryshoi nė Egjipt: Revolucioni i oficerėve nėn kryesinė e gjeneral Naguip, bėnė grusht shteti dhe e detyruan mbretin Faruk me origjinė shqiptare tė largohej. Mbreti Faruk e kishte respektuar mbretin Zog I dhe e kishte lėnė hapur Legatėn Shqiptare nė Kajro. Pėrveē kėsaj, Mbreti Zog gėzonte njė kredibilitet tė madh dhe diplomatėt e huaj e politikanėt egjiptianė vinin shpesh pėr t'u konsultuar. Kjo e trazonte regjimin e ri dhe nėn pretekstin se Ahmet Zogu gjoja mundohej tė merrte pushtetin nė dorė e mbyllėn Legatėn tonė, njoftuan qeverinė e Tiranės dhe na bllokuan me probleme. Mbreti me njė deklaratė qė bėri nė njė agjencitė huaj tha: "Unė dhe familja ime i jemi mirėnjohės popullit dhe qeverisė egjiptiane pėr nderin qė na kanė bėrė. Unė veproj vetėm e vetėm pėr interesat e kombit shqiptar dhe shpresa ime ėshtė ēlirimi i popullit tonė nga regjimi marksist i Enver Hoxhės". Gjatė kohės qė Familja Mbretėrore qėndroi nė Egjipt, Mbreti dhe Mbretėresha janė takuar nė prezencėn e Mbretit Faruk pėr herė tė parė me Mbretin Simeon dhe Mbretėreshėn Giovanna tė Bullgarisė, si edhe me mbretin Pjetėr tė Jugosllavisė, mbretin Viktor Emanuel tė Italisė. Mė vonė ka pasur kontakte tė ngushta me mbretin e Arabisė dhe me atė tė Jordanisė. Mbas njė kohe tė vėshtirė, qeveria e re egjiptiane e Nasserit, e lajmėroi Mbretin se ai dhe familja tij janė gjithmonė tė mirėpritur. Kėtu ka ndėrhyrė ish-Kryeministri i Sirisė, Z.Shukri Kuvatly, qė ishte miku i Mbretit.
    Si i merrte informacionet pėr Shqipėrinė Zogu? Kishit njė kontakt tuajin kėtu? Kush ishte? Si komunikonit me kontaktet tuaja nė Shqipėri?
    Kontaktet qė kishte ishin pėrmes Kolonel Hysen Selmanit. Unė nuk kisha dijeni. Fatkeqėsisht, Mbreti u sėmur rėndė dhe u detyruam tė niseshim pėr nė Francė. Gjatė kohės qė unė kaloja pėr pushime te familja mbretėrore nė Kanė kisha oportunitet tė merrja pjesė nė disa biseda, isha 22-23 vjeē. Mbreti me kėshilltarėt e tij pranonte shumė vizita nga refugjatėt shqiptarė qė iknin nga Shqipėria dhe merrte mendimet e tyre pėr situatėn e brendshme e vuajtjet e popullit nėn komunizėm. Konfidencialisht merrte lajme nga emisionet e Radios "Evropa e lirė" (dega e Qipros) ku punonte nipi i tij, komandant Hysen Doshishti Agolli. Kush ishin kontaktet e tij, unė nuk isha nė dijeni. Kėtė detyrė e kishte Kolonel Hysen Selmani.
    Sa dhe si ėshtė pėrpjekur mbreti nė ekzil ta ndihmojė Shqipėrinė? A ka pasur tentativa qė tė rrėzojė regjimin totalitar tė Enver Hoxhės? Si?
    Pėrpjekjet e mbretit pėr tė ēliruar Shqipėrinė nga regjimi komunist... Kėtu duhet tė pėrmendim si fillim, projektin e anglo-amerikan pėr tė zbarkuar komandat nacionaliste shqiptare tė formuara nga Partia e Legalitetit, Partia Balli Kombėtar e Komiteti 'Shqipėria e Lirė' qė u krijua nė Romė dhe vazhdoi nė Amerikė me personalitete tė ndryshme qė morėn pjesė nė aksione ushtarake. Mbreti Zog pranoi njė kusht: Po tė ēlirohet atdheu, tė organizohet njė referendum pėr zgjedhjen e regjimit, monarki apo republikė. Ėshtė pėr t'u shėnuar se gjatė Luftės II Botėrore, personalitete si Imzot Fan Noli dhe z.Faik Konica dekretuan se i vetmi person politik qė mundet tė luajė njė rol me rėndėsi nė Shqipėri ishte Mbreti Zog. Kjo pozitė kishte rėndėsi pėr opinionin anglo-amerikan. Gjatė qėndresės sė tij nė Angli, mbreti veproi nė favor tė formimit tė njė qeverie nacionaliste nė mėrgim pėr tė ēliruar atdheun nga fashistėt dhe nazistėt. Fatkeqėsisht, presioni i qeverive nė mėrgim tė Jugosllavisė dhe Greqisė, e penguan kėtė veprim tė Mretit Zog dhe ky qe shkaku qė ai u largua nga Anglia dhe u nis pėr Egjipt. Historia "Tradhtia e madhe" e spiunit anglez Kim Philby, i pengoi gjithė ndėrhyrjet ushtarake nė vitet 1949-'50 dhe mbreti vazhdoi me anėn e diplomacisė luftėn kundėr regjimit enverist. Nėna Mbretėreshė Geraldinė, ndėrhyri pranė Familjes Mbretėrore belge pėr tė pranuar mijėra refugjatė shqiptarė pėr azil politik.
    Nė "Gazeta Shqiptare", studiuesi Auron Tare ka botuar disa dokumente tė sapo deklasifikuara amerikane qė flasin pėr bisedime mes Mbretit Zog, CIA-s dhe Titos, pėr tė rrėzuar regjimin komunist nė vitin 1952... Si nisėn kėto bisedime?
    Pas Luftės sė II Botėrore, nėse analizojmė situatėn politike tė Jugosllavisė ka dy pika qė na tėrheqin vėrejtjen: 1) Marrėdhėniet midis Titos dhe Enver Hoxhės (qė njėkohėsisht kishin bashkėpunuar) u shkėputėn; 2) Tito u largua nga Blloku Sovjetik dhe kishte relata tė mira me perėndimin. Nė atė kohė, anglo-amerikanėt qė pėrgatitnin zbarkim nė Shqipėri me forcat nacionaliste kishin ndėrmend tė merrnin pėrkrahjen e Titos. Mbreti Zog nuk ka pasur as njė lidhje ose komunikim me Titon. Ai e dinte se Jugosllavia, edhe nėn Titon, me ministrin e Brendshėm Alexander Rankovic, vepronte egėrsisht kundra shqiptarėve nė Kosovė dhe nė Maqedoni. Rastėsisht nė vitin 1956 nė Kanė tė Francės, jam ndodhur nė tavolinė pėr drekėn qė u shtrua me rastin e vizitės sė z.Julian Amery (mė vonė Lord Amery) qė kishte ndihmuar forcat e Abaz Kupit kundra gjermanėve. Ka qenė misioni anglez qė pėrkrahu forcat nacionaliste dhe veēanėrisht forcat zogiste kundra regjimit komunist. Ai ngriti fjalėn nė favor tė Titos dhe deshi t'i merrte njė mendim mbretit pėr tė. Mbreti i tha: "Shikoni, Jugosllavia nėn regjimin mbretėror nė kohėn e Mbretit Aleksandėr, mbaj mend se e konsideronte projektin paraqitur nga akademiku serb Cubrilovic qė ishte pėrjashtimi i shqiptarėve nga Kosova dhe nga Maqedonia nė vitin 1937; dhe tani me Rankoviēin Tito po vazhdon tė njėjtėn politikė, sulmon shqiptarėt". Mbreti me kėto fjalė kallėzonte se nuk kishte besim dhe asnjė dėshirė pėr tė pasur komunikim me Titon!
    Dosjet e CIA-s flasin pėr bashkėpunim... Nė njė prej kėtyre dokumenteve, thuhet se ndėrmjetės nė bisedimet CIA-Zogu-Tito ishte njė njeri i quajtur Safet Lufti Tozan dhe se bisedimet do tė zhvilloheshin nė Turqi... Kush ishte ky personazh dhe pse ishte njė njeri kaq i besuar pėr mbretin?
    Po vijmė te dosjet e CIA-s. Mos harroni se spiuni anglez Kim Philby pėrpara se tė merrte pėrsipėr "operacionin" e zbarkimit tė forcave nacionaliste shqiptare ka bashkėpunuar nė Amerikė me CIA-n dhe jetoi disa kohė atje. Sipas Lord Bethell-it, Philby i kishte falsifikuar dokumentet sekrete dhe argumentet false se Mbreti Zog ka marrė thirrje nga Tito. Kuptohet se si Philby jo vetėm tradhtoi shqiptarėt qė dhanė jetėn pėr liri dhe demokraci, por i mashtroi anglo-amerikanėt. Mbretėresha Geraldinė e zbuloi tradhtinė por fatkeqėsisht ishte vonė. Shumė patriotė shqiptarė ranė nė duart e komunistėve dhe u dėnuan me vdekje. Pėr sa i takon personit Safet Lutfi nė Turqi, nuk ka ekzistuar fare. Kontakt i mbretit Zog nė Turqi nė kohėn e luftės ka qenė diplomati i rėndėsishėm z.Asaf Xhaxhuli, qė ka mbajtur hapur Legatėn Mbretėrore nė Turqi deri nė vitin 1950 kur erdhi nė pushtet Adnan Menderesi. Zoti Asaf Xhaxhuli ka qenė miku i ngushtė i Kemal Ataturkut dhe ka kontribuar pėr forcimin e miqėsisė shqiptaro-turke. Pas luftės, Mbreti Zog komunikonte nė Turqi me anėtarė tė familjes sė tij, dega e Zia pashė Zogollit qė dhe sot jetojnė nė Stamboll (familja Ergun Zogu qė ashtė nipi i Zia pashės dhe kushėriri ynė).
    A e kontaktonin shtete tė tjera mbretin pėr kėshilla e mendime mbi Shqipėrinė apo mbi Hoxhėn?
    Kur mbreti ishte nė Kanė nė vitin 1958, i dėrgoi urime Presidentit tė ri tė Francės, Charles de Gaulle. Ai iu pėrgjigj dhe konfirmoi statusin diplomatik tė Mbretit dhe tė familjes tij nė Francė. Lidhjet me mbretėrit e Mesdheut vazhduan normalisht. Mbreti pėr shkak tė shėndetit ishte i lodhur por gjithmonė u kujdes pėr situatėn nė Shqipėri dhe nė Kosovė. Mėrgatat Shqiptare tė Amerikės, Belgjikės, Francės dhe Australisė dėrgonin pėrfaqėsuesit e tyre pėr tė vizituar Mbretin. Ai pėrpara tė huajve nuk shprehej pėr Enver Hoxhėn, por jepte mendimin e tij se regjimi komunist e kishte izoluar atdheun tonė dhe vuajtjet e popullit e preknin nė zemėr.
    Shumė veta janė shprehur se Shqipėrinė e braktisi perėndimi nė njė farė kohe. Ju ē'mendim keni pėr kėtė? Po Familja Mbretėrore ēfarė thoshte?
    Ėshtė e drejtė tė themi se perėndimi nuk e ndihmoi Shqipėrinė, ai mbeti karshi pushtimit italian, gjerman dhe mė vonė kundra komunizmit. Preokupimi kryesor i anglo-amerikanėve ishte shpėtimi i Greqisė nga komunizmi. Nga ana tjetėr, perėndimi nuk pranonte shkatėrrimin e Federatės Jugosllave dhe pengonte aksionet diplomatike tė mbretit pėr bashkimin e trojeve shqiptare (Kosovė, Ēamėri etj.) Dėshiroj tė theksoj se nė kohėn e Ahmet Zogut (Republikė dhe Monarki) tė drejtat e kosovarėve ishin pėrfaqėsuar nė parlamentin shqiptar me 3 deputetė.
    A ėshtė penduar dhe si e ka shprehur pendesėn pėr ikjen nga Shqipėria nė prill tė 1939-ės? Mbase ajo ikje ndikoi qė ai tė mbetej gjithė jetėn larg Shqipėrisė por edhe nė sistemin politik qė u implementua pas 1945-ės...
    Mbreti me aprovimin e Parlamentit nė Prill 1939 braktisi Shqipėrinė pėr tė vazhduar nė mėrgim luftėn kundra okupatorit. E njėjta gjė ndodhi me mbretėrit e Greqisė, Jugosllavisė, Rumanisė dhe Bullgarisė qė ikėn nė ekzil. Nuk kishte kuptim t'i dorėzohej armikut. Heroi kombėtar Abaz Kupi dhe ushtaraku patriot Ulqinaku dhanė provėn qė Familja Mbretėrore nuk e pranonte pushtimin e huaj. Familja Mbretėrore vazhdoi qėndrimin kombėtar pėr interesat shqiptare gjatė kohės ekzilit nė Londėr, Egjip dhe Francė ku Mbreti Zog ndėrroi jetė dhe mbreti Leka I mori pėrsipėr detyrėn sipas sloganit "Atdheu mbi tė gjitha"!
    Hasan Luēi (ish-shefi i Sigurimit), nė njė intervistė pėr "Gazeta Shqiptare", ka pėrmendur emra tė veēantė qė kanė bashkėpunuar me tė, njerėz tė Legalitetit si pėr shembull kryetari i Partisė sė Legalitetit tė Belgjikės Andon Konomi, ashtu siē flet pėr kuzhinierin apo bodiguardin e vetė Mbretit... Ju ēfarė dinit pėr kėta? Kishit frikė nga Sigurimi Shqiptar ose si e "kontrollonit" atė?
    Epo le tė vijmė te spiuni Hasan Luēi, qė me shumė gėnjeshtra ėshtė munduar tė diskreditojė rrethin e Mbretit Zog. Ky person nuk e pati kurajėn tė thoshte se pasi hėngri njė dru (dajak) nga i riu Hyllė Spahiu nė atė kohė, u pėrjashtua nga autoritetet franceze si person 'non grata'! Ky person kėrcėnonte refugjatėt shqiptarė pėr t'i bindur tė ktheheshin nė Shqipėri. Mė vonė, miq tė Hasan Luēit nė Ambasadėn Shqiptare nė Paris, prishėn varrin e Mbretit Zog nė Thiais, por nuk arritėn tė shkatėrronin kufomėn. Varri i mbretit Zog ishte njė simbol i lirisė dhe demokracisė ku ēdo vit mblidheshin mė 9 Prill, qindra legalistė dhe nacionalistė shqiptarė, pėr homa-zhe ndaj veprės dhe jetės sė sovranit. Mbretėresha Geraldinė mė ngarkoi tė ankohesha me anėn e avokatit kundra kėtij akti barbar. Kur mė pyeti Agjencia "France Presse" sqarova se "bota e di mirė se komunistėt nuk respektojnė tė drejtat e njerėzve tė gjallė, tani keni njė provė tjetėr, se as tė vdekurit nuk i respektojnė".
    Tani po ju sqaroj tė vėrtetėn pėr personat qė ai i ka pėrmendur si bashkėpunėtorė tė tij. Si fillim, kuzhinieri i oborrit mbretėror, zoti Zejnel Cami ka qenė njė antikomunist dhe njė i bindur ndaj mbretit. Ai gatuante pėr Familjen Mbre-tėrore, e po tė besoni versionin e spiunit Hasan Luēi, Zejneli kishte mundėsi ta helmonte mbretin, por ai e nderonte Familjen Mbretėrore dhe ka jetuar me kryelartėsi pa pranuar poshtėrsitė e Hasan Luēit.
    Po vijmė te oficeri i gardės, kapiten Muharrem Gjoka. Edhe ky njeri i ndershėm, besnik, ia dedikoi jetėn, si oficerėt e tjerė tė Oborrit Mbretėror, Zejnel Shehu, Halil Branica (qė u ekzekutuan nga pushteti komunist) Bajram Neli, Ali Ēupi, Qazim Preni, Adem Shehu, Hakik Elmazi, Jusuf Begeja, Sefedin Ēallaku, pėr Atdhe, Komb dhe Mbret, nuk pranuan asnjė lojė bashkėpunimi me Sigurimin. Nga ana tjetėr, pėr dijeni, Anton Konomi nuk ka qenė Kryetar i Legalitetit nė Belgjikė, por anėtar i komisionit drejtues!
    Sot, ėshtė e qartė se historianėt shqiptarė, si pėr shembull, Z.Beqir Meta, Kastriot Dervishi, etj., e kanė vlerėsuar me dokumente veprėn kombėtare tė Mbretit Zog, si krijuesi i shtetit modern shqiptar. Po ashtu, qeveria e sotme e kryeministrit Sali Berisha, me vendimin qė mori pėr kthimin e eshtrave tė Mbretit Zog I me rastin e 100- vjetorit tė Pavarėsisė, i kallėzon botės dhe brezit tė ri, rolin e rėndėsishėm qė luajti Ahmet Zogu pėr zhvillimin e shtetit shqiptar gjatė periudhės 1920-1939. Ėshtė njė nder i madh tė ringjallet kujtimi i njė burri shteti, qė gjithė jetėn e tij ia kushtoi Atdheut dhe Kombit.

    Fatmira Nikolli - GSH
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  19. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Udhetimi 22-vjecar i Mbretit Zog nga Turqia ne France

    Nga Blendi Fevziu


    Flet per emisionin "Opinion" ne TV Klan, Skender Zogu, nipi i Mbretit Zog

    Skender Zogu, nipi i Mbretit Zog tregon te pathenat e Mbretit Zog gjate 22 viteve ne mergim. Gjate nje interviste per emisionin "Opinion" djali i vellait te madh te Mbretit Zog tregon lidhjet e tij me familjen mbreterore, levizjet nga Turqia ne Aleksandri, marredheniet diplomatike qe Mbreti Zog kishte gjate ketyre viteve etj. Largimi i Mbretit Zog dhe familjes mbreterore nga Shqiperi eshte nje ngjarje me peshe ne historine e shtetit shqiptar, e cila nisi qe ne 7 prill 1939 me pushtimin e Shqiperise nga Italia fashiste dhe me jeten e tij ne mergim e cila nuk eshte cituar fare ne vitet e komunizmit. Largimin nga Shqiperia dhe te pathenat e aktivitetit te tij politik ne mergim, si dhe bisedat e diteve te fundit te jetes se tij nipi i Mbretit Zog i rrefen gjate kesaj interviste.

    Cila eshte lidhja juaj me Mbretin, pasi ju jeni djali i vellait te madh te tij?

    Une jam djali i Princ Xhelalit, i cili ishte vellai me i madh i Mbretit Zog. Une kam jetuar me motren time ne nje pallat me princeshat pasi na vdiq nena dhe babai u martua. Per kete arsye na mbajti Mbreti Zog, une isha 7 vjec ndersa motra 6 vjece. Me 7 prill 1939 kur u pushtua Shqiperia, babai yne erdhi me na marre dhe ne jemi nis per ne Shkup. E mbaj mend ku ne 5 te mengjesit u nisem dhe ishim me nje guvernante gjermane dhe ne nuk e dinim se ishte pushtuar Shqiperia. Une luaja me ushtaret prej plumbi dhe i thosha guvernantes kur do te shkojme me pushime ne plazh pasi Mbreti cdo vit ikte me pushime ne Durres pasi ne shkonim bashke. Ajo me tha, shiko Skender nuk do te shkojme ne plazh pasi donte me me tregu se lufta ishte afer. Une nuk e kuptoja pasi ne ishim femije ne ate kohe. Gjate ketij udhetimi per ne Shkup ishin dhjete automobila, me ne ishin kolonel Selmani, ministri i Brendshem dhe shume personalitete te tjera. Ne ate kohe ne Shkup qendruam gati dy jave dhe me pas u nisem per Stamboll. Mbreti Zog, atehere ishte nis per Greqi, dhe nga Greqia u takuam ne Stamboll.

    Perse nuk udhetuat me autokolonen e mbretit por ne dy drejtime te ndryshme?

    Nuk mundem ta shpjegoj pasi nuk e di kush e mori vendimin per kete udhetim, por urdhri ishte te takoheshim ne Stamboll. Mbreti Zog eshte nis nga Korca ne 9 prill dhe po ate dite kaloi kufirin. Mbaje mend qe ne udhetonim me dy automobila dhe nuk na sqaruan deri ne momentin qe jemi ne Shkup se Shqiperia ishte ne lufte, me pas nena na tha se situata ishte keq ne Shqiperi dhe na duhej te iknim per Turqi dhe pasi te qetesoheshin gjerat do te ktheheshim. Pas takimit me Mbretin Zog se bashku me baben vendosen te rrinim ne Turqi pasi kishte shume shqiptare. Qellimi i Mbretit Zog ishte me hap aktivitetin, me bashkepunua me shqiptaret e Turqise, dhe me luftuar fashizmin.

    Si e priten turqit Mbretin Zog?

    Turqit e priten mbretin e priten shume mire. Presidenti turk Ismeti Yni e priti dhe i tha se rrini si ne shtepine tuaj, madje i dhuroi nje shtepi te madhe. Ai i tha mbretit qe pozita e qeverise turke ishte e paanshme, dhe i kerkoi qe te mos organizonin ndonje aktivitet kundra Italise ne Turqi. Pas takimit Mbreti Zog iku ne Evrope per te nis punen kundra fashizmit pasi shteti i Turqise nuk mund ta linte te mobilizonte shqiptaret e Turqise. Kjo ishte dhe arsyeja e largimit nga Turqia. Pas bashkebisedimit me baben tone vendosen qe Mbreti Zog te drejtohej drejt Frances, ndersa baba te rrinte ne Turqi pasi aty ishte diplomuar dhe kishte themeluar disa shkolla. Ne u larguam nga Shqiperia pas asnje qindarke dhe Mbreti Zog na ka mbajtur dhe perkrah pasi kur ai u votua ne Shqiperi ne reformen agrare i dolen pengesa nga bejleret.

    Per sa vjet qendruat ne Stamboll?

    Qendruam ne Stamboll per gati 8 vjet, deri ne 1947. Ne vitin 1944 na vdiq baba dhe ne '47 Mbreti Zog coi kolonelin Hysen Selmanin dhe nipin e tij me na marre nga Turqia per te jetuar ne Egjipt, Aleksandri.

    Me cfare jetuat gjate 7 viteve ne Stamboll?

    Cdo gjashte muaj Mbreti Zog na dergonte pare nga Londra, pasi ai ishte stabilizuar ne Jug Te Anglise. Me ato pak leke qe na dergonte Mbreti Zog ne shkonim ne shkolle pasi ishim gjashte femije. Per cdo gje qe i ndodhte Mbretit Zog, baba merrte letra dhe e informonin. Nderkohe ne moshen 8-9 vjece une nisa te lexoja gazetat dhe kuptoja qe Ballkani ishte i perfshire nga lufta dhe Shqiperia ishte e pushtuar nga Italia. Gjate kesaj kohe ne kishim shprese se do ktheheshim ne Shqiperi, por ai fatkeqesisht ai u semur dhe nderroi jete atje. Ne ate kohe morem nje shtepi me te vogel pasi mundesit ekonomike ishin me te vogla, deri ne vitin '47 kur ikem ne Egjipt.

    Kur e kuptuat ju Z. Zogu qe nuk do te ktheheshim me ne Shqiperi?

    E kuptuam kur komunistet e moren pushtetin ne dore, dhe kur shume shtete e njofton regjimin komunist. Ne kishim shprese te anglo-amerikanet pasi ata nuk e njohen regjimin komunist. Abaz Kupi ishte miku i ngushte i babait tone, dhe ne ate kohe u dergua ne Shqiperi me urdher te Mbretit Zog per te marre pjese ne rezistencen kundra komunisteve.

    Pse Mbreti Zog zgjodhi Francen per tu stabilizuar?

    Ai kishte shprese se Franca do te ndihmonte rezistencen, ai kishte ne ate kohe korospondence dhe me autoritete franceze. Sic e dini dhe ju Shqiperia ka qene frankofone, por fatkeqesisht Franca nuk ishte ne pozite me e ndihmuar, pasi ata u dorezuan dhe u pushtuan nga Gjermania. Kur mori vesh familja mbreterore se gjermanet po hynin ne France, atehere u detyruar te ikte ne jug te Frances aty ku mori dhe anijen e fundit qe u largua drejt Liverpulit, dhe nga aty iku ne Londer. Qellimi i tij ishte me formuar ne Londer qeverine ne mergim shqiptare. Ashtu sic e dini anglezet kishin pranuar qeverine ne mergim greke, jugosllave, polake. Edhe pse Mbreti kishte komunikuar me shume personalitet te politikes ata nuk e pranuan qeverine ne mergim shqiptare, pasi ata luanin dy loja, nga njera ane perkrahnin nacionalistet shqiptare dhe ne anen tjeter komunistet shqiptar.

    Perse luanin anglezet loje te dyfishte me Shqiperine?

    Kjo loje ishte gjeostrategjik e tyre per te shpetuar Greqine. Franca gjithmone ka pasur simpati per Serbine, dhe e perdornin ceshtjen shqiptare kundra Rusise me ju tregu se nuk kishin interes per popullin dhe qeverite shqiptare vetem per te mos copetuar Greqine.

    Perse u largua nga Londra Mbreti Zog?

    U largua nga Londra pasi nuk pati mbeshtetje politike pasi te gjitha perpjekjet qe beri ai nuk funksionuan. Ai kishte shprese dhe deshire me u kthye ne atdhe, pasi ju tha vellezerve me coni ne Shqiperi per te bere referendum dhe nese populli zgjedh nje forme tjeter qeverisje une do ta pranoj. Ne vitin '42 u be nje kurth dhe i thane per te ardhur ne Shqiperi me nje avion dhe ai avion u rrezua ne Mesdhe. A ishte koicidence apo kurth kete nuk e di dhe ai nuk pranoi ftesen per te ardhur ne Shqiperi pasi u cudit nga kerkesa. Pas ketij incidenti vendos te ikte ne Egjipt si nje dinasti shqiptare qe vinte nga Muahmet Ali Pasha.

    Nderkohe kur iket ne Egjipt ne vitin '46-'47 Mbreti Zog i kishte humbur shpresat se do te kthehej ne Shqiperi?

    Jo nuk i kishte humbur pasi ai nisi te punoj edhe ne Egjipt pasi kishte perkrahjen e qeverise egjiptiane dhe i ofroi gjithe opoziten. Pika kryesore ishte se Mbreti Zog afroi te gjithe kundershtaret e tij si per shembull; Mustafa Krujen, Ali Bej Kelcyren, te cilet te gjithe bashke ishin larguar nga regjimi komuniste. Se bashku ato donin te krijonin nje kryengritje.

    Kishte informacione se cfare po ndodhte ne Shqiperi Mbreti Zog ne momentin qe jetonte ne Egjipt?

    Une ne ate kohe isha student dhe nuk i dija te gjitha lidhjet qe kishte ai po besoj se ai merret informacione nga brenda per cdo situate qe ndodhte ne Shqiperi.

    Cilat ishin raportet me Mbretin Faruk te Egjiptit?

    Kishin shume raporte te ngushta dhe miqesore. Ne kohen kur erdhem ne Egjipt, nje nga motrat e Mbretit Zog, nje nga hallat tona ishte shume semur. Nje nate erdhi mbreti Frauk ne shtepine e Mbretit Zog, dhe shkoi te marre gjak pasi halla kishte nevoje per shendetin.

    Ku ishte vendos Mbreti Zog ne Egjipt?

    Ne Kajro ne fillim, ne nje hotel ne Mena House, dhe pastaj erdhi ne Aleksandri pasi klima ishte me e bute. Nga fundi i viteve '40 Mbreti Zog bleu shtypin, ku Mbreti Faruk e vizitonte rregullisht. Te dy mbreterit flisnin turqisht me njeri-tjetrin.

    Mbreti Zog e keshilloi Farukun pasi kishte shume armiq. Dhe mbaje mend qe kohet e fundit pati nje ftohtesi mes tyre pasi Mbreti Zog e keshilloi ate per te hapur syte pasi kishte rremuja ne Egjipt. Keto keshilla nuk i pelqyen.

    Cfare ndodhi pasi Mbreti Zog u Rrezua dhe ne fron erdhi koloneli Naser?

    Ne nuk e dinim si do te ishte situata dhe nderhyri ish kryeministri Serise dhe u takua me Gjeneral Nagjipin. Koloneli ka qene patriot dhe ka qene kryetari i grupit te oficereve dhe kishte emer pasi Naserin nuk e njihte njeri. Duhet te theksoj se Mbreti Zog ka pas legaten dhe per kete arsye koloneli iku dhe e pyeti se cfare do behej me Mbretin Zog dhe ai tha qe do te vazhdonte. Por, fatkeqesisht Nagjipi nuk kishte fuqi dhe pas terheqjes se gjeneralit punet filluan te keqesoheshin per ne. Pse? Sepse qeveria egjiptiane na mbylli legaten dhe njoh qeverine komuniste shqiptare dhe me vone nxoren pengesa dhe thane qe nuk e pranojne me imunitetin e familjes Mbreterore. Ne kete moment i bllokuan te gjitha te ardhurat dhe donin te konfiskonin cdo gje te familjes Mbreterore. Ne ate kohe Mbreti Zog u semure dhe kishim shume pengesa per te jetuar ne Aleksandri. Ishim 40 veta qe jetonim ne familjen mbreterore dhe me semundjen e Mbretit patjeter duhej te largoheshim qe nga Aleksandria. Mbreti Zog kishte shume avokate qe e mbronin por ato gjate gjithe kesaj situate vetem e shtynin gjyqin. Nje dite nje avokat i ri erdhi dhe kerkoi te takonte Mbretin Zog dhe une e cova te Nena Geraldine dhe pas ketij takimi me nje afat te shkurter ky i fitoi te dy gjyqet. Para se te ndodhte kjo nje dite policia e rrethuan shtepine pasi menduan se Mbreti Zog kishte arken e shtetit shqiptar. Pasi me tha nena se cfare po ndodhte ika ne rezidence dhe pashe qe Mbreti Zog nuk i linte per kontroll pasi rezidenca quhej toke shqiptare. Pas takimit te kapitenit me Nene Mbretereshe u vendos thjeshte te plotesohej nje procesverbal, ndersa Mbreti Zog kishte marre brenda rezidences kryetarin e bashkise se Aleksandrise. Pas shume debatesh kapiteni hyri dhe pashe se brenda rezidences kishte nje kase ku brenda kishte flori ose monedha floriri otomane. Kur fitoi gjyqin Mbreti Naseri i coi fjale dhe i tha mund te rrini pasi jeni ne shtepine tuaj, por Nena Mbretereshe dhe princeshat thane qe do te ikim ne France.

    Po perse ne France?

    Pasi Nena Mbretereshe kishte motren ne France. Ne vitin 1955 u vendosem ne Kane. Fatkeqesisht me ato pak lek qe pati jetuam me qera. Ata si familje qendruan ne Kane deri ne vitin 1961, ndersa mua me nisi Nena Mbretereshe per ne Angli dhe u diplomova si inxhinier kimist. Cdo vit per pushime ikja ne Kane dhe takoja familjen mbreterore.

    A e kishte humbur mbreti Zog shpresen per tu kthyer ne Shqiperi?

    Jo nuk e kishte humbur edhe pse ne ate kohe Mbreti Zog ndryshoi pak pasi kishte idene se populli shqiptar duhej ta zgjidhte lirishte formen e regjimit dhe se regjimi komunist duhej te shfarosej nga Shqiperi. mbreti kishte lidhje me partite shqiptare ne mergim por jo me regjimin komunist.

    A ruhej Mbreti nga regjimi sekret komunist?

    Mbreti ishte larg pames. Ai e dinte se dhe ne migracion kishte spiune dhe njeri prej tyre ishte Isuf Mullai dhe rrinte e Belgjike dhe ai ka ardh me misionin per te vrare Mbretin Zog. Edhe pse ka deklaruar qe nuk do ta vriste ai nuk kishte guximin per ta bere edhe pse ishte i derguar nga komunistet. Mbreti Zog nuk shkonte neper kokteje apo restorante, me shume mbyllej ne shtepi jo se kishte frike por lexonte gazeta, bisedonte me ambasadore coi i vinin per vizite etj.

    Ne cilin vit Mbreti Zog u dianostiku me Kancer?

    Ne vitin 1955 kur u largua nga Egjipti. Edhe pse ishte i semur ai besonte se nje dite komunizmi do te zhdukej dhe do te kthehej ne Shqiperi. nderkohe ai kishte shprese edhe per Kosoven, pasi ne atje e kemi mesuar ceshtjen e Kosoves dhe te Camerise. Na tregonte mbi interesat e shqiptareve ne Kosove dhe Cameri. Mbreti Zog nuk kishte komunikim me mua pasi ai kishte keshilltaret e vet te cilet qendronin pran tij ne cdo shtet ku ai ka jetuar gjate ketyre viteve.

    Pas shtrimit te Mbretit Zog ne Paris, cilat ishin bisedat e tij te fundit?

    Une kur shkoja ta vizitoja ikja te shtunave ose te dielave dhe e pershendesja, ja puthja doren ose ballin pasi e kam pasur si babe. Gjate kohes se shtrimit Mbreti Zog ishte i rrethuar nga princeshat pasi ato i qendronin te gjitha afer dhe jetonin aty ne nje salle te madhe. Me 9 prill 1961 nje dite para takova Nene Mbretereshe dhe me tha qe Xhaxhi eshte dobet nga shendeti. Ne daten 9 prill nuk e takova Mbretin Zog pasi me erdhi nje mik nga Turqia, dhe gjate rruges ne tren pata nje shqetesim dhe sapo takova ate mikun i thashe te me priste se duhej te ikja ne spital. Sapo erdha ne spital ishte ora 15: 05 ku kapiten Ali Cupi me thirri mua dhe sapo u futa ne dhome ai nderroi jete. Me vone me thirri Leka dhe me tha qe ti Skender merr kete zarf pasi do te organizosh funeralin. Per te nderuar Mbretin Zog erdhen shqiptare nga Franca, Italia, Egjipti. Ne ate dite Gjeneral Godoli lejoi qe te gjithe shqiptaret te nderonin figuren e Mbretit dhe pa viza. I gjithe kortezhi u nderuar nga shteti i Frances.

    Cfare ndodhi me princeshat pas vdekjes se Mbretit Zog?

    Pas vdekjes se Mbretit Zog, princeshat moren nje apartament afer Radio Frances, ndersa Nena Mbretereshe u largua ne nje klinike pasi ishte shume e dobet. Pas Kanes ato vendosen te largoheshin ne Madrid te Spanjes me mbeshtetjen e Gjeneral Frankos. Ndersa keshilltaret e Mbretit disa u larguan dhe disa qendruan ne Paris.

    KJ

  20. #40
    Po te mundja i dergoja edhe nje here ne Afrike keta pasardhesit e tije

    Pale i kemi dhene edhe pronat prej miljona Euro. Ku i gjeten ato vila dhe ato troje keta ? Me cfar i ben keto pasuri ? Me cte drejte ja jep shteti ketyre pasurin kombetare ?

    Une propozoj qe tu meren te gjitha pronat dhe te perzehen nga Shqiperia pasardhsit e atyre qe shiten kete vend. Mundesisht te burgosen deri ne kthimin e arit qe ju vodh shetit tone
    Revolution 1848

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dilemat e Kastriot Myftarajt.
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 16:23
  2. Ilirėt - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  3. Refimet e adjutantit te Mbretit Zog
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 03:11
  4. Nje mbret ne dashuri-historia e mbretit Zog me te dashuren franceze
    Nga Kallmeti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-12-2002, 00:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •