Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Sollaku: Lesi s’ka asnjë provë ndaj Nanos

    Organi qendror i akuzës ka depozituar tek Servet Pëllumbi kërkesën për heqjen e imunitetit të Lesit.

    TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të deputetit Nikollë Lesi me qëllim fillimin e procedimit penal në ngarkim të tij. Kërkesa e firmosur nga kreu i prokurorisë shqiptare, Theodhori Sollaku, i është dorëzuar të premten kreut të kuvendit, Servet Pëllumbi. Sipas kësaj kërkese, organi qendror i akuzës kërkon heqjen e imunitetit dhe fillimin e procedimit për veprën penale të shpifjes. Çështja për të cilën prokuroria do të fillojë procedimin penal për shpifje është akuza që Nikollë Lesi ka bërë në drejtim të kryeministrit Nano sikur ky i fundit dhe Fehmi Abdiu janë regjistruar duke biseduar për të zhvilluar trafik armësh në Shqipëri. Lajmi është pohuar dje nga stafi i ngushtë i kreut të Kuvendit, Servet Pëllumbi.

    Kërkesa
    Paraditen e së premtes, kreu i prokurorisë Shqiptare ka firmosur një kërkesë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit të deputetit për Nikollë Lesin. Kjo kërkesë është dorëzuar në dorë të kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi. Burime nga stafi i ngushtë i Pëllumbit pohuan dje se Prokuroria e Përgjithshme e argumenton kërkesën e saj për deputetin Nikollë Lesi duke kërkuar që të fillojë ndaj tij procedimin penal për shpifje. Në këtë kërkesë kreu i prokurorisë ka shpjeguar se ndaj deputetit Lesi janë të gjitha kushtet që të fillohet një procedim penal për shpifje. Ai ka shpifur duke prezantuar si të vërtetë një kasetë, ku sipas tij, ishte përgjuar kryeministri Fatos Nano dhe ish- kryetari i komisionit të ligjeve, Fehmi Abdiu, duke biseduar për të zhvilluar një trafik armësh në Shqipëri. Në këtë bisedë, sipas materialeve të servirura nga Nikollë Lesi, Nano i kërkonte Abdiut ndryshimin e disa ligjeve për të lehtësuar trafikun e armëve që do të zhvillohej pak muaj më vonë. Tashmë kjo kërkesë për heqjen e imunitetit është regjistruar nga ana e Servet Pëllumbit dhe pritet që të shqyrtohet. Pas kësaj, do të caktohet edhe dita kur parlamenti do të vendosë për heqjen apo jo të imunitetit të deputetit Lesi.

    Hetimet.
    Përpara përpilimit të kërkesës për heqjen e imunitetit të Lesit, prokurori i përgjithshëm zhvilloi një mbledhje me grupin hetimor të ngarkur për çështjen e trafikut të armëve. Në këtë mbledhje, anëtarët e grupit hetimor i kanë shpjeguar kryeprokurorit Sollaku se pas gati katër muaj hetimesh nuk kishin arritur që të gjenin asgjë të vërtetë në lidhje me akuzat e bëra nga Nikollë Lesi. Sipas tyre, ishin verifikuar të gjitha gjërat e lexuara në dokumentin e paraqitur si transkriptimi i përgjimit por asnjëra pej tyre nuk kishte rezultuar e vërtetë. Deputetit Lesi i ishte kërkuar që të sillej kaseta audio ku ndodhej zëri i Fatos Nanos dhe Fehmi Abdiut por ai nuk e kishte bërë këtë gjë. Sipas dokumenteve të dorëzuara nga Lesi, kjo kasetë ishte transkriptuar nga majori i policisë dhe shefi i policisë së Kuçovës në atë kohë, Sokol Koçiu. Hetimet e mëtejshme të prokurorisë nuk arritën që të zbulojnë nëse kjo kasetë ekziston apo jo në të vërtetë dhe se kush e ka urdhëruar përgjimin në fjalë. Pasi kanë kryer të gjitha veprimet hetimore të nevojshme, prokurorët kanë vendosur që të bëjnë mbylljen e hetimeve për shkak të mungesës së elementëve të veprës penale. Këto gjera ata i kanë raportuar përpara shefit të tyre si dhe kanë kërkuar që të fillojnë procedimin penal për Nikollë Lesin me akuzën e shpifjes. Duke qenë se Nikollë Lesi gëzon imunitetin e deputetit, prokurorët i kanë kërkuar Sollakut që t’i bëjë një kërkesë kuvendit për heqjen e tij. Kjo pasi për sa kohë që Lesi gëzon imunitetin e deputetit, prokuroria nuk mund të zhvillojë asnjë veprim kundër tij.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  2. #2
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Lesi: Kasetën ma solli një njeri që nuk e njihja.

    TIRANË- Më 16 nëntor të vitit të kaluar, Nikollë Lesit i janë kërkuar shpjegime në prokurori në lidhje me kasetën tjetër, atë ku thuhet se janë përgjuar Fatos Nano dhe Fehmi Abdiu duke biseduar në lidhje me organizimin e një trafiku armësh. Në lidhje me këtë temë Nikollë Lesi ka dorëzuar në prokurori atë që ai e konsideron transkriptimin e kasetës audio që është regjistruar në Hotel Rogner. Ndërkohë, përsa i përket vetë kasetës audio, Lesi nuk ka pranuar që ta dorëzojë në prokurori. Ai ka deklaruar se transkriptimin ia ka dhënë një person që ai nuk e njihte. “Ma ka sjellë një njeri që unë nuk e njihja në zyrën time. Ishte një person që fliste gjysmë shqip e gjysmë anglisht. Ai më dha materialet dhe më pas u largua pa më thënë se kush ishte. Unë e pashë teksa po dilte jashtë dhe ai u ngjit në një makinë me targa CD, makinë të trupit diplomatik. Nuk e di se kush ishte ai njeri”,- ka thënë përpara prokurorëve Nikollë Lesi. Ai nuk ka dorëzuar në organin qendror të akuzës asnjë kasetë në lidhje me bisedën Nano- Abdiu për trafikun e armëve. Ndërkohë, prokuroria ka marrë në dorë vetëm transkriptimin e saj të firmosur në fund nga major Sokol Koçiu.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kuth.. gjeje ktu ne forum at biseden nano abdiu e fute ktu..

    KJ

    ---------

    E Enjte, 24 Shkurt 2005


    "VETEVRASJA" E PROKURORIT TE PERGJITHSHEM, SOLLAKU

    Pas keqperdorimit qe i beri kryeministri Nano, Kolegjit Penal te Gjykates se Larte vitin e kaluar, ku per t'i plotesuar deshirat inatcore gruas se tij, per faktet e botuara ne gazeten "Koha Jone", dje u be publik edhe fakti tjeter i dhimbshem per drejtesine e ketij vendi, ai i shperdorimit te kryeprokurorit te Republikes, zotit Sollaku. I detyruar nga presionet e kryeministrit qe te kenaqet me hakmarrjen personale e familjare ndaj deputetit botues, Nikolle Lesi, zoti Sollaku ka firmosur me 18 shkurt 2005 kerkesen per te filluar procedimin penal ndaj deputetit Lesi, qe nenkupton heqjen e imunitetit te tij. Tashme dihet se vjet ne seancen e 8 nentorit, kryeministri Nano deshtoi ne orvatjen e tij per t'i hequr imunitetin deputetit dhe botuesit te "Koha Jone", Lesi. Mbi bazen e fakteve te pakontestueshme te permendura ne kete seance, por edhe mbi bazen e padise se Fatos Nanos e te Fehmi Abdiut, Prokuroria e Pergjithshme filloi hetimin e akuzave te bera nga deputeti Lesi. Dy ishin akuzat; e para qe lidhej me nje dokument te transkriptuar nga Sokol Kociu mbi biseden e zotit Nano dhe Abdiu ne hotel "Ronger", qe lidhej me uljen e denimeve per trafikantet e armeve dhe disa ndryshime ne Kodin Penal qe lidheshin me keto trafiqe. Akuza tjeter lidhet me aksidentin e Shkallnuerit ne Durres, ku akuzohej kryeministri Nano si autor i aksidentit pa dashje, por i fshehjes se tij me dashje, veper qe denohet nga Kodi Penal. Ne lidhje me keto akuza, deputeti Lesi, me vullnetin e tij te lire, ka deshmuar ne organin e Prokurorise se Pergjithshme, vjet, per mbi kater ore dhe ka kerkuar bashke me 34 deputete te tjere ngritjen e nje komisioni hetimor parlamentar per te hetuar keto akuza publike e te verifikueshme. Sic dihet, mazhoranca me ne krye kryeministrin, e rrezoi kerkesen kushtetuese per ngritjen e komisionit hetimor parlamentar per keto akuza me pretekste absurde, nderkohe qe Kushtetuta e ka ne menyre taksative se me firmen e 35 deputeteve komisioni hetimor quhet i ngritur dhe nuk ka nevoje te votohet ne seance parlamentare. Zoti Nano, duke pasur friken e diskretitimit politik dhe publik, ia doli te mos lejonte ngritjen e tij. Kur kishte interes per veten e tij, zoti Nano e pranoi ngritjen e komisionit hetimor per Edi Ramen ne vitin 2003. Ishte e njejta procedure edhe atehere, vecse akuzohej Edi dhe jo Nano. Pra, rrezimi i komisionit hetimor parlamentar i dha krahe Prokurorit te Pergjithshem te Republikes, zotit Sollaku, i cili ne tre te shtuna te javes, dy te tilla i kalon me kryeministrin Nano, sa ne Sarande aq dhe ne Tirane tek restoranti ku iu vjen trofta e perzgjedhur. Pra, nuk mund te ishte ndryshe konkluzioni i Prokurorit Sollaku vecse pro Nanos dhe kunder drejtesise. Edhe ne kerkesen e tij qe po e botojme te plote sot ne "Koha Jone", ai ne menyre krejt amatoreske dhe aspak profesionale shprehet si gazetar amator dhe jo si jurist. "Nuk mund te jete firma e tij",- thote ai ne disa fragmente, nderkohe qe ekspertiza dhe Prokuroria kurrsesi s'mund te shprehen ne kete menyre. Prokuroria thote ose eshte ose nuk eshte firma e dikujt, pe te cilin behet fjale ne akuze. Duhet ta thote ne menyre te prere dhe jo evazive. Kerkesa e firmosur prej tij duket si e hartuar nga keshilltaret politike te kryeministrit, pasi keshilltaret juridike te Nanos nuk mund te lejonin gafa te tilla. Autori i transkriptimit, Sokol Kociu, asokohe zyrtar i larte i Prokurorise se Pergjithshme, thote edhe ne shkresen e kryeprokurorit Sollaku: "E kam bere vete transkriptimin e pergjimit te bisedes Nano-Abdiu", ndersa zoti Sollaku thekson se "nuk mund te jete firma e Kociut!". Tamam si ajo shprehja "Une them ja ujku, e ti thua ja gjurma!".

    Zoti Sollaku ne kerkesen e tij nuk thote asnje fjale se cfare u be me kaseten dhe dosjen e aksidentit te Shkallnuerit, ku Nano akuzohet per krimin dhe fshehjen e tij, bashke me percudnimin e kufomes pas hedhjes ne kanal. Perse nuk shkruan asnje rresht per kete ngjarje dhe hetim? Edhe Shkallnueri ishte pjese e kesaj ceshtjeje penale, porse zoti Sollaku e ka fshire fare kete pjese. Cka ndodhur qe edhe per kete hetim ai hesht, perderisa ishte pjese e akuzes ne te njejten ceshtje dhe pjese e dosjes hetimore? Nese e ka mbyllur ceshtjen penale zoti Sollaku, ai nuk mund te mbylle ate per pergjimin Nano-Abdiu dhe te heshte per Shkallnuerin. Ose e kunderta. Ndaj jane shkelje te theksuara juridike ne kete kerkese te hartuar e te firmosur nen presion e urdhra te kryeministrit.

    Prandaj duhej komisioni hetimor parlamentar qe te hetonte ne menyre te paanshme si Prokurorine e Pergjithshme, si kryeministrin, ashtu dhe deputetin Lesi. Nje gje e tille do behet pas zgjedhjeve parlamentare si per zotin Nano, ashtu dhe per Prokurorin e Pergjithshem te Republikes, zotin Sollaku, i cili eshte i vetmi zyrtar i larte qe nuk ka mandat kufizues, mund te rrije derisa te vdese. Ne lidhje me kete lapsus kushtetues po pergatitet edhe amandamenti i nevojshem nga nje grup deputetesh, qe te kufizohet nje mandat qe del se keqperdoret si nga ai qe e mban, si nga kryeministri.

    Dje zoti Sollaku u zgjua nga gjumi tre vjecar mbi dosjet e krimit. I vrane shoferin e tij ne prani te gruas dhe femijes dhe nuk guxon te arrestoje e te gjeje autorin. I ka plot denoncimet per ish-ministra, ministra, deputete e zyrtare te larte per vjedhje e shkelje ligjore e nuk bezan. Vetem dje ai u zgjua duke vetevrare veten e tij juridikisht dhe politikisht duke u pozicionuar ne krahun e zotit Nano, gje qe shkel kushtetueshmerine, profesionalizmin dhe qytetarine e tij.

    Alban Mati

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kociu: Biseden Nano-Abdiu e pergjova krejt rastesisht

    Lajmi i ores 8:15 AM


    TIRANE (24 Shkurt) -Ky eshte materiali i plote qe Prokuroria e Pergjithshme i ka paraqitur pak dite me pare parlamentit, duke kerkuar autorizim per ndjekje penale ndaj deputetit Nikolle Lesi, per akuzen "shpifje per shkak te detyres". Materiali mban daten 18 shkurt 2005. Te nderuar deputete! Ne date 10 nentor 2004, zyra e Prokurorit te Pergjithshem ka regjistruar procedimin penal per veprat penale te trafikimit te armeve, te shpifjes per shkak te detyres dhe te shperdorimit te detyres, vepra penale keto te parashikuara nga nenet 278/a, 240/2 dhe 248 te Kodit Penal. Si baze per regjistrimin e ketij procedimi kane sherbyer njoftimet e marra nga deklarimet e shtetasit Nikoll Lesi, ne cilesine e deputetit, te bera ne seancen plenare te Kuvendit te dates 8 nentor 2004. Thelbi i ketyre deklarimeve ishte: "Zoti Fatos Nano, me detyre kryeminister, me date 15 dhjetor 1997 ka zhvilluar nje bisede me zotin Fehmi Abdiu, ish-deputet, per te inicuar shfuqizimin e ndryshimeve te Kodit Penal te bera ne dhjetor te vitit 1996, me qellim qe te krijonin vakuum ligjor per te mos u denuar veprimtaria e trafikut te armeve. Ne kete menyre, ata do t'i krijonin mundesi vetes te kryenin trafik armesh, te fitonin para nga kjo veprimtari dhe t'i shmangeshin pergjegjesise penale"?(red) ?Hetimet e deritanishme te ketij procedimi kane provuar se ajo qe eshte deklaruar nga z. Nikoll Lesi ne seancen e dates 8 nentor 2004 dhe qe u permend me siper, nuk eshte e vertete. Nuk ka asnje fakt qe te provoje se biseda e mesiperme eshte zhvilluar. Duke iu referuar deklarimeve te z. Nikoll Lesi ne prokurori dhe materialeve te dorezuara prej tij, rezulton se ai disponon vetem nje dokument te perbere nga pese flete te faksuara. Prej tij nuk eshte dorezuar as kasete, ku te jete incizuar biseda e pretenduar midis zoterinjve Fatos Nano dhe Fehmi Abdiu, dhe as procesverbal origjinal te transkriptimit te kesaj bisede. Sipas tij, tekstin e dokumentit qe lexoi para Kuvendit ia kishte dhene nje shtetas i huaj, perfaqesues i nje ambasade mike ne Tirane. Shtetasit Fatos Nano dhe Fehmi Abdiu, te pyetur nga organi i akuzes, deklaruan se asgje nuk eshte e vertete ne lidhje me deklarimet e zotit Lesi, te cituara me siper. Nga hetimet e zhvilluara ne lidhje me dokumentin e paraqitur nga z. Nikoll Lesi, ka rezultuar se ai nuk paraqet te dhena reale dhe eshte dokument i manipuluar. Ky konkluzion arrihet nga provat e meposhtme: 1-Dokumenti i disponuar nga z. Nikoll Lesi dhe i lexuar ne seancen e Kuvendit te dates 8.11.2004 eshte nje dokument i faksuar dhe i prejardhur nga nje dokument qe disponohej nga shtetasi Mero Baze, dorezuar ne prokurori prej ketij te fundit. Dokumenti nga i cili ka prejardhjen dokumenti i lexuar ne Kuvend nga z. Nikoll Lesi, nuk eshte dokument origjinal, por eshte dokument i kaluar ne proceset e skanimit, printimit dhe fotokopjimit, gje qe te krijon bindjen per manipulimin e permbajtjes se tij. 2-Ekspertimi provoi se nenshkrimi dhe data qe ndodhen ne faqen e pare te dokumentit te prezantuar nga z. Nikoll Lesi dhe te deklaruara si te shkruara nga z. Arben Rakipi, nuk duhet te jene te tij. 3-Nga ekspertimi i nenshkrimeve ne fund te cdo faqeje te dokumentit, ka rezultuar se nenshkrimi ne faqen e pare nuk ka elemente te mjaftueshme per krahasim, nenshkrimet ne tre faqet pasardhese duhet te jene te shtetasit Sokol Kociu, ndersa nenshkrimi ne faqen e fundit nuk duhet te jete i shtetasit Sokol Kociu. 4-Nga deklarimet e shtetasit Arben Rakipi, rezulton se ai nuk ka asnje dijeni rreth ketij materiali dhe se nuk i eshte dorezuar nga asnje person nje material me permbajtjen e dokumentit te prezantuar nga z. Nikoll Lesi. 5-Nga hetimi i kryer ne arkivat e institucioneve te Prokurorise se Pergjithshme, SHISH-it, Ministrise se Rendit Publik dhe Ministrise se Mbrojtjes, rezultoi se nje material i tille (dokument apo kasete) nuk disponohet as fizikisht dhe as i evidentuar ne regjistra? (red). I pyetur rreth kesaj ceshtjeje, shtetasi Sokol Kociu pranon se ai ka pergjuar nje bisede te tille ne hotel "Rogner" midis z. Fatos Nano dhe z. Fehmi Abdiu. Sipas tij, pergjimi ka ndodhur rastesisht, ai e kishte montuar aparaturen e pergjimit per te incizuar biseden midis nje miku te tij dhe nje zyrtari, sepse ky i fundit i kishte kerkuar te parit nje shume parash per te mbaruar nje pune. Sipas deklarimeve te shtetasit Sokol Kociu, nje kopje te kasetes dhe procesverbalit te transkriptimit ia dorezoi ish-Prokurorit te Pergjithshem Arben Rakipi, dhe nje kopje e mbajti per vete ne shtepi. Hetimi ka provuar se deklarimet e Sokol Kociut nuk jane te verteta. 1-Ndersa ne dokumentin e lexuar nga z. Lesi thuhet se regjistrimi i bisedes eshte bere ne date 15 janar 1998, ora 17.20-17.40, provohet se ne kete date kryeministri ka qene me sherbim jashte shtetit. 2-Deklarimi i tij se nje kopje te kasetes dhe procesverbalit te transkriptimit ia ka dorezuar ish-Prokurorit te Pergjithshem dhe se ai ka nenshkruar mbi dokument, provohet se nuk eshte i vertete. Kjo per faktin se shtetasi Arben Rakipi mohon nje fakt te tille, per faktin se nga akti i ekspertimit rezulton se firma dhe data ne faqen e pare te dokumentit nuk duhet te jene te Arben Rakipit, dhe per faktin se ne arkiven e Prokurorise se Pergjithshme nuk ka asnje material te tille te depozituar. 3-Gjithashtu, deklarimi i tij se nje kopje te materialeve te pergjimit i ka pasur ne shtepi, provohet se nuk eshte i vertete. Shtetesja Filjana Veizi, bashkeshortja e tij, deklaron se nuk ka asnje dijeni per materialet e pergjimit objekt hetimi. Sipas saj, nese do te disponoheshin keto materiale, ajo nuk do te ngurronte t'i perdorte per te ndikuar ne shmangien nga pergjegjesia penale e te shoqit, ne procedimin penal ne ngarkim te tij. 4-Deklarimi i shtetasit Sokol Kociu se nenshkrimet ne fund te cdo faqeje te dokumentit te paraqitur nga z. Nikoll Lesi jane te tij, eshte ne kundershtim me konkluzionin e aktit te ekspertimit se nenshkrimi ne fund te faqes pese te dokumentit nuk duhet te jete i tij. Vec sa me siper, z. Nikolle Lesi ne fjalen e tij ne Kuvend, per te bere te besueshem deklarimin se midis zoterinjve Fatos Nano e Fehmi Abdiu eshte bere nje bisede me permbajtjen e permendur me lart, u referohet ndryshimeve te bera ne Kodin Penal me nisme te z. Fehmi Abdiu, te cilat, sipas tij, e bejne te padenueshem fenomenin e trafikimit te armeve dhe shmangin konfiskimin e te ardhurave qe rrjedhin nga ky trafik. Nga hetimi eshte provuar se ? (red) ?keto ndryshime nuk e kane bere te padenueshem as fenomenin e trafikut te armeve dhe as konfiskimin e te ardhurave nga ky trafik? ?Gjithashtu, hetimet kane provuar se kryeministri Fatos Nano dhe ish-deputeti Fehmi Abdiu nuk kane kryer veprimtari kriminale qe ka te beje me trafik armesh. Vepra penale e shpifjes e konsumuar nga z. Nikoll Lesi, per te cilen kerkojme autorizim per procedim, konsiston ne faktin se ai, publikisht, perhapi thenie te paverteta dhe me qellim diskreditimi te punonjesve shteterore, zoterinjve Fatos Nano dhe Fehmi Abdiu, sikur ne 15 dhjetor te vitit 1997 midis tyre eshte zhvilluar nje bisede, ne thelb te se ciles qendron gjoja perpjekja kriminale e tyre per te inicuar shfuqizimin e ndryshimeve te Kodit Penal? (red). Ne kete menyre, ata do t'i krijonin mundesi vetes te kryenin trafik armesh, te fitonin para nga kjo veprimtari dhe t'i shmangeshin pergjegjesise penale. Per kete veprim te deputetit Nikoll Lesi kane paraqitur ankim per te ushtruar ndjekje penale zoterinjte Fatos Nano dhe Fehmi Abdiu. Ne kete menyre, z. Nikoll Lesi ka konsumuar elementet e vepres penale te shpifjes per shkak te detyres, e kryer boterisht, ne dem te punonjesit shteteror, ne rastin konkret ne dem te kryeministrit z. Fatos Nano dhe ish-deputetit Fehmi Abdiu, parashikuar si veper penale nga neni 240/2 i Kodit Penal. Z. Nikoll Lesi ka qene i ndergjegjshem se po bente publike thenie te paverteta per biseden Nano-Abdiu. Ky fakt provohet me leximin dhe komentimin ne menyre denigruese te nje dokumenti, qe dinte se ishte fotokopje, i faksuar dhe i perpiluar nga nje autor ku ishte i fshire identiteti i tij dhe ishte i palexueshem me sy te lire, qe nuk i ra ne dore ne rruge zyrtare apo nga ndonje person a burim i identifikueshem. Vec sa me siper, kjo provohet edhe me faktin se z. Lesi, duke qene profesionist ne gazetari dhe ne politike, nuk mund te bente publike dhe ta paraqiste si te vertete nje dokument i cili jo vetem qe nuk eshte ne origjinal, por nuk ka asnje element te nje dokumenti zyrtar. Hetimet kane provuar se dokumenti qe eshte lexuar nga z. Lesi per gjoja biseden e pergjuar Nano-Abdiu, para se te disponohej nga z. Lesi, eshte disponuar nga z. Mero Baze, i cili ka deklaruar se nuk e ka publikuar ate para leximit te z. Lesi ne seancen e Kuvendit, pasi ne mungese te kasetes dhe te dokumentit origjinal, nuk ishte bindes. Ai deklaron se e ka publikuar ate vetem pasi ka degjuar ne Kuvend se z. Lesi zoteronte kaseten perkatese. Qe z. Nikoll Lesi ka pasur si qellim diskreditimin e figures se punonjesve te larte shteterore dhe asnje qellim tjeter pozitiv, sikurse pretendon ai, provohet edhe me sa me poshte: Se pari: Me disponimin e dokumentit nuk ka bere asnje perpjekje per ta paraqitur ate ne organet kompetente, por e publikon ate ne diten dhe seancen e Kuvendit ku diskutohej imuniteti i tij. Se dyti: Edhe pse i bindur se dispononte nje dokument me permbajtje joreale, per te realizuar qellimin tij denigrues, gjate leximit te tij ne seancen e Kuvendit, ben deklarime qe realisht nuk ishin te pasqyruara as ne dokument, duke i atribuar z. Fatos Nano shprehje qe jane diskredituese per figuren e tij. Se treti? (red). Vepren penale te shpifjes z. Lesi e ka konsumuar nisur nga motive qe, duke diskredituar figuren e dy funksionareve te larte shteterore, e vecanerisht te kryeministrit z. Fatos Nano, te terheqe vemendjen e deputeteve per te mos e votuar kerkesen e Gjykates se Larte per dhenie leje per procedim ndaj tij, ne nje proces ku e demtuar ishte bashkeshortja e kryeministrit. Per sa me siper, bazuar ne nenin 288/1 te Kodit te Procedures Penale, kerkojme autorizim per procedim penal ne ngarkim te deputetit te Kuvendit te Shqiperise, z. Nikoll Lesi. Prokurori i Pergjithshem. db/db (GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Teksti i lexuar nga deputeti Lesi ne seancen e 8 nentorit ne Kuvend.

    Transkriptimi

    Sot ne Tirane, me date 15.12.1997, u krye transkriptimi midis shtetasve Fatos Nano dhe Fehmi Abdiu, regjistruar gjate pergjimit ne ambjentet e bar hotel "Rogner", tavolina A20. Regjistrimi i pergjimit fillon ne oren 17.40 te dates 15.12.1997 dhe mbaron ne oren 18.05 te dates 15.12.1997.

    FEHMI ABDIU: "Sidoqofte bere shume mire zoti Kryeminister, ai shtangu kur te pa. Sic duket mendoi se do ta shaje".

    FATOS NANO: "E kush e can ****** per ate. Me shume i fola prej teje, plehres. Do t'ia tregoj mire se kush jam, pasi ka ardhur radha, kam hesape te tjera tani..."

    KAMARIERJA: "Mirembrema, do te porosisni tani, apo te vije me vone?"

    FATOS NANO: "Jo jo, tani se nuk kam kohe. Per mua nje uje xhin-tonik dhe nje kafe te mire, keshtu sic je ti bukuroshe".

    FEHMI ABDIU: "Per mua nje leng portokalli dhe nje kafe".

    KAMARIERJA: "Si urdheron!"

    FEHMI ABDIU: "Zoti Kryeminister, kot u munduat, se e kishim lene per neser".

    FATOS NANO: "Jo jo, nuk ka problem, ti ke ardhur apostafat me urgjence dhe mua me intereson shume kjo ceshtje. Si ja bere? E gjete zgjidhjen?"

    FEHMI ABDIU: "Po! Besoj se e kam gjetur per te gjitha ato qe me ke thene, vetem po qe se me kundershton Thimio (Kondi)".

    FATOS NANO: "Vazhdo, se nuk ka ***** ai te te kundershtoje".

    FEHMI ABDIU: "Atehere po flas me shkurt, meqenese nuk kemi kohe. Une e kam gjetur zgjidhjen me te mire te mundshme dhe e kam gati materialin. Po si fillim duhet te shfuqizojme nje ligj te Saliut (Berishes)".

    FATOS NANO: "Akoma me ate kafshen ti?"

    FEHMI ABDIU: "Nuk mund te veprojme dot ndryshe, eshte shume e rendesishme kjo ceshtje dhe perben rrezik per neser. Vjet ne dhjetor, Parlamenti ka miratuar disa shtesa ne Kodin Penal, ku jane shtuar dhe ndryshuar 40 dispozita. Eshte shtuar trafiku i njerezve me konfiskim te mjeteve, si per shembull makinat qe transportojne klandestinet, gomonet, skafe, etj. Eshte shtuar fshehja e pasurise se vene nga krimet dhe kjo me konfiskim te pasurise nese provohet. Eshte shtuar trafiku i narkotikeve".

    FATOS NANO: "Ne c'kuptim? Pse deri para ketij ligji nuk ka patur denim per trafikantet?"

    FEHMI ABDIU: "Jo! Sipas ligjit tone, import-eksporti dhe tranzitimi nuk denoheshin".

    FATOS NANO: "Vazhdo, vazhdo".

    FEHMI ABDIU: "Jane shtuar dispozitat per doganat, fshehjen e te ardhurave, konfiskime lokaleve per prostituta, etj".

    KAMARIERJA: "Me falni, doni gje tjeter?"

    FATOS NANO: "Ik ore pirdhu!"

    FEHMI ABDIU: "Po ajo qe eshte me e rendesishmja, ka ndryshuar ne nenet 280 te Kodit Penal dhe e ka trajtuar si dispozite te vecante vetem per trafikun e armeve. I ka futur nje sanksion deri ne 15 vjet burg dhe me konfiskim te pasurise per trafikun e armeve. Prandaj duhet ta shfuqizojme kete ligj dhe mundesisht menjehere, qe cdo gje te jete e sigurte, sidomos per problemin e armeve, ato je i interesuar zoti Kryeminister".

    FATOS NANO: "Cfare inventar leshi, depot jane shperthyer nga te gjitha anet".

    FEHMI ABDIU: "Por te gjitha jane me numer te stampuar dhe shumica jane neper depo, qe nuk jane prekur. Le pastaj qe Gramshi nuk eshte prekur fare".

    FATOS NANO: "Po, ke te drejte. He per he, Gramshin nuk do ta ngacmojme deri sa te gjejme nje zgjidhje. Kemi qene boll ne opozite, duhen ca para".

    FEHMI ABDIU: "Meqenese eshte shfuqizimi i ligjit, qe te pakten po ndodhi gje, askush te mos mbaje pergjegjesi penale, por te mbetet histori gazetash, e shoqeruar me ndonje koke turku".

    FATOS NANO: "Bukur! Atehere cfare do nga une?"

    FEHMI ABDIU: "Dua vetem qe te mos kete ndonje reagim nga deputetet socialiste".

    FATOS NANO: "Kaq pak kerkon?"

    FEHMI ABDIU: "Per mua eshte kryesorja".

    FATOS NANO: "Deputetet e mi? Nuk ua mban ***** atyre. Po te dua, i tredh te gjithe. Dakort?! Na vafte mbare! Ne qofte se do te funksionoje sic duhet dhe ne qofte se nuk na perzihet ndonje ... neper kembe, veme bast se do ta mbajme 50 vjete te tjera pushtetin. Po per doganat si ia bere?"

    FEHMI ABDIU: "Aty jane te gjitha. Po u shfuqizua ligji, hapen dyert per gjithcka dhe mbyllen kur te duam ne".

    FATOS NANO: "Kuptoj! Edhe ti ke friken e nje pederasti, qe i shpeton shurra kur me shikon mua!?"

    FEHMI ABDIU: "Nuk eshte puna aty. Thimio (Kondi) i ka te gjitha, egoist, grindavec, inatci dhe do te dale ai para teje si shpetimtari i situates".

    FATOS NANO: "Mor cfare t'i bej qe eshte spiun ... dhe ti e di mire qe me detyruan qe ta bej kryetar. Por po te ishte per mua, ai kishte marre arratine, qeni".

    FEHMI ABDIU: "E di, e di. Tani jam i qete dhe e quaj kete pune te mbaruar".

    FATOS NANO: "Meqe kete pune e quan te mbaruar, quaje te mbaruar edhe punen e Kryetarit te Gjykates Kushtetuese. Keshtu qe nuk do te kete bir kurve qe te te beje pordhe, jo Thimio *****, por as Bill Klintoni. Vetem se shiko te zgjedhesh ushtare qe ... nenen, se ndryshe nuk te thone baba. Nuk behet shaka aty. Ndodhi gje ne Parlament, te pakten te kemi nje sigurese ne Gjykaten Kushtetuese. Boll kemi mbajtur ***** ne opozite. Tani te fitojme para, o Fehmi se nje jete kemi".

    FEHMI ABDIU: "Ta them kete, se aty e kam pak te veshtire qe t'i ve nje here e pastaj t'i heq. Nuk eshte njesoj si me keta te tjeret, qe jane nje laps plumbi".

    FATOS NANO: "Mos u bej merak, se nuk do te te zhgenjej. Por per pak desh harrova. Kam degjuar se ata te (Bujar) Bukoshit jane lidhur me Saliun, keshtu qe mund te na prishin pazaret".

    FEHMI ABDIU: "Per cfare e ke fjalen?"

    KAMARIERJA: "Do te porosisni dicka tjeter?"

    FATOS NANO: "Ik ore pirdhu!"

    FATOS NANO: "Na bej llogarine".

    FEHMI ABDIU: "Jo do paguaj une, se kam sebep".

    FATOS NANO: "Une e kam lajmin me te mire se ti. Do fitojme para".

    FATOS NANO: "Mbaji, mbaji ti kamariere. Per cfare e kishe fjalen Fehmi?"

    FEHMI ABDIU: "Mendoj se do te perzihen edhe ata ne lojen e armeve dhe me siguri qe do te na prishin pazaret. Ose akoma me keq, mund te na bejne gjeme te madhe".

    FATOS NANO: "Faktikisht, ne nje fare menyre ke te drejte. Por jo per ate kafshen. Dikush tjeter eshte perzier ne kete histori. Ai ********** me ben te mendohem pak. (Fatos) Klosi me ka thene se kane bere nje lidhje me nje deputet te PD-se. Por akoma nuk di gje te sakte. Sipas tij, behet fjale ne lidhje edhe per Ahmet Krasniqin. Po (Fatos) Klosi eshte kurve e keqe, intrige e gjalle. Sidoqofte deri tani, cdo gje eshte ne kontroll, por nuk jam plotesisht i sigurte. Prandaj ia kam lene ne dore ketij pisi, qe edhe po ndodhi gje, ta coj ne te semes. Nejse, ku e lame?"

    FEHMI ABDIU: "Mbaruam. Une jam gati qe ne janar te paraqese ne Kuvend kerkesen per shfyqizimin e ligjit".

    FATOS NANO: "Jo, jo, me shpejt".

    FEHMI ABDIU: "E kam veshtire".

    FATOS NANO: "S'ka problem. Me mire keshtu, shikoje edhe nje here me kujdes. Kemi gje tjeter?"

    FEHMI ABDIU: "Kisha nje kerkese te vogel".

    FATOS NANO: "Vetem mes nesh kerko, se do kesh mundesi te fitosh ti dhe yt bir".

    FEHMI ABDIU: "Jo, jo. Behet fjale per t'i rregulluar nje vend pune nje juristeje. E kam porosi nga miku im i ngushte".

    FATOS NANO: "......"

    FEHMI ABDIU: "C'eshte ajo fjale, jam burre i vjeter, nuk e bej dot".

    FATOS NANO: "U be Buqja katunare. Per Ministrine e Drejtesise, kur te duash me thuaj. Per andej nga Gjykata, mundohu vete tani, ose kur te fillosh ne Gjykaten Kushtetuese. Une vete nuk i them atij legenit, se nuk ia rris vlerat".

    FEHMI ABDIU: "Jo, jo, per Xhepin s'ka problem se flas vete".

    FATOS NANO: "Kujdes me ate Rexhep ******. Eshte ****, por merri anen".

    FEHMI ABDIU: "E rregulloj une me ate".

    FATOS NANO: "Megjithate kujdes, qe te mos kuptoj gje. Eshte shtrige ai, **** eshte. Nje *** jane, si ai, si Serveti dhe Namiku. Me keto te dy mos fol".
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  6. #6
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Koçiu: Përgjuesi në Rogner, për një zyrtar që kërkoi ryshfet.

    TIRANË- Sokol Koçiu është i vetmi person që ka mbështetur deklaratën e Lesit si dhe ka pranuar që të ketë bërë përgjimin dhe transkriptimin e bisedës për trafikun e armëve. Në atë kohë Sokol Koçiu ishte major dhe shefi i policisë së Kuçovës ndërsa tashmë është i dënuar për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. I pyetur rreth kësaj çështjeje nga prokuroria ai ka pohuar se ka përgjuar bisedën e kryer në hotel “Rogner” ndërmjet Fatos Nanos dhe Fehmi Abdiut. Sipas tij, përgjimi ka ndodhur krejt rastësisht dhe nuk ishte i planifikuar. Ai kishte montuar aparaturën e përgjimit për të regjistruar bisedën ndërmjet një mikut të tij dhe një zyrtari, sepse ky i fundit i kishte kërkuar mikut të Koçiut një shumë parash për të mbaruar një punë. Më pas ai ka pohuar se një kopje të kasetës dhe procesverbalit origjinal të përgjimit ia ka dorëzuar ish- prokurorit të përgjithshëm, Arben Rakipi. Ndërkohë kopjen tjetër ai e ka mbajtur për vete në shtëpinë e tij. Madje Koçiu pretendon se të gjitha nënshkrimet në çdo faqe të kasetës janë të tijat dhe ai në faqen e parë i Arben Rakipit. Vetë Rakipi e mohon këtë fakt ndërsa ekspertimet e kaligrafisë kanë treguar se firma nuk është e ish- kryeprokurorit. Sipas ekspertëve, as firma e faqes së fundit të transkriptimit nuk është e shtetasit Sokol Koçiu. Edhe kontrollet në shtëpinë e Sokol Koçiut dhe marrja në pyetje e bashkëshortes së tij tregojnë se nuk ekziston asnjë kasetë ose transkriptim i bisedës së pretenduar të Nano- Abdiu.

    Arben Rakipi
    Nga deklarimet e tij në prokurori rezulton se nuk ka pasur asnjë herë dijeni rreth materialit të lexuar nga Nikollë Lesi në Parlament. Ish- prokurorit të përgjithshëm asnjëherë nuk i është dorëzuar nga asnjë person një material me përmbajtje të tillë.

    Fatos Nano
    I pyetur nga prokurorët e çështjes, kryeministri ka mohuar ekzistencën e një bisede të tillë ndërmjet tij dhe Fehmi Abdiut. Sipas tij, nuk ka asgjë të vërtetë në deklarimet e Lesit në Parlament. Për më tepër atë ditë ai ndodhej jashtë Shqipërisë.

    Fehmi Abdiu
    Pasi është pyetur nga Prokuroria e Përgjithshme ish- kreu i Gjykatës Kushtetuese dhe kryetari i komisionit parlamentar të Ligjeve ka pohuar se biseda e pretenduar nga Nikollë Lesi nuk është zhvilluar asnjëherë. Kur është njohur me pretendimet ai ka bërë kallëzim penal për Lesin.

    Filjana Veizaj
    Bashkëshortja e Sokol Koçiut ka deklaruar përpara prokurorëve se nuk ka asnjë dijeni për materialet e përgjimit, të cilat janë edhe objekti i hetimit. Sipas saj, nëse do të dispononte këto materiale nuk do të nguronte t’i publikonte për të shpëtuar të shoqin.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shekulli

    ---

    Deputeti Lesi:


    Do perballem me drejtesine, kryeprokurori Sollaku i varur nga politika

    23/02/2005 - TIRANE

    -Lajmi per kerkesen e heqjes se imunitetit te deputetit Nikoll Lesi konfirmohet nga burime zyrtare te Prokurorise se Pergjithshme, ndersa kreu i PDK dhe botuesi i te perditshmes, "Koha Jone" shprehet se nuk ka frike nga e verteta dhe se do te perballet me drejtesine per te mbrojtur imunitetin e tij.

    "Theodhori Sollaku ka 3 vjet qe fle mbi dosjet e krimit. Ai nuk ka mundur te zbardhe as vrasesin e shoferit te tij. Sollaku eshte nje prokuror i varur nga politika. Une fillimisht dua te njihem zyrtarisht me kerkesen edhe nga pikpamja juridike", u shperh deputeti Lesi. Prokuroria e Pergjithshme i kerkon Kuvendit heqjen e imunitetit te deputetit Nikolle Lesi me qellim fillimin e procedimit penal ne ngarkim te tij. Kerkesa eshte firmosur nga kreu i prokurorise shqiptare, Theodhori Sollaku, dhe i eshte dorezuar te premten kreut te kuvendit, Servet Pellumbi. Sipas kesaj kerkese, organi qendror i akuzes kerkon heqjen e imunitetit dhe fillimin e procedimit per vepren penale te shpifjes. Ceshtja per te cilen prokuroria do te filloje procedimin penal per shpifje eshte akuza qe Nikolle Lesi ka bere ne drejtim te kryeministrit Nano sikur ky i fundit dhe Fehmi Abdiu jane regjistruar duke biseduar per te zhvilluar trafik armesh ne Shqiperi.




    ----




    hmmmm...


    altini i arapajve shum lehte vrau.. shum lehte u zhduk.. shume lehte kaptoj Kufijte dhe shum lehte i mori "letrat" ne bruksel..

    dhe imelda "mat Harrja" e Bandes hakmarrja shum te lehte e pati hetuesine dhe fare lehte mori qendrim ne shtepi ne vend te biruces..


    a behen kto pa ndihmen e nje b.ole madhi te nivelit nano-vin.. ?

    jooo tha Lopa kali delja e gomari.. edhe brari.. si thu ti Kutho.. cthon tironcit ..apo heshtin cne me lazem thojn besoj...

    vin - shkurtim i ed-vin.. rames..




    Altini kot per qejf nuk e vrau shoferin e Dhor Dhj.ers Sallakut..

    I mjeri Dhor sa ne hall eshte..

    Koburet e Mafies te zen prit ku nuk e pret..

    Te shikojm Lesin ..edhe i vetem.. a do te jete .. trim ne Lufte..

    Kam frik mos ja gjen qose Veton Hashim Xha-viti.. ndoj tip "Llapi " me ja fut ndoj k.oqe plumb te ngratit Les..


    Dramatike eshte situata..

    Biseda Nano Abdi eshte aq e vertete sa 1 e 1 qe bejn dy...por problemi eshte se do e thyejn Kociun qe e kan ne biruc.. por ishallah e ka Lesi diku Kaseten Akustike..



    Kjo eshte ngjarja e Vitit..


    Ky eshte "ROGNERGEJTI" Shqiptar.. i nanos .. bile me interesant se "uotergejt" i Niksonit..

    Mbahu Nikoll !!!!!!!!!!!!!!!

  8. #8
    ErionB
    Anëtarësuar
    05-05-2004
    Vendndodhja
    Ne toke!!
    Postime
    125
    ndonese nuk ja kam haberin ceshtjeve juridike dhe si shkruhet nje akt-akuze, por pa ekzagjerim c'fare lexova me siper eshte nje tragji-komedi. Ku e kane shpordhur vendin tone te dashur keta kriminele eshte per te vrare veten. Institucionet me te larta shteterore mos te jene ne gjendje te formulojne nje akuze si duhet???????
    obobobobo ika se smundem me

  9. #9
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Nese ligji eshte ndryshuar dhe ekzsiton nje deshmitar qe deshmon pergjimin e bisedes me duket pak e cuditshme qe prokuroria ne vend qe te kerkoje heqjen e imunitetit per te akuzuarin e kerkon per akuzuesin ....

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    KJ


    ---

    E Premte, 25 Shkurt 2005


    LETER E HAPUR

    Zoti Lesi,

    Duke ndjekur debatin tuaj me kryeministrin e tanishem (po i permend vetem postin se nuk ia ze dot emrin), perpiqem t'i analizoj gjerat me thelle, per te kuptuar deri ku shkon e keqja qe na ka kapluar prej kohesh. uk i di motivet e perpjekjeve tuaja per te ndricuar disa gjera te renda e te hidhura qe lidhen drejtpersedrejti me kryeministrin, por jam i bindur se edhe nese ne deklarimet tuaja mund te kete gjera te paqarta, zullumet e atyre njerezve ne krye te pushtetit (jo te shtetit, se ky nuk ekziston ose nuk funskionon) jane aq te renda sa justifikojne cdo reagim. Kryetari i pushtetit aktual i ka hipur kalit se prapthi dhe nje Zot e di se ku do ta mbaje turrin. Por nje gje eshte e sigurte; per te arritur atje ku do ai, nuk do te ngurroje ta gropose kete vend edhe me thelle nga sa e ka groposur. Se nga i vjen kjo aftesi nuk jam ne gjendje ta kuptoj; se nga i vjen kjo perbuzje dhe mllef per kete vend qe quhet Shqiperi dhe njerezit e saj, as psikanaliza frojdiane nuk me ndihmon. E ka ndare mendjen qe te beje cfare te doje dhe i eshte mbushur mendja se askush nuk mund ta pengoje. Jeniceret e partise se tij i ka tredhur deri aty sa i peshtyn e i akuzon per nje mije te zezat, e ata nuk guxojne te kene dinjitetin me minimal. U fyen edhe familjet e pastaj i fut ne qeveri. Ndonje qe iu kundervu, e largoi nga partia. Sic duket ne oborrin e tij e keqja ka arritur ne piken e ngopjes dhe nuk ka prapakthehu. E ka ndare mendjen t'i bjere botes kryq e terthor me taborrin e tij per qejfe e me parate e mjeraneve te ketij vendi, kur keta te fundit mbyten ne det, rrezikohen nga uria prej fatkeqesive natyrore, dhe ku te rinjte vetem enderrojne te largohen per nje fat me te mire ne vende te tjera.

    Pasi ka bere sus partine e tij, me ata fare burrash qe nuk shkojne as ne ....pa lejen e tij, administraten qe e ka kthyer ne oborrin e vet, duket se ka vendosur te nenshtroje perfundimisht edhe vete popullin e ketij vendi, ose te pakten keshtu enderron. Eksperienca e nje gjeje te tille ekziston sepse eshte jo shume e larget, me pak se dy dekada. Dhe ai e njeh mire ate lloj psikologjie. Institucionet prej kohesh i ka nenshtruar, perfshire edhe Prokurorine. Kjo e fundit nuk ka arritur ne gjithe keto vite te hape nje dosje korrupsioni, i cili po i merr shpirtin ketij vendi dhe Shqiperia tregohet me gisht per nje gje te tille. Para etheve te tij per pushtet, para e sundim, eshte i pafuqishem edhe kryetari i shtetit.

    Pasi disa muajsh pushteti do vihet ne prove. Kryetari i pushtetit te tanishem ka pergatitur skenaret per ta ruajtur ate. Tani po nxjerr nga menga nje karte te tmerrshme me te cilen kercenon duke paralajmeruar tmerrin e madh nese ndokush tjeter, pervec atij, vjen ne pushtet. Nese fiton dikush tjeter, vendin e pret lufta veri-jug, domethene shkaterrimi, gjakderdhja, coptimi e cdo gje tjeter qe i prodhon mendja e zeze e pushtetarit kryesor te vendit. Prandaj, ti zoti Lesi mos u habit se si merr guximin ai te te padise e te fuse ne burg, kur ai eshte gati t'i vere zjarrin vendit per hir te parase. Natyrisht ai do te ike per vete dhe zjarrin qe do ndizte do ta kundronte nga larg, e pastaj do te kthehej, apo do ta dergonin ne rolin e zjarrfikesit. Ne lufte ai nuk eshte trim dhe i mbush mire b.... Le te tjere budallenj te luftojne. Eshte i sigurte qe e ka nje tabor fanatikesh pas vetes qe jane gati te ndezin pishtaret. Pak kohe me pare na kercenoi me skenarin e Qipros, kurse tani e thote hapur ate qe mendon te pergatise nese humbet parajsen e vjedhur nga kafshata e mjeraneve te ketij vendi. Skenari i tij nuk eshte pjelle e imagjinates, por skenar i perpunuar diku e qe ne 97-n u perpoqen ta provojne, fatkeqesisht edhe me duart tona. Na ishin errur yte nga humbja dhe nuk shihnim se po luhej me fatkeqesine tone. Beme vetvrasje, por nuk u shuam se ndoshta akoma e kemi instiktin e mbijeteses dhe nuhatjen e rrezikut. Por demi qe shkaktuam ishte i madh, dhe me kete dem na kercenon edhe ai qe eshte betuar te te fuse ne burg. Edhe une qe shkruaj tani kam faj ne 97-n. Godisja me gure policet se me dukeshim si ata qe me kishin rrembyer parate. U terhoqa shpejt se pashe se te tjeret kishin te tjera hesape. Pasojat po i vuajme edhe sot. Jo sepse protestuam. Per kete beme mire dhe perseri duhet te ngrihemi. Por nuk e kuptuam shpejt se po perdoreshim, dhe tani duan te na perdorin perseri, por kesaj radhe qe te mos revoltohemi, te mos votojme kunder se perndryshe.....

    Ata qe na mashtruan kerkojne te ruajne thesaret dhe jane gati te na shkrumbojne nese u ikin karriget. Skenari eshte i zi. Pakkush po e ngre zerin per t'i prere hovin kesaj hordhie plackitese mongole qe pergatit mynxyre. Ku jane intelektualet, akademiket, publicistet. Si nuk del dikush ta padise ate kryepushtetar hajdut qe per te ruajtur karriken dhe parate na kercenon me lufte gjeografike. Ku eshte Prokuroria, Presidenti, Parlamenti? Kane veshe te degjojne? Ku jane ata qe flasin per ndergjegje kombetare, qe ulerijne per patriotizem, kur kryepushtetari kerkon te na korrigjoje edhe historine, se keshtu i thone te tjeret.

    Prandaj zoti Lesi, mos u cudit qe ai po perpiqet te te fuse ne burg. Mos u cudit se si e perdor kryeprokurorin, e te tjere si ai. Nje njeri qe eshte gati t'i heqe vendit historine, qe tallet me mbytjen ne det bashkekombasve te tij, qe kundron ngricen dhe fatkeqesine e shqiptareve nga Dubai, qe po nxiton t'ua shese te tjereve edhe ato pak gjera qe i kane mbetur ketij vendi, per hesap te vet, qe eshte gati te na fuse ne gjakderdhje nese nuk ia lejojme perjetesisht pushtetin, nuk i hyn ne sy jeta jote. Ti thjesht je nje gjemb qe e ngacmon e tani po perpiqet te te heqe qafe me mllef se i ke sjelle shume andrralla. Do te donte te te shqyente e te te thithte gjakun, instinkt i shtuar edhe nga dikush tjeter ne krah te tij. Me kete rast u jep nje mesim perfundimtar atyre qe perpiqen ta pengojne. Por ai eshte nga ata qe nuk pyet as per dinjitetin e vet dhe te ngre ty ne post te larte nese i intereson. E ka bere me te tijte; me Bacin, Nacin e te tjere. Vetem se si duket ti nuk je perlyer si ata te tjeret dhe nuk ka ku te te kape per te te mbyllur gojen, prandaj ka mbushur koburen e kryeprokurorit.

    I dashur z. Lesi, eshte koha per te dhene alarmin qe neser te mos pendohemi nese e shohim veten viktima te skenarit te pergjakshem te kryepushtetarit.



    Ylber Mesini



    Tirane, 24 shkurt, 2005

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Sollaku: Nano e Abdiu s'kanë kryer veprimtari kriminale
    BASIR ÇOLLAKU


    24 Shkurt Mbyllen hetimet për pretendimin e Lesit, kërkohet imuniteti i tij

    Sollaku i kërkon Kuvendit imunitetin e deputetit Nikollë Lesi, pasi ka bërë hetime dhe ka provuar se pretendimet e tij, publikuar më 8 nëntor 2004, në adresë të Kryeministrit Fatos Nano dhe ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu, ishin shpifje. Më datë 18 shkurt, Prokurori i Përgjithshëm ka nisur një shkresë-kërkesë drejt Parlamentit, duke kërkuar një votim tjetër për heqjen e mandatit të Lesit. Pas hetimeve del se Nano dhe Abdiu nuk kanë kryer veprimtari kriminale, saktëson Sollaku në kërkesën për autorizim, drejtuar Kuvendit.

    Motivet

    Në dokumentin e firmosur nga Sollaku, thuhet se shtetasit Fatos Nano dhe Fehmi Abdiu, të pyetur nga organi i akuzës, deklaruan se asgjë nuk është e vërtetë në lidhje me deklarimet e zotit Lesi. Institucioni i drejtuar nga Sollaku, pohon se nga hetimet e zhvilluara lidhur me dokumentin e paraqitur nga Nikollë Lesi, ka rezultuar se ai nuk paraqet të dhëna reale dhe është dokument i manipuluar. Hetuesit, pohojnë se, Sokol Koçiu pranon se ka përgjuar një bisedë në "Rogner" mes Kryeministrit Fatos Nano dhe Fehmi Abdiut, por këtë e ka bërë rastësisht, dhe materialet ia ka dorëzuar ish-prokurorit Rakipi. Prokuroria thotë në relacionin e saj se, kjo nuk rezulton e vërtetë nga hetimet. Në relacionin e institucionit, drejtuar nga Sollaku, thuhet se është e vërtetë që në janar të vitit 1998, me nismë të deputetit Abdiu, jnaë bërë ndryshime të disa neneve në Kodin Penal, por ato s'e kanë bërë të padënueshëm fenomenin e trafikut të armëve.

    Hetimet

    Hetimet, deklaron Prokuroria, kanë provuar se, "Kryeministri Fatos Nano dhe deputeti Fehmi Abdiu, nuk kanë kryer veprimtari kriminale, që ka të bëjë me trafik armësh". Në këtë mënyrë, sipas akuzës, Nikollë Lesi ka konsumuar elementët e veprës penale të shpifjes për shkak të detyrës, nisur nga motive, që duke deskritituar figurën e dy funksionarëve të lartë shtetërorë, veçanërisht të Kryeministrit Fatos Nano, të tërheqë vëmendjen e deputetëve për të mos votuar kërkesën e Gjykatës së Lartë për dhënie leje për procedim penal ndaj tij, në një proces ku e dëmtuar ishte bashkëshortja e Kryeministrit. "Për sa më sipër, bazuar në nenin 288/1 të Kodit të Procedurës Penale, kërkojmë autorizimin për procedim poenal në ngarkim të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Nikollë Lesi".

    Disa nga provat e akuzës

    1-Dokumenti i disponuar nga zoti Lesi dhe i lexuar nga ai në Kuvend, më 8 nëntor 2004, është një dokument i faksuar dhe prejardhur nga një dokument që disponohej nga shtetasi Mero Baze, dorëzuar në Prokurori prej këtij të fundit

    2-Dokumenti nga i cili ka prejardhjen, dokumenti i lexuar në Kuvend, nuk është origjinal, por është dokument i kaluar në proceset e skanimit, printimit dhe fotokopjimit, gjë që të krijon bindjen për manipulimin e përmbajtjes së tij

    3-Ekspertimi provoi se nënshkrimi dhe datat që ndodhen në faqen e parë të dokumentit të prezantuar nga Nikollë Lesi dhe të deklaruara si të shkruara nga Arben Rakipi, nuk duhet të jenë të tij

    4-Nga ekspertimi i nënshkrimeve në fund të çdo faqeje, ka rezultuar se nënshkrimi në faqen e parë, nuk ka elementë të mjaftueshëm për krahasim, nënshkrimet në tri faqet pasardhëse duhet të jenë të shtetasit Sokol Koçiu, ndërsa ai në faqen e fundit nuk duhet të jetë i Sokol Koçiut

    5-Nga deklarimet e shtetasit Arben Rakipi, rezulton se ai nuk ka asnjë dijeni rreth këtij materiali dhe se nuk i është dorëzuar nga asnjë person një material me përmbajtjen e dokumentit të prezantuar nga Nikollë Lesi

    6- Nga hetimi i kryer në arkivat e institucioneve të Prokurorisë së Përgjithshme, SHISH-it, Ministrisë së Rendit, Ministrisë së Mbrojtjes, rezultoi se një material i tillë nuk disponohet as fizikisht, as i evidentuar në regjistrat e protokolleve të këtyre institucioneve

    Versioni zyrtar i Prokurorisë së Përgjithshme

    Prokuroria e Përgjithshme: Kërkohet autorizim për procedim penal ndaj deputetit Nikkollë Lesi

    Prokuroria e Përgjithshme ka depozituar në Kuvendin Popullor kërkesen për autorizim për procedim penal për veprën penale të shpifjes parashikuar nga neni 240/2 të Kodit Penal ndaj deputetit Nikollë Lesi. Si bazë për regjistrimin dhe hetimin e këtij procedimi, shërbyen deklarimet e shtetasit Nikollë Lesi në cilësinë e deputetit të bëra në seancën plenare të Kuvendit të datës 8.11.2004. Nga hetimet e deritanishme rezulton se, z.Nikollë Lesi ka konsumuar veprën penale të shpifjes për shkak të detyrës, parashikuar nga neni 240/2 të Kodit Penal. Kjo vepër penale konsiston në faktin se z.Nikollë Lesi, publikisht përhapi thënie të pavërteta dhe me qëllim diskretitimi të punonjësve shtetërorë, zotërinjve Fatos Nano dhe Fehmi Abdiu, duke pretenduar: më 15.12.1997 midis tyre është zhvilluar një bisedë, në thelb të së cilës qëndron përpjekja kriminale e tyre, për të iniciuar shfuqizimin e ndryshimeve të Kodit Penal, të bëra në dhjetor të vitit 1996, me qëllim që të krijonin vakum ligjor për të mos u dënuar veprimtaria e trafikut të armëve. Në këtë mënyrë, ata do t’i krijonin mundësi vetes të kryenin trafik armësh, të fitonin para nga kjo veprimtari dhe t’i shmangeshin përgjegjësisë penale. Për veprën penale të shpifjes nga deputeti Nikollë Lesi, kanë paraqitur ankim në Prokurori zotërinjtë Fatos Nano dhe Fehmi Abdiu. Hetimet e këtij procedimi penal kanë provuar se ajo që është deklaruar nga z.Nikollë Lesi në seancën e Kuvendit të datës 08.11.2004, nuk është e vërtetë. Nuk ka asnjë fakt që të provojë se biseda e mësipërme është zhvilluar. Vazhdon

    2 –

    Duke iu referuar deklarimeve të z.Nikollë Lesi në Prokurori dhe materialeve të dorëzuara prej tij, rezulton se ai disponon vetëm një dokument të përbërë nga pesë fletë të faksuara dhe të manipuluara. Prej tij nuk është dorëzuar as kasetë, ku të jetë incizuar biseda e pretenduar midis zotërinjve Fatos Nano dhe Fehmi Abdiu dhe as procesverbal origjinal transkriptimi të kësaj bisede. Zoti Nikollë Lesi ka bërë publike një dokument që nuk i ka rënë në dorë në rrugë zyrtare apo burim i identifikueshëm. Nga hetimet e zhvilluara është provuar se, në janar 1998, me nismë të deputetit Fehmi Abdiu, ish-Kryetar i Komisionit të Ligjeve, janë bërë ndërhyrje në disa nene të Kodit Penal, por këto ndryshime nuk e kanë bërë të padënueshëm as fenomenin e trafikimit të armëve dhe as konfiskimin e të ardhurave nga ky trafik, pasi ai dënohej nëpërmjet neneve 171, 278, 333 dhe 334 të Kodit Penal. Ndërsa konfiskimi i të ardhurave nga ky trafik realizohej nga neni 36 i Kodit Penal.

    Pjesë nga përgjimi i lexuar në Kuvend nga deputeti Lesi

    ......Abdiu: Z.Kryeministër, kot u munduat, e kishim lënë për nesër.

    Nano: Jo, jo. Nuk ka problem. Ti ke ardhur apostafat me urgjencë dhe mua më intereson shumë kjo çështje. Si ja bëre, a gjete zgjidhje?

    Abdiu: Po! Besoj se ja kam gjetur për të gjitha ato që më ke thënë. Vetëm po qe se më kundërshton Thimio. Po flas me ngut meqënëse nuk kemi kohë. Unë kam gjetur zgjidhjen më të mirë e të mundshme dhe e kam gati materialin. Por si fillim duhet të shfuqizojmë një ligj për Saliun.

    Nano: Akoma me atë kafshën ti?

    Abdiu: Nuk mund të veprojmë dot ndryshe. Eshtë shumë e rëndësishme kjo çështje dhe përbën rrezik nesër. Vjet në dhjetor parlamenti ka votuar disa shtesa në Kodin Penal kur janë shtuar dhe ndryshuar 40 dispozita. Eshtë shtuar trafiku i njerëzve me konfiskim të mjeteve, si makinat që transportojnë klandestinë, gomone, skafe dhë të tjera. (Eshtë shtuar pra në kohën e ish-presidentit që ka marrë masat sipas dekretit që lexova). Eshtë shtuar fshehja e pasurisë së zënë nga krimet dhe kjo me konfiskim nëse provohet. Eshtë shtuar trafiku i narkotikëve.

    Nano: Në ç'kuptim. Pse deri para këtij ligji nuk ka patur dënim për trafikantët?

    Abdiu: Jo, sipas ligjit tonë, eksport importi dhe tranzitimi nuk dënoheshin.

    Nano: Vazhdo, vazhdo.

    Abdiu: Janë ftuar dispozita për doganën, për prostitutat e të tjerë. Po ajo, që është më rëndësishme është se kanë ndryshuar nenet 250 të Kodit Penal dhe ka drejtuar si dispozitë të veçantë vetëm për trafikun e armëve. I ka futur një sanksion me 15 vjet burg dhe konfiskim të pasurisë, për trafik armësh, ndaj duhet ta shfuqizojmë këtë ligj dhe mundësisht menjëherë, që çdo gjë të jetë e sigurt, sidomos për problemin e armëve, si ato që je i interesuar zoti Kryeministër.

    Nano: Çfarë inventar leshi. Depo janë shpërthyer nga të gjithë anët.

    Abdiu: E di, e di. Por të gjithë janë me numër të stampuar dhe shumica janë nëpër depo që nuk janë prekur. Le pastaj që Gramshi nuk është prekur fare.

    Nano: Po, ke të drejtë. Hë për hë për Gramshin nuk do ta ngacmojmë, derisa të gjejë një zgjidhje. Kemi qenë boll në opozitë, duhen ca para.

    Abdiu: Meqenëse shfuqizimi i ligjit që të paktën po ndodhi që asnjë mos të mbajë përgjegjësi penale, por të mbetet histori gazetash e shoqëruar dhe nga një kokë turku.

    Nano: Bukur. Atëherë çfarë do nga unë.

    Abdiu: Dua që të mos ketë asnjë reagim nga deputetët socialist.

    ....

    Abdiu: E di, e di. Tani jam i qetë dhe e shikoj këtë punë të mbaruar.

    Nano: Meqë këtë punë e quan të mbaruar, quaj të mbaruar edhe punën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Kështu që nuk do kesh më kurvën që të të bëj pordhë, jo Thimio *****, por as Bill Klinton. Vetëm se shiko të zgjedhesh ushtarët që .... nënën, se ndryshe nuk të thojnë baba. Nuk bëhet shaka aty. Ndodhi gjë në parlament, të paktën të kemi një siguresë me Gjykatën Kushtetuese. Boll kemi mbajtur ***** në opozitë. Tani të fitojmë para o Femi se një jetë kemi.

    Abdiu: Ta them shef se aty e kam pak të vështirë, që t'i vej një herë e pastaj t'i heq, nuk është njësoj si këta të tjerët që janë një laps plumbi.

    Nano: Mos u bëj merak se nuk do të zhgënjej. Por për pak desh harrova. Kam dëgjuar se ata të Bukoshit janë lidhur me Saliun, kështu mund të na prishin pazaret.

    Abdiu: Për çfarë e ke fjalën?

    ....

    Nano: Unë e kam lajmin më të mirë se ty. Do të fitojmë para.

    Nano: Mbaji, mbaji ti kamariere. Për çfarë e kishe fjalën Fehmi?

    Abdiu: Mendoj se do të përzihen dhe ata në lojën e armëve dhe me siguri do të na prishin pazaret, dhe akoma më keq mund të na bëjnë gjëm të madhe.

    Nano: Faktikisht i tham ne, ke të drejtë, por jo për atë kafshën. Dikush tjetër është përzier në këtë histori. Ai shkërdhatë më bën të mendohem pak. Klosi më ka thënë se kanë bërë një lidhje me një deputet të PD-së, por deri tani nuk ka asgjë të saktë. (Sipas tij bëhet fjalë për një lidhje me Ahmet Krasniqin, ministër i Mbrojtjes në qeverië e Bukoshit dhe është vrarë në Tiranë). Por Klosi ...

    Shkallnueri, Prokuroria e Përgjithshme

    delegon dosjen në Policinë e Durrësit

    Prokuroria e Përgjithshme ka deleguar në Policinë e Durrësit kryerjen e veprimeve të reja hetimore, lidhur me aksidentin e Shkallnuerit, ku mbeti i vdekur 70-vjeçari Petrit Islami banues në këtë fshat. Lajmi bëhet i ditur për gazetën “Metropol”, nga burime pranë organit qendror të akuzës, të cilat thanë se ndonëse për këtë çështje po heton një grup i posaçëm prokurorësh, ende nuk është arritur në ndponjë emër konkret si të dyshuar për shkaktimin e këtij aksidenti rrugor me pasojë vdekjen. Burimet sqarojnë se ndonëse janë pyetur e ripyetur të gjithë personat që kanë pasur dijeni mbi ngjarjen nuk është gjetur ndonjë provë materiale. Kështu, pas denoncimit që bëri deputeti dhe botuesi i “Koha Jonë”, Nikollë Lesi në nëntor të vitit të kaluar, ku akuzonte Kryeministrin Fatos Nano si autor të ngjarjes, Prokuroria e Përgjithshme mori në pyetje disa persona. Si hetuesi i mëparshëm e aksidentit të Shkallnuerit Ilir Nurçellari. Ky person, sipas pretendimeve të Lesit, është rregjistruar në kasetë duke marrë në pyetje Robert Qirjon, ish-shef i policisë së Qarkullimit Rrugor të Durrësit. Edhe Qirjo është pyetur nga hetuesit e Prokurorisë së Përgjithshme. Por ndonëse u morën dëshmi edhe të personave të tjerë, Prokuroria e Përgjithshme nuk ka mundur të konkludojë në një emër konkret si të dyshuar për aksidentin. Për këtë arsye mësohet se dosja disa javë më parë i është deleguar policisë së qytetit bregdetar për plotësim me prova. Ndërsa materialet e kallëzimit penal ndaj Nanos të dorëzuara në prokurori nga Lesi duket se nuk kanë hedhur dritë mbi ngjarjen e natës së 3 shkurtit të vitit 2001 në Shkallnuer të Durrësit. Nga burimet mësohet se policisë i është kërkuar që të sigurojë dëshmi të reja, veprime hetimore që janë vlerësuar se nuk janë kryer më parë. Si dhe të sigurojë informacione operative dhe përgjime telefonike të personave që mendohet se kanë dijeni mbi ngjarjen.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  12. #12
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    24.02.05

    Spiralet e habitshme nga sulmet në konsensus


    Paradokset politike në Shqipëri s’kanë të sosur, por një nga rastet që më ka lënë më shumë mbresa, është ky konflikti i fundit mes zotit Lesi dhe kryeministrit të vendit. Pas gjithë atyre akuzave që botuesi i “Koha Jonë” lëshoi në Parlament dhe pas tentativës së kryeministrit për t’i hequr imunitetin, (gjë e cila në raundin e parë dështoi), çdo gjë përfundoi në një barazim të pastër pa gola, gjë e cila nuk kishte si të mos habiste pjesën më të madhe të shqiptarëve. Kjo ishte njësoj si lëvizja “Nano ik” e cila përfundoi pikërisht atëherë kur duhej të thellohej akoma më tej.
    Por paradoksi nuk përfundon këtu. Mbasi beteja parlamentare mes zotërinjve Nano dhe Lesi mbaroi dhe çështja kaloi në prokurori, një marrëveshje e hapur u arrit mes zotit Lesi dhe kryeredaktorit të “ZP”, z. Erion Braçe që njihet nga të gjithë si njeri i kryeministrit. Kjo marrëveshje konsistonte në vënien e një çmimi dysheme për gazetat, gjë e cila jo vetëm cënon rëndë lirinë e shtypit, por edhe bie ndesh me parametrat kryesorë të ekonomisë së tregut.
    Një marrëveshje e dyshimtë kjo, e bërë për interesa të vogla dhe meskine, nga dy njerëz që në fakt duhet të ishin në dy pole krejt të kundërta përsa i përket pozicionimit politik. Pa kaluar as muaji nga dështimi i kësaj pseudomarrëveshjeje, shikojmë një ftohje publike ndërmjet z.Braçe dhe kryeministrit, një ftohje që arriti deri tek paraqitja e dorëheqjes nga ana e kryeredaktorit të ZP. Letra mbyllej me fjalët “Pa respekt”.
    Por, vetëm disa ditë më vonë, pamë në emisionin “Opinion”, një Braçe që mbronte kryeministrin me një ton agresiv dhe aspak në koherencë me qëndrimin e para disa ditëve, ku në fjalët e një analisti të njohur, ai doli si “një limon i shtrydhur”. Po ashtu z.Braçe vazhdon ta mbajë postin e kryeredaktorit të “ZP”, duke pranuar sipas të gjitha gjasave ndonjë premtim të heshtur. Dhe çudia e çudirave ndodhi dje, ku kryeprokurori i përgjithshëm, z. Theodhori Sollaku, i kërkoi Kuvendit, heqjen e imunitetit për deputetin Nikolle Lesi, për arsye të fillimit të procedimit për veprën penale të shpifjes lidhur me deklaratat e bëra publike të botuesit të “Kohës” në lidhje me çështjen “Abdiu”.
    Pra, siç e shohim të habitur dhe me pak keqardhje këtë histori në dukje të koklavitur, i vetmi konkluzion që mund të nxjerrim është se politikanët tanë sulmojnë dhe kundërsulmojnë njëri-tjetrin, por kur vjen puna për interesa të ngushta, personale dhe fitimprurëse, arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe konsensusin politik. Z.Nano edhe njëherë tregon që ai është i gatshëm të shfrytëzojë për qëllimet e tij politike këta kundërshtarë politikë dhe në fund të hakmerret ose t’i ofrojë kompromis, cilitdo prej tyre.

    Pra, siç e kam theksuar edhe herë tjetër, z. Nano mbetet lojtar i denjë i kazinosë së politikës shqiptare. Dhe paradokset e politikës feudale alla shqiptarçe gjithashtu nuk kanë të sosur. Jo më kot na ka dalë nami si vend i çudirave

    Ilir Kalemaj
    24/02/2005
    Shekulli
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 25-02-2005 më 06:37
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    Kryeprokurori kërkon në Parlament heqjen e imunitetit të deputetit Nikollë Lesi


    Sollaku: Lesi s’ka asnjë provë ndaj Nanos


    “S’ka asnjë kasetë dhe material origjinal për akuzat për trafik armësh”


    Bledar Hoti

    Prokuroria e Përgjithshme ende nuk ka marrë akoma një përgjigje të saktë në lidhje me faktin nëse firmat e ish-kryeprokurorit Arben Rakipi dhe të Sokol Koçiut janë të sakta ose jo në procesverbalin e transkriptimit të bisedës Nano-Abdiu të paraqitur nga deputeti Lesi në Kuvend.

    Kryeprokurori i përgjithshëm, Theodhori Sollaku në raportimin e tij në Këshillin e Rregullores dhe të Mandateve e ka cilësuar si të pamundur verifikimin e firmave nga fotokopjet, por nisur nga këto pamundësi Prokuroria ka pyetur direkt njerëzit e përfshirë në këtë histori, si kryeministrin Nano, ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese, Abdiu, ish-krye-prokurorin, Rakipi dhe ish-shefin e policisë, Sokol Koçiu. Tre të pyeturit e parë Rakipi, Nano dhe Abdiu e kanë mohuar ekzistencën e një bisede të tillë, ndërsa vetëm Koçiu e ka pranuar atë. “Kemi përdorur edhe këtë pjesë të ekspertëve, të cilët sipas shkencës së kriminalistikës nuk japin mendime kategorike për fotokopjet e firmat e dhëna. Por me një vështrim të parë shihet se firmat janë bërë me dridhjet e dorës”, theksoi Sollaku. Kryeprokurori në takimin me deputetët ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit të PDK-së, Nikollë Lesi pasi, sipas tij, akuzat e ngritura nga ai në adresë të kryeministrit Nano dhe ish-deputetit Abdiu janë false dhe të pavërteta.


    Pretendimet e Sollakut

    Kryeprokurori Sollaku në mbrojtjen e kërkesës së tij shprehet se nuk ekziston asnjë kasetë e incizuar apo ndonjë material origjinal, si dhe në kohën kur është pretenduar zhvillimi i bisedës kryeministri Nano ka qenë me vizitë jashtë shtetit. “Hetimet dëshmuan se askush nuk kishte argumente për të mbështetur një deklarim të tillë nga ana e deputetit Lesi. Ne shpresonim se zoti Lesi do të ndihmonte organin e Prokurorisë për të sqaruar këtë akuzë që ai bën në drejtim të zotit Nano dhe të zotit Abdiu. Por fatkeqësisht u shokuam kur zoti Lesi në Prokurori dha pesë fletë faksi, të cilat edhe nuk lexoheshin mirë nga ato që u deklaruan para zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme. Ai na premtoi se nuk kishte materiale të tjera përveç atij materiali të përmendur më sipër. Megjithatë ne hetuam për të shkuar te burimi i këtij materiali për të gjetur të vërtetën e tij dhe në të gjitha hetimet tona rezultoi se materiali është i pavërtetë. Nuk ekziston asnjë kasetë dhe nuk ekziston asnjë material origjinal. Nuk ekziston asnjë fakt që të hedhë dritë mbi mbrojtjen e asaj bisede të pretenduar”, deklaroi Sollaku. Deputetët në këtë Këshill nuk kanë marrë ndonjë vendim për shkak të mungesës së deputetit Lesi, si dhe kanë kërkuar dëgjimin e pretendimeve të tij për akuzat e ngritura ndaj kryeministrit Nano.



    Arsyeja e mungesës
    Lesi: Jam jashtë Shqipërisë

    Në mbledhjen e djeshme të Këshillit kuvendor për Rregulloren dhe Imunitetin ka qenë e parashikuar edhe prania e deputetit të PDK-së, Nikollë Lesi. Mungesa e Lesit në këtë mbledhje mësohet se ka qenë për arsye objektive. Sipas kryeparlamentarit Pëllumbi, Lesi ishte njoftuar për këtë mbledhje, por kreu i PDK-së ka paraqitur një shkresë në të cilën theksohej se ndodhej me vizitë pune jashtë shtetit.



    Debati
    Kur u paraqitën akuzat

    Në seancën e datës 8 nëntor të vitit të kaluar kur Kuvendi diskutonte heqjen e imunitetit të mandatit të Lesit, ai bëri publike bisedën e incizuar në “Rogner” mes Nanos dhe Abdiut. Sipas tij bisesa midis tyre është zhvilluar më 15.12.1997, në thelb të së cilës qëndron përpjekja kriminale e tyre, për të iniciuar shfuqizimin e ndryshimeve të Kodit Penal të bëra në dhjetor të vitit 1996, me qëllim që të krijonin vakum ligjor për të mos u dënuar veprimtaria e trafikut të armëve.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Perplasja e Lesit me Nanon eshte ne te njejta pozita qe eshte Lepuri me Gjahtarin.

    Lepuri nuk mund ti lejoj vetes asnje gabim,sepse gabimi me i vogel i kushton jeten.

    Gjahtari pervec inatit qe i vjen ne qoft se nuk e vret dot lepurin, ka edhe nje hall qe mund ti ndodh, pra te mbetet pa darke.


    Lesi,ne qofte se Nano nuk rrezohet nga pushteti, duhet te marr valixhet dhe te iki nga Shqiperia,se perndryshe do e coj Nano tek Azem Hajdari (ndjes past) dhe tek Amet Krasniqi (ndjes paste).

    Nano, po humbi zgjedhjet, nuk do kete mundesi te marr pjese ne ceremonite zyrtare me si kryeminister (pra te luaj rrolin e Kllounit) dhe nuk do i shkoj me nga pas Shpetim Idrizi apo Leonard Koka , qe ti paguaj faturrat neper buzuqet greke ne ditet e zise kombetare.


    Do pyesni ju, po zagarin e harrove ne kete histori?!?!?!

    Zagari ketu eshte Theodhoraqis Sallakaqis.

    Ne qofte se fiton gjahtari, zagari do haj kockat e Lepuri (ose pronat e Lesit).
    Ne qofte se humbet gjahtari, zagari do haj ca shkelma qe nuk do i shoh dot se nga do i vine.Do fus bishtin nder shale dhe do largohet duke angullire.
    Ne fund do jete i lumtur po nuk hengri ndonje plumb HAKMARRJE te blere ne Belgjike nga "trimat" e Orikumit.

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    Partia Demokratike akuzon kryeprokurorin e Shqipërisë për njëanshmëri

    Topi: Jemi të zhgënjyer nga Sollaku

    Lesi: Materialet e paraqitura në Prokurori, të vërteta

    Eva GJura

    Demokratët kanë mbetur të zhgënjyer nga zgjedhja e Theodhori Sollakut në krye të Prokurorisë shqiptare.

    “Ne e zgjodhëm pa paragjykime dhe besuam se ai do të mbrojë interesat e shtetit dhe jo të kryeministrit Nano”, kështu është shprehur nënkryetari i PD-së, Bamir Topi dje gjatë një konference për shtyp, duke akuzuar prokurorin Sollaku dhe duke mbrojtur kryetarin e PDK-së, Nikollë Lesi. Topi tha se: “Kryeprokurori Sollaku nuk ka mbajtur një qëndrim korrekt, nga njëra anë u mundua të mbrojë pozicioin e tij si kryeprokuror dhe nga ana tjetër u mundua të vendosë qartë rolin e avokatit të Fatos Nanos”. Sipas tij qëndrimi i Sollakut ishte i papërcaktur profesionalisht, por i përcaktuar mjaft qartë politikisht. Ndërkohë që Sollaku në mbrojtje të kërkesës së tij një ditë më parë është shprehur se nuk ekziston asnjë kasetë e incizuar apo ndonjë material origjinal, si dhe në kohën kur është pretenduar zhvillimi i bisedës kryeministri Nano ka qenë me vizitë jashtë shtetit. “Hetimet dëshmuan se askush nuk kishte argumente për të mbështetur një deklarim të tillë nga ana e deputetit Lesi. Ne shpresonim se zoti Lesi do të ndihmonte organin e Prokurorisë për të sqaruar këtë akuzë që ai bën në drejtim të zotit Nano dhe të zotit Abdiu. Por fatkeqësisht u shokuam kur zoti Lesi në Prokurori dha pesë fletë faksi, të cilat edhe nuk lexoheshin mirë nga ato që u deklaruan para zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme. Ai na premtoi se nuk kishte materiale të tjera përveç atij materiali të përmendur më lart”, është shprehur Sollaku.

    Deklarimi i Lesit

    Deputeti Nikollë Lesi ka deklaruar dje se të gjitha materialet e paraqitura në Prokurori janë të vërteta dhe se është gati të mbajë përgjegjësi për gjithçka. Ai u shpreh se: “Ju garantoj se në ato që ndodhen në dosjen hetimore në Prokurorinë e Përgjithshme duhej që jo vetëm t’i hiqej imuniteti Fatos Nanos, por dhe të arrestohej për krim me vrasjen e një viktime, hedhjen e saj në një kanal dhe më pas me largimin e tij nga vendi i krimit. Gjithashtu, vazhdon më tej Lesi, kryeministri duhet ndëshkuar edhe për trafikun e armëve që vërtetohet nga plot materiale të ndodhura në dosjen hetimore në Prokurori.



    Votimi
    Topalli votoi kundër Sollakut

    E vetmja që votoi kundër në Parlament, për kandidaturën e Thodhori Sollakut në postin e kryeprokurorit të Shqipërisë ka qenë nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topali.
    Arsyeja e saj për mosvotimin e tij ka qenë fare e thjeshtë. “Ky njeri nuk ofron besimin e duhur për t’u mbështetur nga PD-ja.

Tema të Ngjashme

  1. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhën si ‘agjent serb’
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  2. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  3. Aldo Bare: Dokumentat do t’i bëjmë nëpërmjet Gjermenit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 21-05-2007, 00:58
  4. Sollaku: Ne 2004, krimi u rrit 18%
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-03-2005, 07:43
  5. Sollaku: Ne vend prodhohen droga te forta
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 19-11-2004, 00:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •