Close
Faqja 6 prej 13 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 126
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Pra nuk e pushtoi por e "aneksoi". Kurora e mbreterise se Kastrioteve qe mbante mbreti Zog iu dha Mbretit Emanuel te III te Italise. Perpara se tia afronin Emanuelit, ia afruan pinjolleve te Kastrioteve ne Evrope, te cilet nuk pranuan te beheshin pale e planeve te fashisteve italiane.
    Lexo mire perpara se te shkruash ato qe shkruaj une:

    Italia e ANEKSOI Shqiperine me DHUNE, nepermjet FORCES USHTARAKE.

    Ndryshimi i aneksimit italian nga pushtimet greke e serbe eshte se Italia e njofti SHTETIN SHQIPTAR nen kuroren italiane. Pra "de fakto" ishim nen pushtim por "de jure" ishte bashkim kurorash i dy shteteve.

    Kjo u dha mundesine shqiptareve te kene qeverine e vet ne ato rrethana, te kene polici, xhandarmeri, administrate, shkolla e FLAMUR shqiptar.
    Kjo ishte maksimumi qe mund te arrihej ne ate kohe, perpara faktit te kryer.

    Po ashtu patriotet shqiptare u perpoqen ta shfrytezojne kete mundesi per bashkimin etnik SHQIPTAR.

    ndersa tokat e popullsia shqiptare nen Greqi nuk kane pase kurre te drejta ata jane mohuar e mohohen si shqiptare, gjuha shqipe eshte e ndaluar, etj etj qe i dime vete.



    Pra Shqiperia e pushtuar nga Italia do te clironte Camerine e pushtuar nga Greqia?! Sikur e kishim nje shtet 15 vjecar ne Shqiperi, perse duhej ta aneksonte Shqiperine Italia, apo se "ishte ne te miren e Shqiperise se Madhe"?!
    Aneksimi ishte per interesat imperialiste, te krijimit te perandorise italiane e jo per ne dihet kjo.
    Po une them qe me mire per shqiptaret te bashkuar ne nje SHTET nen kuroren e atehershme se sa te copetuar ndermjet Greqise e Serbise (Cameria e Kosova) nen politikat shkombtarizuese te te cileve (ku kishat ortodokse vendase ishin violine e pare dhe jane ende).


    E di sa burra shteti shqiptare internoi Italia nga Shqiperia ne Itali ne vitet e pushtimit? Mes tyre edhe nje shkodran qe ti e njeh shume mire, peshkopin orthodhoks Irine (Ilia) Banushi.
    Nuk e di pse eshte internuar ky fare peshkopi i shkodres, ku kurre deri me 1945 nuk ka pase me shume se 100-200 ortodokse shumica me origjine sllave e jo-shqiptare.


    Po te ndjekim kete llogjiken tende, i bie qe shqiptaret duhet te mburren me perandorine otomane, pasi atehere kishin 5 vilajete nen kontroll apo jo?!
    Shqiptaret nuk kishin asgje nen kontroll, as kishin gjuhe shqipe as administrate e as flamur, as njihesishin si komb nga Turqia e greqia.

    Megjithate kur erdhi puna ne shkeputje patriotet shqiptare katolike e muslimane ME TE DREJTE preferuan me mire AUTONOMI si komb I BASHKUAR nen Turqine se sa copetim GREKO_SERB, qe per fat te keq ashtu ndodhi.



    Pa me ndrico pak edhe mua, se une nga jugu jam, por nuk mbaj mend qe Greqia te kete pushtuar ndonjehere Shqiperine pervec luftes italo-greke kur luftonte italianet. Pa me ndrico pak edhe mua, dhe keta qe po lexojne kete teme, ne cilen lufte e pushtoi Greqia Shqiperine?
    Shqiperia ka pushtuar Shqiperine jugore, Janine, Preveze, Arte, gjuthe Thesprotia ka qene ne shumice shqiptare.

    Me dhune e masakra (me e fundit eshte me 1945) i shpopulloi dhe ckombetarizoi.
    Prandaj populli shqiptar mes 2 te keqijave ka zgjedhe ate me te voglen, qe ne kete rast ishte Shqiperi e bashkuar, me gjuhe, shkolla, e flamur se sa e copetuar pa snjeren.

    A u ndricove.... more trim...?

  2. #52
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,438
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga Labeati
    Shqiperia ka pushtuar Shqiperine jugore, Janine, Preveze, Arte, gjuthe Thesprotia ka qene ne shumice shqiptare.

    Me dhune e masakra (me e fundit eshte me 1945) i shpopulloi dhe ckombetarizoi.
    Prandaj populli shqiptar mes 2 te keqijave ka zgjedhe ate me te voglen, qe ne kete rast ishte Shqiperi e bashkuar, me gjuhe, shkolla, e flamur se sa e copetuar pa snjeren.

    A u ndricove.... more trim...?
    Cila lufte ka qene kjo nuk na e the? Apo do te hiqesh i ditur kur nuk di asgje? Greqia e fitoi pavaresine e saj ne 1820, e di kush ishin ne krye te levizjes per pavaresi greke? Vete arvanitasit shqiptare qe nuk i shohin greket si armiq por si vellezer pasi ndajne me ta nje fe, nje tradite dhe kane bashkejetuar per mijra vet ne te njejten toke. E di cila ishte enderra e arvanitasve shqiptare? Bashkimi i Shqiperise me Greqine e pavarur ne menyre qe edhe shqiptaret ti shpetonin pushtimit turk. E ke idene se cfare viti jane debuar camet nga Greqia dhe sa vjet camet kane jetuar e punuar ne shtetin grek si shtetas greke me pasuri, pune e zakonet e tyre? Gati 100 vjet. Por ti nuk e ke idene pasi te pelqen te perseritesh si papagall parrulat e xhaxhit Enver dhe propoganden italo-turke qe jane ne nje linje kunder Greqise.

    Pushtuesit turko-italiane u mesojne shqiptareve qe te ruhen nga rreziku grek, kur Greqia ka 2 milion shtetas se saj me kombesi shqiptare, pasi vetem keshtu largohet vemendja nga pushtuesit dhe shkaterruesit e vertete te Shqiperise.

    Greqia ishte i vetmi shtet qe njohu pavaresine e Shqiperise dhe mbeshteti plakun Ismail Qemali ne turin e tij neper Evrope para shpalljes se pavaresise, Austri, Itali per te gjetur mbeshtetje per pavaresine e Shqiperise, dhe askush nuk e mbeshteti. (Lexo tek forumi i historise qe te zgjerosh horizontin) Kur Italia fashiste rrezoi mbretin Zog nga froni, Princi i Serbise ka qare me lot pasi e kish te qarte qe lufta erdhi ne Ballkan dhe ishte e pashmangshme, pasi njihej boterisht rivaliteti i Italise fashiste me Serbine per dominimin e rajonit. Kurse Shkodra dhe shkodranet, i priten me kenge e me valle pushtuesit italiane, Shen Gjini ishte porti i vetem ku italianet nuk hasen ne asnje forme rezistence! Ne gjoksin e At Gjergj Fishtes u shtua edhe nje medalje nderi e Akademise Italiane per rolin e tij ne kuvendin shqiptar dhe ne "revolucionin e qershorit 1924" qe rrezoi qeverine legjitime te zgjedhur me vote. Divizioni i Shkodres dezertoi duke mos iu pergjigjur thirrjeve te qeverise se Tiranes per te nderhyre, e gjen dot kush ishte deputeti i Shkodres ne ate kohe?


    Po pres te me thuash emrin e luftes kur Greqia pushtoi Shqiperine?

    Albo

  3. #53
    Lihnidos Maska e Arsimi2005
    Anėtarėsuar
    14-01-2005
    Vendndodhja
    New Port Richey, Florida
    Postime
    22
    PO kaq inat e paskeni pasur Turkun ju? Po ju sygjeroj ti lini ndjenjat nacioanle prapa.. dhe te beheni me mendje hapur.. Se ka pasur shum gjera pozitive per shqiptaret gjat periudhes Osmane (qe edhe jane fshehtur nga literatura e historise tone).. Prandaj eshte mire te rishikohet historia, dhe te mos kete shum perfundime te pershpejtuara per fqiun tone Turqine.

  4. #54
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,438
    Postimet nė Bllog
    22
    SERBI, Fini, Ftese Beogradit per pjesmarrje aktive ne percaktimin e statusit te Kosoves

    BEOGRAD (23 Shkurt) - Ministri i Jashtem i Italise, Xhankarlo Fini ka deklaruar sot ne Beograd se per momentin nuk mund te bisedohet per pavaresine e Kosoves dhe e ka ftuar Beogradin qe te marre pjese aktive ne percaktimin e statusit te ardhshem te saj. Pas takimit me ministrin e Jashtem te SMZ-se, Vuk Drashkovic, Fini ka theksuar se eshte e domosdoshme qe Beogradi te marre pjese aktive ne te gjitha poroceset e gjetjes se zgjidhjes per statusin e Kosoves, sepse kjo eshte menyre qe te gjendet zgjidhja e pranueshme per te gjitha palet. Ministri italian u shpreh se neser ne Prishtine do t'i vere edhe njehere ne dijeni perafaqesuesit e institucioneve te Kosoves, per domosdoshmerine e respektimit te te gjitha parimeve qe pemban Kushtetuta evropiane, e sidomos te parimit te ruajtjes se identitetit kulturor, fetar e etnik. em/em (Balkanweb)

  5. #55
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Cila lufte ka qene kjo nuk na e the? Apo do te hiqesh i ditur kur nuk di asgje? Greqia e fitoi pavaresine e saj ne 1820, e di kush ishin ne krye te levizjes per pavaresi greke? Vete arvanitasit shqiptare qe nuk i shohin greket si armiq por si vellezer pasi ndajne me ta nje fe, nje tradite dhe kane bashkejetuar per mijra vet ne te njejten toke. E di cila ishte enderra e arvanitasve shqiptare? Bashkimi i Shqiperise me Greqine e pavarur ne menyre qe edhe shqiptaret ti shpetonin pushtimit turk. E ke idene se cfare viti jane debuar camet nga Greqia dhe sa vjet camet kane jetuar e punuar ne shtetin grek si shtetas greke me pasuri, pune e zakonet e tyre? Gati 100 vjet. Por ti nuk e ke idene pasi te pelqen te perseritesh si papagall parrulat e xhaxhit Enver dhe propoganden italo-turke qe jane ne nje linje kunder Greqise.
    Kush e pengoi kete bashkim ? Cu be me herojte e 1820 ?
    Pushtuesit turko-italiane u mesojne shqiptareve qe te ruhen nga rreziku grek, kur Greqia ka 2 milion shtetas se saj me kombesi shqiptare, pasi vetem keshtu largohet vemendja nga pushtuesit dhe shkaterruesit e vertete te Shqiperise.
    Kur othoni erdhi ne Greqi dhe filloi te mesonte Shqip nuk qe Italia qe e largoi. Mua me duket se qene Danezet dhe Anglezet.

    Greqia ishte i vetmi shtet qe njohu pavaresine e Shqiperise dhe mbeshteti plakun Ismail Qemali ne turin e tij neper Evrope para shpalljes se pavaresise, Austri, Itali per te gjetur mbeshtetje per pavaresine e Shqiperise, dhe askush nuk e mbeshteti. (Lexo tek forumi i historise qe te zgjerosh horizontin) Kur Italia fashiste rrezoi mbretin Zog nga froni, Princi i Serbise ka qare me lot pasi e kish te qarte qe lufta erdhi ne Ballkan dhe ishte e pashmangshme, pasi njihej boterisht rivaliteti i Italise fashiste me Serbine per dominimin e rajonit. Kurse Shkodra dhe shkodranet, i priten me kenge e me valle pushtuesit italiane, Shen Gjini ishte porti i vetem ku italianet nuk hasen ne asnje forme rezistence! Ne gjoksin e At Gjergj Fishtes u shtua edhe nje medalje nderi e Akademise Italiane per rolin e tij ne kuvendin shqiptar dhe ne "revolucionin e qershorit 1924" qe rrezoi qeverine legjitime te zgjedhur me vote. Divizioni i Shkodres dezertoi duke mos iu pergjigjur thirrjeve te qeverise se Tiranes per te nderhyre, e gjen dot kush ishte deputeti i Shkodres ne ate kohe?


    Po pres te me thuash emrin e luftes kur Greqia pushtoi Shqiperine?

    Albo
    Ku e ke deklaraten qe Greqia ka njohur qeveirne e Ismail Qemalit si qeveri Greke jo individed Shqiptare matane kufirit.
    Mos do te mohosh luften heroike te vlonjateve qe hoqen qafe Italianet ?

    Persa i perket popujve miq shekullore. Amerika e rrafshoi Japonine, ja ndryshoi dhe historine duke i djegur librat, e perseri Japonezet e duan Ameriken. Me Gjermanine pak a shume e njejta gje. Pra aresyeja qe Shqiptaret trajtohen barbarisht sot eshte sepse ne luften e dyte kemi luftuar me dy pushke dhe me "njeriun me top" Grekun ? edhe pse un di qe njeriu me top ka luftuar Italianin, apo propagande komuniste dhe kjo ?

    ---------------

    Si perfundim qenka e drejte per greqine te ndryshoj historine tone dhe jo per Turqine ? Jo un them qe kjo eshte akoma me e padrejte. Duhet dhe Servia Ilire te futet ne kete ceshtje, madje edhe dacianet e Rumanise me thraket Bullgare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 23-02-2005 mė 18:43
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #56
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Citim Postuar mė parė nga Arsimi2005
    PO kaq inat e paskeni pasur Turkun ju? Po ju sygjeroj ti lini ndjenjat nacioanle prapa.. dhe te beheni me mendje hapur.. Se ka pasur shum gjera pozitive per shqiptaret gjat periudhes Osmane (qe edhe jane fshehtur nga literatura e historise tone).. Prandaj eshte mire te rishikohet historia, dhe te mos kete shum perfundime te pershpejtuara per fqiun tone Turqine.

    Cilat jane ato "gjera pozitive" sipas teje? Pa mi thuaj nja dy a tri? ! Turqia nuk eshte fqiu yne! Kemi Greqine ne mes apo jo?

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Drini
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Dukagjin
    Postime
    50
    Citim Postuar mė parė nga Traboini
    Cilat jane ato "gjera pozitive" sipas teje? Pa mi thuaj nja dy a tri? ! Turqia nuk eshte fqiu yne! Kemi Greqine ne mes apo jo?
    "Cilat jane ato "gjera pozitive" sipas teje? Pa mi thuaj nja dy a tri? ! Turqia nuk eshte fqiu yne! Kemi Greqine ne mes apo jo?" + dy dete.

    Nuk ka as tri e as dy gjera te mira qe kemi pas nga Turqia. Une mendoj se megjithate (vetem) nje (1) gje te mire kemi pas nga Turqia. Kujtojeni 97en. Mos te harrojme se ishte Turqia ajo qe ia ndali turrin grekut me 97en.

    1000 here faleminderit per kete, por ky falenderim nuk do te thote se tani ne duhet te perkulemi deri ne ate shkalle sa te nderrojme historine tone, e aq me pak njeren nga faqet me te lavdishme te historise sone.

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Ne luften e pare boterore trupat greke u futen disa here dhe pushtuan qytetet shqiptare nga Gjirokastra ne Korce dhe bile kerkuan dhe autonomine e vorio-epirit nen trupat greke gjasme ne emer te' popullsise greke te jugut'.
    Qe ne fund te shekullit te 19-te kur turqia po binte greket pak e nga pak filluan te gllaberonin tokat shqiptare.
    Ne Lidhjen e Prizerenit ku u ngriten FLAMUJT SHQIPTAR ne gjithe Shqiperine u ngriten dhe ne Prevez e Janine e Konice me shumice shqiptare.
    Greket pas kesaj pushtuan Prevezen pas pazareve me turqit.
    Ne 1900 krijuan banda me flamurin e vorioepirit me paramilitar nga greqia qe vinin jugut te shqiperise.E kane kryer deri ne 1912 shume masakra dhe me shume ne ortodokset shqiptar qe refuzonin te queshin grek.
    Ne fund te luftes se pare boterore ushtria greke kishte pushtuar Gjirokastren e Korcen ku bente terror ndaj popullsise te deklaronin qe ishtin greke.
    Bile ne Korce kur erdhen vezhgusit nderkombetar 4000 trupa greku deklaruan se kush do deklarohej shqiptar para tyre do vritej.
    Ne ato vite ushtria greke ka bere masakra e vrare ne gjithe jugun e shqiperise nga Saranda ne Korce.
    Presioni i fuqive nderkombetare beri qe greqia te terhiqej dhe e para fuqi qe kembeguli qe Italia e cila kercenoi ate qe po nuk u largua nga Shqiperi do pushtonte Janinen e do tja bashkonte Shqiperise,per ka kompesuar Italia i dha greqise ISHUJT E EGJEUT qe i kishte ajo ne zoterim qe ne periudhen e turqve.
    Kuptohet ketu jo se kishte dashuri me Shqiperine po se iteresat Italiane konvergonin me ato Shqiptare.
    Interesat greke me shqiptare jo vetem nuk kovergojne po kur ne dhe Ismail Qemali i kerkoi fuqive te medha qe ne gjithe zonat e banuara me shqiptare te ishin ne Shtetin Shqiptar e ketu futej Cameria,Janina e Konica interesat dhe kerkesat greke qene qe gjithe jugu i shqiperise ti kalonte greqise.
    Ne 1912 trupat greke sulmuan e pushtuan Janinen ku Esat Pasha nuk beri fare rezistence e megjithe kerkesat e Ismail Qemalit, kuptohet i shitur.
    Kurse ne veri ne SHKODER GARNIZONI I SHKODRES dhe pse me i pakt ne numur luftoi me heroizem kundra trupave serbo-malazeze te cilet donin ta pushtonin Shkodren para marveshjes se paqes e ta benin fakt te kryer.
    Dhe sot ne shqiperi qe perkujtojme ushtaret grek te rene ne kelcyre nuk perkujtojme BETEJEN HEROIKE TE GARNIZONIT TE SHKODRES PER TE MBROJTUR SHKODREN E GJITHE SHQIPERINE.

    Ne luften e dyte pasi hyne ne qytetet Shqiptare te jugut ngriten flamujt greke e shpallen se cliruan vorio-epirin te greqise qe qe jugu i Shqiperise.

    Albo pyeti kur greket kane shkelur ne token shqiptare?
    Do me per belulin!
    Tani jetojne akoma mbi toka qe kane pronesi shqiptare e qe per tua marre i vrane ose i zbuan.

    Ne 1800 po te shikosh shtetet e botes do shikosh dhe nje shtet te vogel qe quhet Janina e Pavarur e Aliut ky shtet shqiptar u aneksua komplet nga grekerit.

    Dy fjale:Albo shqiperia nuk eshte Bosnje qe ta ndash ti ne Komunitete Ortodoks Mysliman a Katolik e te veme trase e te zihemi e ti nxjerrim syte njeri tjetrit.
    ATO JANE BESIME TE GJITHE JEMI SHQIPTARE.
    Kam pare se provokon shume nga veriu , Shkodra apo me besim katolik qe pasi te reagojne ate ti te nxjerresh teorite konfliktuale fetare.

    Ajo puna e vampireve qe kur te kafshon nje vampir ai qe u kafshua te behet dhe ai vampir po funksionon mire me ty.
    Me pare ke qene atdhetar e ke pasur shkrime te mira e ke qene kundra Janullatosit e ndikimit grek ne fene dhe popullsine shqiptare.
    Po ndryshove??????? e kjo tregon dobesi ne shume aspekte e te ben te pabesushem dhe paraqit veten sic i themi ne nga jugu, njeri pa taban qe e con era nga fryn.

    Ti hap ne forum nje fryme fonflikti fetar.
    Ka pare shqiperia dhe me pare keto forma, po asnje nga ato ska funksionuar dhe ata qe i kane percuar mbahen mend si dordoleca te grekerve ,serbeve turqeve a italianeve e cfardo tjeter.
    Ti po te pelqen aq shume feja ik e beju murg e futu ne manastir e dedikoju zotin po mos e perdor ate duke e keqperdorur se vegel per qellimet e vogla e egoiste njerezore.

    FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA


    PER ADMINISTRATORET : Ky forum nxit [qofte nga mospjekuria a per shume arsye] nje konflik nderfetar qe eshte teresisht ne kundershtim me vlerat e KOMBIT SHQIPTAR qe ne themelet e tij ka toleracen per besimet fetare.
    Lexoni shkrimet e Albos dhe duket mese qarte dhe nuk e di ai eshte dhe vete nje nga administratoret.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iliriani : 23-02-2005 mė 19:40

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    E di cila ishte enderra e arvanitasve shqiptare? Bashkimi i Shqiperise me Greqine e pavarur ne menyre qe edhe shqiptaret ti shpetonin pushtimit turk.
    Vertet po si shpjegohet qe ato shqiptare qe 'shpetuan" ne Greqine "e lire" nga Turqia, u greqizuan me dhune, ose u deportuan ne Anadoll ose nuk ju lejua asnje shkolle shqipe (pa fole per flamur)?


    E ke idene se cfare viti jane debuar camet nga Greqia dhe sa vjet camet kane jetuar e punuar ne shtetin grek si shtetas greke me pasuri, pune e zakonet e tyre? Gati 100 vjet.
    Kjo eshte shpifje sepse Janina dhe Cameria u pushtua nga greket ne vitin 1913.
    Deri atehere ishte vilajet turk nen Turqine. Dhe brenda 30 vjetesh popullsia shqiptare-muslimane u debua, pasurite ju grabiten dhe kush mbeti nuk guxon as te flase shqip. Sa shkolla shqipe ka ne Greqi more avokati i Greqise?


    Pushtuesit turko-italiane u mesojne shqiptareve qe te ruhen nga rreziku grek, kur Greqia ka 2 milion shtetas se saj me kombesi shqiptare,
    Ma nxirr nje deklarate te vetme ku shteti grek e konfirmon kete, sepse me sa di une ajo nuk pranon se ka shqiptare bile as turq.
    Perndryshe je shpifes!


    Greqia ishte i vetmi shtet qe njohu pavaresine e Shqiperise dhe mbeshteti plakun Ismail Qemali ne turin e tij neper Evrope para shpalljes se pavaresise, Austri, Itali per te gjetur mbeshtetje per pavaresine e Shqiperise, dhe askush nuk e mbeshteti.
    Kjo eshte ose INJORANCE ose QELLIMKEQ.
    Pavaresia e Shqiperise ishte pikerisht veper e Austrohungarise. Ishte kjo qe nuk lejoi copetimin nga Serbia dhe greqia dhe dihet roli i saj ne caktimin e kufirit me Greqine.
    Ismail Qemali e ngriti flamurin menjehere mbas konsultimit me Min.Jashtem Bertold ne Vjene, dhe u zbarku ne Durres me vapor austruak, direkt nga Austria.

    Shprehimisht biseda (ne baze te perkthyesit shqiptar ish-student ne Vjene ka qene) pak a shume:

    Min Bertold: Ju duhet te shpallni pavarsine, ne kushtet e reja kur kapitullimi turk eshte ceshtje ditesh.
    I.Qemali: Flamurin e kam me vete po nuk kam "shtize" qe ta ngre.
    Min Bertold: Per shtylle keni bajoneten austrohungareze.

    Ndersa Greket, kishin pushtuar Janinen, dhe deri me 1914 krijuan "Qeverine e Vorio-Epirit" nga Korca ne Sarande perfshi Gjirokastren.
    Cilen Shqiperi ka njohur Greqia?

    Mandej Greqia nuk ishte fuqi nderkombetare dhe as kishte peshe.

    Pervec kesaj me 1919 bere protokoll te fshehte me Italine per ndarjen e copetimin e Jugut te Shqiperise.


    Kurse Shkodra dhe shkodranet, i priten me kenge e me valle pushtuesit italiane,
    Kjo eshte shpifje e rradhes. Ne jug nuk eshte shkrehur asnje pushke, kurse Shkodra i ka prite me pushke italianet, dhe prita ka qene tek Ura e Bacallekut, ku nga shkembimi i zjarrit kreu italian i kolones u qellua dhe u vra nga kalaja e Shkodres, dhe vetem mbas disa oresh italianet munden te hynin ne qytet.


    Ne gjoksin e At Gjergj Fishtes u shtua edhe nje medalje nderi e Akademise Italiane per rolin e tij ne kuvendin shqiptar dhe ne "revolucionin e qershorit 1924" qe rrezoi qeverine legjitime te zgjedhur me vote.
    Medalja akademike e Fishtes, eshte dhene jo nga qeveria italiane por nga akademia italiane, nder me prestigjozet ne bote, per vepren e tij artistike e humanitare.

  10. #60
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Citim Postuar mė parė nga Drini
    "Cilat jane ato "gjera pozitive" sipas teje? Pa mi thuaj nja dy a tri? ! Turqia nuk eshte fqiu yne! Kemi Greqine ne mes apo jo?" + dy dete.

    Nuk ka as tri e as dy gjera te mira qe kemi pas nga Turqia. Une mendoj se megjithate (vetem) nje (1) gje te mire kemi pas nga Turqia. Kujtojeni 97en. Mos te harrojme se ishte Turqia ajo qe ia ndali turrin grekut me 97en.
    Shiqo! Shqiperia eshte ne zone te interesave Turke. Kjo ska dyshim. Gjithashtu edhe ne zone te intersave te Italise. Se paku tash 500-600 vjete. Per kete arsye edhe ishin austro-Hungaria dhe italia qe insistonin ne krijimin e shtetit shqiptar. Turqia nuk e nxente b*then per kete pune, kurse greqiija krijonte plane per ndarjen e saj me Bullgaret dhe serbet. Greket patologjikisht na urrejne. Por kot e kane per arsye qe ceka. Kurse turqit na kane pare dhe na shohin si Qafir Arnauta (jo si ky i forumit...ha ha ) dhe popull per te bere kusure.

    Dakord apo jo?

Faqja 6 prej 13 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Turqia deri nė vitin 2040 pėrsėri do tė “mbisundojė” nė rajon
    Nga Vista nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 20-10-2012, 13:34
  2. Turqia do tė ndėrton 21 xhami nė Qipro
    Nga Vista nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-06-2009, 08:03
  3. Turqia Ne Europe? Jo Faleminderit…
    Nga arbereshi_niko nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 108
    Postimi i Fundit: 10-12-2008, 15:17
  4. Komuniteti Shqiptar nė Turqi
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 11-03-2006, 02:59
  5. Rice paralajmeron BE-ne mbi pranimin e Turqise
    Nga Dr Rieux nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 02-01-2006, 04:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •