Stterolla, Greqia ende nuk ka dale hapur ne favor te nje Kosove te pavarur, dhe as qe behet fjale qe Greqia ta beje nje gje te tille, pasi po te dilte hapur ne favor te nje Kosove te pavarur, do te thote qe te shkepusi njehere e mire maredheniet me Serbine. Por, qendrimet e saja kohet e fundit (vitin e fundit), kane qene shokuese si per palen shqiptare edhe per ate serbe. Komunikimi direkt i qeverise greke me qeverine e Prishtines, shpallja publikisht e deshires se Greqise per te pasur nje "zyre diplomatike informimi" ne Prishtine, jane shenja qe Greqia flasin per njohjen e qeverise se Prishtines, dhe ndryshimin e kursit nga ana e Greqise te parandalimit me cdo kusht te nje Kosove te pavarur, qe eshte qendrimi i Serbise, aleates se Greqise. Per nje gje te jesh i sigurt, qe nese levizjet e Greqise mund te cudisin ne shqiptareve qe jemi mesuar te marrim shpatullen e ftohte te Greqise, ato nuk jane pritur aspak mire ne Beograd qe nuk deshiron qe qeveria greke te shkembeje qofte edhe nje telefonate me qeverine shqiptare ne Prishtine, pasi Serbia nuk e njeh aspak autoritetin dhe ligjshmerine e qeverise se Prishtines.Postuar mė parė nga StterollA
Paradoksi me i madh ne politiken e jashtme greke, qe e kane bere te qarte jo vetem te huajt por edhe vete diplomate greke me origjine shqiptare, jane maredheniet e mira te Greqise me sllavet ne Ballkan, ne dem te interesave kombetare shqiptare, kur shqiptaret, ashtu si greket, jo vetem jane fqinjet e grekerve, por jane edhe populli i vetem autokton ne Ballkan ashtu si greket. Sllavet nga ana tjeter kane perbere nje kercenim si per identitetin kulturor edhe per pozitat politike te Greqise ne rajon e me gjere.
Duan s'duan, Greqia eshte e rrethuar nga shqiptare, jo vetem ne kufirin e saj verior, por edhe brenda territorit te saj ku krahas arvanitasve te lashte dhe cameve, tani strehon edhe 600 000 shqiptare, emigrante te rinj te ketyre 2 dekave te fundit.
Pavaresia e Kosoves eshte ajo qe greket quajne "ngritjen e Shqiperise me dy kembe", dhe nuhatja diplomatike greke ne Washington e ka kuptuar qe pavaresia e Kosoves nuk eshte me nje ceshtje per diskutim, por nje ceshtje ne perfundim. Levizjet e saja si karshi Kosoves edhe karshi "realitetit politik ne Tirane", do te hapin nje kapitull te ri ne maredheniet midis dy fqinjeve dhe Kosova do te jete guri i peshores qe do ti coje keto maredhenie ne balance dhe jo ne disbalance sic kane qene deri me sot.
Kjo nuk eshte vetem ne favor te Greqise, por edhe ne favorin tone. Nga te gjithe popujt e tjere ballkanike, Greqia eshte i vetmi popull me te cilin ndajme te njejten histori te lashte. Nese gabimet dhe krimet qe te dy popujt kane bere ne kurriz te njeri-tjetrit ne keto 2 shekujt e fundit do te viheshin ne nje ane te peshores, ato nuk do te mund te anojne dot 30 shekujt e bashkejeteses.
Sic e thashe edhe ne nje nga mesazhet e para ne kete teme. Turqit dhe italianet, erdhen, pushtuan, e bene demin, iken perseri andej nga erdhen. Me ta na ndajne dete, kurse me Greqine na ndajne vetem pak kilometra toke.
Albo
Krijoni Kontakt