Close
Faqja 8 prej 13 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 126
  1. #71
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,438
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga StterollA
    Albo, me nxore shinash tani mua, Greqia perkrah pavarersine e Kosoves? Thua greket ven interesat e shqiptareve te Kosoves para atyre serbe?
    Stterolla, Greqia ende nuk ka dale hapur ne favor te nje Kosove te pavarur, dhe as qe behet fjale qe Greqia ta beje nje gje te tille, pasi po te dilte hapur ne favor te nje Kosove te pavarur, do te thote qe te shkepusi njehere e mire maredheniet me Serbine. Por, qendrimet e saja kohet e fundit (vitin e fundit), kane qene shokuese si per palen shqiptare edhe per ate serbe. Komunikimi direkt i qeverise greke me qeverine e Prishtines, shpallja publikisht e deshires se Greqise per te pasur nje "zyre diplomatike informimi" ne Prishtine, jane shenja qe Greqia flasin per njohjen e qeverise se Prishtines, dhe ndryshimin e kursit nga ana e Greqise te parandalimit me cdo kusht te nje Kosove te pavarur, qe eshte qendrimi i Serbise, aleates se Greqise. Per nje gje te jesh i sigurt, qe nese levizjet e Greqise mund te cudisin ne shqiptareve qe jemi mesuar te marrim shpatullen e ftohte te Greqise, ato nuk jane pritur aspak mire ne Beograd qe nuk deshiron qe qeveria greke te shkembeje qofte edhe nje telefonate me qeverine shqiptare ne Prishtine, pasi Serbia nuk e njeh aspak autoritetin dhe ligjshmerine e qeverise se Prishtines.

    Paradoksi me i madh ne politiken e jashtme greke, qe e kane bere te qarte jo vetem te huajt por edhe vete diplomate greke me origjine shqiptare, jane maredheniet e mira te Greqise me sllavet ne Ballkan, ne dem te interesave kombetare shqiptare, kur shqiptaret, ashtu si greket, jo vetem jane fqinjet e grekerve, por jane edhe populli i vetem autokton ne Ballkan ashtu si greket. Sllavet nga ana tjeter kane perbere nje kercenim si per identitetin kulturor edhe per pozitat politike te Greqise ne rajon e me gjere.

    Duan s'duan, Greqia eshte e rrethuar nga shqiptare, jo vetem ne kufirin e saj verior, por edhe brenda territorit te saj ku krahas arvanitasve te lashte dhe cameve, tani strehon edhe 600 000 shqiptare, emigrante te rinj te ketyre 2 dekave te fundit.

    Pavaresia e Kosoves eshte ajo qe greket quajne "ngritjen e Shqiperise me dy kembe", dhe nuhatja diplomatike greke ne Washington e ka kuptuar qe pavaresia e Kosoves nuk eshte me nje ceshtje per diskutim, por nje ceshtje ne perfundim. Levizjet e saja si karshi Kosoves edhe karshi "realitetit politik ne Tirane", do te hapin nje kapitull te ri ne maredheniet midis dy fqinjeve dhe Kosova do te jete guri i peshores qe do ti coje keto maredhenie ne balance dhe jo ne disbalance sic kane qene deri me sot.

    Kjo nuk eshte vetem ne favor te Greqise, por edhe ne favorin tone. Nga te gjithe popujt e tjere ballkanike, Greqia eshte i vetmi popull me te cilin ndajme te njejten histori te lashte. Nese gabimet dhe krimet qe te dy popujt kane bere ne kurriz te njeri-tjetrit ne keto 2 shekujt e fundit do te viheshin ne nje ane te peshores, ato nuk do te mund te anojne dot 30 shekujt e bashkejeteses.

    Sic e thashe edhe ne nje nga mesazhet e para ne kete teme. Turqit dhe italianet, erdhen, pushtuan, e bene demin, iken perseri andej nga erdhen. Me ta na ndajne dete, kurse me Greqine na ndajne vetem pak kilometra toke.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 23-02-2005 mė 23:09

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Faleminderit qe na kujtuve librin e Enver Hoxhes 'Dy popuj miq' ky liber qe te ben per te qeshur.

    Veprimet negative te Italise ndaj Shqiperise nuk e bejne Greqine me te mire dhe ne listen e armiqeve dhe rreziqeve per Shqiperine greqia eshte shume me para ne mos numri njeshi.

    Na ndan deti me Italine e aq me mire se me greqine na ndan toka ajo toke qe ajo deklaron si toke greke e vorio-epir.

    Te gjitha vendet mbrojne interesat e tyre dhe ne te kaluaren disa here interesat e Italise kane qene paralele me tonat por ne asnje rast me greqine.
    Secili vend mbron INTERESAT E TIJ.
    Vendet qe interesat ju perkojne bashkepunojne ne ato nivele e fati i ben qe te quhen mike se kane interesa te njejta.
    Ne si Shqiperi nuk na mbron as Greku as Turku as Italiani apo Serbi po ne vete, sa te forte do jemi ne ti dalim zote vendit tone.
    Ne te kaluaren percaria qe na kane futur shume here fqinjet na ka demtuar shume ne momente decizive kur ca nuk ndaheshin dote nga turku e ca nuk ndaheshin dote nga greku.
    E te vjen keq kur shikon dhe sot njerez qe preken e bejne avokatine e greqise apo te cdo vendit qofte kur ne JEMI SHQIPTARE e cdo gje fillon nga SHQIPERIA.

    E te vjen keq kur shikon Albon te nxehet kur i shan greqine e nuk e ka pergje te shaje Shkodren nje nga bazat e qyteterimit tone ne mos njeshi, ti versulet nje shqiptari me paragjykime se ai eshte i besimit katolik etj me rradhe.

    Une vete jam nga Gjirokastra por si shqiptar Shkodren e shikoj si pjese te qenies time shqiptare.

    Lere grekun o Albo po do te jesh Albo ndryshe ndrysho dhe ti emrin si shume njerez te ulet qe zoti i ka bere pa emer e mund tju shkruash cdo emer te duash qe nga turqit e arabet e deri te greket.

    Ne 4 shtator 2004 nje shqiptar u vra e qindra u keqtrajtuan, sa u cudit bota nga miqte e Albos vetem per nje ndeshje futbolli
    Pa permendur te vraret nga geket dhe te keqtrajtuarit ne keto vite qe jemi vete ne deshmimtare e gjithe ato probleme qe greqia na ka hapur ne keto 15 ne si shtet i vogel ne perpjekien tone per te ecur para.

    Dhe ti quash miq keta??????????

    Nuk e di ke mund te bindesh te zgjedh miq te tille?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iliriani : 24-02-2005 mė 00:46

  3. #73
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar mė parė nga Orku
    Kerkesa e Erdoganit per rishikimin e historise duhet injoruar ne rrafshin politik por duhet pritur me mendjekthjelltesi persa i perket aspektit historik.

    Uroj qe askush te mos me keqkuptoje por ne kemi vetem disa te dhena te pjesshme per jeten e Skenderbeut, nderkohe qe eshte i ditur fakti se arkivat turke kane qene teper te sakta ne regjistrimin e dokumenteve dhe korrespondecave.

    Ajo qe dua te them eshte se nese psh ne arkivat turke gjenden dokumente qe vertetojne ane te tjera te panjohura te figures se Skenderbeut (nese ekzistojne) atehere nuk eshte normale qe t'i injorojme vetem sepse nuk i pergjigjen imazhit shekullor te krijuar tek ne per te.

    Prandaj them qe persa kohe keto ftesa ngelen ne nivelin poltike ato duhen perbuzur por nese ne tavoline hidhen dokumenta atehere eshte ne interesin e te gjitheve qe ato te studiohen.
    10+

    O njerez te jeni te sigurte qe Erdogani nuk i ka kerkuar rishikimin e rolit te Skenderbeut, ashtu siē e ka paraqitur media, por me e shumta mund t'i kete kerkuar nje rishikim te qendrimit ndaj kombit turk ne pergjithesi. E per kete a kane te drejte, nuk vendos Nano, por vendosin Historianet. NE kemi aq historiane te zote, nuk ka shume per t'u shqetesuar. Mos u zini kot me njeri-tjetrin. Skenderbeu eshte heroi yne kombetar, eshte simbol i kombit. Erdogani nuk eshte idiot sa te guxoje dhe te beje nje kerkese te tille. Ēfare do benin turqit nese do u kerkohej te ndryshonin diēka ne lidhje me Ataturkun?

    Shikoni njehere se nga vjen lajmi: nga "Koha Jone"... Kjo gazete edhe para ca ditesh kishte nje lajm te marre nga nje gazete turke, por ne te vertete gazeta ne fjale nuk ka nje analist te tille dhe eshte nje gazete qe nuk kritikon Erdoganin. (analisti per te cilin flitej gjoja paska kritikuar mos-takimin e Erdoganit me Berishen )

    Edhe ata trimat e atdheut qe turren si grenxat ne m...jalte kur shohin kshi lajmesh, ta mbajne pak gojen e te mos shajne njeri, se te gjithe e duam Shqiperine, pavaresisht nga vendi ku jetojme.



    Pershendetje!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [xeni] : 24-02-2005 mė 07:19

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Smile Humor nė lajmet e Ditės!

    Leter zotit Berluskoni




    Italia: Shqiperia te ndryshoje historine

    I nderuar zoti Berluskoni! Une qe po ju shkruaj jam nje emigrant shqiptar.
    Ju lutem te me falni qe po ju marr pak minuta nga koha juaj shume e ēmuar,
    por une do te deshiroja qe Ju personalisht te ushtronit vulletin dhe diktatin tuaj
    personal ndaj Qeverise se Republikes se Shqiperise, qe kjo e fundit ta shkruaje
    Historine e Popullit Shqiptar edhe nje here nga e para.

    Ju duhet te shkruani nje leter urgjente drejtuar zotit Fatos Nano dhe
    keshilltarit te tij numer Nje, zotit Nicholas Gage. Une e di qe zoti Nano,
    kryeministri yne, eshte shume i zene me ndertimin e Kazinose ne Tirane,
    por ti mos u merzit, se mund ta lexoje letren tende, pasi te jete bere tape
    ne ndonje klub te Selanikut.

    Ne kuadrin e Bashkepunimit Evropian dhe te Nismes Euroatlantike, frymes
    se miqesise dhe te bashkepunimit, une propozoj qe te ndryshohet Historia e
    Popullit te Vockel Shqiptar, pasi faqet e kesaj historie jane te mbushura me
    nacionalizma te vjeteruar, madje ka nota fashiste! Italia quhet me pa
    te drejte pushtuese, kur ne sot ende shikojme rruget dhe ndertesat e
    ndertuara nga ``pushtuesit`` italiane. ``Pepinot``, ne fakt, jo vetem qe nuk
    vrisnin,por puthnin ēupa e rroknin kupa. Nen frymen e Internacionalizmit
    Proletar dhe te dashurise per fqinjet tane te mrekullueshem, une them qe faqe te
    tera te kesaj historie t`i hedhim ne kosh.
    Grisja frenetike e faqeve te librave dhe djegia me pas ne turren e
    druve ne sheshet shqiptare, do te ishte denimi me i madh ndaj nacionalizmit te
    urryer shqiptar, i cili kemishezinjte e Duēes i quan ``breshkaxhinj`` dhe
    Italine si ``kuēedren``e pertejdetit. Antonio Gramshi ishte nje dezertor qe iu
    bashkua ca hajduteve shqiptare. Benito Musolini siē thoshte vete, ``e
    kishte Shqiperine ne zemer!``.

    Grisja duhet te filloje qe nga koha e Teutes, e cila ne fakt ka qene jo
    nje mbretereshe, por nje grua pirate, putane qe helmoi te shoqin dhe qe
    vidhte rregullisht anijet e latineve dhe me piratet e saj mberriti gjer ne
    brigjet e Sicilise! Duhet te vazhdohet me Gentin, kete pijanec ngaterrestar qe
    vrau te vellane per hir te pushtetit.
    Une nuk do te zgjatem shume, por ajo figura e Selam Salarise qe hedh
    guven mbi telat me gjemba eshte krejtesisht qesharake. Ai topin e kapi ``nga
    grika``, kur pas topit nuk kishte me ushtare.
    Italianet kane ikur vete nga Vlora ne 1913-en. Vete iken italianet edhe
    ne vitin 1943! Mujo Ulqinaku nuk ishte shqiptar, por malazez serb nga
    Ulqini, i futur per komplot nga Serbia. Hodhi nja dy pushke dhe kushedi se
    ē`beri!!!
    Ky Mujo Ulqinaku nuk duhet permendur fare e si fillim duhet hequr emri
    i ketij zorraxhiu nga institucionet shqiptare. Te thyhen permendoret e
    tij : ME ZJARR DHE ME HEKUR!
    Partizane shqiptare nuk kishte kerrkundi. Deshmore beheshin a
    s`beheshin 500 barinj!

    Ismail Kadareja, ate ``Gjeneralin e Ushtrise se Vdekur`` duhet ta
    shkruaje edhe nje here nga e para. Ministri i Arsimit Luan Memushi ta ndaloje
    kete liber me nje projekt dekret te posaēem, qe do t`i paraqitet Qeverise
    Shqiptare ne mbledhjen e saj me te afert. Ky liber nazist dhe makaber
    prish atmosferen e miqesise dhe te integrimit evropian, pasi flet vetem per
    kocka ushtaresh te vdekur dhe per nje palo prift e nje gjeneral humbameno,
    qe udhetojne mes nje grupi fantazmash.
    Ismail Kadareja vete te shpallet ``persona non grata`` e t`i behet
    propozim Qeverise Franceze qe t`i heqe nenshtetesine.

    Sa per dijeni, Qeveria Shqiptare ka ngritur nje Grup Pune per
    ndryshimin e historise aty ku permendet Greqia!
    Erdogani i Turqise sapo e ka bere kerkesen qe ne te prishim monumentet
    e Skenderbeut!
    I dashur! Po ēfare pret xhanem? Eshte koha qe popullit shqiptar t ģ
    marresh erzin! Edhe ate qe i ka mbetur.... fletet e zverdhura te historise!


    Me padurim
    Perunjesisht ne pritje
    Perparim Kapllani
    Toronto


    (art-cafe)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga RTP : 24-02-2005 mė 07:49
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  5. #75
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Dje bera ca kerkime ne faqet e internetit te gazetave me te medha turke (Hurriyet, Milliyet, Sabah etj), Anadolu Ajans (e cituar nga KJ si burimi i lajmit) dhe Kryeministrise turke me synimin per te gjetur tekstin e plote te kerkeses per ndryshim te historise. Si perfundim, nuk gjeta asnje deklarim sadopak te ngjajshem te Erdoganit. Sigurisht kjo nuk e perjashton faktin qe te jete thene dhe mos jete pasqyruar ne burimet e mesiperme. Ne se dikush di me teper rreth kesaj ceshtjeje eshte i lutur ta ndaje me ne.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Dr Rieux pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #76
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Sot ministri i jashtem italian Fini eshte ne Beograd dhe neser ne Prishtine,, dhe nje jave para se te shkonte ne Beograd, shpalosi qendrimin e qeverise italiane ndaj Kosoves. Meqe jemi duke diskutuar te shkuaren, historine, dhe anashkalojme pa dashur te tashmen. Sot nuk po flitet per pavaresine e Shqiperise por per pavaresine e Kosoves, dhe Italia e ben te qarte qendrimin e saj me poshte.

    Kurse armikia jone e madhe Greqi, ka hapur nje perfaqesi diplomatike ne Prishtine dhe ka hapur kanale zyrtare diplomatike me qeverine e Prishtines, per ti paraprire asaj qe Greqia e shikon si te pandalshme, pavaresise se Kosoves.

    Kjo per popullin e madh mik italian qe na do kaq shume dhe qe ka bere lufte per clirimin e Camerise dhe krijimin e "Shqiperise se Madhe", qe ne kohen e Duēes.

    Albo


    Received by NewsEdge Insight: 02/15/2005 13:38:53

    Albo, ti luan dokrra me keto shkrimet tua. Italia eshte shtet i madh dhe ekonomikisht shteti i peste ne bote. Historikisht Italjanet nuk i kemi armiq. Atje shqipatret strehohen tash 500-600 vjet. Qeveria e tashme shqipatre favorizon greqine per investime ne Shqiperi per arsye qe tashti e dine edhe gomaret e Pjetroshanit. Ndoshta Italjanet edhe jane kunder pamvarsise se Kosoves. Kushedi se ku u preken interesat e ture ne Ballkan. Por nje gje eshte e sigurte. Greket jane te tmerruar nga mundesia e krijimit te nje shteti Kosovar te pamvarur. Kjo do te thote dy shtete shqiptare me 5-6 miljon shqiptare, dhe potencialisht ne te ardhme 7-8 miljon. Me fjale tjera hesapet greko-serbe marrin fund.

    Ti si jeri i lexuar duhet ta dish se Austro-Hungaria dhe Italia mbrojten te drejten e krijimit te nje shteti shqiptar ne fillim te shekullit te kaluar, jo se u plaste zemra per ne por donin te kufizojne influencen ruso-orthodokse ne Ballkan.

    Dhe me ne fund, sipas mendimit tim nuk ka dileme se mardhanjet e mira me Turqia sot jane esenciale per popullin tone. Me fjale tjera fuqia ushtarake dhe ekonomike e Turqise dhe Italise jane garant i integritetit te shtetit shqiptar, i cili cenohet me plane te krijimit te ndonje Verio Epiri.

    Por po, mu kujtua edhe nje gje tjeter. Para disa vitesh nje lord anglez shkruante (nuk me kujtohet ne cilen gazete) se nje revizion i kufijve ne Ballkan do te ishte i dobishem per stabilitetin e rajonit. Ky revizion do te permblidhte ndarjen e Kosoves mes serbve dhe shqiptarve, kurse shqiperia e jugut (ose Jugu i Shqiperise) do ti takonte Greqise ????!!!!!! Dmth. dikush rrin tue ba keso planesh apo jo? Ndoshta adhe kjo infrmate qe solle ti eshte ne frymen e planeve greke te lordit te anglez.

    Kalofsh mire ne phily..........

  8. #77
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Mua mė ēuditi kjo kėrkesė (nėse ėshtė e vėrtetė) e kryeministrit turk, pėr vet faktin se ėshtė njė kėrkesė absurde. Kjo ėshtė mė keq se ndonjė kėrkesė e mundshme e jona pėr ti hequr sulltanat turk qė kanė masakruar miliona shqiptarė pėr 500 vjet nga historia turke. Poashtu mu duk shumė e tepruar heqja e bustit tė Gjergj Kastriotit nga zyra e kryeministrit gjatė kohės qė kryeministri turk ishte pėr vizitė atje. Vėnia e shamisė nga Xhoana, gjatė shoqėrimit tė gruas sė kryeministrit turk, ishte gjest pozitiv por heqja e bustit ishte tepėr e panevojshme.

    Ėshtė fakt qė ne kemi miqėsi dhe marrėdhėnie shumė tė mira me turqit tani, por kjo nuk dtth. qė ta ndryshojmė historinė sepse edhe po deshėm nuk e kemi njė mundėsi tė tillė. Ēfarė ka ndodhur, ka ndodhur dhe ne nuk e zhbėjmė dot.

    Sa pėr deklaratėn e ministrit tė jashtėm italian kundėr pavarėsisė sė Dardanisė edhe unė u ēudita por jo edhe shumė. Mė kujtohet edhe Dini mė 1999, u shpreh kundėr bombardimit tė Serbisė nga ana e Natos, pastaj ishte nga tė parėt qė e miratoi bombardimin, pra pėr vetėm disa ditė e ndryshoi qėndrimin. Pastaj, ka shumė diplomatė italianė qė kanė kėrkuar njohjen e menjėhershme tė pavarėsisė sė Dardanisė si Amato ish-kryeministri italian dhe tani kryetar i Komisionit tė Ballkanit, bashkė me gjithė Komisionin e Ballkanit, pastaj Ema Bonnino ish-komisionerja europiane dje, e shumė e shumė tjerė. Italianėt janė ndėr tė parėt qė kanė hapur zyrė nė Prishtinė dhe poashtu edhe janė ndėr tė parėt edhe pėr nga investimet e huaja si nė Dardani ashtu edhe nė gjithė Shqipėrinė. Italia ėshtė njė nga vendet mė mike pėr neve.

    Poashtu ka disa diplomatė grekė qė kėto kohėt e fundit janė shprehur pėr pavarėsinė e Dardanisė. Por me grekėt duhet pasur kujdes sepse atje ka grupe shoviniste qė nuk na duan fare dhe poashtu kanė pretendime territoriale ndaj neve. Kjo nuk dtth. qė nuk duhet tė kemi miqėsi por gjithmonė duke pasur shumė kujdes. Me miqėsi edhe e kemi mė tė lehtė pėr ti eliminuar ato grupe shoviniste atje dhe nė tė njėjtėn kohė ti sigurojmė tė drejtat kombėtare shqiptarėve (duke pėrfshirė edhe ēamėt dhe arvanitėt) atje.

    Tung
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 24-02-2005 mė 11:23
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #78
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Mua mė ēuditi kjo kėrkesė (nėse ėshtė e vėrtetė) e kryeministrit turk, pėr vet faktin se ėshtė njė kėrkesė absurde. Kjo ėshtė mė keq se ndonjė kėrkesė e mundshme e jona pėr ti hequr sulltanat turk qė kanė masakruar miliona shqiptarė pėr 500 vjet nga historia turke. Poashtu mu duk shumė e tepruar heqja e bustit tė Gjergj Kastriotit nga zyra e kryeministrit gjatė kohės qė kryeministri turk ishte pėr vizitė atje. Vėnia e shamisė nga Xhoana, gjatė shoqėrimit tė gruas sė kryeministrit turk, ishte gjest pozitiv por heqja e bustit ishte tepėr e panevojshme.
    Se besoj se eshte e vertete ceshtja e bustit. Ky do te ishte skandal dhe idiotizem.
    Sa per ceshtjen e shamise qe xhoana mbulonte koken se kuptoj pse ishte pozitive. Po mua me duket se as na turqi femrat nuk lejohen ne vende publike si shkolla dhe zyre te govermentit te kene shamia mbi koke. Pse ateher Xhoana e mbulon koken.


    Sa pėr deklaratėn e ministrit tė jashtėm italian kundėr pavarėsisė sė Dardanisė edhe unė u ēudita por jo edhe shumė. Mė kujtohet edhe Dini mė 1999, u shpreh kundėr bombardimit tė Serbisė nga ana e Natos, pastaj ishte nga tė parėt qė e miratoi bombardimin, pra pėr vetėm disa ditė e ndryshoi qėndrimin. Pastaj, ka shumė diplomatė italianė qė kanė kėrkuar njohjen e menjėhershme tė pavarėsisė sė Dardanisė si Amato ish-kryeministri italian dhe tani kryetar i Komisionit tė Ballkanit, bashkė me gjithė Komisionin e Ballkanit, pastaj Ema Bonnino ish-komisionerja europiane dje, e shumė e shumė tjerė. Italianėt janė ndėr tė parėt qė kanė hapur zyrė nė Prishtinė dhe poashtu edhe janė ndėr tė parėt edhe pėr nga investimet e huaja si nė Dardani ashtu edhe nė gjithė Shqipėrinė. Italia ėshtė njė nga vendet mė mike pėr neve.
    Dodon, dihet se pse ishte Italia kunder bmbardimeve ne kohen e sulmeve te NATO. Telekomi Italian kishte investuar 1 miljard dollar ne telekomin e Serbise. Poashtu ne krye te qeverise ishte majtisti (ish-komunisti) Massimo D'Alema.

  10. #79
    WASHINGTON Maska e AIR-FORCE-ONE
    Anėtarėsuar
    25-11-2004
    Vendndodhja
    Washington
    Postime
    17
    JU po e shihni se ku jane interesat e nje shteti ndryhyrja eshte automatike si e si secili te marri pjesen qe i takon ,persa i perket ITALISE dua tju them dicka "se apri il mio cuore ,troverai l Albania"Duce ...ne nje pyetje qe i ben ai u pergjigj ,me cilin shtet ne ballkan do te besh bashkimn per arritur qellimet e tua ai u pergjigj me SHqiperine se ata jane vllezrit tane ETRUSKE .............viva italia viva il duce........
    Nuk eshte atdheu qe ben per ju por jeni ju qe duhet te beni per atdheun.

  11. #80
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,438
    Postimet nė Bllog
    22
    Ndoshta Italjanet edhe jane kunder pamvarsise se Kosoves. Kushedi se ku u preken interesat e ture ne Ballkan. Por nje gje eshte e sigurte. Greket jane te tmerruar nga mundesia e krijimit te nje shteti Kosovar te pamvarur. Kjo do te thote dy shtete shqiptare me 5-6 miljon shqiptare, dhe potencialisht ne te ardhme 7-8 miljon. Me fjale tjera hesapet greko-serbe marrin fund.

    Traboini, cili eshte demi me i madh per interesat tona kombetare: komentet e nje anadollaku si Erdogani qe jeton ende me enderra sulltanesh, apo komentet e ministrit te jashtem italian Fini, kur Italia eshte vendi me i madh rajonal ne Evropen Juglindore, vendi i 5 per nga zhvillimi ekonomik dhe zeri i trete ne Evropen e Bashkuar, anetar i grupit te kontaktit mbi Kosoven, qe do te marri se shpejti per shqyrtim statusin final te Kosoves?!

    E solla njoftimin e ministrise se jashtme italiane, pasi zotnia Labeat na tregon Miqte e medhenj austro-hungareze dhe popullin mik italian qe na e ka cliruar Camerine qe ne 1940. Po aq i rrezikshem sa asocimi me interesat turke ne Ballkan, eshte edhe iluzioni se interesat italiane jane ne nje linje me interesat shqiptare. Meqenese e kaluat diskutimin ne "popuj miq" dhe "popuj armiq". Dhe Fini, ndryshe nga Dini, nuk eshte i majte, eshte i djathte, qe do te thote qe interesat kombetare italiane ne Ballkan nuk ndikohen aspak nga spektri politik ne pushtet, por jane ne nje linje.

    Shume nga ju habiteni se si Erdogani apo ministri i jashtem italian mund te bejne deklarime te tilla kaq anti-kombetare karshi ne shqiptareve. Une nuk cuditem aspak, pasi e njoh historine e shkuar, e njoh edhe sferat e influences dhe kendveshtrimet e te gjitha shteteve ne rajon.

    Per plot 15 vjet keni qe pertypni dhe ripertypni nacionalizem "alla-turka" dhe nacionalizem "'alla-talian" neper faqet e gazetave shqiptare dhe nga penat e paguara te Ankarase dhe Romes. E perbashketa? Urrejtja e importuar ndaj Greqise qe vertet ka problemet e veta me Shqiperine, por ato probleme jane hic asgje krahasuar me problemet historike te shkaktuara nga Turqia apo Italia qe sot jane ne gare per tu hedhur shqiptareve trute e gomarit.

    Per aq kohe sa shqiptaret nuk do te kene rigjetur identitetin e tyre kombetar te humbur ne vite, dhe per aq kohe sa status-quo e Ballkanit te percare do te vazhdoje sic ka qene deri para 1999, si Turqia dhe Italia do te hedhin valle ne nje toke qe nuk u perket dhe me nje popull qe i kane punuar qindin.

    Italianet dhe turqit zgurdullojne syte sa here shohin flamurin dy-krenar shqiptar dhe sa here shohin bustin e Gjergj Kastriotit ne sheshet kryesore te Tiranes dhe Prishtines.

    Albo

Faqja 8 prej 13 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Turqia deri nė vitin 2040 pėrsėri do tė “mbisundojė” nė rajon
    Nga Vista nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 20-10-2012, 13:34
  2. Turqia do tė ndėrton 21 xhami nė Qipro
    Nga Vista nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-06-2009, 08:03
  3. Turqia Ne Europe? Jo Faleminderit…
    Nga arbereshi_niko nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 108
    Postimi i Fundit: 10-12-2008, 15:17
  4. Komuniteti Shqiptar nė Turqi
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 11-03-2006, 02:59
  5. Rice paralajmeron BE-ne mbi pranimin e Turqise
    Nga Dr Rieux nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 02-01-2006, 04:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •