Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Erotika e Gustave Klimt, frikė dhe pasion

    Njė temė pasioni dhe frike vėrehet shpesh nė veprat e Klimt; femrat. Kjo temė egziston paralelisht me kundėrshtitė qė e rrethonin piktorin dhe pėrfaqėsonin idenė e femrės dhe seksualitetin femėror. Kėrkimet e tij pėr femrėn e ēuan deri aty sa tė ndante jetėn emocionale nga ajo seksuale. Seksualiteti ėshtė pjesė e punės sė tij, qė sė bashku me skicat e fundit pėrqėndrohet kryesisht nė perceptimin e vetes, mendimin dhe fantazinė. Nė kėtė pikė, ndjenjat nuk kanė vend. Pikturat erotike tė Klimt kanė si subjekte gratė, nocione soditėse qė egzistojnė pėr spektatorin qė kthehet nė njė njė dashnor tė mundshėm. Veshjet nuk mbulojnė, ato pėrdoren pėr tė zbuluar, pėr tė dramatizuar situatėn. Spektatori ėshtė i pranishėm nė faktin se tė duket se ?gruaja i ka hequr rrobat dhe po pret?. Gruaja ėshtė e vetme dhe i pėrket vetėm atij qė sodit. Kjo duket se ka lidhje me njė ankth tė brendshėm tė artistit: frika nga rreziku i tėrheqjes seksuale nga ana shkatėrrimtare e njė femre dhe mbi tė gjitha, vuajtjen nė sensin frojdian.

    Interneti Gustav Klimt, frymėzuesi i artit tė ri

    ?Cdo kohe i duhet arti i saj, ēdo arti i duhet liria e tij?. Gustav Klimt e besonte vėrtet shprehjen, qė kishte vendosur nė hyrje ndėrtesės ku sė bashku me ?tė arratisurit? e tjerė nga Shoqata Vjeneze e Artistėve? takohej thuajse ēdo ditė. Ai nuk pranon asnjė kompromis nė paraqitjen e imazheve tė tij, mes formave tė lakuara tė dekoracioneve dhe hapėsirave abstrakte. Muza e tij, pasionante dhe e ankthshme, e dashur dhe e trishtė, ėshtė gjithnjė femra. Sepse, nė art gjithēka ėshtė erotikė e pėr kėtė nuk ka dyshim.

    Jeta

    Gustav Klimt lindi mė 14 korrik tė vitit 1862 nė Baumgarten, nė rrethinat e Vjenės. I ati, emigrant nga Bohemia, dėshtoi nė zanatin e tij prej argjendari dhe fėmijėt e tij u rritėn nė varfėri tė skajshme. Familja e Klimt, ashtu si shumė tė tjera nė Vjenėn e viteve 1860, ishte nė gjendje shumė tė keqe financiare. Ata jetonin nė shtėpi tė vogla, tė errėta, duke ndryshuar shpesh adresė, kudo qė gjenin diēka mė tė lirė. Kur ishte 14 vjeē, Gustav la shkollėn, por arriti mė pas tė regjistrohej nė njė kolegj lokal pėr art dhe punime artizanale. Nė kolegjin ?B’rgerschule?, aftėsitė e tij artistike ranė menjėherė nė sy. Aplikoi dhe siguroi njė vend nė ?Kunstgeėerbeschule?, Shkollėn e Artit dhe Punimeve Artizanale nė Vjenė, njė prej dy shkollave publike nė kryeqytet. Ai ishte aq i talentuar saqė fitonte duke hyrė nė komisionet e pikturave nė shkollė. Krijoi njė shoqėri me vėllezėrit Ernst dje me njė student tjetėr, Franz Matsch. Deri nė vitin 1890 kompania ?Klimt-Matsch & Co.? fitoi shumė me anė tė komisioneve pėr ndėrtesat e reja qė ndėrtoheshin. Deri nė fund tė qėndrimit nė ?Kunstgeėerbeschule?, Klimt sė bashku me ortakėt e tij themeloi edhe njė shoqėri artistėsh, ?K’nstlercompanie?. Kur u largua nga shkolla nė vitin 1883, Klimt dhe Matsch nisėn tė punonin me kohė tė plotė pėr tė piktuaruar me porosi. Klimt dėshironte tė konsiderohej si njė piktor i dekoracioneve arkitekturore, njė reputacion qė vihej nė dukej nga natyra e komisioneve tė hershme nė karrierėn e tij, ku pėrfshihen punimet nė kisha, muzeume dhe teatėr. Disa seri pikturash si ?Alegoritė? dhe ?Emblemat? u prodhuan me kėrkesėn e njė pronari. Pas kėtij suksesi iu kėrkua njė tjetėr seri qė u realizua nė vitet 1896- 1900, ku pėrfshihet edhe piktura e Klimt ?Tragjedia?. Nė kėtė pikturė, dolėn nė pah elementė qė do ta karakterizonin artistin nė veprat e mėvonshme: zona tė pėrqėndruara nė detaje, ngjyrat e arta, forma e femrės, simbolizmi klasik dhe hapėsira abstrakte.

    Kritikat

    Pas veprave tė para nė shkollė pėr Klimt nisėn njėkohėsisht edhe njė seri kritikash. Piktura e tij ?Filozofia? shkaktoi shumė polemika nė qarqet vjeneze. Gazetari Karl Kraus, tha se Klimt kishte njė pėrfytyrim shumė tė thjeshtė pėr t'u marrė me ēėshtjet qė pėrfshinin dekoracionet e ndėrtesave me komisione. Por nuk ishte vetėm Kraus; piktura e Klimt mėrziste nė pėrgjithėsi ēdo fraksion ideologjik nė Vjenė. Akademikėt e konsideronin simbolizmin shumė tė vagėt, katolikėt kritikonin lakuriqėsinė. Pikturat e tij nėnvizonin edhe pėrēarjen mes racionalėve dhe estetistėve. Pėr racionalėt filozofia e tij dukej se sulmonte interpretimin pozitiv tė botės, nė tė cilėn realiteti pėrbėhet nga fakte tė demostrueshme. Pavarėsisht polemikave dhe tėrheqjes sė publikut nė debat, Klimt vazhdonte tė bėnte pjesė nė komisionin shtetėror me mbėshtetjen e Dr.Ritter von Hartel, Ministrit tė Arsimit nė Austri. Por piktura e re e Klimt ?Mjekėsia? hasi nė akuzat pėr pornografi dhe edhe mė tej akuzėn pėr ?ide tė paqarta nėpėrmjet formave tė paqarta?. Piktura e tretė e serisė, ?Jurisprudenca?, qė duhej tė paraqiste nocionet e drejtėsisė, ligjit dhe tė vėrtetės u kritikua pėr tė njėjtat arsye si tė parat; ?mesazh i gabuar, simbolizėm i gabuar?. Hartel mbeti njė ndėr pėrkrahėsit e Klimt dhe punės sė tij, pasi kritikat u hodhėn poshtė dhe pikturat u pranuan nga Kėshilli Artistik i Ministrisė. Sidoqoftė, pikturat nuk u dėrguan nė universitet, por u lanė nė Galerinė e Artit Modern, por kur galleria nuk pranoi t'i dėrgonte ato nė konferencat ndėrkombėtare, inati i Klimt arriti kulmin. Nė vitin 1904 ai dha dorėheqjen nga komisioni pėr dhjetė piktura tė reja qė ai nuk i kishte nisur. Ai e pa se ishte nė rrezik personaliteti i tij artistik. Kjo nuk e nxiti tė bėnte ndonjė ndryshim nė stilin e tij. Nė atė kohė nė Vjenė kishte shumė pak galeri dhe agjentė arti, ndaj Shoqata e Artistėve Vjenezė ?K’nstlerhausgenossenschaft? kishte monopolin e ekspozitave dhe menaxhimin tė veprave tė artit. Pėr shkak tė pakėnaqėsisė lidhur me kėtė Klimt dhe disa piktorė tė tjerė formuan njė grup brenda shoqatės. Nė maj tė vitit 1897, komiteti i shoqatės miratoi njė mocion censure ndaj fraksionit tė ri. Klimt, Carl Moll, Josef Engelhart dhe tetė tjerė nuk morėn pjesė nė kėtė mbledhje dhe e braktisėn pėrfundimisht shoqatėn. Klimt pati pas kėsaj disa faza krijimi, tė nxitura nga forca e tij e jetės. U vu re njė zhvillim i dukshėm nė tė gjitha aspektet e punės sė tij; teknikė, lėndė, subjekt dhe temė, gjė qė do ta shpoqėronte deri nė vdekje, nė vitin 1918.

    Perceptimi

    Klimt njihej nga tė gjithė si njė njeri fjalėpak, por njė prej deklaratave tė tij ėshtė njė dritare e rrallė pėr perceptimin e brendshėm tė artistit. ?Unė mund tė pikturoj dhe tė vizatoj. I besoj vetes dhe tė tjerėt thonė se e besojnė kėtė. Por, nuk jam i sigurtė nėse kjo ėshtė plotėsisht e vėrtetė. Vetėm dy gjėra janė tė sigurta: Nuk kam pikturuar kurrė veten. Nuk jam i interesuar te vetmja ime aq shumė sa jam i interesuar te tė tjerėt, veēanėrisht femrat. Jam I bindur se nuk jam dhe aq interesant si njeri. Nuk kam asgjė tė veēantė, jam njė piktor qė pikturon ēdo ditė, nga mėngjesi deri nė mbrėmje. Pikturoj figura dhe peisazhe, mė pak portrete. Nuk kam dhuntinė e tė shkruarit apo tė shprehurit, veēanėrisht nėse mė duhet tė flas pėr veten ose pėr punėn time. Edhe kur kam pėr tė shkruar njė letėr tė thjeshtė mė kap frika dhe ankthi si tė mė kishte zėnė deti. Pėr kėtė arsye njerėzit duhet tė bėjnė edhe pa njė autoportret artistik apo letrar e nuk duhet t'u vijė keq pėr kėtė. Ai qė do tė dijė mė shumė pėr mua si artist duhet vetėm tė shohė pikturat e mia, tė pėrpiqet tė kuptojė brenda tyre se kush jam dhe se ēfarė dua tė bėj unė. Nė kėtė punė e kaluara jeton tani?. Klimt e paraqiste historinė si njė pjesė tė vetėn. Njė gjuhė simbolesh pėrbėnte shprehjen e tij artistike. Nė punimet e tij, figura ovale vendosen nė lakimet e ornamenteve. Ka njė lidhje mes simboleve tė Klimt, qė mė pas e shpjegoi Adolf Loos: "I gjithė arti ėshtė erotikė. Ornamenti i parė qė u shpik, kryqi, ka origjinė erotike. Ishte vepra e parė e artit. Vija horizontale tregon gruan e shtrirė. Vija vertikale tregon mashkullin penetrues. Sipas simboleve tė lashtėsisė, njė drejkėndėsh vertikal pėrfaqėson organin gjenitale tė Zeusit. Ky symbol mashkullor shfaqet nė shumė vende, veēanėrisht te veshjet. Edhe referencat greke e bizantine vėrehen nė punėn e tij, por nė njė mėnyrė tė tillė qė duken si gjėra tė reja, apo si diēka qė s'mund tė thuhet ende. Portreti i Adele Bloch-Bauer reflekton disa prej kontradiktave te veprat e Klimt. Nė pėrmbajtje, ky portret nuk e pėrshkruan Adelėn ashtu siē ėshtė, por ashtu si i shoqi, i cili porositi pikturėn, donte qq ta shihnin tė tjerėt. Pėrveē kėsaj, dekoracioni i tepruar ėshtė pėrfshirė nė piktura, nė kundėrshtim me hapėsirat e kompozicionit abstrakt. Njė tjetėr kontradiktė gjendet nė hapėsirat e sė kaluarės sė Klimt: dykuptimėsia. Kjo ėshtė njė tjetėr anė e personalitetit artistik tė tij. Siē duket edhe te ?Gjarpėrinjtė e ujit? dhe ?Beethoven?, ajo qė duket ėshtė vetėm njė sugjerim pėr atė qė mund tė duket. Gjėagjėza e kuptimit e bėn vėzhguesin tė kėrkojė njė interpretim, pa asnjė mjet tjetėr veē sigurisė fenomenale tė formave autonome qė s'kanė lidhje me objekte apo pėrshkrime. Frojdi mendonte se ēėshtja qėndron te arti. ?Arti ėshtė i dykuptimtė dhe i pasigurtė dhe ndaj pēėrcaktimi i ideve apo rregullave bazė kthehet nė sfidė. Cėshtja e artit nuk qėndron te mėnyra se si shihet, por si kuptohet marrėdhėnia me tė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 04-04-2006 mė 22:45

  2. #2
    Ulknir Maska e POthuajPOet
    Anėtarėsuar
    23-09-2005
    Vendndodhja
    Nė makthe!
    Postime
    156
    sic shihet,diskutimi per Klimt-in duket mjaft i zjarrte :-).

    erotika e tij vertet ka nje tension te fuqishem midis atyre dy komponenteve...
    kujtoj per shembull,vepren "Judith" ku ndoshta frika dhe pasioni jane ne kulmet e tyre.
    nuk di nese frika e tij seksuale shpjegohet saktesisht me idete e Frojdit,dmth prej frikes nga tredhja,pra frika nga "vagina me dhembe"...nejse ky eshte disktutim i gjate dhe s'mund te behet tek Arti.

    te pergezoj per temen!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e bledarz
    Anėtarėsuar
    02-01-2005
    Postime
    27
    virginEmri:  2400-3693~Virgin.jpg

Shikime: 1214

Madhėsia:  59.1 KB

  4. #4
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    "When we share, that is poetry in the prose of life." ...

    Kjo thenje e Froid (Freud) i dedikohet pikerisht piktures se meposhtme, me te famshme te Klimt te titulluar PUTHJA
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar whisper pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256

    All art is erotic- klimt

    danaida

    Le virgin

    the waiting
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Larsus : 22-03-2006 mė 16:19
    TBD

  7. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256

    patejter shife

    Detaje nga
    le virgin

    Hygeia

    dhe Leida
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    TBD

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Larsus pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  9. #7
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    ARTI NUK KA KUFI
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #8
    MULTUM IN PARVO Maska e Antipatrea
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Gjithandej, por ne te njejten kohe, asgjekundi !
    Postime
    605
    Ekspozite e Gustav Klimt dhe Egon Schiele ne Jason Jaques Gallery, 29 East 73 St. No 1 nga ora 11am deri 7 pm. Mbyllet me 31 Maj. Per te gjithe te interesuarit qe jetojnene New York...

  11. #9
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar mė parė nga whisper Lexo Postimin
    "When we share, that is poetry in the prose of life." ...

    Kjo thenje e Froid (Freud) i dedikohet pikerisht piktures se meposhtme, me te famshme te Klimt te titulluar PUTHJA
    Kete e kam te koka e krevatit ,ne dhomen e gjumit,eshte nje nga pikturat e mija te preferuara.

Tema tė Ngjashme

  1. Njė punė pėr pasion apo njė punė pėr para?!
    Nga shela nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 01-02-2016, 15:17
  2. Gustave Flaubert
    Nga BOKE nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-03-2014, 11:13
  3. Kuptimi i fjalės "Pasion"!
    Nga DI_ANA nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 17-04-2010, 19:16
  4. Gustave Courbet
    Nga E=mc² nė forumin Arti botėror
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 24-04-2009, 18:42
  5. Me nje fjale: Kurre me dashuri me pasion
    Nga Dito nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 10-08-2005, 07:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •