Postuar mė parė nga
banished
Kush duhet te jete shembull per besimtarin? A nuk duhet te jete Krishti?
E pra, per Krishtin thuhej qe ishte Ai qe rrinte me te pabeset, fajdexhinjte, prostitutat, mekataret, pijanecet, grykesit dhe romaket...!
Mos valle mekatoi Krishti se rrinte me ta? A nuk i ktheu gati te gjithe keta mekatare tek Ati? Ishin ata "te ndershmit" qe nuk ktheheshin dot.
Prandaj, besimtari nese do te jete i nevojshem duhet te gjeje vendin ku ka nevoje per te; nese do te jete drite, nuk mund te ndriēoje ne pike te djellit, por, le te shkoje aty ku drita eshte e nevojshme, - ne mes te erresirres. Aty mekataret me ane te asaj drite mund te shohin rrugen dhe te mos bien gropave.
Pra, beni shoqeri me mekatarin, por jo me mekatin e tij.
A thua Zoti qe eshte brenda jush eshte me ngordhalaq se mekati dhe epshet qe ka ne trajse mekatari? Po te jete keshtu, me mire terhiquni dhe kerkoni te forconi Krishtin qe keni brenda jush; pajiseni me nje shpate, dhe do jete vete ne gjendje te rritet AI!
Po te jete se ky varg te kuptohet si terheqje e besimtarit prej tyre, atehere na rrofte qe na la Ungjill per te shperndare Krishti ne. Na rrofte Bibla qe na thote se ky ishte privilegj qe nuk iu dha as engjejve te qiellit, por njerezve te vegjel...
Pra: mos pini me ta= mos pini nga kupa e epsheve dhe mekatit qe pijne ata;
Mos rrini me ta=nese kane rene ne grope, jepini doren e nrijini, e mos u rrezoni dhe vete aty;
Mor shkoni te ungjillizoni cubat duke marre pjese ne grabitjet e tyre, perndryshe ju rrofte ungjilli!
Rrini me shpifesat, por mos shpifni per t'ju bere pershtypje dhe atyre; mos merrni pjese ne shpifjet e tyre.
Dhe nuk eshte e nevojshme qe te beheni dhe ju kurvare per t'i shpallur ungjillin nje kurvari...
Por, po i lame vetem gjithe keta njerez, nuk e di se kush mund te shpetohet pastaj.... Duhet te zbrese perseri Krishti, ose djalli beri namin.
Veproni si t'ju mesoje Fryma, e keni brenda, ndaj mos dyshoni ne Te!
Krijoni Kontakt