Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 24
  1. #1
    Go Pistons Maska e ledio
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    diku ne bote
    Postime
    625

    Unhappy Rasti i tretë, vetëvaret 13-vjeçarja

    Marre nga ''Shekulli''

    POGRADEC- Vetëflijohet në rrethana misterioze një tjetër e mitur. Në të njëjtën mënyrë si dy bashkëmoshataret e saj, Eriola Elezi, nga fshati Velçan i Pogradecit, i ka dhënë fund jetës në mbrëmjen e djeshme duke u vetëvarur në kasollen e bagëtive. Eriola, nxënëse në klasën e shtatë, është viktima më e fundit e vetëflijimit, ndërkohë që ky fenomen i përhapur gjatë viteve të tranzicionit, kryesisht tek moshat e rritura, tashmë është kthyer në një shqetësim edhe më të madh, pasi vetëm brenda 10 ditëve të fundit janë vetësakrifikuar tre vajza të mitura. Rasti i parë shënohet në qytetin e Fierit, kur 11- vjeçarja Alda Cena u vetëvar në banjon e shtëpisë. Pak ditë më parë, në të njëjtën mënyrë u vetëflijua dhe një bashkëmoshatare e saj, Joana Rajdho, nga Tirana.

    Ngjarja
    Eriola Tahir Elezi, banuese në fshatin Velçan të Mokrës së Poshtme, i ka dhënë fund jetës në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Lajmin e ka bërë të ditur për gazetën, përmes linjës telefonike, kryetari i komunës, Ramazan Rapçe. Ndërkohë që mësohet se në fshatin e thellë, menjëherë pas marrjes së informacionit, kanë shkuar dhe uniformat blu të komisariatit të Pogradecit. Sipas informacionit të dhënë nga kryekomunari Rapçe, vajza e mitur është gjetur e vetëvarur në kasollen e bagëtive, që ndodhet shumë pranë banesës së parë. Ende nuk dihen rrethanat lidhur me këtë ngjarje tronditëse, por kryetari i komunës Rapçe thotë për gazetën se para se të vetëflijohej vajza 13-vjeçare ishte grindur me vëllanë e saj të mitur, Alketin, 12 vjeç. Gjithsesi kjo nuk mund të konsiderohet një arsye e fortë që të justifikojë veprimin fatal ndaj jetës së adoleshentes. Prindërit e saj, sipas kryekomunarit, kanë mbetur të shtangur kur kanë gjetur vajzën e tyre të vetëvarur. Ata nuk kanë mundur të thonë ndonjë motiv lidhur me këtë tragjedi të ndodhur në familjen e tyre, përveçse kanë treguar grindjen e Eriolës me vëllanë e saj më të vogël. Mësohet se viktima ishte grindur me të vëllanë dy orë përpara se të vetëvarej në kasollen e bagëtive.

    Familja
    Vetëflijimi i Eriolës ka tronditur banorët e fshatit të thellë dhe të të gjithë zonës, të cilët sapo kanë marrë lajmin tragjik kanë shkuar për të ngushëlluar familjen e Tahir Elezit, baba i katër fëmijëve, dy vajzave dhe dy djemve. Nga kryekomunari i Velçanit, Ramazan Rapçe, mësojmë se Eriola ishte fëmija i parë i bashkëshortëve Elezi. Përmes linjës telefonike, Rapçe, thotë se Eriola, nxënëse në klasën e shtatë të shkollës së fshatit, njihej si një vajzë e urtë dhe e mbyllur në vetvete. Si vajza e madhe e shtëpisë ajo i ndihmonte shumë prindërit për kryerjen e punëve të ndryshme Po nga kryekomunari mësojmë se babai i adoleshentes punon si roje në shkollën e fshatit dhe se familja nuk jetonte në kushte të këqija ekonomike. Gjithsesi shkaku i vërtetë i vetëvarjes së Eriolës në kasollen e bagëtive, dy orë pasi është grindur me të vëllanë 12-vjeçar mbetet mister. Për të afërmit e Eriolës grindja e saj me të vëllanë nuk ishte në atë shkallë sa ajo të humbiste jetën në mënyrën kaq tragjike.


    C'po behet keshtu ne shqiperi?
    *Friendship is the only cement that will ever hold the world together.
    *There is no such thing as no chance.
    *There's a better way to do it.......... find it
    *If you can dream it, you can do it
    *You haven't failed until you quit trying
    *Success doesn't came to you..........you go to it.

  2. #2
    Dynamic Maska e good devil
    Anëtarësuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    jgyuery
    Postime
    260
    Citim Postuar më parë nga ledio

    C'po behet keshtu ne shqiperi?
    femijet po imitojne njeri tjetrin, dhe nuk po shijojne femijerine ashtu sic duhet.

    ne kete mes a ka edhe pak fajin media
    Forumi është tepër i ngarkuar në këtë moment. Ju lutemi na vizitoni më vonë.

  3. #3
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Dhe keto gazetaret sa here duhet ta permendin grindjen qe pati me vellane??? Injorantet e dreqit. Pak do vuaj ky femije i gjore me vdekjen e motres por jooo gazetaret duhet ta shprehin 100 here qe u grind me vellane duke e bere ate fajtor.
    Sa keq me vjen per djalin. Zoti i ruajt zemren e vogel dhe ishalla prinderit ta mbajne afer dhe ti thojne here pas here qe e duan dhe nuk ka qene ai shkak per vdekjen e motres.

    Te jete mesim vdekja e te tre engjellushave qe moren jeten per c'do prinder ne Shqiperi. Te ulen me femijet e tyre dhe ti flasin per ngjarjet qe kane pare ne televizor, te degjojne shqetesimet qe mund te kene femijet, ti sigurojne femijve qe per c'do shqetesim te vogel babi dhe mami gjithmone do te jene te gatshem per ti ndihmuar dhe qe ata duhet te vijne menjehere ti thone prinderve.

    Depresioni tani po ndihet dhe nga femijet! Eshte per ti rene murit me koke.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Mund t`jet kjo tragjedi e tera nje lloj koencidence?!

  5. #5
    Dynamic Maska e good devil
    Anëtarësuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    jgyuery
    Postime
    260
    Citim Postuar më parë nga RTP
    Mund t`jet kjo tragjedi e tera nje lloj koencidence?!
    mund te jet, po nuk besoj. shiko faktet me kujdes tashi.

    tre vetvrasje ne nje afat te shkurter kohe. si mund te jet nje koincidence.

    koincidencat ndodhim me shans, kto tre raste tregojne se nuk jane thjesht rast
    Forumi është tepër i ngarkuar në këtë moment. Ju lutemi na vizitoni më vonë.

  6. #6
    Go Pistons Maska e ledio
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    diku ne bote
    Postime
    625
    Per mendimin tim nuk eshte koincidence fare.
    Sic e tha edhe good devil fajin e kane medjat.
    *Friendship is the only cement that will ever hold the world together.
    *There is no such thing as no chance.
    *There's a better way to do it.......... find it
    *If you can dream it, you can do it
    *You haven't failed until you quit trying
    *Success doesn't came to you..........you go to it.

  7. #7
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Po boll o te llahtarisur me hapje temash per cdo vetvrasje se na hapet barkun. Sikur hani gazeta qe ne mengjes. Ej pike e zeze.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  8. #8
    Go Pistons Maska e ledio
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    diku ne bote
    Postime
    625
    Bayern hap tema sa te dua un e ty nuk ka c'te duhet hic.
    Ai qe ha gazeta, na hap barkun e qe eshte i llahtarisur je ti e jo un.
    Ske pune hic se car hap un. More vesh
    *Friendship is the only cement that will ever hold the world together.
    *There is no such thing as no chance.
    *There's a better way to do it.......... find it
    *If you can dream it, you can do it
    *You haven't failed until you quit trying
    *Success doesn't came to you..........you go to it.

  9. #9
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946
    Eshte vertet per te ardhur keq spo marim vesh se cpo nodh femijt po arijn ne vet vrasje o zot pse kshu
    dhe rasti i trete te nje moshe qe jan lulja rinia e jetes
    vertet per te ardhe keq
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  10. #10
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Ajo e syrgjynosur ishte ne fshat apo jo? Shpetoi nga hallet ja beri bam.

  11. #11
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Prof Dr SamSung
    Ajo e syrgjynosur ishte ne fshat apo jo? Shpetoi nga hallet ja beri bam.
    Ne fshat ishte, pa leket e piramidave pa gje. Kshu eshte vidhe popullin, ndaj familje, leri ne hall dhe vrasin veten femijet. Parate si perfundim ku ndodhen , ose me sakte tek cili fqinj? Nga anet tuaja apo nga jugu ?

    Zoti qofte me ju Zaloshnje-ic.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-11-2004
    Postime
    2

    Angry

    ky eshte kulmi,!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Zoti qofte me keta femije !!!!!!!!
    po ç'fare po ndodh keshtu?
    po vritet e ardhmja e shqiperise!!!!!!!

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-02-2005
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    54
    Ne radhe te pare pershendetje te gjitheve.Eshte hera e pare qe po shkruaj dhe dua tu jap ngushellimet e mija te treja familjeve por ne vecanti familjes CENE nga Fieri.Eshte nje teme shume serioze dhe do tju lutesha shume(pa ofendur ndonjerin)me kujdes kur te shpreheni.ALDA CENE ishte mbesa ime 11 vjec.A eshte rastesi qe ndodhen 3 vetevrasje brenda nje periudhe te shkurter? kete nuk edi,por per mendimin tim media Shqiptare duhet te ndryshoje.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-09-2002
    Vendndodhja
    Myslym Shyri
    Postime
    644
    Si marr vesh c'fare po ndodh keshtu ne shqiperi....Ato prinder tani duhet ti flasin femijeve te tyre per vetevrasjen, (meqe qeka bere teme per tu folur...). Me vjen keq per familjet e tyre.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    si ka mundsi qe te gjitha kto vetvrasje jan femra?

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga bayern
    Po boll o te llahtarisur me hapje temash per cdo vetvrasje se na hapet barkun. Sikur hani gazeta qe ne mengjes. Ej pike e zeze.



    Me falni,po edhe ne vdekje shume tragjike si kjo,dikush te bene te qeshesh!
    Bayernin sikur e grrithim pse lexojme gazeten,e jo cfar po ndodhe

    (e di,e di...)

  17. #17
    Dynamic Maska e good devil
    Anëtarësuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    jgyuery
    Postime
    260
    Citim Postuar më parë nga someone22-99
    Ne radhe te pare pershendetje te gjitheve.Eshte hera e pare qe po shkruaj dhe dua tu jap ngushellimet e mija te treja familjeve por ne vecanti familjes CENE nga Fieri.Eshte nje teme shume serioze dhe do tju lutesha shume(pa ofendur ndonjerin)me kujdes kur te shpreheni.ALDA CENE ishte mbesa ime 11 vjec.A eshte rastesi qe ndodhen 3 vetevrasje brenda nje periudhe te shkurter? kete nuk edi,por per mendimin tim media Shqiptare duhet te ndryshoje.
    ke ngushellimet e mia dhe besoj dhe te tjereve nga forumi
    Forumi është tepër i ngarkuar në këtë moment. Ju lutemi na vizitoni më vonë.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga someone22-99
    ....ALDA CENE ishte mbesa ime 11 vjec.

    A eshte rastesi qe ndodhen 3 vetevrasje brenda nje periudhe te shkurter? kete nuk edi,por per mendimin tim media Shqiptare duhet te ndryshoje.
    Ngushllimet e mia!

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Din kush te na deftoj statistiken e vetvarjeve te moshes rinore ne Shqiperi
    ne vitin e kaluar,dhe para vitit te kaluar ???

  20. #20
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Mire media luan nje rol negativ ne shqiperi ne ditet e sotshme .. me shume eshte per qellim perfitimi dhe mashtrimi ... po prinderit ku jane ne kete mes ??

    nuk i lexojne lajmet , gazetat ... duke e pare cbehet .. cfare shtypet neper kto gazeta ... sikur 10 min nga koha e tyre te shpenzonin me femijet e tyre dhe ti shpjegonin se cdo gje qe lexohet dhe jepet neper tv ...NUK eshte e drejte .. do kishte me pak vetevrasje nga kto femije pa tru dhe me probleme psiqike dhe depresive .
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vetëvaret 16 vjeçari, frekuentonte "Jehovain"
    Nga Cimo në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 22:55
  2. Vetëvaret i mituri, Dëshmitar i Jehovait
    Nga F_LASKU në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 15:49
  3. Braktiset nga e shoqja, vetëvaret 45-vjeçari
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 15-12-2005, 00:13
  4. Vetevaret 15 vjecarja
    Nga Henri në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-09-2005, 06:02
  5. Bizë, vetëvaret në kishë italiania
    Nga ~Geri~ në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 16:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •