Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    siciliano Maska e camorra
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Vendndodhja
    itali catania
    Postime
    9

    Zani Ēaushi: kriminel apo njeri qė donte qytetin e tij?

    kjo eshte marre nga nje interviste e zanit ne gazeten panorama ,, ju lutem lexoheni deri ne fund pasai jepni mendimet tuaja faleminderit
    gjithmon camorra




    Faqe 3 - Aktualitet
    24Nentor 2002

    i forti i Vlorės

    intervista


    34-vjeēari nga Vlora rrėfen pėr trazirat e ’97-ės

    Zani Ēaushi: Pėrse e mbrojta Romano Prodin


    Nga tė dėrguarit tanė Dorina Topollaj & Laureta Rryēi

    Skeda personale

    Emri: Myrteza Ēaushi
    Mosha: 34 vjeē
    Arsimi: 8-vjeēar
    Vendlindja: Vlorė
    Gjendja civile: Beqar
    Mė 22 mars 1999 Myrteza Ēaushi lirohet nė sallėn e gjyqit. Akuzohej pėr krijim bandash tė armatosura, pengmarrje, vrasje me paramendim, armėmbajtje pa leje etj. Dėnohet vetėm pėr kėtė tė fundit me 2 vjet
    Ėshtė dėnuar tri herė nė Greqi: dy herė pėr rrahje dhe njė herė pėr armėmbajtje pa leje
    Ėshtė dėnuar me burgim tė pėrjetshėm pėr vrasjen e Robert Shehut dhe tė dajės sė tij, Luan Bedini


    Njė djalė i bėshėm, muskuloz, me veshje sportive, me pak mjekėr, zė vend nė njė nga dhomat e takimit, fillimisht jo shumė i predispozuar pėr tė kontaktuar me ne.

    Pėr tė takuar atė mė parė duhet tė kalosh njė kontroll tė imtėsishėm dhe nuk duhet tė shpėrqendrohesh nga numri i gardianėve qė tė qėndrojnė rreth e pėrqark. Megjithatė, 34-vjeēari nga Vlora, i njohur me emrin Zani Ēaushi, qė nė vitin ‘97 u bė person vip pėr tė gjithė, gjatė intervistės tregon se di tė sillet, madje me shumė inteligjencė. Nė momentin qė tenton ta pyesėsh, ai mė parė tė shikon nė sy dhe mė pas pėrgjigjet. Nė njė intervistė pėr “Panoramėn” ai rrėfen arsyet se pėrse e mbrojti ish-kryeministrin italian, Romano Prodi.

    Ēfarė pėrshtypjesh keni pėr Romano Prodin?
    Prodi ėshtė njė figurė e madhe, pėr tė cilėn kam shumė respekt.

    Ju keni deklaruar se e keni mbrojtur Prodin. E keni marrė vetė pėrsipėr apo ju kanė kėrkuar ndihmė?
    Mua mė morėn nė telefon dhe mė thanė se do vinte Prodi nė Shqipėri. Mė kėrkuan tė siguroj jetėn e tij. Nė kohėn qė erdhi nė Shqipėri, si kryeministėr i Italisė, ishte nė krizė, dhe njė arsye tjetėr qė e shtyu tė vinte kėtu, ishte qė t“i kėrkonte falje popullit shqiptar pėr tragjedinė e Otrantos.

    Kush kėrkoi ndihmė nga ju?
    Bėhet fjalė pėr njė politikan, tė cilit nuk kam dėshirė t“ia them emrin.

    Keni folur me Prodin?
    Jo, nuk kam folur me tė, ndėrsa me badigardin e tij, po. Ai mė falėnderoi pėr gjithēka. Edhe Prodi mė ka falėnderuar, nėpėrmjet politikanit qė mė kėrkoi ta mbroja.

    Kur kryeministri i atėhershėm italian erdhi pėr herė tė dytė nė Shqipėri, a kishit dėshirė ta takonit?
    Unė atėherė isha nė katin e tretė tė Burgut 302. Sigurisht, qė kisha dėshirė ta takoja. Do tė ishte mirė qė tė ishte njė politikan shqiptar. Mė kanė thėnė se kishte pyetur pėr mua se ē’bėn ai djalė nė burg.

    Pse, ēfarė do tė doje tė bėnte?
    Do tė doja tė miratonte njė ligj pėr korrupsionin. Personat e korruptuar, sipas kėtij ligji, duhet tė dėnohen nga 10 - 25 vjet burg dhe tė mos u lejohej apelimi. Vetėm nėse merren masa tė tilla, Shqipėria do tė shkonte drejt Evropės.

    Ju ka shkuar ndonjėherė ndėr mend tė kontaktoni me tė?
    Disa herė mė radhė mė ka lindur ideja qė t’i dėrgoj njė letėr, por nuk e kam bėrė njė gjė tė tillė.

    E kishit vendosur se ēfarė do t’i shkruanit?
    Do t’i shkruaja qė tė mos t’i jepte mė fonde tė gjithė atyre pushtetarėve qė janė tė korruptuar.

    A keni ndėr mend qė t’i shkruani nė tė ardhmen?
    Nuk e di, tė shoh si do tė vijnė punėt.

    Nė vitin 1997 ju u kthyet nga Greqia. Pėrse u kthyet?
    Unė kisha 5 vjet qė nuk isha kthyer nė Vlorė. Mė kishte marrė malli pėr njerėzit e mi. Ishte kohė trazirash dhe mė brente meraku pėr familjen time. Doja ta mbroja atė. Dhe, nė fakt, unė mbrojta familjen time dhe shumė njerėz tė tjerė, tė cilėt mė kėrkonin ndihmė pėr tė mbajtur barkun me bukė dhe pėr t“i ndihmuar kur njerėzit e tyre merreshin peng.

    Si i ndihmonit nė kėto raste?
    Me ēfarė mundja, me anė tė shoqėrisė. Mė kujtohet njė rast kur vjen njė grua dhe mė thotė se i kanė marrė peng tė shoqin. Ishte me shiatik e shkreta, dhe m“u dhimbs. E pyeta se kush e kishte marrė dhe pastaj i thashė tė shkonte se do t“i vente burri nė shtėpi. Gjeta atė djalin qė e kishte marrė dhe, pasi u mora vesh me ata qė e kishin rrėmbyer, e lirova pengun. Ndoshta ajo grua nuk e di ende sot; ndoshta ajo kujton se ia kisha marrė unė peng bashkėshortin. Gjithsesi, raste tė tilla ka pasur shumė atėherė, sepse kishin dalė armėt sheshit. Unė u kam shpėtuar jetėn dhjetėra policėve.

    A keni pasur njė bandė tuajėn?
    Jo, unė nuk kam pasur bandė. Kur dilja nė rrugė mė vinte pas njė popull i tėrė, me mijėra vetė. Nėse quhet bandė populli, atėherė mund tė them se kam pasur.

    Si e kishit krijuar njė ndikim kaq tė madh te njerėzit?
    Nė Vlorė unė jam rritur dhe kam qenė shumė i njohur, sepse kam pasur shoqėri tė madhe. Pastaj jam munduar tė bėj mirė dhe njerėzit e marrin vesh, kėshtu tė del nami. Unė i kisha vėnė njė detyrė vetes: tė mbroja Vlorėn nga regjimi neodiktatorial i Sali Berishės.

    Ēfarė ka ndikuar nė krijimin e bindjeve tuaja politike?
    Unė jam demokrat, por ama me demokracinė e vėrtetė. Pėr mua Partia Socialiste ėshtė mė demokrate nė krahasim me partitė e djathta. Nė fillim, si gjithė tė tjerėt, ia kemi dhėnė votėn Partisė Demokratike, por ajo ishte thjesht njė diktaturė e re. Mė kujtohet mė “96-n kur shihja nė njė televizion grek protestat shqiptare. Disa fytyra pleqsh tė masakruara dhe tė lara nė gjak nuk mė hiqen kurrė nga mendja. Kėshtu qė m’u ndez urrejtja pėr regjimin e Sali Berishės. Policia e masakronte popullin; nė komisariate pėrdorej vetėm dhunė. Pra, ishte shteti ai qė dhunonte tė drejtat e njeriut. Kushėriri im, Henrik Islami, nė vitin 1994 vdiq nga torturat nė Komisariatin e Vlorės. Edhe unė isha atėherė nė birucat e policisė; mė kėrkoi ujė para se tė vdiste. Policia tha se vdiq vetė, se i ra murit me kokė. Ky ishte regjimi i Sali Berishės dhe mua prandaj mė lindi urrejtja, sepse ky njeri qė u hoq si demokrat i flaktė, vepronte si diktator.

    Keni pasur ndonjė tė afėrm qė merrej me politikė dhe qė ka ndikuar nė bindjet tuaja?
    Vėllai im i madh ka qenė ish-sekretar i pėrgjithshėm i Partisė Socialiste tė Vlorės. Atė e vranė dhe unė do t’ia marr hakun. Unė jam ndikuar nga ai sigurisht, pasi ishte djali i madh i familjes. Unė jam shumė i lidhur me familjen.

    Tani qė ndodheni nė burg, a ju vizitojnė shpesh?
    Unė u kam thėnė familjarėve tė mi qė tė m“i sjellin paratė me postė, nė mėnyrė qė tė mos mundohen deri kėtu. Nuk jam tip qė mė merr malli, por i dua shumė dhe prandaj nuk dua t“i mundoj.

    Keni menduar se do tė dilni ndonjėherė nga burgu?
    Unė nuk i mposhtem burgut, e kam moralin lart. Patjetėr qė mendoj se do tė dal njė ditė. Kur tė dal, tė gjithė ata qė mė kanė borxhe do t’i lajnė.

    Keni bėrė plane pėr tė ardhmen, duke qenė se shpresoni tė dilni njė ditė nga qelia?
    Unė nuk bėj plane pėr tė ardhmen, mė pėlqen ta jetoj jetėn ashtu siē vjen.



    “Mė pėlqen Che Guevara dhe Bajram Curri”

    Myrteza Ēaushi ka lindur nė vitin 1970 nė lagjen Ēole tė qytetit tė Vlorės. Ai ka qenė fėmija mė i vogėl nė familjen Ēaushi. Zani kishte katėr vėllezėr dhe tri motra. “Fėmijėria ime ka qenė njėsoj si ajo e fėmijėve tė tjerė tė asaj kohe; ecnim zbathur nėpėr rrugė”. Mė shumė atė e tėrhiqte sporti dhe konkretisht, mundja klasike dhe ēiklizmi. Shkollėn nuk e parapėlqente shumė, por lėnda e historisė bėnte pėrjashtim. Figurat historike i bėjnė shumė pėrshtypje 34-vjeēarit nga Vlora. “Dy nga figurat, qė mė tėrheqin mė shumė, janė Che Guevara dhe Bajram Curri”, thotė Zani, duke treguar se i kujtohet fare mirė historia qė bėnte nė shkollė. “Gjithmonė do fitonin partizanėt dhe mua nuk mė pėlqente kjo gjė, se mė dukej gėnjeshtėr”, tregon ai, duke shtuar se gėnjeshtrat i ka zėt. Pasi mbaroi 8-vjeēaren, Zani ka bėrė pėr dy vjet njė kurs pėr shofer. “Mė pas ika ushtar nė Korēė dhe kur u hapėn kufijtė, u nisa pėr Greqi”. Periudha e adoleshencės ka qenė njė kohė, tė cilėn Ēaushi e rikujton shpesh. Atėherė, nė moshėn 18-vjeēare, ka pėrjetuar njė dashuri tė cilėn e cilėson si dashurinė mė tė madhe tė jetės sė tij. “Ajo ishte nė shkollėn e muzikės dhe kemi qėndruar bashkė pėr pesė vjet”, kujton Zani, duke shtuar se nuk ishte e thėnė qė tė pėrfundonin bashkė, pėr disa arsye qė nuk dėshiron t“i thotė.

    © 2003 Gazeta Panorama
    o korēare o ngela beqar fare

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Keni pasur ndonjė tė afėrm qė merrej me politikė dhe qė ka ndikuar nė bindjet tuaja?
    Vėllai im i madh ka qenė ish-sekretar i pėrgjithshėm i Partisė Socialiste tė Vlorės.


    ..thote Zani..


    pra zani eshte hero..por Hero i PS-se..

    Kush di dicka mbi ngjarjet e 97-tes dhe figurat e frikshme te asaj kohe le te shkruaj sepse perbejne HISTORI.

    Do ishin me interes kujtime personale nga perjetimet tuaja sa do tju duken pa rendesi si dhe tregime te miqve shokve e farefisit tuaj..

    Shkruani per Xhepaxhijte e Mandelat e Kateshat e Elbasan Cerrik Peqinit ..per Altin Dardhat e Berat Vajgurores ..per Zan Caushet e Vlores per Nehat Kullat e Kotorrat e Lul Berishat e Durres Tiran Fierit e Shkodres per Jaho salihet e tropoj Kukesit e cka tju vij nder mend.. per cilindo qe i ka treguar kallashin Njeriut te ndershem..qe ja ka shkatrruar jeten familjeve te mira Shqiptare..

    rastesisht lexova ne gazete para ca kohesh kur nje mjek i Fierit thoshte mes tjerash..nuk di gje per x rast.. per nje femer te vrare ishte fjala se.. thot mjeku ne morgun e Spitalit tone ne ate kohe.. (diku mes 97-98-es) ishin nja 20 kufoma femrash te vrara te pa identifikuara..

    Keto tmerre bien erė Darfu..era Pol Pot..

    Duhet ti dokumentojme gjerat qe kan ndodhur e ndodhin ne kte cop b.ith vend qe quhet Shqiperi.. se ndryshe do mbushet perseri parlamenti i ri me Kanibale..

    qashtu..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BlueBaron : 04-03-2005 mė 11:40

  3. #3
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Dajua im banon ne "Ēole", tek pallatet e reja.
    Kete vere i shkova per vizite (kisha qysh nga 1996-a pa qene) dhe kur filluan
    te me "rrefenin" se ēu kishin pare syte duhet te ishe gure mos te llatariseshe.
    Kishin pas' "fatin" qe ballkoni dhe dritaret e tyre te ishin nga krahu i lokalit
    ku mblidheshin trimat e Znait pas "betejave". Ē'do dark me thoshnin degjonim
    ulurimat e "fėmrės" sė radhės qe i "ofrohej " Zan "pashait" nga "trimat" e tij e pasi
    "pashai" kenaqte epshet, "preja" ju kalonte "trimave". Pasaj fillonin "egzekutimet"
    e "spiunave te Sales". Nje rast ma tregonte e shoqja e dajos; Zani me "trimat"
    pinin birra ne lokal dhe vjen nje makine me shpejtesi dhe frenon ne menyre
    "brutale" para lokalit. Nga bagazhi i makines nxjerrin nje djale te cilit i kishte
    ik ngjyra e fytyres, e vun ne mes "spiunin e Sales" dhe filluna ta shqelmosnin,
    pasaj i fusin nje plumb pas koke, e hedhin si qen ne bagazh dhe kushedi ne
    ē'ven ka perfunduar i shkreti ... Duhej te shikonit dajeshen si dridhej qe te kuptoni
    se ē'tmerr ka perjetuar ...
    E plot histori te tjera si keto sa qe arriti nje moment qe su bente me pershtypje...


    Ky Zan' "patrioti" meriton te rripet i gjalle per gjithe krimet qe ka neper duar ...
    Keta gazetar plehra qe i japin mundesine te na shfaqi nje fytyre "njerezore"
    te ketij "perbindeshi" s'kane per mua asnje lloj skrupulli ....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Wordless : 18-02-2005 mė 08:03

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Gazetaret nuk kan mundur tja nxjerrin Zanit emrin e "politikanit" qe i ra Xerrit te Zanit qe..aman derman ma mbro Prodin...
    Sigurisht do jete ndonje Zabito Gjinush ose Neritano Mezan e Mozo Ben Mal..

    Cdo gje vjen nga nje shkak..
    Cdo e keqe ka nje te mire..
    Ne kte rast e mira ishte ajo qe une kerkoj ne Forum... DOKUMENTI...

    u be sebeb hapsi temes qe Roni te jap nje deshmi autentike.. te njerzve qe jane Okulare te ngjarjeve..
    Thx Roni...

    Keto jan xhevahire.. me vlera te pa llogaritshme...
    Gjithmon kam kerkuar DESHMI.. nga ckeni pare e degjuar..pa u influencuar nga Parti e Gazeta..

    Lexoni Ronin..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BlueBaron : 04-03-2005 mė 11:41

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Postime
    726
    Kush ja dha fuqine Zanit? Si arriti nje "nobody" te kete njerez ne dispozicionin e tij? Si u formua menjehere pas renies se piramidave? Para se Zani arrinte te terrorizonte qytetin e Vlores, ishte dikush qe kishte frike dhe nga hija e vet. Formoi nje "mafie" me adoleshentet me prejardhme te tramatizuar dhe arriten te grabisnin, perdhunonin, e terrorizonin qytetin e Vlores. Ishte qesharake cfare degjoje, dhe kur arriti nje shok i klases te parakalonte nje nga "ushtaret" e Zanit me syze dielli do qellohesh apo me shume vetem se mendohesh po shiste mend para rojeve te tij, e plot budalleqe qe vetem te neverisin por ama qe arriten te krijonin terror dhe panik ne Vlore.
    Pastaj lexoje intervista qe i behesh Zanit, ku thohesh qe mbron qytetin e Vlores, e mbasi te mbarojne keto trazira do kishte qejf te kishte nje shtepi me nje kopesht te madh ku mund te kultivoj...etj

    Mjaft per kete pleher, sja vlen te flitet per kete por per ata njerez qe e krijuan.
    Be yourself and you will always be in fashion.

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Normale qe PS-ja nuk e do Zan Caushin, sespe i dalin lidhjet me pislliqet e Piramidave e te ndonje shteti fqinje.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    "Zanra" kishte kudo shqipria. Une ika pak a shume kur mbaruan trazirat dhe kisha nje bande si puna e Zanit ne lagjen time. Kur ja priste mendja qe dikush po ju shiste mende ne "territorin e tyre" e rrifnin e benin peshk. Kto jane te paktat po nejse. Me cka kam digjuar nga komshite e mi atje, kane filluar te decimohen nga betejat me bandat rivale.
    Sa per artikullin se di c'te bej, te qesh apo te qaj, apo te bej te dyja pernjehere. Kur ka arritur pika qe neo komunistet te perdorin kriminela per propagande politike, s'ka me ku te shkoj. Populli duhet te ishte revoltuar me kohe, po mesa duket jane friksuar aq shume nga shoket e Zanit ne qeveri, qe lene cmendurira te publikohen.

  8. #8
    <-----
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Postime
    985
    Zani e donte qytetin e vet..?lol
    Sikur ta donte nuk do ja vinte flaken..
    Zani ishte thjesht nje ganster si te gjithe gansterat por qe pervec vrasjeve dhe grabitjeve , u mor edhe me politikane te cilet sigurisht qe e perdoren derisa hypen ne pozite dhe masandej ja futen...!
    Nano eshte taman zog kur've kur vjen puna tek politika dhe krimi...!
    Ate qe se arrin dot me politike , e arrin me gangstera !
    Ne Vlore kishte Zanin , ne Tirane kishte Nehat Kullen , ne Tropoje kishte Fatmir Haklaj , ne Berat kishte Altin Dardhen..e me rradhe..!
    Sigurisht qe edhe PD-ja nuk ngeli pas duke u munduar te balaconte forcat me gangot duke ngritur gangot e vet me banda te organizuar me para si kundrapeshe !
    Secili kishte territorin e vet ku dominonte ! Ato qe e paguanin me shume ishin pikerisht ato qe gjendeshin ne zona neutrale , sepse ketu ndesheshin keto banda duke vrare me shume njerez te pa-fajshem se sa njeri - tjetrin !
    Aman , cfare pyetje patetike shtron nismetari i temes..!!!
    Zani me shok , ishte thjesht gangster mercenar qe perfitonin nga mungesa e ligjit dhe nga karta-bianca qe u kishin dhene politikanet per te terrorizuar , vrare , perdhunuar...te gjithe ato qe s'ishin ne gjendje tu pergjigjeshin me te njejten menyre !
    ...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e orivlora
    Anėtarėsuar
    28-02-2004
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    25
    zani dhe ne greqi ka pasur plot cuna qe i detyronte te vidhnin neper xhepat e te tjerve dhe po nuk u conin leke ne dark i fuste ne vske me ije te ftohte dhe u fikte cigaret neper trupat e tyre te njome si vazhdoni akome dhe diskutoni per nje njeri te tille te pa moralshem
    [FONT="Arial Black"]live like you were dying[/FONT]

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •