Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Historia e Shkodres ne 1913

    Shqiptar
    (3/9/01 9:01:44 pm)
    Reply Historia e Shkodres ne 1913
    --------------------------------------------------------------------------------
    Dr. Romeo Gurakuqi

    Vendosja e kontrollit ndėrkombėtar nė shkodėr, maj 1913-dhjetor 1913. (sipas dokumenteve tė Public Record Office)

    Punimi i mėposhtėm synon tė japė njė tablo tė situatės nė e pėrreth Shkodrės, duke filluar nga pėrfundimi i tė ashtuquajturės "Kriza e dytė e Shkodrės"1) deri nė dhjetor tė vitit 1913, kur Komisioni Ndėrkombėtar i Kontrollit tashma ka hedhur bazat e para tė administrimit tė ardhshėm tė qytetit.

    Fillimisht mendoj se do tė ishte me interes dhėnia e njė tabloje tė shkurtėr me rrethanat mė tė gjėra ndėrkombėtare tė cilat zhvillohen tė lidhura ngjarjet e Shkodrės.

    Nė muajin prill 1913 Shkodra ishte i vetmi bastion qė i kishte mbetur territoreve tė Perandorisė Osmane jashtė mureve tė Kostandinopojės.2) Nė tė njejtėn kohė, mė 16 prill 1913, midis Turkisė dhe Aleatėve Ballkanikė u pėrfundua njė armėpushim. Edhe gjatė kėsaj faze tė dytė tė zhvillimit tė ngjarjeve tė Luftės Ballkanike, dy kanė qenė shqetėsimet kryesore mbi tė cilat u pėrqėndruan Fuqitė e Mėdha: sė pari vendosmėria e Rusisė pėr ta kufizuar Turkinė rreth Kostandinopojės, dhe sė dyti insistimi i Austrisė pėr krijimin e njė Shqipėrie tė pavarur e dhėnia ndaj kėtij shteti tė sa mė shumė territoreve qė tė ishte e mundur. Ky entitet i ri nė kėndvėshtrimin e diplomacisė austriake duhej tė shėrbente si kundėrpeshė ndaj Serbisė dhe shteteve tė tjera sllave duke bllokuar daljen e Serbisė nė Adriatik. Nė kėtė insistim tė saj Austria pati pėrkrahjen edhe tė Italisė. Pikėrisht problemi i dytė, d.m.th ai i pėrcaktimit tė kufijve tė shtetit tė ri, u shkaktoi Fuqive tė Mėdha mė tepėr trazime dhe nė kėtė drejtim ēėshtja mė kritike me tė cilen Konferenca e Londrės u pėrballua ishte ajo e Shkodrės3). Rėnia e Shkodrės mė 23 prill 1913 e vuri nė pikpyetje edhe vetė ekzistencen e Konferencės sė Ambasadorėve dhe lufta nuk do tė ishte shmangur sikur Ministri i Jashtėm Britanik Edward Grey tė mos kishte propozuar njė skemė pėr njė bllokadė tė pėrbashkėt detare tė brigjeve malazeze, dhe sė fundi pushtimin e qytetit tė Shkodrės prej marinarėve tė tė gjitha flotave nėn komanden e Admiralit britanik Cecil Burney4) Pėr tratativat diplomatike qė u zhvilluan mes Fuqive per dorėzimin e Shkodrės nga Mali i Zi ne kemi trajtuar gjėrėsisht nė kumtesat e lartpėrmendura, kėtu do tė vendosim nė dukje njė element tė ri po aq tė rėndėsishėm nė bindjen e Mbretit Nikolla nė dorėzimin e Shkodrės: bėhet fjalė pėr dhėnien e njė shumė tė rėndėsishme tė hollash nga ana e Fuqive Malit tė Zi.5) Studiues tė ndryshėm mendojnė se ultimatumi austriak vertet pati shumė efekt, por sipas tė gjitha gjasave jo aq sa shuma qė iu pagua Mbretit Nikolla6) e cila, nė bazė tė dokumenteve arkivore britanike na rezulton tė ketė qenė 6 milion franga.7)

    Periudha e shqyrtimit nga ana jonė ėshtė e njė rėndėsie tė veēantė edhe sepse, pikėrisht nė kėtė kohė konfigurohet nė pėrmasa tė qarta ndryshimi i vendimit tė Fuqive nė lidhje me statusin e Shqipėrisė sė re. Siē dihet, pėrfaqėsuesit e Fuqive paten vendosur fillimisht qė Shqipėria do tė organizohej si njė njėsi autonome nėn sundimin Otoman, por nėn mbrojtjen e gjashtė Fuqive tė Mėdha. Nė pranveren e vitit 1913, kur tashmė u bė e qartė se Perandoria Osmane do tė humbiste tė gjithė Maqedoninė, dhe nė kėtė mėnyrė edhe lidhjen territoriale mė Shqipėrinė, ky vendim paraprak i Fuqive ndryshoi. Mė 30 maj 1913, Fuqitė e Mėdha i imponuan palėve ndėrluftuese ballkanike, Traktatin e Londrės, i cili shėnoi edhe pėrfundimin e Luftės sė Parė Ballkanike. Turkia nė bazė tė kėtij traktati lėshoi tė gjithė territorin nė perėndim tė vijės Enes-Midia. Statusi i Shqipėrisė dhe ai i ishujve tė Detit Egje, u la nė duar tė Fuqive tė Mėdha.8) Ky moment pėrbėn hapin e dytė nė harkun e pavarėsimit diplomatik tė Shqipėrisė. Traktati i Londrės i 30 majit 1913 ishte njė zgjidhje e imponuar prej prestigjit personal tė Edward Grey-t, i cili fliste nė emėr tė njė vendi qė qėndronte nė gjysmė tė rrugės mes dy kampeve kundėrshtare. Hapin e tretė Fuqitė do ta ndėrmarrin mė 29 korrik 1913. Konferenca erdhi nė pėrfundimin se pavarėsia ishte e nevojshme. Shqipėria do tė ishte tashmė njė principatė asnjanėse dhe sovrane nėn njė monarki tė trashėgueshme e nėn garantimin e Fuqive tė Mėdha. Forma e saj e qeverisjes do tė ishte monarkia konstitucionale.9) Nė kėte mėnyrė, hapi jo i lehtė i parė i ndėrmarrė nė Vlorė nga vetė shqiptarėt u shndėrrua gradualisht nė njė njohje zyrtare nė skenėn ndėrkombėtare. Detyra e ardhshme e Fuqive ishte fillimi i organizimit tė shtetit tė ri. Nė realizimin e kėtij misioni u caktua njė komision prej shtatė anėtarėsh, i pėrbėrė nga gjashtė pėrfaqėsues tė Fuqive tė Mėdha plus njė delegat shqiptar. Ky Komision Ndėrkombėtar i Kontrollit, do tė kishte si detyrė mė tė parė shfuqizimin e tė gjitha autoriteteve ekzistuese, mes tė cilave edhe qeverinė e Vlorės, pėrgatitjen e njė Statuti Organik pėr shtetin e ri dhe ndėrtimin e njė force tė ruajtjes sė paqes.10)

    Nė kėtė sfond historik u zhvilluan ngjarjet nė Shkodėr, aq mė tepėr qė ky qytet ishte njė ndėr protagonistėt e zhvillimeve ballkanike dhe europiane tė kėsaj periudhe.

    Mė 5 maj 1913, njė ditė pas pranimit nga ana e Malit tė Zi pėr lėnien e fatit tė Shkodrės nė duart e Fuqive, kėto tė fundit morėn vendimin dhe i instruktuan forcat ushtarako-detare respektive pėr tė bėrė pėrgatitjet pėr marrjen e Shkodrės me anėn e njė detashmenti ndėrkombėtar,11) dhe pėr tė kontaktuar me autoritetet malazeze nė qytet me qellim qė tė vendosnin njė datė pėr dorėzimin e Shkodrės.12) Marrja nė dorėzim do tė kryhej nga njė komision i pėrbėrė prej oficierėsh tė caktuar prej komandantėve tė flotave dhe do tė shoqėrohej prej njė detashmenti ndėrkombėtar. Komisioni Ndėrkombėtar i Admiralėve duhej tė sistemonte tė gjitha modalitetet e tėrheqjes sė materialeve tė luftės dhe detajet e tjera tė evakuimit. Bllokada detare ndaj Malit tė Zi do tė hiqej sapo tė rimerreshin pozicionet nga forcat ndėrkombėtare nė Shkodėr. Fuqitė do tė mbetėshin nė zotėrim tė qytetit tė Shkodrės deri sa tė organizohej njė qeverisje autonome krahinore.13)

    Guvernatori malazez i Shkodrės mė 7 maj u takua nė Shėngjin me Nėn Admiralin britanik Cecil Burney. Ai e informoi ushtarakun britanik se Mali i Zi kishte nė Shkodėr rreth 10000 trupa, kėshtu qė evakuimi i tyre mund tė kėrkonte nga katėr deri pesė ditė, mbasi bėhej fjalė pėr tėrheqjen edhe njė materiali tė konsiderueshem ushtarak. Kurse Mbreti Nikolla nga ana e tij premtonte se do tė merreshin tė gjitha masat pėr tė parandaluar njė pėrplasje tė mundshme mes detashmentit ndėrkombėtar dhe trupave malazeze.14) Mbledhja pėr caktimin e modaliteteve u zhvillua mė 10 maj 1913. Sipas pikave tė marrėveshjes, evakuimi i Shkodrės prej trupave malazeze u fiksua mė datėn 14 maj 1913 ora 2.00 pasdreke. Njėkohsisht me ketė dorėzim do tė kryhej edhe heqja e bllokadės detare ndaj Malit tė Zi. Palėt u morėn vesht gjithashtu qė 1000 trupa malazeze do tė mbesnin nė rrjedhen e djathtė tė Bunės pėr tė asistuar tėrheqjen e materialeve ushtarake nga qyteti dhe kalaja. Tė gjitha trupat e tjera do tė tėrhiqeshin nė njė rreze prej 10 km nga qyteti. Nga kėto 1000 trupa qė do tė mbesnin, 800 syresh do tė qendronin nė njė distancė prej 5 deri 6 km, kurse 200 tė tjerė do tė angazhoheshin pėr njė periudhė tė caktuar kohore nė barrakat e Taraboshit. Mbasi tė gjitha materialet ushtarake tė tėrhiqeshin, edhe kėto 100 trupa do tė dilnin jashtė rrezes prej 10 km nga Shkodra.15)

    Ndonėse nė dukje ēdo gjė do tė shkonte sipas marrėveshjes, pati edhe incidente tė cilat tregonin se sa tė vėshtira ishin orėt e fundit tė pushtimit malazez. Dhe incidentėt nė radhė tė parė godisnin popullsinė e qytetit tė Shkodrės dhe nė zonave pėrreth saj. Kėshtu, natėn e datės 7 maj nė Pazar e qytetit shpėrtheu zjarri. Qeveria malazeze u mundua ta minimizonte dėmin duke folur per rreth 150 dyqane tė shkatėrruara nga flakėt, por raporti i zėvėndės-konsullit britanik nė Shkodėr Nikolla Suma flet pėr 350 syresh me dėme tė tjera serioze. Konsulli Suma gjithashtu saktėsonte se opinioni i pėrgjithshėm nė qytet ishte se dyqanet, fillimisht u grabiten nga ushtarėt malazezė e mė pas atyre iu vu flaka.16)

    Kuptohet se nė rrethana tė tilla ankthi e pasigurie tė shkaktuara nga mungesa e njė autoriteti shtetėror tė qėndrueshėm, e gjithė popullsia e qytetit priste me padurim okupimin ushtarak tė forcave ndėrkombėtare.17)

    Komisioni i oficierėve tė flotės ndėrkombėtare qė pėrfaqėsonin Fuqitė e Mėdha e mori nė dorėzim Shkodrėn mė 14 maj 1913 nė ora 2 .30 pasdreke.18) Trupi kryesor ushtarak i pėrbėrė prej 500 oficierėsh dhe ushtarėsh u nis nga grykėderdhja e Lumit Buna me datė 14 maj ora 6 e mengjezit me avulloren "Scutari". Nė shtesė tė kėtij kontigjenti ishte nisur me pėrpara me njė avullore me tė ngadaltė, tė emėrtuar "Yolanda", njė trup ushtarak i pėrbėrė nga 250 ushtarakė. Ndersa Komisioni i Admiralėve me stafin e vet u nis nga grykėderdhja e Bunės nė oren 8.30 pasdreke me avulloren lumore "Mafalda". Anijet, krahas flamujve kombėtare tė vendeve respektive, mbartnin edhe flamuj tė bardhė. Nėn-admirali Britanik Cecil Burney pėrshkruan se nė rrjedhen e majtė tė Bunės, kalimi i Komisionit u pėrshendet me manifestime gėzimi. Kėto manifestime koinsistonin nė shkrehjen e armėve nė ajėr. "Njė fakt interesant rreth kėtij vendi - vazhdon Burney- ėshtė sasia mjaft e madhe e municioneve. Ēdo burrė i kėtij vendi ka pushken e tij, madje shpesh edhe tė rinjtė shihen tė mbajnė pushkė plot me municione"19). Komisioni Ndėrkombėtar zbarkoi nė ndėrtesėn e Doganės dhe u prit nga njė oficier kryesor nė shtabin e gjeneralit malazez, dhe gjithashtu nga tė gjithė konsujt e akredituar nė Shkodėr. Banorėt e qytetit ishin grumbulluar nė njė numėr tė madh pėr tė parė me sytė e tyre zbarkimin e Komisionit, ndėrsa fėmijėt mbani lule dhe ishin tė vendosur nė kolona pėrballė ndėrtesės sė doganės. Sipas Burney, "sjellja e popullsisė shqiptare ishte shumė korrekte". Mė pas Komisioni me stafin e vet dhe konsujt u drejtuan nė zyrat e shtatmadhorisė ku u takuan me guvernatorin ushtarak malazez tė qytetit, gjeneralin Begir (Beqir?).

    Vendosja e kontrollit tė Komisionit Ndėrkombėtar tė Admiralėve20) pas gjashtė muajsh bombardimesh, e gjeti qytetin e Shkodrės nė njė situatė tė shkatėrruar, ekonomike-financiare, sociale, dhe morale. Qyteti nuk kishte asnjė lloj fondi pėr tė pėrballuar shpenzimet e administratės, ndriēimin e qytetit, pėr tė pėrballuar emergjencen shėndetėsore dhe shėrbime tė tjera serioze21).

    Mbi tė gjitha qyteti dilte pėr herė tė parė nga njė pushtim tejzgjatur qė kishte mbarsur nė vetvete struktura institucionale krejt tė pangjashme dhe tė papranueshme pėr drejtimin e ri tė qytetit, tė pėrfaqėsuar nga Komisioni Ndėrkombėtar i Admiralėve. Natyrisht, qė nuk ishte detyra e kėtij Komisioni tė ērrėnjoste brenda njė mandati tė tillė tė shkurtėr atė qė ishte ngritur nė shekuj, por ama ky Komision do tė riparonte aq sa toleronte situata, pėr tė rifilluar njė ecuri pak a shumė pozitive drejt vendosjes se ekuilibrave tė njė jete normale qytetare.

    Fillimisht trupat nderkombėtare morėn nėn kontroll tė gjithė postoblloqet e qytetit, tė cilėt ishin ngitur me shumicė nga trupat pushtuese malazeze. Nė bazė tė njė plani paraprak, qyteti u nda nė rajone dhe secili prej tyre do tė kontrollohej prej trupave ushtareke tė vendev tė ndryshme. Nė mengjezin e datės 15 maj flamuri malazez u hoq dhe flamujt e tė pesė Fuqive u ngriten horizontalisht rreth njė meter mbi kėshtjellė. Me 20 maj, siē duket pėr tė mos krijuar probleme me malazezėt, Komisioni Ndėrkombėtar i Admiralėve mori vendimin pėr ndalimin e ngritjes sė flamurit shqiptar mbi kishat dhe xhamitė e Shkodrės.22) Numri i madh i rojeve qė malazezėt kishin vendosur nė tė gjitha anėt e qytetit, sė bashku me sasinė e madhe tė depove tė municionit dhe armėve penguan nė evakuimin e plotė tė tyre nga qyteti. Megjithatė, ky proces u plotėsua pasdreken e datės 16 maj, kurse gjenerali malazez u largua nė mengjezin e datės 17 maj.23) Deri mė 17 maj Cecil Burney, me cilėsinė e komandantit tė Komisionit Ndėrkombėtar tė Admiralėve mbajti tre mbledhje tė kėtij organizmi, nė tė cilat asistuan edhe konsujt e akredituar nė qytetin e Shkodrės. Duke qenė se problemi kryesor mbetej ai i gjetjes sė fondeve pėr arken bashkiake, Komisioni instaloi njė mbledhės tė taksave doganore sė bashku me njė staf, qė zėvendėsoi oficierėt malazezė. Mė pas u formua njė Komision Shendetėsor i pėrbėrė nga mjekė shkodranė dhe ata tė misioneve tė ndryshme tė Kryqit tė Kuq tė cilėt vepronin ende nė qytet. Kėshilli Municipal ishte orientuar tė fillonte menjėherė punėn pėr pastrimin e rrugėve dhe rregullimin e ndriēimit. Nė tė njėjten kohė filluan pėrgatitjet pėr krijimin e njė force tė vogėl policore krahinore tė pėrbėrė nga 20 vetė pėr tė ushtruar autoritetin e Kėshillit Bashkiak. Pėr kėtė detyrė u caktua Leitnanti britanik Richards, i asistuar nga dy ushtarakė tė marinės italiane tė cilėt do tė shėrbenin njėkohsisht si pėrkthyes.

    Problemi kryesor mbetej gjetja e shumave tė mjaftueshme monetare pėr vėnien nė veprim tė administratės. Pėr kėtė iu kėrkua ndihmė Bankės Otomane qė vepronte asokohe nė qytet. Mė 18 maj 1913 kjo bankė ra dakord pėr dhėnien nė avancė tė njė shume prej 1000 Lira turke pėr te pėrballuar kėrkesat me tė domosdoshme pėr pagesat e zyrtarėve dhe tė Kėshillit Bashkiak pėr punėt nė qytet.24) Kjo shumė do tė mbulohej dhe shlyhej mė pas me tė ardhurat qė do tė nxirreshin nga taksat doganore tė cilat do tė arrinin nga 3000L deri nė 4000L, kur tregtia tė rivendosej plotėsisht.

    Problem tjetėr i dorės sė parė u vlerėsua ai i caktimit tė njė administratori guvernatori civil me fuqi financiare Kėtė post, sikurse mendonte Burney, nuk mund ta kryente mė njė ushtarak, por as edhe njė person lokal nuk ishte i pėrshtatshėm, pėr shkak tė problemeve qė ekzistonin nė Shkodrėn e pas pushtimit turk25) Problemi i mėsipėrm do tė zvarritet edhe muaj tė tėrė megjithė rėndėsinė qė kishte nė kėtė moment vendimtar tė historisė sė qytetit.

    Njė problem me vehte shqyrtimi pėrbėn qendrimi i Austrisė pikėrisht nė kėtė moment tė parė lirie pėr Shkodrėn. Siē dihet tashme, Shkodra dhe hinterlandi i saj pėrbėnin zonen kryesore tė Shqipėrisė Veriore ku Habsburgėt ushtronin protektoratin e kultit dhe nė kėtė kuadėr ishin bėrė investime tė rėndėsishme nė zhvillimin e arsimit shqip, kulturės shqiptare ndėr institucionet e Kishės Katolike. Gjithashtu, lėnia e Shkodrės nė Shqipėri, dhe nė kėtė kuadėr, presioni i ushtruar mbi Malin e Zi pėr lirimin e menjėhershėm tė kėtij qyteti, ishin para sė gjithash vepėr e kėsaj fuqie. Kėsisoj, Austro- Hungaria nėpėrmjet pėrfaqėsuesve tė saj, qė nė fillimet e veprimtarisė sė forcave nderkombėtare bėri tė gjitha pėrpjekjet qė ta shpaloste sa tė ishte e mundur ndikimin e vet nė qytet. Ma sė pari kjo prirje u shfaq qė nė takimin me ushtarakėt malazezė, ku admirali austriak insistoi nė marrjen e njė qėndrimi tė njė ushtaraku fitimtar qė po komunikon me njė kundėrshtar tė mundur.26) Por ky qendrim i Austrisė binte nė kontradiktė me parimet mbi tė cilat Fuqitė kishin vendosur pushtimin ndėrkombėtar tė qytetit dhe administrimin e mėtejshėm tė tij. Austria gjithashtu bėri ēmos qė tė demonstronte sa mė shpejt qė tė ishte e mundur, pra para se Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr tė arrinte njė vendim pėrfundimtar, se njė qeverim i kombinuar ndėrkombėtar nė njė Shqipėri autonome ishte i papraktikueshėm. Pėr kėtė austriakėt, gjithnjė sipas Nėn-Admiralit Burney, bėnė gjithshka ishte e mundur pėr ta paraqitur pushtimin ndėrkombėtar tė Shkodrės njė dėshtim.27) Kėshtu, Admirali austriak me pėlqimin e Admiralit Italian nė Shkodėr u pėrpoqėn ta bindnin komandantin Britanik Burney, qė t'i lejonte shqiptarėt qė tė mbanin armė edhe nė qytet dhe gjithashtu tė lejonte disa qindra malėsorė tė Malėsisė sė Madhe te hynin nė qytet sė bashku me armėt e tyre dhe tė demonstronin. Arsyeja e dhėnė nga pėrfaqėsuesit austriak kishte tė bėnte me faktin se, sipas tyre, se mbajtja e armėve ėshtė njė zakon kombėtar dhe pjesė e veshjes sė zakonshme tė shqiptarit. Por Burney nė fakt nuk lejoi qė armėt tė mbaheshin lirisht nė qytet ap tė zhvillohej ndonjė demonstrim i armatosur. Dhe kjo veēanėrisht pėr faktin se ushtarė tė paarmatosur malazezė po punonin ende nė qytet pėr tėrheqjen e tė gjithė materialit ushtarak.

    Ėshtė vendi kėtu pėr tė vėnė nė dukje njė propozim personal tė Burney qė lidhet me shmangien e kėtyre pėrpjekjeve tė Austrisė, tė cilat, siē mund tė kuptohet qartė, nuk pelqeheshin nga Anglia, pjesėmarrėse e njė pakti tė kundėrt politiko-ushtarak. Burney mendon se, "qė tė sigurohet me sukses njė Shqipėri autonome do tė jetė e nevojshme tė instalohen qeverisje tė afta civile dhe ushtarake, tė mbėshtetura prej forcave ndėrkombėtare dhe njė xhendarmerie tė mirė, nė qytetet kryesore tė Shqipėrisė. Kėto qeveri tė vogla duhet qė gradualisht me kalimin e kohės ta shtrijnė ndikimin e tyre nė zonat fshatare perreth. Sė fundi, ēdo pėrpjekje duhet bėrė pėr tė kontrolluar intrigat austriake, dhe nė qoftė se njė gjė e tillė do tė bėhet, kjo do tė paraprijė qė nė njė kohė relativisht tė shkurtėr forcat ndėrkombėtare tė tėrhiqen dhe Shqipėria do tė lihet nėn kujdesin e xhendarmėrisė"28) Por nė qoftė se pėr kėndvėshtrimin anglez qėndrimi austriak paraqitej i tillė, e njejta gjė nuk mund tė thuhet, dhe nuk duhet tė thuhet pėr kėndvėshtrimin shqiptar. Nė qoftė se Anglia ishte mjaft e interesuar pėr ruajtjen me ēdo kusht tė kompromisit tė arritur mes Fuqive pėr ēėshtjen e Shkodrės dhe hinterlandit tė saj, Shqiptarėt dhe Shqipėria e re qė po fillonte tė pėrvijohej ishin tė interesuar nė njė drejtim tjeter: nė mos lėshimin e asnjė pėllembe toke shqiptare dhe nė kėtė drejtim ata duhej tė mbėshteteshin pikėrisht tek ajo fuqi e cila kishte bėrė tė gjitha pėrpjekjet nė Konferencėn e Ambasadorėve, pėr krijimin e shtetit shqiptar nė kufijtė e vet natyrorė etnikė, Austro-Hungaria. Aq me tepėr tė interesuar pėr kėtė ishin banorėt e Shkodrės, Malėsisė, tė cilėt prekeshin nga vendimet e Konferencės sė Londrės. Nė kėtė kuadėr, ėshtė e kuptueshme lėvizja e malėsorėve dhe interesimi i tyre i vazhdueshėm pranė autoriteteve ndėrkombėtare tė instaluara nė Shkodėr pėr fatin e metejshėm tė trevave tė tyre. Megjithatė, kėtu kemi tė bejmė pėrsėri me njė rast jo tė favorshėm tė historisė shqiptare. Mungesėn e pėrputhjes sė interesave strategjike tė aleatit mė tė parė qė ishte Austro-Hungaria dhe njė fuqie tjetėr qė kishte dhėnė shėnja tė rėndėsishme realizmi dhe sensi pozitiv nė vlerėsimin e ēėshtjes shqiptare, pra Anglisė, por qė bėnte pjesė nė njė grupim tė ndryshėm tė Fuqive tė Mėdha. Nė diapazonin mjaft tė gjėrė tė interesave qė i ndanin kėto fuqi, realizmi ndaj ēėshtjės shqiptare pėrfaqėsonte njė pjesėz shumė tė vogėl qė edhe ashtu nuk i bashkonte.

    Mė 21 maj 1913 Nėn-Admiralit Burney iu kėrkua me insistim takim nga dy prej prijėsve malėsorė. Takimi u zhvillua pasdreken e po kėsaj dite nė oborrin e rezidencės ushtarake britanike nė Shkodėr. Ishin gjithsejt rreth 130 malėsorė, qė kishin hyrė nė qytet tė paarmatosur. Prijėsit e fiseve malėsore tė Hotit, Grudės, Kelmendit, Kastratit dhe Shkrelit i dorėzuan Admiralit njė peticion qė kishte tė bėnte me problemin e kufirit veri-perendimor tė Shqipėrisė dhe atė tė ndarjes sė territoreve qė i pėrkasin kėtyre pesė fiseve ndėrmjet Malit tė Zi dhe Shqipėrisė. Peticioni ishte i shoqėruar me kėrkesen. pėr t'u paraqitur para qeverisė britanike, sa mė shpejt qė tė ishte e mundur.29) Prijėsit malėsorė e informuan gjithashtu pėrfaqėsuesin ushtarak britanik se trupat malazeze kishin arritur nė fshatrat e zonės sė Hotit dhe po pėrpiqeshin t'i pushtonin, prandaj ata qė atė natė do t'i ngrinin burrat e Malėsisė kundėr Malit tė Zi. Burney u kėrkoi malėsorėve tė vetėpėrmbahen dhe i telegrafoi Ministrit Britanik nė Cetinė, njėkohsisht edhe Admiraliatit, duke i informuar ata mbi situaten dhe duke i sugjeruar njėkohsisht qė Malit tė Zi duhej t'i kėrkohej tėrheqja e trupave nga kjo pjesė e territorit shqiptar.30) Por Mali i Zi i mohoi faktet e mėsipėrme, tė bėra prezent siē duket edhe nga pėrfaqėsuesit e Austro-Hungarisė. Ministri Jashtėm Malazez iu lut ambasadorit britanik nė Cetinjė Salis qė ta siguronte Ministrin e Jashtėm Grey se, Mali i Zi kishte nė territorin shqiptar vetėm 200 trupa nė Tarabosh dhe 60 tė tjerė nė Shėngjin tė cilėt po ruanin depot ushtarake qė ishin duke u transportuar pėr nė Mal tė Zi.31)

    Ndėrhyrja e malėsorėve pati ndikimin e vet nė bindjet e admiralit britanik i cili do t'i propozojė eprorėve tė tij nė Londėr njė vijė kufitare tė ndryshme nga pėrvijimet paraprake.32) Propozimin ai e mbėshteti nė vėzhgimin e drejtė se,"nė qoftė se territoret e fiseve tė Hotit e Grudės i jepen Malit tė Zi dhe fiset e Malėsisė ndahen nder sundime tė ndryshme, atėherė do tė jetė e paevitueshme lufta guerrile e nė kėtė pjesė tė vendit nuk do tė keqė qetėsi." Njė muaj mė vonė, Burney, jo vetėm qė i pėrmbahej pėrsėri kėsaj ideje por e avancon mė tej atė. Ai shprehet: "pėr sa i pėrket kufirit verior, unė jam i bindur se nė qoftė se Hoti do t'i jepet Malit tė Zi, tė katėr fiset, Hoti, Kelmendi, Kastrati dhe Shkreli do tė ngihen sė bashku dhe do tė ndėrmarrin veprime armiqėsore kundėr Malit tė Zi, gjaku do tė vazhdojė tė derdhet nė kėtė krahinė dhe Europa do tė duhet tė pėrballojė tė njejtat vėshtirėsi qė ajo pati pas Traktatit tė Berlinit, kur Plava dhe Gucia u caktuan pėr t'u pushtuar nga Mali i Zi."33)

    Pas njė muaji tė vendosje sė Komisionit Ndėrkombėtar tė Admiralėve, situata nė qytetin e Shkodrės po jepte shenjat e para tė pėrmirėsimit tė vet. Kėshtu situata financiare ka njė lloj gjallėrimi si rezultat i rritjes sė aktivitetit tregtar dhe prodhues, vėnies nė funksionim tė sistemit doganor e gjyqėsor dhe tė administratės nė pėrgjithėsi.34) Forca policore vendase e cila ishte formuar nė komanden e oficierit britanik, si shef policie, ishte njė fakt mjaft pozitiv, dhe numri i policėve ishte rritur nga 20 qė ishte parashikuar nė fillim nė 36, me njė strukturė tė tillė: 32 policė dhe 4 oficierė kriminalistike.35)

    Njė vėmendje tė veēantė Komisioni Ndėrkombėtar i Admiralėve u kushtoi rikompozimit tė marrėdhėnieve ndėrqytetare dhe vendosjes tashma tė bazave tė administrimit tė pėrbashkėt tė bashkėsisė qytetare nga tė gjithė shkodranėt. Me kėtė synim, nė muajin qershor 1913 u ftuan tė gjithė burrat mė nė zė, tė krishterė dhe muhamedanė, nga qyteti dhe rrethina, pėr t'u takuar me Burney-n. Burrave tė mbedhur nė kėtė takim Nėn-Admirali britanik u mbajti njė fjalim, idetė e tė cilit pėrmblidhen nė disa apele mjaft tė rėndėsishme:

    Sė pari, ai i bėri thirrje parisė sė Shkodrės, tė punojnė sė bashku si njė familje, pėr tė mirėn e vendit, duke i lėnė mėnjanė armiqėsirat dhe hakmarrjen, duke mos i lejuar ato kurrė qė tė kthehen.

    Sė dyti, ai u kėrkoi bashkėpunim dhe asistencė pėr themelimin e disa klubeve, nė tė cilat do tė merrnin pjesė tė gjitha seksionet e qytetit. Klubet do tė ishin tė shumėllojshme: klubi social, tė cilin vendosen ta themelojnė menjėherė, do tė ishte pėr shembull njė vend ku tė gjithė qytetarėt do tė shkonin pėr tė takuar njėri tjetrin, do tė bisedonin, do tė shkėmbenin ide pėr tė miren e vendit tė tyre. Po ashtu u propozua themelimi i klubit tė gjimnastikės, letėrsisė dhe njė klub ku do tė fillohej tė mėsoheshin gjuhėt.

    Fjalimi mbyllet mė fjalėt e mėposhtme, citoj "Unė dua tė theksoj pėr ju tė gjithė se, nė unitet ne kemi forcė, tė ndarė priremi drejt dobėsisė dhe ndahemi nga njeri tjetri. Idea ime ėshtė qė tė mos bėjmė asnjė lloj dallimi mes njerit apo tjetrit seksion, por t'i trajtojmė tė gjithė njėlloj, dhe secili tė ketė tė njejtin respekt pėr besimin e tjetrit, sikurse ka edhe pėr besimin e vet, ndaj besomėni, se nė qoftė se ėshtė e dėshirueshme qė Shqipėria tė bėhet njė vendi i lulėzuar dhe i pėrparuar, kjo gjė pėrbėn gurin themeltar mbi tė cilin ne duhet ta ndėrtojmė atė."36)

    Reagimi i parisė sė Shkodrės ishte mjaft pozitiv. Tė gjithė shprehen dėshirėn e tyre qė tė punonin sė bashku pėr tė gjitha ēėshtjet, dhe se asnjė lloj ndryshimi individual fetar nuk do tė lejohej qė tė thyente harmoninė e bashkėsisė. Mė tej ata shtuan se do tė pelqenin tė kėshilloheshin sė bashku pėr gjetjen e mėnyrės mė tė mirė pėr formimin e klubit dhe do tė vinin pėrsėri shumė shpejt ta takonin me propozimet e tyre pėr kėtė ēėshtje.

    Dėshiroj t'i rikthehem pėrsėri propozimeve tė Burney mbi mėnyrėn e administrimit tė Shkodrės. Kjo para sė gjithash sepse ai do ta pėrsėrisė njė gjė tė tillė vazhdimisht, siē duket falė njohjes mė nga afėr tė realitetit tė Shkodrės e nepėrmjet saj edhe tė Shqipėrisė, por edhe pėr vetė vėshtirėsitė qė ai parashikonte nė tė ardhmen. Burney e konsideron thelbėsore vendosjen nė Shqipėri tė njė force tė pavarur ushtarake pėr njė periudhė tė ardhshme dy deri tre vjeēare. Domosdoshmėrinė e vendosjes sė saj ai e lidhte ma sė parit me kushtet e brendshme tė vendit: "pėrderisa vendasit tė kenė mėsuar tė respektojnė ligjin, rendin dhe njė qeveri tė qėndrueshme, ėshtė absolutisht e nevojshme tė kenė njė forcė tė mjaftueshme tė pavarur pėr tė siguruar dhe pėrforcuar autoritetin"37) Sė dyti, ai mendon se meqenėse Austria dhe Italia kishin qenė nė 50 vitet e fundit mjaft ngushtė tė lidhura me ēėshtjet shqiptare, do tė ishte shumė e vėshtirė nė mos e pamundur pėr qeverinė e re shqiptare tė parandalonte ato qė ai i quan, "intrigat e mėtejshme tė tyre". "Frigohem, shkruan ai, se qėllimi i tyre kryesor do tė jetė mė shumė pengimi se sa nxitja e mirėqėnies sė Shqipėrisė, duke ia mbajtur kėshtu njė derė hapur pėr ndėrhyrjen e ardhshme"38). Rrugėdalja nga kjo situatė pėr shtetin e porsaformuar shqiptar, sipas Burney-t, do tė kishte qenė qė kjo forcė ndėrkombėtare tė pėrbėhej nga ushtarakė tė njė shteti, mbasi njė pėrbėrje e tillė do ta bėnte atė mė efikase, ēėshtjet do tė mund tė trajtoheshin mė me lehtėsi, veēanėrisht nė qoftė se Fuqia qė do ta kishte kėtė kontroll nuk kishte qėllime tė veta politike nė Shqipėri. Dhe mė e pėrshtatshmja ndėr to, sipas Burney, do tė ishte Britania e Madhe, e cila nuk kishte interesa jetėsore kėtu. Propozimin e tij ai e mbėshteste edhe nė opinionet e vetė shqiptarėve, tė cilėt " do ta pranonin administrimin anglez mė shpejt se ndonjė tjetėr".

    Administrata, sipas Burney-t, duhet tė ndėrtohet nga njė Parlament, i pėrbėrė me nga njė pėrfaqėsues tė zgjedhur prej ēdo fisi ose bashkėsie nėpėr tė gjithė vendin, me zyrtarė europianė nė tė gjitha zyrat kryesore qeveritare, tė cilėt do tė ishin tė pėrgjegjshėm pėrballė Komisionerit tė Lartė tė zgjedhur nga Fuqitė.39)

    Ngjarjet e mėtejshme nė Shkodėr do tė zhvillohen tė lidhura ngushtė me situatėn e pėrgjithshme nė Shqipėri dhe drejtimet kryesore qė Fuqitė nė bashkėveprim dhe nė kundėrshti me njera tjetren kėrkuan t'i jepnin ngjarjeve. Territori shqiptar kontrollohej pėrgjithsisht nga autoritete te ndryshme politiko-ushtarake dhe forcat e ushtrive ballkanike vazhdonin tė mbanin nėn pushtim territore tė caktuara shqiptare. Sikurse tashmė dihet, Fuqitė e Mėdha nuk e njohėn Qeverinė e Vlorės tė drejtuar nga Ismail Qemali, sikurse asnjė prej autoriteteve qeverisėse krahinore40) dhe nė vend tė tyre ato moren gradualisht masa pėr ta shtrirė pushtetin e Komisionit Ndėrkombėtar tė Kontrollit nė tė gjithė territorin e njohur ndaj shtetit tė porsaformuar shqiptar.

    Shkodra natyrisht do tė vazhdojė te jetė nė qėndėr tė kėtij procesi, dhe njė objekt rreth tė cilit do tė vazhdojnė tė pėrplasen interesat e Fuqive. Mė sė parit Shkodra do tė jetė njė prej qyteteve tė para ku mendohej se do tė installohej Komisioni Ndėrkombėtar i Kontrollit, kjo jo vetėm sepse ishte qyteti mė i madh i Shqipėrisė, por edhe pse njė prej detyrave tė para tė kėtij Komisioni do tė ishte marrja nė dorėzim e administrimit nga Komisioni Ndėrkombėtar i Admiralėve.41) Deri nė caktimin e Vlorės si seli qendrore e Komisionit Ndėrkombėtar tė Kontrollit, ėshtė zhvilluar (gjatė periudhes korrik 1913 deri fillim tė tetorit 1913) njė shkėmbim i gjėrė pikpamjesh mes qeverive tė Fuqive tė Mėdha. Austria, siē duket u gjend pothuajse e vetme nė dėshirėn e saj pėr installimin e selisė sė K.N.K. nė Shkodėr. Edhe qeveria italiane madje iu kundėrvue me forcė njė propozimi tė tillė, kurse qeveria britanike, megjithėse nuk e kundėrshtoi kandidaturen e Shkodrės, vendosi tė bashkohej me opinionin e shumicės sė Fuqive pėr instalimin e K.N.K.-sė nė Vlorė.42)

    Diskutimet e tjera rreth Shkodrės nė Komisionin Ndėrkombėtar tė Kontrollit tė mbledhur nė Vlorė me 15 tetor 1913(43) kishin tė bėnin me caktimin e Guvernatorit Civil tė Shkodrės, mėnyrėn e caktimit dhe raportin e qeverisė sė Vlorės nė kėtė caktim, nė cilėn rreze veprimi do tė shtrihej autoriteti i kėsaj qeverisje krahinore, kompetencat administrative tė saj, problemi i territoreve tė Malėsisė sė Shkodrės nėn kėrcėnimin e Malit tė Zi etj.. Tė gjitha kėto ēėshtje, tė ndėrthura me njė gamė mė te gjėrė problemesh tė kuadrit shqiptar por edhe mes Fuqive, bėnė qė situata edhe mė tej nė periudhen nė vijim tė jetė jo e pėrcaktueshme dhe tė shoqėrohet me dilema e diskutime pafund dhe zgjidhje tė pėrkohshme.

    Megjithatė, dy kanė qenė diskutimet kryesore ku janė pėrqėndruar mė shumė debatet: sė pari, nė cilėn rreze veprimi do tė shtrihej autoriteti i qeverisjes krahinore tė Shkodrės dhe sė dyti, mbi personin qė duhej tė mbante postin e guvernatorit civil.

    Shqetėsimi kryesor i Fuqive ishte mos lėnia e krahinės pa ndonjė autoritet tė njohur administrativ, por ndarja nė kėtė pikė ka qenė e thellė.44) Fillimisht, nė mbledhjen e datės 28 tetor 1913, K.N.K. ra dakord qė distrikti i veprimtarisė qė do t'i jepej qeverisjes krahinore tė Shkodrės tė shtrihej nė territorin mes kufirit tė ri malazez (deri nė atė moment tė papėrcaktuar) dhe Lumit Mat.45) Por nė vijim, delegatėt austro-hungarezė, italianė dhe gjermanė nė K.N.K. insistuan qė juridiksioni Kėshillit Municipal tė Shkodrės tė mos shtrihej pėrtej 10 km.46) Mos gjetja e njė konsensusi nė kėtė pikė e la njė pjesė tė mirė edhe tė territorit verior shqiptar jashtė kontrollit tė njė autoriteti te ligjshėm dhe tė njohur dhe pre tė veprimtarisė sė forcave tė ndryshme, te brendshme dhe tė jashtme.

    Megjithėse komisionerėt ranė nė ujdi nė parim pėr caktimin e drejtėpėrdrejtė tė Guvernatorit Civil tė Shkodrės nga K.N.K.47) janė zhvilluar seri tė tėra diskutimesh mbi karakteristikat dhe pėrkatėsinė e personit qė duhej tė zinte kėtė post.48) Qeveria austro-hungareze, siē duket mbasi ishte marrė vesht edhe me Ismail Qemalin, ishte pėr caktimin e Ekrem Bej Libohovės, vėllait tė Myhit bej Libohovės.49) Delegati Francez propozoi emrin e Riza Beut, ish-kryetar bashkie dhe deputet i Shkodrės, ndėrsa Koloneli Phillips, qė atėhere ushtronte pėrkohsisht funksionet e guvernatorit tė Shkodrės, ishte pėr Myrteza Beun. Vendimi pėrfundimtar ėshtė shtyrė disa herė, me qėllim qė anėtarėve tė Komisionit t'u krijohej mundėsia pėr tė marrė informacione mė tė sakta mbi njė sėri pikash.50) Nė shtyrjen marrjes sė kėtij vendimi, pėrveē tė tjerave ka ndikuar edhe kundėrshtimi i ashpėr i bėrė edhe nga Koloneli Phillips, i cili ishte nė brendi tė situatės nė qytet. Ai u kėrkoi K.N.K. qė kėtė vendim ta shtynim deri sa vetė K.N.K. tė bėnte njė vizitė nė Shkodėr dhe tė studiojė vetė situaten nė terren. Dhe nė fakt ky vendim do tė shtyhet mjaft edhe Phillips do tė ushtrojė funksionet e guvernatorit tė Shkodrės edhe per njė kohė tė gjatė.51) Nė njė letėr private tė datės 10 nėntor 1913, koloneli Phillips e pėrshkruan situaten si mė poshtė: " Pėr sa unė e kuptoj situatėn e tanishme, kėtu janė duke u formuar dy grupime tė dallueshme: sė pari, partia e Arqipeshkvit nga njėra anė, nė tė cilėn parti Ded Ēoku pėrfaqėson Lezhen dhe rajonin pėrtej dhe partia e Esad Pashės, nė tė cilėn janė bashkuar Prenk Pasha, Abati i Mirditės, e me tė cilėn ėshtė i gatshėm tė bashkohet edhe Ismail Beu52)…. Partia e Arqipeshkvit, ose nė qoftė se ėshtė e preferuar tė thirret, Partia pro-austriake, ėshtė nė mėnyrė tė ēuditshme e ndarė nė kėrkesat e veta, ose tė pakten kėshtu duket. Pėr shembull, nė qoftė se Arqipeshkvi ėshtė nė mėnyrė krejt tė hapur nė favor tė emėrimit tim nė detyrėn e Guvernatorit tė Sanxhakut tė Shkodrės, konsulli austro- hungarez, duke pėrfaqėsuar qeverinė e tij, e ka kundėrshtuar vendosmėrisht njė kėrkesė tė tillė, ose ēdo lloj guvernatori, mbasi ato dėshirojnė mė duket krijimin e njė komisioni lokal… Esadi, pėr sa di unė, ėshtė nė komunikim me Cetinen dhe, unė besoj edhe me Serbinė… Pėrgjigja qė unė u jap tė gjithė njerėzve dhe tė gjitha partive, ėshtė njė dhe e njejtė: unė jam nėn urdhėrat e K.N.K., nė komandė tė trupave ndėrkombėtare dhe pėrkohsisht guvernator i Shkodrės deri nė 10 km…"53)

    Qėndrimi i Arqipeshkvit ishte natyrisht i bazuar nė njohjen e thellė tė realitetit dhe ndjenjave qytetare dhe shprehte siē duket mendimin e pjesės dėrmuese tė popullsisė qytetare. Kėtu duhet tė kemi parasysh edhe deklarimet e paraardhėsit tė Phillips, Burney tė paraqitura mė lart. Kuptohet se njė guvernator europian i qytetit tė Shkodrės, pėrfaqėsues i njė fuqie qė nuk kishte interesa tė drejtėpėrdrejta nė Shqipėri, pėrfaqėsues i njė vendi me demokraci tė zhvilluar dhe me pėrvojė tė rėndėsishme nė ndėrtimin e njė mėnyre tė re dhe tė ndryshme tė administratės qeverisėse, pėrbėnte zgjidhjen mė optimale tė mundshme nė atė kohė, shansin e vetėm pėr njė zhvillim fillestar pėrparimtar tė qytetit.

    Shqipėria e atėhershme vuante nga shkėputja me tė kaluarėn, vuante nga mospasja e njė grupimi tė gjėrė shoqėror tė emancipuar, vuante nga ekzistenca e njė klasė drejtuese qė e kishte pak tė zhvilluar ndjenjėn e pėrgjegjėsisė kombėtare dhe rendte ende me fantazmat e ruajtjes sė ēifligjeve tė dhuruara personale. Kurse forcat e emancipuara tė shoqėrisė shqiptare pėrbėnin njė pakicė gati tė papėrfillshme dhe tė pafuqishme pėr tė ndėrmarrė nisma qė thyenin tabutė konservative tė njė shoqėrie tė sapo dalė nė liri. Kjo liri e brishtė, e shoqėruar me cungime tė rėndėsishme territoriale, tė sanksionuara edhe me marrėveshje ndėrkombėtare, e ndjekur hap pas hapi nga etja e shfrenuar e fqinjėve grabitēarė, e kishte ēorientuar kahun e drejtimit tė vėrtetė pėrparimtar tė kėsaj shoqėrie tė traumatizuar, e kishte lėnė atė prehė tė pambrojtur nga aventurierėt qė fatėkeqėsisht nė atė kohė, (mbase edhe nė vijim), ishin me shumicė.

    Trajtimi i mėsipėrm synonte tė jepte kronologjinė e njė pjesė tė shkurtėr, por mjaft tė rėndėsishme tė qytetit tė Shkodrės, muajt e parė tė tij nė liri pas gati 500 vitesh robėrie dhe robėrimesh. Nė njė farė mėnyrė, hyrja e trupave ndėrkombėtare nė Shkodėr dhe vendosja e administrimit ndėrkombėtar, mund tė krahasohet me atė ēfarė perjetuam tė gjithė ne rreth njė vit e gjysėm mė parė nė Shqipėrinė Verilindore, pra nė Kosovė, veēse nė rrethana tė ndryshme kohore dhe shkallė tė ndryshme emancipimi shoqėror dhe kulturor.

    Fillimi i lirisė gjithsesi ishte premtues mbasi ai ishte i mbruajtur me dėshiren e madhe popullore dhe ky ishte njė kusht i domosdoshėm pėr tė ardhmen, por megjithatė jo i mjaftueshėm. Pėr fat tė keq, pėrkundrejt kėsaj dėshire tė ēliruar popullore do tė vepronin edhe faktorė te tjerė tė brėndshėm dhe tė jashtėm, tė impostuar nė kah krejtėsisht tė kundėrt. Mentaliteti dhe interesat e fuqishme ekonomiko-politike tė klasės sė deri atėhershme drejtuese tė territoreve shqiptare, qė nė fakt kishte qenė produkt dhe pjesė e rėndėsishme e sistemit tė krijuar nga pushtuesi, do tė jenė faktorė tė brendshėm negativė qė do tė veprojnė pėrkundrejt prirjes sė zhvillimit pėrparimtar tė vendit, pra edhe kundėr vendosjes sė njė administrimi normal qytetar, mbasi njė strukturė e tillė e re do ta prishte pėrfundimisht monopolin e ēifligut tė interesave personale dhe do tė thoshte njė shkėputje pėrfundimtare me tė kaluarėn. Thėnė ndryshe, faktorėt politikė qė ndikuan drejtėpėrdrejtė nė zgjimin mė tė vonshėm kombėtar, ishin mjaft tė fuqishėm dhe nė kulmin e veprimtarisė sė tyre, njėkohsisht, pėrshtatėse dhe pozicionuese me relitetin e ri. Pikėrisht kėtu duhet kėrkuar thelbi i trazirės dhe anarkisė sė brendshme qė karakterizonte e do ta karakterizojė edhe nė vijim tė vitit 1914 Shqipėrinė dhe do tė ēmontojė atė ēfarė Fuqitė nė marrėveshje filluan tė realizojnė mė sė parit nė Shkodėr. Gjithashtu, mosvėnia e menjėhershme nė veprim e administrimit civil tė Shkodrės dhe tė Shqipėrisė, pėrveē faktorėve tė brėndshėm, ishte edhe rezultat i kundėrshtisė sė thellė dhe e llogaritjes me imtėsi tė favoreve dhe disfavoreve nga secila prej Fuqive nė marrjen ose mosmarrjen e masave tė caktuara. Nga ana tjetėr, ballafaqimi mes Fuqive tė Mėdha po profilizohej pikėrisht pranė kufirit verior shqiptar. Shpėrthimi i konfliktit botėror do ta varrosė pėrfundimisht gjithė punėn e bėrė nė konstituimin e shtetit shqiptar dhe tė administratės sė re tė tij nga K.N.K dhe do ta fusė gjithė zhvillimin e vendit nė rrjedha tė reja. Vetė konflikti botėror qė do tė shpėrthente vitin nė vijim ishte kulmi i njė ballafaqimi tė ashpėr tė Austro-Hungarisė me Serbinė dhe Malin e Zi (e pas tyre kupto Rusinė), ndėr tė tjera edhe pėr problemin e kufirit tė Shqipėrisė nė Veri dhe Verilindje. Krizat qė kaloi Shkodra, veprimet e vazhdueshme destabilizues nė Shqipėri, mostėrheqja e trupave malazezo-serbe pėr periudha tė caktuara nga territori shqiptar, inkursionet e vazhdueshme malazeze nė veri tė Shkodrės, janė pjesė nė zingjirin e ballafaqimeve tė njėpasnjėshme tė Austro-Hungarisė me Malin e Zi dhe Serbinė qė do ta mbajnė krizėn e hapur dhe do tė futen nė njė lloj llogarimbajtjeje pėr t'u shlyer njė ditė. Pastaj Shkodra kishte pėsuar nė kėtė kohė njė cungim dramatik territorial qė nuk mund tė kalohej lehtė dhe qė nė efekt do ta mbante rajonin e destabilizuar edhe mė tej. Vetė kufiri i vendosur mes Malit tė Zi dhe Shqipėrisė nė Konferencėn e Londrės nuk krijonte kushte tė favorshme pėr paqė dhe siguri nė rajonin e Shkodrės.


    Sidoqoftė, nė analizė tė fundit, vendosja e Kontrolit Ndėrkombėtar nė Shkodėr dhe Shqipėri ishte, sipas mendimit tonė, pėrbėnte njė zhvillim pozitiv, njė hap tė rėndėsishėm nė shkėputjen me tė kaluarėn, njė garanci mbėshtetjeje pėr forcat e brendshme pėrparimtare, ende tė dobėta, dhe pėr vetė procesin e ri mėvetėsues dhe qytetėrues qė do tė duhej tė kalonte shteti i ri shqiptar. Sikur rrjedha e marrėdhėnieve ndėrkombėtare nuk do tė shkonte drejt ballafaqimit tė armnatosur, zhvillimi politik, ekonomik dhe qytetrues brenda shtetit shqiptar, nėn kėtė ombrellė garancie, mendojmė se do tė kishte qenė nė parametra tejet tė ndryshėm.


    Budapest, 02.11.2000

    -------------------------------

    2)Me 6 mars Janina kishte rėnė nė duart e grekėve kurse me 26 mars Adrianopoja ishte pushtuar nga bullgarėt. Shih pėr kėtė mė hollėsisht L.S. Stavrianos, The Balkans since 1453, New York 1958 fq. 537.

    3)M.S. Anderson, The Eastern Question 1774-1923, A study in International Relations, Macmillian, London 1991. Fq 295. Autori ndėr tė tjera shprehet se themelimi i shtetit Shqiptar ishte arritja e fundit e rėndėsishme e Perandorisė Habsburge nė marrėdhėniet ndėrkombėtare dhe njė nga mė konstruktivet nė historinė e saj tė gjatė.

    4)R. W. Seton-Watson, Britain in Europe 1789-1914, A Survey of Foreign Policy, Cambridge University Press 1937 fq 638.

    5)Public Record Office, Foreign Office, 371, 1771/55, doc. No. 20199 Grey > Salis Foreign Office. 01.05.1913. Nė kėtė dokument Edward Grey i kėrkon ambasadorit tė tij nė Cetinė Salis qė tė bėnte njė pėrpjekje tė re pranė Mbretit Nikolla dhe qeverisė malazeze ku t'i shpjegohej se sa serioze paraqitej situata. Austro-Hungaria ka arritur nė piken e ndėrmarrjes sė njė aksioni tė veēantė kundėr Malit tė Zi. Nė qoftė se Mali i Zi pranon kėrkesat e Fuqive pėr tė evakuar Shkodrėn, do tė fitojė njė asistencė ekonomike, e cila tashma konsiderohet si e pranueshme prej Fuqive. Pėrndryshe, nė qoftė se do tė vazhdojė tė rezistojė, sigurisht qė do tė nxirret me forcė prej Shkodrės, e mė pas e gjithė shpresa pėr njė asistencė ekonomike do tė humbase, e pėr pėsojė rrjedhojat do tė jenė nga mė katastrofiket.

    Nė mėnyrė mė tė qartė kjo kėrkesė shihet nė Promemorien e datės 2 maj qė gjindet pėrsėri nė: P.R.O. F.O. 371 1806, doc. Nr. 20171. Nė fakt, e gjithė dosja 1806, pėrgjithsisht trajton problemin e kompensimeve ekonomike tė Fuqive ndaj Malit tė Zi pėr tė lėshuar Shkodrėn. Ja teksti i promemories: "J'ai l'ordre de Montenegro Governement ou H.M.G. si. Dans le cas ał le Montenegro cédant ą la volonté de Grande Puissances et faisant le sacrifice de ses ambitions le plus naturelles - en acceptant la solution Scutari ą l'Albanie - les Grande Puissances lui accorderaičnt un compensation territoriale digne de ses sacrifices et dont la ligne frontičre passerait avec une aide efficace pour rétablir sa situation économique et rendre la vie plus possible ą ses habitants"; Njė moment tė tillė e kanė trajtuar edhe: 1) Misha Glenny, The Balkans, Nationalism, War and the Great Powers 1804-1999, New York 1999 fq 242 dhe 2) Miranda Vickers The Albanians, A Modern History, London New York 1995 fq 73.

    6)John Love, The Great Powers, Imperialism and the German Problem, 1865-1925, London and New York 1940, fq. 190.. Autori i mėsipėrm shkruan se, Mbretit Nikolla iu pagua njė shumė prej 2 milion frangash. Nė fakt, shuma, siē na rezulton nga dokumentet arkivore britanike, ėshte tre herė mė e lartė.

    7)P.R.O. F. O. 371, 1806/file 14538, doc. Nr. 43407 Salis> Grey. Sipas ketij dokumenti me 21 shtator 1913 nė Cetinė u nėnshkrua marrėveshja pėr njė hua tė pėrbashkėt prej 6 milion frangash prej "Bankes Italiane dhe Franceze".

    8)Charles and Barbara Jelavich, The Establishment of the Balkan National States, 1804-1920, University of Washington Press, Seattle and London, 1993 fq. 216 (The Balkan Wars); L.S. Stavrianos, The Balkan since 1453, New York 1958 fq. 537; Robert Lee Wolf, The Balkans in our time, Harvard University Press, Cambridge, Massachusetts, 1958, fq. 93.

    9)Barbara Jelavich, History of the Balkans, Twentieth Century, volume 2, Cambridge University Press, 1983, fq 100.

    10)Georges Castellan, History of the Balkan, From Mohamed the Conqueror to Stalin, Columbia University Press, New York, 1992, fq 383-384.

    11)P.R.O. F.O. 371 1771/file 59, doc. No. 20474, Grey > Salis, F.O. 5.5. 1913.

    12)P.R.O. F.O. 371 1819 doc. 20810 Admiralty > Vice Admiral "King Edward VII" 05.05.1913.

    13)P. R. O. F. O. 371 1819 doc. No. 21208, Grey > Cartwright F.O. 5.5.1913.

    14)P.R.O. F. O. 371 1819 doc. No. 21185, Vice Admiral > Admiralty, 7.5.1913.

    15)P.R. O. F. O. 371 1819, doc. No. 21648, Vice Admiral > Admiralty, 10 May, 1913.

    16)P. R. O. F. O. 371 1819, doc. No. 22061, Salis > Grey Cettinjé, 13.5.1913.

    17)P. R. O. F. O. 371 1819, doc. No 22061, Salis > Grey Cettinjé, 13.5.1913.

    18)P. R.O. F. O. 371 1819 doc. No. 22362 Vice Admiral > Admiralty, 15.5.1913.

    19)P. R. O. F. O. 371 1819 doc. No.24824, Admiralty > Foreign Office, 29.05.1913, Enclosure in No. 1: Vice-Admiral Burney > Admiralty, Scutari, May 17., 1913.

    20)Duhet tė bėhet dallimi me Komisionin Ndėrkombėtar tė Kontrollit

    21)P.R.O. F.O. 371 1819 doc. Nr. 22724 Vice Admiral, Mediterranean > Admiralty, Scutari 17.05. 1913.

    22)Kėtė vendim mėsohet indirekt ga njė dokument qė mban daten 11 korrik 1913 dhe bėn fjalė pėr kėrkesen e kundėrt, atė tė shfuqizimit tė paraqitur ne kete date nga pėrfaqėsuesi austriak. P.R. O. F. O. 371, 1819 doc. Nr. 31973, Admiralty > Vice -Admiral Burbey, 11.07.1913.

    23)P.R. O. F. O. 371 1819 doc. Nr. 24824, Admiralty > Foreign Office, Admiralty, 29.05.1913, Enclosure No. 1 Vice-Admiral Burney > Admiralty, Scutari, 17.05.1913. Dokumenti nė fjalė ėshtė njė raport mjaft i gjatė i Cecil Burney pėr shtatmadhorinė e trupave britanike nė Londėr, nė tė cilin shpjegohet me hollėsi e gjithė situata nė qytet, mėnyra e sistemimit tė trupave ndėrkombėtare, gjendja shoqėrore dhe fetare, pėrshtypja e tij mbi veprimet e pėrfaqėsuesve tė Austro-Hungarisė etj. Ky dokument, sė bashku me tė tjera mendohet te bėhet i njohur plotėsisht nė njė kohė tė dytė nga autori i kėtij punimi.

    24)P.R. O. F.O. 371 1819 doc. No. 22971 Admiralty > Foreign Office, Enclosure no. 2/1, Vice Admiral, Mediterranean > Admiralty, Scutari, 18.05.1913; gjithashtu edhe: P.R. O. F. O. 371 1819 doc. Nr. 24824, Admiralty > Foreign Office, Admiralty, 29.05.1913, Enclosure No. 1 Vice-Admiral Burney > Admiralty, Scutari, 17.05.1913

    25)P.R. O. F. O. 371 1819 doc. Nr. 24824, Admiralty > Foreign Office, Admiralty, 29.05.1913, Enclosure No. 1 Vice-Admiral Burney > Admiralty, Scutari, 17.05.1913: P.R. O. F.O. 371 1819 doc. Nr. 22971 Admiralty > Foreign Office, Enclosure no. 1/1, Vice Admiral, Mediterranean > Admiralty, Scutari, 18.05.1913

    26)P.R. O. F. O. 371 1819 doc. Nr. 24824, Admiralty > Foreign Office, Admiralty, 29.05.1913, Enclosure No. 1 Vice-Admiral Burney > Admiralty, Scutari, 17.05.1913

    27)P.R. O. F.O. 371 1819 doc. Nr. 22971 Admiralty > Foreign Office, Enclosure no. 3/1, Vice Admiral, Mediterranean > Admiralty, Scutari, 18.05.1913

    28)P.R. O. F. O. 371 1819 doc. Nr. 24824, Admiralty > Foreign Office, Admiralty, 29.05.1913, Enclosure No. 1 Vice-Admiral Burney > Admiralty, Scutari, 17.05.1913

    31)P.R.O. F.O. 371 1819 doc. Nr. 28817, Salis> Grey Cettinje 23.06.1913.

    32)P.R.O. F.O. 371 1771 doc. 25150 datė e protokollimit 02.06.1913 Shkodėr mė 26 maj 1913.Propozimin e Nėn-Admiralit do ta gjeni sė bashku me memorandumin nė revistėn Phoenix 1999/3-4.

    33)P.R.O. F.O. 371 1806 doc. No. 28918 Admiralty to Foreign Office, Enclosure 2 in No. 1 Vice-Admiral Burney to Admiralty, Scutari, Albania, 16.06.1913. pragrafi nr. 12. Mė tej ai shton se "pėr sa i perket fisit tė Grudės i cili shtrihet nė veri tė Hotit, unė nuk jam edhe aq i sigurt, pėr sa ata nuk kanė shfaqur njė armiqėsi tė tillė ndaj Malit tė Zi. Hoti ėshtė fisi mė i vjetėr dhe fiset kanė aleancė mes tyre, kėshtu qė nė qoftė se Hoti lufton, tė gjithė do tė bashkohet ta ndihmojnė atė"

    34)Tė ardhurat nga Zyra Doganore nga data 1 qershor 1913 deri me datė 14 qershor 1914 kanė qenė 1124 Lira Turke, qė pėrbenin njė mesatare prej 174 L.T. per njė ditė. Duke llogaritur njė mesatare prej 150 L. T. nė ditė (kėtu perfshihen nė numėrim edhe tė dielat ku nuk kishte aktivitet), llogaritej qė tė ardhurat mujore nga detyrimi doganor tė arrinte 3900 L.T. Kur Komisioni Ndėrkombėtar arriti ma sė parit nė Shkodėr, nuk kishte asnjė fond gjendje nė arken e administratės krahinore. Mirėpo krijimi i kushteve pas ardhjes sė trupave ndėrkombėtare bėri qė tregtia tė rritej aq shumė nė qytet gjatė njė muaji sa pėr autoritetet u ba e panevojshme prekja e kredisė prej 1000 L. T. tė marra nga Banka Otomane dhe nė kėtė mėnyrė Komisioni kishte njė gjendje financiare bankare prej 1641 L.T., pėrjashtue nga kjo shumė kredinė e marrė. Ekzistonte njė debit i papaguar nga Komisioni prej 1449 L.T. qė ishin baraz me 31950 kronen malazeze, pėr 71 llampa standarte pėr ndriēimin e rrugėve, njėmbėdhjetė prej tė cilave ishin vendosur dhe ishin blerė prej qeverisė malazeze, ndėrsa 60 syresh qė mbesnin Komisioni Ndėrkombėtar i kishte porositur nė Austri. Mė hollėsisht pėr kėtė P.R.O. F.O. 371 1806 doc. No. 28918 Admiralty to Foreign Office, Enclosure 2 in No. 1 Vice-Admiral Burney to Admiralty, Scutari, Albania, 16.06.1913. pragrafi nr. 2, 3, 4.

    35)22 prej tyre ishin drejtėpėrdrejtė nėn urdhėrat e shefit tė policisė dhe asistonin nė ruajtjen e pėrgjithshme tė rendit dhe shoqėrimin e tė burgosurve nė policinė gjyqėsore. 12 ishin tė vendosur pranė Kėshillit Bashkiak dhe vepronin nėn urdhėrat e kėtij trupi, ndėrsa 2 qė mbesnin ishin oficierė kriminalistike tė punėsuar prej vetė Nėn-Admiralit Burney. Ky i fundit u propozoi eprorėve tė tij nė Londėr qė tė zgjerohej sistemi i forcave policore vendase nepėrmjet krijimit te njė ekipi tė xhendarmerisė nėn komanden e njė oficieri ushtarak britanik. Kjo forcė duhej tė ishte njė forcė kalorsiake dhe do tė pėrdorej pėr patrullimin e qarkut tė Shkodres dhe fshatrave nė afėrsi, dhe do tė formonte bėrthamen e ēfarėdolloj xhandarmerie qė mund tė vendoset me u formue ma vonė pėr tė gjithė Shqipėrinė. " Unė mendoj- shkruan Burney- se krijimi i kėsaj xhendarmerie ėshtė jashtėzakonisht i nevojshėm, mbasi ėshtė ma se e dėshirueshme qė tek popullsia vendase nė qark tė ndjehet ndikimi dhe autoriteti i forces ndėrkombėtare. Unė propozoj tė nisin njė gjė tė tillė me 20 policė, dhe pėr kėtė kemi thirrur edhe vullnetarė, dhe gradualisht ta rrisim kėtė numėr nė 50, ose madje deri nė 100". P.R.O. F.O. 371 1806 doc. No. 28918 Admiralty to Foreign Office, Enclosure 2 in No. 1 Vice-Admiral Burney to Admiralty, Scutari, Albania, 16.06.1913. pragrafi nr. 5,6.

    36)P.R.O. F.O. 371 1806 doc. No. 28918 Admiralty to Foreign Office, Enclosure 2 in No. 1 Vice-Admiral Burney to Admiralty, Scutari, Albania, 16.06.1913. pragrafi nr. 7

    37)P.R.O. F.O. 371 1806 doc. No. 28918 Admiralty to Foreign Office, Enclosure 2 in No. 1 Vice-Admiral Burney to Admiralty, Scutari, Albania, 16.06.1913. pragrafi nr. 10. Ai shton se do tė ishte mė e pėrshtatshme qė tė krijoheshin tre shtabe tė pėrgjithshme ushtarake, pėr shembull, nė Shkodėr dhe pranė Durrėsit dhe Vlorės..dhe secili nga ato duhet tė kontrollojė respektivisht rajonet e qarkut perreth.

    38)P.R.O. F.O. 371 1806 doc. No. 28918 Admiralty to Foreign Office, Enclosure 2 in No. 1 Vice-Admiral Burney to Admiralty, Scutari, Albania, 16.06.1913. pragrafi nr. 10.

    39)P.R.O. F.O. 371 1806 doc. No. 28918 Admiralty to Foreign Office, Enclosure 2 in No. 1 Vice-Admiral Burney to Admiralty, Scutari, Albania, 16.06.1913. pragrafi nr. 10.

    40)P. R. O. F. O. 371 1807 doc. No. 47504 Consuls-General Lamb> Grey, Vallona 19.10.1013: Lamb shprehet se" shumica e kolegėve tė mi janė tė mendimit se politikoa jonė duhet tė jetė e tillė qė ne duhet tė njohim se ekzistojnė autoritete tė shkėputura krahinore nė Veri, Jug dhe nė Shqipėrinė Qendrore dhe tė pėrpiqemi tė vendosim kontrollin mbi tė trija kėto njėsi."

    41)P. R. O. F. O. 371 1807 doc. No 41154 Rodd > Grey, Rome 06.07.1913.

    42)P.R.O. F. O. 371 1807 doc. No 42881, Grey > Bertie Foreign Office 17.09.1913.

    43)P.R. O. F.O. 371 1807 doc. No. 45865 Grey > Sir A. Johnstone, Foreign Office 07.10.1913.

    44)P.R. O. F. O. 371 1807, doc. No 50878 Lamb > Grey Vallona 09.11.1913.

    45)P.R.O. F.O. 371 1807 doc. No 49654 Lamb > Grey, Vallona 28.10.1013

    46)P.R.O. F. O. 371 1807 doc. No. 50494 Lamb > Grey Vallona 06. 11.1913.

    47)P.R.O. F. O. 371 1807 doc. No. 48910, Lamb > Grey Vallona 27.10.1913.

    48)P.R. O. F. O. 371 1807 doc. No 49654 Lamb > Grey Vallona 28.10. 1913.

    49)P.R. O. F. O. 371 doc. No. 48185 Lamb > Grey Vallona 18.10.1013. Pėr postin e delegatit shqiptar nė K.N.K. qeveria austro-hungareze kishte piketuar Syrja Bej Vloren, vėllain e ish Vezirit tė Madh Ferid Pasha. Ismail Qemali nga ana e tij ishte shumė i interesuar nė emėrimin e tij sa mė parė, mbasi tė pakten nominalisht ai do tė kishte njė lloj kontrolli tė qeverisė sė Shkodrės, mbasi njė emėrim i tillė, i njė pėrsoni nga qeveria e tij (ndonėse kundėrshtar i brendshėm), do t'ia forconte pozitat e tij kundrejt Esad Pashės, nė luftėn e tyre pėr mbizotėrim, e cila pėrbėnte pikėn thelbėsore tė situatės sė atėhershme. Madje Ismail Qemali i kishte telegrafuar Klubit Shqiptar nė Shkodėr (me siguri Klubi tė Gjuhės Shqipe, shėnim i imi R.G.), nė tė cilin ai kishte miqtė e tij, duke i ftuar ata t'i dėrgonin njė telegram nė tė cilin tė shpreheshin se ata njihnin qeverinė e tij. Sipas pėrfaqėsuesit britanik nė K.N.K. Konsullit tė pėrgjithshėm Lamb, ai megjithatė mori njė pėrgjigje, pak a shumė evazive dhe kjo siē duket lidhej me faktin se arritja e Komisionit Ndėrkombėtar tė Kontrollit e kishte bėrė kėtė kėrkesė tė pavlefshme. mė hollėsisht: P.R.O. F. O. 371 1807 doc. No. 49437, Lamb > Lord Onslow, Vallona 26.10.1913. Madje Ismail Qemali ka pasur edhe idenė e transferimit tė qeverisė sė tij nga Vlora nė Shkodėr, si njė medotė e shkėlqyeshme pėr mposhtjen e rivalit tė tij dhe vendosjen nė mes dy zjarresh: P.R.O. F.O. 371 1807 doc.no. 49913 Lamb > Grey Vallona 30.10.1913.

    50)P.R. O. F. O. 371 1807 doc.no. 49654 Lamb > Grey Vallona 28.10. 1913.

    51)P.R.O. F.O. 371 1807 doc. No 50206 Lamb > Grey Vallona 04.11.1913. Gjithashtu: P.R.O. F. O. 371 doc. No. 51697 Lamb > Grey, Vallona, 06.11.1913. Kandidaturės sė Riza Beut iu kundėrvunė si guvernator i Shkodrės Coloneli Phillips ashtu edhe zėvendės-konsulli britanik nė Shkodėr, Nikolla Suma, cili preferonte qė nė kėtė post nga K.N.K. tė zgjidhej njė toskė.

    52)Mendoj se njė pėrcaktim i tillė pėr Ismail Qemalin nuk ėshtė i saktė, duke pasė parasysh rivalitetin e ashpėr qė do tė shoqėrojė veprimtarinė e kėtyre dy personazheve nė kėtė periudhė (Shėnim imi R.G.)




    www.dardania.com/phoenix/...art03.html

    © Phoenix - Qendra e Studimeve Shqiptare "Ernest Koliqi" Shkodėr
    Riprodhimi dhe shpėrndarja vetėm me lejen e redaksisė.
    www.dardania.com/phoenix

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Gazeta shqiptare

    ---------

    HISTORI

    Jeta e 88- vjeēares Tonine Fishta, e cila ruan fotot e pabotuara ku protagoniste ka qenė edhe vetė. Historia e oficerėve austriakė qė pasqyruan jetėn e qytetit veriperėndimor

    Shkodra e 1916-ės nė pesė fotot ekskluzive tė bėra nga austriakėt
    Padre Gjergj Fishta. Kėshtu e quan Toninja kushėririn e saj, ndėrsa kujton se "kur vinin fretnit te "Arra e Madhe", shtyheshim si fėmijė tė vegjėl me i puthė dorėn. Mue mė dallonte nga tė tjerėt e mė thonte me mėsu ma mirė". Njė prej njerėzve tė njohur nė kėtė familje ėshtė Filip Fishta, ose siē e quanin ndryshe "mini i bibliotekave"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Rezarta Delisula

    Shkodra e vitit 1916 ėshtė pasqyruar nė kartolinat austriake tė asaj kohe, ndėrsa njė pjesė e oficerėve qė qėndronin nė qytetin veriperėndimor fokusonin nė aparatet e tyre veshjet tipike, urėn e Bunės, pazarin e vjetėr, fėmijėt, gratė dhe pamje nga punėt e pėrditshme qė ata kryenin. Njė pjesė e kėtyre kartolinave tė pabotuara dei tani, janė ruajtur nga 88-vjeēarja shkodrane Tonine Fishta, e cila, veē historisė sė fotove tė rralla, ka qenė vetė objektiv i kėtyre kartave postale.

    Po kėshtu nėn fokusin austriak kanė qenė edhe halla e kushėrinjtė e tjerė tė saj. Toninja atėherė ka qenė vetėm 2 vjeēe. Kartolinat kanė qenė tė botuara nė katėr ngjyra: Tė kuqe tė verdhė e tė bardhė zezė.

    Oficerėt austriakė
    Nė shtėpinė e Fishtajve nė vitin 1916 banonin dy oficerė austriakė, njėri prej tė cilėve fotografonte tė gjithė njerėzit qė hynin e dilnin nė kėtė shtėpi. Djali i xhaxhait tė Tonines nė atė kohė ishte oficer nė ushtri dhe kjo ishte arsyeja qė ai kishte ftuar nė shtėpi dy prej kolegėve austriakė. Megjithatė, nė shkodėr tė gjithė oficerėt austriakė strehoheshin nė shtėpitė e qytetarėve. Kėta tė fundit kishin ndenjur disa kohė te familja e njohur shkodrane dhe mė pas ishin larguar. Toninja tregon se pėr shumė kohė familja e saj dhe dy austriakėt kanė mbajtur korrespondencė, por, siē thotė ajo, "kena pasė korresopndencė me ta, por tue qenė kohė lufte nuk dihet fati i tyne, mbasi tue qenė ushtarakė, ku janė mbjell, s'janė korrė". Nė pėrgjithėsi, tė gjithė oficerėt austriakė qė ishin vendosur nė qytetin verior, banonin nė shtėpitė e vėndėsve, duke gjetur mes tyre zakone tė reja, njė kulturė tė re. Disa prej kartave postare tė prodhuara nė Austri, mbėrritėn edhe nė Shkodėr, ndėrsa Toninja i ruan me kujdes, pasi aty janė fragmente tė historisė sė familjes sė saj.

    Familja Fishta
    Fishta ėshtė njė prej familjeve mė tė hershme qytetare shkodrane dhe, si e tillė, asaj nuk i mungonin as krushqitė e mira mes tė cilėve pėrmendim atė me Vaso Pashėn. Shtėpia e tyre ishte ndėrtuar te "Arra e Madhe", ka qenė njė katėshe, me katėr shkallė si tipi i shtėpive elbasanase, e rrethuar me njė lulishte tė bukur dhe me shumė pemė. Padre Gjergj Fishta. Kėshtu e quan Toninja kushėririn e saj, ndėrsa kujton se kur vinin fretnit te "Arra e Madhe", shtyheshim si fėmijė tė vegjėl me i puthė dorėn. Mue mė dallonte nga tė tjerėt e mė thonte me mėsu ma mirė". Njė prej njerėzve tė njohur nė kėtė familje ėshtė Filip Fishta. Ky i fundit ka studiuar nė Fakultetin e Filologjisė nė Beograd. Pas diplomimit u specializua nė Paris pėr bibliotekat. Nė Shkodėr Filipin e thėrrisnin "mini i biblotekave", pra miu i tyre pasi kishte kuriozitet tė vizitonte tė gjitha bibliotekat europiane. Nė kohėn e komunizmit, Filipi u dėbua nga Tirana dhe u burgos, por duke pasur nevojė pėr tė e thėrrisnin shpesh pėr pėrkthime qė i nevojiteshin Ndėrmarrjes sė Librit, apo Bibliotekės Kombėtare.

    Mėsuesja e merituar
    Toninja ėshtė gruaja 88-vjeēare qė ka ruajtur nė foto njė pjesė sė historisė sė saj. Babai i saj, Ndreka, ishte tregtar i vogėl e shiste nė pazarin e vjetėr qė nga gjėrat ushqimore, deri te kinkalerinat. Po kėshtu ai mblidhte lėkurė bagėtish dhe i shiste nė Trieste e Venedik. Nga martesa e tij pati 6 vajza dhe mė e vogla ishte Toninja. Ndreka vdiq i ri duke i lėnė fėmijėt tė vegjėl. E vogla kryu shkollėn e Normale tė Motrave, ndėrsa nė vitin 1933 u emėrua mėsuese. Pėr 33 vjet radhazi ajo ka punuar nė shkolla tė ndryshme tė qytetit e pėr punė tė mirė e frytėdhėnėse nė edukimin e brezit tė ri dhe pėr metodologjinė e re tė punės Tonine Fishta u dekorua me titullin "Mėsuese e Merituar". Tani 88- vjeēarja jeton vetėm me nipin Lukėn, ndėrsa shoqėruese tė saj janė bėrė letrat e gjata qė ua dėrgon jashtė shtetit nipėrve dhe mbesave. Tė diturit e gjuhės italiane e favorizon Toninen 88- vjeēare tė dėgjojė televizor nga kanalet televizive tė shtetit fqinj, duke gjetur kėshtu njė tjetėr shoqėri.

    Fotografitė
    Foto e parė e dy grave katolike shkodrane tė mbuluara me ēarēaf, ėshtė bėrė nga oficeri austriak qė ka ndenjur nė shtėpinė e Fishtajve. Ēarēafėt dominoheshin nga ngjyra e kuqe. Fije bogosije, fija e kuqe ka ardhur nga Anglia, ndėrsa fija e bardhė ka qenė prej liri dhe me raste mėndafshi. Vajzat e veshura me ēarēaf janė morta Roza dhe Lezja vajza e xhaxhait tė Tonine Fishtės. Kartolinat e ruajtura janė pak tė dėmtuara, megjithatė nė kartėn postale tė dytė janė dy gra, kunata, tė cilat po endin mėndafshin nė shtėpinė e Fishtajve. Nė foton e tretė ėshtė halla e Tonines me furkė, ndėrsa vajza e vogėl ėshtė pikėrisht Toninja apo siē e thėrrasin shkurt Tonja 2- vjeēare. "Fėmijėt shqiptarė"- ėshtė titulluar kartolina tjetėr nė tė cilėn janė ekspozuar dy vėllezėr, Ludovik e Luigji Gjyshja, e cila pasohet me fotografinė tjetėr me fėmijė ku mė e vogla ėshtė Tonja nga Shkodra, ndėrsa mė i madhi ėshtė Prendi nga Zadrima, njė mik i familjes Fishta. Kjo foto pasqyron veshjet e krahinės sė Shkodrės dhe ato zadrimore. Kėto janė kartat postale tė ruajtura nga 88 - vjeēarja shkodrane, foto, tė cilat pasqyrojnė fragmente tė jetės nė Shkodėr nė vitin 1916. Kartolina ku ka dalė halla e Tonines me tė voglėn janė tė shkruara disa rreshta qė Toninja mundohet tė na i shpjegojė. "Grueja me furkė, endė nėpėr duert e saja, asht jeta qė kalon nėpėr mendimet e pafund. Ndėrsa vajza e vogėl e ka traditėn, por nga mendimi i ghyshes ajo nuk kupton asgja... E ardhmja asht ma mendime tė lodhuna. Sytė e vajzės sė vogėl tregojnė optimizėm. Ky ėshtė shpjegimi i kartolinės sė bėrė nga austriakėt. Toninja ruan dhe fotografi tė bėra nga njė prift italian mė 1940, i cili banonte po nė shtėpinė e Fishtajve. Kėto fotografi tė pabotuara ndonjėherė mbajnė nė vetvete historinė e kulturės shkodrane gjatė Luftės sė Parė Botėrore, kostumografinė, punėt.. dhe kėto kartolina na i paraqet Toninja, vajza e vogėl qė ka qenė objekt i fokusit austriak.

    --------



    Eni ne gazet ke dhe foto te atyre viteve ne kte artikull e meqe je historiane shiko gazeten e sotme GSH.

  3. #3
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Kam para para pak kohesh nje album me fotografi te zhvilluara gjate Luftes I. Boterore, te fokusuara kryesisht mbi ushtrine austro-hungareze neper vendet qe ajo kalonte.

    Te tilla foto kishte shume nga Ballkani, si p.sh. nga Bosnja, Serbia, Shqiperia,etj., te cilat u pushtuan nga ushtria austro-hungareze apo dhe foto nga shtete te tjera te kohes.

    Mos gaboj ne numer, por nja 3-4 faqe, ishin me fotografi nga Shqiperia, ku fotoja qe me ka bere me shume pershtypje ka qene ajo e nje grumbulli shqiptaresh nder ta dhe nje grua, nga Elbasani, te cilet megjithese hamendesoj, nuk dinin shkrim e kendim, ne duar mbanin nje gazete austriake dhe ishin te perqendruar ne shfletimin e saj.

    Fotot ishin teper te bukura, ndermjet tyre perceptoje menyren e veshjes se kohes per shqiptaret dhe tiparet dalluese tonat, sidomos kur pozojme per fotografi.

    album interesant!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Austriaket nuk jane pushtues mendoj une.
    Ata hapen shkolla ..ndertuan dhe rruge bile dhe hekurudhe.
    Hajduti Azem Galica u pagua nga serbo-francezet dhe shkoj luftoi kunder austriakve ne PEJ.


    ------ja nje shkrim interesant ne GAZ.Shqiptare.----

    -----

    DOSSIER

    Dėshmia e 70-vjeēarit Dom Gjergj Simoni, famullitarit tė Bregut tė Bunės, i cili nė vitin 1967 fshehu nė shtėpinė e tij dhjetė thasė me relike dhe libra tė Arqipeshkvisė

    Shkodėr 1977, si i gjeti Sigurimi i Shtetit dokumentet e groposura tė Klerit Katolik


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Aty nga fillimi i vitit 1967 kur regjimi komunist i Enver Hoxhės nisi fushatėn pėr mbylljen e kishave dhe xhamiave e prishjen e objekteve tė kultit, unė bisedova me vėllanė tim, Zef Simonin, i cili nė atė kohė punonte si llogaritar pranė Arqipeshkvisė, duke i thėnė se siē po paraqitej situata, ndalimi i fesė ishte punė ditėsh. Pas kėsaj bisede, unė shkova tek Arqipeshkvia dhe mbusha plot 20 thasė me libra, dokumente e sende tė tjera me vlerė dhe tė gjitha ato i ēova natėn nė shtėpinė tonė qė ndodhej nė lagjen "Arra e Madhe. Pėr disa ditė me rradhė duke bėrė gjoja se po prashisja lulet e kopshtit, zgjodha 10 thasė me gjėrat mė me e i groposa aty nė oborr me fshehtėsinė mė tė madhe. Por pas 10 vjetėsh, nė korrikun e vitit 1977, kur sapo isha kthyer nga Vau i Dejės ku punoja si punėtor, disa njerėz tė Sigurimit mė thanė qė tė paraqietsha nė Degėn e Brendshme dhe kur vajta atje, njeri prej hetuesėve mė tha: "Ne kėrkojmė disa libra tė vjetėr nė kopshtin tuej".

    Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 70-vjeēari Dom Gjergj Simoni, nga qyteti i Shkodrės qė shėrben si meshtar nė fshatin Dajē tė bregut tė Bunės, i cili rrėfen tė gjithė historinė e jetės sė tij plot peripecira dhe ngjarjen e vitit 1977, kur Sigurimi i Shtetit pas pesė javė kėrkimesh i gjeti nė kopshtin e shtėpisė sė tij tė gjitha materialet mė me vlerė tė Arqipeshkvisė sė Shkodrės, tė cilat ai i kishte groposur nė pranverėn e vitit 1967. Po kush ėshtė Dom Gjergj Simoni, cila ėshtė e kaluara e tij dhe pėrse ai i mori nga Arqipeshkvia dhe i fsheu nė kopshtin e shtėpisė sė tij objektet dhe dokumentet mė me vlerė tė Klerit Katolik tė Shkodrės dhe si u gjetėn ato nga Sigurimi i Shtetit?

    Kush ėshtė Dom Gjergj Simoni
    Gjergj Simoni u lind nė 8 dhjetor tė vitit 1933 nė qytetin e Shkodrės nė njė familje me origjinė qytetare, ku tė parėt e tyre janė vendosur aty tek "Arra e Madhe" qė prej 400 vjetėsh. Gjyshi i Gjergjit, Simon Moni, ka qenė njeri ndėr tregtarėt mė tė mėdhenj tė pazarit tė Shkodrės (Bezistanit) dhe pasurinė e tij ai e kishte vėnė nga tregtia qė bėnte asokohe me Italinė. Po kėshtu edhe babai i Gjergjit, Kolė Simoni, trashėgoi zanatin e tė jatit duke u marrė me tregti, por jo pasurinė qė kishte pasur ai, pasi atyre u falimentoi tregtia dhe familja ra nė varfėri tė plotė. Kėshtu nė atė gjėndje tė mjerushme ekonomike, Kol Simoni dhe bashkėshortja e tij, Gjyste Hugashi, i lindėn dhe i rritėn tre fėmijėt e tyre, Zefin, Gjergjin dhe vajzėn e vteme, Ēiljetėn. Lidhur me kėtė, Gjergj Simoni kujton: "Duke kenė se tė dy prindrit tanė ishin besimtarė tė devotshėm tė fesė sonė katolike, si vėllaun tem, Zefin, ashtu dhe mue, na patėn ēue pėr me mėsue nė Kolegjin e Fretėnve, ku ne na pat marrė nėn kujdestari, Dom Mark Harapi, vėllau i Padėr Anton Harapit. Por pas ardhjes sė komunistėve nė pushtet, si unė ashtu dhe vėllau Zefi, u detyruem me u fut nė punė tė ndryshme pėr me mbajtė familjen e varfėr dhe nuk mundėm qė tė vazhdojshim rregullisht studimet Teologjike, pasi ajo gja kje ndalue prej pushtetit komunist. Por tuj kenė tė brymosun e tė devotshėm pėr fenė katolike, si im vėlla, Zefi, ashtu dhe unė, morėm fshehtas mėsimet fetare nga Dom Mark Harapi e Padėr Aleks Baqli. Por vetėm im vėlla, Zefi, nė vitin 1961 mundi me u shugurue mshehtas si meshtar nga Arqipeshkvia e Shkodrės, por pa e ushtrue dot atė gjė legalisht. Kėshtu qė ai u detyrue pėr me mbarue edhe Institutin e Lartė pėr Gjuhė-Letėrsi dhe disa kohė pat punue edhe si mėsues nė gjimnazet e qytetit tė Shkodrės. Ndėrsa unė pėr vite me rradhė deri ditėn qė kjeshė arrestue, pata punue nė punė tė ndryshme si punėtor dhe nė Hidrocentralin e Vaut tė Dejės", kujton 70-vjeēari Dom Gjergj Simoni, lidhur me tė kaluarėn e familjes dhe peripecitė e tij e tė vėllait, pėr tė marrė fshehtas mėsimet fetare nga Dom Mark Harapi e Padėr Aleks Baqli.

    Letėrsia, pasioni i vėllezėrve Simoni
    Nė mesin e viteve '60, Gjergj Simoni vazhdonte tė punonte si punėtor nė Hidrocentralin e Vaut tė Dejės, ndėrsa i vėllai i tij, Zefi, punonte si llogaritar pranė Arqipeshkvisė sė Shkodrės. Ndonėse se Zefi kishte mundur qė tė futej nė punė sė mėsues i Gjuhės e Letėrsisė nė gjimnazet e Shkodrės, prej devotshmėrisė qė kishte ndaj besimit katolik, ai e kishte lėnė atė punė bashkė me rrogėn e mirė qė merrte nė Arsim dhe ishte punėsuar si llogaritar pranė Arqipeshkvisė. Por pėrveē devotshmėrisė qė tė dy vėllezėrit Simoni, kishin ndaj besmit tė fesė katolike, ata kishin dhe njė pasion tjetėr, letėrsinė dhe si Zefi ashtu dhe Gjergji, vazhdimisht shkruanin poezi dhe tregime tė ndryshme, por pa mundur dot qė t'i botonin ato. Lidhur me kėtė, Dom Gjergj Simoni dėshmon: "Pasionin pėr Letėrsinė, si unė, ashtu dhe vėllau, Zefi, e kem trashėgue nga ish mėsuesi ynė Dom Mark Harapi, i cili na e pat shti nė gjak atė gja. Edhe pse punojshim gjithė kohėn nė punė tė randa, unė gjejsha mundėsinė pėr me u ul e me shkrujtė poezi apo tregime tė ndryshme. Po kėshtu nė atė kohė pata ba dhe njė dramė pėr heroin tonė Kombėtar, Skėnderbeun, pasi nė vitin 1967 do tė festohej me madhėshti 500 vjetori i vdekjes sė tij dhe flitej se do t'u bate njė konkurs nė shkallė vėndi se kush kishte shkrue dramėn ma tė mirė pėr te. Nėrmjet rrethit tonė shoqnor qė veē tė tjerash na bashkote dhe Letėrsia, unė kisha shoqni me Frederik Reshpen, me tė cilin debatojshe shpesh sepse kishim pikpamje tė kundėrta pėr Letėrsinė. Pothuajse pjesa mė e madhe e poezive dhe tregimeve qė shkruejsha nė atė kohė, ishin me pėrmbajtje kundėr pushtetit komunist dhe nisur nga kjo gja, unė nuk mujshe me ia tregue kėrkujt ato. Ndėr poezitė ma tė spikatuna qė kisha ba asokohet kundra regjimit nė fuqi, ishin ato tė titullueme: "Letėr Luēiferrit" dhe "Mėngjeze nė Shkodėr". Tek poezia e parė unė satirizoshim Enver Hoxhėn dhe tiraninė e tij, ndėrsa tek e dyta nxjersha nė pah mjerimin e madh tė punonjsve tė qytetit tonė, ku midis tė tjerash shkrujshe: "Si retė njerzit shpėrndahen nė punė / S'u qesh kurrė buza, ashtu tė metun / punojnė tė heshtun me dhunė ". Por jo vetėm kėto poezi, por edhe tė tjerat unė jo vetėm qė nuk mujshe me i botu, por as me ia tregue kujt, kujton Dom Gjergj Simoni, lidhur me pasionin pėr Letėrsinė qė kishte ai dhe i vėllai, Zefi.

    Fshehja e dokumenteve tė Arqipeshkvisė
    Aty nga viti 1967 kur regjimi komunist i Enver Hoxhės nisi fushatėn pėr mbylljen e kishave dhe xhamiave e prishjen e objekteve tė kultit, njė nga qytetet qė e ndjeu mė tepėr atė gjė, ishte qyteti i Shkodrės ku ishte pėrqėndruar edhe qėndra e Klerit katolik tė Shqipėrisė. Duke e parandjerė atė dhunė masive qė po pėrgatitej tė niste ndaj fesė, Gjergj Simoni, mendoi qė tė bėnte diēka pėr tė shpėtuar ē'tė mundte nga librat, objektet, sendet dhe dokumenetet mė mė vlerė tė Arqipeshkvisė sė Shkodrės. Lidhur me kėtė, ai dėshmon: "Qė nė fillimin e vjetit 1967, u paranje prej gjithkujt se do tė fillote njė dhunė e madhe naj fesė dhe nė veēanti naj Klerit Katolik, tė cilin komunistat e kishin shpall si anmikun ma tė madh qė kur kishin ardh nė pushtet nė vjetin 1944. Nisur nga kjo gja, aty kah pranvera e vjetit 1967, unė bisedova me vėllaun tem , Zef Simonin, i cili nė atė kohė punonte si llogaritar pranė Arqipeshkvisė sė Shkodrės dhe i thaē se e pat kjo punė, pranej tė bajshim tė pamundunėn me shpėtue ē'tė mujshim nga objektet ma me vlerė qė kishte atje si dhe librat e dokumentet e ndryshme qė kishte nė bibliotekėn e arkivin e saj. Pasi dhe Zefi kje nė nji menje me mue, se nalimi i fesė ishte punė ditėsh, ramė dakort qė tė shpėtojshin prej Arqipeshkvnisė gjithēka qė tė mujshim. Pas kėsaj bisede unė shkova tek Arqipeshkvnia dhe me materialet e grumbulluara mbusha plot 20 thasė tė mėdhenj, tė cilat fshetas, natėn, me anė tė njė karroce i ēova nė shtėpinė tonė qė ndodhej tek "Arra e Madhe" aty ku asht edhe sot. Ndėr ato thasė pata marrė sendet qė pėrdorshim pėr meshė, veshje tė ndryshme, ikona, libra dhe dokumente ma me vlerė qė nodheshin aty. Ndėr to pata marrė edhe njė pjesė tė dorėshkrimevet tė Dom Mark Harapit dhe tė At Benedikt Demės, si dhe tė gjitha shkrimet e mija qė kisha ba ndėr vite. Pasi i pata ēue tek shpia dhe i pata fsheh ndėr lule nė njė cep tė oborrit, prej atyne thasėve zgjodha gjanat ma me vlerė dhe i mylla nė dhjetė thasė plasmasi, tė cilat i groposa nė njė cep tė kopshtit, Atė gja e bajsha mshehtas duke ba se gjoja po punojshe duke rregullue lulet e kopshtit dhe oborrit", kujton Dom Gjergj Simoni vitin 1967 kur pak kohė para se tė niste prishja e kishave dhe xhamiave, ai mori dhe fshehu nė shtėpinė e tij librat, dokumentet, e disa objekte me vlerė tė Arqipeshkvisė sė Shkodrės.

    Gjetja e dokumenteve nga Sigurimi
    Po cili ishte fati i dy vėllezėrve Simoni pas vitit 1967, kur regjimi komunist i Enver Hoxhės ndaloi ushtrimin e besimeve fetare duke prishur kishat e xhamiat dhe ē'u bė me dhjetė thasėt qė kishte fshehur Gjergj Simoni nė oborrin e shtėpisė sė tyre? Lidhur me kėtė, Gjergji kujton: "Ato thasė qė pata mshehė aty, nuk mujti me i gjetė kurkush pėr afro dhjetė vjet me rradhė, deri nė vjetin 1977 kur ato ranė nė duert e Sigurimit.

    Mė kujtohet si tani ajo ditė e 13 korrikut tė atij vjeti ku bate njė i xetė i madh dhe unė kjesh ulė me pushue nė pik tė zhegut, pasi sapo isha kthye prej Vaut tė Dejės ku punojshe puntor. Aty ka ora tre e pasdrekes ra derė e shtėpisė dhe unė nuk dola me e ēil, tuj kujtue se kishin kėrcitė fmia e lagjes. Por ajo gja u nigjue pėrsėri dhe nė dhomėn ku flejshe erdhi motra e mė tha me dalė me e hapė se po vinin disa shokė. Ndėrsa i thashė motrės qė unė nuk kishim shokė, hapa derėn dhe aty pashė nėnkryetarin e Degės sė Mbrendshme tė Shkodrės dhe pesė vetė tė tjerė. Ata mė thanė: "A na njeh?". Unė ia ktheva: "Po kush s'iu njeh ju". Pas kėsaj ata hinė mbrendė dhe qė prej asaj oret e deri nė tetė tė mbramjes, e kthyenė gjithshka pėrmbys tuj kontrollue. Pa pushue asnjė minut, pėr pesė orė me rradhė ata kontrolluen deri tek arka e nanės, e aty ka ora tetė erdhi dhe njė ushtar me minakėrkues pėr me vazhdue kontrollin. Ndėrsa po kontrollojshin, njeni prej tyne qė ishte shumė i mirė, fshehtas shokėve mė diftoi se atė ditė e kishin arrestua edhe vėllaun tim, Zefin, i cili pat nodhė nė Razėm. Pak kohė pasi ikėn ata, erdhi njė person e mė tha qė tė paraqietsha nė Degėn e Brendshme dhe kur shkova aty, njeni prej hetuesėve mė tha: "Ne kėrkojmė disa libra tė vjetėr nė kopshtin tuej". Unė iu pėrgjigja se aty nuk kishte gja. Ai ngulte kambė se kishte, unė i thosha jo, ai vazhdote prapė tuj thanė po dhe kėshtu bamė debat njė cop heret. Pas kėsaj ai mė vuni nė tavolinė nji libėr ungjillit qė kishin marrė nė shpinė tonė dhe mė tha tė bajsha be se nuk kishim gja nė oborr tė shpis. Unė menjeherė vura dorėn mbi ungjill dhe thashė: "Si e basha unė nė ungjill, ashtu mė vraftė nė rast se kena gja nė kopsht". Pas kėsaj ai mė tha: "Ik nė shtėpi". Pak kohė pasi ika nė shtėpi, aty erdhėn tetė policė dhe filluen me kontrollue nė oborr. Ai kontroll vazhdoi pėr pesė javė me rradhė nė prezencėn time dhe kur i gjetėn, ata mė thanė: "Edhe besimtar, edhe na rrejte". Unė iu thashė: "Ju me pyetėt pėr nė kopsht e jo pėr nė oborr". Ndėrsa e mora pėrsipėr se ato i kisha mshe vetė, iu pėrgjigja: "Po ju mė pvetėt pėr nė kopsht e jo nė oborr". Disa orė pasi ikėn ata, nė shtėpi erdhėn fshehtas dy oficerė policiet tė Degės, tė cilėt nuk hynė nga porta jonė, por tuj shfrytėzue njė portė tjetėr tė kojshive me tė cilat na shkojshim shumė mirė. Ata mė thanė qė tė paraqitesha nė Degė dhe kur shkova atje, mė futėn nė qeli ku mė lanė tė ndrymė pėr nėntė muaj me rradhė", kujton Gjergj Simoni arrestimin e tij pas gjetjes sė dhjetė thasėve me dokumentev e sende tė ndryshme tė Arqipeshkvisė. Po si i gjeti dhe si ra Sigurimi nė gjurmėt e tyre? Lidhur me kėtė Dom Gjergji shprehet se nuk mund tė akuzojė asnjeri, pasi jo vetėm nuk ka fakte, por "ajo gja tashmė asht njė kapitull i myllyn dhe i pėrket njė kohe tė shkueme".

    Gjergji, 10 vjet burg
    Pas nėntė muajve qė Gjergjin e mbajtėn tė izoluar nė qeli, e morėn qė andej dhe e ēuan tek dhoma ku Sigurimi kishte vendosur thasėt qė i kishin gjetur atij nė oborr. Lidhur me kėtė, ai kujton: "Aty ku kishin jetu Murgeshat Servite, mė vunė me sistemu dokumentet e gjetuna, sepse librat i kishin ēu nė Bibliotekė, apo i kishte marrė dikush tjetėr. Aty mė thanė qė tė dajshe veē shkrimet e mija, e veē ato tė Dom Mark Harapit e At Benedikt Demės. Teksa sistemojshe ato, pashė dhe poezinė time "Letėr Luēiferrit" dhe kur shkova nė qeli, mendoja se do mė pushkatojshin. Por shpejt i dhashė kurajo vedit duke menue se aty ishin pushkatue sa e sa priftėn tė tjerė dhe u gėzova se edhe unė po bajshe diēka tė mirė. Pėr ēdo shkrim timin, mė thėrritshin ēdo ditė pėr me dhanė spjegime nė hetuesi, ndėrsa pėr poezinė "Letėr Luēiferit" qė kishte rreth 400-500 vargje, dhashė skjarime prej orės 7 deri nė ora 16. Pas nėntė muejsh hetuesie, ku nuk mė torturuen po mė hidhnin drogė nė gjellė, mė nxorrėn nė gjyq, i cili u zhvillue me dyer tė mylluna nė sallėn e Gjykatės sė Rrethit. Para se me mė nxjerrė nė gjyq, mė vizitoi Dr. Enver Mersini i cili iu tha atyre tė Degės: "Ju pakeni dashtė me e mytė kėtė djalė". Gjyqi kundėr meje filloi natėn e madhe tė Pashkėve nė prillin e vitit 1977 dhe gjatė akt-akuzės tė cilėn e kishin pėrkufizue "Agjitacion e propagandė tė myllun", mė lexuen gjashtė poezi ku unė aludojshe hapun kundėr regjimit. Ndėrsa poezinė "Letėr Luēiferrit", nuk e lexuen pasi ajo fliste kundėr Enver Hoxhės dhe ata nuk munt ta lexojshin. Kur mė kėrkuen fjalėn e fundit, unė iu thaē: "Unė kėrkoj drejtėsi". Ndėrsa trupi gjykues u tėrhoq me dhanė venimin, disa policė mė shanė duke mė thanė; prift i poshtėn. Pas kėsaj i thaēė njė polici qė mė kishte shtėrngue fort prangat, qė tė mė vinte nė gojė njė cigare se i kishe duert e lidhuna. Ai duke mė ndezur cigaren, mė tha: "Qenke guximtar i madh" dhe unė iu ktheva duke i thanė: "Ju i masni njerzit me gjatėsinė e trupit dhe jo me forcėn e shpirtit. Kjo ėshtė e keqja juej". Pas kėsaj trupi gjykues ma dėnoi me dhjetė vjet burg", e mbyll rrėfimin e tij Dom Gjergj Simoni, i cili vuajti plot nėntė vjet e 19 ditė nė kampet e Ballshit, Qafė Barit e Spaēit, pėr faktin e vetėm se deshi tė ruante objektet e dokumentet me vlerė tė Arqipeshkvisė sė Shkodrės. Po kėshtu vite tė gjatė burgu vuajti edhe i vėllai i tij, Monsinjor Zef Simoni, i cili sot ėshtė Ipeshkvi i Shkodrės. Edhe vetė Gjergj Simoni, qė prej vitit 1991, kur u shugurue si i pari meshtar prej Selisė sė Shenjtė, shėrben nė famullinė e Dajēit tė Bregut tė Bunės, pa harruar pasionin e tij tė vjetėr: Letėrsinė.

    --------------

Tema tė Ngjashme

  1. Rrethimi i Shkodres dhe tradhtia e Esat Pashes
    Nga Dreri nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 22-03-2016, 02:37
  2. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  3. Historia e Shkodrės
    Nga addam nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 09-08-2012, 14:36
  4. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  5. Shqiperine e Cliruan Serbet
    Nga detiad nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 06-11-2008, 12:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •