Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Miss Glob" do te zhvillohet serish ne Shqiperi !!

    E Diele, 20 Shkurt 2005
    Charlie See, presidenti i Miss Globe International ka vendosur qe t'ia besoje ngjarjen serish Deliart Association

    Qellimi i Deliart Association, per ta sjelle ne Shqiperi evenimentin e madh nderkombetar te bukurise, "Miss Globe International" u arrit ne shtatorin e vitit qe shkoi, pas kater vitesh perpjekje.

    Keshtu u kurorezua per here te pare ne nje skene shqiptare, ne amfiteatrin e Durresit, nje Miss Globe International 2004, qe ishte bukuroshja 18-vjecare nga Rusia Kristina Slavinskaya. Prej pak ditesh ajo eshte kthyer serish ne vendin qe i dha kurororen e me te bukures se botes. E ftuar serish nga Deliart Association, serish per kete konkurs bukurie, per Miss Globe International qe edhe ne kete edicion te radhes, pra te 2005-es do te organizohet serish ne Shqiperi. Pra bukuroshja ruse do ta dorezoje po ketu kuroren e mbreterimit te saj nje-vjecar. Historia e kurorezimit te bukurise boterore ne kete vend te vogel do te riciklohet. Jo ne Durres, por ne nje tjeter vend historik te Shqiperise.

    Ndaj me date 22 shkurt, Charlie See, presidenti i Miss Globe International do te jete ne Tirane per te firmosur serish te drejten qe i dha nje vit me pare Petri Bozo, presidentit te Deliart Assosacion dhe Miss Shqiperise, per organizimin e ketij konkursi nderkombetar ne Shqiperi.

    Qe ne heren e pare qe Charlie See ia dha kete te drejte Petri Bozos, shprehu deshiren qe kontrata te funksiononte per pese vjet me rradhe, pra qe pese edicionet e rradhes se Miss Globe International te organizoheshin ne Shqiperi. Por per t'i besuar pese edicionet, duhej me pare nje garanci: Miss Globe Internationali i pare qe u realizua ne Shqiperi. Charlie See ishte i pranishem ne spektaklin qe realizoi Petri Bozo dhe menjehere pas kurorezimit te me te bukures se botes premtoi se kontrata do te perseritej. Vjen vetem pak muaj me pas, per ta nenshkruar serish kete te drejte ekskluzive, per edicionin e dyte te ketij konkursi nderkombetar, ne Shqiperi. Sepse pervoja e 14 shtatorit 2004 ne skenen antike te Durresit ishte nje garanci shume e mire qe Bozo i dha. Dhe jo vetem atij por dhe te gjithe menaxhereve dhe presidenteve te konkurseve te bukurise neper bote.

    Ndersa presidenti i Deliar Assocation dhe Miss Shqiperia dhe presidenti i Miss Globe International jane ne pritje te dites per te nenshkruar serish kontraten, nga vende te ndryshme te botes kane mberritur prej kohesh urimet e presidenteve dhe menaxhereve te konkureseve te bukurise nga vende te ndryshme. Ata qe i derguan prezantueset e vendeve te tyre qe ne edicionin e vjetshem, kane derguar ne zyren e Deliart Assocation falenderimet per mikepritjen ne ardhjen e tyre te pare ne kete vend dhe nderkohe kane kerkuar informacione per edicionin e ardhshem. E jo vetem ata qe ishin te pranishem nje vit me pare por edhe shume presidente nga vendet qe nuk moren pjese kane nisur te interesohn nese edicioni i radhes do te organizohet ne Shqiperi dhe kerkojne te dijne sa me shume detaje per kete spektakel: duke shprehur deshiren per te qene te pranishem. Madje kane treguar se jane te gatshem edhe per te paguar per te qene te pranishem ne kete konkurs me bukuroshet e tyre (por Deliarti nuk e ka kete praktike, ate te pageses per t'u regjistruar ne konkurs).

    Disa nga presidentet qe kane derguar mesazhe urimi dhe kerkesat per te qene te pranishem ne edicionin e radhes se Miss Globe International:

    -Eugen Suruceanu- drejtor i "Intercultural" ne Ministrine e Kultures ne Moldavi

    Vagelisi Garanfalis nga Italia; Danilo Davilla nga Brazili; Nicole Daniles nga Scotlanda; Raquel Molinero nga Spanja; president i Grupo Krea; qe i ka propozuar Petri Bozos qe te organozojne ne Spanje nje sfilate mode me stiliste shqiptare; Carolyn Baldein nga Afrika e Jugut; kane ardhur edhe nga vende qe nuk kane qene vjet te prnaishme sic eshte kerkesa e mberritur nga M arthin Lhean Motta nga Karaibet; Ibinoba Fiberesima nga Nigeria; Antoine Mothsand nga Libani etj, por te gjithe do te marrin pergjigjen perfundimtare me 26 shkurt kur Charlie See dhe Petri Bozo do te firmosin kontraten per te drejten qe presidenti i Miss Globe International ia jep serish Petri Bozos. Pas kesaj date Deliart Assocation do te nise punen per perzgjedhjen e vajzave nga vendet e ndryshme te botes.

  2. #2
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Ti ke ndonje here mendim per keto ca ndodhin dhe qe i bjen nga gazetat?
    Apo duhet vetem ti postosh....

  3. #3
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Mosha
    43
    Postime
    355
    edhe miset na mungojne ne....
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    773
    omg akoma ka njeres qe shikojn spektakle missesh

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Si mund tė ulet ndikimi grek nė shqipėri ?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  3. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  4. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  5. Beratasit dhe ēifutėt
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •