Close
Faqja 3 prej 14 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 268
  1. #41
    i/e larguar Maska e selina_21
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    ≈ღ≈United States!ωho thє Hєll ωants to livє Hєяє Foяєvєя!!=Iм α cгαzу вαву...Hαte IT OR LOVE IT.ღ
    Postime
    1,099
    Citim Postuar më parë nga KOKASHTA
    Kot fare ja ke fut tani!

    Pse moj cfare eshte shqiperia ferr? Qe na e thua me aq frike dhe aq ndrojtje...
    Te rrofshin fjalet "e dua shqiperi", se po ta doje megjithmend sdo i thoje keto llafe...

    Te kthehesh ne Shqiperi eshte shume e veshtire,por ama sado qe e veshtire te jete besoj se do i beni balle. Kur i bet balle amerikes ku vajtet dhe e niset nga 0, sdo i beni balle shqiperise?


    Ndoshta per ty..ja futa kot.
    Ke te drejte qe flet ne ate menyre..se je ne Shqiperi & nuk di se si eshte me jetu ne nje vend tjeter & te kesh shume vite pa jetu ne ALBANIA.


    ./me Respekt per ty Kashta

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,881
    Kur të çlirohet Shqipëria do kthehen të gjithë.
    Liria e Shqiptarëve-Vdekje tradhëtarëve.

  3. #43
    lepurushe Maska e bebushja
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    Citim Postuar më parë nga Ali Baba Tepele
    Kur të çlirohet Shqipëria do kthehen të gjithë.
    Liria e Shqiptarëve-Vdekje tradhëtarëve.
    Plotesisht dakort me ali baben kure aty te mos njifet vetem miku por te njifet e vlersohet inteligjenca e vertet,kur aty te vlersohet shkolla dhe jo leku
    Kure aty te vlersohet intelektuali ,njeriu novator,,,, e jo maskarenjet,mashtrusat.
    Eh sa kohe do deri atehere o ali baba,ne do jemi ber gjysha,ose sdo jemi fare.
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Fabio_gr
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Vendndodhja
    Grecce (Thessalonikh)
    Postime
    128
    kur te bej dokumentat
    fabi..

  5. #45
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    Citim Postuar më parë nga KOKASHTA
    Kot fare ja ke fut tani!

    Pse moj cfare eshte shqiperia ferr? Qe na e thua me aq frike dhe aq ndrojtje...
    Te rrofshin fjalet "e dua shqiperi", se po ta doje megjithmend sdo i thoje keto llafe...

    Te kthehesh ne Shqiperi eshte shume e veshtire,por ama sado qe e veshtire te jete besoj se do i beni balle. Kur i bet balle amerikes ku vajtet dhe e niset nga 0, sdo i beni balle shqiperise?
    kok kashta ktu ke fol gabim plako se nuk krasohet shqiperia me europen edhe me ameriken plako ti thua ku e bet ball ne ameirk jo me ne shqiperi nuk eshte te jetojn ne shqiperi por jeta qe do bejn atije mbase ne shqiperi njerzit ngopen me buk that etc ose jan mesuar me list te blejn gjera ne dyqane etc

    ne amerik vertet e nisin nga zero por gjejn nje pun nje gje te jetojn ne shqiperi ne 100 veta 1 gjen pun te tjeret leje mos pyet
    pastaj mos beni sikur shqiperia ca eshte se shqiptar jemi edhe ne nuk jetojm ne planet tjeter ne planetin tok jemi edhe mbushja mendjen ndonje tjeter si ehste shqiperia jo neve
    edhe ti plako je ne shqiperi me sa sho ste takon te flasesh ne kete tem se ehste per shqiptaret ne emigrim jo per ata ne shqiperi

    se ti as nuk ja ke iden si e bejn jeten njerzit kudo qe ndodhen ndac europ ndac usa nejse ciao
    Partizoni

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-04-2007
    Postime
    7
    Nje mendje me thote te nisem neser e nje tjeteer me thote KURRE!

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Tom_Sojeri
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    andej kendej Gjithandej
    Postime
    78
    Me marr malli shume per shqiperine.Kshuqe dy here ne vit kaloj pushimet andej, si i thone rrall e me mall is never boring.
    Per tu kthyer for good se di , e kam i cik me frike

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-02-2007
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    17
    ma merr mendja vitin tjeter

  9. #49
    Juventini Maska e EkOnOmIsTi
    Anëtarësuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Pse Do Vish Dhe Ti ?
    Postime
    2,406
    aty jam :P

    mire se te na vini ju tjeter qe jeni larg
    S |< R /\ p /\ |_ |
    Skrapali.Babuc.Pianec.Do.Me.Se.Kam.Sa.Te.Duash

  10. #50
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    sa te jene keta pjella neperkash ne krye te shtetit mos u ktheni asnjehere !!! edhe po patet dyshime ne zemer edhe ne mendje sepse asnjerit nuk i duhet nje njeri i pasigurt ne vetvete !!! beni se te beni edhe mohoeni edhe shqiperine !!! sido qe te veproni dijeni se po veproni mire nese nuk keni dyshime ne zemer !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  11. #51
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,258
    Citim Postuar më parë nga SaS
    sa te jene keta pjella neperkash ne krye te shtetit mos u ktheni asnjehere !!! edhe po patet dyshime ne zemer edhe ne mendje sepse asnjerit nuk i duhet nje njeri i pasigurt ne vetvete !!! beni se te beni edhe mohoeni edhe shqiperine !!! sido qe te veproni dijeni se po veproni mire nese nuk keni dyshime ne zemer !!!


    Nuk kemi pse mohojmë Shqipërinë për shkak të disa njerëzve që ndodhen në krye të politikës shqiptare. Ti me sa duket je në Shqipëri. Kur të kalosh kufijtë dhe të jetosh larg saj, do të kuptosh shumë gjëra. Nëse në Shqipëri do të kishte një zhvillim të qëndrueshëm dhe normal ekonomik, më beso që gjysma e shqiptarëve do ishin kthyer, ashtu siç edhe janë kthyer.


    Prandaj mos e përmend edhe njëherë mohimin se është fjalë e rëndë.




    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e Eve
    Anëtarësuar
    20-06-2002
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    1,150
    Citim Postuar më parë nga Peniel
    Nuk kemi pse mohojmë Shqipërinë për shkak të disa njerëzve që ndodhen në krye të politikës shqiptare. Ti me sa duket je në Shqipëri. Kur të kalosh kufijtë dhe të jetosh larg saj, do të kuptosh shumë gjëra. Nëse në Shqipëri do të kishte një zhvillim të qëndrueshëm dhe normal ekonomik, më beso që gjysma e shqiptarëve do ishin kthyer, ashtu siç edhe janë kthyer.


    Prandaj mos e përmend edhe njëherë mohimin se është fjalë e rëndë.




    ns

    tamam e ke then....ju ne shqiperi mendoni se gjithcka eshte e lehte, nuk e di ne vendet e tjera por ne angli njerzit punojne si kafshe...a kujtoni se eshte lehte me jetu ne vend te huaj...aspak!
    Lost time is never found again.
    -Benjamin Franklin-

  13. #53
    Durrsak-Rob Zoti Maska e Sherri
    Anëtarësuar
    25-03-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    869
    Kur Shqiperia te hyje ne Europe dhe qeveritare te jene brezi i studentave qe kane studiuar jashte Shqiperise ( pa ofendu studentat shqiptare).Mendoj se vlen me shume nje deputet qe ka studiuar per shkenca politike jashte sesa nje qe ka studiuar ne Alb.
    Divide Et Impera
    " Yo soy cubano, latinoamericano
    y pa’ todos mis hermanos yo les quiero cantar"

  14. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-02-2007
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    17
    nuk ma merr mendja se kthehem ne shqiperi,





    pero' mai dire mai...
    la vita è bella...

  15. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599

    Kthimi I Imadh!

    Kthim te madh nuk do te kete. Psikologjia e kthimit eshte me e aresyeshme se e ikjes. Ajo e perjashton aventuren dhe nuk do ta perseriti rrezikun e ekzistences. Kthimi do te jete nje enderr plot dhimbje dhe ankth qe do therrase ne gjume,qe do pikoje tere jeten,por nuk do jete kurre i madh,vecse metaforik si kthim arkivolesh drejt memedheut,akt i fundit,karakteristike tragjike e nje bashkesie te shperbere ikanakesh nga jeta ne vdekje dhe anasjelltas.

    Kthim te madh nuk do te kete. Psikologjia e kthimit eshte me e aresyeshme se e ikjes. Ajo e perjashton aventuren dhe nuk do ta perseriti rrezikun e ekzistences. Kthimi do te jete nje enderr plot dhimbje dhe ankth qe do therrase ne gjume,qe do pikoje tere jeten,por nuk do jete kurre i madh,vecse metaforik si kthim arkivolesh drejt memedheut,akt i fundit,karakteristike tragjike e nje bashkesie te shperbere ikanakesh nga jeta ne vdekje dhe anasjelltas.

    Ka patur vetem ikje te medha ,por jo kthime te medha. Shqiptaret kane merguar qe ne mengjezet e tyre ne te gjithe kontinentet,ikanake te lashte e te rinj;popull levizes,I afte per tu afruar drejt dijes,pasurise e lavdise,I urte per te siguruar nje jete me te mire ,por dhe aventurier drejt gradave dhe lavdise;plot vitalitet per te sakrifikuar e krenar e egoiist pastaj,per tu kthyer me pasuri e lavdi e per te qene i pari i bashkeatdhetareve te vet. Nje pjese e vogel ,i ka arritur te gjitha,pushtet,pasuri e mall,por shumica ka provuar dhimbjen, harrimin, mungesen dhe nje gur varri ne dhera te huaja. Zinxhiri i ikanakeve shqiptare rezulton shume i gjate e degeshume,por hallkakeputur,me nje trazim te pashoq qe, as atdheu,as vendi prites, nuk kane patur dhe nuk kane statistike te sakte se, si ikjet e medha dhe kthimet, kane qene spontane e kaotike,ose nje popull ne udhetim.Raca jone shperndare e shprishur monopoleve,ua kalon dhe eskimezeve qe baresin nga poli ne pol,dhe cifuteve me ate gjeografine e tyre shume te shperndare. Kjo ikja e fundit e viteve 90'ndoshta ,me e madhja ne histori,qe ne nje kohe te shkurter,migroi rreth nje e treta e popullsise,pikerisht pasi sapo preku lirine,u ngjan ikjeve si pas katastrofave,pas fatkeqesive te medha,shkaterrimeve termetore ,murtajes apo urise . Pas la nje varferi ekstreme ,ku diskutohej jo vetem strehimi,por dhe buka e femijve, qumeshti dhe kemisha e trupit.Regjimi totalitar kishte vrare totalisht shpresen ne tre breza,e ,kjo ikje ishte dhe nje shfrim dufi ndaj atij izolimi absurd ,te papare ne historine e shqiptareve.Dhe si cdo ikje ajo mbarte edhe aventuren,sepse arratisja ishte kaq prane humbjes,telave me gjemba,mitrolozeve te kufirit,qenve.Ishte nje liri e sapoardhur,e pabesueshme qe po paguhej shtrenjte.Po ndryshonte gjeografia e shqiptarit, po shvendosej pa ditur ku,me koken ne torbe,me nje mal deshperimi mbi shpine. Ishte nje inskenim gjigant,ndoshta nje vetvrasje kolektive,ndoshta goditja e fundit qe po i jepte diktatura popullit te vet...

    "NOSTALGJIA"

    Romani me kete titull i shkrimtarit te shquar Milan Kundrea, trajton pikerisht kete teme.Eshte poema e dhimbjes ose e moskthimit,traumatizimi i njeriut postkomunist me dy atdhe e pa asnje .Nuk po analizoj romanin,por per emigrantet shqiptare drama e nje cifti cek,ikur nga Praga per ne Paris, tingellon e lehte.Dhe Odiseja e kthimit eshte me teper e imja se e Kunderes,Xhojsit apo shkrimtareve te tjere qe kane trajtuar kete teme.Ne shqiptaret, me kryet ne mjegullat e legjendave ,hyjme e dalim neper histori e luftra,autore e aktore te heroizmave dhe prapesive,mbetur kryqezimeve te ekzistences, jemi njekohesisht nostalgjiket me te medhenj. Tragjizmi yne i ikjeve te medha, ka nisur qe ne kohen mitike e mori pamje te frikshme ne vitet e fundit te shek.XX si fenomen gjithperfshires i te gjitha trojeve shqipfolese duke perfshire rreth nje te treten e te gjithe popullsise.Disa ikje te medha dhe asnje kthim,perjashto ikjen e kosovareve ne vitin e luftes 1999,nje ikje e vecante kjo, masive si nje ikje biblike e detyruar nga serbi gjakatar,e nje kthim po aq biblik e kuptimplote ,kthim i plote ne lirine e munguar ne shekuj,kthim i madh per te mbrritur te vetqenija e sigurte. Ikja jone e viteve 90',ndoshta eshte hallka e fundit e nje fenomeni te lashte.Shqiptari doli ne udhe ne rolin e kerkuesit historik.Studjuesi Aristidh Kola merr krahun e atyre historianeve qe i tregojne shqiptaret si mbijetesen me perfaqesuese te antikitetit te lashte edhe ne cilesine e ikanakut historik,si popull gjithnje ne levizje. Ne agimin e kultures antike greke,lindi Odiseja,eposi thelbesor i nostalgjise.Eshte njeriu aventure,mekatar dhe i virtutshem,simboli i kthimit ne vendlindje (Itake) me cdo kusht,por dhe poema e dhimbjes.(Vete fjala na thote : nostos = kthim, algos=dhimbje). Odiseja mungoi njezet vjet.Dhjete vjet ne luften e Trojes e dhjete vjet ne luften per kthim ne Itake, si puna ime e udhes sime per kthim, Athine-Kakavij-Tirane. Edhe ne mergimin tim ka dicka nga Kali i Trojes,( renegatizmi),nga Kalipsoja,nga dhimbja dhe malli i zjarrte per kthim,ka dicka nga pakenaqesia ndaj atdheut, qe me behet i larget e mjegullor me teper se Itaka.Ne peripecite e Odisese,shtate vjet i takojne Kalipsose,jetes"dolce vita"me gezim,pathos,seks,diell,det,mish e vere ... Por Odiseja,edhe mbi gjoksin e bukur te se dashures,shikon te tjera enderra,me Penelopen e tij qe e pret me lot ne sy,me djalin dhe qenin,ulinjte ,bregdetin e pulebardha te tjera.Dhe zgjodhi enderren,KTHIMIN,zgjodhi lotet e rende te gruas,te gruas mall,bese,pritje,betim.Homeri i madh nderoi nostalgjine me kurore dafine dhe e braktisi Kalipsone "dolce vita"... Syte dhe lotet e Penelopes jane syte e lotet e gruas sime e gruas tende,te gruas universale.

    POR,
    Drama e Odisese eshte akoma me e madhe,edhe e jona natyrisht.Kur u kthye ,ai pa me nje dhimbje te befte,se Itaka kishte ndryshuar aq shume sa iu duk se nuk ishte e tij.Ai nuk e kishte mbajtur dot ne kujtese.Njezet vjet.Kishte harruar shume dhe qe harruar deri ne mosnjohje.Kujtesa qe te funksionoje ka nevoje qe te ushtrohet,enderrat me te cilat jetojne ikanaket i plakin me shume ata.Me kot krijojne ne mergim koloni bashkeatdhetaresh me emra simbolesh e qytetesh nga vine,e duan te perseritin vetveten me te njejtat historira,data e ngjarje,kenge zakone e pervjetore ne lufte ekzistenciale me harresen.Kujtimet e ushqejne sadopak qenien e munguar.Por nostalgjia eshte shterpe ,ajo nuk krijon,ajo shkon deri te pragu i deres ose deri te vetvetja,deri te mallengjimi e megjithate nuk eshte e perthithur teresisht nga dhimbja,;ne realitet,sa me e madhe te jete,aq me e zbrazet behet sepse lidhet me te shkuaren.Rrethinat e reja ne atdhe,duket sikur nuk jane te tuat,sikur je kthyer ne nje atdhe tjeter,me te ftohte me indiferent,me dashakeqes...! Dhe, i shkreti ikanak,befas kupton se ka ndryshuar dicka e madhe,epiqendra e veprimtarise se tij,thelbi i ekzistences.Ekuilibrat e njohur i jane prishur e jeta ,gjithsesi dhe ketu e pasigurte,kerkon nje status tjeter,(mos ,o Zot ,ate te te merguarit ne atdheun tend !!).Mos madheshtia drama dhe poezia e Odisese qendron ne endjet,peripecite e kthimit,jo te mberritja ?...Dhe Penelopa nuk i ka me prushet e dashurise e me teper se kjo ,te vret indiferentizmi i mjedisit tend.Askush nuk te pyet,ku ishe,si kalove... As per luften,as per kalin,as per Kalipsone,as per zjarret dallget dhe magjite.Mos njerezit ,ne mungesen time,jane mallkuar dhe kane marre vendim antinjerezor qe te mos pyesin per asgje qe ka te beje me tjetrin ?Sidoqofte,mberritja i ngjaka shume ikjes,ankthit ,pasigurise e ,pas saj...,pas saj vjen mberritja e vertete .Dhe eposi mbaron ketu.

    DILEMAT
    C'do bejme? Kur do ikim?Keto pyetje perseriten e perseriten ne familje,ne kafenera,ne sheshin "Omonia" e gjithandej mbetet pezull,pa pergjigje e te duket sikur thua kur do mbytemi,kur do vdesim .Ndoshta,ata qe kane ikur,jane grevethyesit me te medhenj te kthimit.

    Nuk jane te pakte ata qe kane ngarkuar plackat e pas tre kater mujsh perseri jane kthyer ne kurbet.Kjo ikje,a ky kthim i ri, behet me i dhimshem,me problematik e me inatcor.Te vdekurit kthehen me lehte.Gjithnje gjendet nje furgon per kufomen tende.Dhe dy tre veta nga familja qe te te shoqerojne.Dhe pese gjashte pleq,mbetur atje, qe te te varrosin.Beri mire miku im Myslim Maska qe vdiq ne nje tregim.I vdekur merrej vesh me mire me nenen,gruan,motren.Se ata te gjallet ne atdhe,na dine te pasur dhe as telefon nuk marrin ,po nuk i more..
    Dhe Astrit Ajdini,ben mire qe i viziton honet e vdekjes e i var asaj fjongo ne gushe .Jemi kaq prane saj, sa na duket se te gjalle jemi vetem ne enderra.Tani emigranti shqiptar e njeh me mire kurbetin(Dhe Amerika nuk eshte me Amerika e para 11 shtatorit 2001) dhe megjithate iken,iken;shet edhe shtepi e katandi e iken ,iken edhe tani pas 15 vjetesh demokraci.Dhe mbytemi ne Otranto,na vret ushtari ne kufi,na vret dimri e rruga e gjate e nuk duam te heqim dore nga aventura.Duam te dukemi trima e te pare dhe ne rrezik ,e marrim skafin e bagabondit,paguame gjthcka qe kemi,e poshterohemi,shkelemi,shitemi e vdesim si qenije pa tru... Epo ,mire une babai,do kthehem ,do marr gruan prej krahu dhe gjalle vdekur ...ndersa femijte ?!.Tani per tani nuk duan te degjojne fare per atdheun,vec te ikin duan, sa me larg,sa me larg.Ky eshte,padyshim,realitet tragjik per shqiptarin. Sidoqofte,dicka e madhe,thelbesore po ndodh edhe me qytetarin si individ,edhe me atdheun.Po ndryshon secili; te dy po zbrezin nga mitet e po behen me tokesore,me realiste e ndoshta me te kohes; po ndryshon edhe raporti midis tyre,po shembet statusi psikologjik e romantik rreth atdheut ne dem te tij,po bien tempujt e paqene dhe pseudopatriotizmat shterpe.

    PATRIOTIZMI
    Atdheu eshte i rende ,vella,i rende shume,mal mbi supe ,qe te rendon,te kerrus e te pervelon shpirtin.Edhe ashtu, i varfer,pa drita, pa uje e pa rruge,vjen e behet me i rende,kelthet ne gjume e te cmend.Eshte nena,vella,eshte babai,motra;jane varret e vjeter,shtepite e boshatisura,rruget e hapave te para,mali dhe deti,historia dhe legjenda e,te gjitha bashke konstruktojne gjakun e vale,shpirtin e shqiptarit, co-pe-zu-ar nga fati i zi.Dikush tjeter,me nje atdhe te tille,veshtire se do ta donte,por ne jemi disi ndryshe,te pa bere ,ne dhe atdheu,fatzinj,ne dhe ai ...
    Ne shqiptaret,me teper se ne realitet e ne histori,atdheun e kemi strehuar ne legjende,e,ashtu te madh a te vogel,gjithmone e kemi te mbeshtjelle me dicka,mjegullore a baladeske aq tragjikisht,a heroikisht, sa vjen e barazohet me nje varr qe atje,ne vendlindje,tu beka si Meka,e ti ndjehesh i lumtur ta shqiptosh ate ,akoma,pa te dale fryma:"Ju lutem,eshtrat e mia comeni atje."Dhe vdes i sigurte, se ky amanet i shpirtit shqiptar,eshte i fundit dhe me i madhi qe nuk e tret dheu.
    Globalizmi i ekonomise,Evropa pa kufinj, kozmopolitizmi, ta shtyjne e ta zvogelojne atdheun,ta shembin dashurine per te, vecanerisht te vegjelve,por kurrsesi nuk mund te te zhdukin patriotizmin,nje nga ndjenjat me universale e me te fuqishme te njeriut qe,sic dihet origjinat i ka ne kete Ballkanin tone te serte ,qe nuk na i paskan ne zemer te medhenjte e botes.
    Vendet e vogla karakterizohen nga patriotizmi i madh.Koha po provon se ne shqiptaret ,duhet ta duam atdheun,jo se e kemi te madh e te lavdishem,por se e kemi te vogel e te rrezikuar,sepse e kemi akoma te coptuar,se atdheu nuk mund te qendroje si mith abstrakt jashte jetes e lumturise se qytetarit e aq me pak ne antagonizem me te. Kjo kohe ,madje ,po verteton se sllogani "atdhe",jo rralle behet strehe e politikaneve te keqinj,pse jo dhe i maskarenjve,qe bertasin per te e i rjepin lekuren.Mos valle duhet quajtur patriot i vertete nje njeri i thjeshte qe perpiqet te behet qytetar i vertete,nje bujk,nje ndertues,nje biznesmen i ndershem,qe hap qindra vende pune,nje poet,piktor a kengetrar i talentuar ?
    (Rokfeleri,ai milioneri i madh qe aq shume e kemi share ne shqiptaret komuniste,ka nje bust nderi ne Amerike se hapi mijra vende pune,se ndertoi qytete,rruge,universitete e, kur e lypin interesat amerikane harxhon miliona,e kur e therret atdheu i nis bijte e nipat ne lufte...)
    Megjithketo, patriotizmi klasik si ndjenje, nuk mund te shuhet.Ne momente prove,ai e ngre flamurin e shfaqet madherishem e tradicional.Le te kujtojme UCK-ne e lavdishme,ose 1997-en e keqe .Asnjehere Shqiperia nuk ka qene me teper ATDHE,asnjehere Kosova nuk na eshte dukur me teper SHQIPTARE.
    Ngado qe te vertitemi te roli i qytetarit qendrojme.Nese ,fatkeqesisht ,kemi vuajtur nga udheheqes aventuriere e egoiste, qe kane ndertuar lavdine e vetvetes, faji eshte dhe te perkrahja qe kane gjetur midis nesh,sepse ne,me servilizem e me kryenecesi,jemi bere pjese e aventures,sic qe tragjedia komuniste,pergjigje e paburrerise sone popullore,sic qe kaosi pseudodemokratik i viteve te fundit,dukuri recidive e perverse e nje komuniteti primitiv..Dhe keshtu ne shekuj percipitojme ,jo si te zakonshem drejt mesit,llogjikes e pragmatizmit te natyrshem, por ekstremesh shtrire qe nga njeriu vulgar,ordiner e banal ,deri te poeti ose te Nene Tereza.Trima pa tru e ekstremiste, ne fisnikeri e ne te keqe.Diapazon i shtrire nga krimineli deri te shenjtori.

    DHE PERSERI NOSTALGJIA...

    Kurbeti e migracionii sotshem,natyrisht,nuk eshte ai i Cajupit.Per shume shqiptare , sot kurbeti eshte menyre jetese,levizje ndryshim,pse jo dhe shkalle mireqenije e civilizimi.Levizjet demografike ne vjetet e fundit,vitet e shoqerise se konsumit e te prefeksionimit teknik e industrial kompiuterik,nga kontinenti ne kontinent, kane sjelle nje zhvillim te papare te prodhimit,informacionit e trgetise.Me pasurimin e shoqerise ,relativisht rregullohet dhe emigranti e nje pjese u ka ecur per bukuri e jetojne shume me mire se ne Shqiperi,e cila edhe ajo po ndryshon nga viti ne vit ,por ...,por....
    Kthim te madh nuk do te kete. Odiseja e kthimit eshte e perhershme e sfilitese.Kthimi s'ka bilete e Itaka na largohet tretur mjegullash te bardha.Ate e prekim vetem ne enderra e te gjitha enderrat i ndertojme me me lende vendi.Deshirat vine e na ndizen ne gjume.Prane shtepise.Prane njerezve te dashur.Prane varrezave tona…atje,ku nuk shkuam dot ne vdekjen e nenes a te babait.Atje te pllaka e nje varri te mermerte rreshqet shiu e i vdekuti qan me lot te nxehte per mua e per ty.Dhe enderra nderton nje atdhe te frikshem.Kujtesa e vrare troket ne porta te kycura bravandryshkura e sheh permbytjen e oborrit e te kopshtit,djegien e shtepise me flaket ne cati,cifteline e braktisur,merimanga si jenicere neper mure,e boshllek gjithcka,e koken thyen era...E zgjohesh me llahtare.
    Ku jam? Imi eshte ky krevat,Kjo lagje ,ky qytet ?!Jo,jo.As kjo udhe s'eshte imja,as kjo kafene.Mungon familja,miqte shoket.Me kane vdekur Bekimi e Tasini,Baftjari e Margoja.Ke te takoj une te Qafa e Pazarit ?Me kane ikur dhe Sadiku e Rolandi e flas me vete,i gjymtuar,i tkurrur,jetim ne qytetin tim,ne atdheun tim.Ndersa fshati e ka emrin "braktisje".E shkrova per te etu pemet kane ngritur flamujt e eres / e renkojne/Nen barqe te lagura resh/gjaku po u ftohet pak nga pak/nen heshtje vetmie/pa nje zog,pa nje fole/Hardhite nderin krahet/me gishterinjsh kockash/te thata si pleq/Qiparizi I zi/me trupin prej shiu/rregjistron guret e varreve/qe nisen ne kurbet....(nga vellimi mepoezi "Vdekja e trendafileve") Po,po.Poetet kane te drejte ta ndertojne shtepine me lende deshperimi se poetet jane antena e dhimbjes njerezore;ata,ndoshta kurbeti i zvogelon si njerez,por i rrit si poete.Shumica e poeteve tane kane lulezuar ne kurbet.(Dhe Krishti ka qene emigrant)Thone ,gjithashtu se Ovidi u syrgjynos nga Augusti ne Tomis(Dake)e pas dhjete vjetesh shkroi lirika te mrekullueshme ne dakisht.
    Por c'po kujton,o lume?..Ne thelb,ndikimi nostalgjik,verteton sa pak vlere ka e kaluara jone.Harroje ,te lutem !Mos me cmend ! Nuk dua ta kujtoj! Por ajo eshte brenda nesh,akoma pa zene dregez.Nje kg.mish,nje shishe qymesht ne radhen disa orshe,...,nje gaziere me vajguri,nje banjo-guzhine...Kujtojme,megjithate e na duket sikur clirohemi,packa se kujtesa leviz pa te pyetur,e dobet,e shuar.E shkuara nuk ka kohe, e vdekur tashme, ajo nuk ka permasa lendore.Korridoret e te kaluares sone jane teper te ngushta e te pjerrta.Ata presin kryq e terthor memorien tone e kembengulse vine e na vizatohen si rrudha te thella ne fytyre sistematikisht agresive duke na marre dicka nga e adhmja.E pastaj mosha.Sa me e madhe te jete ajo,aq me i forte eshte zeri qe na therret per kthim.Je 50-60 vjec?50-60 kambana te tingellojne ne vesh e te thone :kthehu,ktheeehuuuu!E pastaj pleqeria e neper te tatepjetave te moshes, mbeten vetem kujtimet e dashurise.Kuptimi i dashurise se vertete eshte i percaktuar edhe nga caqet e ngushta te kohes.A thua kthehet ne nostalgji dhe prehestoria barbare e dashurise se vertete ?(Pse ka dashuri te vertete ?!)
    Thelbi i njeriut,ai i largeti,i padukshmi,qe vjen e boshatiset si mohim,eshte i percaktuar dhe nga seksi.Jeta pa seks,eshte pa ide,ose e shkuar,ose nostalgji.. Dhe kur je edhe pa para,e shikon duart e femijve, behesh i merzitshem per vete e per te tjeret, "Sokrat I vuajtur",ose filozof.
    As une,as ti nuk kemi ndermend te lidhemi shpirterisht me ke te qytetin e madh ketu,qe e ka emrin Athine,Nju Jork,apo Milano.S'kemi as kohe,as deshire,as mundesi, se kuptimi shpirteror mbi atdheun,aq i prekshem e aq jetik per ne shqiptaret,sidomos nga mosha 40 vjec e lart,varet dhe nga koha e shkurter qe te mbetet per te jetuar.E vine e veshtiresohen disa gjera qe kane te bejne me atdheun e dyte,ndersa ai yni,i pari,i verteti,nuk na percolli normalisht dhe aktualish nuk ka deshire te na prese.Pezull,pra,as andej,as kendej.Nuk me harrohet, i ndjeri,Aristidh Kola,historiani i njohur e kryetari i arvanikeve.I thashe:Po bej 12 vjet ne Athine dhe nuk di ku jam,as ketu,as ne Gjirokastren time,as ne Tirane ku kam blere shtepine e mendoj te mblidhem bashke me pleqerine.Ai njeri i mire e i ditur, qeshi e me ra supeve.Une ,tha, nuk kam 10 ,po 610 vjet qe jetoj ne Athine dhe akoma nuk di nga jam... Brezat e mi,lindur e vdekur ketu,asnjehere nuk e ndiene veten greke ... se gjithmone nje gisht i tregonte si te huaj,te huaj edhe ne varre se keshem ardhe nga Arberia ... "Dhe u jam pezull keteja... "
    Dhe pezull mbeti Aristidhi,ashtu plot enigma,si nje cope qiell i paster midis dy atdheve. Si deshmi qe flet per moskthim.Dhe une pezull jam e shpesh neper vargje me merr nostalgjia me vete duke me treguar se ,sidoqofte ,i perhershmi eshe atdheu,i perkoheshmi,qytetari ,ose nje re qe e shtyn era... Une ,pika e ujit,ai lumi/Une i vockeli,tingulli,ai vagmale eposi ose galaktike ylli/Une ia ndiej dhe gjembin ne kembe,dhe dhimbjen e nje dhembi/Brenda meje e kam te gjithin,me qiellin mbi krye/me malet mbi shpine/me detin ne inje.Ai mungon ,une jam i teri/...,/une tingulli i keputur...

    Nga Pirro Loli

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e witch_but_sweet
    Anëtarësuar
    26-02-2004
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    29
    Kur njerezit moren rruget e mergimit i moren per nje arsye nuk iken kot. Pas kaq vitesh emigrim i kur cdo njeri ka ngritur shtepite ka punet cdo gje nuk besoj se do duan te kthehen . Edhe une kur kam ardhur ne fillim ne USA keshtu thoshja do rri disa vite e do iki prape ne Shqiperi. I thone nje fjale ketu kush i ha buken dhe i pi ujin Amerikes per 5 vjet veshtire se kthehet prapa .Qe keshtu te jemi realista kush ka ikur ka ikur ca do behet me Shqiperine dhe ca do beni ju qe jeni aty me Shqiperi.

    Do zoti dhe behet Shqiperia ashtu sic duhet .

  17. #57
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Kush 'qytetar amerikan' do te kthehet ne Shqiperi ose eshte patriot i flakte, ose eshte nje kokerr dembeli e shkon per gallate me paret e tjeterkujt .

    A lihet Amerika ?
    Where does a thought go when it's forgotten?

  18. #58
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON
    Kush 'qytetar amerikan' do te kthehet ne Shqiperi ose eshte patriot i flakte, ose eshte nje kokerr dembeli e shkon per gallate me paret e tjeterkujt .

    A lihet Amerika?
    Lihet, lihet, por...vetem per pushime.

  19. #59
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Do te kthehem kur shteti te garantoje tre sherbimet baze.

    Arsimin
    Drejtesine
    Mjekesine

    Te tjerat i zgjidh vete.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e xhonxhofuri
    Anëtarësuar
    04-02-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    9
    Se di se eshte jeta jashte se cfare domethene emigracion thjeshte me te degjuar e kam po te gjithe thojne qe jeta ne shqiperi eshte e bukur kur vijne me pushime.Po ta jetosh ate eshte pak e veshtire.Per mendimin tim Nese do hyjme ndonjehere ne BE gje qe nuk ka per te ndodhur te pakten brezi jone nuk ka per ta pare.Bota dot te kete ecur shume me para se neve dhe prap do jemi njesoj nuk ka rendesi se jane keta politikane apo jane te tjere dhe nuk ka rendesi se e ke mbaruar shkollen jashte apo se eke mbaruar ketu kushdo qe te vij ne pushtet njesoj do jee se vete shqiptari ka thene nje fjale se nuk behet shqiperi me shqiptare dhe ne nuk kemi edukate dhe ligje keshtu qe per mua kush eshte jashte te qendroj jashte kush eshte mrena te qendroj mrena e mira eshte qe dhe ata qe jane jashte te mos harrojne qe eshte nje vend ne ballkan qe e ka emrin shqiperi flm
    Kur Eshte Shqiptari Me I Sinqerte Kur Dashuron Apo Kur Urren????

Faqja 3 prej 14 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •