Ateizmi
Termi ateizėm vjen nga greqishtja e lashtė "atheos", ku "a = pa" dhe "theos = zot", me kuptimin "pa zot", "pa perėndi".
Si kuptim origjinar nė kohėt e lashta termi pėrkufizohej si mospranim i zotave tė njė qyteti, mosbindja ndaj zotave tė njė qyteti, mospasja e njė zoti a zotave. Nė vijim, me shfaqjen e feve meslindore, termi do tė pėrdorej nga paganėt kundėr kristianėve dhe anasjelltas, meqėnėse pėr secilėn palė mosbesimi i palės tjetėr ndaj zotave tė palės akuzuese (ndonėse kishin natyrė tė ndryshme) konsiderohej si ateizėm.
Gjatė lashtėsisė ateizmi ishte shkalla mė e lartė e mosbindjes ndaj ligjeve fetare apo besimit nė zota tė caktuar dhe shėrbente si fjalė pėrbuzėse ndaj personit apo qėndrimit pėrkatės qė binte nė kundėrshtim me fenė apo adhurimin a pranimin e hyjnive tė qytetit pėr tė cilin bėhej fjalė. Me kalimin e kohės, termi i ėshtė nėnshtruar njė saktėsimi dhe pėrcaktimi mė tė qartė nga ana kuptimore ku duke ardhur deri nė ditėt tona ka marrė pėrmbajtje kuptimore dhe ngjyrim krejt tjetėr nga pėrdorimi i vjetėr.
Nė kuptimin bashkėkohor, termi ateizėm, si qėndrim dhe si pikėpamje filozofike, do tė thotė mosteizėm, tė mosqenit teist, tė mosqenit besimtar, tė mospasurit besim nė ato ēfarė beson njė teist, qė jo pėrjashtimisht, por tė paktėn tradicionalisht, pėr kontinentin evropian kuptohet si tė mosbesuarit nė "zotin" monoteist tė feve meslindore; Kjo, sepse vetė qėndrimi varet thelbėsisht nga pėrkufizimi pėrkatės qė teisti i jep fjalės "zot" pėr t'u bėrė i kuptueshėm pėr ēfarė flet dhe ky ėshtė njė pėrkufizim qė buron nga fetė nė fjalė dhe deri mė sot nuk qėndron gjatė zbėrthimit logjik.
"Jam ateist" pėrmbledh nė radhė tė parė frazėn "nuk jam teist", pasi qėndrimi ėshtė prej vetvete mohues i pohimeve teologjike, dhe sė dyti frazėn "nuk besoj nė ekzistencėn e "zotit"", duke pėrfshirė nė tė tė gjithė ata qė nuk kanė besim nė asnjė "zot", apo nė asnjė fuqi "mbinatyrore".
Dallimi i kuptimit tė sotėm nga kuptimi historik, sidomos atij mesjetar qė i ėshtė dhėnė nga fetarėt, ėshtė se ateizmi pėrfshin gjithēka qė nuk ėshtė teizėm dhe si e tillė gjendja nuk lė mundėsi tė tjera zgjedhjeje veē teizmit, apo ateizmit, pasi ėshtė njė rast pyetjeje me pėrgjigje po ose jo. Shkurtimisht, pra, me pėrkufizim, nėse nuk je teist, je ateist; nėse nuk je besimtar, je mosbesimtar.
Njė keqkuptim qė ėshtė kryer nė pėrcaktimin e ateizmit pėr disa shekuj me radhė ėshtė ai se ateizėm do tė thotė "besimi se nuk ka zot". Kjo kryhej nė lidhje me atė kategori tė ateistėve qė pohojnė hapur se "zoti" nuk ekziston, nė dallim nga pjesa qė thjesht nuk beson nė "zot" e qė nuk niset tė pohojė asgjė nė lidhje me "zotin". Ndėrsa ėshtė e diskutueshme nėse pohimi se "zoti" nuk ekziston ėshtė shprehje besimi ose jo, reduktimi i ateizmit nė thjesht njė pjesė tė ateizmit eksplicit (teorik, pozitiv) nuk e paraqet tė plotė qėndrimin ateist, ndaj dhe shihet nė ēdo rast si shtrembėrim i qėllimshėm. Ateizmi (si term pėrmbledhės pėr krejt qėndrimet joteiste) nuk thotė "besoj se nuk", por "nuk besoj se", njė dallim ky thelbėsor, pasi i dyti e pėrfshin tė parin, por nuk barazon me tė dhe nuk vlen anasjelltas.
Dy kategoritė kryesore tė ateizmit janė ateizmi implicit (praktik, negativ) dhe ateizmi eksplicit (teorik, pozitiv).
Ateizmi implicit ėshtė ai qėndrim apo mėnyrė jetese ku "zoti", besimi nė "zot", apo ēėshtjet rreth fesė, apo "zotit", nuk pėrfillen, nuk llogariten e nuk merren fare parasysh nė asnjė instancė tė jetės sė pėrditshme tė dikujt, nuk prekin asnjė veprimtari tė njeriut a jetės sė tij, pa qenė kėtu e nevojshme qė tė kryhet ndonjė pohim rreth "zotit" apo fesė, ndaj dhe ka karakter tė nėnkuptuar e tė pashprehur drejtpėrdrejt (implicit). Kėtu pėrfshihen tėrė ata pėr tė cilėt besimi nė "zot" nuk ėshtė fare pjesė e jetės sė tyre.
Ateizmi eksplicit ėshtė ai qėndrim dhe ecuri ku "zoti" apo feja hetohen imtas nė aspektin teorik dhe rrėzohen shprehimisht duke iu nėnshtruar zbėrthimit tė rreptė logjik. Ky lloj ateizmi ėshtė i shprehur nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė (eksplicite) dhe nis filologjikisht qė nė lashtėsi me Epikurin, Demokritin, Anaksagorėn, Stratonin, Protagorėn dhe vazhdon deri nė ditėt tona me njė sėrė mendimtarėsh tė tjerė si Fridrih Niēe, Dejvid Hjum, Bertrand Rasėll, Xhorxh Smith etj. Kėtu pėrfshihen tėrė ata njerėz tė cilėt e hedhin poshtė shprehimisht besimin nė "zot".
http://ateistet.org/ateizmi
Krijoni Kontakt