Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6

Tema: Nen Xhakete.

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-06-2002
    Vendndodhja
    Kurrkundi
    Postime
    132

    Nen Xhakete.

    Ecnin te dy,gati supeputhitur mbi asfaltin e lagesht nga erresira.Ndoshta kane vite qe parakalojne ashtu para bashkise dhe universitetit,para akademise dhe harvardit. Koloseut a urave te Neves.Ndoshta jane gjithkund ,ecin dhe tani me hap te sinkronizuar,kepuce qe farfurijne,duart ne xhepa dhe xhaketen detyrimisht pak te ngritur nga fundi.
    Kane miliona vite .
    Te dy, te njejte.Prej shekujsh degjohet trokellima e erret e kepuceve.Nje-dy…pese…here –here ,flasin…
    Njeri eshte I shqetesuar,thith cigaren me padurim,dhe shikon larg si duke kerkuar te tashmen.Tymos gjithe nervozizem ,dhe kthen kryet anash ,nga shoku…Ky I buzeqesh ,si per t`I thene”Mire e ke.”Ka dic keqe dhe femerore ne ate ngrirje buzesh cepengritur.tjetri ul kryet dhe kalon buzen e poshtme mbi te sipermen,dhe picerron syte.Kollitet,nje here,dy…nxjerr shamine dhe fshin buzet.Shoku e kap nga shpatullat si per ta mbajtur.Perkulet duke u anuar nga ai dhe e shikon me kujdes.Ky I rreshqet syte tinez dhe me nje levizje histerie clirohet nga duart e tjetrit…nis te vrapoje shpejt-shpejt-shpejtttttt………..me duar ka zene veshet per te mos degjuar fjalet “Kthehu ku shkon?Ku shkon?”Po nje kollitje e befte e ben qe te ndaloje duke u perkulur mbi parmakun e nje ure te vjeter ngyre gri.I shtrengon gishtat mbi beton sikur kerkon ti fuse brenda ,thelle e me thelle ,te futet dhe vete .Tjetri duke gulcuar e ka mberritur tashme.Fshin ballin e djersitur nga te vrapuarit pa kuptim dhe nxjerr gjuhen te lepije buzet e thara.Rrine ashtu te dy…Njeri I harkuar mbi parmak ,tjetri perballe me profilin e tij ,duke marre fryme me veshtiresi.Pastaj buzeqesh dhe I thote si pa te keq”C`te gjeti?”
    “Ti do te me vrasesh!”shqipton ultaz I semuri dhe rrotulon kryet per ta pare te akuzuarin ne fytyre.
    “Si?Cfare ke keshtu ?Mos nuk je mire?”
    “Jo ,une po them ate qe kam mbajtur fshehur prej shekujsh!Ti ke nje thike ne xhepin e brendshem te xhaketes.Trashegim nga soji yt.Ja tregon te gjitheve kur une jam I pavemendshem e kur nuk ndodhem aty.-Ja –I thua-shikoni si shelqen ,eshte e persosur –ndersa ato te pergjigjen te neveritur-thike e ndyre-po ti nuk do t`ia dish ,e fut prape ne xhep duke u zgerdhire dhe pastaj shkon duart ne floke.
    Tjetri gjithe kohen shpie buzen ne gaz ne forme mosbesimi.
    “Po ti nga mund t`I dish keto gjera kur nuk ndodhesh aty?”-thote ky duke hapur gojen aq shume nga e qeshura e shtire sa I duket mishi I dhembeve me gjithe peshtiresine e vet.
    “E c`rendesi ka?Ti do te me vrasesh!Nuk mjafton kjo per te qene me I ndyri I sojit tend?Ti je neveria vete!”
    “Ha Ha Ha ! E pse dashkam te te vras o anormal?”
    “Sepse jam I semure”
    “C`kuptim ka kjo e gjitha ?Hajde merre nje cigare dhe degjo pastaj leksionet e per profanen e origjines time.”
    “I ndyre “-mermeriste veremliu-“I ndyre! Nuk e duron dot te qenit I parendesishem dhe I paafte .”
    “ E pse qenkam une I paafte?”
    “Ti nuk semuresh dot?kupton?nuk mundesh!Te gjithe shkruajne per miresine time te natyreshme dhe pershendesin qe larg teksa ti shpervjel buzet dhe thua “I urrej”
    “Pse duhet te mendojne se ti ke miresi?Ej mik ,ti ke lojtur mendsh!”
    I semuri e kap prej fyti me duart qe I dridhen dhe me kraharorin qe po I shkallmohet nga emocionet.
    “Ndyresire “-uleret-“Ti me urren ,me urren se je I keq…..kupton ?Shpirtkazem dhe I deshtuar…Nuk guxon te me shohesh ne sy heeee?I ke syte e shperqendurar …Ke frike burrec ke frike te me shohesh…Po une nuk vdes para teje.Degjon?Nga e di une qe jam I mire?Hahaha !Ti ma mesove!Poshtersia jote!Neqofte se ti do te ishe jo –I-ndyre atehere do isha une djalli por jooooo une e mora shperblimin tim .lengimin vdekjeprures dhe shoqerine tende”
    E leshoi dhe u mbeshtet I keputur mbi parmak .Gelltiti peshtymen dy here dhe ngriti kryet te shohe naten lart.D.m.th ,mungesen e rrezeve lart.
    “Ne I arrifsha yjet “-tha-“Do t`ua tregoj kalvarin tim te gjate”
    Tjetri kishte ngrire .Qeshi dhe nje here si femer dhe me gjithese nuk ndjente ftohte mbertheu kopsat.I jepte shume rendesi paraqitjes.I zgjati krahun shokut ,krahun e majte,anen ku kishte vendosur thiken e ndyre.
    “Ti ke kohe qe me ke vrare,kafshe .”Tha njeriu I mire the u mbeshtet ne krahun e ndyresires.



    Gusht ,2002
    Tirane.
    Titulli:”Nen xhakete”
    The path of excess leads to the Tower of Wisdom.(Blake)

  2. #2
    poete romantike Maska e bela852001
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Vendndodhja
    diku ne kete bote
    Postime
    20
    Bravo ishte nje tregim shume i bukur.
    JETOJE JETEN MOMENT PER MOMENT,ASHTU SIC MOMENTI QE JE DUKE JETUAR,TE JETE I FUNDIT I KESAJ JETE!!!!!!!!!

  3. #3
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    E leshoi dhe u mbeshtet I keputur mbi parmak .Gelltiti peshtymen dy here dhe ngriti kryet te shohe naten lart.D.m.th ,mungesen e rrezeve lart.
    “Ne I arrifsha yjet “-tha-“Do t`ua tregoj kalvarin tim te gjate”
    Tjetri kishte ngrire .Qeshi dhe nje here si femer dhe me gjithese nuk ndjente ftohte mbertheu kopsat.I jepte shume rendesi paraqitjes.I zgjati krahun shokut ,krahun e majte,anen ku kishte vendosur thiken e ndyre.
    “Ti ke kohe qe me ke vrare,kafshe .”Tha njeriu I mire the u mbeshtet ne krahun e ndyresires.

    ************************************8

    Zara, jam e habitur dhe e mrekulluar. Bravooooooo



    Dikea

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-06-2002
    Vendndodhja
    Kurrkundi
    Postime
    132

    Dikea&Bela

    Faalemindeeerit.....
    The path of excess leads to the Tower of Wisdom.(Blake)

  5. #5
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    zarath'
    une e dija qe jo pa e menduar e ke zgjedhur kete nick.
    ...
    tregimit mund te mos i them asnje levdate...
    ama kenaqesine qe provova, dhe sigurine qe kam ne ty, nuk me mjaftojne fjalet per t'i thene!
    ....
    zarath' zarath'....
    macia ......

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-06-2002
    Vendndodhja
    Kurrkundi
    Postime
    132
    .
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    The path of excess leads to the Tower of Wisdom.(Blake)

Tema tė Ngjashme

  1. Hiqmet Meēaj
    Nga dikeafajtore nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 11:27
  2. Autostrada Durrės-Kukės mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  3. Rama rizgjidhet kryetar i bashkisė sė Tiranės
    Nga Humdinger nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 564
    Postimi i Fundit: 27-07-2007, 23:08
  4. Hiqmet Meēaj-roman-"Kukullat e pyllit"
    Nga Avion Travell nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 09:56
  5. Valbona Bozgo - Hamėndje
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-10-2006, 15:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •