Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464

    Rreziku i Ballkanit nuk është Kosova e madhe por Serbia eksperimentale'

    Deklaratë e Ministrit të Mbrojtjes Pandeli Majko dhënë për televizionin 'ALSAT'

    14 shkurt 2005 - Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko e ka quajtur të pa vend kërkesën e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë për përcaktimin e kufijve të Unionit Serbi & Mali i Zi dhe Kosovë. Në Konferencën e Politikave të Sigurisë që u zhvillua në Mynih, ministri Majko ka debatuar me ministren e Jashtme të Maqedonisë Elenka Mitreva për këtë çështje. 'Mund të pohoj, - ka deklaruar sot ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko për televizionin 'ALSAT',- se në një moment me ministren e Jashtme të Maqedonisë kam patur një debat ku përballë kongresmenëve amerikanë, në sy të tyre, ajo deklaroi se kufiri me Kosovën është kufiri i Serbi & Mali i Zi. Unë i thashë se kufiri i Kosovës duhet diskutuar në Prishtinë dhe jo në ndonjë kryeqytet tjetër. Unë e di që nga pala serbe ka disa insistime, por mendoj se nga të gjithë po kuptohet se rreziku i stabilitetit në Ballkan nuk është Kosova e madhe, siç deklaroi presidenti Tadiç, por është Serbia eksperimentale. E kam fjalën një Serbi që dikush mendon se duhet të ketë edhe Kosovën brenda. Kosova nën Serbinë është një histori e mbaruar, e mbyllur në vitin 1999. Ka politikanë serbë që akoma nuk dëshirojnë të përballen me publikun e tyre për të thënë atë që në fakt nuk e kanë humbur ata, por e ka humbur zoti Milosheviç në vitin 1999. Kosova është një çështje e humbur për Serbinë. Tani fati i Kosovës vendoset në Prishtinë'.
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  2. #2
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Me ne fund doli nje politikan qe ta thote nje fjale te zgjuar dhe me kurajo!

Tema të Ngjashme

  1. Statusi i ardhshem i Kosovës!
    Nga tani_26 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 589
    Postimi i Fundit: 05-03-2008, 21:42
  2. Lobi sërb kundër pavarësisë së Kosovës
    Nga Jarina në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 05-06-2006, 11:12
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-08-2005, 06:20
  4. Ceshtja shqiptare ne Kosove!
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 13-08-2002, 03:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •