FJALA SHKENCORE NE KUR'AN
Në bazë të çkahit konkludojmë se Kur'ani ngjanë në qenje të gjallë, kurse fjala Kur'anore në qelizë...? Qelizat përtrihen dhe në një qenje të gjallë në të shumtën e rasteve përngjajnë në njëratjetrën, kurrë nuk përsëriten por gjithherë ndryshohen. Një gjë e njëjtë është edhe te fjala Kur'anore. Vërejmë se po ato fjalë përsëriten me qindra herë në Kur'an, po në të njëjtën kohë konstatojmë se ato nuk janë përsëritje. Fjala Kur'anore çdoherë ka domethënije e kuptim të ri. Na shpije kah tërësia në hollësitë. Degëzohet në degë sikurse fara që jep rrënjën, trungun, degët dhe gjethet, pastaj lulet dhe frytin... Ajo gjithnjë është (të themi) portokalli, që nëpërmes hollësive të tija shfaqet kërcyelli i vërtetë i portokallit. Ajo është lidhshmëri organike, përkatësisht KRIJESË e gjallë. Edhe sikur disa herë ta lexojmë Kur'anin, çdo herë do të kuptojmë diçka të re në të. Ta marrim përshembull fjalën Shkencë në Kur`an. Do të vërejmë se shkenca në fillim vjen në kuptimin rrethorë, në formë vështrimi, në krijimin e qiejve dhe të tokës. Pak më tejë do të shohim se si vështrimi do të detajizohet:Si janë krijuar devet, dhe si është ngjitur qielli, si janë përqëndruar malet dhe si është krijuar toka... Kjo është biologji, astrologji, gjeologji, gjeografi dhe dituri tjera sot të njohura. Kur'ani, pastaj na hedh kundrimin në anën tjetër: Thuaj: Udhëtoni nëpër botë dhe shikoni si kanë përfunduar ata më parë... Ky është një vështrim historik, ose: Udhëtoni nëpër botë që të shihni ate që Ai e ka krijuar prej asgjësë (hiçit)... Ky është vështrim mbi evolocjonin dhe vështrimi mbi racat.
Ta vështrojmë ajetin vijues: Ne çojmë erëra të cilat pllenojnë (mbarësojnë)... Mufesirët e hershëm, këtë ajet e komentuan si alegori. Erërat i ndjekin rërët dhe zbret shi i cili e pllenon tokën. Sot, kjo është fakt se era i ndjek rërët e elektrizuara pozitive dhe ndeshen me ato negative, atëherë pasojnë vetëtimët, bubullimat dhe zbret shiu. Dhe e dyta, sot dijmë se bota bimore ekzistojnë mashkull dhe femër. Me ndihmën e erës, ecila e shpërndanë pluhurin prej lules në lule, kryen mardhënijes seksuale (të tyre) dhe kështu bota vazhdon më tejë.
I Lartësuar është Ai që krijoi çifte të gjitha (dy lloje) nga çka mbinë nga toka, nga vetë at (njerëzit) dhe nga çka ata nuk dijnë. (Jasin:36). Njeriut të shekullit të shtatë asnjëherë nuk i shkoi mendja se edhe materia e bimët në përgjithsi janë çifte. Rryma elektrike e zbuluar kohëve të fundit nuk është gjë tjetër veç rezultat i dy poleve (negative dhe pozitive). Thërmia e atomit që deri vonë mendohejk se është pjesa më e vogel e materies përbëhet nga bërthama të cilen e rrethojnë elektronet, kurse vetë bërthama e atomit përbëhet nga protonet dhe neutronet. Pra çdo gjë në gjithësi (veç Allahut të vetëm) është çift.
Ata të cilët përveç Allahut marrin mbrojtës, janë të ngjajshëm me merimangën, të cilat vehtes i thurin shtëpi, kurse shtëpia më e dobët, vërtetë është shtëpia e merimangës, le ta dijnë (El Enkebut : 41) Vemendjen e tërheq fjalia Shtëpia e merimangës është më e dobëta... Aty nuk thuhet pejza ose rrjeta, por shtëpia. Kjo i ka shkaqet dhe arsyet e veta. Shkenca zbuloj se pejza e (rrjetës së) merimangës, është më e fuqishme se ato prej çelikut, për tri herë. Eshtë gjithashtu më e fuqishme dhe më elastike sesa peri i mundafshtë. Ajo për merimangën paraqet kështjellë dhe strehimore të sigurtë. Pse Kur'ani atëherë thotë se Ajo është më e dobëta, duke e përfunduar ajetin me fjalën: Sikur ta dijnë ata këtë. Kjo msheftësi u zbulua kohëve të fundit: - Merimanga femër është ndërtuese e shtëpisë. Ajo e thurë rrjetën dhe sundon në teritorin e saj. Pas mbarësimit (femra) e mbytë mashkullin dhe e han. Të rinjt, posa dalin prej vezëve e hanë njëritjetrin. Çdo mysafir që i afrohet rrjetës, ajo e mbytë dhe e han. Ajo pra është zhdukëse e jo shtëpi. Ajo është shtëpia më e dobët për të gjith ata që duan të strehohen. Shkenca vetëm tash po i zbulon thënijet e Kur'anit para më shumë se 14 shekujsh.
Falënderimi i qoftë Atij që ka krijue çift prej çdo gjëje, çka mungullon prej tokës dhe prej vetë atyre (çift dhe prej atyre që ata nuk dijnë. (Jasin : 36) Ka qenë e njohur se i Gjithdijshmi i ka krijue në çifte, njerzit, shtëzët, xhinët e edhe bimët, por jo edhe sendet: Edhe prej çdo gjëje ne krijuam çift për ju që mendoni. Shkenca i zbuloj edhe këto: - Elektriciteti e ka polin pozitiv dhe negativ,- Magnetizmi është i polizuar në dy anët,- Në atom gjenden elektronet dhe pozitronet, prutonet e neutronet.- Në kiminë organike, ekzistojnë molekula e djathtë dhe e mëngjër, - Në kohën e fundit, përveç materjes u zbulua edhe antimaterja. Shkenca, u pajtua me Kur'anin se kosmosi është i krijuar në gjashtë etapa: - Arkaike (më e vjetra)- Parapalezoike (gjendje e flakët),- Eozoike (lajmrohet jeta e parë),- Palezoike (peshqit),- Neozoike (shtazët), dhe - Kenozoike (më të përsosurat).
Ne kemi mësue se para miljarda vitesh, bota ishte një copë materje dhe ngjau EKSPLODIMI I MADH në thelbin e asaj mase të madhe të materjes dhe copat e mëdha të materjes filluan të fluturojnë në të gjitha anët. Nga ky eksplodim është krijuar sistemi Diellorë dhe Galaksia. Këto janë zbulimet që shkeca i bëri kohëve të fundit. Kurse një arab analfabet në shkretirë, përpara më shumë se 1400 vjetësh, ka mundë të dijë për teorinë e EKSPLODIMIT TE MADH dhe RRITJEN E GJITHESISË, apo jo?! Dhe ja çka ka thënë sipas udhëzimit të Zotit: A nuk e shohin mosbesimtarët se qiejt dhe toka kan qenë një tërësi, porse ne i kemi ndarë në pjesë pjesë...? Ai është icili e ka krijue natën dhe ditën, Diellin dhe Hënën. Tëtëra notojnë nën kupën e qiellit... (XXI:33). Nëse i shtrojmë një pyetje një biologu, Kurë ka filluar jeta? Ai do të na thoshte se jo fort moti shkenca e zbuloj që para miljarda vitesh metrja ecenciale në detë ka filluar të prodhojë protoplazmën, prej së cilës ka rrjellë ameba, e prej atij lloçi të detit janë zhvilluar të tëra gjallesat. Me fjalë tjera, tërë jeta rrjell nga deti, nga uji... Para 14 shekujsh, sigurisht se asnjëfar shkenctari apo poeti nuk do të ja qëllonte këtij zbulimi shkencorë, kurse analfabeti i shkretirës, i udhëzuar prej Allahut tha: ...Dhe ne nga uji krijojmë çdo gjë të gjallë. A nuk do të besojnë. Ve tëm sot shkenca zbuloi se materia në fillim ishte një tërsi e palëvizshme dhe se ishte në formë të gaztë, e nxehtë, e trashë dhe ngjitur, pastaj u shkaktua nji shpërthim (me urdhërin e Allahut) në kët materie para më shumë se 5.000.000.000.000 vjetësh. Kështuqë ajo tërësi filloi të zhvillohet dhe të largohet, ndërsa materia u vu në lëvizje të përhershme, siç thotë Allahu i lartësuar. Dhe qiellin Ne me duert Tona e krijuem, dhe Ne patjeter e zgjerojmë atë.
Ai (Allahu) e mbulon ditën me natën, që me të shpejtë e ndjek atë... (El-A'rafë:54) ...Ai (Allahu) natën ia mbështjell (vendit të) ditës dhe diten ja mbështjell natës... (Ez-Zumer:5) Ti (O Zot) e fute naten në ditën dhe Ti (O Zot) e fute diten në natë... (Ali Imran:27). Ja pra si Kur'ani paralajmron se nata dhe dita ndjekin njëra tjetren vazhdimisht, e një gjë e tillë nuk ndodhë përveç nëse toka është e rrumbullakët, e kjo është ajo që thirri Galileu (meqë ndoshta nga muslimanët kishte dëgjuar një gjë të tillë), të cilin kisha e ndoqi për ta likuiduar. Jurij Gagarini pas kthimit nga udhëtimi i tij rreth Tokës, tha se kishte vërejtur ndjekje të shpejtë të errësirës dhe dritës mbi tokë për shkak të rrotullimit të saj.
Mendimtari prendimorë kërkoi të ndajë shkencën nga feja, sepse feja e tij (e krishterë) i thoshte: Pema e cila iu ndalua Ademit, për t'a ngrënë ishte pema e diturisë dhe pasi ai ngrëni prej saj, atij ju shtue dituria (syçeltësia). Kështu shkruan Dhjata e Vjetër (Teurati), kurse klerikët e komentuan se kur Ademi ngrëni nga ajo pemë iu shtue ditunia e amshueshme gjë e cila shkaktoi hidhërimin e Zotit ndaj tij dhe e largoi nga mëshira e Tij. Shkenca përparoi vetëm atëherë kur u muar një kahje krejtësisht e kundërt dhe jo më shumë se para dy shekujve. Kurse para më shumë se 1400 vjetëve Kur'ani filloi revelimin me fjalët: Mëso, Lexo, Studjo... Dietarët e dijnë se cilësia me të cilën Allahu nderoi Ademin ishte e kundërt me atë që ishte thënë në Teuratë. Dituria ishte shkak i ndeerimit të Ademit e jo shkak i përzanies së tij. Në Kur'an 1400 vjet më parë u tha: Mandej e mësyu qiellin (krijimin e qiellit) e ai ishte tym. Dhe atij e edhe tokës i tha 'Qasuni urdhërit Tim me dëshirë apo me dhunë'. Ata të dya thanë: 'po i qasemi me dëshirë. (Fusilet 11). Shkenca njëherë kët tym e quajti mjegull, por vetëm në kohën e fundit zbuloi se ai nuk është mjegull por tym, sepse mjegulla janë të ftohta, kurse ky tym i ekzistencës përmban një sasi të nxehtësisë. Tymi përbëhet nga gaznat e përziera me materie të ngurët e është i errët. I tillë ishte tymi prej të cilit filloi ekzistenca. Prandaj sot shkenca fjalen e gabuar mjegull e zavendësoi me fjalën Tym gjë që Kur'ani e bëri 1400 vjetë më parë.
Mikroskopi u zbulua në shekullin XVI, kurse shkenca deri në shekullin 19 nuk dinte se njeriu u krijue në etapa. Kur'ani këtë e ka treguar 1400 vjetë më parë kur ka thënë: Çështë me ju që Allahut nuk i shprehni madhërinë që meriton. Kur Ai ju krijoi në disa etapa. (Nuh 13-14). Këto etapa Kur'ani i ka emruar me emra të posaçëm: farë (nutfeh), gjak i ngjizur (alekah), Copë mishi (mugdah), Eshtra (idhamë), dhe në fund mveshja e eshtrave me mish. Shkenca jo fort motit ka zbuluar se njeriu u krijue prej bashkëdyzimit të sekrecioneve të mashkullit dhe femrës. Ajo pikë e spermës përqëndrohet në mitër si një kokërr (farë) gjashtëditëshe. Pra veza e fekonduar fillon e zhvillohet gjashtë ditë para fekondimit. Ajo që ka filluar ndarjen i përngjanë shushunjës (ushujzës). Këtë etapë Kurani e ka përmendur si gjak i ngjizur (aleka). Por në etapën copë mishi (mugdah) i përngjanë një sendi të përtypur në formë çëmçakëzi apo druri. Embrioni merr formen e njeriut pas 40 apo 42 ditëve, sepse në kët periudhë embrioni fillon të marrë veçoritë e njeriut. Kur'ani thotë: Ai ju krijoi juve në barqet e nënave tuaja, krijim pas krijimi (etapë pas etape) në tri errësira... (Ez-Zummer 6). E shkenca sot i spjegon se embrioni zhvillohet në mbrendi të mbështjellësve të errët të cilat janë:
1. Muri i jashtëm i barkut të femrës, 2. Muri i mitrës, 3. Pëlhura e mbrendshme e cila e mbështjell embrionin. Ndarjet shkencore të zhvillimit embrional në barkun e nënës janë të komplikuara dhe të pakuptimta, sepse kjo ndarje bazohet në numra, të cilat sipas Kur'anit i përmendem më parë. Për ndarjen që spjegon Kur'ani Prof Moor thotë se është ndarje e plotë dhe e përsosur shkencore, ndarje e lehtë e kuptueshme dhe e dobishme. Në një hadithë profeti as ka thënë: Çdo njëri prej jush krijohet në barkun e nënës 40 ditë... Dhe Kur fara (në mitër) mbushë 42 net, Allahu e dërgon një engjëll që i jep formën... Shkenca vetëm kohëve të fundit vërtetoi, se embrioni ditën e 42-të përjeton një ndryshim.
Eshtë vërtetuar shkencërisht se në kohen e akullt nëpër të cilën veç ka kaluar toka, tokat arabe kan qenë kopshte e lumenj. Akullnajat janë shtresuar në polin e ngrirë të veriut, mandej ka fillue lëvizja e tyre në drejtim të jugut dhe kur i jan afruar gadishullit arabik, natyrisht ka ardhur deri te ndryshimi i klimës. Kështu tokat arabe kan qenë më së shumti në botë të mbuluara me kopshte e lumenj. Shkenca vërteton gjithashtu se kjo gjendje do të përsëritet. Koha e dytë e akullt ka filluar. Këto akullnaja do të lëvizin edhe një herë prej polit të veriut në drejtim të jugut dhe tash janë në rrugë që tu afrohen zonave të afërta me tokat arabe. Njëra prej argumenteve të forta për kët konstatim, eshte ajo që dëgjoni se ;do dimër furtunat e akullta godasin vendet në veri të europës dhe Amerikës. Kjo ka qenë rrugë e gjatë dhe e mundimshme shkencore për ta zbuluar, kurse para 1400 vjetëve Muhamedi as ka thënë: Nuk do të vijë momenti (kataklizma) deri të rikthehen tokat arabe në kopshte e lumenj (transmeton Muslimi, kap. i Zekatit, Njësia 18, hadithi 60).
Kur'ani thotë: A nuk dinë ata të cilët nuk besuan se qiejt dhe toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi... (El Enbija 30). Për kët pjesë Kur'anore profesori Alfred Korner njëri ndër shkencarët më të njohur botrorë në lëminë e gjeologjisë tha: Jam i sigurtë se para 1400 vjetëve, personi që nuk kishte far njohurie rreth fizikës bërthamore sipas mendimit tim ishte i pa mundur ta zbulojë atë me anë të mendjes së tij se toka e qiejt kan pasë të njëjtën bazë, etj.
Para 1400 vjetësh në Kur'an u tha: Ai lejoi dy detet të puqen ndërmjet vete. Ndërmjet atyre të dyve është një pengues që ata të dy nuk e kapërcejnë... (Err-Rrahman 19-20). Shkenca ka aarijtur njohuri se detrat e njelmët nuk janë ashtu siç i shohim ne - një detë, por detra të ndryshme të cilat ndryshojnë nga njëri tjetri me dendësi, njelmësi dhe nxehtësi. Kjo për herë të parë u dijtë më 1942. Me përsosjen e satelitëve dhe me anën e studimeve nga largësia esht bër e mundur të fotografohen zonat detare dhe kufinjt detarë në mes pjesëve të ndryshme oqeanike. Nga andej vërehen detra me ngjyra nga më të ndryshmet. Disa detra i shohim me ngjyrë të kaltër të mbydhur. Disa me ngjyrë të zezë, disa të tjerë anojnë kah ngjyra e gjelbër. Shkaku i ndryshimit të këtyre ngjyrave është ndryshimi i temperaturës mbi sipërfaqen e detrave, mirëpo nëse ndalesh pran deti nuk mund t'i vëresh këto ndryshime. Këto janë mburoja e nuk shihen me anë të teknologjisë. Po me çfar teknologjie i pa Muhamedi as...? Nëse pjesa e dytë e ajetit, shkencërisht vërtetohet kështu, atëherë si spjegohet pjesa e parë tij ku thuhet: Ai lejoi dy detet të puqen në mes vehte... Mendimi i komentatorve të njohur të kuranit thonë se MERXHE ka kuptim etimologjik me përzie. Dhe më në fund shkenca bëri një zbulim tjeter. Detrat përzihen me njëri tjetrin. Ujtar e detit Mesdhe hyjnë në ujin e oqeanit Atlantik dhe anasjelltas, dhe në mes tyre është një pengesë ujore në shkallë të pjerrtë. Uji i dy deteve gjatë kalimit në tjetrin, kalon nëpër kët pengesë e gjatë kalimit nëpër të i humbë veçoritë e tij, e merr veçoritë e detit nëpër të cilin kalon.
Në kaptinën Err-Rrumë, ajeti 1-3 thuhet: Elif Lam, Mimë. Bizantinët (romakët) u mundën në tokën më të afërt (më të ulët), por pas disfatës së tyre ata do të ngallnjejnë. Kjo na jep me kuptue se ai është vendi më i ulët i rruzullit tokësorë vendi ku u mundën bizantinët, e ai historikisht ishte vendi afër Kudsit (Jerusalemit). Shkenca këtë të vërtetë e zbuloi para pak dekadash.
Shkenctarët mendojnë dhe thonë se fetarët apo feja ka ndezë luftën ndërmjet njerëzve në tërë boten. Por ne po i pyesim, athua përse pakti i Varshavës, pakti i Natos e Kombet e Bashkuara i montojnë këto armë të shumta bërthamore në kozmos, në detra, mbi tokë e nën të? A mos për shkak fetarë?
Këshilltari shkencorë i presidentit Karter Frank Pres, kryetar i Akademis së shkencave për Amerikë, shkroi një libër në të cilën paraqiti disa zbulime të reja shkencore. Në të, në faqen 488 ka sqaruar formen e kodrës e cila ka formë shtylle. Në faqen 413 shohim fotografinë e një kodre, ku kodra është një pjesë e vogël, ndërsa rrënjët e thella duken nën shtresen e fundit. Kurse në faqen 435 thotë: Kodrat luajn rrol me rëndësi në përforcimin e kores së sipërfaqes së tokës. Por Kurani kët e ka thënë më shumë se 1400 vjetë më parë: Kurse kodrat ia përforcoi (En Naziat 32). Dhe kodrat i bëri si shtylla (En Nebeë 7), Dhe Ai vuri kodra (të forta) në tokë ashtu që ajo të mos lëkundet me ju (En Nahël 15).
Profesor Armstrong, astronaut dhe shkenctar i njohu në Amerikë që punon për agjensinë e hulumtimeve astronomike në gjithësi - NASA, vuri në dukje zbulimin e ri shkencorë lidhje me metalin e hekurit. Ai thotë: Në çdo element bashkohen grimca të vogla të elektroneve, protoneve etj, mirëpo që të bashkohen këto grimca në bërthamë të çdo elementi nevoitet fuqi. Fuqia e nevojshme për formimin e atomit të hekurit duhet të jetë sa katër herë energjia e tërë sisietmit diellorë. As energjia e diellit, e tokës, e hënës e saturnit e planeteve tjera së bashku nuk mjafton në formimin e një atomi të hekurit. Nisur nga ky fakt shkenctarët thonë se ky është element i huaj, i cili si i formuar ka arrijtur në tokë e nuk është formuar në të. Kët dukuri Kur'ani e ka sqaruar 14 shekuj më parë kur ka thënë: Ne e kemi zbritur edhe hekurin, që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerëz (El-Hadidë;25).
Njëmend, ata që mohuan argumentet tona, do t'i hedhim ata në zjarr. Sa herë që u digjen lëkurët atyre, Ne ua ndërrojmë në lëkura të tjera që ta shijojnë dënimin. Allahu është i plotfuqishëm dhe i drejtë në atë që vepron (En-Nisa:56). Vetëm disa vjetë më parë mjekësia zbuloi se dhembjen e ndjen vetëm lëkura ku gjenden shqisat ndijuese. Atëherë a nuk është ajeti i lartshënuar një sinjalizim për këtë? Për ndryshe, çfar kuptimi ka fjala e Allahut: Sa herë që u digjen lëkurët atyre, Ne ua ndërrojmë në lëkura të tjera që ta shijojnë dënimin(zjarrin). Muhamedi as nuk jetoi në kohen tonë që të zbulonte diç të tillë me mjetet bashkëkohore të mjekësisë, por atë e mësoi njohësi i çdo fshehtësie, Krijuesi i njerzimit, se djegia e thellë e lëkurës shkatrron indet nervore me anë të dhembjes. Kështu para 1400 vjetëve dha njohuri për indet nervore nën lëkurë...
Atë që Allahu dëshiron ta udhëzojë, ja zgjeron zemren atij për (ta pranuar) Islamin. Kurse atë që dëshiron ta lërë të humbur, gjiksin e tij ia bën shumë të ngushtë sikur të ngjitej në qiell (lartësi të larta)... (El-En'amë:125). Ky ajet zbulon dy fshetësi: e para, sa më lart që të ngritet njeriu nga rruzulli toksor, aq i ngushtohet frymëmarrja, e kjo është ajo që shkenca bashkëkohore e dëshmoi. E Dyta; se njeriu një ditë do ta vërjetoi këtë vetvetiu dhe do të ngjitet në lartësi qiellore. Ja pra janë ditët tona që i vërtetojnë këto tyhënie kuranore.
All-llahu është ai që ngriti qiejt me shtylla që nuk i shihni... (Err-Rra'd:2) Ajeti sqaron se qiejt (të cilët janë shtatë, që shkenca ende nuk i ka zbuluar) dhe toka kan shtylla por të padukshme. Sot dieatët vërtetuan kët thënije duke zbuluar se planetët qëndrojnë në pozicionet e tyre sipas ligjit të gravitacionit, të cilin e krijoi Allahu i lartësuar, andaj planetet q/ndrojnë në pozicionet e tyre përndryshe do të shkatrrohej çdo gjë.
O turmë e exhinëve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni prej kufinjve të qiejve e të tokës, ju dilni, por nuk do të mundeni të dilni pos me një fuqi të fortë (që ju në këtë kohë të shekullit të shtatë nuk e posedoni) (Err-Rrahman:33) Zhvillimi teknin bashkëkohor argumentoi apo praktikoi kët fjalë të Allahut xh sh me urdhërin e tij. Pra Allahu u thotë njerëzve se ju mund t'i kaloni kufinjt e qiellit vetëm nëse posedoni ndonjë fuqi të madhe, e dihet se çfar fuqie e madhe nevoitet për çarjen e qiellit.
Edhe kuajt (i krioji Zoti yt) edhe mushkat edhe gomerët, për t'ju hipur atyre dhe si stoli, e Ai do të krijoi (për hipje) çka ju (tani) nuk dini. (En-Nahl: . Shtazët e përmendura në fillim ishin mënyra e vetme e transportimit të asaj kohe. Por Allahu thotë se në të ardhmen do të krijoi mënyra të reja (të cilat njeriu i shekullit të shtatë nuk i dinte. Koha e veturave dhe e aeroplanëve e vërtetoi këtë. Por meqë Allahu nuk përcaktoi, nuk do të thotë se nuk mund të bëhen edhe zbulime të reja në këtë pikpamje.
E ti (Muhamed dhe ti njeri) sheh kodrat dhe mendon se ato janë të palëvizshme, ndërsa ato kalojnë sikurse kalojnë retë, (kjo është) mjetria e Allahut që përsosi çdo send, e Ai është hollësisht i njohur se ç'punoni. (En-Neml:8 Ajeti sinjalizon se toka rrotullohet, për ndryshe çdo të thotë lëvizja e kodrave? Ky realitet u zbulua pesë shekuj më parë nga Koperniku të cilin Kisha e akuzoi si mosbesimtar dhe e dogji në turren e druve në vitin 1543. Nuk mund të thuhet pra se Koperniku qe i pari ai që e dha kët realitet, sepse Kur'ani e ceku këtë 1400 vjetë më parë.
Ne i dërgojmë erërat mbarsuese e nga qielli (retë) lëshojmë shi... (El-Hixhr:22) Sot është bë e njohur se ngurtësimi i avullit të ujit në formë të pikave të shiut nuk ndodhë edhe nëse lagështia në atmosferë arrin 400%, derisa të bashkohen në thërmia shumë të vogla të kripura apo në formë akulli a të cilat i bartin erërat, dhe kur ata takohen me atmosfer të lagësht fillon të dendësohet ajo dhe pastaj me urdhërin e Allahu lëshehet shiu nga to. Gjithashtu me anën e erës edhe bimët mbarësohen duke e përcjellë faren prej njërës në tjetren.
Dhe ne qiellin ua bëmë si një kulm të sigurtë, por ata refuzojnë ajetet tona. (El-Enbija:32). Qielli pra është ai që mbron token sikurse kulmi shtëpinë. Vallë prej ça e mbron atë? Dietarët bashkëkohorë thonë: Sikur shtypja atmosferike toksore të ishte pak më e ulët se që është nga rruzulli toksor, atëherë shkëndiat e shumta që çajnë horizontet e jashtme do ta godasin token në të gjitha pjesët e saj. Dhe me kët rast do të ndizej çdo gjë ndezëse, atëherë qielli nuk do të ishte mburojë. Biologu Frenk Alen në librin e tij Zoti zbulohet në shekullin e diturisë thotë Toka është e mbështjellur me një materie të gaztë ecila përmban gaznat e nevojshme të jetës dhe ajo ngrihet mbi rruzullin toksor më teper se 500 milje. Kjo mbështjellje e tokës arrin dendësin e nevojshme që ta pengojë derdhjen e miliona shkëndive vrasëse për çdo ditë në tokë... Dhe kjo mbështjellje atmosferike ruan shkallen e nxehtësisë së nevojshme për jetë. Poashtu ajo bart avullin e oqeaneve dhe te deteve në vendet e largëta brenda kontinenteve ku edhe shëndrrohet në si i cili ringjallë Token pas vdekjes së saj. Kurse shiu është burimi kryesor i ujit të ëmbël, i cili sikur të mos ekzistonte, toka do të shëndrrohej në një shkretirë pa shenja jete...
Betohem në vendqëndrimin e yjeve. E ky betim është i madh sikur ta dini... (El Vakia:75-76) Në kohen kur u shpall Kur'ani, kjo ishte krejtësisht e pakuptueshme. Por sot ne e dimë se grupi i yjeve më të largëta me qiellin tonë është larg nesh afro 700.000 mijë vjetë drite, kurse drita për një sekond kalon 300.000 km. Mirëpo vendqëndrimi i yjeve edhe sot e kësaj dite po i mundon dietarët. Koha kur dietarët do të mund ta vizatojnë harten e tyre, do të jetë një kohë e re për historinë njerzore. Dietari i Astroanutikës James Jines, thotë: Studimi i vendqëndrimit të yjeve do ta jap çelësin e një panorame më të bukur që ka parë syri i njeriut, do të na mundësojë shikimin e një qielli të çuditshëm e të gjërë edhe do të kuptojmë nga ajo çfar nuk kishim kuptuar. Sikur të kemi mundësi t'i skicojmë vendqëndrimet e yjeve përgjithsisht, një gjë e tillë do të na ofronte sqarimin e realitetit të gjithësisë.
Ai (Allahu) është që bëri Diellin shëndritës, e hënën e bëri dritë... (Junus:5). I madhërueshëm është Ai që krioji yjet në qiell dhe vendosi në të një shëndritës (Diellin) dhe një hënë ndriçuese (El-Furkan:61). Nga këto dy ajete kuptohet se Dielli është shëndritës (shëndrit vetiu), ndërsa hëna e huazon dritën. Shkenca kët e spjegoi kohëve të fundit, kur u tha se Dielli është i zjarrt, ndërsa hana e huazon dritën nga Dielli.
Edhe Dielli udhëton për në cakun e vet. Ky është përcaktim i ngadhnjyesit, të Dijshmit (Jasin:3 Ky ajet sinjalizon zbulimet më të reja shkencore se: Dielli ka dy lëvizje kaluese ka lindja rreth një ylli shumë të madh. Eshtë interesant se i njëjti ajet kuranor lexohet në dy kiraete (mënyra leximit). i pari siç spjeguam deri tash kurse në të dytin thuhet se udhëton pa cak, pa kufi, pandërprerë. Në kuptimin e parë nënkuptohet rrotullimi i diellit rreth atij ylli të madh, kurse nënkuptimi i dytë njofton rrotullimin e tij rreth boshtit të vet pandërprerë.
Zotit tënd nuk mund t'i fshihet as në tokë as në qiell, as sa grimca më e vogël se ajo e më e madhe, e çdo gjë është e shkruar në librin e qartë (Junus:61). Deri vonë mendohej se atomi është thërmia më e vogël. Por Kur'ani thotë se Allahut nuk i fshihet asgjë, as grimca më e vogël. Pastaj arrijti shkenca t'i ndaj atomin në protone dhe neutrone që janë pjesët më të vogla se atomi. Nga pjesa e ajetit ... në tokë as në qiell dietarët bashkohorë thanë se po të njëjtat thërmi janë edhe në qiell. Ata pra thonë se e gjith gjithësia është nga thërmiat e atomit. Allahu Alem!
A nuk bëmë Ne Token të përshtatshme (për jetë)? Ndërsa kodrat i bëmë shtylla të saj. (En-Nebe'ë: 6-7) Më 1956 dijetarët zbuluan se malet e larta kan rrënjë të thella në tokë të cilat luajn rrolin e shtyllave. Gjat hulumtimeve u zbulua se trashësia e sipërfaqes së tokës nën male arrinë 35 km, derisa në sipërfaqe tjera rreth 5 km. E sikur të mos ekzistonte një gjë e tillë, nuk do t'a mbante toka. Kodrat dhe shtyllat e saja janë identike, sepse të gjitha ato janë të ngulitura në tokë, e poashtu edhe kodrat.Ngulitja e shtyllave dallohet sipas ngurtësisë formës dhe masës së ngulitur në Tokë, e poashtu edhe kodrat. Më interesante nga e gjith kjo është se shtyllat duhet të jenë përgaditur para ngulitjes së tyre në tokë, e poashtu edhe kodrat, sepse ato u formuan nga veprimet xhveshëse, pastaj i paraqiti ato shtypja ansore e kontinenteve të vjetra. Shtyllat nuk mund të nguliten vetiu në tokë por duhet një fuqi e jashtme që t'i ngulitë ato, kështuqë edhe kodrat u nguliten me ndihmen e një fuqie të jashtme që t'i ngulitë ato, kështuqë edhe kodrat u ngriten me ndihmen e fuqisë shtypëse vertikale, etj.
Betohem në detin e ndezur. (Et-Tur:6). Dhe kur detet të vlojnë si zjarr i flakëruar (Et-Tekvir:6)Dhe kur detet të eksplodojnë (El Infitar:3) Hulumtimet shkencore vërtetuan se nëntoka është zjarr i flakur, e posaçërisht nëndetet. Ndoshta shumkush nuk beson se mund të ndizet uji, i cili e shuan zjarrin, por një gjë e tillë u vërtetua kur u hodhen bombat atomike kur u hodhen bombat atomike në ishujt e Japonisë në fund të luftës së dytë botrore. Ato bomba e ndanë ujin në hidrogjen dhe oksigjen, me çrast u gogjen nji numër i madh i japonezëve.
E kur qielli të çahet dhe kur yjet të shkatrrohen. Kur qielli të pëlcasë.Dhe kur qielli të është rrjepur. E kur qielli të çahet e të bëhet kuq si vaji i shkrirë... etj. Këto janë ajetet që vërtetojnë atë që tha D. Valter nga Universiteti i Kanzasit i cili kishte qëndruar duke vështruar planetet dhe yjet 15 vjetë. Ai ishte i bindur se yjet bashkë me diellin me hënën dhe token do të çahen e do të shkapaderdhen dhe galaktika e jonë do të tretet në gjithsinë e gjërë. Çdo gjë që ka fillim ka edhe mbarim. Dietari Amerikan Edvard Ksil thotë: Zbulimet shkencore pa qëllim vërtetuan se gjithsia ka fillimin dhe nuk munmd të fillojë vetun. Kurse dijetari James Jeens thotë: Gjithësia nuk asht pa fillim.
Kurani thotë: Ose veprat e tyre janë si errësirat në detë të thellë të cilin e mbulojnë valë mbi valë dhe mbi ato retë e dendura, pra errësira njëra mbi tjetrën sa që nuk mund të shohësh as dorën e vet. Atij të cilit Allahu nuk i jep dritë, ai nuk ka për të pasur dritë. (En Nurë 40). Deri sot shkenca nuk ka qenë në dieni për këto errësira. Por sot shkenca spjegon ato që Kurani na spjeguar 1400 vjetë të shkuara dhe thotë: Shkenca i zbuloi këto pas përdorimit të nëndetësve në thellësi të mëdha. Njeriu nëse zhytet në thellësi nën 200 metra, nuk mund të mbesë gjallë. Por nëndetset kan bërë të mundur studimin. Errësirat që shtresohen njëra mbi tjetren formohen nga dy shkaqe. Këto dy shkaqe jan rezultat i humbjes së ngjyrave shtresë pas shtrese. Rrezet e dritës përbëhen nga shtat ngjyra Kur këto rreze zbresin në ujë shtat ngjyrat shpërndahen dhe kështu pjesa e lartë absorbon ngjyrën e kuqe në dhjet metrat e sipërme. Nëse një zhytës, zhytet në thellësi prej 30 metrash, e lëndon trupin e i del gjak e dëshiron ta shohë atë, nuk mund ta shohë ngjyrën e kuqe, sepse rrezet e kuqe nuk ekzistojnë. Pas kësaj uji absorbon ngjyrën e portokalltë e në thellësi prej 50 metrash, fillon ta absorbojë ngjyrën e verdhë, kurse në thellësi prej 100 metrash absorbon ngjyrën e gjelbër e kështu me radhë. Ndërkaq në thellësi prej 200 metrash uji absorbon ngjyrën e kaltër. Këto janë errësira njëra mbi tjetren siç thotë Kur'ani. Sa i përket shkakut të dytë ai ndodhë për shkak të pengesave që pengojnë dritën sepse rrezet ndriçuese që zbresin nga dielli, një pjesë të tyre e absorbojnë retë kurse pjesen tjeter e shpërndajnë dhe kështu formohet errësirë nën re. Kjo është errësira e parë, e kur zbresin rrezet ndriçuese në detin e valosur, ato refletohen në sipërfaqen e valëve dhe japin shkëlqim. Thellësia detare ndahet në dy pjesë kryesore, kurse në mes ekziston një valë ndarëse. Kjo valë e mbrendshme nuk është zbuluar deri në vitin 1900. Nën kët valë gjindet errësira kështu që edhe peshqit në këto zona nuk shohin me sytë e tyre por ata posedojnë burime drite në trupin e tyre... Nëndetëset në këto zona duhet të përdorin burime drite artificiale që të shohin rrugen e tyre.. Athua kush e lajmroi Muhamedin për këto gjëra që shkenca i zbuloi pas 1400 vjetëve. Ai është Allahu, Krijuesi i kësaj mrekullie. Çështë e vërteta, Kur'ani përmban edhe shumë thënije të tjera, për të cilat shkencës i mbetet ti zbulojë më vonë. Disa mendojnë se Kur'ani është vetë shkenca, por një gjë e tillë refuzohet sepse Kur'ani pikë së pari është fjalë e Zotit, kurse shkenca është mendim apo përpjekje pë zbulimin e fjalëve të Zotit. Shkenca ndonjëherë mund të dështojë, kurse fjalët e Zotit asnjëherë nuk dështojnë. Kur'ani është nxitës i madh për zbulime, por ai nuk është vetë shkenca sepse është mbi shkencen. Ai është burimi kurse shkenca gjurmuesi. Ai na zbulon të kaluaren, të tashmen dhe të ardhmen. Me një fjalë fillimin dhe mbarimin, kurse shkenca nuk e bën këtë.
__________________________________________________ __
( Marre nga forumi.albasoul.com < Mesime nga Kur'ani> teme e cila eshte nisur nga 'Muslimani' ).
Krijoni Kontakt