Koha Jone
--
E Merkure, 16 Shkurt 2005
SFIDA IME ME GAZETEN SHQIPTARE...
Kam lindur per te punuar si gazetar i terrenit
Ka mberritur per here te pare ne vendin tone ne vitet '90, si i derguar i gazetes italiane "Mezzogiorno". Ishte periudha kur ne Shqiperi sapo kishin filluar levizjet per demokraci dhe Karlos i duhej te percillte vazhdimisht informacione per gjithcka ndodhte ne kete vend. Me pas, gjate nje bisede me botuesin e gazetes "Mezzogiorno", Xhuzepe Gorjux, do te zbulonte se babai i ketij te fundit, kishte botuar ne Shqiperi perpara viteve '30, nje gazete te quajtur "Gazeta Shqiptare". Kjo gazete ishte mbyllur me dhune me mberritjen e pushtuesve italiane. Historia e treguar nga Gorjux do te ngacmonte ambicjet e Karlos, i cili pranon menjehere te marre persiper sfiden e rihapjes se Gazetes Shqiptare. Dhe gjithcka nis si nje nostalgji e vjeter. Fillimisht gazeta del falas, por duke pare nevojen qe ekzistonte ne tregun e mediave te shkruara per nje gazete te tille, me koncept teresisht evropian, ajo nis te shikohet si nje alternative e re qe ngjallte interesin e lexuesve. Per te hyre ne treg i duhej nje strategji e vecante. Duke qene se gazeta me e madhe e pavarur ne ate kohe ne Shqiperi, "Koha Jone", kishte si prioritet pikerisht ngjarjet politike, Karlo se bashku me bordin e drejtuesve te Gazetes Shqiptare, vendosin te konkurojne ne nje tjeter sektor, ne ate te kronikes se zeze. Por kjo do te sillte edhe perplasjet e para me qeverisjen e asaj kohe, te cilet do te akuzonin "Gazeten Shqiptare", si nje gazete qe synonte te perconte nje imazh negativ te Shqiperise. Pikerisht per kete por edhe per probleme qe do te lindnin me vone, vitet e qendrimit ne Shqiperi, per ish-drejtuesin e gazetes shqiptare, aktualisht perfaqesues i botuesve italiane, nuk kane qene aspak te lehta. Por sot ai ndihet me mire. Eshte korrespondent i agjensise se lajmeve ANSA, gje qe i jep mundesine te jete vazhdimisht ne kontakt me lajmin. Karlo eshte i dashuruar pas punes ne terren. Thote se per nje gazetar te apasionuar pas profesionit te tij, terreni eshte jeta. Karlo thote se nese nje dite do t'i duhet te largohet nga Shqiperia, nuk do ta kete te lehte. Aq me teper, qe tani ketu ka edhe dashurine e tij. Prej mese dhjete vjetesh, ai bashkejeton me nje vajze shqiptare, Alben, e cila eshte edhe kryeredaktore e televizionit "News 24", te hapur si pjese e po ketij sistemi multi-medial, ne te cilin ndodhet edhe Gazeta Shqiptare.
Karlo Bollino ka lindur ne Lece te Italise me 15 nentor 1961. Ka kryer studimet e larta per jurisprudence dhe qe prej vitit 1979, ushtron profesionin e gazetarit. Gjate karrieres se tij 26 vjecare, ka punuar ne radio, ka bashkepunuar me RAI-n dhe me disa gazeta italiane dhe aktualisht punon si korrespondent i ANSA-s.
Intervistoi: Esmeralda Gjoka
- Cila eshte arsyeja qe vendoset per te rihapur "Gazeten Shqiptare" shume vite pas mbylljes se saj?
h Ne vitet '90, une isha i derguar i gazetes "Mezzogiorno", (gazeta me e madhe ne jug te Italise), ne vende te ndryshme te botes, sepse punoja ne sektorin e politikes se jashtme. Ne kete menyre me rastisi qe te vij edhe ne Shqiperi ne periudhen e levizjeve per demokraci. Ne te njejten kohe me viziten time te pare ne Shqiperi, gjate nje bisede me botuesin e gazetes "Mezzogiorno", Xhuzepe Gorjux, zbulova qe babai i tij kishte botuar para viteve '30 nje gazete te quajtur "Gazeta Shqiptare", e mbyllur me vone nga fashistet italiane qe erdhen ne Shqiperi. Atehere lindi ideja per ta rihapur kete gazete ne prill te vitit 1993.
- Cfare pretendonit ju nga rihapja e "Gazetes Shqiptare"?
- Fillimisht, "Gazeta Shqiptare" ishte nje gazete falas. Kjo per shkak te nje nostalgjie te vjeter. I vetmi qellim i yni ishte t'i riktheheshim historise se botimit te nje gazete, te mbyllur me dhune. Por me vone kuptuam se ketu kishte vertet shume nevoje per nje gazete te pavarur, pasi ne ate kohe ekzistonte vetem nje gazete opozitare dhe shume gazeta te vjetra si "Zeri i Popullit", "Zeri i Rinise", etj. qe nuk funksiononin ne baze te nje kulture gazetareske. Atehere i hyme sfides per te treguar se si behej gazetaria evropiane. Ne importuam ne Shqiperi nje model te gazetarise, qe tani ndeshet ne te gjitha gazetat qe botohen ketu. Per kete na ndihmoi pervoja qe kishim nga gazetaria italiane. Botuesi italian nuk kishte ketu asnje interes politik apo ekonomik. Jemi perpjekur vazhdimisht te permiresojme cilesine e gazetes.
- Si kane qene keto vite te qendrimit tuaj ne Shqiperi? Si e keni ndier veten ne nje vend te huaj per ju?
- Fillimisht ishte shume e veshtire. Problemi kryesor lidhej me gjuhen, ne njohjen e te ciles edhe tani kam veshtiresi, ndonese jam shume me mire nga c'isha ne fillim. Per fatin tim te mire, shume shqiptare flasin italisht, gje qe me ndihmoi shume. Kur erdha une ketu kishte dy-tre gazetare, te cilet e kishin shume te thjeshte komunikimin ne italisht. Me vone filluan te lindin probleme te reja, te cilat ne fillim une as nuk i imagjinoja fare. Ne ndertuam nje strategji editoriale per t'iu dhene me shume hapesire ne gazete lajmeve te kronikes se zeze. Kjo per dy arsye. E para, sepse edhe ne gazetat italiane, kronika e zeze ze pjesen kryesore te informacionit dhe e dyta, sepse ne nuk kishim lidhjet dhe informacionet e nevojshme persa i takon politikes. Ne ate periudhe ishte "Koha Jone", gazeta me e madhe e pavarur ne vend, qe kishte shume lidhje dhe informacione politike dhe qe konsiderohej nje konkurrent shume i forte ne kete drejtim. Keshtu qe zbuluam nje sektor te pambuluar mire ne ate kohe, qe ishte kronika e zeze, ku mund te konkurronim. Por kjo krijoi shume keqkuptime sidomos tek qeveritaret e asaj kohe. Ata mendonin se kjo ishte strategjia jone per te percuar nje imazh te keq te Shqiperise, per te treguar se ketu ka krime, vrasje, etj. Por kjo ishte absolutisht e pavertete, pasi nuk kishte qellime politike, ishte thjesht nje menyre per te mbijetuar ne tregun gazetaresk dhe per te pasqyruar problemet sociale te cilat deri ne ate kohe ishin pothuajse tabu, duke trajtuar tema si gjakmarrja, krimi ne familje, denimi me vdekje, trafiqet e paligjshme, etj.
- Me sa duket, marredheniet me qeverinee sotme i keni disi me miqesore, apo jo?
- Objektivi yne ne cdo periudhe kohore ka qene qe gazeta te jete e pavarur. Koncepti i pavarur eshte shume i thjeshte dhe njekohesisht shume i veshtire per t'u kuptuar. E pavarur nuk eshte nje gazete qe nuk ka ide, por nje gazete qe ka ide dhe qe ne keto ide nuk varet nga te tjeret. Ne si sot, ashtu edhe vite me pare, kemi qene te pavarur nga cdo qeveri. Deri ne vitin '97 kam qene kryeredaktor. Por pas problemeve qe kisha me qeverisjen e dikurshme te PD-se, dhashe doreheqjen si kryeredaktor dhe drejtor i gazetes. Tani gazeta ka nje staf totalisht shqiptar. Une kam vazhduar te jem ne Shqiperi si perfaqesues i botuesve italiane, meqenese e njihja mire funksionimin e struktures se "Gazetes Shqiptare" e me pas te radios, te televizionit, etj. Por nderkohe, dhashe doreheqjen edhe nga gazeta "Mezzogiorno" dhe aktualisht jam korrespondent i agjencise se lajmeve ANSA. "Gazeta Shqiptare" ka pasur shume kontakte me qeverisjen e kohes se zotit Berisha. Kam takuar disa here jo vetem zotin Berisha, por edhe zotin Tritan Shehu (me te cilin kisha marredhenie shume te mira), z.Pollo, etj. Ne vitet '91-'92 kam takuar edhe zotin Nano dhe mund te them se me shume kontakte me te kisha ne ate periudhe se sa sot. Megjithate, duhet te pohoj se ne Shqiperi ka nje koncept shume te cuditshem persa i takon marredhenies se nje gazete me qeverine. Nese ti nuk e sulmon qeverine, jeni miq, nese e sulmon, jeni armiq. Kjo nuk eshte e vertete. Ne mund ta sulmojme qeverine dhe jemi miq te saj, mund ta sulmojme opoziten, por e mbeshtesim ate nga pikepamja profesionale. Normalisht, nje gazetar e mbeshtet opoziten nga pikepamja profesionale pasi edhe ai ne vetvete, eshte opozitar. Kjo nuk do te thote se ne meqenese paskemi botuar nje shkrim kunder Sali Berishes, jemi armiq te tij, apo nese botojme nje shkrim ne mbeshtetje te nje nisme pozitive te Fatos Nanos, qenkemi bashkepunetore te Nanos.
- Ketu flitet vazhdimisht per rrezikun qe i kanoset lirise se mediave nga presioni i qeverise. Ju sa e keni ndier kete presion?
- Ne periudhen e qeverisjes se PD-se, kur isha kryeredaktor i "Gazetes Shqiptare", ka patur shume presione. Ne ate kohe, qeverisja kerkonte nje mbeshtetje te hapur me moton: "Nese nuk me mbeshtet, une te sulmoj". Ishte nje perplasje e hapur dhe shume e forte. Tani konflikti eshte disi me i sofistikuar. Me shume se sa politik, presioni ne ditet e sotme eshte ekonomik. Sigurisht, gazeta varet nga reklama, jo vetem nga shitja. Por une kujtoj disa raste ne Itali, kur gazetes "Mezzogiorno" iu nderpre nje kontrate reklame shume e madhe, sepse kishim pasqyruar nje incident te nje kompanie avionesh. Pronaret e kesaj kompanie, menjehere pas lajmit te botuar prej nesh, nderprene kontraten e reklames me gazeten. Pra, kjo gje ndodh kudo.
- Me vone, ju hapet edhe televizionin "News 24". Pse?
- Konkurrenca ne treg ishte vertet e madhe. Por ne menduam te hapnim nje televizion disi te ndryshem nga te tjeret. Menduam te hapnim nje televizion qe te transmetonte vetem lajme, duke e pare si te vetmen hapesire ne tregun e mediave vizive te paplotesuar mire. Sot televizionet jane te mbushura me spektakle, filma, sport dhe pak lajme. Ka tre-kater edicione lajmesh ne dite e jo me shume. Menduam se nje televizion me 24 ore transmetim lajmesh, do te ishte interesant. Ne ate kohe, ne Shqiperi nuk ekzistonte nje televizio i tille me lajme dhe me multiscreen, (ekran te ndare ne disa pjese). Sot shohim qe edhe dy-tre televizione te tjera tentojne te na imitojne ne koncept. Duhet te theksoj se ka nje relacion te forte midis gazetes, radios, televizionit dhe agjencise se lajmeve Balkan Web. Ka nje lidhje te ngushte midis ketyre mediave. Normalisht cdo grup botuesish ne Evrope, synon te krijoje pikerisht kete lloj sistemi multi-medial.
- C'mendoni per konkurrencen qe ekziston midis mediave ne vendin tone? A eshte ajo e ndershme?
- Eshte nje konkurrence e pandershme. Me problematike kjo konkurrence e pandershme, eshte ne fushen e mediave te shkruara, pasi pjesa me e madhe e gazetave botohen nen kosto. Kjo, pasi pronaret e ketyre gazetave kane interesat e tyre ne fusha te ndryshme dhe i financojne gazetat per te mbrojtur interesat e tjera qe s'kane lidhje me gazetarine. Me nje gazete nuk fiton shume. Biznesi i nje gazete eshte shume i vogel ne krahasim me biznese si ndertimi, rruget, etj. Me shume fiton nje pronar restoranti se sa nje pronar gazete. Duke qene e veshtire te mbijetosh me biznesin e nje gazete, ndodh qe shumica e gazetave ne treg te financohen nga parate qe vijne nga biznese te tjera. Kjo lejon qe shume gazeta te shiten nen kosto, gje qe eshte nje konkurrence e pandershme. Ta zeme se ne treg jane dy makina te njejta; njera kushton dhjete mije euro dhe tjetra 70 mije euro. Per te shitur makinen e dyte eshte shume e veshtire. Makina e pare vjen nga vjedhja, ndersa e dyta nga fabrika. Ne jemi gazeta qe vijme nga fabrika, jemi produkte origjinale qe nuk kemi biznese te tjera nga mbrapa. Edhe ne fushen e mediave vizive ka probleme. Ka shume televizione qe nuk jane te licencuar per zonat qe mbulojne e megjithate vazhdojne transmetimet. Si pasoje e mosfunksionimit sic duhet te struktures se tyre kontrolluese qe eshte KKRT-ja, pirateria televizive deri tani ka shkaterruar tregun e mediave elektronike. Tani ka ndryshuar kryesia e KKRT-se dhe ne shpresojme qe me ne fund te vihen disa rregulla loje te respektueshme.
- C'mund te na thoni per pervojen tuaj si korrespondent i ANSA-s?
- Agjencia e lajmeve ANSA, si cdo agjenci lajmesh ne bote, ka krijuar nje grup lufte pas sulmeve terroriste te 14 shtatorit ne Amerike. Ne kete grup jam une se bashku me tre kolege te tjere. Zona ime e mbulimit me informacione eshte Kosova, Maqedonia dhe Shqiperia. Jam i detyruar gjithashtu te shkoj ne Izrael, Palestine, Irak. Tani isha ne Indonezi per cunamin.
- Pra, vazhdoni te jeni nje gazetar terreni. Nuk ndiheni i lodhur nga kjo gje?
- Absolutisht jo. Une kam lindur si gazetar terreni dhe do te vazhdoj te jem i tille. Tani per tani ne Shqiperi ka me pak lajme dhe ketu une jam disi me i qete. Por detyra ime kryesore eshte gazetar terreni dhe do te vazhdoj te punoj keshtu. Gazetaria per mua eshte pasion. Nese nje gazetar eshte i apasionuar pas profesionit te tij, puna e tij eshte terreni, lajmi. Nuk eshte as opinioni dhe as intervista politike, por lajmi qe gjendet ne terren. Kam 26 vjet qe punoj si gazetar dhe shpresoj te punoj keshtu edhe per 26 vite te tjera. Ketu ne Shqiperi ekziston koncepti i gabuar qe gazetari i terrenit eshte nje gazetar i vogel, ndersa opinionisti eshte gazetar i madh. Eshte shume me e thjeshte te besh punen e opinionistit, i cili rri gjithe kohen neper lokale, neper restorante me miq, politikane, pushtetare dhe pastaj shkruan 5 rreshta. Puna ne terren do profesionalizem, do kurajo, pasi je gjithnje perballe rrezikut. Ndersa ka qindra opinione, lajmi eshte vetem nje dhe duhet te tentosh te jesh ti ai qe e kap i pari lajmin. Une si ANSA do te konkurroj me Rojters, me Frans Press dhe agjenci te tjera te medha, qe eshte nje stimul i rendesishem per mua. Sic mund te konkurroj edhe me nje gazetar shqiptar. Ne Kosove ne kohe lufte, konkurrente kryesore ishin gazetaret kosovare dhe shqiptare qe ishin bashke me mua atje dhe une isha i kenaqur nese arrija te kapja lajmin perpara gazetarit shqiptar. Pastaj, tre muaj me vone, ky gazetar punon ketu si nepunes i imi.
- Pervec gazetarise, cfare pasionesh te tjera keni?
- Gazetaria (qesh). Per mua pasion eshte puna ime dhe ndihem shume i lumtur qe dikush me paguan per te punuar si gazetar.
- Familja juaj ndodhet ne Itali?
- Une kam mamane ne Itali, kam nje moter dhe dy vellezer. Por prej me shume se dhjete vjetesh bashkejetoj me nje vajze shqiptare, me Alben. Mund t'ju them se kam shume respekt per vajzat shqiptare, e jo vetem sepse jetoj me nje vajze shqiptare. Por qofte nga pikepamja profesionale, ashtu edhe nga pikepamja kulturore, femrat jane me te vertete pjesa me e mire qe ka Shqiperia. Nuk eshte e rastesishme qe "Gazeta Shqiptare" dhe kryesisht "News 24", eshte pothuajse 70 per qind ne dore te vajzave. Vajzat jane me punetore, jane me serioze, me te pergjegjshme, nuk qendrojne me ore te tera duke pire kafe, alkool, por punojne shume. Jane me te hapura ndaj ndryshimeve se sa meshkujt, jane natyra me kurioze. Madje kjo ndodh jo vetem ne Shqiperi, por ne te gjithe boten. Ne meshkujt jemi te lidhur me shume me traditen, ndersa nje femer e pranon me lehte te rene, ndryshimin. Shpresoj qe nje dite ne Shqiperi te kemi nje kryeministre femer. Do te ishte shume interesante dhe mendoj se mund te ndryshoje shume gjera.
- A mendoni per nje rikthim te shpejte ne vendlindjen tuaj?
- Familja ime tani eshte ne Shqiperi. Por ndoshta puna qe kam do te me detyroje te shkoj ne nje vend tjeter. Kam marre disa propozime per te shkuar ne vende te tjera dhe jam duke i studiuar sepse ne fakt, e kam te veshtire largimin nga Shqiperia. Gjithe keto vite jetese ketu nuk jane pak. Megjithese, ndonjehere mentaliteti i ketushem, me duket kaq i ndryshem nga ai me te cilin isha mesuar une.
- Qe nga ardhja juaj ketu e deri me sot, cilat mendoni se jane ndryshimet me esenciale qe kane ndodhur ne Shqiperi?
- Nga pikepamja strukturale kane ndodhur shume ndryshime. Dhe kjo eshte evidente. Mentaliteti i shqiptareve gjithashtu ka nisur te ndryshoje, nuk e di per mire apo per keq, por tani eshte disi me evropian. Problemi eshte se tani ka shume me teper intriga, lufte, urrejtje, nga c'kishte gjate viteve te para kur une erdha ne Shqiperi. Por ndoshta kjo eshte pjesa e keqe e zhvillimit. Edhe ne Itali ka lufte, konkurrence, por ka edhe ambicje. Ne Shqiperi nuk ka ende shume ambicje dhe ndoshta ky eshte problemi kryesor. Njerezit duhet te jene me teper ambicioze.
- C'raporte keni me parane? A ndiheni i pasur?
- Absolutisht jo. Nese do te krahasohem me disa shqiptare te pasur, mund te them se une nuk kam fare para. Nese duhet ta krahasoj vete me te varferit, atehere kam para, pasi rroga qe marr nga agjencia ANSA, eshte me e mire se sa nje rroge gazetari ne Shqiperi. Por ne te vertete, nuk kam shume interes per parate. Nese me duhet te udhetoj, kete e bej per pune dhe ndonjehere edhe per pushime. Por nuk bej nje jete luksoze. Shkoj ne restorant cdo dite vetem se nuk kam kohe te shkoj ne shtepi per te gatuar, gje qe me pelqen shume (te gatuaj). Une ne familje di ta bej shume mire rolin e kuzhinierit.
- Dhe kush eshte specialiteti juaj ne kuzhine?
- Specialiteti im ne kuzhine eshte peshku, edhe makoronat qe jane tipike italiane. Konsumoj peshk, mish, ndonjehere ia hedh edhe me ndonje sanduic, kur jam duke punuar ketu ne gazete. Nuk i frekuentoj lokalet pse jane lukzose. Por nese ka kuzhinier te mire, shkoj aty per te konsumuar ushqime te mira.
---Koha Jone---
Krijoni Kontakt