Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 65
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e GiSHteZa
    Anëtarësuar
    11-02-2005
    Postime
    39

    Unhappy Vetëvritet 11-vjeçarja besimtare

    Në foto: Vogëlushja Alda Cenaj, e vetëvrarë dje në shtëpinë e saj

    FIER - Përballë këmbënguljes së prindërve për të hequr dorë nga parimet e misionit “Dëshmitarët e Jehovait”, një nxënëse në klasën e pestë i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në tualetin e shtëpisë. Vetëm 11 vjeç, e mitura A. C, kishte rënë në kontakt me fletushkat që misionarët shpërndanin nëpër rrugët e Fierit. Vajza e mitur dukej se i lexonte me zell ato dhe shfaqte mendime ndaj tyre, por një gjë e tillë nuk është pranuar kurrsesi prej prindërve te saj
    me thuaj me ke rri te te them kush je

  2. #2
    Go Pistons Maska e ledio
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    diku ne bote
    Postime
    625
    Per mendimin tim kane ca faj ato “Dëshmitarët e Jehovait”. Si i dhenkan fletushka nje vajze 11 vjece, e qe ne ato flete flitet per vdekjen e parajsen.
    *Friendship is the only cement that will ever hold the world together.
    *There is no such thing as no chance.
    *There's a better way to do it.......... find it
    *If you can dream it, you can do it
    *You haven't failed until you quit trying
    *Success doesn't came to you..........you go to it.

  3. #3
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Jo jo...Nuk vetvritet një njeri pa dhënë ndonjë shenjë , pa patur një periudhë mërzije apo depresioni si fillim, aq më tepër një fëmijë i vogël. Faji u mbetet prindërve, që lenë vetëm fëmijet nuk krijojnë lidhjen e duhur me ta dhe as u bjen ndër mend të pyesin për hallet e shqetësimet e tyre.

    Kjo është e tmerrshme. Të vari veten një 11 - vjeçare?

    Më mirë mos e kisha lexuar...Kushedi si ështe përpëlitur e shkreta sekondat e fundit...apapaaaaaaaaa

    Mjerë ata prindër, që do jetojnë me këtë dhimbje .
    Where does a thought go when it's forgotten?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Ne fakt mesa di une ky eshte rasti i dyte ose i trete qe vetevriten "Deshmitare te Jehovait".
    Kur degjon qe nje engjell i tille i jep vete fund jetes, trishtimi dhe pikellimi eshte i thelle.

    Te kujtohen Migjeni "Merreni kete shtatore, dedikojani dikujt, ndonje ministri apo deputeti edhe nese nuk gjeni neri dedikojani perendise prore..."(Te me falni nese kujtesa ime s'eshte e sakte ne teksit e Migjenit). Dhe ne jemi gati 1 shekull qe nga koha e Migjenit

    Kam pasur ne pune nje vajze qe ishte deshmitare e Jehovait. Ne fillim kisha nje pershtypje shume te mire per te, derisa nja dite mesova qe ajo i shkonte kolegeve qe i psikollogjiste si me te dobet nga formimi kulturor dhe inteligjenca.Ketyre i merrte vecan dhe i fliste per Jehovain. Gjate gjithe periudhes qe punuam bashke nuk me foli asnjehere per Fene e vet, ndersa disa grave te ardhura ne Tirane nga fshati dhe pa ndonje formim fillont eti bente propagande. Te habit kembengulja e tyre per tu ngjitur pas elementeve te dobet te shoqerise dhe per ti hedhur "trute e gomarit" te sektit te tyre. Nderkohe qe nje pjese t efajit e kane edhe familjet shqiptare qe u ngjten lloj llloj oraganizatave fetare me shprese se ndofat do te perfitojne dicka prej tyre (Te pakten nje shkolle per femijet e tyre, pa harruar pasojat qe mund te lindin prej saj)

    Kur degjojme keshtu ngjarjet mbushesh me mllef, por sa para ben. Te gjithe duan te pasurohen brenda nates dhe geni yne shqiptar degradon...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e GiSHteZa
    Anëtarësuar
    11-02-2005
    Postime
    39
    --------------------------------------------------------------------------------
    Fier, nxënësja e klasës së pestë u vetëvar pasi debatoi me prindërit për misionin që kishte përqafuar

    Vetëvritet 11-vjeçarja besimtare


    FIER - Përballë këmbënguljes së prindërve për të hequr dorë nga parimet e misionit “Dëshmitarët e Jehovait”, një nxënëse në klasën e pestë i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në tualetin e shtëpisë. Vetëm 11 vjeç, e mitura A. C, kishte rënë në kontakt me fletushkat që misionarët shpërndanin nëpër rrugët e Fierit. Vajza e mitur dukej se i lexonte me zell ato dhe shfaqte mendime ndaj tyre, por një gjë e tillë nuk është pranuar kurrsesi prej prindërit e saj. Sipas hetimeve të para të policisë lidhur me këtë ngjarje të pazakontë, prindërit e vajzës së mitur kanë thënë për uniformat blu se në mëngjesin e djeshëm ata kanë pasur një debat me të bijën vetëm 11 vjeç dhe më pas ka ndodhur dhe tragjedia.

    Ngjarja
    Ishte bërë gati për në shkollë por një debat me prindërit nuk e ka lënë atë të nisej edhe pse ora kishte shkuar 08:30. Tragjedia ka ndodhur rreth orës 08: 30 të ditës së djeshme, në lagjen “1 Maj”, të qytetit të Fierit. 11- vjeçarja, nxënëse në klasën e 5-të, është gjetur e pajetë në tualetin e shtëpisë. Sipas policisë që shkoi në vendngjarje, vajza e mitur i ka dhënë fund jetës me shallin e saj. Ishin prindërit ata që e gjetën të pajetë vajzën e tyre. Ata mësohet të kenë deklaruar për grupin hetimor se në mëngjesin e djeshëm kishin debatuar me të miturën dhe më pas ajo ka hyrë menjëherë në tualetin e shtëpisë. Ndërsa kanë vërejtur se vajza e tyre është vonuar shumë në tualet, prindërit e shqetësuar kanë shkuar tek dera dhe kanë trokitur, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. E kanë thirrur disa herë, por si përgjigje kanë marrë vetëm heshtjen. Siç mësohet të kenë thënë prindërit e vogëlushes për grupin hetimor, ajo që i ka trembur më shumë ata ka qenë një hije e zezë që depërtonte në xhamin e derës së banjës. Menjëherë ata kanë vendosur të thyejnë xhamin e derës së tualetit dhe janë llahtarisur kur e kanë parë vajzën e tyre të vetëvarur me një shall. Ata e kanë dërguar me urgjencë të miturën në spitalin e Fierit, që ndodhet vetëm 300 metra larg banesës së tyre. Por më kot pasi sipas mjekëve vajza kishte ndërruar jetë që në banesë.

    Motivi
    Ekspertët e kriminalistikës së komisariatit të policisë së Fierit kanë qenë të parët që kanë patur kontakte me familjarët e vajzës, në lidhje me rrethanat e kësaj tragjedie. Ata kanë pohuar se nga dëshmitë e prindërve vajza prej disa kohësh lexonte parimet e sektit fetar “Dëshmitarët e Jehovait”. Ata nuk e kanë përkrahur një gjë të tillë, pasi sipas tyre A. C, ishte shumë e vogël për të nisur një rrugë të tillë. Për këtë arsye, mëngjesin e djeshëm vajza kishte pasur një debat me prindërit të saj, të cilët i kanë kërkuar me këmbëngulje që të mos vazhdonte të përqafonte parimet e “Dëshmitarëve të Jehovait”. E ndodhur në kushte të rënda psikologjike dhe e shtyrë dhe nga reagimi prindërve, 11- vjeçarja ka vendosur të vetëvaret me shallin që mbante në qafë. Sipas ekspertëve që shkuan në vendngjarje, e mitura e ka varur veten duke e lidhur shallin në mbajtësen metalike të peshqirave të banjës. Prindërit fillimisht nuk e kanë vlerësuar vonesën e saj në tualet, por kur kanë kaluar 25 minuta nga hyrja e saj aty, ata kanë vendosur që të trokisnin në derë.

    Provat
    Një grup hetimor i komisariatit të Fierit që po merret me këtë rast të pazakontë ka gjetur në shtëpinë e së miturës disa broshura të sektit fetar “Dëshimtarët e Jehovait”, të cilat lexoheshin nga 11-vjeçarja. Sipas ekspertëve, mësohet se në banesë u gjetën dhe disa citate të prera nga këto broshura, citate këto që kishin të bënin pikërisht me jetën e pasvdekjes si dhe me parajsën që e pret çdo anëtar të këtij sekti fetar. Nga të njëjtat burime policore theksojnë se citatet e prera nga këto broshura janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga policia kriminale e Fierit.

    Në familje
    Askush prej familjarëve të vajzës nuk mund të pronocoheshin lidhur me këtë tragjedi. Babai i së miturës, Ylli, 48 vjeç, dhe Vjollca, 45 vjeç, të shokuar dhe të traumatizuar nga ajo që u kishte ndodhur nuk mund të tregonin asgjë për vajzën e tyre. Motra e viktimës, gjimnaziste, qante me ngashërime, ndërsa vëllai në klasën e dytë nuk e kuptonte mirë atë që kishte ndodhur. Familja e së miturës jeton në kushte të mira ekonomike, në një vilë trekatëshe në lagjen “1 Maji”. Babai i së miturës merret me aktivitet privat dhe është pronar i dy pikave të karburantit, një në Fier dhe një në Librazhd. Ata janë me origjinë nga Leskoviku dhe prej vitesh jetojnë në Fier. Një nga të afërmit e familjes, që nuk deshi të identifikohej tha se kjo ngjarje ka si shkak leximin e librave të misionit “Dëshmitarët e Jehovait”. Këto libra dhe broshura, sipas të afërmit të familjes, vajza i kishte marrë rrugës nga misionarët e këtij besimi që shpërndajnë fletushka. Por nxënësja e klasës së pestë, sipas të afërmit, nuk ishte e anëtarësuar në këtë sekt.

    Vetëvarja në tualet
    Në mëngjesin e djeshëm 11-vjeçarja A. C gjendet e vetëvarur nga prindërit e saj në tualetin e shtëpisë. Vajza e mitur nxënëse në shkollën “Jani Bakalli”, nuk ishte nisur ende në shkollë pasi kishte debatuar me prindërit e saj për shkak të një besimi fetar, të cilin ajo e kishte përqafuar kohët e fundit. Pas këtij debati, vajza në kushte të rënduar psikologjike është futur në tualetin e shtëpisë dhe vonesa e saj aty ka shqetësuar prindërit

    Prindërit, 25 min pritje
    Plot 25 minuta kanë pritur prindërit e së miturës që vajza e tyre të dilte nga tualeti, por kur kjo nuk ka ndodhur ata kanë rendur tek dera. I kanë rënë disa herë derës së tualetit, ndërsa janë trembur pasi nga xhami kanë parë një si hije të zezë. Pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje ata kanë vendosur që të thyejnë xhamin. Prindërit kanë mbetur të lemerisur nga skena që kanë parë, ndërsa menjëherë e kanë dërguar vajzën e tyre në spital

    Mënyra e vetëvarjes
    Një grup hetimor i policisë që shkoi në vendgjarje tha se vajza 11-vjeçare i kishte dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Për të realizuar qëllimin e saj, 11-vjeçarja në kushte të rënduara psikologjike ka hequr shallin dhe e ka lidhur atë në mbajtësen metalike të peshqirëve të banjës. Mendohet se nëse reagimi i prindërve do të ishte më i shpejtë, e mitura mund të shpëtohej nga vdekja. Por prindërit nuk e kanë menduar kurrsesi se vajza do të ndërmerrte këtë veprim

    Provat
    Në banesën e 11-vjeçares policia tha se ka gjetur disa broshura të sektit fetar “Dëshimtarët e Jehovait”, të cilat lexoheshin nga 11-vjeçarja. Sipas ekspertëve, mësohet se në banesë u gjetën dhe disa citate të prera nga këto broshura, citate këto që kishin të bënin pikërisht me jetën e pasvdekjes si dhe me parajsën që e pret çdo anëtar të këtij sekti fetar. Citatet dhe broshurat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga policia kriminale e Fierit.

    I afërmi
    Një nga të afërmit e familjes, që nuk deshi të identifikohej tha se kjo ngjarje ka si shkak leximin e librave të misionit “Dëshmitarët e Jehovait”. Këto libra dhe broshura, sipas të afërmit të familjes, vajza i kishte marrë rrugës nga misionarët e këtij besimi që shpërndajnë fletushka. Por nxënësja e klasës së pestë, sipas të afërmit, nuk ishte e anëtarësuar në këtë sekt. Edhe hetimet e grupit hetimor të policisë së Fierit janë në këtë pistë
    Ndryshuar për herë të fundit nga GiSHteZa : 13-02-2005 më 13:01
    me thuaj me ke rri te te them kush je

  6. #6
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Nuk kuptoj nje gje... Cfare qellimi ka kjo fe? Te bind njerezit qe te vdesin radhe e paradhe... Duket sikur keto thone vrit veten sa me shpejt se u zune vendet ne hotelin "jeta tjeter".
    Pastaj gjithesesi, une jam e mendimit qe deri ne moshen 15 vjecare te pakten femijet duhet te kene nje lidhje te kontrolluar me te gjitha besimet fetare.
    Nje kalam mashtrohet shume kollaj dhe aq me teper qe keto deshmitaret (qe nuk i di pse nuk i zene me shqelma...) po bindin edhe njerez te rritur, por sic thote edhe dikush ketu me lart, u ngjitem gjithnje vetem naiveve e te dobteve. Po mbarohen te rriturit naive e tash po ngjiten mbas femijeve.
    Une prinderit ne kete rast nuk i shoh si fajtor , por si viktima te vdekjes me mbiermin Jehovai. Pastaj mbase prinderit kane tentuar jo per here te pare e ta shkepusin femijen e tyre nga kjo dreq feje... ( dhe vdekja e femijes verteton edhe kembnguljen e prinderve per ta shpetuar femijen nga feja qe mbjell ,deri me tani vetem vdekje, dhe njekohesisht ka vertetuar pikerisht kete te keqe kaq te madhe qe nuk e di pse u dashka quajtur besim fetar.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  7. #7
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Po vjelim frutet e hanit pa porta qe u be Shqiperia pas viteve 90!!!

  8. #8
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Kjo fe sikurse edhe te tjerat kan te njejtin qellim, te manipulojne, perçajne dhe sundojne.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  9. #9
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946
    dhe un sot ne mengjes e kam lexu gazeten me vemendje dhe me erdhi me te vertet shum keq qe nje vajze ne moshe te mitur sakrifikon jeten e saj sepse prinderitn se lejojne qe te merte mesime nga demshitaret e jehovait
    po lexove dhe ate qe ka then dhe nje psikolog
    dhe i jap te drejte shum qe ata qe bejne pjese ne ate sekt duhet qe femijve tu japim mesim se si te falin dhe jo te japin mesim ne hakmarjen e zotit
    me vjen keq dhe mar pjese ne hidherimin e familjes se asaj vajzes
    zoti qoft me ate ne perjetesi
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  10. #10
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Me thene te drejten nuk i kam simpatuar ndonjehere keta Deshmitaret e Jehovait (gjithe mesazhi i tyre jane : canta, fletushka dhe kollarja) por te vrasi veten nje femije 11 vjec nga ndikimi i tyre .... me duket si nje film fantastikoshkencor! Eshte hera e pare te degjoj se vret veten nje femije ne kete moshe (mund te mos haje femija, mund te mos lozi mund te mos flasi per shume kohe, por te vrasi veten.... nuk e di por me duket si shaka gazetareske) !

  11. #11
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946
    kurse un di qe ky eshte rasti i dyte qe ndodh nje vet vrasje
    ne vitin 2004 nuk e maj mend muajin dhe nje vajze 17 vjecare vrau veten dhe u la shenim prinderve qe sot eshte nji dite e bekur dhe kush flijon veten ne kete dite do jet ne parajse prane zotit dhe ajo vajze u sakrifikua
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e GiSHteZa
    Anëtarësuar
    11-02-2005
    Postime
    39
    Sociologu: “Fëmijët orientohen lehtë në një drejtim të caktuar fetar”




    FIER - Sociologu Edmond Dragoti ka shpjeguar për gazetën se në moshën 11-vjeçare, sa ishte edhe e mitura nga Fieri që u vetëvar dje në banesën e saj, njeriu është duke formuar karakterin dhe personalitetin e tij. “Fëmijët në këtë moshë mund të orientohen shumë lehtë sipas një drejtimi të caktuar fetar, besojnë dhe e përqafojnë shpejt atë. Për nga natyra, janë idealistë dhe i jepen me pasion ideve të tyre. Të cilat, po aq shpejt, edhe mund t’i braktisin”,-tha sociologu Dragoti. Për rastin konkret, Dragoti mendon se bëhet fjalë për një fëmijë shumë të ndjeshëm, të cilën, orientimi fetar, e ka bërë edhe më të ndjeshme. “Ajo mund të ketë patur një problem ose konflikt të caktuar në familje dhe mësimet fetare ia kanë gjeneruar emocionet, duke e bërë edhe më të prekshme”,- shpejgon më tej sociologu. Sipas tij, zakonisht situata të tilla, kur fëmija ndjek një bindje të caktuar dhe përplaset me prindërit, nuk e çojnë të miturin në vetëvrasje. “Mendoj se problemet kanë qenë më të thella, në karakterin e saj dhe besimi fetar i ka stimuluar emocionet”,- përfundon sociologu Dragoti prononcimin e tij për gazetën “Shekulli”.



    “Veprimtaria e sekteve fetare, do të kontrollohet me një ligj”

    TIRANË- Shqipëria ende nuk mund të kontrollojë dot veprimtarinë e religjioneve apo sekteve fetare, nuk mund të kontrollojë se çfarë u predikojnë dhe u mësojnë ata njerëzve. Këtë e ka pohuar dje për gazetën “Shekulli” kryetari i Komitetit Shtetëror të Kulteve, Ilir Kulla. I pyetur në veçanti për sektin fetar “Dëshmitarët e Jehovait”, ai tha se ishte e pamundur të dihej numri dhe shtrirja e tyre e saktë. “Dëshmitarët e Jehovait nuk kanë struktuara fikse për nga organizimi, siç kanë kishën apo xhaminë besimtarët e tjerë në Shqipëri. Ata përdorin një formë tjetër, atë të pelegrinazhit derë më derë”,- tha ai. “Nuk mund të jap shifra sepse, për shkak të këtij organizimi, dhe për shkak të mospasjes së një ligji për religjionet, ne nuk mund t’i numërojmë ata. Dhe as t’i kontrollojmë dot”,-vijoi Kulla. Sipas kryetarit të Komitetit të Kulteve, ligji për religjionet do të hartohet brenda kësaj pranvere dhe me miratimin e tij, shteti do të ketë të gjitha levat dhe mjetet e duhura për të kontrolluar veprimtarinë e sekteve të ndryshme fetare.






    13/02/2005
    Ndryshuar për herë të fundit nga GiSHteZa : 13-02-2005 më 15:36
    me thuaj me ke rri te te them kush je

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e GiSHteZa
    Anëtarësuar
    11-02-2005
    Postime
    39
    Historia e 24- vjeçares Silvana H. që prej nëntë vjetësh bënte pjesë në misionin “Dëshmtarët e Jehovait”
    Silvana, vajza që vdiq se nuk shkeli besimin


    Shekulli

    (Vajza, vdiq rreth tre javë pas këtij shkrimi)

    TIRANË – U dergj në spital prej mëse një vit, për shkak të një sëmundjeje të rëndë në veshka. Luftoi me vdekjen por kurrsesi nuk pranoi transfuzionin e gjakut. Sa herë që dilte nga koma u lutej mjekëve me fjalët “ju lutem mos më futni gjak”, pasi një nga parimet e misionit “Dëshmitarët e Jehovait”, ku vajza 24–vjeçare bënte pjesë prej 9 vjetësh dhe që e kishte ngulitur në mendje, ishte ndalimi i transfuzionit të organeve dhe gjakut. Silvana H., lindur në Burrel, prej gati tre vitesh nuk jeton më. Disa vite të jetës ajo i kaloi në Elbasan dhe më pas familja e saj u shtrëngua për t’u zhvendosur në Tiranë. Kjo për shkak të sëmundjes së vajzës. Prej më shumë se një viti, ajo lëngoi në dhomën 18 të katit të gjashtë në spitalin nr.1 të Qendrës Universitare “Nënë Tereza”, ndërsa në asnjë mënyrë nuk i lejoi bluzat e bardha që të fusnin gjak në venat e saj.
    Si nisi besimi që i breu jetën
    Ishte fillimi i viteve ’90 kur në qytetin e Burrelit, aty ku dhe banonte Silvana, erdhi një fluks misionarësh, pjesë e grupit fetar “Dëshmitarët e Jehovait”. Silva u bashkua me ta për shkak të propagandës që ata bënë në këtë qytet të vogël verior. Që atëherë nisi të përqafonte këtë fe të re. Gjatë kalimit të viteve, besimi në këtë fe iu rrënjos thellë. Merrte pjesë në të gjitha veprimtaritë fetare që organizonin Dëshmitarët. Por pak kohë më vonë, një sëmundje e rëndë filloi ta shqetësojë. Veshkat, njëra pas tjetrës, i dolën jashtë funksionit. Gjendja sipas mjekëve, u përkeqësua dhe vajza duhej t’i nënshtrohej patjetër kurimit për të shpëtuar nga vdekja. Mjekët thanë atëherë se prej një viti vajza jetoi vetëm me serum. Silvana çdo tre ditë i nënshtrohej dializës, por sipas mjekëve sistemi i saj imunitar ishte shkatërruar. Herë pas herë ajo kishte nevojë urgjente për të marrë gjak, por nuk pranonte. Prindërit ishin tepër të traumatizuar me atë që po ndodhte me vajzën e tyre. Hyseni, babai i Silvanës, shpesh ishte grindur me misionarët që vinin për ta vizituar atë në spital. Pa dijeninë e Silvanës që po vdes përditë nga pak, ai u përpoq që të siguronte dokumentacionin për të mjekuar vajzën diku jashtë shtetit. U mundua shumë dhe ia arriti qëllimit, por më kot pasi vajza e tij që nuk kishte pranuar për asnjë moment marrjen e gjakut ndërroi jetë atje në dhomën nr.18 të Spitalit nr. 1 në Tiranë.

    Botuar në gazetën “Shekulli” në prill të vitit 2002



    Precedentët
    Vetëm një vit më parë, në një fshat të qytetit të Lushnjes u vetëflijua një gjimnaziste. Edhe në këtë rast, sipas hetimeve të policisë, viktima kishte përqafuar me vullnet të lirë misionin “Dëshmitarët e Jehovait”. Sipas hetimeve të policisë, vajza lexonte mjaft literaturë të këtij besimi. Adoleshentja i dha fund jetës me çiften e të atit. Ajo sipas hetimeve, nuk ishte anëtare e këtij misioni, por thjesht një simpatizante.


    Një 24- vjeçare, me orgjinë nga Burreli, gati 3 vjet më parë ndërroi jetë në spitalin nr. 1 të Tiranës për shkak të një sëmundjeje në veshka. Vajza rezultoi se ishte misionare e sektit “Dëshmitarët e Jehovait”, dhe sipas mjekëve në asnjë rast ajo nuk pranoi të merrte gjak, pasi misioni ku ajo bënte pjesë nuk e pranonte një gjë të tillë. Vajza kur dilte nga gjendja e komës u lutej mjekëve që të mos fusnin gjak në venat e saj.


    Në mëngjesin e djeshëm një 11- vjeçare nga Fieri vetëvaret në tualetin e shtëpisë së saj. Sipas hetimeve të policisë, e mitura ka debatuar me prindërit e saj, pasi këta të fundit i kanë kërkuar asaj që të heqë dorë nga feja që kishte përqafuar. Pas debatit me prindërit, nxënësja e klasës së pestë është futur në tualetin e shtëpisë, ku dhe është vetëvarur me shallin që ajo kishte në qafë. Policia ka gjetur disa broshura të këtij misioni




    13/02/2005
    Ndryshuar për herë të fundit nga GiSHteZa : 13-02-2005 më 15:37
    me thuaj me ke rri te te them kush je

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e GiSHteZa
    Anëtarësuar
    11-02-2005
    Postime
    39
    Per mua keto “Dëshmitarët e Jehovait”, jane shume te besdishem , ekzistojne instucione fetre si Xhamija ,Kisha ,Teqje etj ku njerezit shkojne e luten ne Zot asnje nuk i detyron ,qe te besojne ne kete apo ate fe ,cdo gje eshte e lire pra dhe besimi eshte i lire .
    me thuaj me ke rri te te them kush je

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Jashte shqiperise te gjithe misionaret e juaj, kineze apo budiste, arabe apo jehovaiste, greke apo evangjeliste qe ja helmuan mendjen popullit shqiptar.

  16. #16
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Mor' po jashte si nxjerrin dot tani se kane hedhur rrenje, po te pakten ti
    kontrollojne, po kush do ti kontrolloje thuaj!! :-(

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e GiSHteZa
    Anëtarësuar
    11-02-2005
    Postime
    39
    di njeri gje se nga ka dale kjo lloj feje e pa kuptimte
    me thuaj me ke rri te te them kush je

  18. #18
    ...
    Anëtarësuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Bahh, te shkosh ti varesh te gjithe nj nga nji ato deshmimtaret e leshit.
    Vallaj te forte do jene ato familjaret po s'shkun ti bojne deshmimtaret e vdekjes ato 5 debila qe na kane pas ardh ore e minute ke dera shpise (per perfitime ekonomike).

    Shkojne i thone fjalen e fundit ne fillim nje te miture, e cfare do presesh?
    Me sa di une jane bera disa raste te tilla. Dikush duhet ti denoje per keto ide qe perhapin.

    Ngushullime familjes, edhe pse nuk besoj te kete ngushellim per ta.
    HOLLAND...

  19. #19
    ...
    Anëtarësuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Citim Postuar më parë nga GiSHteZa
    di njeri gje se nga ka dale kjo lloj feje e pa kuptimte

    Cifutet, cifutet. Kjo eshte dora e cifuteve. Ata s'kane shpikur vetem nje fe. Kane shpikur aq shume dhe do vazhdojne te shpikin, sa qe nje dite do kete nga nje fe per sejcilin.
    HOLLAND...

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Me vjen shume keq per vajzen e pafajshme , dhe per prindet e saj te cilet humben bijen e tyre per te tilla sekte , ku jo vetem ne Shqiperi , por jane perhapur ne gjithe boten , dhe po fusin njerzit ne nje qorrsokak . Cdo fe nuk detyron njeri me zor te besoje , ndersa kjo eshte i vetmi sekt ne bote qe i detyron njerezit te besojn ne fene e tyre . Solla ketu nje material te perkthyer ku flet mbi keto sekte ..


    DESHMITARET E JEHOVAIT KUSH JANE ATA?

    Nje kult qe kontrollon mendjet e atyre qe besojne ne te? Nje ndermarrje shtypi, qe ka vleren e shume trilione dollaresh?

    “Zoti me tha: Profetet profetizojne genjeshtra ne emrin Tim; Une nuk i kam derguar, nuk u kam dhene asnje urdher dhe nuk kam folur me ta. Ata ju profetizojne nje pamje te rreme, nje parashikim te kote dhe mashtrimin e zemres se tyre.” Jeremia 14:14

    Dallimet midis Deshmitareve te Jehovait dhe Kishes Kristiane jane te medha. Ato kane lidhje me ceshtjet e Trinitetit, Ringjalljes, dhe Jezusit si Perendi. Deshmitaret e Jehovait besojne se Jezusi eshte Biri i Perendise, por jo Perendia vete. Gjithashtu ata besojne se Ai nuk ka egzistuar gjithmone, qe nga fillimi, por ka qene nje qenie e krijuar me emrin e Krye Engjellit Mikael. Deshmitaret e Jehovait thone se Jezusi nuk u ngrit fizikisht prej se vdekuri, por u ngrit si qenie shpirterore. Ata nuk lejojne qe Jezusi te adhurohet dhe nuk besojne se ka ferr.

    “Pastaj Perendia tha: Ta bejme njeriun sipas shembelltyres sone…” Zanafilla 1:26

    “Sepse Perendia e deshi aq boten, sa dha Birin e Tij te vetemlindurin, qe, kushdo qe beson ne Te, te mos humbase, por te kete jete te perjetshme.”
    Gjoni 3:16

    Bashkesia lokale e Deshmitareve te Jehovait, ajo qe vihet re me shpesh ne nje lagje te zakonshme, quhet Korridori ose Dhoma e Mbreterise. Trupi ose Komiteti kryesor qe drejton Deshmitaret e Jehovait, e ka qendren ne Bruklin, ne Nju-Jork dhe quhet “Kulla e Rojes”. Ai perbehet nga nje president dhe nje grup burrash, qe njihen me emrin “Trupi Drejtues”. Ky grup mbikqyr cdo aspekt te organizates, duke perfshire edhe materialet qe shkruhen ne revistat periodike dhe ne librat e studimit. “Kulla e Rojes” deklaron se ajo eshte nje organizate qe drejtohet nga Zoti. Qe prej vitit 1931, emri i Deshmitareve te Jehovait ka qene njohur zyrtarisht si “Bibla e Kulles se Rojes dhe Shoqeria e Trakteve”. Disa i referohen organizates thjesht me emrin “Shoqeria”. Emri ligjor i saj eshte: Bibla e Kulles se Rojes dhe Shoqeria e Trakteve te Pensilvanise.

    Deshmitaret e zakonshem te Jehovait (ata qe nuk jane anetare te grupit drejtues) nuk jane ne dijeni te faktit qe, grupet e ndryshme drejtuese te “Kulles se Rojes”i kane ndryshuar vazhdimisht doktrinat e tyre, per t‘jua pershtatur nevojave te organizates me kalimin e viteve. Ato kane arritur deri aty sa te shtremberojne pjese nga Bibla. Deshmitaret e Jehovait jane te njohur per profeci te rreme, duke perfshire ketu edhe thenie te tilla si p.sh. Armagedoni dhe fundi i botes do te ndodhin ne vitin 1914, 1918, 1925 dhe 1975. Shumica e Deshmitareve te Jehovait nuk e kuptojne se autoriteti i tyre i vertete nuk eshte i bazuar tek Bibla, por bazohet tek pikepamjet e Trupit te tyre Drejtues me qender ne Bruklin, pikepamje keto qe ndryshojne gjithmone. Fjala e Perendise ne Bibel nuk ndryshon dhe nje profeci qe s’del e vertete, nuk eshte nga Zoti. Kjo histori e profecive te rreme nga “Shoqeria” duhej te ishte prove me se e mjaftueshme per t’i bindur Deshmitaret e Jehovait te largoheshin me vrap, jo me hap, nga keto mesime te rreme. Deshmitaret e zakonshem te Jehovait nuk e dine qe po “ushqehen me luge” dhe po hane vetem ate ushqim qe ua lejon “Trupi Drejtues”. Deshmitareve te Jehovait qe regjistrohen per here te pare ne rradhet e organizates, nuk u lejohet te dine asgje lidhur me listen e plote te rregullave dhe kerkesave te organizates, derisa ata ta kene dedikuar jeten e tyre ne sherbim te plote te “Shoqerise”. Anetaret e rinj dhe shumica e Deshmitareve te Jehovait nuk u lejohet t’i shikojne botimet “sekrete”, te cilat jane vetem per drejtuesit e “Shoqerise”. Keto botime njihen me emrin “Vini re!”, dhe japin udhezime lidhur me ofezat dhe se si duhet te ndeshkohen anetaret. Ne thelb, keto botime jane mjeti me te cilin drejtuesit ushtrojne “fuqine” e tyre brenda per brenda bashkesise se Deshmitareve te Jehovait.

    Nje njeri i zakonshem duhet te jete ne dijeni te faktit qe te takuarit me nje Deshmitar Jehovai ne pragun e deres, ka pasoja per te ardhmen. Deshmitari i Jehovait mban shenim cdo individ me te cilin ai flet dhe drejtuesit ne Bruklin shpesh i urdherojne anetaret e tyre t’i telefonojne keta individe te vecante ose t’u bejne atyre nje vizite tjeter. Ne vitin 1992, numri mesatar i Deshmitareve te Jehovait, te perfshire ne te tilla vizita dere-me-dere, ishte 4 milion e 71 mije e 954 veta. Vizitat mund te behen ne cdo dite te javes, sepse Deshmitaret e Jehovait nuk kane nje dite pushimi te caktuar; ata i konsiderojne te gjitha ditet e javes si te shenjta.

    Organizata e Deshmitareve te Jehovait u themelua nga Charles Taze Russell. Russell lindi me 1852, dhe ne 1879 ai themeloi Kullen e Rojes se Sionit, e cila me vone, ne vitin 1884 u perfshi ne grupin me emer “Shoqeria e Kulles se Rojes dhe e Trakteve te Sionit”. Russell filloi te predikoje ne vitin 1870, pas pjesemarrjes se tij ne nje takim fetar te drejtuar nga Jonas Wendell, mbi “Ardhjen e dyte te Krishtit ne toke”. Keshtu, ne bashkepunim me te atin e tij dhe nje grup njerezish te tjere, Russell formoi nje grup te vogel studimi biblik ne Alegeni, ne Pensilvani. “Mesazhi” i tij personal nisi me mohimin e doktrines kristiane te Ferrit, dhe me vone ai i shtoi predikimit te tij edhe doktrina te tjera te rrezikshme, fizike dhe shpirterore, te shpikura nga ai vete. Me ne fund, Russell e mohoi gati cdo doktrine kristiane, dhe i botoi mesimet e tij te cuditshme ne nje seri prej 6 librash me titull “Studime mbi Fjalen e Perendise”. Russell vdiq me 1916, duke udhetuar me tren per ne Teksas.

    Pasardhesi i tij, Joseph F. Rutherford filloi ta rinovonte doktrinen e Russellit. Ne vitin 1920, Rutherford nisi t’u tregoje genjeshtra turmave te medha te njerezve, se si miliona njerez qe jetonin ne toke ne ate kohe, nuk do te vdisnin kurre. Mes viteve 1921 dhe 1941, Rutherford shkroi 20 libra dhe pamflete te shumta, por botimi i tij i pare njihet me emrin “Harpa e Perendise”.
    Disa mesime jashtezakonisht te rreme te Deshmitareve te Jehovait:

    Shoqeria e Kulles se Rojes dhe e Trakteve me qender ne Bruklin, Nju-Jork, i meson pasuesit e saj se Ati eshte Zoti i pushtetshem, emri i te cilit eshte Jehova. Gjithashtu, sipas tyre, Jezusi nuk ka egzistuar gjithmone, por ka qene nje krijese/qenie e krijuar, me emrin e Krye Engjellit Mikael. Shpetimi vjen permes veprave te mira qe ben njeriu, si p.sh. permes sasise se librave qe shesin anetaret cdo muaj (qe njihen ndryshe me emrin “kuota mujore).

    Deshmitaret e Jehovait mesojne ne menyre te rreme qe Shpetimi vjen permes kryerjes se veprave te mira. Mesimi i vertete i Bibles, sic e dine te krishteret, eshte qe Shpetimi vjen VETEM nepermjet Hirit ose Meshires se Jezus Krishtit, jo nepermjet veprave. Ah, sikur Deshmitaret e Jehovait ta besonin kete te vertete ne zemrat e tyre! Atehere ata do te cliroheshin nga tutela e kesaj organizate te rreme, nga Kulla e Rojes, e krijuar nga duart e njerezve. Sistemi i shitjes apo shperndarjes se librave te Kulles se Rojes dere me dere dhe i realizimit te normes mujore eshte plan i Djallit. Nje njeri, kushdo qe te jete ai, mjafton vetem qe te besoje ne zemren e tij se Jezus Krishti eshte Biri i vetemlindur i Perendise, dhe se Ai s’eshte i krijuar nga njerezit, por eshte nje me Atin; Ai vdiq per mekatet tona dhe u ringjall prej se vdekuri. Jezusi eshte Fjala e Perendise, personi i dyte i Trinitetit. Per t’u shpetuar, kushdo mund te shkoje tek Jezusi ne menyre te sinqerte dhe T’i kerkoje Atij t’i laje mekatet ne gjakun e Tij. Djalli atehere s’ka me fuqi t’i vere mekatet para syve te tu dhe te t’i kujtoje ato, sepse tani ti je i paster, i “rilindur” dhe i shpetuar. Sinqeriteti eshte celesi dhe principi themelor ne kete ceshtje. Mos i hyj kesaj gjeje, nese je i vaket ne zemer. Lutju Zotit Jezus ta sheroje zemren tende, nese nuk je i sigurte, por je i vaket. Deshmitaret e Jehovait nuk jane kurre te sigurte nese jane te shpetuar apo jo. Kjo dote thote se ata jane te burgosurit e Djallit. Te Krishteret e rilindur jane te sigurte se jane te shpetuar. Gjoni 3:16 thote: “Sepse Perendia e deshi aq boten, sa dha Birin e Tij te vetemlindurin, qe, kushdo qe beson ne Te, te mos humbase, por te kete jete te perjetshme”, kurse Efesianeve 2:8-9 thote: “Ju ne fakt, jeni te shpetuar me ane te hirit, nepermjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, por eshte dhurate e Perendise, jo nga vepra, qe te mos mburret askush.”

    Nje mesim tjeter jashtezakonisht i rreme i Deshmitareve te Jehovait:
    Sipas Deshmitareve te Jehovait, Jezusi nuk u ngrit fizikisht prej se vdekuri. Ne librin “Mbreteria eshte prane”, ata thone se ne momentin e vdekjes, Jezusi la menjane organizmin njerezor, ne te cilin ai predikoi si nje krijese e re per 3 vjet e gjysem; kur u ringjall, ai nuk ishte me njeri. Ata thone se Jezusi u ringjall prej se vdekuri, por vetem shpirterisht, jo fizikisht. Ata gjithashtu, i mesojne pasuesit e tyre se, pas kryqezimit ne kryq, Krishti vdiq dhe u ringjall si nje krijese shpirterore, e padukshme dhe e paprekshme. Sipas tyre, Shpirti ose Fryma e Shenjte nuk eshte nje person i vecante, por nje force, nje metode, me te cilen Zoti komunikon me boten.

    Ky grup thote gjithashtu se Mbreteria Qiellore hyri ne fuqi ne vitin 1914, me ardhjen e padukshme ne fron te Krishtit si Mbret. Deshmitaret e Jehovait predikojne se ne Mbreteri banon aktualisht nje Klase e Vajosur, e Zgjedhur, qe perbehet prej rreth 135 mije e 400 njerezish. Sipas Deshmitareve te Jehovait, te gjithe keta njerez u zgjodhen ne fillim, ne vitin 33 pas eres sone, pas vajtjes se Jezusit ne qiell (d.m.th. ne diten e Pentikostit ose te Zbritjes se Frymes se Shenjte), si edhe ne shekujt e mevonshem. Ata thone gjithashtu se zgjedhja perfundimtare e njerezve u realizua ne vitin 1935, dhe numri perfundimtar arriti ne 144 mije veta. Prej ketyre, 8600 veta jane akoma te gjalle ne bote. Ata do te jetojne ne perjetesi me Zotin dhe Krishtin si krijesa shpirterore. Numri i fundit (d.m.th. 8600) here pas here rritet ne vlere, kur disa anetare te zgjedhur nuk qendrojne besnike dhe zevendesohen me te tjere. Deshmitaret e Jehovait thone se Ardhja e Dyte e Krishtit nuk ishte nje ardhje fizike ne toke, por ishte nje ngjarje e padukshme e ndodhur ne vitin 1914, kur Djalli dhe Krishti luftuan kunder njeri-tjetrit ne nje beteje qiellore. Pas kesaj, Krishti nisi te qeverise Mbreterine Qiellore si Mbret i Mbreterve dhe Djalli u perjashtua nga Mbreteria dhe u hodh ne Toke. Ata thone se Lufta e Pare Boterore ishte nje shenje dalluese e shkaterrimit tokesor te Djallit dhe fillimi i mallkimeve, qe do te shoqeronin “ditet e fundit te ketij sistemi gjerash”.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kur'ani per femrat besimtare
    Nga Sefedini_PZ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2009, 13:27
  2. Vetevaret 15 vjecarja
    Nga Henri në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-09-2005, 06:02
  3. Vetëvritet në sy të prindërve 22-vjeçari i papunë nga Linza
    Nga EDUARDI në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-04-2005, 10:38
  4. Tropojë, vetëvritet shefi i policisë bashkiake
    Nga Genti^Itali në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-06-2004, 01:27
  5. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •