Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 65
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Fati i njeriut:
    Doktrina e Deshmitareve te Jehovait thote se ata njerez, qe nuk jane anetare te organizates Kulla e Rojes, do te shkaterrohen nga Zoti Jehova dhe nuk do te egzistojne me. Por, nese nje Deshmitar besnik i Jehovait nuk eshte nje nga 144000 te zgjedhurit, ai do te jetoje pergjithmone ne parajsen mbi toke, kurse te 144000 te zgjedhurit do te sundojne me Zotin Jehova ne qiell. Deshmitaret e Jehovait i mesojne pasuesit e tyre se s’ka Ferr. Te shkuarit per vizite dere me dere, sipas doktrines se fundit te Deshmitareve te Jehovait, i ndihmon njerezit te vendosin per fatin e tyre. Te Krishteret e dine se kjo eshte nje doktrine e rreme, sepse shpetimi varet vetem nga marredhenia personale, qe kemi ne me Jezus Krishtin. Askush nuk mund ta bleje jeten e perjetshme.

    Darka e Zotit, nje here ne vit:
    Kjo behet nje here ne vit ne Kujtim te Vdekjes se Krishtit. Ne te marrin pjese vetem 8600 Deshmitare te gjalle te Jehovait, qe jane anetare te Klases se Zgjedhur prej 144000 vetesh. Anetaret e tjere ( d.m.th. ish-Klasa e Jonadabit ose qe njihen tani me emrin Turma e Madhe), lejohet te jene te pranishem, por vetem si spektatore.
    Duhet te jesh Deshmitar Jehovai, qe te shpetohesh:
    Sipas Deshmitareve te Jehovait, ne menyre qe nje njeri te shpetohet, ai duhet te kete pranuar doktrinat qe Trupi Drejtues i interpreton nga Bibla. Gjithashtu, per t’u shpetuar, ai duhet te pagezohet si nje Deshmitar Jehovai dhe te kryeje nje program veprash te caktuara nga Trupi Drejtues i Deshmitareve te Jehovait.
    Te qendruarit larg ish-Deshmitareve:
    T’i qendrosh larg nje ish-Deshmitari te Jehovait ose edhe t’a perndjekesh ate, eshte nje sjellje qe u komandohet anetareve nga trupi drejtues i bashkesise se Deshmitareve te Jehovait. Eshte fakt qe moskontaktimi me anetare te tjere, u shkakton aq shume shqetesime emocionale ish-Deshmitareve te Jehovait, sa ata arrijne deri ne vetevrasje. Te dyshuar per pabesi, shume Deshmitare te respektuar dhe te sinqerte te Jehovait jane perjashtuar nga bashkesia edhe pa paralajmerim. Ne shtator te vitit 1981, trupi drejtues i ndryshoi rregullat, ne menyre qe, papritur, Deshmitaret ta ndalonin cdo lloj takimi praktik (qofte edhe nje pershendetje) me te gjithe ish-Deshmitaret e Jehovait. Per here te pare, pjesetare te se njejtes familje, per shembull, duhej t’i nderprisnin te gjitha lidhjet me njeri-tjetrin, nese ndonje prej tyre qe perjashtuar nga bashkesia. Takimi me ish-Deshmitaret e Jehovait u lejua vetem ne raste te tilla, si p.sh. ne rast semundjesh te renda apo urgjencave, ne rastet kur, edhe pse njeri nga bashkeshortet (burri apo gruaja), eshte i perjashtuar nga bashkesia, ata lejohen te mbeten te martuar, dhe ne rastet kur prinderit, edhe po te jene ish-Deshmitare Jehovai, duhet te vazhdojne te kujdesen per femijet e tyre.
    Ne vitin 1889, Charles T. Russell, themeluesi i Deshmitareve te Jehovait, profetizoi ne menyre te rreme se:
    “…fundi i mbreterive te kasaj bote dhe themelimi i Mbreterise se Perendise do te realizohej ne fund te vitit 1914 pas eres sone.”

    Ne vitin 1910: Deshmitareve te Jehovait iu thuhet te mos lexojne vetem Biblen, sepse ajo nuk eshte autoriteti perfundimtar. Ne ditet e sotme, ata studiojne Biblen e tyre (te perkthyer nga ata vete), duke perdorur, si udhezim, botime te Kulles se Rojes.

    Ne vitin 1938: Deshmitareve te Jehovait iu thuhet se, meqenese fundi i botes eshte shume afer, ata duhet te presin derisa ky fund te jete realizuar (d.m.th. deri pas Armagedonit), dhe pastaj “te martohen dhe te rrisin femije”. (Botuar ne “Kulla e Rojes”, e dates 1 nentor 1938).
    Ne vitin 1966: Kulla e Rojes parashikon se “sipas kronologjise se tyre biblike, qe eshte per t’u besuar, te gjashte mije vjetet qe nga koha e krijimit te njeriut, do te plotesohen ne vitin 1975”.

    A e dinit ju se themeluesi i Deshmitareve te Jehovait, Charles T. Russell, ka qene marre me astrologji, me fene egjiptjanase dhe me shkencen e studimit te piramidave te Egjiptit? Ne nje nga botimet e Kulles se Rojes, (te dates 15 qershor 1922), ai ka shkruar: “Kur Urani dhe Jupiteri te takohen ne shenjen njerezore te Akuariumit ne vitin 1914, kjo do te jete koha e premtuar kur njeriu do te filloje te punoje per te siguruar shpetimin e tij, dhe do te realizoje perfundimisht endrrat dhe idealet e te gjithe poeteve dhe shkrimtareve te historise”.

    A e dinit ju se ne librin e Charles T. Russellit, me titull “Plani hyjnor i te gjitha epokave” thuhet se Russell merrej me magji dhe i perdorte shenjat e magjive ne botimet e tij. Ne librat e tij te pare, ai ka perdorur shenja te tilla si psh.: kryqi dhe kurora, krahe te hapur zogu me figuren e diellit ne mes tyre, etj. Madje, edhe shprehjet qe organizata e Kulles se Rojes filloi te perdore me vone, si psh.: “epoka e arte” dhe “lindja e mijevjecarit”, jane shprehje qe kane lidhje me magji, dhe nuk jane te bazuara aspak ne Bibel, edhe pse organizata beson te kunderten. Ne vitin 1916, kur vdiq Charles T. Russelli, pak metra larg varrit te tij, u vendos nje statuje ne forme piramide 1m e gjysem e larte, me mbishkrim prej shenje magjie. Ajo qendron akoma sot aty, per t’u pare nga te gjithe.

    A e dinit ju se Deshmitaret e Jehovait kane besuar per rreth 50 vjet rrjesht se piramida e madhe e Gizes ne Egjipt ka qene deshmia e dyte e Perendise pas Bibles? (Me shume informacion per kete, mund te gjendet ne faqen 200 te librit “Deshmitaret e Jehovait, lajmetare te Mbreterise se Perendise”).

    A e dinit ju se Deshmitaret e Jehovait profetizuan ne menyre te rreme se kryepleqte e Perendise (Abrahami, Isaku, Jakobi e te tjere) do te ngriheshin prej se vdekuri ne vitin 1925?

    A e dinit ju se Deshmitareve te Jehovait nuk u lejohet te shoqerohen jashte rrethit te tyre fetar apo te interesohen per gjera qe nuk i perkasin bashkesise se tyre? Psh. atyre iu keshillohet te mos e vazhdojne shkollen e larte, apo te mos i kushtojne kohe pasioneve te tyre ne kohen se lire.

    A e dinit ju se Deshmitareve te Jehovait nuk iu lejohet te kene transfuzion gjaku, as te kendojne himnin e tyre kombetar?

    Perktheu nga origjinali
    MAGDALENA MAYLAM
    HOME BACK
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #22
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Keta jane si puna e fese Protestante qe thone : Krishti nuk ka pire vere ( qe simbolizon gjakun) , por ka pire leng rrushi. Nje gje nuk arrij ta kuptoj keta " deshmimtare" njihen nga veshjet e tyre karakteristike , pantallona te zeza , kemishe te bardhe kollare dhe canta shkolle. Shumica jane djem dhe vajza te reja. Une jam Katolike vete , dhe besoj ne Zot dhe ne fene time , ama persa i perket ketyre shoqerive te vogla as qe ju hedh syte dhe nuk lexoj asgje se cfare hedhin ne dere apo ne rruge. Une se di te kem degjuar te kene nje vend te sakte sic mund te jete Xhami , kishe apo teqe , madje edhe Dervish Hatixheja qe ka qene ne Tirane ka pas nje vend te vetin ku shkonin njerezit , kurse keta , bejne misionet e tyre neper rruge dhe shkalle pallati merreni me mend se cfare feje jane keta.


    Ngushellime familjes , eshte me te vertet nje dhimbje e madhe. Por nese vazhdohet keshtu shume vajza ( sepse keto jane me te brishta dhe qe mund te genjehen sidomos ne nje cast depresioni apo stresi) , do vrasin veten e tyre.



    White_Angel
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

  3. #23
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Akoma besoni se ka var veten për arsye besimi ?
    Për mendimin tim , kurrë !
    Ju paskeni harruar kur keni qenë vetë nga 11 vjeçarë...
    Where does a thought go when it's forgotten?

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e GiSHteZa
    Anëtarësuar
    11-02-2005
    Postime
    39

    teksa shikoj fytyren e saj engjellore them ky femi eshte nje engjell, po a mund te vritet nje engjell ,oh Zot cfare do na degjojne veshet e do te na shikojne syte
    Ngushellimet e mija familjes se saj
    me thuaj me ke rri te te them kush je

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e GiSHteZa
    Anëtarësuar
    11-02-2005
    Postime
    39
    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON
    Akoma besoni se ka var veten për arsye besimi ?
    Për mendimin tim , kurrë !
    Ju paskeni harruar kur keni qenë vetë nga 11 vjeçarë...
    ketu nuk behet fjale per nje kaprico
    me thuaj me ke rri te te them kush je

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e GiSHteZa
    Anëtarësuar
    11-02-2005
    Postime
    39
    ne faqen e pare te Gazetes Shqiptare fytyra e saj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga GiSHteZa : 13-02-2005 më 18:39
    me thuaj me ke rri te te them kush je

  7. #27
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON
    Akoma besoni se ka var veten për arsye besimi ?
    Për mendimin tim , kurrë !
    Ju paskeni harruar kur keni qenë vetë nga 11 vjeçarë...

    Ath c'mund ta shqetesoj nje 11 vjecare Mi Corazon? Kush e shtyu ? Perse e beri? Cili ishte shkaku? Ok , po i leme menjane fete dhe predikimet , por c'mund ta shqetesoj nje 11 vjecare te arrij deri aty sa te vrasi veten me duart e saj ?


    White_Angel
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

  8. #28
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Shume prej jush keni gjyku Deshmitaret e Jehovait ne kete mes, por per
    mendimin tim ato nuk predikojne qe ta mbysesh veten me arsyen se
    do shkosh ne parajse...jo kurre...!
    Femine per mendimin tim se ka cu predikimi i deshmitarve aty, jam dakort
    me Corazonin qe ai femi dicka tjeter ka pase, ndoshta dhe thjesht nerva
    per mos plotesim tekash, dhe menyra me e mire me ju hakmarre prinderve.
    Me vjen shume keq per kete femi qe nuk mundi te gezoje gjerat e mira
    te kesaj jete...i dha fund sikur po luante me kukllat...

    Gishteza te lutem boll e vune foton e vajzes, se sa me shume qe e shof
    aq me shume hidherohem duke pare nje fetyre engjelli ne te...

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Nuk besoj se eshte vetem kjo arsyeja per vetvrasjet e ketyre vajzave. Po ti heqim te gjith misionaret e huaj do i privojm te drejten e besimit dhe fjales se lir shqiptarve qe besojne. Pyetja pastaj behet filozofike te heqim misionaret do ulet numri vetvrasjeve por nuk do ket liri, po ti lem do ket vetvrasje por njerzit do jen me te lumtur sepse do jen te lir te thon e besojn cte duan. keshtu qe gjerat jan me te komplikuara sesa vec ti drejtojm fajin besimtarve te jehovait.

  10. #30
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku
    Ne fakt mesa di une ky eshte rasti i dyte ose i trete qe vetevriten "Deshmitare te Jehovait".
    Kur degjon qe nje engjell i tille i jep vete fund jetes, trishtimi dhe pikellimi eshte i thelle.

    Te kujtohen Migjeni "Merreni kete shtatore, dedikojani dikujt, ndonje ministri apo deputeti edhe nese nuk gjeni neri dedikojani perendise prore..."(Te me falni nese kujtesa ime s'eshte e sakte ne teksit e Migjenit). Dhe ne jemi gati 1 shekull qe nga koha e Migjenit

    Kam pasur ne pune nje vajze qe ishte deshmitare e Jehovait. Ne fillim kisha nje pershtypje shume te mire per te, derisa nja dite mesova qe ajo i shkonte kolegeve qe i psikollogjiste si me te dobet nga formimi kulturor dhe inteligjenca.Ketyre i merrte vecan dhe i fliste per Jehovain. Gjate gjithe periudhes qe punuam bashke nuk me foli asnjehere per Fene e vet, ndersa disa grave te ardhura ne Tirane nga fshati dhe pa ndonje formim fillont eti bente propagande. Te habit kembengulja e tyre per tu ngjitur pas elementeve te dobet te shoqerise dhe per ti hedhur "trute e gomarit" te sektit te tyre. Nderkohe qe nje pjese t efajit e kane edhe familjet shqiptare qe u ngjten lloj llloj oraganizatave fetare me shprese se ndofat do te perfitojne dicka prej tyre (Te pakten nje shkolle per femijet e tyre, pa harruar pasojat qe mund te lindin prej saj)

    Kur degjojme keshtu ngjarjet mbushesh me mllef, por sa para ben. Te gjithe duan te pasurohen brenda nates dhe geni yne shqiptar degradon...
    BINGO! E ke kapur thelbin e fese... rrjedhimisht dhe teknikat!
    Keshtu fillon edhe ne Afrike "civilizimi." Gjuajne personat qe nuk ndihen se perkasin ne vendin e tyre.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  11. #31
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Sekti Deshmitaret e Jehovait eshte i nisur ne Amerike,andej nga vitet 1870 nga Charles Taze Russell,Amerikan nga Pensilvania.

    Per me shume lexoni ketu

    http://www.dci.dk/en/mtrl/jehovah
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  12. #32
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON
    Akoma besoni se ka var veten për arsye besimi ?
    Për mendimin tim , kurrë !
    Ju paskeni harruar kur keni qenë vetë nga 11 vjeçarë...
    Shume e vertete Korazon ..

    Shume cuditshme ... nje femije 11 vjec te vrasi veten ??
    E dini cdo te thote 11 vjec .... WOW absurde me duket te krijoje femija qe ne ate moshe besim ... deri ne verberim .

    E pabesueshme ... dhe mos ja vini fajin Deshmitareve ... fajin e kane prinderit qe nuk njohin femite e tyre .. Turp .

    Te vjen keq te shohesh femij pa dale ne jete akoma.. ti japin fund jetes se tyre .. e dhimbshme .
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  13. #33
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    re

    Duhet hetuar mire kjo ceshtje, sepse perkrahes te feve te tjera ne Shqiperi mund ta
    perdorin si mjet per te perndjekur Deshmimtaret e Jehovarit dhe per t`i larguar ata nga vendi.

    Bile ka mundesi qe ky te jete edhe shkaku i ketij krimi.
    Edhe lekundem te besoj se behet fjala per nje krim te paramenduar dhe jo per nje vetvrasje.

    Tung
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qerim : 14-02-2005 më 01:01

  14. #34
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    E besoj qe ka femije qe mund ta vrasin veten 11 vjec... edhe 8, po deshe, dhe prinderit te mos dine gje per boten e tyre shpirterore ose te mos e kuptojne deri ne c'pike femija e tyre mund te shkoje. Nqs ndihen sikur nuk i kupton njeri ose qe nuk perkasin, edhe mundet te vrasin veten. Njerezit qe nuk e besojne kete nuk e besojne sepse nuk u ka rene rasti te njohin femije te tille, e rrjedhimisht nuk mund ta imagjinojne apo konceptojne dicka te tille te ndodhi.
    Hell, ka ca qe mund ta bejne nga kurioziteti.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  15. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17
    Zoti pastë mëshirë per shpirtin e kësaj vogëlushe dhe për prindërit e saj!

    Fëmija nuk zgjedh helmin qe i serviret si ushqim ne rruge, nese ajo do te ishte ne gjendje qe te shuante urrine shpirterore ne gjirin e familjes se saj.

    Albo

  16. #36
    ...
    Anëtarësuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    nese ajo do te ishte ne gjendje qe te shuante urrine shpirterore ne gjirin e familjes se saj.

    Mos harroni se jo gjithshka ne jete eshte e futur ne keto korniza pergjithesuese. Ne jete ka momente, ka caste qe jane me te vogla se sekonda dhe mbartin mbi vete ngjarje te medha tragjike apo te gezuara. Eshte ajo e qinda e sekondes qe ndan tragjedine nga normalja apo e mira.

    Pse duhet t'ia veme fajin prinderve? Sa here qe femijeve su plotesohen deshirat duhet te varin veten kshu?

    C'ne nje femije 11 vjecar te kete aq guxim, aq fantazi sa te mendoje vetvrasjen? A nuk mendoni se keto jane gjera qe kalojne jashte cdo llogjike? E cfare mund ti bejne prinderit nje femije 11 vjecare sa te detyrohet te vrase veten?!! Nese do ishte e rritur deri diku mund ta justifikoja kete qe thoni ju, por me nje femije 11 vjecare eshte e pamundur. Edhe sikur ti kete pasur prinderit e divorcuar perseri eshte e pa justifikushme.

    Pse nuk ka ndodhur deri me sot vetvrasje femijesh? Apo deri me sot prinderit ja kane blere gjithe cokollatat edhe akulloret femijeve?

    Tani s'po ja blejne me edhe po vrasin veten femijet. Budallalliqe.

    -Jane pikerisht ato kucedrat qe here mbartin emra si "Deshmimtaret e Jehovait" edhe here emra te tjere qe i kane semurur sedren femijes dhe qe fatkeqeisht ja derguan ate shpirt te pafajshem ne boten tjeter.

    Deshmimtaret e leshit keto. Gjithe e gjithe 10 veta jane qe mbushin xhepat me kete pune. Ti hudhesh ne plehra!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Del Monako : 14-02-2005 më 03:09
    HOLLAND...

  17. #37
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Nuk e di sa i besueshem eshte ky sit por jep shume fakte (kuptohet si ç'do gje qe
    qarkullon ne Internet s'duhet konsideruar si e vertete absolute)...

    http://www.theforbiddenknowledge.com...wersecrets.htm

  18. #38
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Para disa javesh nje mikun e shokut tim e shtypi ne Tirane nje fadrome, qe shtronte rruget. Po do ti qe ajo fadroma i perkiste nje firme ne te cilen kishte interesa z. Kokedhima. Keshtu tek Shekulli u shkruajt (me date 3-4 Janar nese e mbaj mend mire) se nje qytetar tiranas vajti dhe vuri koken tek rotat e fadromes per te vrare veten (sigurisht ekziston nje ceshtje gjyqesore ne kete moment kundra z. Kokedhima).

    Pra mos ju duket cudi te jet shtremberuar ngjarja nga gazetaret (te cilet jane eksperte per stermadhime), por megjithate mundet te ket te drejte Leila kur thote se mbase disa gjera mund te ndodhin pavarsisht se ne nuk i konceptojme dot!

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Pashe dje filmin Hide and Seek,dhe tani vetem teori konspirative kam ndermend.Po sikur ta kete vrare vete nena ose babai per arsye qe ne si dime, dhe ja hedhin fajin te tjereve. Mosha 11 vjec me duket shume heret per vetevrasje. Po sikur ta kete vrare dikush tjeter per te fshehur nje perdhunim? E mbani mend miss Koloradon, J Ramsey qe u gjet e perdhunuar dhe e vrare ne dhomen e saj ne Boulder,ne moshen 7 vjece?

    Gjith kta misionaret jehova me kollare e arab me perce i kena shnet nga Sali Mrroklla qe e boni shqiprin han pa porta kur ishte ne pushtet. Shqiptaret kane nevoj per demokraci e liri, por demokraci te kontrolluar se perndryshe i bie kokes si pija e sdine cbejne.

  20. #40
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Do ju sjell artikuj ku femije me te vegjel kane vrare veten, se s'e besokeni juve. Po nuk eshte aq e cuditshme, jo. Kam njohur une vete femije te tille, mos ia fusni kot, tani.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kur'ani per femrat besimtare
    Nga Sefedini_PZ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2009, 13:27
  2. Vetevaret 15 vjecarja
    Nga Henri në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-09-2005, 06:02
  3. Vetëvritet në sy të prindërve 22-vjeçari i papunë nga Linza
    Nga EDUARDI në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-04-2005, 10:38
  4. Tropojë, vetëvritet shefi i policisë bashkiake
    Nga Genti^Itali në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-06-2004, 01:27
  5. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •