Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët

    Ja "mëkatet" e Shqipërisë për luftën italo-greke

    I ekzaltuar nga sukseset e Hitlerit në rajonet e Evropës Lindore, Benito Musolini, i nxitur nga dhëndëri i tij Konti Çiano, përgatiti dhe sulmoi Greqinë nga toka shqiptare

    Ka kaluar më shumë se një gjysëm shekulli, që nga koha kur shteti grek vendosi dhe mban ende në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë. Kjo gjë u bë me preteksin, se nga tokat shqiptare ishte lejuar ushtria italiane që të sulmonte Greqinë. Por si qëndron e vërteta rreth kësaj ngjarje dhe a ishte përgjegjës shteti shqiptar për sulmin italian karshi fqinjës së saj jugore?
    Lidhur me këtë pjesë të historisë së Shqipërisë, përveç studjuesëve dhe historianëve tanë, janë ndalur dhe kanë botuar disa libra edhe studjuesit e historianët e huaj, ku si më të besueshmet vlersohen ato të Kontit Çiano, ish Ministri i Jashtëm i Italisë së asaj kohe, ("The Ciano Diaries", "Ciano` s Hidden Diares", "Ciano` s Diplomatic Papers") që ishte një nga aktorët kryesorë të atyre ngjarjeve, pas Benito Musolinit. Këto libra të tij, si dhe të disa autorëve të tjerë, janë shfrytëzuar nga Bernd J. Fischer ( një nga studjuesit më seriozë të historisë së Shqipërisë) në librin e tij voluminoz "Shqipëria gjatë luftës 1939-1945", i cili është botuar para pak muajve në Tiranë. Duke ju referuar Fischerit, si edhe disa historianëve të huaj si David B. Funderburk, ("Anglo-Albanian relations, 1920-1939) Mack Smith, ("Musolini` s Roman Empire") George M. Self ("Foreing relations of Albania") etj, do të shohim dhe do të nxjerrim konkluzione se shteti shqiptar asokohe kur u sulmua Greqia prej Italisë fashiste të Musolinit, nuk kishte asnjë lloj mundësie që ta parandalonte atë sulm, pasi ai ishte i okupuar për vete nën thundrën fashiste. Përveç këtij fakti të pamohushëm, asokohe edhe dy batalionet shqiptare që u dërguan të luftonin në frontin grek, pothuaj dezertuan të gjithë, duke mos dashur të luftonin kundëra fqinjëve të tyre.


    Si u përgatit terreni në Shqipëri

    Aty nga fillimi i vitit 1940, Ministri i Jashtëm i Italisë Konti Çiano, duke parë se Hitleri po mbulohej me lavdi pas sulmeve dhe fitoreve të njëpasnjëshme që çuan në pushtimin e disa shteteve të Europës Lindore, mendoi që të shfrytëzonte Shqipërinë, duke e përdorur atë si pikënisje në sulmet që Italia do të bënte në vendet e tjera të Ballkanit. Si një njohës i mirë i historisë së popullit shqiptar dhe duke ditur se në Konferencën e Ambasadorëve në vitin 1913-të në Londër, Shqipërisë i ishin lënë jashtë kufijëve politikë, një pjesa e madhe e territoreve të saja, Konti Çiano, mendonte që të shfrytëzonte faktorin shqiptar duke ndjekur vijën irredentiste në planet e tija për pushtimin e Ballkanit. Për të realizur këtë plan, që në muajt e parë të sulmit mbi Shqipërinë, Konti Çiano filloi të propagandonte Shqipërinë e madhe, duke deklaruar para zyrtarëve shqipatrë se Italia dëshironte zmadhimin e kufijve të Shqipërisë dhe për atë gjë, ata italianët do të ndihmonin shqiptarët në realizimin e aspiratave të tyre Kombëtare.
    Sipas kujtimeve të Kontit Çiano të botuara në "Foreing Affaris and Policy Determination", pas deklaratave të tija, këtë gjë nisënnta bënin dhe shumë zyrtarë të tjerë italianë, të cilët filluan ti hidhnin benzinë zjarrit të irredentizmit. Kështu aty nga mesi i qershorit i vitit 1939, në një fjalim të mbajturt në qytetin e Korçës, ministri italian i arsimit, Giuseppe Bottai e krahasoi Shqipërinë me Piemonitin dhe u shpreh rreth zgjerimit të saj, në një kohë sa më të shkurtër brenda dy ose tre vjetëve. Lidhur me këtë deklaratë, konsulli jugosllav që ishte në Korçë, u ankua dhe gazetat shqiptare që përcollën fajalimin e ministrit italian të arsimit, nuk e shkruan atë pasazh. Po kështu, aty nga fundi i muajit qershor, përfaqsuesi i plotfuqishëm grek në Tiranë, i raportoi ministrit të tij të Jashtëm, se marrshjalli Badoglio, i cili ndodhej për një vizitë në Shqipëri, u kishte premtuar njerëzve që e kishin pritur dhe brohoritur, begati më të madhe si dhe zgjerimin e kufijve të Shqipërisë. Të njëjtat fjalë që kishte thënë marshali Badoglio përpara turmave, i kishte përsëritur në ceremoninë e pritjes së tij dhe Jakomoni, ambasadori italian në Shqipëri


    Çiano për Shqipërinë e Madhe

    Konti Çiano për të realizuar planet dhe synimet e tija strategjike për pushtimin e Ballkanit, mendonte që të angazhonte drejt përsëdrejti shqiptarët në atë çështje. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, në mesin e muajit gusht 1939, sipas porosive që kishte dhënë më parë, ai mbeti i kënaqur nga shkalla e mobilizimit që kishin shqiptarët. Në fjalën e tij të mirseardhjes, Prefekti i Tiranës, shprehu dëshirën e tij për bashkimin e të gjithë shqiptarëve dhe krijimin e një Shqipërie të madhe, gjë e cila do të vinte nga ndihma e perandorisë së madhe fashiste. Mbas fjalës së prefektit, Konti Çiano, u premtoi të pranishëmve se Italia do të bënte çmos që Shqipëria të realizonte aspiratat e saja më të thella dhe e përfundoi fjalimin e tij duke thënë "Viva la grande Albania". Po kështu si rezultat i porosive të tija, autoritetet e partisë fashiste ishin përkujdesur që të bënin parrulla të shumta me hartën e Shqipërisë së madhe, të cilat valviteshin nga italianët me uniforma të zeza, (uniforma e partisë fashiste) në mitingjet që bëheshin për nder të tij, së bashku me flamurin Kombëtar të Shqipërisë. Në mes të këtyre parullave, binin në sy ato ku thuhej "Duçe, të mendojmë për shqiptarët që jetojnë kudo në botë" dhe "Duçe, mendo për vëllezërit tanë".
    Sipas ministrit fuqiplotë të gjermanisë në Shqipëri, (i cili i raportonte asokohe Ministrit të Jashtëm gjerman Ribentrop)që i ndiqte nga afgër ato mitingje, manifestuesit shqiptarë kishin kohë që ishin organizuar për ato mitingje, dujke valvitur flamuj e parulla ku shkruhej "Ne jemi shqiptarë nga Kosova" dhe "Rroftë Kosova". Në të gjitha ato manifestime irredentiste, për të mos rënë shumë në sy, gazeta" Fashizmi" nuk mori pjesë fare, por në muajin gusht të vitit 1939, ajo botoi një artikull mjaft të ashpër ku ju bëhej thirrje shqiptarëve që të mos harronin se një pjesë e madhe e territoreve të tyre, ishin në zotërim të Jugosllavisë dhe Greqisë. Lidhur me këtë shkrim, si ministri i plotfuqishëm grek dhe ai jugosllav në Shqipëri, u ankuan pranë drejtorit të përgjithshëm italian të propagandës dhe turizmit. Ai e shkarkoi nga vetja përgjegjësinë dhe ju tha atyre se ajo gjë ishte bërë nga një student i cili do të merrej në mbikqyrje dhe do të kishte konsekuenca për shkrimin e bërë në atë gazetë. Planet e Italianëve për pushtimin e Ballkanit dhe përgatitja e shqiptarëve për ato synime, u intesifikuan më shumë aty nga viti 1940-të, kur Benito Musolini, nisi të mendonte rreth ndërrmarjes së veprimeve të mëtejshmë ushtarake në ballkan.


    Si u përgatit sulmi mbi Greqinë

    Gjatë fushatës që i parapriu sulmit italian mbi Greqinë, shumica e deklarimeve e zyrtarëve shqiptarë dhe italianë, u shoqëruan me manifestime gjoja spontane, ku folësit e ndryshëm i referoheshin bashkimit të pashmangshëm midis shqiptarëve të përtej kufijve me vendin amë. Ndër këtë fjalime, vlen të përmenden ato të kryeministrit shqiptar Mustafa Kruja, të cilët u dhanë me artopolante dhe u shtypën e u botuan duke u shpërndarë kudo. Në ato fjalime ku ai i referohej territoreve të paçliruara dhe i konsideronte kufijtë e vërtetë të Shqipërisë si:" kufinj krejt të qartë pa pikë mëdyshje, por që nuk i korrespondojnë shtrirjes efektive e të të drejtave të shqiptarëve, as përparësisë së pronës, ngjashmërive etnike të popullsisë ose fisnikërisë së përbashkët të origjinës". Vizitat e shpeshta që Konti Çiano bëri asokohe në Shqipëri, u shoqëruan gjithmonë me manifestime irredentiste, në një nga këto vizita që u bë në muajin gusht, e cila nga autoritetet fashiste u rekalamua më së miri, me foto që e paraqisnin Çianon duke ju dhënë shqiptarëve para në dorë, e duke asistuar në paradat e mëdha ushtarake ku valviteshin flamujtë dhe parrullat e mëdha të detyruara që përshëndesinin Kosovën e Çamërinë.
    Duke parë gjithë ato pritje madhështore dhe entuziazmin e madh që tregohej nga shqiptarët, në një bashkim të mundshëm me Kosovën e Çamërinë, Konti Çiano në ditarin e tij mes të tjerash shkruante: "Pritje e ngrohtë. Shqiptarët tashmë kanë hyrë mirë në rrugën e ndërhyrjes së armatosur. Ata e duan Kosovën e Çamërinë". ("The Çiano Diaries"). Në një fjalim që mbajti në qershor të atij viti Musolini, ku ju shpallte Aletatëve luftën, ai njëkohësisht donte t` ju jepte siguri si Jugosllavisë dhe Italisë, se ato nuk do të pushtoheshin prej tyre. Por që shqiptarët të mos i keqkuptonin ato deklarata, Piero Parini, zëvëndësi i parë i Jakomonit, e siguroi Shefqet Vërlacin, në praninë e përfaqsuesit gjerman në Shqipëri, Panaëitz, se shqiptarët duhet të besonin tonin dhe jo përmbajtjen e fjalimit të Musolinit.


    Mbledhja e informacionit për sulmin

    Akoma pa marrë miratimin e Musolinit, aty nga maji i vitit 1940, gjatë një vizite në Tiranë, Konti Çiano filloi të mblidhte informacionin e mundshëm për të hedhur bazat e nevojshme që do ti duheshin për planin e pushtimit të greqisë. Gjatë asaj vizite, Çiano përfitoi nga rasti dhe pyeti kryekomandantin e forcave italiane në Shqipëri, gjeneralin Carlo Gelseo, se sa trupa do ti duheshin pët të pushtuar Greqinë. Gjenerali Gelseo nuk shfaqi ndonjë entuziazëm të madh lidhur me projektinë të cilën e dëgjonte për herë të parë nga goja e Çianos dhe i tha atij se duheshin dhjetë ose njëmbëdhjetë divizione. Vetëm për atë përgjigjie, Gjenerali Geleso u shkarkua dhe u zëvendësua duke u larguar menjëherë nga detyra dhe në vend të tij erdhi Sebastiano Viskonti Prascan. Gjenerali i ri, ritregoi entuziazëm pa kufi për projektin e Çianos dhe nuk e vrau shumë mëndjen për të mbledhur ushtrinë e nevojshme për të realizuar atë gjë. Besimi i Çianos u shtua dhe më shumë kur Jakomoni i raportoi se milicia fashiste shqiptare kishte një dëshirë të paduruar për zgjerimin e Shqipërisë dhe perandorinsë italiane. Ndërkohë për të vënë në vënd dhe për të arritur synimet e tija, Konti Çiano dha urdhër që në të dy anët e kufirit me Greqinë, të krijoheshin çeta luftarake, të cilat do të krijonin trazira në Çamëri.
    Madje ai shkoi dhe më larg në idenë e tij, duke u munduar që të gjente mundësinë e vrasjes së Mbretit të Greqisë, nëpërmjet ndonjë shqiptari. Në atë kohë, Çiano nuk shkoi më shumë me përgatitjen e planit për vrasjen e Mbretit të Greqisë, pasi Musolini ishte i prekupuar prej shpalljes së luftës Aleatëve, si dhe dyzimeve të tija se kë shtet do të sulmonte më përpara. Për sa i përket Ballkanit, Duçja mendonte ta fillonte sulmin ndaj Jugosllavisë, por Çiano ishte i vendosur që të arrinte synimin e tij duke sulmuar Greqinë. Ai u entuziazmua pa masë, ku i ra në dorë një mesazh grek që e kishin kapur italianët, ku njeriu i fortë i Greqisë gjenerali Metaksa, bënte fjalë për një sjellje brutale dhe harbute të Çianos.


    Ja pse shqiptarët nuk i ndihmuan italianët

    Ata në Shqipëri konsideroheshin si pushtues dhe ndjenja e irredentizmit në vend, nuk ishte aq shumë e përhapur ashtu siç ja paraqiste Konti Çiano, Benito Musolinit

    Për tu siguruar se Duçja nuk do ta harronte Greqinë, Çiano sajoi nëpërmes Jakomonit një numër incidentesh kufitare, të cilat dëshmonin se si propagan da italiane ashtu dhe diplomacia e saj, ishin jashtzakonisht të ngathëta dhe krejt të paafta, si dhe vërtetësinë e fjalëve të ashpëra të gjeneralit Metaksa, në drejtim të Çianos.


    Sajimi i incidenteve kufitare

    Çiano vendosi që të përqëndronte krejt vëmëndjen në një incident që ndodhi në muajin qershor, kur disa persona të panjohur (besohet se ishin të policisë greke) vranë dhe i prenë kokën Daut Hoxhës, që ishte udhëheqësi i shqiptarëve të Greqisë së Veriut. Askohe sipas agjensisë së lajmeve "Stefan", lajm i cili u përsërit edhe nga zyra gjermane e shtypit, Daut Hoxha paraqitej si një luftëtar i cili luftonte për lirinë e popullit shqiptar dhe si patriot i madh u vra nga agjentët grekë të cilët më pas i prenë edhe kokën dhe e shëtitën në të gjitha fshatrat e Çamërisë për të friksuar popullsinë vendase. Ndërsa ky lajm u komentua në këtë mënyrë, agjensia greke e lajmeve e hodhi poshtë atë, duke thënë se Daut Hoxha ishte një kriminël i njohur, që autoritetet greke kishin njëzet vjet që e kërkonin për vrasje e vjedhje. Gjithashtu propaganda greke bënte të ditur se shqiptarët e paktë që jetonin në Çamëri, jo vetëm që nuk shkaktonin trazira, por se ishin shumë të kënaqur me qeverisjen atërore dhe zemërgjerë të regjimit në grek. Për të qetësuar italianët, autoritetet greke arrestuan dy shqiptarë të cilët i akuzuan si vrasësit e Daut Hoxhës dhe pritën një kërkesë për ekstradim nga ana e Italisë. Për ta nxitur Musolinin dhe për të tërhequr vëmëndjen e tij kundra Greqisë, Konti Çiano më 10 gusht 1940-të, i paraqiti atij versionin italian të vrasjes së Daut Hoxhës. Pas kësaj, tepër i pezmatuar, Musolini bëri thirrje për një veprim force ndaj Greqisë, pasi që nga viti 1923 me incidentin e Kanalit të Korfuzit, ai kishte disa hesape të vjetra të pambyllura me Greqinë, për të cilat grekët i gënjente mendja se i kishte harruar.


    Propaganda antigreke

    Të nesërmen më 11 gusht 1940-të, Duçja kërkoi hollësi të mëtejshme rreth Çamërisë dhe dha urdhër që agjensia "Stefan", të niste transmetimet agjitative për këtë çështje. Brenda ditës shtypi italo-shqiptar, botoi artikuj të pafund e me shkronja të mëdha, që kritikonin shtypjen greke mbi popullin e Çamërisë. Kjo gjë ishte më se e vërtetë, sepse grekët i kishin keqtrajtuar shqiptarët e Greqisë së Veriut. Gjithashtu Musolini urdhëroi Jakomonin dhe Viskontin Prascan të raportonin në Romë, ku do të diskutohej vendosmëria e tij e re për të ndërrmarë një sulm të befasishëm kundra Greqisë. Më 12 gusht, Musolini i deklaroi Çianos, Jakomonit dhe Prascas se sikur Korfuzi dhe Çamëria të mos i dorzoheshin Italisë pa luftime, "Italia do të kapërcente pragun". Sipas Çianos, Jakomoni dhe Konti Prasca i thanë atij se ai veprim ishte shumë i lehtë. Lufta u afrua dhe një hap më shumë, kur një nëndetëse italiane fundosi kryqëzorin grek "Helli" në ujrat greke në datën 15 gusht. Pas këtyre ngjarjeve, Berlini u alarmua dhe i kërkoi Romës që të ruhej statukuoja në Ballkan. Musolini bëri sikur e pranoi atë gjë, por nga ana tjetër i vazhdoi përgatitjet për luftë ndaj Greqisë. Viskonti Prasca nxitoi dhe dërgoi njësi ushtarake italiane në kufirin grek, ndërsa Jakomoni intesifikoi veprimet e tija për përgatitjen e guerriljeve shqiptare për përhapjen e terrorrit dhe krijimin e trazirave në prapavijat greke.
    Po në atë kohë, Jakomoni i dërgonte mesazhe të njëpasnjëshme Çianos, ku i vinte në dukje kushtet e mjerueshme dhe të rënda të cilave u nënshtroheshin shqiptarët e Çamërisë. Krahas kësaj, ai u jepte udhëzime shtypit dhe radios shqiptare që të vazhdonte të ngrinte figurën e Daut Hoxhës, që ishte vrarë në Greqi. Në kulmin e entuziazmin e tij rreth projektit të pushtimit, Jakomoni arriti deri aty sa të sugjeronte se operacioni në fjalë duhet të fillonte me një sulm sa për sy e faqe të guerriljeve shqiptare, mbi një postkomandë kufitare italiane, gjë e cila do të shërbente si pretekst për fillimin e sulmit mbi Greqinë. Edhe pse kundërshtimet e gjermanëve e patën bindur përkohësisht Musolinin që të hiqte dorë nga planet për pushtimin e Greqisë, aksioni gjerman në Rumani e nxiti atë të hidhej menjëherë në veprim. Kur më 12 tetor trupat gjermane hynë në Rumani, Musolini u bë si i tërbuar dhe i deklaroi Çianos:" Hitleri më vë gjithmonë përball faktit të kryer. Kësaj rradhe kam vendosur me të njëjtën monedhë. Ka për ta marrë vesh nëpërmjet gazetave se unë kam pushtuar Greqinë".
    Ndonëse ende kishte njëfarë rezistence për mosfillimin e sulmit ndaj Greqisë, veçanërisht prej Badoglios, Musolini e hodhi poshtë atë me vendosmëri, duke shpallur:" Unë do të jap menjëherë dorheqjen si italian, në rast se dikush nxjerr kundërshtime ndaj sulmit tonë kundër Greqisë". Edhe Çiano ishte i bindur se ai operacion do të ishte i lehtë. Ndërkohë lajmet nga Shqipëria ishin të gjitha pozitive, Jakomoni njoftonte se shqiptarët e Çamërisë i përkrahnin italianët dhe po përgatiteshin për ti ndihmuar ata. Gjithashtu ai njoftonte se rinia shqiptare, e cila kishte qenë gjithmonë e përmbajtur, po shfaqte shenja të hapura miratimi ndaj pushtimit të Greqisë dhe se të gjithë patriotët dhe trupat shqiptare, po digjeshin nga dëshira për të çliruar Epirin (Greqinë e Veriut) njëherë e përgjithmonë. Jakomoni shkonte deri aty sa thoshte se mezi po i përmbante shqiptarët për të kaluar kufirin. Musolini i bindur e duke i kujtuar për të vërteta këto marrëzira që i servirnin vartësit e tij, pati frikë se mos pjesmarrja e gjërë ushtarake e shqiptarëve në luftime, mund tu krijonte atyre përshtypjen se fitorja e pashmangshme kundër grekëve, ishte rezultat i arritur prej armëve shqiptare. Në fund të raportit të tij, Jakomoni njoftonte Musolinin se shqiptarët ishin entuziastë dhe grekët me moral të ulët.


    Pushtimi italian i Greqisë

    Sipas urdhërit të Musolinit, më 28 tetor 1940, tetë divizione italiane të përbërë prej 140.000 trupash, sulmuan tokën greke në një front të gjatë prej 200 km. Në atë operacion, italianët ndërmorën një numër sulmesh ajrore mbi popullsinë civile. Forcat italiane që morën pjesë në atë operacion, ishin të përgatitura me nxitim dhe të paisura keq, e të stërvitura dhe drejtuara nga oficerë jo kopetentë. Megjithkëtë në veprimet luftarake ata arrritën që të depërtonin rreth 15 km. në territorin grek. Por në qendër të sulmit, përpërimi i forcave që drejtoheshin nga Konti Prascas, u frenua shumë shpejt, gjë e cila e detyroi Kontin Çiano që të vinte me avion në Tiranë për tju dhënë zemër gjeneralëve italianë. Frika e tij u fashit disi përkohësisht, si pasojë e optimizmit të vazhdueshëm të Kontit Prascas, i cili i raportonte se pavarsisht prej vështirsive, trupat e tij po qëndronin mire, madje dhe batalionet e milicisë me ushtarë shqiptarë, kishin një moral të lartë. Ndër të tjera raportohej se një ushtar shqiptar i plagosur, me një italishte çalë-çalë kishte thënë:" Ne vdesim të gjithë, që Duçja të kalojë mbi trupat tanë". Në këtë vazhdë keqinformimi, kontribuoi dhe shtypi italian, që njoftonte se grekët po i uronin mirseardhjen ushtarëve italianë. Në të vërtetë, gjendja luftarake e trupave italiane u keqësua shumë shejt. Më 6 nëntor, Çiano pranoi se inisiativa kishte kaluar në kampin e grekëve. Grekët kishin kundërsulmuar në frontin e Maqedonisë perendimore, duke ju shkaktuar një disfatë pjesës më të mirë të trupave italo-shqiptare, e konkretisht batalionit prej njëmijë vetësh "Tomorri".


    Grekët marrin Jugun e Shqipërisë

    Më 14 shtator 1940-të, gjenerali Aleksandër Papagos, shef i shtatmadhorisë së ushtrisë greke, nisi kundërofensivën me një numër forcash disi më të mëdha se ato italiane. Trupat e tija të paisura dhe të furnizuara më së miri, jo vetëm që i detyruan italianët që të tëriqeshin nga territori grek, por shumë shpejt ata vunë nën kontroll, një pjesë të mirë të territorit shqiptar. Kështu Korça, qyteti i tretë i Shqipërisë për nga madhësia ra në duart e grekëve më 22 nëntor, gjë e cila përbënte një goditje të fortë për prestigjin italian. Pas kësaj disfatat e italianëve ndoqën njera tjetrën. Në dhjetor italianët morën dhe Gjirokastrën, Sarandën, Pogradecin si dhe disa territore të tjera që përbënin 25 % të gjithë territorit shqiptar. Me qëllim që të kthente moralin e humbur të ushtarëve italianë, në janarin e 1941-it, Musolini dha urdhër që të gjithë ata që ishin nën 45 vjeç, të shkonin në front në Shqipëri. Ky urdhër ishte për të gjithë pa përjashtim dhe elita fashiste e hutuar nga ky urdhër u dërgua që të luftonte në malet me baltë dhe me borë të Shqipërisë. Kështu gati një e treta e ushtrisë italiane e përbërë prej 300.000 trupash, nisi një kundërofenisvë të përgjithshme.
    Megjithë atë epërsi, ajo ofensivë nuk solli ndonjë rezultat të ndjeshëm. Që nga ai moment, morali i trupave italiane u dëmtua në mënyrë të pandreqëshme dhe Musolini i ktheu sytë nga Gjermania. Humjet i italianëve në atë kohë ishin mjaft të mëdha, e shënonin mbi 14.000 të vrarë, 50.000 të plagosur, 25.000 të humbur dhe mbi 12.000 vetë të tjerë të gjymtuar prej acarit të dimrit. Faji për këtë disfatë u hodh tek të gjithë, e Zenone Benini dhe Musolini në bisedat me Hitlerin, u a hodhën fajin shqiptarëve. Në të vërtetë, pavarsisht prej shpresave të mëdha dhe të pabaza që ushqente Çiano, Jakomoni dhe Viskonti Prasca, shqiptarët shfaqën një mungesë të theksuar entuziazmi, qoftë për italianët dhe qoftë për grekët.


    Dezertimi i shqiptarëve

    Forcat e armatosura shqiptare në rradhët e ushtrisë italiane, luajtën një rol fare të vogël në mbështetje të italianëve. Musolini pretendonte se divizionet italiane që pushtuan Greqinë fillimisht, kishin në përbërje të tyre nga dy batalione shqiptare. Kjo gjë ishte tepër e ekzagjeruar dhe nuk ishte aspak e vërtetë, sepse vetëm dy batalionet shqiptare "Taraboshi" dhe "Tomorri" morën pjesë në operacionet ushtarake që u zhvilluan kundër grekëve në rajonin e Korçës. Të përballuar me realitetin e ashpër të një fushate ushtarake malore, ndaj një armiku të vendosur, njësitë shqiptare ose dezertonin ose largoheshin nga fusha e betejës grupe grupe. Ata që mbetën, luftuan aq keq, saqë komanda italiane u detyrua dhe dha urdhër që ata të tërhiqeshin nga fronti dhe i mbylli në një kamp përqëndrimi diku në Shqipërinë e Mesme. Asokohe thuhej se nëqoftëse italianët do të kishin përdorur trupat shqiptare në krahinën shqiptare të Çamërisë dhe jo në zonat ortodokse të Korçës, milicia shqiptare do të kishte treguar ndoshta më shumë vendosmëri dhe entuziazëm. Bashkpunimi i rastësishëm i shqiptarëve me italianët, ishte mjaft i kufizuar. Megjithë shumat e mëdha që Jakomoni shpenzoi për qëllimet "politike", rezultati përfundimtar ishte mjaft negativ. Agjentët shqiptarë, duke u përpjekur që t` u jepnin italianëve ato lajme që ata i kishin qejf, në mes të tjerash i bindën, se shqiptarët që ishin në Greqi, do të ngriheshin, madje pati dhe nga ata informatorë që thonin se edhe vetë grekët do të ngriheshin në përkrahje të italianëve.
    Pasi grekët arritën që të pushtonin disa pjesë të Shqipërisë, agjentët shqiptarë që paguheshin e punonin për llogari të italianëve, duhej të punonin për të marrë informata përtej trupave italiane, në afërsi të trupave greke. Asokohe nga ana e agjentëve shqiptarë pati disa sabotime të cilat konsistonin në ndërprerjen e linjave telefonike dhe shërbimit telegrafik ushtarak. Por ato aksione të kufizuara të shqiptarëve ishin pa ndonjë pasojë të madhe, e nuk luajtën asnjë lloj roli në fushën e luftës. Sipas italianëve, të gjithë agjentët dhe sabotatorët shqiptarë, thuhej se kishin vetëm motivin e parasë. Ajo gjë ilustrohet nga ana e tyre, me faktin se ata nuk arritën kurrë të lokalizonin vendndodhjen e shtatmadhorisë greke, që italianët shpresonin ta bombardonin. Ndonëse kjo gjë është hedhur poshtë nga historiografia socialiste shqiptare, në të vërtetë shqiptarët në atë luftë i ndihmuan fare pak grekët. Sipas disa dokumentave që ndodhen në arkivat e Berlinit, bëhet e ditur se shqiptarët më shumë në atë luftë ndihmuan grekët se sa italianët dhe pakica greke në Jug të vendit e priti mjaft mirë mbrritjen e trupave greke aty. Arsyeja që shqiptarët nuk pranuan të ndimonin italianët, ishte e qartë. Italianët në Shqipëri konsideroheshin si pushtues dhe ndjenja e irredentizmit në vend, nuk ishte aq shumë e përhapur sa kishte shpresuar Konti Çiano.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 21-02-2005 më 01:01

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Amerikanët nderojnë kujtimin e gjeneralit francez Lafaiet, që luftoi përkrah kolonëve amerikanë për çlirimin e tyre. Grekërit nderojnë kujtimin e Bajronit, poetit të madh anglez, që mori pjesë në kryengritjen greke për çlirimin e Greqisë, ashtu si shumë shqiptarë që janë heronjtë kryesor të pavarësisë së Greqisë.

    Greket nderojne Shqiptaret ?
    Nje citim te shkurter nga Atlasi i Ilustruar 2 volumesh i ministrise se kultures te athines per luften e 1821. Marko Botsaris shkruhet, ka tentuar qe te lidhi Shqiptaret e Greket bashke, por pa sukses pasi mercenaret Shqiptare luftonin per Turqine, gje qe e bene kryengritjen Greke edhe me te veshtire" (heroike me nje llaf).

    Interesante eshte se ne figurat e kryengritesve Grek, jane te gjithe me fustanella e me floke te prera, qe eshte nje zakon arvanitas, dhe po atje ku shkruhet shqiptar verehet e njejta uniforme, e njejta menyre te krehuri etj etj. Miranda Vickers, qe duket se po e sheh dhe ajo lojen e piset, sic e pa dhe Edith Durhami nje here e nje kohe, ka vene nje figure shume te famshme "greke" tek libri per Camet, eshte e njetja figure qe ndodhet dhe tek libri i Aristidh Koles mbi Arvanitasit.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2005
    Postime
    1

    Post lufta italo greke

    nuk duhet te ngaterohet lufta italo greke me shqiperine, jam nga korça, greku ka qene dhe vazhdon te jete i poshter me politiken e tija kerkon qe vendi i jone te jete koloni e saj; Shqiptaret e jugut nuk munt ti harojne masakrat e andareve grek ne panarit ku theren nje dhe dogjen ne staven e drunjte 5oo Bura po keshtu ne ormove e gjetke. eksiston goje dhena qe kur greku te jep dhuraten shiko mos te ka mare gishttin

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Qe te kuptojme me mire kete teme duhet te shikojme kohen kur u krijuan shtetet e rinj nge ballkan qe nga greqia, serbia e deri te shqiperia.

    E para dhe kryesore ASNJE POPULL NE BALLKAN NUK E DOMINON DOT TJETRIN se ne shume aspekte jane aty aty.
    Qe nga krijimi i shteteve FAKTORI E MBESHTETJA NDERKOMBETARE qe kryesore.
    Greqia ,mali i zi , serbia e bullgaria e fituan pavaresin me shume nga presioni e fitoret qe rrusia korri ndaj turqise.
    Duhet te kthehemi pak te LIDHJA E PRIZERENI ne ate kohe kur filloi grabitja e tokave shqiptare.

    Shteti grek i krijuar nuk e ndali presionin per te marre krahinat e Artes, Janines e Konices qe banoheshin me shumice shqiptare dhe bota i njihte si te tilla kujtojme kohen jo te larget te Madhit Ali Pasha qe krijoi nje shtet aty.

    E si pasoj me marreveshje i morri.
    Si ndryshoi EKULIBRI NDERKOMBETAR ndryshuan dhe territoret e ndrejtuara nga shqiptaret negativisht per ne.

    Ne Qofte Se me vone do kishim nje tjeter EKULIBER do kishim te tjera kufinj sote se KUFITE NUK U CAKTUAN NGA KRITERI I SHUMICES SE POPULLSISE POR NGA EKULIBRAT E INTERESAT E FUQIVE TE KOHES.

    Kjo solli dhe dy luftra boterore ne EUROPE.

    Si shembull ekstrem HUNGARIA HUMBI 3/4 e territorit e serbia zmadhoi ato 4 fish.

    Italia u perpoq qe ti binte shqiptaret me ri fitoren e territoreve te humbura .Shqiperia rimorri Kosoven e Maqedonine perendimore dhe provokacionet greke ne kufirin jugor,keqtrajtimi i minoritetit shqiptar ne greqi e gjenocidet e debimet plus greqia akoma nuk kishte njohur kufirin jugor te shqiperise gje qe e njohu shume vone me mendrje per te perfituar akoma megjithese kishte perfituar ajo si shtet gjithe ato toka shqiptare.
    Plus ne kufirin shqiptaro grek vazhdonin te vriteshin njerez e ushtarak shqiptar nga ushtria greke.
    Ju kujtojme se greqia si shtet kur u krijua 1\3 e popullsise fliste greqisht e jo vetem kjo po me vonte dyfishoi territoret me zona te banuara me shumica shqiptare dhe turke e sllave ne Maqedoni.
    Kjo shperblim i madh i shtoi orekset greke qe kaluan ne ekstreme.
    Italia i perdori keto argumente per ti mobilizuar shqiptaret ne anen e saj.

    Vazhdoj pak me poshte ne je shkrim te ri.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Italia deshtoi qe ti binte shqiptaret qe te luftonin me te, kunder greqise.

    Kjo nuk ka diskutim eshte nje fakt i faktuar nga italianet e bile dhe nga grekerit.

    Ideja per te rimare CAMERINE dhe TOKAT SHQIPTARE vjedhura nga greqia nuk qe e keqe po pse valle Italia nuk i berri dote Shqiptaret per vete.

    Sot dikush do thote po qe se greket do kene nje raste te tille nuk do te na falin ne sic bene kur vodhen gjithe ato toka shqiptare, dhe nuk e ka keq.

    Nacionalistet shqiptare qe pas rroberise turke e anarkise ishin shume te kenaqur qe per here te pare krijuan nje SHTET SHQIPTAR dhe pushtimi i Italise dhe shkaterrimi i ketij shteti shqiptar, goditi ata shume rrende e qe e veshtire qe pas nje viti kur Italia filloi luftem me greqine ti bente per vete.
    U shkaterrua nje strukture e ngritur me aq mund nga atdhetaret e gjthe shqiptaret.
    Plus kjo qe nje lufte e njeanshem e nje shteti e jo nje konsesur nderkombetar qe reflektonte nje ekuliber forcash.

    Italia qe me propaganden fashiste reklamonte rikrijimin e Perandorise Romake qe ne te vertet e pa pergatitur per kete gje.
    Ushtria italian psh akoma luftonte me armet e 1892 e nuk kishte modernizim qe kishte gjermania.
    Tankset Italian qesharak.
    Plus lufta ne greqine e veriut qe nje strategji ushtarake skandaloze dhe kjo solli humbien.
    Kush e di gjeografine e greqise e di mire se veriu ka shume male e eshte i veshtire per cdo ushtri.
    Ushtria greke nuk kishte ate mekanizim qe kishte Italia po ne kushtet e luftes ne male te epirit te dyja palet qene njesoj.
    E pasi italia te pushtonte gjithe malet me dhi te veriut te greqise [nje pengese natyrale] qe qe puna me e veshtire[e prape skishte pushtuar asgje e nuk paralizonte dot shtetin grek] do dilte ne fushe, ne greqi ,strategji idiote.
    Ushtrite normalisht kapin qendrat kryesore dhe godasin vendet ne pikat me te dobeta qe paralizojne gjithe vendin.
    Italia gjene me te mire qe kishte ne ate kohe qe flota detare e cila qe me te vertete shume e forte ne mesdhe, e sikur ajo te kishte ngarkuar ushtrine e te dilte direkt poshte ne qytetet greke, greqia do mirrej per nje dite.
    Italia e morri Korfuzin me tre anije e gjithe ishujt pa problem.
    Plus greqia u ndihmua shume nga ushtrite aleate e pothuajse gjithe aviacioni grek ne lufte qene pilotat e avicioni anglez , anglia e shume vende kishin trupa ne greqi.
    Humbia e Italise ndaj nje vendi si greqia e me nje ushtri si ajo greke qe skandaloze.
    Si me Shqiperine kur Italia donte te dukej ne bote e konkuronte me gjermanine pushtoi shtetin e sapokrijuar shqiptar dhe e paraqiti si fitore te madhe te fashizmit italian.Qesharake.
    Ashtu vajti dhe ne lufte me greqine dhe ne kete kohe ne ndryshim me Shqiperine kur fuqite e huaja mbyllen syte e bile Jugoslavia fqinje kercenoi Mbretin Zog se po beri rezistenc ne veri ndaj Italise ajo do sulmonte nga veriu Shqiperine[greqia po keshtu] duke i mbyllur Zogut cdo ruge per rezistence.

    Sikur si me greqine, Shqiperia do kishte sic kishte greqia aviacionin anglez qe luftoi per ta ne ajer dhe ndihmen perendimore Italia nuk do kishte zbarkuar dote as ne Shqiperi.

    Italianet pavaresisht nuk mund ti krahasosh me fqinjet tane gjakatar grek e serb,prare ne periudha te ndryshme kane pasur nje fare prepotence ndaj Shtetit Shqiptar e tendence aneksimi, kurre keto koka te deshtuara fashiste duhet te kishin kuptuar qe nje shtet i madh e i forte shqiptar e i drejtuar nga shqiptaret do qe ne interes te italise, se ky shtet do ta kishte aleate natyrale Italine e do qe me kosto shume te ulet per Italine.
    Zogu para pushtimit Italian me zgjuarsine e tij fenomenale i shkruajti Duces se ca kuptimi e ce donin ata ta pushtonin Shqiperine kur ata ne nje fare menyre i kishin gjithe perfitimet ekonomike e dy vendet ishin te hapura plotesish ndaj njera tjetres e Italia me nje nderhyrje ushtarake shume te kushtushme vetem do ti riskonte keto sic e vertetoi dhe historia.
    Italia nuk kishte nevoje per shqiperine te sulmonte e pushtonte greqine ajo e pushtonte ate direkt po te donte , duke shfrytezuar dhe nderhyrjen aleate ne greqi.
    Bile kete e kane thene analist italian, pas luftes qe ne vend te shqiperise te sulmonin direkt greqine.
    Shqiperia do qe nje vend asnjanes qe ne nje fare menyre nuk i sillte asaj asnje kercenim.
    Po diktatura fashiste, e mendiet si te Duces me menyren e tyre sollen ate humbie poshteruse ne lufte.

    Greket te cilet perfituan dhe nga gabimet Itliane e ndihme aleate ne njerez, furnizime lufte,e me aviacionin anglez, sollen nje ndryshim ne terren kur Italia u thye dhe u terhoq.

    Greket nga ana e tyre kur u futen ne Shqiperi e quajten ate se po clironin vorio- epirin dhe n.q.s lufta do ndalej ne ato kufinj ata do ta kishin anekuar jugun e Shqiperise.
    KJO NUK DUHET HARRUAR NGA NE , dhe te vraret nga ushtria greke ne shqiperi dhe flamujt grek te vorio-epirit ne qytetet e jugut te Shqiperise gje qe e kthyen luften e rezistences greke ne nje lufte pushtuse per iderat greke te vorio-epirit.

    Ushtria greke NUK KISHTE PSE DHE NUK DUHEJ te kalonte kufijt e saj shteteror e shkelte TOKEN E SHTETIT SHQIPTAR.
    Ata e bene kete duke deklaruar hapur per pretendimet e tyre per jugun e Shqiperise, vorio-epirit sipas tyre.
    Pra qe ne lufte pushtuse qe nga ai moment duke shpalosur flamujt grek ne administratat e qyteteve e deklaruar aneksimin e vorio-epirit gje qe nuk e bene ushtrite aleate ne asnje vend te europes kur luftuan fashizmin gje qe e ben kete lufte qe nga ai moment nje LUFTE A AGRESION PUSHTUS.

    Kuptohet lufta po te vazhdonte Italiane do ta shtynin ushtrine greke pas, se ishin me te fuqishim ne te gjitha aspektet.
    Gjermane thyen keqaz ushtrine greke dhe aleatet e tyre me makinerine ushtarake gjermane qe ne ndryshim nga ajo Italiane qe qe primitive qe nje makine ushtarake qe nuk e ndalte dote kush.
    Ushtira greke qe nuk kishte buke te hante u kantandis ne ca rrjepacak qe u luteshin shqiptareve per pak buke qe te mos vdisnin.
    Italia administroi veriun e greqise dhe ne Igumenice krijo rajonin e Thesalise e me qender ne Igumenice administruar nga shqiptaret te cilet perbenin 90% te atij rrajoni.Plus Italia i kerkoi gjermanise qe veriu i greqise te kalonte nen administrimin e saj dhe te Shqiperise gje qe nuk u harit deri ne momentin qe Italia e madhe e Duces kapitulloi ne 1943 dy vjet me vone.

    Greqia perfitoi per momentin ne fund te luftes duke debuar gjith shqiptaret e veriut te greqise u morri tokat , ate qe ne e quajm GJENOCIDI NDAJ POPULLSISE CAME.
    Dhe sot popullata Came kerkon tokat e tyre dhe njohjen e GJENOCIDIT CAM nga gjithe bota.
    Lufta italo-greke nuk qe ajo qe e shkaktoi kete gjenocid po qeveria greke qe nga krijimi i saj, ne nje vend ku vetem 1/3 e popullsise fliste greqisht, e kishte si politike te tij mosnjohjen e minoriteteve ,asimilimin e tyre apo zbuarjen e grabitjen e pronave te tyre qe te ndryshonte ate qe ne krijimin e shtetit grek vetem nje pakice e deklaronin veten si grek dhe keta me shume nga feja jo nga prejardhja e tyre etnike.
    Veriu i greqise nga epiri nga ana e shqiperise pas aneksimit pas luftes se pare boterore nga shteti grek kishte shumice apsolute shqiptare e kishte nje minoritet vllah [arumum] dhe grek.
    Kurse ana tjeter veriore Maqedoni kishte mazhorance 90% me sllav dhe turq dhe kishte pak popullsi qe fliste greqisht.
    Per keto arsye shteti grek ka ndjekur ate politike ekstreme kundra minoriteteve[ e sot deklaron se nuk ka minoritete ne greqi]-- se qe nje shtet qe ata qe deklaroheshin grek ishin nje pakice.


    Historia me te gjitha anet e saj na meson shume.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 20-02-2005 më 20:14

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •