Projekti i shkrimtarit dhe diplomatit serb Ivo Andriq !
Dalja e ushtrisė serbe nė Adriatik
Sipas pjesės sė fshehtė suplementare tė Traktatit tė Aleancės midis Bullgarisė e Serbisė tė 29 shkurtit tė vitit 1912, Serbisė iu njoh e drejta e marrjes sė territorit turk tė deriatėhershėm nė veri dhe nė perėndim tė malit tė Sharrit. Nė lidhje me kėtė dispozitė, e duke u pėrpjekur qė shtetit tė vet ti sigurojnė daljen nė det, trupat serbe, mė 15 nėntor tė vitit 1912, hynė nė Lezhė dhe, shkallė-shkallė, e pushtuan tėrė Shqipėrinė e Veriut deri nė Tiranė e Durrės. Nė Tajmsin e Londrės, mė 25 nėntor, u botua deklarata e Pashiqit se Serbia e kėrkon Durrėsin me hinterlandin mė tė madh.
Formimi i Shqipėrisė autonome
Mirėpo, Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr, mė 20 dhjetor tė vitit 1912, mori vendim pėr formimin e Shqipėrisė autonome, duke i dhėnė Serbisė vetėm tė drejtėn e daljes tregtare nė detin Adriatik. Po kjo konferencė, mė 20 mars tė vitit 1913, vendosi qė Shkodra ti jepet Shqipėrisė. Mali i Zi nuk e pranoi vendimin e fuqive tė mėdha: Serbia e pėrkrahu qėdrimin e Malit tė Zi dhe i dėrgoi trupat e veta pėr ta forcuar rrethimin e Shkodrės. Fuqitė e mėdha (mė 21 mars) vendosėn tė bėjnė demonstrimin detar, nga i cili u rezervua vetėm Rusia. Kryqėzoret austro-hungareze, angleze, franceze, gjermane e italiane, tė tubuara afėr Barit, i detyruan trupat serbe qė tė tėrhiqen nga pozitat rreth Shkodrės.
Bllokada e bregdetit tė Malit tė Zi
Mė 10 prill fuqitė e mėdha shpallėn bllokadėn e bregdetit tė Malit tė Zi, por qeveria malazeze e vazhdoi rrethimin e Shkodrės, e cila kapitulloi mė 20 prill. Mbreti Nikolla, megjithatė, u detyrua tė lėshojė pe dhe, mė 4 maj, me njė telegram qė ia dėrgoi ser Eduard Greit, fatin e Shkodrės e la nė duart e fuqive tė mėdha. Okupimi ndėrkombėtar i Shkodrės zgjati prej 5 majit 1913 deri nė fillim tė Luftės Botėrore.
II NDARJA E SFERAVE TĖ INTERESIT NĖ SHQIPĖRI MIDIS SERBISĖ E GREQISĖ
Megjithėse nėn presionin e fuqive tė mėdha, nė radhė tė parė tė Austrisė, u detyrua tė tėrhiqej nga Adriatiku dhe nga Shqipėria Veriore, Serbia nuk e humbte shpresėn.
Nė deklaratėn qė ishte shtojcė e fshehtė e Traktatit tė aleancės midis Greqisė dhe Serbisė, mė 19 maj tė vitit 1913, u ndanė sferat e interesit midis Greqisė e Serbisė nė Shqipėrinė autonome sapo tė formuar. Territori qė gjendet nė veri tė grykės sė lumit Seman nė det, pastaj buzė kėtij lumi deri nė grykėn e Devollit, mandej buzė Devollit deri nė malin e Kamjes - hynte nė sferėn serbe tė ndikimit. Pjesa jugore e Shqipėrisė, prej kėsaj vije, hynte nė sferėn greke tė ndikimit. Nė rast trazirash nė Shqipėri, dy shtetet duhej tė merreshin vesh pėr qėndrimin qė do tė merrnin.
Kėto janė kėrkesat maksimale qė i kemi paraqitur nė njė dokument me shkrim ndaj Shqipėrisė.
III PAKTI I LONDRĖS DHE SHQIPĖRIA
Pakti i Londrės, lidhur mė 16 prill tė vitit 1915 midis Francės, Britanisė sė Madhe, Rusisė dhe Italisė, kishte kėto dispozita lidhur me Shqipėrinė:
Nė vėrejtjen e nenit 5 thuhej: Katėr fuqitė aleate do tu ndajnė tokat e Adriatikut tė pėrmendura mė poshtė Kroacisė, Serbisė e Malit tė Zi (.....). Nė Adriatikun e poshtėm (nė viset qė e interesojnė Serbinė e Malin e Zi) tėrė bregdetin prej kepit tė Plamkės deri nė lumin Dri me portet e rėndėsishme Splitin, Dubrovnikun, Kotorrin, Tivarin, Ulqinin e Shėngjinin... Porti i Durrėsit do ti dorėzohet shtetit tė pavarur mysliman Shqipėrisė.
Nė nenin 6 thuhej: Italia do ti marrė nė pronėsi tė plotė Vlorėn, ishullin Sazan dhe, pėrveē kėtyre, njė territor mjaft tė gjerė pėr mbrojtjen e tyre, do tė thotė pjesėn midis lumit Vjosa nė veri e nė lindje dhe nė jug deri nė Himarė.
Nė nenin 7 thuhet: Nė qoftė se formohet njė shtet i vogėl autonom dhe neutral i Shqipėrisė, Italia nuk do ta kundėrshtojė dėshirėn e Francės, tė Britanisė sė Madhe e tė Rusisė, qė viset veriore dhe jugore tė Shqipėrisė tė ndahen midis Malit tė Zi, Serbisė dhe Greqisė.
Italia do ta fitojė tė drejtėn qė ti udhėheqė punėt e jashtme tė Shqipėrisė.
Qė nė vitin 1915, fuqitė e mėdha, pra,e pranuan parimin e ndarjes sė Shqipėrisė dhe pranuan se nė Shqipėri kanė interesat e veta Italia, Serbia dhe Greqia. Ndėrsa dy shteteve ballkanike u jepej e drejta e korrigjimit tė kufijve, Italisė i jepej Vlora dhe protektorati mbi Shqipėrinė e cunguar
Ballkani i modifikuar i vitit 1914
Ruaj Lidhjet