Toro mesa di une nga te burgosurit ne Guantanamo nuk eshte kapur asnjeri ne toke amerikane, te gjithe i ka mbledhur CIA nga cdo ane e botes pa leter akuze (shenim : viti 1789 nje nga kerkesat kryesore te revolucionareve francez kundrejt Ludvikut te 16 ishte qe te ndalojne arrestimet pa leter akuze).
Veshtruesja, pergjigja jote i'a vlen me te vertet te lexohet. Saper lidhjet e Iranit me terrorizmin ekzistojne shume fakte, por ne rastin e Sirise jane me shume shpifje (biles me Al-Qaeden Siria, po as Irani, nuk ka asnje far lidhje per shkaqe qe sqaroj ketu -postimi n. 54). Sa veta ne forum dine se Siria eshte i vetmi shtet arab qe ka me shume se nje parti ? Sado probleme qe ka demokracia siriane sigurisht qe ekzistojne sisteme te tjera ne kete planet shume here me te egerta dhe problematike, te cilat bashkpunojne ose kane ardhur ne fuqi me ndihmen e SHBAs (po te lexoni me teper nuk do keni dyshime). Sa budalla mund te jet nje shtet, qe ka hyre ne shenjester te superfuqise, dhe te shkoj te hedhi bombe ne Liban? Nese ekziston nje shtet kaq budalla ju siguroj se nuk eshte ky shtet Siria, te pakten ne kete periudhe kaq te veshtire per Damaskun! Qe te kuptoni sadopak veprimtarine e tjetrit duhet te vendoseni pak ne postin e tij. Per shembull, si do ju dukej juve sikur nje dite te bukur u zgjonit ne mengjes dhe duke pare tv mesoni se Greku ka ndertuar nje stacion berthamor ne Janine dhe ka drejtuar disa raketa nga Tirana ? Si do ju dukej juve sikur mbas Greqise te dali edhe Serbia dhe te drejtoj disa arme berthamore nga Tirana ? Nese Kryeministri jone thoshte se do bejme edhe ne arme berthamore me kete rast, ju do kundershtonit ? Kjo pra eshte pozita e Damaskut me Teheranin. Siria rethohet nga Izraeli, qe shume here ka bere bombardime kundra Sirise, dhe Turqia (Izraeli eshte fuqi berthamore kurse Turqia do behet seshpejti, Turqia eshte kundershtari me i madh i Sirise ne Lindjen e Mesme). Kurse Irani ka siper kokes ka Rusine, me te cilen gjendet ne konkurence ketu e shume vjet, poshte kembeve Pakistanin me Indine (fuqi berthamore qe te dyja) dhe anash Turqine (qe po nderton stacion berthamor).
Mendoni dhe dicka tjeter : do u gezonit ju nese nje mengjes te bukur degjonit tek edicioni i TVSH se jane gjetur mijera shtresa nafte dhe gazi ne Shqiperi dhe se Presidenti i Republikes tha qe keto do i shesim dhe do i ndajme leket me shtetasit Shqiptare ? Sa keq do ndjeheshit nese mbas presidentit tone del ne TV Presidenti i SHBAs dhe thote , Moisiu ja futi kot se ajo nafta i perket Shellit, Diselit etj.? Ja pra, ne kete pozite gjenden banoret e ketyre vendeve dhe varferia i ben qe te enderojne me shume mbi pasurite e tyre natyrore dhe te zgjedhin edhe politikat ekstreme qe reklamojne mbrojtjen e ketyre interesave kombetare! Lufta me Iranin duket e pashmangshme jo vetem sepse nuk heq dore Irani nga terrorizmi por edhe sepse nuk heq dore SHBA nga kanali i naftes dhe gazit i Baku-Xhejkanit, qe do lidhi Europen me Azine Qendrore me energji dhe kete kanal e kane marre persiper per ndertim firmat amerikane, Irani duket se nuk bie ndakort (e drejta tij nuk eshte qe te bej c'te doje me pasurite e veta natyrore?) dhe keshtu SHBA duket e vendosur t'i'a marri lejen me zor (shenim: nese ndertohet ky kanal Durresi do behet porti me i rendeishem i Ballkanit se mendohet qe kanali te kaloj midis Turqise ne Ballkan dhe pastaj nga Durresi ne pjesen tjeter te Europes).
Erion B nuk jane Shqiptaret antiamerikane (vecantisht po t'i krahasojme me Europianet e tjere). As une nuk jam antiamerikan, sigurisht nuk mund t'i ndaloj te tjeret te lejne mendimet e tyre (megjithese keta qe akuzojne duken dhe se e marrin biseden me personalisht -pra ata e quajne SHBAn pjese te tyre, perderisa jane Amerikane edhe vet, kurse vet nuk kam treguar ndonje nervozizem kur flas per SHBAn dhe as nuk e akuzoj per gjera qe nuk ka bere). Nga andej e tutje mundohem me ato pak gjera qe kam mesuar te jap mendimin tim reth ngjarjeve biles "veglat" e mija per te analizuar marredhenjet nderkombetare i marre me shume nga specialiste amerikane te kesaj fushe. "Presoret" me te mire te Realizmit (paradigm of Realism) do i gjesh ne SHBA dhe ata qe admiroj me teper dhe do jepja cdo pasuri per nje ore mesimi me ta (sigurisht disa nuk jetojne tani) jane : Morgenthau, Walth, Waltz, Kaplan, Kugan, Halperin, Klausevic etj. etj. etj. (kurse ne Europe duket se po fitojne me shume pike shkencetaret liberalist/pluralist). Por populli i thjesht nuk degjon mendimet dhe analizat e ketyre por mjaftohet me genjeshtrat e Pouelit, Bushit, Ramsveltit etj. Edhe keta dihet qe pyesin analistet perpara por vendimet i marrin vet. Keshtu, analistet (te cilet kopjoj dhe mundohem t'iu ngjaj) jane te detyruar te thone te verteten qe konceptojne kurse politikanet jane te detyruar ta mbulojne te verteten. Keshtu kur ben SHBA gabime nuk eshte faji i analisteve por i politikaneve (shenim : e them kete se shume anetare bejne pyetjen si eshte e mundur qe te bej SHBA gabime) dhe populli fjalen e politikaneve degjon prandaj nxjerr konkluzione te gabuara (shenim : nuk perjashtohet qe mbrapa genjeshtrave te politikaneve te mos fshihet nje politike realiste e studjuar mire dhe pa gabime, shume here duhen genjshtrat qe te behet ajo qe eshte e drejte -nese mesonte publiku gjithcka atehere nuk duhen me politikanet).
Krijoni Kontakt