desha që këtë temën time ta ilustroj edhe me këtë poezi të shkruajtur sot.
LYPSARËT
1.
Sikur ëndërr e keqe është jeta
Tej çdo mase e trishtueshme,
Atë që ajo na ofron përherë
Janë vetëm ditët e mjerueshme!
2.
Trotuareve, nëpër çdo skaj
Duar të shtrira ndihmë kërkojnë,
Me lotë në sy dhe brengë në zemër
Çdo kalimtarë të rastit vështrojnë!
3.
Dhe rrallë kush kurrizin përkulë
Që të ju vej një lek në grusht,
E mbëmja vjen, fëmijët presin
Lypsari i ngratë është zënë ngusht!
4.
Dhe të tillët shtohën pa pra
Rrugët janë të mbushura plotë,
Që mallkojnë çdo ditë që vjen
Bashkë me ditën kur erdhën n'këtë botë!
5.
Askush kokën për ta nuk qan
Në gji të vetin nuk i don kush,
E zemra e lypsarve është e ngrirë
Kurse koka iu digjet prush!
Krijoni Kontakt