Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 60
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632
    Mjerishte se ato ishin te falcifikuara nga disa kanular(mashtrues) te cilet kan perdorur nje sistem gjenial ku permes dy drunjve te ven mbi grur ecnin mbi ta duke e shembur kulturen e grurit dhe pas tyre lenin vetem rrathe te qyditshem..
    Me ne fund ata jan zene dhe kan pranuar trikazhet e tyre para ca vite afer Stonhengje (angli)
    Pra ketu s'ka mistere...
    Mirepo eshte nje emision tv te cilin e kam pare ka dy muaj qe me ka habit..
    nje zhurnalist gjerman i cili kerkon gjurmet e UFO-ve ne ameriken latine ku has drejt perdrejti me ta ne direkt pra te regjistruar me video kamer...shume interesante, ethet ti shtin.
    Autori s'me kujtohet mjerisht por duhet ta kerkoj, pere mua eshte e vetmja referance pas 20 vite qe i kam nderpre keo kerkime prap jam i bindur se ka diēka ekstra toksore.

  2. #22
    Kreksi ka dhe nga ato qe jane bere nga mashtrues ose nga disa artiste qe e bejne thjesht per pasion. Kete e kam shkruar edhe me siper. Por ato qe behen nga njerezit kuptohen dhe jane komplet ndryshe nga ato qe behen nga nje fenomen i panjohur. Sa per nje shembull te vogel, kur rrathet behen nga njerezit kallinjte jane te prere ne menyre vertikale dhe me pas mbasi rriten, rriten me menyre te drejte ashtu sic eshte natyrale. Ndersa kur jane te bere (ndofta nga jashtetokesore) prerja eshte horizontale dhe vete kallinjte vazhdojne rriten horizontalisht. Plus ne shume raste ka patur gjurme radioaktiviteti dhe nga ana tjeter precizioni i figures ne simetri e ben te pamundur faktin qe ka qene dora e njeriut ajo qe e ka krijuar. Ka dhe shume faktore te tjere qe po e perseris do i konsumoj ne kryetemen qe kam hapur per ufot.

  3. #23
    Disa te dhena te tjera per Eksperimentin e Filadelfias


    EKSPERIMENTI I FILADELFIAS, 60 VJET ME MBRAPA
    nga Bill Knell

    Ja cilat jane te dhenat qe na sjell Bill Knell, nje studiues i eksperimentit te Filadelfias per me shume se 30 vjet.

    Ka shume interpretime dhe kendveshtrime per ate qe ndodhi apo nuk ndodhi ne Filadefia gjate eksperimentin qe marina kreu me njeren nga anijet e saj ne vitin 1943.
    Informacioni qe dua tju paraqes eshte nje konkluzion dhe argumentim i detajuar mbas 30 viteve kerkimore dhe studimi te mirefillte dhe shume intensiv.
    Cfare u mbiquajt si Eksperimenti i Filadelfias eshte dicka qe nuk mund te konsiderohet si dicka e lehte apo nje shaka e pakripur. Ska rendesi nese ju besoni ose jo, ka nje fakt shume te vertete ne kete mes qe, shume njerez kane vdekur ose jane vrare si rezultat i deklaratave te tyre qe kane qene te perfshire apo kane patur njohuri per eksperimentin. Dua tju sugjeroj para se gjithash qe te hapni mendjet tuaja dhe syte dhe te lironi trurin nga paragjykimet apo mosbesimi (qe sidoqofte eshte njerezor) sepse ajo qe do lexoni eshte shume me pertej realitetit qe njohim dhe pranojme..
    Vegjelia ime ne vitet 60 ishte ajo e nje djali normal dhe me prirje te vecanta si cdo femije. Jeta ime do merrte nje kthese te forte kur ne moshen 10 vjecare gjate leximit te disa materialeve per eksperimentin e Filadelfias dhe disa librave per UFO-t, hasa librin e Morris K. Jessup (i saposhkruar) Rasti i UFO-ve ne vitin 1955. Mbasi libri u publikua, nje njeri misterioz i quajtur Carlos Miguel Allende i shkruajti Jessup nje numer te konsideruar letrash duke krijuar pothuajse nje korrespondence te rregullt me te. Keto letra tregojne qarte qe kishte nje perpjekje nga Jessup drejtuar qevedrise qe te zbulonte sekretin e ufo-ve. Duke ju referuar Allendes ne te njejten kohe vepronin forca te tjera qe me cdo kush perpiqeshin te mbanin sekretin dhe ja arriten te benin ate qe bene. Sidoqofte Jessup nuk ishte dhe aq i habitur nga kontakti me Allenden sesa nga takimi me disa oficere te larte te Marines te cilet punonin per Zyren e Kerkimeve Detare. Ndonese ata i deklaruan qe takimi me te nuk ishte zyrtar dhe i autorizuar, ata dukeshin shume te shqetesuar nga nje kopje e librit te fundit te Jessup qe ju kishte ardhur nga dikush. Libri ishte i mbushur me shenime nga te pakten tre njerez te ndryshem , megjithese shumica sot mendojne se ka qene dora e Allendes ne te treja rastet. Sidoqofte referimet e bera ne liber tregonin qarte qe qeveria askidentalisht gjate eksperimentit te bere ne Filadelfia, kishte zbuluar menyren sesi UFO-t jane ne gjendje te perkulin kontiniumin Hapesire-Kohe.
    Mbas kontaktit me Marinen, Jessup ishte i bindur qe kishte hasur nje sekret te madhe dhe filloi te hetonte me ne thellesi i shtyre jo vetem nga kureshtja por edhe nga qenia e tij si nje shkenctar i rralle. Ne vitin 1959, ai ja arriti te mbidhte nje material te bollshem kerkimor ne ate qe ushtaraket amerikane dinin per UFO-t dhe qe e mbanin te fshehte nga publiku si dhe per eksperimentin e bere nga marina ne 1943. Me materialin e mbledhur ai kerkoi takim me njerin nga senatoret e Florides dhe me anetare te disa partive ne Washington, por ai nuk arriti dot kurre atje pasi u gjend i vdekur ne makinen e tij. Megjithese vdekja e tij u konsiderua si aksidentale apo vetvrasje, asnje prej dokumentave qe ai kishte me vete nuk u gjet me.
    Kam lexuar per kete fakt nga nje miku tij i ngushte Ivan T. Sanderson ne nje liber te publikuar ne vitin 1960. Sanderson nuk ishte thjesht nje autor i nje libri por nje shkenctar i mirefillte qe besonte ne ekzistencen e UFO-ve dhe pranise se alienve ne toke, bazuar ne faktet evidente. Pak perpara vdekjes, Jessup i jep mikut te tij Sanderson nje kopje te librit Rasti i UFO-ve ne vitin 1955 qe permbante komentet e bera nga Allende. Interesi im ndaj eksperimentin te bere nga Marina me aq sa kisha pervetesuar mund te quhej me shume se i permbushur por takimi me nje ish marinar i cili kryente sherbiminin ne Portin e Filadelfias gjate Luftes se Dyte Boterore me perfshiu ne nje vorbull qe do dilja vetem dhjetra vjet me vone.
    Ne vitin 1973 vizitova familjen e gruas se ardhshme te dhokut tim me te ngushte ne Florida. Aty do bisedonim sebashku per ceremonine e marteses dhe si do organizonim gjerat. Dhe do te qellonte pikersisht qe babai i saj kishte qene nje marinar n e kohen e luftes dhe kishte sherbyer ne Filadelfia. Josef (keshtu quhej) ishte nje njeri shume i edukuar dhe serioz. Gjate bisedave te ndryshme qe beme qelloi qe permenda projektin e marines qe kisha lexuar dhe lidhjen e tij me disqet fluturuese. Ne ate kohe kishte patur nje vale te madhe shikimesh te UFO-ve nga shume njerez ne Florida dhe subjekti ishte ne gojen e te gjitheve. Mbas darkes filluan te flisnim perseri per planet e marteses kur ne nje moment Josef u be shume serioz dhe filloi te me thoshte qe ne vitin 1944 ishte takuar me nje tjeter marinar qe dukej te ishte shume i shqetesuar per nje eksperiment te bere ne portin e Filadelfias dhe rezultateve qe kishin rrjedhur prej tij. Marinari thoshte qe shoku i tij me i ngushte vdiq gjate eksperimentin. Josef dhe marinari kishin shume gjera te perbashketa ne ide dhe mentalitet keshtuqe brenda nje kohe te shkurter u bene miq shume te mire. Marinari i tregoi ne konfidence qe mbas interesimit per te marre vesh per vdekjen e mikut te tij, mesoi nga nje doktor qe shoku i tij kishte mbetur i karbonizuar ose si te thuash i shkrire me suprestrukturen e anijes. Kur e gjeten ai ishte akoma gjalle po gjate perjekjeve per ta shkeputur nga trupi i anijes ai vdiq dhe trupi ju shperbe komplet nga temperatura e larte.
    E ftova Josep ti hidhte ne leter ne menyre te detajuar komplet biseden qe kishte bere me mikun e tij. Ai jo vetem qe pranoi por shkoi edhe me tej se aq. Ai u perpoq te kontaktoje mikun e tij me te cilin i kishte humbur lidhjet prej disa vitesh por pa rezultat. Rastesisht nga nje tjeter mik i perbashket, mesoi se marinari kishte vdekur por ai mundi te siguroje adresen dhe numrin e telefonit te vejushes se tij. Josep merr ne telefon vejushen e mikut te tij dhe mbasi e ngushelloi biseduan per pak caste per gjera te pergjithshme. Aty ai mesoi nga vejusha se miku i tij ndonese i terhequr nga sherbimi ushtarak ne vitin 1960, ishte perpjekur te kontaktonte marinare apo ushtarake qe kishin dijeni per eksperimentin duke dashur te mesoje me shume per vdekjen e shokut te tij. Po ashtu nga vejusha mesoi se miku i tij mbas disa kerkimesh dhe kotaktesh me te tjere cuditerisht vdes ne nje aksident me makine qe nga policia u pershkrua si nje ndjekje e qellimshme dhe aksident i provokuar. Qe nga ky moment Josef filloi te mendoheshe gjate dhe u terhoq menjehere nga kerkimet e metjeshme.
    Qe nga ky moment fillova seriozisht kerkimet e mija per Eksperimentin e Filadelfias. Ne vitin 1980 nje liber i titulluar Eksperimenti i Filadelfias - Prokjekti i Padukshmerise u botua nga Charls Berlitz dhe William Moore. Libri ishte nje version i shkurter i shume gjerave te thena per eksperimentin. Nga ana e Berlitz komentet ishin shume llogjike dhe te studiuara ndersa Moore qe te arrinte te publikonte librin nderthuri dhe disa elemente jo me shume kuptim. Nga ana tjeter Berlitz kishte nje reputacion te madh sidomos mbas publikimit te librit te tij mbi Trekendeshin E Bermudes.
    Nderkohe qe Moore dhe Berlitz u perpoqen te terheqin vemendjen e atyre qe ishin disi te interesuar per fenomenin, pergjigja me e madhe ne formen e nje kritike te ashper erdhi nga ana e skeptikeve. kritika e tyre bazohej sidomos ne menyren sesi ishin zhvilluar ngjarjet historike dhe subjektet e saj. Gjerat moren me per keq kur nje studio filmi ne Hollywood prodhoi nje film me te njejtin subjekt dhe e bazuar ne librin e tyre. Ne vend qe te ishte nje dokumentar shkencor qe te analizonte ate qe kishte ndodhur, studio prodhoi nje film fantastiko-shkencor qe u be i dashur per te apasionuarit e ketij lloji filmash. Libri i Moore dhe Berlitz u pasua nga pulbikimi i shume pamfletave met e njejtin subjekt qe u perpoqen te perfitonin nga interesimi qe ishte zgjuar ne publik per nje fakt te tille. Nderkohe askush nuk i ishte pergjigjur pyetjes se madhe se cfare kishte ndodhur me te vertete ne vitin 1943...
    Me kalimin e kohes, u takova me shume njerez te cilet konfirmonin perfshirjen e tyre ne eksperiment. Njeri prej tyre ishte Jonathan Jessup i cili pretendonte te ishte djali i te famshmit doktor Morris Jessup. Ai me tregoi shume gjera perfshi edhe rrembimin e tij prej alieneve, fakte qe me pas rezultuan te rreme dhe djali i ri u zhduk nga skena kur u pa qe cdo gje qe tha u kuptua qe ishte mashtrim.
    Ne vitin 1989 ja arrita te filmoja dhe te intervistoja 3 deshmitare te cilet konfirmonin njohurine qe kishin per eksperimentin dhe perfshirjen e tyre ne te por... kete rradhe jo me ne ate te vitit 1943 por vite me pas, midis viteve 1970-1980. Intervista dhe deklarata e tyre u realizua ne nje shtepi te vogel ne Long Island dhe ne te ndodheshin vetem disa miq te ftuar. Deklaratat e tyre tingellonini shume te cmendura dhe te pabesueshme megjithate une u ndjeva shume i intriguar. Duke e patur te qarte se per cfare teme do flisnim, kisha ftuar nje specialist ne fushen e elktronikes, elektromagnetismit dhe inxhinjerise elektrike sepse doja te dija opinionin e tij profesional dhe shkencor per ato qe do thuheshin nga tre deshmitaret. Qe mos zgjatem shume ne kete pike, ne perfundim te intervistes, miku im, specialisti per dite te tera nuk mund te flinte me gjume mbas asaj qe degjoi...
    Por edhe une mbeta i tronditur nga informacioni dhe deklarata qe tre deshmitaret, Al Bielek, Preston Nichols dhe Duncan Cameron bene ate dite ne pranine tone. Duke e konsideruar vetem nje studiues serioz te fenomenve paranormale, jam mesuar gjithmone qe te marr ne konsiderate komplet historine dhe jo deklarata te shkeputura individuale apo evidenca te vogla te cilat mund te behen subjekt i interpretimeve personale. Ndonese historia e tyre ishte e mbushur me fakte te detajuara madje shume shkencore, une perseri nuk i pranova te gjitha.
    Ne mes te viteve 1990 kisha trajtuar temen e Eksperimentit te Filadelfias ne shume seminare qe mbaja ane e mbane USA per ufologjine. Si rezultat nje numer shume i madh njerezish kishin shkembyer me mua informacione dhe te dhena te shumta mbi projektin e realizuar nga Marina por asnjeri prej tyre nuk deshironte qe ti behej emri publik. I vetmi qe pranoi ishte Phil Schenider
    Phil Schneider ishte nje inxhinjer gjeolog i perfshire ne ndertimin e te ashtuquajturave bazave te nentokes sidomos asaj te Dulce ne New Mexico dhe i bere i famshem per lekturat e tij ne zbulimin e se vertetes. U gjend i vrare ne apartamentin e tij ( i mbytur me tel) pak dite mbas deklaratave bombe dhe faktave qe zbuloi ne vitin 1996. Per kete person si dhe deklaratat e tij do shkruaj me hollesi ne temen e hapur per ufologjine(Shenim nga darius)
    Qelloi si koincidence qe isha caktuar te paraqisja nje seminar ne te njejtin hotel ku pak dite me pare Phil kishte mbajtur fjalen e tij ne konferencen e organizuar me titull Global Sciences Conference. Duke qene se kisha shkuar atje me perpara se dita qe fillonte seminari (per arsye pulbiciteti) rastisa te degjoja fjalen e tij.
    Ndonese ai e specifikoi shume here qe nuk ishte ndonje foles i shquar, e kuptova shume mire mesazhin e tij dhe ate qe donte te trasnmetonte. U takova me te dhe folem per disa ore ne lidhje me fjalimin e tij. Mesa dukej, babai i Phil kishte qene pjese e eksperimentin origjinal te Filadelfias si doktor i anijes.
    Babi i Phil, ishte Otto Schnaider ish ushtarak i larte nazist SS i sjelle ne Amerike nepermjet projektit Paperclip menjehere mbas luftes se dyte boterore bashke me ajken e shkenctareve dhe studiuesve gjerman, te gjithe te perfshire ne Partine Naziste dhe pjestare aktvi SS. Dhe gjate luftes ai shpesh kishte punuar per llogari te amerikaneve ndonese ishin ne lufte me njeri tjetrin. Projekti Paperclip eshte i njohur madje dihen edhe emrat e perfshire ne te. Nje prej organizuesve dhe zbatuesve te ketij projekti ka qene dhe ish ushtaraku i lart i inteligjenes se ushtrise amerikane Philip Corso i cili jep detaje te hollesishme te ketij operacioni ne librin e tij Dita Mbas Rosweel. Sidoqofte Phil Schnaider ka lindur dhe eshte rritur ne Amerike. (Shenim nga darius)
    Phil Schnaider nga ana e tij ishte i perfshire ne menyre intensive me qeverine amerikane si gjeolog qe ishte, ne projekte per ndertimin e bazave te nendheshme dhe objekteve te tjera me destinacion ushtarak. Ne kohen qe e njoha ai sa kishte filluar te fliste per Projektin e Marines si dhe per disa njohuri te tijat personale qe kishin lidhje me fshehjen e te vertetes nga ana e qeverise amerikane ne lidhje me ufot dhe alienet.
    Pak kohe mbas fjalimit te tij, u gjet i vrare ne apartamentin ku jetonte, me disa gishta qe i mungonin ne cdo dore, me shenja te qarta te perdorimit te armes se zjarrit dhe nje tel perreth grykes qe i kishte shkatuar vdekjen. Vdekja e tij ishte e temerrshme. Ashtu si dhe ne rastin e Morris K. Jessup, vdekja e tij u quajt vetvrasje.
    Dyshoj qe mund te kete njeri te dije saktesisht te verteten e Eksperimentit te Filadelfias, pervec atyre te perfshire direkt ne te. Megjithate me poshte po shkruaj cfare kam arritur te mbledh nga burimet e shumta te informacionit si dhe konkluzionet e mija:
    Disa shkenctare te Universitetit Princeton te New Jersey kane punuar ne disa projekte fizike qe kane patur si fokus kryesor Udhetimin ne Kohe, Perkuljen e Kohes dhe perdorimin e fushave te fuqishme elektromagnetike per te spostuar dhe manipuluar objektet nga vendi i tyre i supozuar fillestar. Kjo ishte hartuar vetem ne leter dhe akoma asgje nuk ishte provuar. Pak perpara perfundimit te Luftes se Dyte Boterore u be e njohur prej shume vetave qe amerikanet po punonin ne menyre sekrete per shpikjen e nje bombe te fuqishme (ajo atomike) qe ti jepte fund luftes shpejt. Por shume shkenctare si ne rastin e Einstein ishin te shqetesuar nga fakti qe nje bombe e tille mbas perfundimit te luftes nuk do asgjesohej por do vazhdonte te perfeksionohej dhe prodhohej. Nga ana tjeter Marina kishte dyshimet e saj persa i perket bombes atomike. Ata ishin te bindur qe asgje tjeter pervec se nje sulm i plote i marines dhe i mjeteve te saj ne ishujt e Japonise nuk do i jepte fund luftes. Marina po pesonte humbje te anijeve te saj prej te famshmeve anijeve naziste te quajtura U-boat te cilat sulmonin edhe me nje teknologji tjeter, nje lloj bombe qe ngjitej tek anijet armike nepermjet nje kontakti magnetik. Pra ishte bere shume emergjente fakti qe duhet zbuluar nje menyre per te bere ē'magnetizuar anijet amerikane dhe per ti bere ato te padukshme per U-boat gjermane dhe aeroplaneve te tyre. Ne te njejten kohe marina kishte kerkuar ndihmen e Einstein dhe te nje shkenctari tjeter te suksesshem te Universitetit Prineton per te realizuar projektet e saj qe kishin marre nje fare rruge. Pra u bene disa perpjekje por pa rezultat. Megjithese kane kaluar me shume se 60 vjet, keto projekte mbeten akoma sekrete dhe te pa publikuara per pulbiken, une arrita te mesoja qe ne ate kohe Albert Einstein ishte nen kontrate per llogari te Marines se SHBA-se. nga sa kam mundur te mesoj nga burime te shumta, Einstein preferonte te ndertonte arme mbrojtese sesa ato sulmuese te natyres se bombes atomike. Krijimi i nje bombe te tille do te rrezikonte zhdukjen e te gjithe njerezimit. Shume shkenctare ne Princeton te cilet e mendonin si ai u bashkuan dhe u perpoqen te zgjidhin problemin ne menyre tjeter. Ata i deklaruan Marines qe ishte mundesia per te bere nje anije komplet te padukshme nga radaret dhe sonaret. Natyrisht me kete deklarate ata nuk bashkangjiten menyren apo teknologjine sesi do e realizonin nje projekt te tille.
    Duke qene se Princeton ndodhet shume afer Portit te Filadelfias i cili kishte anije dhe mole te shumta, Philadelphia Naval Shipyard u zgjodh per fazen perfundimtare te projektit. Per eksperimentin u zgjodh nje anije e re e saporregjistruar qe ishte USS Eldridge. Pjesa e pare e eksperimentit u zhvillua ne molin e Portit ne vitin 1943. Ne fushe e fuqishme elektromagnetike u krijua perreth anijes, pa demtuar aspak aparaturat e saj elektronike. Anija mbas pak castesh u be e padukshme nga radari por ne ato momente ndodhi ajo qe nuk pritej dhe nuk ishte parashikuar aspak nga Marina ndersa shkenctaret po e prisnin me ankth te ndodhte. Anija filloi te behej e padukshme edhe nga syri i njeriut.
    Ne realitet anija per nje kohe te shkurter u shkeput nga koha dhe realiteti jon dhe u spostua apo projektua ne nje kohe tjeter dhe u kthye vetem mbasi fusha e gjeneruar elektromagnetike u mbyll. Disa kafshe te vogla qe ndodheshin neper kafaze ne anije ngordhen sapo anija filloi te humbte ne nje lloj mjegulle ngjyre te gjelber. Duke qene se asnje qenie njerezore nuk ndodhej ne bordin e anijes incidenti me kafshet u injorua nga Marina dhe aq me shume mbas komenteve te bera nga shkenctaret qe fusha magnetike e krijuar mund te rregullohej apo kontrollohej ne menyre qe mos te ishte e demshme per njeriun. Pra eksperimenti mori rruge me tej. Ne vitin 1944 Eldridge u shoqerua nga disa anije te tjera te ngarkuara me te njejtjen pajisje teknologjike duke shpresuar qe kjo miniflote do arrinte te behej e padukshme qe te shmangte radaret dhe sonaret U-boat te nazisteve. Por megjithate vetem Eldridge ishte e vetmja anije qe u lejua te perdorte kapacitetin e plote te fushes elektromagentike. Ne prani te shume vezhguesve perfshi edhe nje perfaqesues te Marines Tregetare i njohur me vone si Carlos Allende ne bordin e anijeve qe rrethonin Eldridge eksperimenti u krye perseri kete rradhe ne nej nga brigjet e New Jersey dhe me marinare ne bord.
    Ndersa te gjithe po sodisnin fillimin e eksperimentit sapo fusha e fuqishme elektromagnetike u gjenerua,nje mjegull e gjelbert (si ne rastin e pare) filloi te mbulonte anijen e cila pak nga pak filloi te humbiste konturet e saj. Por gjerat po shkonin shume keq per ekuipazhin ne bordin e Eldridges. Marinaret filluan te ēorientoheshin, nuk arrinin dot te shikonin gjerat perreth madje disa prej tyre u dogjen gjate kohes qe mjegulla e gjelbert shtoheshe. Te tjeret humben me gjithe anijen.
    Disa caste mbasi u zhduk nga Brigjet e Jerseyt, anija u shfaq ne vitin 1983 ne brigjet e Long Island. E gjitha ndodhi sepse anija u shty si te thuash ne nje vrime ne kohe ose worm hole, nje lloj distorcioni kohor qe u shkaktua nga ky eksperiment dhe nga nje tjeter qe e pasoi ne nje baze ushtarake qeveritare ne afersi te Montauk Point. Kur baza ushtarake ne Montauk fiku energjine elektrike, anija u rikthye mbrapsht ne vitin 1944 dhe u rishfaq pak sekonda mbasi ishte zhdukur.


    Fundi i pjeses se pare.

  4. #24
    vazhdimi...

    Mbasi anija u kthye, objekte te cuditshme u pane sipas saj. Ato mund te ishin UFO-t. Mesa dukej dhe ishin te gjitha mundesite, njeriu kishte zbuluar sesi alienet (nqs ekzistojne) ishin ne gjendje te perkulnin dhe manipulonin kohen dhe hapesiren dhe te leviznin ne te sipas deshires. Por ne vitin 1944 teknologjia kompjuterike mungonte dhe ishte pothuajs e pamundur te kontrolloje gjithe ate fushe te fuqishme energjie. Rezultati ishte qe pothuajse 1/3 e ekuipazhit vdiq, duke u bere njesh me pjese te ndryshme te anijes, bordit te saj dhe superstruktures metalike. Pjeset kryesore te anijes u mbuluan me nje shtroje te madhe qe te mos shikoheshin n ga publiku gjate kohes qe Eldridge u kthye ne Philadelphia Naval Shipyard ate mbremje.
    Ata qe mbijetuan proves se 1944-es nganjehere zhdukeshin dhe rishfaqeshin perseri duke u projektuar ne kohe te tjera. Ne artikullin e gazetes Philadelphia Enquirer qe daton vitin 1944 shkruan per nje ngjarje ne nje lokal te qytetit ku disa marinare dhe punetore te portit filluan te zihen dhe nderkohe 2 prej marinareve filluan te humbisnin formen e tyre dhe u bene te padukshem. Pjesa derrmuese e ekuipazhit kaloi ne cmenduri permanente. Ne vitin 1945, Marina pjesen e ekuipazhit qe mbeti e mbylli ne nje spital psiqiatrik nen kontrollin e marines dhe qe prej asaj kohe nuk dihet me se cfare ndodhi me marinaret.
    Megjithe rezultatin jo te kendshem te eksperimentin, Marina e kuptoi se nje zbulim i madh teknologjik ishte bere dhe natyrisht qe nuk do ta linin qe tju ikte nga dora. Eksperimenti jo vetem qe demonstroi qe nepermjet gjenerimit te nje fushe shume te fuqishme elektromagentike mund te levizen objekte ne kohe dhe hapesire por edhe fakti qe ndikonte ne trurin e njeriut. Mbasi pjesa e mebtur e ekuipazhit u cmend, marina perpiqej te konkludonte nese ekseprimenti mund te perdorej mbi forcat mike aleate qe ti bente ata te luftonin pa frike dhe nga ana tjeter te detyronte forcat armike qe te dorezoheshin pa kushte?
    Te gjitha keto teori do perpiqeshin te provoheshin me vone ne ate qe quheshe Shtepia e Artilerise se Luftes se Dyte Boterore. Me deshire apo jo, pjesmarresit e eksperimentit u derguan ne nje baze te quajtur Camp Hero ne afersi te Montauk Point per te provuar teknologjine. Duke qene se keto testime ne nje fare menyre terhiqnin UFO-t, nuk ishte aspak e rastit qe pati me mijera veshgime te tyre ne ate periudhe. Kjo i coi disa kerkues ufosh ne konkluzionin e gabuar qe ne brigjet e Long Island mund te ndodhej ndonje baze sekrete ufosh...
    Nje reviste detare e quajtur Rudder ne vitin 1969 shkroi nje artikull duke paralajmeruar marinaret dhe pronaret e anijeve te vogla qe nje numer i konsiderueshem anijesh kishin pare nga afare ufo ne brigjet e Long Island dhe nuk ishin ne gjendje te kontrollonin anijet e tyre qe ju fikeshin.
    Pjesa me e madhe e asaj qe ndodhi ne Montauk, u zhvillua nentoke. Aty prej kohesh me nje shtrirje prej disa miljesh ishin ndertuar tunele nepermjet nje energjie alternative te zbuluara nga gjeniu Nicola Tesla. Keto tunele te perdorura nga artileria gjate luftes se dyte boterore, u shendrruan ne bartesin e sekretit me te madh te kombit tone. Nderkohe antena sferike e radarit e perdorur njehere e nje kohe per lufte, u shendrrua per te testuar efektet e kontrollit te mendjes, pjese e zbulimit te bere ne eksperiment qe funksiononte duke derguar vale me frekuenci te vogel. Ndersa qeniet njerezore uleshin ne nje karrige speciale dhe dergoheshin ne kohe dhe hapesire qe nga tunelet e nendheshme.
    Tingellon cmenduri? Ne momentin qe radari u be aktiv dhe dhe valet manipuluese te mendimeve ne trurin e njeriut u leshuan ne nje rreze prej 20 miljesh, qytetet e vogla qe ndodheshin perreth te cilat skishin patur kurre kriminalitet, madje as burgje, u bene pre e nje vale krimi te papare. Dukej sikur njerezit kishin shkalluar. Gjate njerit prej udhetimeve ne kohe qe Al Bielek me tregoi, ai e pa veten te projektuar ne te ardhmen ne qytetin e New York, i rrethuar nga rrenoja dhe germadha. Dukeshe sikur gjysma e qytetit ishte shkaterruar. Megjithese ai nuk deshironte te kalonte ne detaje, nese do shikoni videot qe kam filmuar gjate intervistes me te ne menyre specifike per kete udhetim, do kishit dale ne te njejtin konkluzion.
    Karrigia qe uleshin ata qe projektoheshin ne kohe, mund ta kishte cuar Bielek fill mbas 11 shtatorit te 2001 dhe ajo qe ai pa ishin germadhet e World Trade Center. Ky udhetim ishte bere nga Bielek ne vitin 1991, pra 10 vjet perpara se te ndodhe 9/11.
    Prova me e gjalle per ekzistencen dhe vertetesine e asaj qe ka ndodhur ne 1943 dhe rezultatet e saj, qendrojne ne vete kohen e gjate qe eshte ruajtur sekreti. Besoj fuqishem qe Eksperimenti i Filadelfias ka ndodhur dhe zbulimet teknologjike qe erdhen ishin te mahnitshme por edhe shume te rrezikshme. Si rezutat shume njerezve i eshte mbyllur goja, jane vrare, madje edhe jane fshire nga memorja kolektive sikur te mos kishin ekzistuar kurre. Nuk ka rendesi nese ju besoni apo jo, sidoqofte jeta juaj dhe ajo e miliona te tjereve ka ndryshuar shume si rezultat i Eksperimentit te Filadelfias.
    Shenim nga BILL KNELL: kam 6 ore informacion mbi Eksperimentin e Filadelfias te rregjistruar ne 3 videokaseta. Jam i gatshem per kontaktim nga media qe ti informoj mbi Eksperimentin e Filadelfias, UFO-t dhe tema te tjera te natyres paranormale. Nese deshironi informacion me te hollesishem mund te vizitoni faqen time ne http://alienguy.cjb.net...


    Fundi i pjeses se pare

  5. #25
    Pjesa e dyte

    Eksperimenti i Filadelfias: Evidenca te reja dalin ne siperfaqe
    Nga Bill Knell 18/5/2004


    Qellimi im ne shkrimin e pare ishte qe te beja nje lloj permbledhje te informacioneve dhe po ashtu te nderthurja reciprocitetin e burimeve. Eshte cmenduri nese nje kerkues i fenomeneve paranormale te mbaje te fshehura nga publiku kerkimet dhe te dhenat e tij dhe me pas te pretendoje qe cdo kush te trokasi ne deren e tij me informacione apo te dhena per nje subjekt te caktuar. Mbas publikimit te artikullit te pare pata shume korrespondence dhe jam mese i lumtur ta ndaj me ju informacionin e marre.
    Ne nje investigim te koheve te fundit hasa ne nje rast qe e quaj me interes per ta paraqitur ketu. Ngjarja ka te beje me nje cift ne pension nga Maryland dhe dy miqte e tyre dhe ka ndodhur gjate kohes qe ata sapo kishin blere nje shtepi dhe po mundoheshin ta rinovonin. Te gjithe sebashku po punonin ne njeren nga dhomat e katit te dyte te baneses pothuajse 85 vjet te vjeter kur papritur nje si mjegull e gjelbert u shfaq ne njerin prej kendeve te dhomes. Kjo u shoqerua me shfaqen e papritur te nje personi te veshur (sic u pershkrua nga te pranishmit ne dhome) me rroba ushtarake te marines amerikane. Brenda pak casteve figura e tij u ngurtesua dhe u be solide, e njejte me te pranishmit ne dhome dhe fill mbas saj ai bertiti: "2005 ! Kini kujdes 2005-sen. Ata po lozin me te ardhmen tone." Mbas ketyre fjaleve ai u zhduk perseri ne te njejten menyre sic u shfaq.
    Mbas dy vizitave ne vendin ku ndodhi ngjarja dhe mbas intervistimit qe i bera deshmitareve arrita ne konkuzion qe deklaratat e tyre ishin me shume se te ndershme. Madje ata ne menyre vullnetare u ofruan qe ti nenshtroheshin testit te makines se se vertetes (Lie Detector) por e gjykova te panevojshem. Nderkohe qe perpiqem te jem objektiv, sjam aspak cinik apo skeptik...hmmm thashe skeptik?? Gjate eksperiences sime kam arritur ne konkluzionin qe berja e shume pyetjeve, hartimi i disa linjave hetimi, perzjerja e fakteve dhe ngulmimi per te nxjerre nga deshmitaret dicka qe ata se kuptojne, ne vend qe te ndihmoje ne nxjerrjen e se vertetes mund te komplikoje gjerat dhe te japi efektin e kundertet dhe mund te shmangi objektin e hetimit nga ai reali.
    Ishte qellimi im kryesor qe te shpenzoja sa me shume kohe me familjen nga Maryland dhe dy miqte e tyre por ne pozicionin e vezhguesit. Nderkohe qe ekzistonte mundesia qe nje marinar i Eksperimentit te Filadelfias mund te kishte ngecur ne nje lloj boshlleku kohor, po ashtu kishte shume mundesi qe koha dhe vendi te ishte zgjedhur me kujdes nga drejtuesit e eksperimentit. Sido qe te ishte, une nuk mund te shtyja ciftin nga Maryland dhe miqt e tyre te dilnin ne konkluzione per dicka qe ata se kishin idene dhe nuk arrinin dot ta kuptonin. Pra bera te kunderten, i ftova ata te ishin sa me te lirshem dhe te shprehnin cdo lloj ndjesie emocionale apo mendim qe kishin dhe nderkohe nga ana ime u mundova te mbaja syte hapur sa me shume te ishte e mundur.
    Gjate dites se dyte te vizites sime ne shtepine e tyre vura re se disa furgona te permasave te ndryshe filluan te shfaqeshin perpara shtepise. Duke mos dashur qe ti trembja nuk i thashe gje familjes por ne fshehtesi bera disa foto te mjeteve. Nga fundi i te njejtes dite nje automjet akoma dhe me i madh u shfaq perpara shtepise dhe ajo qe me terhoqi vemendjen shume ishte emblema qe ndodhej ne anen e furgonit, NASA. Ju afrova dhe u perpoqa te komunikoja me ata qe mund te ndodheshin brenda por askush nuk u pergjigj. Bera disa foto dhe u largova per ne motelin ku rrija.
    Duke bluajtur ne mendje ate qe kishte ndodhur dhe gjithe informacionin e perftuar nga kjo histori dhe duke u gjendur ne nje lloj rrugice qorre, vendosa te flisja me nje mikun tim gazetar i cili ndonese nuk kishte ndonje interes ne Eksperimentin e Filadelfias, ne te shkuaren me kishte ndihmuar per disa hetime te mijat ne lidhje me UFO-t. Pa i thene asgje per rastin ne fjale, thjesht e informova qe dicka jo e zakonte kishte ndodhur ne Maryland dhe NASA ndodhej aty. Me pas te dy kujtuam kohen kur ne vitin 1980 mbas nje vale vezhgimesh te UFO-ve ne Fyffe (Alabama), furgonat e NASA-s u shfaqen ne vendin e ngjarjes. Arsyeja e pranise se NASA-s ne ate kohe u shpjegua gjoja per kerkime atmosferike dhe cdo lloj detaji tjeter u shmang.
    Miku im gazetar me mori ne telefon te nesermen duke me informuar qe disa perpjekje per te marr informacion te metejshem nga NASA-sa kishin rezultuar te pafrytshme. Askush skishte dijeni per ndonje ngjarje ne Maryland qe te kerkonte pranine e NASA-s. Ne te njejten kohe ai me pyeti per arsyen pse doja ta dija dhe pa i permendur shkrimin tim te pare, i tregova shkurtimisht ngjarjen me ciftin e pensionistave ne Maryland. Eksperimenti i Filadelfias nuk paraqiste asgje interesante per te keshtuqe mbasi e falenderova per ndihmen, u riktheva ne vendngjarje per te hetuar me tej pranine e furgonave te NASA-s. Por kur u ktheva nuk i gjeta me. Fakti qe ata kishin ikur nuk me habiti, ajo qe me habiti ishte cfare gjeta aty ne vend te furganve te NASA-s.
    Gjate kohes qe ndodhesha ne Maryland si rezultat i shkrimit tim te pare mora nje e-mail. Vinte nga nje njeri me emrin Jim i cili mbasi kishte pare videokasetat e pergatitura nga une mbi Eksperimentin e Filadelfias, kishte shkuar dhe kishte pare vete edhe bazen ne Montauk. Personi ne fjale jetonte ne Maryland dhe gjate vizitave te shpeshta ne shtepine e mamase se tij, kishte vene re pranine e nje aeroplani te cilit i mungonin shenjat dalluese. Megjithese Jim nuk e dinte, mamaja e tij jetonte afer me ciftin e pensionistave. Avioni kishte terhequr vemendjen e tij sepse dukej i ngjashem me avionet spiune te cilet fluturojne ne lartesi shume te ulta mbi bazen e Montauk. Ai e kishte pare te njejtin avion gjate ec e jakeve te tij prane bazes se Montauk dhe e kishte fotografuar, madje kishte fotografuar avionin edhe kur ndodhej ne shtepine e se emes. Por kur me tregoi fotot e ndryshme qe kishte bere une nuk arrita te dalloj ndonje ngjashmeri. Te dy avionet dukeshin si te tipit Beechcrafts qe perdoren nga segmente te ndryshme te Forcave Ushtarake dhe nga agjencite qeveritare te inteligjences. Jim me tha qe ai nuk i kishte pare kurre me pare keta avion por qe nga dita qe i vuri re, ata shfaqeshin rregullisht dy here ne dite. Ishte gjate ketyre diteve kur ai fotografoi avionet.
    Une vete i pashe avionet diten e katert dhe diten e fundit te udhetimit tim te dyte ne Maryland. Sapo dilja nga shtepia ne pronesi te ciftit te penisonisteve kur e pashe avionin te fluturonte pothuajse mbi shtepine. Koha ishte shume e shkurter qe te arrija te beja ndonje foto por isha i bindur qe e kisha degjuar zhurmen e motorit edhe me pare. Nuk kisha krijuar ndonje lidhje me rastin ne fjale duke menduar qe mund te ishte ndonje avion i zakonshmem qe mund te ulej dhe te ngrihej nga ndonje aeroport ne vogel ne afersi te zones.
    Me duhet te ndaloj ketu me artikullin tim por kam shume per te thene. Arsyen do ta kuptoni mbasi te lexoni artikullin e ardhshem dhe komentet e mija per kete hetim.


    Kaq jane botuar nga autori. Jam ne pritje te materialeve te tjera. (Darius)

  6. #26
    Nga Bill Knell ende nuk eshte botuar vazhdimi i materialit te nisur dhe temen e kisha lene pezull vetem per kete arsye.
    Rastesisht gjeta njeren nga lekturat e mbajtura nga Al Bielek qe sic e kam permendur me siper eshte njeriu kyc ne eksperimentin e Filadelfias dhe eshte nga te vetmit qe ka deklaruar per vertetesine e saj si dhe zbulimet qe jane bere.
    Al Bielek eshte nje personazh shume kontroversial dhe eshte bere objekt sulmi nga media dhe shkenctare te ndryshem ne lidhje me deklaratat e tija qe shpesh tingellojne te pabesueshme, te pakten sipas standarteve te shkeces se sotme.
    Materiali qe do vijoje ne shkrimin me poshte eshte njera nga lekturat e tij mbajtur ne Las Vegas ne dhjetor te vitit 1990. Do mundohem te bej nje paraqitje sa me korrekte te materialit ndonese eshte shume i veshtire sepse lidhet kryesisht me fiziken, teorine kuantike, ate te relativitetit si dhe teori te reja te cilat jane pjese e nje gjuhe shume specifike dhe qe ta njohesh duhet te pakten te kesh njohuri te mjaftueshme ne njeren nga subjektet qe permenda me siper.
    Eshte nje lekture qe duhet lexuar me shume vemendje dhe sidomos eshte nje materiall qe do te ishte i pamundur te kuptohej nese nuk lexohet tema qe nga fillimi.
    Materialin po e punoj dhe do e paraqes ne pjese sa me shpejt te mundem.

  7. #27
    PROJEKTI PHILADELPHIA


    Zoti Bielek ka thene se ai dhe Preston (Nichols) ishin dy marinaret qe operonin disa aparatura speciale ne bordin e Eldridge, anija e Marines Amerikane e cila u be e padukshme ne vitin 1943 ne te shume njohurin Eksperimenti i Filadelfias. Ai deklaron se filmi “Eksperimenti i Filadelfias” ne thelb eshte i sakte pervec faktit kur ai dhe i vellai u hodhen nga anija gjate kohes qe ndodhej ne hyperspace, ata nuk zbriten ne te ardhem ne shkretetiren e Nevadas por ne bazen sekrete te Montauk, NY ne vitin 1984. Bielek deklaron se qeveria tentoi perseritjen e eksperimentit 41 vjet me pas ne te njejten date dhe ore duke hapur nje vrime ne kohe midis dy epokave. Nese kjo vrime nuk do ishte mbyllur atehere bota mund te ishte shkaterruar.

    Zoti Bielek deklaron se i vellai vendosi te qendronte ne te ardhmen ndersa ai vete ra dakort qe te shkonte mbrapsht ne vitin 1943 per te mbyllur vrimen duke shkaterruar pajisjet ne bordin e Eldridge. Ai e kreu kete mision dhe vrimat u mbyllen. Bielek thote se ne vitin 1984 ne Montauk nepermjet kontaktit me alienet ata kishin nje tunel kohe qe ekzistonte aty. Po ashtu ai deklaron se gjate kohes se eksperimentin, nje ufo e cila po vezhgonte ecurine e eksperimentin ne vitin 1943 u kap nga vrima ose nga vorbulla e energjise dhe po ashtu dhe ajo u transportua ne kohe ne te ardhmen.

    Mbas eksperiences se tij ne Eldridge, Bielek deklaron se ka punuar me njerez te perfshire ne zhvillimin e bombes atomike por kundershtoi te jepte detaje mbi qellimin e perdorimit te saj nga qeveria. Ai shprehet se qeveria e shikonte ate si nje pengese serioze dhe do e kishin vrare prej kohesh po te mos ishte per faktin qe struktura e tij molekulare ishte e lidhur me dy vrimat ne kohe ne vitin 1943 dhe vitin 1984. Si rezultat i kesaj ata besonin se duke vrare Al Bielek do shkaktonin nje efekt shkeputes qe mund te rihapte vrimat e kohes. Per te eleminuar rrezikun prej tij, qeveria perdori teknologjine e marre nga alienet duke i kryer nje regres ne moshe dhe ne kohe dhe duke e kthyer ne nje femije te sapolindur ne vitin 1927 ku u shnderrua ne djalin e familjes Bielek.

    Por nderkohe, vazhdon Bielek, i vellai i cili qendroi ne te ardhmen u mrekullua nga tuneli i kohes ne Montauk. Ne nje fare menyre i vellai perseri u kap nga tuneli i kohes ne nje eksperiment tjeter dhe perseri ata u gjenden perpara te njejtes situate ku nese ai vdiste, vdekja e tij do shkaktonte rihapje te vrimave te kohes. Dhe perseri duke perdorur nje teknologjie te cuditshme te marre nga alienet, qeveria ishte ne gjendje te shkepuste matriksin shpirt nga i vellai dhe ta vendosnin ate ne trupin e djalit te trete te babait te tij. Ne kete menyre perseri Preston harroi se kush ishte ne te vertete ndonese ata edhe ne kete rast kishin te njejtin baba.

    Pjesa e fundit e informacionit e cila mu duk tej mase magjepse ne lekturen e zotit Bielek ishte diskutimi ne lidhje me udhetimin ne kohe dhe universet paralele. Ai deklaroi se duke perdorur pajisjet qe kishin shpikur, ata ishin ne gjendje te identifikonin te pakten kater Toka te tjera paralele (e ngjashme me programin televiziv te kanalit Fox te quajtur Rreshkitesit (Sliders) dhe ne njeren nga keto Toka paralele, Gjermania kishte fituar Luften e Dyte Boterore. Kjo ishte shume interesante sepse sapo kisha mbaruar se lexuari nje liber fantastiko shkencor nga James Hogan qe ishte bazuar ne idene qe njerezit mund te udhetonin ne kohe dhe te shkonin ne te kaluaren duke nderhyre per te ndryshuar ngjarje kyce te historise boterore por kjo gje prodhonte nje rrjedhje kohore ose kronologji te re ose paralele me ate ekzistuese. Mesa duket kjo eshte menyra me te cilen Universi ruan rregullin dhe e mbron ate nga paradoksi duke gjeneruar realitet paralel ose kronologji alternative.

    Ajo qe dua te them me keto fjale eshte qe psh une vendos te shkoj mbrapa ne kohe dhe te vras gjyshin tim. Si eshte e mundur kjo gje? Nese gjyshi im vdes atehere une sdo te kisha lindur kurre dhe si rrjedhoje sdo kisha qene ne gjendje te shkoja mbrapa ne kohe dhe ta vrisja. Por mesa duket ajo qe ndodh eshte qe ne nje rast te tille, kronologjia ose rrjedhja e kohes te cilen e lashe mbrapa vazhdon ashtu sic eshte pa ndryshimin me te vogel pervec faktit qe une nuk ekzistoj me ne ate pasi duke gjeneruar kete rrjedhje te re kohe une vullnetarisht heq dore nga mundesia per tu rikthyer ne rrjedhjen time te kohes. Kur vrava gjyshin tim ne ate moment fillon nje rrjedhje e re kohore ose timeline dhe une duhet patjeter te rri ne kete timeline te alteruar.

    Kohet e fundit mora pjese ne nje mbremje ne Las Vegas ku ndodhej dhe Zoti Bielek i cili foli per disa subjekte te tjera shume interesante. Fillimisht ai deklaroi se te ashtuquajturit Alien “Gri” ekzistojne dhe prej tyre ne kemi marre disa teknologji dhe faktin tjeter qe ata kane nder mend ta bejne Token shtepine e tyre te ardhshme. Po ashtu ai deklaroi se Grite jane duke ndjekur urdherat e rraces se Gjarperinjve, rracen e Reptilianeve nga Orioni. Deklaroi se Orionsit e kane shume te veshtire jetesen ne Toke per shkak te mjedisit tone qe eshte aspak mikprites per ta dhe Grite jane duke i ndihmuar per te krijuar kushtet per Orionasit te cilet as me pak e as me shume kane skallveruar rracen e tyre. Bielek shtoi se jane bere shume beteja ne hapesire midis Konfederates se Planeteve dhe Grive e ET nga Orioni.

    Me pas ai foli rreth asaj qe ka ndodhur kur u perdor tuneli i kohes ne Montauk per te shkuar ne te ardhmen. Ai shprehet se per disa arsye te panjohura ata nuk ishin kurre ne gjendje qe te penetronin vitet 2011-2013. Po ashtu Bielek deklaron se teknologjia eshte kaq e persosur sa mund tju hedhi ne kohe, ne nje periudhe tjeter kohore dhe tju ktheje mbrapsht kaq shpejte sa do dukej sikur koha skishte kaluar fare per ty ndonese ju mund te ishit bere me i moshuar per shkak te muajve ose viteve kohe qe do kishin kaluar kur gjendeshit ne kohen tjeter. Ai deklaroi se kjo ka ndodhur me te ne disa raste. Kohet e fundit, kur u be e mundur te kapercehej e ardhmja mbas vitit 2013 dukej sikur ne Toke nuk kishte me jete.

    Kjo pjese e informacionit te tij ne lidhje me faktin qe nuk ishin ne gjendje te hynin ne ate periudhe kohore 3 vjecare (2011-2013) mu duk shume interesante dhe u perqendrova shume aty. Me pas nje lloj frymezimi hyjnor me shtyu te shpjegoj arsyen pse kjo gje mund te jete e mundur. Me kujtohet te kem lexuar nje novel nga Asimov (Isak) ne lidhje me nje grup njerezish qe pretendohej se jetonin ne te ardhmen tone, puna e te cileve ishte te udhetonin ne kohe duke kryer ndryshime te vogla per te bere te mundur qe Toka te behej nje planet ose vendi me i mire per te jetuar. Ekzistonte nje grup ne nje te ardhme shume te larget te tyre qe kishte dijeni se cfare po benin ata dhe bllokuan totalisht aftesine e udhetuesve ne kohe qe te hynin ne kohe rrjedhjen e tyre. Shpjegimi im per deklaraten e zotit Bielek ne lidhje me vitin 2011-2013 eshte qe nese ne po perdorim nje aparature fizike per te udhetuar (sido qe te jete, udhetim ne nje distance ne kohen aktuale apo ne vete kohe) ne menyre qe te arrihet destinacioni i deshiruar, ai vend apo kohe duhet te jene ne nje harmoni vibracionale me vendin nga ku nisemi. Me fjale te tjera ligjet e fizikes, vibracioni i materies duhet te jene te bashkuara.
    Sidoqofte konkluzioni im eshte qe ne vitin 2011-2013 Toka do ndryshoje levizjen e saj vibracionale dhe do kaloje ne nje dimension te ri, gje qe e ben kete kohe te pasinkronueshme me kohen tone aktuale.

    Ndersa ndiqja kete teori zbulova se nje numer i madh profecish duket se percaktojne dicka shume domethenese qe do ndodhi ne kete periudhe kohore. Kam degjuar se Azteket dhe Majat kane profeci mbi dicka qe do ndodhi ne keto vite, nje transformim te dickaje. Po ashtu ne Piramiden e Madhe nese lexojme profecine ne nje mur te vecante afer dhomes se Mbretit ose te Mbretereshes ka disa referenca ne lidhje me vitin 2011. Po ashtu Majat kane thene se kalendari i tyre mbaron ne vitin 1987 dhe 26 vjet me pas ne vitin 2013. Numrat te cilat jane shumezim i 13, 26 ose 52 jane konsideruar numra te shenjte per Majat. (Ka nje fakt shume te cuditshem qe Kalendari i Majave perfundon ne 21 dhjetor 2012. Kalendari i cili eshte cilesuar si me i sakti deri me sot dhe qe ka paraprire kalendarin Gregorian qe perdorim ne me disa mijera vjet, perfundon pikerisht ne 21 dhjetor qe eshte dhe dita e solsticit dimeror. Ka shume teori por gjithe shkenctaret dhe studiuesit e kalendarit te Majave kane arritur ne nje perfundim te perbashket qe ne kete date, ndofta ne shkalle planetare do na duhet te perballemi me dicka qe mbetet nje enigme.-Darius).

    Pa llogaritur faktin qe informacioni i zotit Bielek eshte apo jo i vertete, ne jemi duke jetuar ne nje periudhe kohore te pabesueshme dhe duket sikur aktivitetet qe lidhen me Eksperimentin e Filadelfias, Montauk ose UFO do na cojne te gjithe ne ne nje nivel te ri kuptimi mbi funksionimin e Universit ne te cilin ndodhemi.


    vazhdon...

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar mė parė nga edspace
    Sipas autorit, qėniet e para jashtėtokėsore qenė paqėsore dhe nuk deshėn tė vrisnin njerėzit. Po qėniet e dyta interdimensionale qė janė barbare, pse nuk i pushtuan njerėzit? Pėrse duhet tė bėheshin kontrata me qeverinė amerikane kur ata mund tė zotėronin gjithēka me forcė (armė) dhe tė detyronin shkencėtarėt qė tė mbanin hapur "dritaren" teleportuese?
    Fort i nderuar Edspace,
    Me te drejte kerkon te dish pse nuk i pushtuan njerezit ku kane ate teknologji per ta bere, e kam bere edhe une kete pyetje vetes me pare dhe pergjigja eshte me se e kuptueshme. Ku ka me mire se sa ti nenshtrosh njerezit dhe ti skllaverosh me genjeshtra qofte edhe per nje afat kohor 30-50 vjecar dhe ti kesh te lidhur me zinxire qofte edhe prapa skenave duke arritur qellimin tend ashtu siē do ti. Ata jane duke bere ēfare te duan ketu, pse duhet te krijojne panik?
    Arma me e mire e djallit eshte fakti se ai e bind boten se ai nuk ekziston, dhe kshtu ai punon i qete.

    Pastaj me gjithe armet e tyre shkaterruese nuk besoj se ata duan te shkaterrojn planetin.
    me siguri ata mund ta hapin dritaren edhe pa ndihmen tone.
    Kam lexuar nje artikull mjaft interesant me fjale te vete zotit Bielek. do ta postoj sa me pare te jete e mundur

    Shkencėtarėt e kuptuan qė ishte hapur dritarja sepse u kthye mbrapsh ekuipazhi. Por si e kuptuan qė dritarja nuk ishte mbyllur? Si e kuptojnė qė kėta interdimensiolė vazhdojnė tė futen sot? Nqs ata janė futur qė nė vitet 70 si nuk kanė mundur tė kontrollojnė tokėn nė kėto 30 vjet?
    afer nje porte te tille besoj se ka fusha te fuqishme elektromagnetike ose te ndonje lloji tjeter prandaj nuk besoj se do ishte i veshtire te gjykoje nese ishte hapur apo jo, pas asaj qe ndodhi shkencetaret me siguri i kane harruar ligjet e Newtonit.

    Ata token e kane nen kontroll politik,ideologjik dhe financiar.
    Kot nuk quhet "Silent invasion" tipike per qenie inteligjente, vetem njerezit bejne hyxhyyyym edhe atje ku nuk ka nevoje.

  9. #29
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Shume mire qe po rikthehet kjo teme serish , jemi ne pritje Darius

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Pershendetje Darius, mund te them vetem qe je i MADH, vazhdo keshtu.
    Edhe une kam lexuar nje artikull me permbajtje pothuajse te njejte me kete por qe kishte nje detaj tjeter. Artikulli eshte nga Bob Drake i cili ka permbledhur disa perfundime te Brad Steiger duke pasur parasysh pohimet e Al Bielek.
    Po jap nje permbledhje te asaj qe lexova. Shpresoj te jete e vlefshme.

    Al Bielek pohon se kur anija u dematerializua me 1943 ajo hapi nje "vrime" ne Hyperspace "40 vjet te gjere".
    Ai vazhdon:

    "Kjo vrime lejoji nje kontogjent te madh alienesh te hynin ne continiumin tone hapsire-kohe. Ne fillim mendova se ishte nje efekt anesor i pazakonte ose nje produkt i eksperimentit. Tani e kuptoj qe ishte e gjitha e sajuar."
    "Jashtetokesore. I gjithe eksperimenti i Philadelphia ishte i sajuar nga nje grup alienesh qe u takua me presidentin Franklin Delano Roosevelt(FDR) ne 1934."
    Uau, ne te gjithe e dime qe ishte presidenti Harry S. Truman ngriti grupin sekret te njohur si MJ-12(Majestick 12) kurse tani po flasim rreth nje takimi me presidentin e U.S he alienet qe supozohet te kete ndodhur 30 vjet me pare.
    Traktati sekret i FDR me grupin alien "K-group".

    Bielek vazhdon: "Po, FDR u takua me alienet diku ne Paqesorin e mesem--besoj se ishte ne bordin e Pensylvania(anije).Ai nenshkroi nje marreveshje qe do te shkembente teknologji aliene per disa privilegje te caktuara mbi kete plane. Te ashtuquajturit "Gray" nuk morren pjese ne kete marreveshje ne veēanti.Marreveshja u nenshkrua me nje grup qe do ta etiketoj thjesht 'K-Group'. Keta aliene mund te ngaterrohen si njerez, megjithate lekura e tyre anon nga ngjyra gri e ēelet. Per kete ata shpesh zbardhin lekuren e tyre me te bardhe ne menyre e te kalojne midis nesh si njerez."
    Bielek reflektoi se FDR kishte qene "gjysem-psiqik"(aftesi telepatike etj) dhe mjaft i interesuar ne subjekte te boteve te tjera. Meqe ra fjala, gruaja e tij Eleanor dihej te kete kuriozuar ne keshillin e astrologeve. "Takimi midis FDR dhe alieneve u sajua nga Nikola Tesla, i cili kishte qene per vete ne kontakt me inteligjence aliene qe ne fund te viteve 1920 e deri ne fillim te viteve '30, qe atehere ai krijoji radiomarresin gjigand per RCA."

    Bielek komentoi ne faktin e ēuditshem qe megjithese gjeniu Tesla kishte komunikuar me qenie nga Pleiadat(yjesia), te cilet me sa dukej ishin teresisht njerezor, nga i njejta rrace origjinale nga vjen edhe homo sapiens, takimi i fiksuar per FDR ishte me grupin Pleiadian ne fillim, dhe me vone me "K-Group", nje specie "pothuajse" njerezore.
    Pothuajse menjehere mbasi presidenti i U.S firmosi traktatin e mosnderhyrjes se ndersjellte, shkenca jone gezoi nje pershpejtim mbreselenes ne teori dhe praktike gati ne te gjitha nivelet e aplikimeve materiale.
    "Nje test pjeserisht i suksesshem u be nga grupi i kerkimeve ne Institutin per Studime te Avancuara ne Princeton qe ne 1936," Bielek thote. "Instrumentacioni dukej se ishte vendosur me saktesi, por une nuk mendoj qe alienet ishin shume te shqetesuar ne kete pike. Kishte ende mjaft kerkim per tu bere."

    "E shikoni, ata kane qene duke bere nje studim te kujdesshem mbi ciklet bioritmike te Tokes per dekada, ne mos shekuj--diēka qe shkenca jone nuk e keshte idene deri rreth viteve 1985-'86. Ata donin qe eksperimenti te ndodhte saktesisht atehere kur ndodhi, ne Gusht 1943 keshtu qe ata mund te ēanin ate vrime te madhe ne Hyperspace."
    Si nje koincidence e ēuditeshme--nese ishte koinēidence-- nje UFO ra ne gjermani me 1936. "Meqe objekti ishte pak a shume i pademtuar," Bielek tha, "artifakti stimuloi mjaft shkencen Naziste.Ne e dime qe ata kane replikuar mjaft nga bazat e anijeve-hapesinore dhe funksionet e saj ne 1944. Fatmiresisht,per armiqte e Rajhut te Trete, shkencetaret Naziste nuk qene kurre te afte te zgjidhnin problemin e mekanizmit baze te pilotimit te UFO-s. Plane per mjete te tilla te rrumbullaketa u gjeten nga Aleatet kur ata pushtuan gjermanine dhe rrethuan Peenumunde, nje nga bazat me te rendesishme te raketave per Nazistet."

    Sipas Bielek, thelbi ne eksperimentin e Filadelfias eshte se ishte gjithēka nje sajese e humanoideve te "K-Group" per te krijuar nje hape per jashtetokesoret qe te kene hyrje te lehte ne Toke.
    Marina e U.S, shkencetaret e shumte te mbledhur, zyrtaret e qeverise per fshehtesine e eksperimentit sekret ishin te gjithe duke punuar nen supozime fallco kur ata besonin perpjekjet per te bere te padukshem anijet ushtarake te U.S.
    "Po," Bielek perserit pohimin e tij, "ne po punonim per te arritur padukshmerine, por alienet midis nesh kishin nje plan me te madh e vete-sherbyes ne mendje-- te hapnin nje vrime 40-vjeēare ne Hyperspace."
    Mbas perpjekeve te fundit te tmerrshme kur jetet e kaq shume njerezve te marines humben, Eksperimenti i Filadelfias u mbyll zyrtarisht.

  11. #31
    Citim Postuar mė parė nga xfiles
    I gjithe eksperimenti i Philadelphia ishte i sajuar nga nje grup alienesh qe u takua me presidentin Franklin Delano Roosevelt(FDR) ne 1934."
    Uau, ne te gjithe e dime qe ishte presidenti Harry S. Truman ngriti grupin sekret te njohur si MJ-12(Majestick 12) kurse tani po flasim rreth nje takimi me presidentin e U.S he alienet qe supozohet te kete ndodhur 30 vjet me pare.

    Kjo eshte shume e vertete. Bielek nuk eshte i pari qe e konfirmon kete fakt. Ka dhe shume burime te tjera qe e spostojne daten e kontaktit shume me pare sec mendohet nga publiku i gjere, pra Roswell. Takimi eshte bere ne Paqesor ne bordin e nje anije luftarake. Madje ne kete takim eshte permendur dhe fakti qe Hitleri apo nazistet kishin arritur te rekuperonin nje disk te rene diku ne nje zone malore te Gjermanise dhe po mundoheshin ti benin studim inxhinjerik. Kjo shpjegon dhe faktin e gjetjes se disajnove te disqeve fluturuese ne dokumentat e kapura ne Berlin sapo perfundoi lufta si dhe zerat e shume per ekzistencen e nje disku fluturues te prodhimit gjerman te quajtur Kugelblitz. Keta mendohet se jane disqet qe perballen ushtrine e aleateve gjate ekspedites se admiralit Byrd ne Antarktike ose ne te ashtuquajturen New Schwabenland ne muajin shkurt dhe mars te vitit 1947 i cili udhehoqi 4500 trupa amerikane, britanike, ruse dhe australiane per te mundur mbeturinat e ushtrise hitleriane qe ishin te fshehura ne bazen e tyre arktike te New Schwabenland por qe perfundoi me disfaten e plote te forcave aleate. Ketu jane pare shume kugelblitz...
    Nga ketu e merr kuptimin edhe thenia qe nese lufta nuk do kishte mbaruar 3 muaj perpara, sot bota do fliste e gjitha gjermanisht. Kjo lidhet me faktin e dokumentave dhe projekteve shume te avancuara te kapura nga gjermanet qe tregonin shkallen e larte te teknologjise dhe zbulimet qe ata kishin bere. Nese do kishin arritur ti ndertonin (per pune 2-3 muajsh) lufta do kishte qene e pamundur te fitohej nga anglo-amerikanet.

    Per me shume informacion mbi kugelblitz mund te klikoni ketu: Nazi Ufo's

  12. #32
    Ky raport u mundesua mbas studimit te vemendshem te 9 oreve intervista ne video, intervista personale dhe komente individuale. Eshte ndertuar ne formen e nje formati pyetje-pergjigje pa i dhene rendesi se kush drejton pyetjen dhe kush pergjigjet. Ky format po ashtu lejon futjen e te dhenave ne nje pjese te mevonshme te raportit. Te dhenat nuk jane te provuara apo te verifikuara dhe po paraqiten ashtu si jane marre. Ky raport permban informacione mbi Eksperimentin e Filadelfias, ose Projekti Rainbow. Projekti Phoenix 1-3, origjinen e Radiosondes dhe lidhja me punen e Wilhelm Reich, programin qeveritar mbi kontrollin e klimes si dhe agjenda te fshehta, projekti Montauk mbi Kontrollin e Mendjes, vrasja e paramenduar e mijera femijeve amerikane nepermjet kerkimeve studimore te kontrollit te mendjes dhe eksperimentet e tunelit te kohes, projektet qeveritare mbi tunelet e kohes dhe procedurat operative, si Nikola Tesla dhe Von Neumann kontribuan ne keto projekte, kontrolli i mendjes me aprovim individual, menyra teknike per te prodhuar holograme planetare dhe efektet Matreiya, shpjegimi pertej segmenteve te mbyllura te kohes, planet qeveritare per krijimin e kampeve dhe sklleverve te punes, Projekti Dreamscan, Projekti Moonscan, Laboratori i Instrumentave Ajrore, Projekti i Shkaterrimit te Mendjes, grupi alien i njohur si Kondrashkin dhe marrdheniet e tyre me programet e kontrollit te mendjes te Qeverise se USA-s, Kamogol II, Grupi i Gizes, Sirianet negative, manipulimet e Grupit te Orionit, brezi i 6-te i misherimit ose inkarnimit, FAA dhe gjeneratoret e tyre qe prodhojne kohe zero, shmangiet teknike qe dolen nga Projekti i Filadelfias, Aleanca Nderkombetare Aerospace, injektimi i implanteve, Wilhem Reich dhe kontrolli i mendjes, programimi i tipit Reichian Orgastic dhe perdorimi i tij nga Qeveria amerikane dhe Sirianet, Psi-Corps, Montauk dhe alienet nga sistemi i Antares, Leveronet, Grupi Elohim, Marina amerikane dhe projektet e tunel-kohe, Qeveria Amerikane dhe Grite, suport jetesor elektronik, sisteme te Reptilianeve Humanoide, masa formash te reja jetesore ne zonat polare dhe lidhja e tyre me shperthimet e epidemive, AIDS dhe Fort Dietrick (NSA), trena Maglev dhe sistemi i tuneleve te nendheshme amerikane, genet e mungura humane, anije e groposur dhe aparatura te tjera aliene se bashku me arkiva teknike poshte piramides se Gizes (Per kete te Gizes ne perfundim te intervistes se Al Bielek do bej nje shkrim special-Darius), ardhja e vleftes se re monetare, “Fisnikeria e Zeze”, sistemet e gjakut te bazuara ne hekur te humaneve dhe Nordikeve, teknologjia e klonimit dhe zhvillimi i humaneve sintetike dhe zevendesimi prej tyre i figurave politike, situata ne Lindjen e Mesme, dijenia e Kongresit mbi drogen dhe agjenden aliene, MIB, Ushtria Amerikane dhe helikopteret e zinj, teknologjia e levizshme e qeverise mbi turbullimin mendor, natyra dhe qellimet e Grupit te Orionit, kalimi i rraces njerezore ne densitetin e katert, ndryshimet gjeologjike, teknologjia Siriane e Kontrollit te Mendjes dhe shume te tjera te illustruara me deshmi te deshmitareve te ndryshem te cilet kane nje memorie fotografike dhe shume guxim.

    Intervistat.

    Nga deshironi qe te fillojme?

    Le te fillojme me Projektin Phoenix.
    Ishte nje projekt qe mund te konsiderohet si evolucion dhe vazhdimesi i Projektit te Filadelfias. Ky projekt ishte nje perpjekje e Marine ne vitin 1930 dhe 1940 ne perpjekje per te bere te padukshme nje anije. Ata nje dite te bukur levizen celesin dhe anija u gjend ne hyperspace. Gjate eksperimentit pati shume probleme me njerezit ne bordin e anijes. Konsideroje nje sukses shume te madh dhe nje deshtim shume te madh ne te njejten kohe dhe per kete arsye e nderprene. Rreth vitin 1947 u vendos qe projekti te riaktivizohej dhe u spostua ne Brookheaven National Laboratory me Dr John Von Neumann dhe asistentet e tij. Nga Projekti Phoenix doli teknologjia Stealth per te cilen nuk flas dot pasi ka lidhje me punen time. Po ashtu nga ky projekt u prodhuan dhe shume pajisje te vogla energjitike si ne rastin e radiosondes.

    Cfare eshte radiosonda?

    Ne dukje eshte nje kuti e vogel e bardhe te cilen e bashkangjit ne nje balone dhe e leshon ne atmosfere. Qeveria ju tha njerezve se kjo sherbente per te mbledhur te dhena klimaterike. Aparatura perdorte nje pulsim modulues shume te pazakonte. Ne shumicen e rasteve ata perdoren nje oshilator CW (vale e vazhdueshme) dhe pulsonin sinjalin. Kjo rastesisht zbuloi faktin qe ishte nje menyre shume efikase per te shnderruar energjine elektrike ne energji eterike. Kohet e fundit kam filluar te koleksionoj radiosonda. Asnjehere nuk kam pare nje marres por mesova se ato disenjoheshin ne Brookheaven National Labs. Fillova te flas me njerezit ne Brookheaven dhe rastesisht u takova me nje xhentelmen i cili dikur kishte punuar ne ate laborator. Ai me tha se disajni fillimisht ishte hartuar nga Wilhelm Reich. Kjo gje me terhoqi vemendjen. Sipas kesaj historie perreth vitit 1947 Wilhelm Reich i dorezon Qeverise Amerikane nje aparature te kontrollit te klimes, nje aparature qe do kapte DOR. (DOR eshte energjia vdekjeprurese e Orgonit). Reich mendonte se nese ulte nivelin e orgonit atehere stuhite nuk do ishin me te rrezikshme dhe violente. DOR eshte rezultati i energjise se orgonit e cila bie ne kontakt me nje burim te mbyllur radioaktiv. Kjo gje prodhon DOR e cila eshte kercenuese per jeten. Po ashtu prodhohet edhe ne atmosfere nepermjet proceseve te tjera. Qeveria e dergoi aparaturen ne mes te nje stuhie dhe ja arriti te ulte intesitetin e saj. Kjo gje ju pelqeu atyre dhe i dha pikenisjen nje tjeter faze te Projektit Phoenix ne te cilen ata disenjuan keto radiosonda dhe filluan ti leshonin ato ne sasi te madhe, mbase 200 deri ne 500 ne dite. Radioja ne keto aparatura ka nje rreze prej 100 miljesh. Nese ata perdoren kaq aparatura te tilla atehere dikush mund te mendoje se marresit (qe te trasnmetosh duhet te kesh dhe nje marres) per ta do ishin nje dicka e zakonshme. Kam qene nje koleksionist radiosondash. Kam mbi 100 te tilla ne koleksionin tim personal por asnjehere nuk kam pare nje marres radiosonde. Kam degjuar per to por asnjehere nuk kam pare.

    Cilat jane frekuencat qe u perdoren?

    Frekuencat e perdorura jane 403 MHz dhe 1680 MHz. Ata perdornin dy frekuenca te ndryshme.

    Ato jane aktive ne te njejten kohe?

    Jo. Perdorej njera ose tjetra. Me e hershmja qe u perdor ishte ajo prej 403 MHz, plus minus 2 MHz. Ndersa me pas filluan te perdornin 1680 MHz, plus minus 6 MHz. Sensoret e temperatures se tyre kishin ar, argjend, platin dhe iridium. Reich perdorte sensore qe kishin ar dhe argjend perbrenda. Elementi i lageshtires eshte nje pllake plastike e rrethuar me argjend perreth diskut ndersa linjat konduktive pershkojne kryq e terthore pllaken. Ata vendosin nje perzjere te cuditshme kimike ne ate pllake. Ne ndryshim me matesit e tjere te lageshtires, rezistenca shtohej sa me shume lagej.
    Ajo qe ne po teorizojme ne kete pike eshte qe termistori (sensori i temperatures) vepron si nje antene DOR jashte faze. Sensori i lageshtires vepron si nje antene per orgonin; sensori i presionit eshte ne thelb ai qe ata e quajne celesi i rezervuarit qe ne fakt eshte nje celes i presuar dhe sensitiv ciklik. Aparatura shkaterron DOR dhe prodhon orgonin. Transmetuesi konsistonte ne dy oshilatore ku njeri prej tyre do vepronte ne frekuencen mbajtese (403 deri ne 1680) ndersa i dyti i cili ishte thjesht nje oshilator prej 7 MHz i vendosur ne elektroden e oshilatorit mbajtes. Rezultati ishte qe oshilatori prej 7 MHz do pulsonte ndiz e fiku gjithe kohes. Po clidhje ka kjo qe po ndodhte me projektet e tjera?

    Qeveria nuk mund ti thoshte publikut qe keto ishin aparatura qe komandonin klimen. Cfare po shikojme ketu tani eshte ne fakt ajo qe shenoi zanafillen e te ashtuquajturit Projekti Montauk i cili ishte nje kombinim i punes se Wilhelm Reich dhe Eksperimentit te Filadelfias. Ishin dy projekte te ndara nga njeri tjetri qe zhvilloheshin ne Phoenix 1. Pra kishin aspektin e padukshmerise dhe kishim kontrollin e klimes te Wilhelm Reich. Nga fundi i projektit Phoenix duke perdorur disa nga konceptet e Wilhelm Reich dhe disa nga skemat e transmetimit te perdorura me pare ne projektin e radiosondave ata zbuluan se mund te kombinonin dy faktoret dhe ti perdornin ato per KONTROLL TE MENDJES. Qarqet qeveritare mbase do perdornin termin ‘alterim te sjelljes’ por ne fakt nuk ishte gje tjeter vecse kontroll i mendjes. Ja se cfare benin ata idiote.

    Kjo ishte ajo qe perbente Projektin Montauk?

    Jo. Phoenix 1. Mbasi qarqet politike mesuan te verteten se cpo ndodhte u perpoqen ta mbyllnin si projekt. Por njerezit qe po e zhvillonin ju drejtuan ushtarakeve dhe ju propozuan atyre qe mund ta perdornin per te influencuar mendjen e armikut. Natyrisht qe ushtaraket e pelqyen shume kete ide dhe ju lejuan atyre qe te perdornin Montauk Air Force Base. Midis pajisjeve qe u kerkuan ishte dhe nje sistem radari SAGE i cili ndodhej ne baze. Baza u mbyll dhe cdo gje u shit ne ankand. Grupi me pas levizi ne Brookheaven Labs. Aty filloi ajo qe u quajt Phoenix 2. Ata shpenzuan dhjete vitet e para, pothuajse nga 1969 deri ne 1979 duke bere kerkime teresisht mbi kontrollin e mendjes. E filluan punen duke marre burimin e valeve te radarit SAGE dhe moduluar valen speciale qe ju kishte treguar Reich gjate procesit te manipulimit te klimes dhe e kombinuan ate me dicka qe kishin vene re gjate Eksperimentit te Filadelfias. Ata transmetuan me nje vale pothuajse 406 MHz. Kjo ‘kercente’ mbi frekuencat dhe ndryshimet ne faze. Ata perdoren nje koncept amplidine ne te cilen ndodhin disa stazhe pulsimi te moduluar.

    vazhdon...

  13. #33
    Gjeresia e pulsimit mund te varioje nga 10 deri ne 75 ms. Frekuenca qendrore ishte 406 MHz qe gjenerohej nga nje funksion i tipit te ulet i cili referohej nga nje fuknsion kohe-zero.

    A kishte ndonje modulim ne te?

    Po, kishte frekuenca qe kercenin mbi te.

    Pra Phoenix 2 filloi ne vitin 1969?

    Po, ne periudhen midis vitit 1969-1971. Phoenix 1 u zhvillua nga viti 1948 deri ne vitin 1968. Pjesa e pare e projektit mbi kontrollin e mendjes konsistonte ne marrjen e nje individi dhe ti beje ata te qendronin 250 kembe larg antenes. Radari SAGE kishte nje energji interval pulsimi prej 0.5 MW. Ndersa antena nje perforcim prej 30 db. Kjo do te thote nje radar efektiv prej te pakten 1 gigawatt. A e merrni me mend se cfare mund ti shkaktoje kjo njeriut? Mendoj se eshte nje mrekulli qe ata njerez jane akoma aty. Kjo djeg komplet funksionet e trurit, krijon deme neurologjike, te cara ne mushkeri nga nxehtesia. Ata e provuan kete gje me nje numer te caktuar njerezish disa prej te cileve i mbijetuan eksperimentit.

    Ku i gjeten ata vullnetaret per nje eksperiment te tille?

    Thjesht merrnin indigjene neper rruge dhe i vendosnin perpara radarit. Keto jane veprime pa kuptim qe shpesh qeveria ka qejf ti beje.

    Kush ishte i ngarkuar me projektet ne ate kohe?

    Dr. John Von Neumann dhe Jack Pruett.

    Ndonje agjensi e caktuar?

    Nuk jam i sigurt se cfare agjensie ishte e perfshire. Tani dikush pati idene e shkelqyeshme qe ti vendoste subjektet direkt ne linje me bririn perforcues te antenes. Dhe rezultati merret me mend, njerezit u dogjen te gjalle. Ne kete menyre ata arriten te zbulonin se duke variuar modulimin e fazes dhe kercimin e frekuences dhe pulsimit ne faza te shumellojshme, mund te ndikonin thelbesisht mendjen e nje personi.

    Sa njerez punonin ne kete instalim?

    Rreth 30.

    Kush i autorizoi atyre perdorimin e bazes?

    Forcat Ajrore dhe Marina. Ishte nje projekt i perbashket. Kishte te perfshire personel nga te dyja palet. Ne kemi kopje te urdherave per personelin e Forcave Ajrore.

    Kush ishte preteksi per te perdorur bazen?

    Nuk ishte asnje te tille. Baza ishte e braktisur. Ju kthye mbrapsht GSA rreth viteve 1969-1970 kur mbyllen gjithe sistemet e radarit SAGE. Pra ishte nje operacion jo ekzistent. Nje preteks i perkryer.

    Ku i gjenin fondet?

    Ishte komplet privat.

    Korporatat?

    Fillimisht nuk u perftua nga korporatat por me vone po. Parate fillestare erdhen nga qeveria naziste.

    Ky eshte Phoenix 1?

    Jo, ky eshte Phoenix 2 dhe 3. Ne vitin 1944 ishte nje tren amerikan trupash qe levizte ne nje tunel hekurudhe franceze dhe mbante 10 miliard $ ar te Nazisteve te cilet e kishin gjetur. Ishte 10 miliard $ ne vitin 1944 me 20 $ onsi. Treni u shperthye brenda ne tunel duke vrare 51 ushtare Amerikane. Floriri u shfaq perseri 10 vjet me pas ne Montauk. Kjo gje duhet verifikuar. Ato para u perdoren per te financuar projektet per shume vite pasi vlera e arit vazhdoi te ngrihej. Ata shpenzuan edhe gramin e fundit dhe perfunduan pa para. Ne kete moment hodhen syte nga ITT. ITT ishte prone e Krupp ne Gjermani. Persa i perket personelit shume nga civilet dhe shkenctaret ishin ish-nazista te cilet erdhen nga Gjermania para dhe pas lufte. Projekti ishte nen survejimin e qeverise Amerikane. Komuniteti i inteligjences e dite mire se cfare po ndodhte dhe CIA, ashtu si dhe agjensi te tjera, monitoronin cdo gje me kujdes. Fusha e lojtareve te cilet vepronin ne baze ishte e vogel, midis 30-50 personave. Fondet ishin komplet private. Mbas vitit 1983 Senatori Goldwater zbuloi se cfare po ndodhte dhe filloi nje hetim. Ai nuk mundi te gjente asnje gjurme fondesh qeveritare. Pruett ishte drejtori metafizik i projektit. Ai ishte pjese e Forcave Ajrore. Kur ai u largua vendin e tij e zuri Dr. Herman C.Untermann. Ata kishin nje ekspert elektronik, Dr. Mathew E. Zerrett i cili erdhi nga Gjermania ne vitin 1946 se bashku me Werhner Von Braun. Mbase arsyeja qe ju mbaruan parate ishte se ata kishin 25 baza te tjera ne territorin e USA per te financuar. Baza me e fundit u mbyll ne vitin 1983, ne 12 gusht. Baza ne Montauk ku te gjitha stacionet moren referencen e kohes zero u mbyll dhe po ashtu dy bazat e tjera te mbetura u mbyllen fill mbas saj.

    Po ne lidhje me efektet e mendjes?

    Me aq sa me kujtohet nga programi, duke qene se isha pjese e tij, jam bere subjekt i fushes se kontrollit te mendjes jo qe ne fillim te programit (sepse fillimisht ata me donin mua per aftesite e mija sensitive) por me vone. Me caktuan detyren e indoktrinimit te rekruteve te rinj. Prova e pare rezultoi nje deshtim i vertete. Ju thashe atyre se nuk doja te kisha me te beja me programin dhe ata me vune perpara nje aparature me rreze qe me shkaktoi shume deme. Me ne fund dikush tha: “fikeni se ky do na ngeli ne dore” dhe ata e fiken. Te tjere u demtuan shume me teper se une. Efektet ne pergjithesi ishin shume negative. Mund te te digjej truri. Ata dilnin rrugeve dhe merrnin femije nga mosha 12 deri ne 16...

    Ne kete menyre jane zhdukur shume nga femijet Amerikane?

    Ne perllogaritem nje numer femijesh (10 mije) qe ata i moren nga rruga dhe i sollen ne Montauk, New Jersey. Numri total i njerezve qe ata rrembyen neper rruge dhe qe i cuan ne 25 bazat ishte 250 mije. Se kush e organizoi kete “sulm” ndaj femijeve per ti perdorur ne kete program, vazhdon te mbetet ende nje mister. Ne vazhdojme te mos e dime pergjigjen por dime qe ata u programuan per dicka. Ata u bene subjekt programimi i cili hap mbas hapi u be me “human” duke perdorur teknika te avancuara elektronike. Programimi origjinal ishte i natyres Reichiane dhe ishte me shume fizik. Me pas ata permiresuan tekniken duke perdorur dhe kompjuterat dhe programimin elektronik sipas teknikes Reichiane qe zevendesoi shume shpejt cdo menyre tjeter dhe me me pak efekte anesore.

    A keni dijeni per ndonje person aktual qe ka kaluar neper kete programim?

    Kam pare disa te tille gjate viteve. Ka nje rutine shume specifike identifikimi qe mund te dedektohet nese jeni te ndjeshem aq sa duhet. Mund te dalloni nje person qe ka qene subjekt i programit Montauk “pese milje larg”. Kam pare pothuajse nje duzine njerezisht te tille ne zonen e Long Island, New York.

    Po ne lidhje me Von Neumann?

    Ai vazhdonte te ishte gjalle deri ne vitin 1989. Neumann ka patur disa telashe me qeverine si dhe disa probleme te tipit ndarje e personalitetit ne vitin 1977 kur dha doreheqjen si drejtor dhe u be keshilltar. Qeveria ju tha te gjitheve se ai vdiq ne vitin 1956. Por ne fakt qeveria vazhdon te bashkeveproje me te.

    A ju dha ndonjerit nga subjektet e Montauk droga tropike?

    Jo s’besoj...
    Ata perdornin nje lloj droge qe ishte perdorur me pare ne lidhje me programimin Reich per ta bere subjektin me te ndjeshem ndaj transmetimit. Nuk me kujtohet emri i droges. Efekti i droges ishte i tille qe e bente subjektin disa here me te ndjeshem seksualisht.

    Dhe ne te njejten kohe euforik?

    Po edhe euforik.

    A e moren ata kete karrigen e alterimit te mendjes nga alienet?

    Prototipi u mor nga alienet. Pertej kesaj ne jemi te paqarte. Kjo karrige ishte ne esence nje amplifikator i mendjes. Qeveria merrte individe te trajnuar dhe i ulte ne karrige dhe gjeneronte forma mendimi te cilat aplifikoheshin dhe transmetoheshin. Ata mund te transmetonin sinjalin dhe i kalonin njerzit ne nje gjendje para orgazme gjate se ciles ata beheshin te ndjeshem (marres) ndaj programimit. Punonte shume mire dhe u zbuluan dhe aftesi te tjera. Ata zbuluan se kjo mund te funksiononte dhe ne kohe. Moren nje individ te trajnuar shume mire psiqikisht dhe e ulen ne karrige dhe gjeneruan nje forme mendimi te nje vorbulle e cila lidhi vitin 1947 me vitin 1981. Ky ishte me saktesi rezultati qe u arrit, pra u gjenerua nje tunel kohe ne te cilin ata mund te ecnin fare kollaj. Ne ate kohe me kujtohet jepej nje film serial ne televizion dhe qe paraqiste kete koncept ne menyre shume te perpikte. Keto ishin disa nga aftesite e aparatures. Ata filluan te shkonin para e mbrapa ne kohe. Kjo ka qene faza e fundit e projektit Phoenix.

    Kur u ndertua kjo makine kohe?

    Rreth vitit 1979 ose 1980 ishte teresisht operative. Ky transmetues kishte energji te mjaftueshme per te perkulur kontiniumin hapesire kohe. Individi ne karrige duhej te sintetizonte funksionin e vorbulles sepse ata nuk kishin aftesite teknike per ta bere kete gje. Ndersa tani mund te sintetizohet ne menyre mekanike. Ata bene dhe gjera te tjera. (Me fjalen ata Al Bielek i referohet grupit qe drejtonte eksperimentet qe sic del nga shkrimi ishin shkenctare, qeveria dhe agjensite e inteligjences. –Darius). Psh individi i ulur ne karrige mendonte per ndonje krijese dhe krijesa materializohej. Pra ata kishin pothuajse fuqine per te krijuar nje qenie. Por problemi qe doli ishte qe qenia e krijuar qendronte e materializuar per aq kohe sa ishte i ndezur amplifikatori. Nganjehere energjia ishte midis gigawatt dhe terrawatt.

    vazhdon...

  14. #34
    Shume e fuqishme. Vorbulla mund te arrije nje diameter prej 5 miljesh.

    A mund ta pershkruani si duket kjo?

    Dukej si nje tunel spiral i ndricuar pergjate gjithe gjatesise se tij. Fillon te ecesh ne kete tunel dhe krejt papritur te thith brenda. Ne fakt nuk ecen brenda tij por shtyhesh. Ne kete menyre mund te shkosh kudo ne kohe dhe hapesire.

    A mund te sillje gjera mbrapsht?

    Po.

    A ke sjelle ndonje gje nga e kaluara ose e ardhmja?

    Po.

    A mund te vazhdoni pershkrimin tuaj per tunelin?

    Po. Muret ishin solide por si me vrima. Forma e tij nuk ishte e drejte por si turiele.

    Nese dikush do fikte aparaturen, mund te mbetesh ose te ngecesh ne destinacionin hapesire kohe?

    Po. Mund te mbetesh aty.

    A kane nisur ata shume femije brenda ne tunel?

    Po, por ne nuk e dime psene. Ata humben shume femije keshtu.

    Duke qene se ka nje si shtrengim te kohes per aq larg sa keni shkuar ju ne te kaluaren dhe ne te ardhmen, a eshte cdo gje e rregullt?

    Po.

    Njera nga gjerat e para qe ata bene ishte dergimi i rekruteve ne vitin 6030 e.s. Ishte gjithmone ne te njejten pike kohore. Diku ne nje qytet te braktisur ku ndodhej nje statuje prej ari solid. Kur ata u kthyen u pyeten per ate qe pane. Nese ata prisnin qe te degjonin pergjigje te ndryshme nga persona te ndryshem kjo mbeti enigme per ne. Sidoqofte perpara se te nisnin njerezit ne vorbull, ata kontrollonin mjedisin dhe siguroheshin qe ai suportonte jeten. Po ashtu kane marre dhe kampione.

    A ka te ardhme potenciale ne te cilen mund te nisen njerez?

    Jo. Ne momentiin qe krijohet kontakti me te ardhmen, linja behet fikse me ate moment ne kohe.

    A mund te ndryshoni te tashmen duke cuar dike ne te kaluaren?

    Po. Mund te ndryshohet e tashmja duke cuar dike edhe ne te ardhmen. Nen disa kushte te vecanta. Qeveria eshte duke perdorur makinen e kohes ekzistuese per te shkuar ne te ardhmen nepermjet linjes kohe te Montauk.

    Doni te thoni qe tani e tashmja nuk mund te ndryshohet sepse ne kemi stabilizuar nje lak kohor nepermjet te ardhmes dhe te kaluares?

    Po. Kjo do te thote qe cdo gje qe jane duke bere njerezit midis dy pikave me ekstreme te te ardhmes dhe te kaluares, ata do vazhdojne ta bejne pergjithmone.

    Kush eshte koha me e larget qe dikush ka udhetuar ne te ardhmen?

    10.000 e.s.

    Pra cdo gje eshte e fiksuar deri ne vitin 10.000 te eres sone?

    Po. Eshte nje realitet si enderr. Ne fakt askush nuk ka arritur te perceptoje nje te ardhme tangente mbas vitit 2012 te eres sone. Duket sikur ka nje si mur i ngjeshur qe ska asgje nga ana tjeter.

    Profecite flasin per nje ndryshim ne toke rreth asaj periudhe.

    Kjo eshte interesante apo jo?

    A mund te projektosh veten tende 2 ore ne te ardhmen dhe te takohesh me veten tende?

    Po, vetem se eshte shume e rrezikshme. Personi qe ecen ne tunel eshte jashte faze me personin i cili del nga ana tjeter. Kjo gje ka ndodhur. Rezultati ishte qe personi u karbonizua ne vend.

    A ju kane dhene ndonjehere arme me vete per ta perdorur ne rast rreziku?

    Ata nuk kishin pse. Vorbulla mund te programohet ne ate menyre qe te ndjeki personin dhe ne rast rreziku ata mund ta sillnin ate mbrapsht menjehere. Cdo gje ndiqej nepermjet nje monitori. Pra ne kete menyre ata siguruan nje porte kohe funksionale. Me kujtohet njehere nje situate kur nga nje porte e tille erdhi dhe nje monster e frikshme dhe te gjithe ne dhome u tremben per vdekje. Menjehere fiken transmetuesin. Por krijesa hengri gjithe njerezit dhe aparaturat qe ndodheshin aty. Atyre ju desh te shkonin mbrapa dhe te fiknin njesine ne Filadelfia ne menyre qe te te fikej njesia dhe ne te ardhmen. Vetem keshtu mund te ndalonin ate krijese ne vitin 1983. Kjo ka ndodhur ne 12 gusht 1983. Vorbulla u fiksua ne testin e 12 gushtit 1983 duke forumuar nje lak kohor. E gjitha ndodhi sepse dikush vendosi mendimin ne mendjen e operatorit qe ndodhej i ulur ne karrigen qe te gjeneronte ate krijese. Ishte nje perpjekje per te sabotuar projektin. Shume njerez mendonin se projekti kishte shkuar shume pertej caqeve. Kur punoja per ta nga viti 1971 dhe 1983 ndihesha gjithmone i lodhur. Ajo qe benin ata ishte qe ne momentin qe mbaroja misionin tim ata me kthenin mbrapa ne kohe vetem nje milisekonde perpara. Nga nje kendveshtrim dukej sikur nuk kisha shkuar askund. Natyrisht qe kur nderpreva punen aty, cdo gje u ndalua.

    Nese shkoni mbrapa tek fundi i Eksperimentit te Filadelfias qe ishte strumbullari i te gjithe historise do shikoni qe gjerat u manovruan ne ate menyre qe dukej qarte qe mbrapa tyre qendronte nje force e madhe e perfshire ne gatimin e asaj corbe sepse asgje e keqe sdo kishte ndodhur nese nuk do kishin koinciduar dy data te erreta ne harkun kohor te 40 viteve; projekti i njohur si Eksperimenti i Filadelfias ose Projekti Rainbow ne vitin 1943 dhe Projekti Montauk ne vitin 1983.

    Do me duhet te shtoj dicka ketu. Eshte nje pike poshte ne pothuajse 2/3 tunelit te kohes ku personi qe eshte duke e pershkuar percepton nje si zhurme te madhe. Ndergjegja e personit le trupin. Ka nje tendence per te pare gjerat me me detaje. Jam i sigurt qe kishte dicka inteligjente aty. Kur shikoj me vemendje eksperiencat e mija jam i sigurt qe aty ka patur dicka inteligjente. Por e kam te veshtire ta percaktoj se cfare ishte. Ajo qe ata po perpiqeshin te benin ne Montauk ishte stabilizimi i procesit te perceptimit qe ndodhte gjate shkeputjes se ndergjegjes nga trupi. Ne nje fare menyre ata perpiqeshin ta manifestonin kete fenomen por nuk e di se kush ishte qellimi i vertete.

    Kush ishte rroli i alieneve ne te gjithe kete histori, pervec karriges prototip te amplifikimit mendor?

    Kjo do jete pjesa tjeter e diskutimit ne te cilen skemi arritur ende.
    Tani le ti hedhim nje sy rezultatit teknik qe u arrit ne Eksperimentin e Filadelfias. Ishte pikenisja e cdo gjeje. Filloi rreth vitit 1930 ne Cikago nga tre njerez. Dr. John Hutchinson Sr, i cili ishte Dekani i Universitetit te Cikagos, Nicola Tesla dhe Dr. Kurtenaur i cili ishte nje fizikant austriak, pjese e stafit te universitetit.

    Ata vendosen te benin dicka duke spekuluar ne lidhje me konceptin e padukshmerise per njeriun dhe per sendet. Ky subjekt ishte diskutuar me vite te tera. Pra ata u mblodhen sebashku dhe filluan kerkimet ne Universitetin e Cikagos rreth vitit 1931 ose 1932. Ne vitin 1933 u formua Instituti i Studimeve te Avancuara ne Princeton dhe projekti u transferua ne kete institut ne vitin 1934. Njeri nga pjestaret e stafit ishte Dr. John Erich Von Neumann me origjine nga Budapesti, Hungari. Ai u diplomua ne kimi ne vitin 1925 dhe mbrojti doktoraturen per matematike ne vitin 1926. Per disa vite me rradhe ai dha mesim ne Europe dhe me pas erdhi ne Amerike. Mbas mesimdhenies prej tre vjetesh ai u ftua ti bashkohej stafit te Institutit.

    Instituti perfshinte dhe njerez te tjere si Albert Einstein i cili ishte larguar nga Gjermania ne vitin 1930. Ai shkoi ne Institutin Teknologjik ne California per tre vjet dhe me pas u thirr nga Princeton qe ti bashkohej stafit aty. Me kalimin e kohes aty erdhen dhe shume njerez te tjere. Ne vitin 1936 eksperimenti u zgjerua akoma dhe me shume. Nderkohe, Nicola Tesla u caktua drejtor i projektit. Ai ishte mik i Presidentit Franklin Roosevelt me te cilin Tesla ishte takuar ne vitin 1917 kur Roosevelt ishte sekretar i Marines. Ne ate kohe Tesles ju kerkua te bente disa pune per qeverine meqe ishte situate lufte dhe ai ju pergjigj pozitivisht kesaj kerkese. Pra Tesla pranoi te behej drejtor dhe udhehoqi kerkimet e projektit te padukshmerise deri ne vitin 1942 kur dha doreheqjen.
    Ne vitin 1936 mbas studimeve te shumta intensive ata vendosen qe te benin disa prova duke arritur nje lloj padukshmerie. Marina dhe kushdo tjeter u inkurajua qe te vazhdonte kerkimet dhe ju siguruan me shume fonde.
    Nga Gjermania vazhdonin te vinin shkenctare dhe kjo zgjati deri ne vitin 1939 kur filloi lufta me Gjermanine.
    Ne vitin 1940 ata u ndjene te gatshem per nje prove ne Brooklyn Navy Yard. Ata kishin nje anije te vogel dhe nje tjeter rimorkiuse nga cdo krahe. Njera nga anijet siguronte energjine ndersa tjetra transmisionin per bobinen. Dy anijet lidheshin me anijen kryesore nepermjet kabllove. Ideja ishte kjo qe nese prova rezultonte negative atehere ata mund te prisnin kabllot dhe te fundosnin anijen e proves. Por cdo gje punoi mese miri dhe eksperimenti u quajt nje sukses i plote.


    vazhdon...

  15. #35
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Hajdeni ta shikoni ne Greqi ate anijen luftarake qe merte pjese ne eksperiment. Eshte katandisur llamarina ne nje baze detare...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 09-03-2006 mė 16:31

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e buki19
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Postime
    313
    Darius,xfiles dhe ju te tjeret qe keni interesim per UFO t,nese nuk e keni lexuar dot,ju lutem lexone : Bibla -libri i profetit Ezekiel-nga fillimi.Me intereson mendimi i juaj per kete.Kalofshi mire.

  17. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Pershendetje buki19,
    ne fillim mu duk sikur e kishe me tallje , me fal.
    E lexova kapitullin e Ezekielit deri ne gjysem.
    ishte me te vertete interesante, une nuk e kisha lexuar ndonjehere de nese e kam lexuar me siguri jo me vemendje.
    Vura re ato qe kishte pare pra nje objekt i shkelqyeshem qe shndrinte dhe dukej sikur ēonte zjarr.
    Pertoj ti shkruaj ashtu siē i lexova por mua mu duk si nje deshmi e zakonshme nga dikush qe ka pare nje ufo, rast shume tipik dhe me beri te pyes veten nese feja eshte shpikur nga alient, ose nese shume profete te tjere jane genjyer nga alenet.
    ky ishte mendimi im,
    besoj se duhet diskutuar mbi kete por jo ketu meqe po flitet per eksperimentin e philadelphia-s.

    P.S. Ndoshta Dairus mund te na i spostoje ne temen perkatese.

  18. #38
    Citim Postuar mė parė nga Tannhauser
    Hajdeni ta shikoni ne Greqi ate anijen luftarake qe merte pjese ne eksperiment. Eshte katandisur llamarina ne nje baze detare...
    Po anija ju dha nje kompanie greke te skrapit dhe eshte pare ne Pire te Greqise.

  19. #39
    Citim Postuar mė parė nga kiniku
    Hmmm; e lexova edhe njė herė pasi e kam parė edhe filmin mė tė njėjtin titull ku rolet kryesore i luanin Kirk Dagllasi dhe Michael Pare.

    Poashtu, janė dy libra pėrmbajtja e sė cilave ėshtė mbledhur nga Taulant Hatia, "Sekretet e Lashta" dhe "Sekretet e Reja\Moderne" apo dic tė tillė nė ketė efekt. Aty shkruan se ėshtė dėshmuar se Jessup-i apo korrespondenti misterioz ishte vetem njė sharlatan.

    <<...A mund te projektosh veten tende 2 ore ne te ardhmen dhe te takohesh me veten tende?

    Po, vetem se eshte shume e rrezikshme. Personi qe ecen ne tunel eshte jashte faze me personin i cili del nga ana tjeter. Kjo gje ka ndodhur. Rezultati ishte qe personi u karbonizua ne vend...>>


    Jashtė faze? Cfarė faze?
    Filmi eshte me te njejtin titull Philadelphia Experiment po Kirk Dagllas jo fytyra po as emri si del aty.
    Ky eshte grupi pjesmarres ne film :


    Michael Paré .... David Herdeg
    Nancy Allen .... Allison Hayes
    Eric Christmas .... Dr. James Longstreet
    Bobby Di Cicco .... Jim Parker
    Louise Latham .... Pamela
    Kene Holliday .... Major Clark
    Joe Dorsey .... Sheriff Bates
    Michael Currie .... Magnussen
    Stephen Tobolowsky .... Barney
    Gary Brockette .... Adjutant/Andrews
    Debra Troyer .... Young Pamela
    Miles McNamara .... Young Longstreet
    Ralph Manza .... Older Jim
    James Edgcomb .... Officer Boyer
    Glenn Morshower .... Mechanic


    Pse ne nje liber thuhet qe Jessup eshte sharlatan kjo sdo te thote qe ai ishte. Fakti qe Jessup humbi jeten ne menyre shume misterioze te shtyn te mendosh qe personi i tij ishte rrethuar nga nje mister. Ajo qe eshte me interesantja eshte qe shume nga keta persona qe kane dale si whistleblowers si puna e Phil Schneider, Thomas Castello, Bill Cooper etj nga nje pale konsideroheshin si paranojake, disinformatore etj etj etj. Ndersa pala tjeter i mbronte dhe i ndiqte lekturat. Shume jane perfshire ne replika dhe pergenjeshtrime dhe debugings por asnje nga ata nuk ka humbur jeten. Ndersa personat qe permenda jane masakruar dhe vrare (rasti me i fundit i Bill Cooper ne nentor te 2001).
    Shume veta kane thene per Schneider qe ishte asocial, lunatic dhe skizofren. Cuditerisht ky skizofreni humbi jeten i vetvrare me telat e pianos rreth grykes mbasi me pare kishte hequr thonjte e gishterinjve, djegur trupin me cigare etj etj. Po ashtu dhe Bill Cooper eshte konsideruar lunatic, paranojak, genjeshtar dhe hoaxer dhe cuditerisht edhe ky vritet para shtepise se tij (mbas 4 atentateve te meparshme ku kishte humbur dhe kemben).
    Po nuk patet informacion te mjaftueshem mos shkruani kot neper tema nga dy rrjeshta me fjale qe i lexoni tek tuk. Mos perdhosni temen te pakten.
    Sa per ate punen e fazes qe spaske kuptuar po ta shpjegoj une. Faza qe permendet aty ka te beje me gjendjen reale qe dikush ka ne kohe reale, pra ne kontiniumin hapesire kohe te perbashket. Ndryshe quhet dhe realm ose gjendje materiale . Duro te mbaroje tema dhe pastaj filloni nga pyetjet. E thashe qe ne fillim te intervistes me Al Bielek qe ka shume terma te fizikes, perfshi ketu dhe kuantikes. Une sjam fizikant dhe po perpiqem qe te bej nje perkthim sa me korrekt dhe te kuptueshem.
    Po e theksoj njehere e mire per ate qe lexojne faqet e fundit te temave. Skam dale ketu ti mbush koken asnjerit per keto qe shkruaj. E paraqes si nje informacion qe eshte ndryshe nga ai normali. Kujt ti pelqeje le ta lexoje, kujt jo, eshte i lire te mos futet fare ne tema te tilla.
    Faleminderit

    Ja dhe foto e kopertines se DVD se filmit. Per vite te tera u ndalua te transmetohej ne Amerike. Me siguri nga fakti qe jo vetem Jessup ka qene i sharlatan po edhe keta te tjeret. Amerikanet si pranojne kurre filmat me sharlatane
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  20. #40
    Pika me e rendesishme e testit te vitit 1940 eshte qe ne bordin e anijes se proves nuk ndodhej asnjeri. Ishte ne menyre strikte e boshatisur dhe pa prani personeli njerezor. Kjo rendesi per ate qe ndodhi me mbrapa.
    Me pas figura te tjera te rendesishme ju afruan projektit .Thomas T. Brown ju bashkua projektit per shkak te rezultateve qe arriti ne efektet e elektrogravitetit. Ai kishte si detyre zgjidhjen e problemeve te minierave magnetike Gjermane qe ndikonin transportet dhe perpjekjet e Marines. Kjo coi ne krijimin e nje projekti paralel i cili perfshinte cmagnetizimin e bobines dhe te kabllove qe te arrihej shperthimi i minave ne distance qe nga anija.

    Marina donte qe te kishte disa njerez qe te kontrollonin vazhdimesine e testeve. Ne kete menyre u perfshiva edhe une duke mbajtur te dhenat teknike. Tani le ti hedhim nje sy Nicola Teslas.

    Ne vitin 1879 i vdiq babai dhe ai u detyrua te perfundonte vitin e pare te kolegjit. Ai erdhi ne USA ne vitin 1884. Tesla ka patur nje intuite te brendeshme te pabesueshme. Perpara se te vinte ne Amerike ai kishte njohur Robert Oppenheimer i cili me vone punoi me zhvillimin e bombes atomike si dhe Dr. David Hilbert, matematicieni qe ndau ekuacionet per Hilbert Space qe shpjegon ne menyre matematike hapesiren e shumefishte dhe realitetet e shumefishta. Keto ekuacione per hapesiren e shumefishte u bene shume te rendesishme per projektin. Dr. Von Neumann u takua me Hilbert ne vitin 1927 dhe i referoi per shume nga gjerat qe kishte mesuar gjate testeve. Duke bashkuar njohurite Von Neumann me vone zhvilloi sisteme te tjera matematikore. Von Neumann eshte konsideruar si matematicieni me i madh i shekullit 20-te. Disa mendojne se ai ka qene me i afte se Einstein. Nje tjeter matematicien qe u perfshi ne projekt ishte dhe Dr. John Levinson i lindur ne vitin 1912. Ai vdiq ne vitin 1972. Levinson publikoi 3 libra per matematiken. Ai shpiku te shume njohurin ekuacionin Levinson i kohes. Pra me gjithe keta elemente, grupi i projektit kishte te gjitha mundesite e duhura per te arritur aty ku deshironin.

    Mbas testit te suksesshem te vitit 1940 Marina vendosi qe ti jepte projektit fonde te pakufizuara dhe ta klasifikonte ate. Ne 5 Dhjetor, 1941 isha ne San Francisco dhe pjestare te qeverise mu afruan dhe me thane se brenda 72 oreve do fillonte lufta me Japonine dhe kishin nevoje per asistencen time. Ne janar 1942 perfundova ne Institutin oer Studime te Avancuara. Tesles ju dha nje anije e plote me gjithe ekuipazhin qe ta perdorte per proven. Ishte nje anije luftarake. Tesla dhe Von Neumann nuk rane dakort ne disa gjera. Tesla insistonte qe do kishin probleme serioze me personelin e anijes dhe kerkonte me shume kohe por Marina nuk e pranonte kete ide. Nicola Tesla kishte bere deklarata periodike per kontakte te tijat me qenie jashtetokesore qe nga vitet 30-te dhe ne fillim te viteve 40-te. Ai ishte ne kontakt me ato qenie te cilet si ai mendonin se eksperimenti do ishte me pasoja te renda per njerezit. Per kete qellim Tesla vendosi te sabotonte dhe ta ndalonte projektin ne vitin 1942. Ai cakordoi instrumentat dhe ne kete menyre asgje sdo punonte. Testi deshtoi. Pas kesaj Tesla i dorezoi projektin Von Neumann ne Mars 1942 dhe dha doreheqjen prej tij.

    Von Neumann ju drejtua Marines me kerkesen per me shume kohe qe te studionte problemin dhe te percaktonte se cfare e kishte shkaktuar deshtimin. Neumann vendosi te ndryshonte disa nga pajisjet. Ai u shpreh se do i duhej nje anije speciale e cila do disenjohej nga e para ne cdo detaj. Per kete projekt u zgjodh Eldridge. Aparaturat u ndertuan mbi anije. Me ne fund erdhi Tetori i vitit 1942. Ata zgjodhen 33 vullnetare per ekuipazhin i cili erdhi mbas marrjes se diplomes ne dhjetor 1942. Ne kemi akoma nje foto te klases se marinareve.

    Ne momentin qe anija la kantierin dhe u hodh ne det, filloi puna. Ne maj 1942 Von Neumann instaloi gjeneratorin e trete. Por ky nuk sinkronizohej dot me dy te tjeret. Nje dite gjeneratori doli jashte kontrollit dhe demtoi njerin nga tekniket. Von Neumann hoqi gjeneratorin e trete (Tesla e kishte paralajmeruar per rrezikun qe paraqiste ndaj njerezve) dhe ju rikthye disajnit origjinal. Ne mes te qershorit anija kishte kryer disa udhetime prove ne det. Ne 22 Korrik 1943 ata bene proven. Anija u be e padukshme nga syri i njeriut dhe vete radari. Por efektet ishin te papritura. Njerezit ne bord ishin shume te disorientuar. Marina terhoqi ekuipazhin dhe u konsultua me Von Neumann i cili kerkoi me shume kohe per te zgjidhur problemin. Por Marina mbas konsultimit me eproret me te larte u shpreh se data perfundimtare e vendosur do te ishte 12 Gusht 1943. Von Neumann u shpreh i shqetesuar qe kjo kohe ishte e pamjaftueshme. Nga ana e saj Marina ngulte kembe se nuk i interesonte padukshmeria vizive por vetem ajo e radarit. Pajisjet u modifikuan perseri nga Von Neumann dhe, 12 Gushti erdhi. Ne e dinim qe gjerat nuk ishin ne rregull. Prova filloi dhe per afro 1 minute cdo gje shkoi mese miri. Mund te dallohej konturi i anijes ne uje. Por krejt papritur nje si u shkaktua nje si shkreptime ne ngjyre blu dhe anija u zhduk teresisht. Nuk ishte e mundur qe te arrihej kontakt me radio. Ishte zhdukur. Mbas pothuajse 3 oresh ajo u rikthye. Njeri nga direket ishte thyer. Disa nga personeli ishin njehesuar me dyshemene e celikte te anijes. Te tjere zhdukeshin dhe rishfaqeshin vazhdimisht. Disa u zhduken pergjithmone. Disa ishin cmendur. Marina terhoqi ekuipazhin e mbetur dhe per 4 dite nuk rreshten se diskutuari si te zgjdhnin problemin. Ata vendosen te benin dhe nje test tjeter por kete rradhe me anije te boshatisur, pa asnje personel ne te. Prova u krye perseri ne Tetor 1943. Anija u zhduk per 20 minuta. Kur ajo u kthye ata pane se disa nga pajisjet mungonin. Dy kuti transmetuese dhe nje gjenerator mungonin. Ndersa kutia me gjeneratorin reference kohe zero ishte e paprekur. Ne kete pike Marina vendosi te ndalonte projektin. Eldridge sherbeu si anije luftarake gjate luftes dhe pas saj ju dha Greqise.

    Ajo qe eshte e rendesishme te theksohet eshte fakti qe ka patur dy prova te rendesishme te cilat ishin saktesisht 40 vjet larg njera tjetres. Ishte nje ndarje 40-vjecare ne hyperspace. Tani vete Toka ka nje bioritem qe arrin kulmin e saj ne nje cikel 20-vjecar dhe kjo perkonte me daten 12 Gusht. Pra “ndodhi rastesisht” qe te caktohej ajo date e cila krijoi lidhjen midis fushave te Tokes per te dy eksperimentet qe te ndryheshin ne hyperspace. Anija u shty ne hyperspace. Ne ndodheshim ne anije dhe e ndjenim qe dicka po shkonte shume keq me proven. U perpoqem te fiknim aparturat por nuk ishte e mundur. Ne vrapuam jashte ne bordin e anijes dhe u hodhem nga njera ane e saja. U hodhem nga anija por perfunduam ne nje tunel kohe i cili perfundonte ne Montauk, Long Island ne 12 Gusht 1983. Ishte nate. Na gjeten shume shpejt dhe na zbriten neper ca shkalle poshte ku na pershendeti Von Neumann. Ishte shume tronditese. Ne sapo ishim ne vitin 1943 ndersa tani ndodheshim ne 1983 duke pare Von Neumann qe tashme ishte nje burr plak. Ai na tha se ishte nje hapur nje tunel ne hyperspace dhe ne duhet te shkonim mbrapsht dhe te fiknim gjeneratoret ne anije perndryshe carja e hyperspace mund te vazhdonte te zgjerohej dhe mund te gllaberonte gjithe planetin. Ai kishte pritur 40 vjet per ne qe te vinim.

    Montauk na nisi mbrapsht ne kohe dhe ne shkaterruam gjeneratorin me sopata. Anija i rikthye ne vendin origjinal ne kohe pothuajse 3 ore me mbrapa. Qe nga 1943 e me pas Von Neumann nuk e dinte se cfare kishte ndodhur. Ai kishte modifikuar pajisjet e hershme ne 1943 ku kishte perftuar nje makine kohe funksionale. Edhe Gjermanet po punonin per udhetimin ne kohe dhe pothuajse ja arriten ta realizonin ne vitin 1945, pak mbas mbarimit te luftes. Kjo ishte sa per efekt informacioni procesverbali.

    Mbasi Marina vendosi qe te mbyllte projektin ne vitin 1943, Von Neumann u dergua te punonte me projektin e bombes atomike ne Los Alamos deri sa mbaroi lufta. Ne vitin 1947 ndodhen tre ndryshime themelore ne Departamentin e Mbrojtjes. Dikush ne strukturen e re vendosi qe te germonte ne Projektin e Filadelfias per te pare se cfare ishte arsyeja e deshtimit. Ata i kerkuan Von Neumann qe te “rishikonte projektin”. Ai pranoi. Ka dhe nje detaj tjeter. Duke filluar pothuajse nga 6 Gushti 1943, u shfaqen shume UFO mbi Eldridge per pothuajse 6 dite rrjesht. Ato ndodheshin aty edhe gjate testit. Njera nga UFO-t u thith nga hyperspace sebashku me Eldridge dhe perfundoi ne nje stacion te nendheshem ne Montauk ne vitin 1983. Permbante nje aparature karikimi per te cilen disa aliene na kerkuan qe te shkonim mbrapa ne kohe dhe ta merrnim per ata pasi nuk donin qe te binte ne doren e njerezve. Ne nuk e dime se kush ishin ata. Pruett ishte i shqetesuar per nje pushtim alien.

    Po ashtu ne vitin 1947 Von Neumann u thirr nga qeveria qe te asistonte ne analizimin e nje UFO-je te rrezuar ne 1947 ne Aztec, New Mexico. Nje tjeter rrezim ndodhi ne Aztec pothuajse nje vit me pas. Disku i pare kishte aliene gri dhe asnjeri prej tyre nuk mbijetoi. Ndersa ne rrezimin e dyte, te pakten njeri prej atyre qe ndodheshin ne bord arriti te mbijetonte. Mesa duket sistemi i ri i radareve ne menyre te pavullnetshme shkaktoi rrezimin e disqeve. Kur u mesua kjo gje, radari filloi te perdorej per kete qellim por alienet u treguan te matur. Pjestari i diskut te dyte nuk ishte Gri dhe Von Neumann pari rastin te fliste me te. Ai e pyeti se kush mund te ishte pergjigja per problemin e padukshmerise. Nga ai mesoi se duhej ti rifutej studimit dhe te mesonte me mire metafiziken. Natyra e problemit ishte qe personeli i anijes nuk ishte i fiksuar ose i ngerthyer me referencen kohe zero te cilen anija e kishte. Zakonisht humanet jane te ngerthyer ne piken e konceptimit si reference kohore, jo ne reference kohe zero. Ngerthimi i rrjedhes se kohes i lejon nje personi qe te levize ne sinkronim me sistemin duke bere te mundur ne kete menyre nje bashkeveprim dhe koherence.

    Ngerthimet e kohes jane delikate. Energjia e perdorur gjate proves prishi balancen e ngerthimit kohor te njerezve qe ndodheshin ne bord te anijes. Kur anija u rikthye ne kohen tone, njerezit qe ndodheshin ne te nuk u kthyen sepse nuk mund te gjendeshin ne te njejten reference.

    Von Neumann e kuptoi se i duhej nje kompjuter si dhe disa njohuri me shume ne metafizike ne menyre qe te mundesonte ngerthimin kohor si reference per njerezit me referencen kohore te anijes. Ai ndertoi nje kompjuter ne vitin 1950. Ishte gati te instalohej ne vitin 1952 dhe ne vitin 1953 prova qe u be pati sukses te plote. Njerezit ne mbarim te eksperimentit nuk pluskonin me ne hapesire. Ne kete moment Marina anulloi Projektin Rainbow dhe ja ndryshoi emrin ne Project Phoenix.


    vazhdon...

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •