Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 31
  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Sa ndikojnë të tjerët tek ju?

    E kam vërejt që edhe këtu,edhe pse në komunitet virtual,njerëzit ndikohen nga komentet e personave të tjerë mbi të apo mbi një mendim të dhënë të tij.
    Dua ta dij se pse njeriu lejon që të bie pre e paputhshmërisë së mendimeve?
    Pse lejojmë që komentet e personave tjerë të ndikojnë tek ne?

    Çdo të mirë
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Mirë, Storm, t'ju them diçka dhe unë. Njerëzit që ndikohen nga të tjerët janë dy llojesh : ata që dëgjojnë me mendje, dmth ata që dialogojnë me veten e tyre ndërsa po dëgjojnë tjetrin përballë, dhe ata që dëgjojnë me veshë, dmth ata që e kanë hard-disc pak si bosh ku mund të regjistrosh ç'të duash... Ju e dini që në dëborën e bardhë dhe të rrafshtë lihen shumë shpejt gjurmë.

    Këta të parët ndikohen pasi kanë përplasur mendimet e tyre të vetat (rrjedhojë e dialogut me veten e tyre) me ato të bashkëbiseduesit, njeri apo libër qoftë ky. Kështu që ndikimi nuk është aspak i keq në vetvete, por të kemi parasysh që bëjmë fjalë për ndikim mendimesh. Kështu filozofë të ndryshëm janë ndikuar nga njëri-tjetri dhe kanë vazhduar mendimin e tyre nëpërmjet një mpleksje të ndërlikuar të mendimeve të veta me ato të filozofit në fjalë. Një shembull, Heidegger ka qenë ndikuar nga filozofët e Antikitetit, Herakliti dhe Parmenidi, kurse Lévinas ka qenë nën influencën e veprës madhore të Heidegger "Qenia dhe Koha", e kështu me rradhë. Kjo është ajo çka mund t'a quajmë fekonditeti i mendimit, dmth që mendimi pjell mendimin.

    Të dytët pësojnë ndikimin e tjetrit, por jo ndikim mendimesh. Ndikimi i tyre është në nivelin e opinioneve, dhe ky i fundit shënon vdekjen e mendimit. Opinioni dhe mendimi janë të papajtueshëm. Kështu në këtë forum mund të gjesh lloj-lloj ndikimesh, kryesisht opinionesh, sepse forumi nuk po shihet si një tribunë e lirë ku gjithkush thotë atë çka mendon (dhe jo atë çka dëgjuar nga të tjerët me veshë) dhe se ai po përdoret më tepër si chat ku me t'u ngritur në mëngjes hedhim pak kokën, lëshojmë ndonjë fjalë kuturu, dhe pastaj dalim për të lozur pak, e pastaj kur kthehemi zbavitemi me katrahurën e postimeve një-rreshtore ku në më të shumtën gjejmë zgërdhirje apo aprovime me shkelje syri.

    Kaq o Storm, bëre mirë që e lëshove këtë çështje sepse sasia e stërmadhe e postimeve një-rreshtore më bën të mendoj që ose mendimi është aty tejet i koncentruar dhe se duhet parë si ajka e mendimit, ose që aty kemi të bëjmë me një kakarisje sorrash që ndihmojnë njëra-tjetrën për të caktuar drejtimin nga do t'ia mbajnë. Kam shumë frikë që të jetë kjo e fundit, ngaqë përndryshe këtij forumi do t'ia kishin blerë me kohë të drejtat copyright për një kuti idesh të vlefshme për mbarë njerëzimin.

    Megjithatë, të gjithë janë të lirë t'a gjejnë veten e tyre më mirë aty apo këtu. Por le të mos n'a vijë çudi kur një ditë prej ditësh, ne të gjendemi lakuriq para vetes sonë dhe zgjimi do të jetë i dhimbshëm, ngaqë të vajtueshëm dhe të mjerë...
    Ndryshuar për herë të fundit nga oiseau en vol : 07-02-2005 më 14:31

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e theodora*
    Anëtarësuar
    16-01-2004
    Postime
    879
    Citim Postuar më parë nga StormAngel
    E kam vërejt që edhe këtu,edhe pse në komunitet virtual,njerëzit ndikohen nga komentet e personave të tjerë mbi të apo mbi një mendim të dhënë të tij.
    Dua ta dij se pse njeriu lejon që të bie pre e paputhshmërisë së mendimeve?
    Pse lejojmë që komentet e personave tjerë të ndikojnë tek ne?

    Çdo të mirë
    ishin njere ne nje klase 6 nxenes.Presori kishte vizatuar ne derrase 2 vija te drejta dhe i pyeti nxenesit se cila vije ishte me e gjate.Mire po pese nga keta nxenes ishin mare vesh me pare qe te thone qe vija e shkurter eshte me e gjate-megjithese ajo bente bam-
    keshtu qe u pergjigjen keta te peste me radhe dhe thane qe vija e shkurter ishte me e gjate se tjetra.Kur i erdhi radha dha nxenesit te gjashte,ai megjithese e dinte qe te tjeret e kishin gabim,ai ra dakort me ta.
    keshtu pak a shume ndikon mendimi i te tjereve ne jeten tone te perditshme.

  4. #4
    Nga deshira per vemendje. S'eshte cudi fare qe...behen kaq shume gjera, e per cfare?! Per te marre vemendje.

  5. #5
    Per pak harrova...
    Sa ndikojne te tjeret tek une? Jo shume. Sepse te them qe nuk ndikojne fare-do te genjeja ngaqe thjesht nuk eshte njerezore.

  6. #6
    FEEL THE ALBANIAN BEAT! Maska e ateda
    Anëtarësuar
    09-02-2005
    Postime
    9
    opinioni i nje personi ndikon tek une aq shume sa e vleresoj une ate person.
    pra varet se nga kush vijne opinionet.
    RADIOATEDA, FEEL THE ALBANIAN BEAT!

  7. #7
    Perjashtuar Maska e 1vjecari
    Anëtarësuar
    24-02-2005
    Postime
    40
    sepse njeriu ka qef ato qe degjon, dhe bllokon ato qe si pelqejne.

    pra kur atyre nuk i pelqejne dicka qe thuhet kunder atureve, ata reagojne ashtu sic ndjejne.

    eshte thejsht mbrojtje mekanike e vetvetes.

    un si njeri ndikohem vetem nga mendimet e mija dhe mednimet e good devil
    Ndryshuar për herë të fundit nga 1vjecari : 25-02-2005 më 17:58

  8. #8
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Rende e kemi te thuajme se nuk ndikohemi nga te tjeret.
    Edhe vet fjalen nuk ndikohem nga askush e kemi nga ndonje ndikim i personi apo ndonje rasti te ndodhur.

    Para tre diteve, mora pershendetje nga nje shok i cili kish qene ne spital tek nje vajze ne Prishtina, e cila per fat apo rastesi kishte qendruar me familjen e saj tek ne per kohe te luftes.
    Vetem nje pershendetje qe mora pas nje njeriu tjeter ndikoi qe 3-4 te ndjehem i lumtur dhe krenar me veten.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #9
    Perjashtuar Maska e 1vjecari
    Anëtarësuar
    24-02-2005
    Postime
    40
    nqs ne nuk ndikohemi dot ... ne nuk mund te ndikojme te tjeret ---- thene nga good devil qe kishte qene ne forum, disa vite para kohes se duhur.

    mua me ka ndikuar shum filozofi Bertrand Russell

  10. #10
    Te tjeret ndikojne tek une, aq sa une i lejoj. Puna eshte sa ndikoj une tek vetja ime. Sa perpiqem une per te ndryshuar dhe per t'u rritur ne pjekuri. Te tjeret do ndikojne aq sa i lejoj ose aty ku kane te drejte. Arritja e nje njeriu eshte te kuptoje vetveten.
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Higlander
    Jam plotesisht dakort me ty , prandaj nuk po jap asnje mendim ato te tuat i quaj edhe te miat.
    Por kjo nuk do te thote qe un jam ndikuar nga ju ,por thjesht perputhje mendimesh.

  12. #12
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Storm te pershendes:

    Me pelqeu vertet tema juaj, mjaft interesante dhe ka mjaft per te thene. Odeoni mendon pak radikalisht dhe normalisht nuk do dal nga vetvetja edhe ne kete pergjigje mbi kete teme. Njerezit qe ndikohen nga mendimet e te tjereve per mua kane dobesi karakteri dhe mungese respekti per veteveten, perpiqem te mesoj nga mendimet e te tjereve por kurre nuk lejoj askend te imponoje apo ndikoje mbi bindjet e mija. Ne cdo moment une lexoj degjoj dhe kur ka argument pranoj te verteten ndryshe has ne shkembin Odeonik deri sa te me binde ne vertetesine e opinonit te bashkebiseduesit.

    Dito.

  13. #13
    Te gjithe ndikohemi, ne nje menyre apo ne tjetren-dhe kete e tregojne aq qarte perpjekjet per t'u shkrire me "te tjeret" dhe kenaqesia prej saj.

    P.S. Eshte per t'u cuditur sesi priten me thike nocionet. Kompleksiteti dhe e vecanta qendron pikerisht ne fleksibilitetin qe mund ti japesh nje ideje, pa e bere gogol te frikshme apo madherisht te paprekshme, duke ia afruar vetes ta zbuse dhe krijoje; duke e bere thjesht njerezore.

    Te ndikohesh nga te tjeret nuk te humb aspak individualitetin...pikerisht pasi ben kete, individualiteti triumfon teresisht yti.

  14. #14
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    "Sa ndikojne te tjeret tek une" kjo eshte pjese e rendesishme e jetes. Problemi eshte se mendimet e tyre mund t;i absorboj kur thuhen ne menyre te edukuar, edhe kur jane kunder mendimit tim. P.sh. harbuti me ben keq, ironiku po ashtu, injoranti me trash. Njeriu paqesor me ngjall respekt, inteligjenti kureshti etj.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    TEk une te tjeret ndikojne disi .D.m.TH as pak as shume . !
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  16. #16
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anëtarësuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    Po ndikimi nga sjellja, apo pastertia e shpirtit? Mendoj se dicka qe thuhet, behet me zemer, dicka qe buron nga vetvetja dhe eshte pa hipokrizi, te pasuron edhe ty perbrenda, ndikon me shume se njemije mendime, qofshin te holla, per te cilat mund te jesh dakort apo pozitive ndaj teje si person. Ne rast se nuk vjen edhe pastertia, vertetesia dhe thjeshtesia e komunikimit, ato nuk mberrijne dot tek ty. Ky lloj komunikimi jo vetem nuk te ndikon, perkundrazi ndaj tij do shfaqet rezistence e brendshme..

    Kjo ne lidhje me komunikimin e drejtperdrejte me njerezit, dhe jo ndikim prej librave, etj.

    Pershendetje!
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  17. #17
    Perjashtuar Maska e 1vjecari
    Anëtarësuar
    24-02-2005
    Postime
    40
    ndikimi pozitiv eshte gje e mir

  18. #18
    djalli,më i dashuri i Zot
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    Në Zvicerr
    Postime
    116

    Sa ndikojnë...

    Citim Postuar më parë nga StormAngel
    E kam vërejt që edhe këtu,edhe pse në komunitet virtual,njerëzit ndikohen nga komentet e personave të tjerë mbi të apo mbi një mendim të dhënë të tij.
    Dua ta dij se pse njeriu lejon që të bie pre e paputhshmërisë së mendimeve?
    Pse lejojmë që komentet e personave tjerë të ndikojnë tek ne?

    Çdo të mirë
    Për fat të mirë ndikojnë,por jo shumë!Dhe kjo ndodhë për shkakun se edhe un si tëra krijesat tjera njerëzore kam mëngësi!

  19. #19
    . Maska e nausika
    Anëtarësuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    .
    Postime
    774
    pershendetje,
    nuk dua qe tu prish fllucken njerezve qe mendojne se nuk ndikohen fare nga te tjeret..por studime te ndryshme ne psikologjine sociale thone ndryshe...
    Se pari, njerezit jane specie sociale dhe ne te njejten kohe kane individualitet te theksuar. Ashtu sic ka qene e "perkrahur" nga ana e evolucionit qe njerezit te bashkepunojne me njeri tjetrin, ne te njejten kohe eshte dashur qe te shtjellohet edhe cilesia ose ndjenja e te qenit "special".
    Shumica e ndikimeve sociale qe kane njerezit tek ne ndodhin ne menyre te pa kuptueshme (unconsciously sic thoshte edhe Freud). Femijet qe te vegjel mesojne si te influencohen ose te mesojne nga te rriturit dhe kjo gje vashdon disi me "fshehtas" edhe kur rriten. Mendoni pak per reklamat e ndryshme ne televisor, ose industrine e bukurise dhe estetikes si shembuj...nuk eshte kot qe keto industri billiona $$$ eksistojen kot dhe arsyeja e vetme qe eksiztojne eshte se njeresit influencohet shume lehte nga te tjeret (as me teper njerez qe nuk i njohin...modele, aktore ose persona pushteti etc).
    Heren tjeter qe do blini nje shampoo ose krem te shtrenjte ne dyqan...cfare gje ju vin ne mendje pervec se reklames se ati produkti..
    When in Doubt, Act Stupid!

  20. #20
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar më parë nga nausika
    Femijet qe te vegjel mesojne si te influencohen ose te mesojne nga te rriturit dhe kjo gje vashdon disi me "fshehtas" edhe kur rriten. Mendoni pak per reklamat e ndryshme ne televisor, ose industrine e bukurise dhe estetikes si shembuj...nuk eshte kot qe keto industri billiona $$$ eksistojen kot dhe arsyeja e vetme qe eksiztojne eshte se njeresit influencohet shume lehte nga te tjeret (as me teper njerez qe nuk i njohin...modele, aktore ose persona pushteti etc).
    Heren tjeter qe do blini nje shampoo ose krem te shtrenjte ne dyqan...cfare gje ju vin ne mendje pervec se reklames se ati produkti..
    Per kete problem kam shkruar ne nje teme tjeter:

    Demi i reklamave

    Bombardimi tejmase i psikes femijerore me reklama eshte i demshem.
    Reklamat e tepruara tek femijet formon nje varesi nga e cila nuk largohen lehte.Deri tek kjo konkluze ka aritur profesori i katedres per psikologji i Institutit Medicinial te Sibirise Vladimir Zavjalov, pas kerkimeve te shumta dhe eksperimenteve qe ka be me femijet sibiran te moshave te ndryshme.
    Eshte e njohur se reklama ndikon mbi psiken e njeriut.Keto reklame me se shpejti ndikojne tek femijet deri ne moshen 3 vjecare, te cilet bukvalisht e pijne dhe e vulosin kete tip reklamimi ne trurin e tyre.
    Kur u eshte leshuar simfonia e Betovenit ca femijeve 12 vjecar e cila eshte e perdorur per reklame, profesori ka zbuluar se femijet ate muzike e lidhin vetem me dicka te embel- ne kete rast, me bonbonat e reklames.

    Pergatiti: Mirsad Asani

    http://www.forumishqiptar.com/showth...4&page=8&pp=15
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. cfar na dallojne ne si shqipetar nga te tjeret
    Nga brumarfed në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 88
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 23:11
  2. Çlirimi i Frymës
    Nga Matrix në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 12-08-2005, 12:55
  3. Si ndikojnë veset në shoqëri?
    Nga FLOWER në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-01-2005, 20:42
  4. Jeta dhe Dashuria
    Nga FLORIRI në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-10-2004, 04:22
  5. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-07-2002, 19:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •