Tema: Kurani
Numri: 1183 Data: 13.08.2004
Pyetja: Kuptimi i përemrit “Ne” siç është i përdorur në Kur’an?

Përgjigjja:
Kuptimi i përemrit “Ne” siç është i përdorur në Kur’an?
Është një karakteristikë e stilit letrar arab që folësi mund ta referojë veten me përemrin nahnu (Ne) për respekt ose madhërim. Ai mund gjithashtu të përdorë fjalën ene (unë) duke treguar një tjetër ose një të tretë hu-ua (Ai). Të tre këto stilet janë të përdorura në Kur’an, ku Allahu i adresohet arabëve në vet gjuhën e tyre. (Fetava el-Lexhne ed-Daime, 4/143)
Allahu, subhanehu ve teala ngandonjëherë i referohet vetes së Tij në njëjës, me emër ose duke përdorur një përemër dhe ngandonjëherë përdorë shumësin, si në: ”Ne ty të dhamë (vendosëm për) një fitore të sigurt”. [Feth 48: 1] dhe të tjera të ngjashme. Por Allahu kurrë nuk i referohet Vetes së Tij në shumës duke nënkuptuar se është më shumë se Një, kjo sepse ky shumës i referohet respektit që Ai meriton dhe mund t’i referohet emrave dhe atributeve të Tij...”. (El-Akide et-Tedmurije nga Shejhul Islam Ibën Tejmijje, f. 75)
Këto fjalë, inna (“Me të vërtetë Ne”) dhe nahnu (“Ne”) dhe forma të tjera të shumësit mund të përdoren nga cilido folës që flet për një grup ose ata mund të përdoren nga një folës për qëllime respekti ose madhështie, siç është bërë nga shumë mbretër kur ata japin dëshmi ose urdhëra në të cilat ata thonë “Ne kemi vendosur…” etj. Në të tilla raste vetëm një person është duke folur por shumësi është përdorur për respekt. E Ai i cili që e meriton më shumë respektin është Allahu, subhanehu ve teala, kështu kur Ai thotë në Kur’an inna (“Me të vërtetë Ne”) dhe nahnu (“Ne”), është për respekt dhe madhërim, jo për të treguar shumësinë numërore. Nëse një ajet i këtij lloji është duket se shkakton konfuzion, është esenciale të referohet ajeteve tjera të qarta, të paturbullta për sqarim dhe nëse një i krishter për shembull polemizon duke marrë ajete si: “Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur'anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij”. [El-Hixhr 15: 9] si fakt për shumësin e hyjnisë, ne mund ta refuzojmë këtë thënie duke cituar ajete të qarta si:
“Zoti juaj (që meriton adhurim) është një, All-llahu, nuk ka zot pos Atij që është Mëshirëplotë, Gjithnjëmëshiron”. [el-Bekare 2: 163]
dhe “Thuaj: Ai, All-llahu është Një!”. [el-Ihlas 112: 1]
dhe të tjera ajete të cilat mund të interpretohen vetëm në një mënyrë.
Kështu konfuzioni do të zhduket për atë i cili është duke kërkuar të vërtetën. Çdo herë kur Allahu e përdor shumësin për t’iu referuar Vetes së Tij, është e bazuar mbi respekt dhe nderin që meriton dhe numrit të madh të emrave dhe atributeve të Tij dhe numrit të ushtrive dhe melekëve të Tij. (El-Akide et-Tedmurije nga Shejhul Islam Ibën Tejmijje, faqe 109)

Jahja Adil Ibrahim
Marrë nga: i s l a a m . n e t
Përktheu Ammar Ardit Kraja
Jahja Adil Ibrahim, 13.08.2004