Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Historia, gjimnazistes iu vetëvra edhe nëna me motrën!

    Vetëhelmimi me pasojë vdekjen e 17-vjeçares Genta Feimi ka shkaktuar tragjedinë e radhës në familjen e saj.

    Gjatë tetë viteve të fundit asaj i ishte vetëvrarë motra dhe nëna, ndërsa mbrëmjen e 3 shkurtit ajo është vetëhelmuar, duke shënuar viktimën e tretë. Psikoza e vetëvrasjes tashmë kishte lëshuar rrënjë në këtë familje, duke i marrë jetën tri femrave.
    Vdekja e gjimnazistes ka tronditur jo vetëm bashkëfshatarët e saj, por të gjithë Gramshin. Shkolla ku ajo ndiqte vitin e tretë e ka shpallur të premten ditë zie dhe shokët e mësuesit kanë marrë pjesë në përcjelljen e saj drejt banesës së fundit.

    Vetëhelmimi i paralajmëruar
    Kishte mëse një javë që gjimnazistja e vitit të tretë të shkollës “Shefqet Guzi” të Gramshit, kishte shfaqur sjellje të pazakonta. Këtë dukuri tek ajo e kishin konstatuar si shokët e saj, ashtu dhe mësuesit. Në fakt, askush nuk kishte menduar të merrte vesh se çfarë e shqetësonte 17-vjeçaren Feimi. Ajo, së bashku me disa nxënës të tjerë i ndiqte mësimet vajtje-ardhje, nga fshati Kushovë në qytet, për çdo ditë. Shokët e saj tregojnë se ajo asnjëherë nuk e linte mësimin dhe përpiqej të kishte rezultate, por jo në çdo lëndë ia arrinte kësaj. Në semestrin e parë të këtij viti, nuk ka qenë shumë e suksesshme, por nuk ishte e vetmja në klasë me rezultate të dobëta.

    Tri tragjedi në familje
    Vdekja e Gentës ka rikthyer tragjedinë në familjen Feimi. Tetë vite më parë, pikërisht pas trazirave të vitit 1997, motra e madhe e Gentës merr vendimin për t’u vetëvrarë. Ajo qëllon veten me armë zjarri, duke mbetur e vdekur në vend, në rrethana misterioze. Pas 3 vitesh nga kjo vdekje, e ëma e gjimnazistes i jep fund jetës nga hidhërimi dhe depresioni, duke u vetëhelmuar. Genta mbetet e vetme me të atin, pasi dhe tre vëllezërit e saj jetojnë prej disa vitesh në emigrim. Të dy, baba e bijë, mundohen të mbajnë me kurajo njëri-tjetrin, por natën e 3 shkurtit mbërrin tragjedia e radhës. Si çdo ditë, edhe pasditen e së mërkurës, së bashku me nxënësit e tjerë, Genta është kthyer në shtëpinë e saj në Kushovë. Në mbrëmje ajo mësohet se ka qenë shumë e shqetësuar dhe ka qarë para të atit, por pa i dhënë shpjegime atij. Pasi kanë darkuar, ata kanë rënë për të fjetur. Rreth orës 20.30, Genta i dërgon një mesazh shoqes së saj të ngushtë, duke i shkruar se nuk do të shiheshin më për së gjalli. Shoqja, e tmerruar për këtë mesazh, ka lajmëruar familjarët e saj, të cilët kanë vënë në dijeni babain e vajzës. Por, Genta e kishte realizuar planin dhe është gjetur e helmuar me një sasi të konsiderueshme fostoksine. Atë e kanë dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit, por pas një ore ajo ka ndërruar jetë, pasi helmi i fortë kishte arritur të vepronte shumë shpejt.



    Mesazhi

    “Mos u mërzit se unë po pi helm. Nuk do të takohemi më për së gjalli”. Ky ishte mesazhi që Genta Feimi kishte shkruar në celular për shoqen e saj të ngushtë. Pas këtij mesazhi ajo e kishte fikur telefonin dhe kishte pirë helmin vdekjeprurës.

  2. #2
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Epo dihej se si do perfundonte dhe ajo ... me gjithe ato vetvrasje ne familje e kane shokuar dhe ate .... gjynah e shkreta .
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-02-2005
    Postime
    18
    Ngjarje me te veretete shume tronditse........

  4. #4
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Buje po ben edhe ky helmi Fotoksina , si me qen aspirine , si e marrin jeten keta njerez sikur do ngjallen prape .

    Nejse..... ngushellime pjesetarev te tjere te familjes ata qe akoma se kane provuar helmin e dashur. Mjere ai baba ce ka gjetur


    White_Angel
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

  5. #5
    MiLaNisT Maska e sLimShady
    Anëtarësuar
    22-04-2004
    Vendndodhja
    Shif ka mrapa m'ke
    Postime
    1,116
    Me vertet shume e dhembshme
    M&M

Tema të Ngjashme

  1. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Perse Duhet Studiuar Historia E Luftes Se Ftohte?
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 02:57
  4. Historia kombtare
    Nga llokumi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  5. Menyrat e shkruarjes se historise (Historia Virtuale)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2002, 15:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •