Omonia deklaron se do tė bojkotojė zgjedhjet e ardhshme parlamentare nė Shqipėri
Kryesia e organizatės sė minoritetit grek Omonia nė njė deklaratė pėr shtyp ėshtė shprehur, se institucionet shtetėrore shqiptare injorojnė me deklarata tė papėrgjegjshme verbale pėrfaqėsimin politik tė minoritetit grek duke anashkaluar thelbin e problematikės qė shqetėson kėtė komunitet
Do tė bojkotojmė zgjedhjet e pėrgjithshme parlamentare tė verės sė kėtij viti si komunitet minoritar grek, duke denoncuar Shqipėrinė si vendin qė nuk respekton pakicat kopmbėtare e pėrfaqėsimin e tyre nė parlament. Kėshtu ka deklaruar kryesia e organizatės sė minoritetit grek Omonia nė njė deklaratė pėr shtyp. Nė deklaratė thuhet:-"nė njė kohė qė minoriteti grek dhe pėrfaqėsuesit e tij politikė me pjekuri e konstruktivitet marrin pjesė nė jetėn politike e shoqėrore tė vendit e kontribuojnė me veprimet e mendimet e tyre nė integrimin e Shqipėrisė nė strukturat europiane, institucionet shtetėrore duke nisur nga ato mė tė lartat injorojnė me deklarata tė papėrgjegjshme verbale pėrfaqėsimin politik tė minoritetit grek duke anashkaluar thelbin e problematikės qė shqetėson kėtė komunitet. Nė kėtė linjė janė edhe pėrpjekjet e dy forcave politike qė pėrmes Komisionit tė Kufijve tė Zonave Zgjedhore tė dobėsojnė pėrfaqėsimin direkt nė parlament tė minoritetit grek, duke shkrirė dy zona elektorale tė qarkut tė Vlorės, e ku pėrfshihet edhe Himara, Delvina e Saranda." Njė ndarje e tillė, thuhet nė deklaratė cėnon rėndė tė drejtat mė elementare tė njeriut edhe nė kėtė rast tė drejtat e minoriteteve pėr pėrfaqėsim politik. Aq mė keq kur njė ndarje e tillė ėshtė realizuar duke marrė pėr bazė rregjistrimin e realizuar nga INSTAT-I nė vitin 2001, regjistrim ku nuk ka marrė pjesė minoriteti grek. Minoriteti grek nuk e njeh kėtė regjistrim pasi sipas Omonias janė injoruar kriteret gjeografike, historike e etnologjike dhe ai ėshtė tėrėsisht arbitrar e nuk respekton realitetin demografik. Pėrfaqėsimin nė parlament Omonia sipas kryetarit tė saj, Jani Jani e kėrkon pasi qeveria shqiptare nuk interesohet pėr zonat e popullsinė minoritare qė jeton nė jug tė Shqipėrisė.
Nė njė rast tė tillė, thuhet nė deklaratėn e Omonias, ajo denoncon kėto akte qė janė thellėsisht diskriminuese ndaj komunitetit grek, veprime qė margjinalizojnė minoritetet si dhe tkurin e kufizojnė pėrfaqėsimin e tyre politik dhe elektoral tė tyre. Kėtyre veprimeve e aksioneve kundėr minoritetit grek paralajmėron Omonia do tu pėrgjigjemi me mjete politike deri nė bojkotimin e plotė tė zgjedhje parlamentare tė verės 2005. Nė kėto kushte thuhet nė deklaratė, pritet ndėrhyrja e OSCE-sė dhe organizmave ndėrkombėtare si dhe e Kėshillit tė Europės. Respektimi sė drejtės sė pėrfaqėsimit ėshtė njė nga elementėt bazė tė integrimit tė Shqipėrisė nė BE dhe ne do tė denoncojmė qėndrimet qė po mbahen ndaj minoritetit grek nė Shqipėri, pėrmbyllet deklarata e Organizatės sė Minoritetit Grek nė Shqipėri, Omonia.
Krijoni Kontakt