Shqiptar
(4/19/01 8:26:55 am)
Historiku i burgut te Tiranes
--------------------------------------------------------------------------------

Burgu i Tiranės: Ja misteret e tij nė vitin 1945

Xhemal Alimehmeti: "Kapitenit gjerman Helmut Mutte,
Sigurimi shqiptar i mori njė deklaratė, ku ai depononte
bashkėpunimin e anglo-amerikanėve me komandėn gjermane,
tė cilėn sovjetikėt e jugosllavėt e pėrdorėn deri nė OKB"

Aty nė burgun e vjetėr tė Tiranės tek Rruga "Mine Peza",
kisha dhe Bahri Omarin e Kol Tromarėn qė tė dy
personalitete dhe njerėz me reputacion tė madh nė politikėn
shqiptare qė nga fillimi i viteve 1920. Mbaj mėnd se aty nga
shkurti i vitit 1945, Bahriut i erdhi nė takim gruaja e tij qė
ishte motra e Enver Hoxhės, tė cilėn e shoqėronte Nexhmija
qė sapo ishte martuar me Enverin.

Tek dhoma e takimeve, gruaja e Bariut i prezantoi atij
Nexhmijen duke i thėnė se ishte nusja e Enverit dhe nga ēantat
qė kishte me vete, nxorri disa peshqeshe tė vogla tė cilat ēifti i
porsamartuar sipas zakoneve gjirokastrite ja kishte bėrė dhurata
Bahriut. Bahriu nuk deshi qė t` i merrte ato, por shoku i tij Kolė
Tromara insistoj qė ai nuk duhet t` jua kthente mbrapsht ato".
Xhemal Alimehmeti njė nga ish tė burgosurit politik i cili u
arrestua qė me ardhjen e komunistėve nė pushtet nė dhjetorin e
vitit 1944 dhe qė vuajti pėr disa vjet dėnimin nė qelitė e burgut tė
Tiranės, tashmė nė moshėn 77 vjeēare ndonėse i lodhur e i
drobitur nga peripecitė e njė jete plotė vuajtje, me njė memorje
brilante si rrallė kush nga bashkmoshatarėt e tij, dėshmon pėr
"Gazetėn" misteret e atij burgu famėkeq ku regjimi komunist nė
fuqi eleminoi shumė nga kundėrshtarėt e tij politik si ministra,
deputetė, politikanė e ushtarakė tė lartė qė kishin shėrbyer nė
qeveritė e ndryshme tė shtetit shqiptar qė nga koha e Ismail
Qemalit e deri tek ajo e Kolonel Fiqėri Dines nėn pushtimin
gjerman, si dhe shumė shtetas tė huaj gjermanė, italianė,
hungarezė, polakė, rusė tė bardhė etj.

Kush ėshtė Xhemal Alimehmeti?
"Unė kam lindur nė qytetin e Tiranės nė vitin 1923, prej nga
ėshtė dhe origjina e familjes sime. Babai im Hyseni ka qenė njė
tregtar i njohur manifakture dhe kemi banuar aty ku rruga e
"Barrikadave" bashkohet me unazėn e qytetit nė njė shtėpi qė mė
pas na u sekuestrua nga regjimi komunist dhe u pėrdor si
Befotrof deri nga viti 1990-tė. Kam mbaruar gjimnazin e Tiranės
nė vitin 1943 dhe si shokė klase kam pasur disa nga emrat e
njohur tė Luftės dhe mė pas tė shtetit komunist si Manush
Alimanin, Siri Kodrėn, Ibrahim Uruēin, Skėnder Begejėn,
Muhamer Spahiun, Prokop Murrėn dhe Ramiz Alinė qė u bė dhe
President i Shqipėrisė. Qė nė bankat e gjimnazit simpatizoja
idetė nacionaliste dhe mė pas mora pjesė aktive me rininė e Ballit
Kombėtar duke u inkuadruar dhe me batalionin e rinisė "Besnik
Ēano", nė pėrbėrje tė sė cilit nė verėn e vitit 1944 kam luftuar
deri nė Kosovė".

Nė ē` rrethana ndodhi arrestimi juaj dhe pėrse u akuzuat?
"Qė akoma pa pėrfunduar lufta, nė ditėt e fundit tė tetorit dhe
fillimin e nėntorit tė 1944-ės, komunistėt dhe brigadat e tyre
partizane qė ishin vendosur nė lagjet periferike tė Tiranės, filluan
arrestimet kundra kundėrshtarėve tė tyre politikė, tė cilėt ata i
konsideronin si kriminelė, tradhėtarė dhe armiq tė popullit. Duke
e parė situatėn nė Tiranė, ku komunistėt filluan arrestimet dhe
pushkatimet pa gjygj, aty nga fundi i muajit nėntor 1944, unė u
fsheha tek shtėpia e dajės tim Bim Keēit. Duke qenė se mė
datėn 28 nėntor 1944, nė mitungin e madh qė u mbajt para hotel
"Dajtit", ku partizanėt festuan ditėn e ēlirimit tė vendit, kryetari i
qeverisė provizore Gjeneral-kolonel Enver Hoxha nė fjalimin e tij
shpalli njė "amnisti" pėr tė gjithė ata qė nuk kishin lyer duart me
gjak dhe nuk kishin bėrė krime, unė mendova qė tė dilja e tė
mos rrija mė i fshehur. Duke e konsideruar veten si njė nga ata
njerėz qė duhet tė fitonte nga ajo amnisti, bisedova me dajėn tim
Bim Keēin i cili vajti pėr tė takuar Beqir Ballukun tė cilin e kishte
mik tė ngushtė. Dajė Bimi shkoi tek Beqiri pėr ta pyetur nėse
fitoja unė nga ajo amnisti dhe i tha: Xhemali ėshtė kėtė dhe nuk e
ka kapėrcyer Adriatikun si shumė nga shokėt e vet. Beqiri i tha
Bimit se ai nuk dinte gjė pėr amnistinė, pasi kishte qenė nė mal
dhe pėrgjigjien pėr atė problem do t` ja jepte tė nesėrmen pasi tė
shikonte dokumentat pėr ata qė konsideroheshin kriminelė lufte.
Kur Dajė Bimi shkoi tė nesėrmen pėr tė marrė pėrgjigjien, Beqiri
i tha: Xhemali duhet tė dalė e tė mos rrijė i fshehur, pse do t` ja
marrin pėr keq e do ta kėrkojnė. Nisur nga kjo gjė, tė nesėrmen
dola nė bulevard dhe teksa isha duke shėtitur me shokun tim
Rexhep Spahiu, (mė pas futbollist i Kombėtares) mė doli
pėrpara njė djalė i ri qė ishte aktivist i lagjes dhe mė tha se duhet
tė shkoja pas tij nė Komandė, "ku mė kėrkonin pėr njė sqarim".
Kur shkova atje gjeta Xhavit Qesen dhe Ismail Ēaushin tė cilėt i
njihja e mė njihnin dhe mbas disa pyetjeve ata mė pėrcollėn pėr
nė Drejtorinė e Mbrojtjes sė Popullit, (tek Selvija) ku
komandonin Zija Kambo e kapiteni i parė Mihallaq Ziēishti".

Ēfarė u bė mė pas me ju?
"Nė Drejtorinė e Mbrojtjes sė Popullit (selvija) qė ishte njė vėnd
i llahtarshėm pasi aty janė torturuar me qindra njerėz, shumė prej
tė cilėve nuk dolėn mė tė gjallė prej andej, kapiten Mihallaq
Ziēishti mė bėri presion duke mė drejtuar dy tre herė revolen nė
kokė. Mbas tre ditėsh mė nxorrėn nė korridorin e bodrumeve
dhe sė bashku me tre tė tjerė na lidhėn dy nga dy dhe nė errėsirė
tė shoqėruar nga pesė roje tė armatosura na nisėn pėr nė burgun
e vjetėr tė Tiranės. Mua mė lidhėn me Muhamer Liēon qė ishte
avokat, kurse dy tė tjerėt ishin Zenel Bejko njė fashatar i
moshuar nga Libohova dhe Nuredin Ēabej njė djalė i ri nga
Gjirokastra. Ndėrsa ashtu tė lidhur po ecnim drejt rrugės qė sot
quhet "Siri Kodra", avokat Liēo mė pyeti: Mos po na ēojnė nė
Bregun e Lumit? Unė e kuptova nė ēast pyetjen e avokatit, se qė
nė atė kohė Bregu i Lumit u bė vendi i pushkatimit tė qindra
fatėkeqėve qė komunistėt i quanin tradhėtarė e kriminelė. Mė
pas fatėkeqsisht atė fat pati dhe avokat Liēo, por jo aty, atė e
dėrguan nė Korēė dhe e pushkatuan".

Mė lartė thatė se komunistėt filluan arrestimet dhe pushkatimet
qė akoma pa u ēliruar Tirana. Mė konkretisht ēfarė dini pėr kėtė
gjė
`"Po kjo ėshtė shumė e vėrtetė. Duke filluar nga fundi i tetorit
dhe fillimin e nėntorit 1944, pėrveē qindra tė arrestuarėve, nė
Tiranė komunistėt pushkatuan dhjetra vetė pa gjygje. Ndodhte
qė shumė prej tyre u pushkatuan nė oborret e shtėpive, nė sy tė
familjarėve. Kėshtu pas mbarimit tė luftės, nė bodrumet e hotel
"Bristolit", u gjet njė varr i pėrbashkėt ku ishin pushkatuar pa
gjygj dhe nė mėnyrė barbare njė numėr i madh qytetarėsh.
Shumica e tyre ishin intelektualė me prirje Perendimore si
gazetari e publiēisti Nebil Ēika, Aleks Mavraqi, vėllezėrit Syrja e
Vesim Kokalari, Ismail Petrela etj. Po kėshtu ato ditė janė
pushkatuar dhe intelektualėt Ali Panariti, Anton Fekeēi, Jakup
Deliallisi, Muntaz Kokalari, Profesor Ēoka, Akil Sakiqi, Lluka
Xhumari e ushtarakėt Boris Beleski Nazmi Uruēi, Hamit
Greblleshi, Abdulla Saraēi, Sybi Topalli, Muharrem Liku, Rakip
Kalenja etj. Po kėshtu mbaj mėnd pushkatimin e kapiten Petraq
Pekmezit nė oborrin e shtėpisė sė tij aty nė breg tė Lanės pranė
lagjes "Ali Demi", i cili kishte shėrbyer si pėrkthyes pranė
Gestapos gjermane. Nė tetorin e 1944-ės, Pekmezi kishte
ndėrmjetsuar midis shtabit partizan tė Enver Hoxhės dhe
gjermanėve pėr shkėmbimin e tre vajzave naziste (Elsa, Amri dhe
Erna qė ishin kapur rob nga partizanėt) me dhjetė komunistė tė
kampit tė Prishtinės. Pushkatimi i Pekmezit u bė sepse ai ishte i
vetmi dėshmitar, i cli kishte dijeni pėr marveshjen qė prishi Enver
Hoxha, gjė qė ēoi nė pushkatimin e 105 shqiptarėve tė internuar
tė kampit tė Prishtinės. Desha tė them se burgu i parė qė
komunistėt hapėn pėr kundėrshatėrt e tyre politikė, ka qenė njė
kazermė ushtarake nė malin e Dajtit qė u hap nga partizanėt
akoma pa mbaruar lufta. Di se aty nė atė burg nė mes dhjetra tė
tjerėve ka qenė dhe Prokop Mima qė mė vonė u bė aktor i
famshėm. Nga fillimi dhjetorit 1944, tė gjithė ata tė burgosur i
transferuan pėr nė Burgun e Vjetėr tė Tiranės".

Ēfarė kushtesh kishte ai burg dhe kush ishte komandant i tij?
"Kuptohet, kushtet e jetesės tė atij burgu ishin tė mjerueshme,
por pėr hir tė vėrtetės duhet tė thėnė se nė vitet e para tė pas
luftės, neve na lejonin ēdo lloj ushqimi qė na sillte familja dhe
takime me njerzit e afėrm. Ndoshta kjo gjė ishte dhe e
kondicionuar me faktin se nė atė kohė nė Shqipėri ndodheshin
ende pėrfaqėsitė e disa shteteve Perendimore dhe qeveria
shqiptare kėrkonte tė njihej nga ato shtete. Me sa mbaj mėnd
fillimisht komandant i Burgut tė Vjetėr, ishte Aristidh Qėndro me
origjinė nga Korēa. Ai ishte njė djalė i ri afėr tė 40-ve, e vinte i
gjatė e pak si zeshkan. Atė njeri e njoha qė ditėn e parė kur mė
ēuan nė atė burg, sepse sjellja njerzore e tij mė bėri shumė
pėrshtypje. Habie e ime e madhe ishte se pas tre-katėr javėve
dhe atė njeri e sollėn nė qelitė tona si tė arrestuar, pasi e kishin
ēarmatosur mė parė. Aristidhi kishte qenė me grupin komunist tė
Korēės dhe shokė i ngusht i Zai Fundos, nė atė fraksion qė
Enver Hoxha i quante "trockistė".

Ē` u bė mė pas me Aristidh Qėndron?
"Mbaj mėnd se njė natė dimri tė vitit 1946, pėrgjegjėsi i rojeve tė
burgut thėrriti me zė tė fortė nė korridor dy emra, Ndrekė
Kodhelin (pėrkthyes i anglishtes nė kohėn e Monarkisė) e
Aristidh Qėndron. Ai i lajmėroi ata qė tė bėheshin gati se do tė
transferoheshin nė burgun e Burrelit qė po bėhej gati pėr tė pritur
shumė nga tė burgosurit politikė qė kishin mbipopulluar burgjet e
Tiranės. Nė atė burg, Ndreka me Aristidhin nuk arritėn kurrė,
sepse siē mėsuam mė vonė nga disa ushtarakė tė lartė qė
pėrfunduan nė qelitė tona si tė burgosur, me urdhėr direkt tė
Enver Hoxhės, ata u pushkatuan rrugės me pretekstin se kishin
dashur tė arratiseshin".

Kush ishin njerzit qė e "popullonin" atė burg?
"Asokohe burgu politik i Tiranės ishte njė mozaik kombesh dhe
popujsh, ku kishte gjermanė, italianė, polakė, hungarezė, rusė tė
bradhė etj. Nga gjermanėt binte nė sy njė kolonel qė gjatė luftės
kishte shėrbyer si Guvernator i Korfuzit, tė cilėt partizanėt grekė
e kishin kapur rob dhe jua kishin dorzuar atyre shqiptarė. Njėri
nga kapitenėt gjerman quhej Helmut Mutte. Ai ishte njė burrė i
gjatė dhe pak ezmer me moshė afėr tė 35-ve e me tipare tė
theksuara orientale, i cili zotėronte disa gjuhė tė lindjes si turqisht,
persisht, arabisht etj. Si agjent i special i Gestapos, ai gjatė luftės
kishte shėrbyer nė prpavijat e aletatėve nė Iran. Kėtė njeri e
thėrritnin shpesh nė zyrat e Ministrisė sė Brendėshme, por
askush, as dhe shokėt e tij nuk e morėn vesh tė vėrtetėn pse e
thėrrisnin aty. Mė vonė u mėsua se Sigurimi shqiptar e kishte
pėrpunuar atė dhe i kishte marrė njė deklaratė nė tė cilėn ai
depononte se Misionet Aletate anglo-amerikane qė kishin ardhur
pėr tė ndihmuar luftėn partizane nė Shqipėri, kishin pasur takime
tė fshehta me Komandėn gjermane. Kjo deklaratė u shfrytėzua
deri nė OKB, nga pėrfaqsuesit e Bllokut Lindor, sidomos nga
sovjetikėt e jugosllavėt. Po ashtu atė gjė e pėrmėndi dhe Enver
Hoxha nė Kongresin e Parė tė PK. Shqiptare. Bashkė me
kolonelin ishin dy tre kapitenė e tre ushtarė. Pėrveē tė huajve,
pjesa tjetėr qė pėrbėnte dhe shumicėn e tė burgosurve qė ishin
aty, ishin ish funksionarė tė lartė tė regjimeve tė kaluara, si
ministra, deputetė, politikanė, prefetkė, e ish ushtarakė tė lartė
qė kishin shėrbyer qė nga qevria e parė shqiptare e Ismail
Qemalit e deri tek ajo e Fiqėri Dines nėn pushtimin gjerman.
Kėshtu mund tė pėrmend Fejzi Alizotin, Terenc Toēin, Aqif
Pėrmetin, Gustav Mirdashin, Koēo Kotėn, Hilmi Lekėn, Reshit
Mėrlikėn, Beqir Valterin, Javer Hurshitin, Dik Camin, Ismail
Golemin, Zef Kadaren, Tahsim Bishqemin, Shyqėri Borshin,
Daut Ēarēanin, Kolė Tromarėn, Bahri Omarin, Qemal Vrionin,
Mihal Sherkon, Rrok Gerėn, Tefik Mborjen, Sokrat Dodėbibėn,
Mihal Zallarin, Ndoc Naraēin e plot tė tjerė qeveritarė tė lartė
numri i tė cilėve arrinte afro 100 veta".

(Vijon nesėr)

Gazeta Shqiptare
18 Prill 2001




Kur Nexhmija i ēoi nė burg Omarit peshqeshet e dasmės
Xhemal Alimehmeti: " Atė e kishte dėrguar Enveri sė bashku
me motrėn e tij, pėr ti ēuar kunatit Bahri Omarit,
peshqeshet e dasmės sepse ata tė dy porsa ishin martuar"
www.balkanweb.com/gazeta/...ciale1.htm

(vijon nga numri i kaluar)


Eshtė thėnė se nė burgun e Tiranės asokohe kane qenė dhe
disa kosovarė tė cilėt mė pas u ekstraduan pėr nė
Jugosllavi. Si qėndron e vėrteta rreth kėsaj? " Po, kjo gjė
ėshtė mė se e vėrtetė. Mbaj mėnd se asokohe nė burgun e
Tiranės ishin tė arrestuar dhe disa persona tė cilėt gjatė
kohės sė pushtimit kishin shėrbyer nė poste tė larta nė
administratėn vendore tė Kosovės.

Njė mbrėmje drejtori i burgut erdhi dhe me zė tė lartė
lexoi njė listė emrash tė cilėt i porositi qė tė bėheshin
gati, pasi tė nesėrmen do tė udhėtonin pėr nė Jugosllavi.
Me sa mė kujtohet nė atė listė emrash mbaj mėnd se ishin
Bedri Pejani ish kryetari i Lidhjes sė Dytė tė Prizėrenit,
Profesor Selman Riza, Qazim Bllaca, Muharrem Mitrovica dhe
ushtarakėt e lartė Qazim Komani, Fuat Dibra (Xhaferri),
Sitki Shkupi, Xhelal Preveza e disa tė tjerė qė nuk mė
kujtohen. Tė nesėrmen e asaj nate ndodhi njė ngjarje tepėr
e dhimbėshme. Ndėrsa kamioni me rimorikio qė do ti
transportonte ata pėr nė Jugosllavi kishte ardhur, urdhėri
pėr ti nxjerrė ata nė oborr po vononte. Mbas pak nė oborrin
e burgut u duk njė ambulancė dhe nga pjesa e burgut Nr 2,
dolėn katėr veta tė cilėt mbanin njė trup njeriu tė
mbėshtjellė me njė batanije dhe e ngarkuan atė nė
ambulancė. Ndėrsa tė tjerėt tė lidhur me pranga dy e nga dy
i hypėn nė kamionin me rimorikio dhe i nisėn pėr nė
Jugosllavi, nga ku siē kam mėsuar mė vonė shumė prej tyre
nuk u kthyen mė tė gjallė. Tė nesėrmen e daljes tonė nė
ajrim, mėsuam se ngjarjen qė kishte ndodhur nė burg. Njėri
nga ata qė ishte caktuar pėr tė shkuar nė Jugosllavi, quhej
Riza Ferri dhe ishte nipi i patriotit tė madh kosovar Jakup
Ferrit. Rizai kishte helmuar veten dhe ishte ai qė e
nxorrėn me batanie pėr nė ambulancė. Dua tė tregoj dialogun
e Rizait nė ēastet e fundit tė jetės me Komandantin e
Brigadės sė Mbrojtjes sė Popullit majorin Zija Kambo. Kur e
lajmėruan nė telefon major Kambon, ai erdhi dhe e gjeti
Rizanė akoma tė gjallė. Rizai qė ishte helmuar duke pirė
njė grusht tė madh ilaēesh, ju drejtua atij duke i thėnė: A
mor tė poshtėr, pse nuk na vrisni ju, por na dėrgoni qė tė
na vrasi Tito".


Nga tė burgosurit qė ishin shtetas tė huaj, kė ke pasur
rastin tė njohėsh?
" Siē thashė dhe mė lart nė atė burg asokohe kishte shumė
shtetas tė huaj dhe me disa prej tyre ne shiheshim shpesh
sepse atėhere dyert e brendėshme tė burgut nuk mbylleshin
dhe ne komunikonim sa herė me ta. Nga kėta mbaj mėnd tre
vajza gjermane tė cilat i sollėn nė burg aty nga fundi i
dhjetorit tė vitit 1944. Siē thashė dhe mė lart ato
quheshin Elsa, Amri dhe Erna dhe ishin kapur rob nga
partizėnt teksa udhėtonin me njė autokollonė gjermane nė
rrugėn Kukės-Prizėren Njėra prej tyre ishte sekretarja e
Gjeneralit Fizztung kryekomandantit tė forcave gjermane nė
Shqipėri. Ndėrsa dy tė tjerat kishin punuar mė duket nė
shoqėrinė gjermane tė nxjerrjes sė naftės nė Kuēovė. Ne
ishim nė kontakt tė pėrditshėm me to, sepse dhoma e grave
ishte ngjitur me dhomėn tonė. Historinė e tyre e mėsuan tė
gjithė tė burgosurit sepse kishte lidhje me masakrėn e
ekzekutimit tė 104 shqiptarėve qė ishin tė internuar nė
kampin e Prishtinės. Mbasi ato u kapėn rob, shtabi gjerman
nėpėrmjet pėrkthyesit tė tyre kapitenit Petraq Pekmezi,
ndėrhyri pranė shtabit partizan qė asokohe ishte i vendosur
nė fshatin Priskė tė Tiranės, qė ti lironin duke i
shkėmbyer me disa robėr qė ishin nė kampin e Prishtinės.
Marėveshja u bė dhe gjermanėt sipas kėrkesės sė shtabit tė
Enver Hoxhės i liruan dhjetė tė internuar qė ishin
komunistė jugosllavė, por Enveri kėrkoi qė tė liroheshin tė
gjithė shqiptarėt qė ishin atje. Pas kėsaj gjermanėt tė
indinjuar pėr prishjen e marveshjes, pushkatuan 104
shqiptarėt e kampit tė Prishtinės. Ato tre vajza qėndruan
nė burgjet e kampet e internimit nė Shqipėri, deri nga viti
1956 kur u bė e mundur riatdhesimi i tyre mbas marveshjes
Hrushov-Adenhauer. Kėtė ngjarje ma ka treguar hollėsisht
profesori im i muzikės Luigj Filaj i cili kishte punuar si
pėrkthyes pranė gjermanėve bashkė me kapiten Petraq
Pekmezin tė cilin me urdhėr tė Enver Hoxhės, tre ditė para
ēlirimit tė Tiranės njė grup partizanėsh shkuan dhe e
ekzekutuan nė oborrin e shtėpisė tij aty nė bregun e
Lanės".


Kė keni njohur tjetėr aty nė burg nga eksponentėt kryesorė
tė politikės shqiptare tė kohės sė Zogut dhe tė pushtimit?
"Aty nė burg siē thashė dhe mė lart ishin njė numėr i madh
prej tyre. Dua tė kujtoj Ibrahim Biēakun, djalin e
patriotit tė madh Aqif Pashė Elbasanit qė kishte kryesuar
Kongresin e Lushnjes, i cili kishte qenė Kryeministėr nė
kohėn e pushtimit gjerman. Ibrahimi ishte i vetmi
kryeministėr nga ata qė u quajtėn kuisling, nė tė gjithė
Europėn Lindore qė nuk u pushkatua. Kjo gjė erdhi pasi nė
gjygjin e tij i doli si dėshmitar Myslym Peza, qė nė atė
kohė ishte zv / kryeministėr dhe figura kryesore pas Enver
Hoxhės. Myslymi deklaroi nė gjygjė se gjatė kohės sė luftės
kur Ibrahim Biēaku ishte kryeministėr, i kishte dėrguar
atij nė Pezė dy kamionė me armatime, ushqime dhe
veshmbathje, pėr partizanėt e Pezės. Po kėshtu aty nė burg
kam pasur rastin tė njoh nga afėr dhe Bahri Omarin kunatin
e Enver Hoxhės dhe shokun e tij tė ngushtė Kol Tromarėn tė
cilėt qė nga viti 1920-tė, ishin bėrė tė njohur si
personalitete dhe njerėz me reputacion tė madh nė jetėn
politike shqiptare. Mbaj mėnd se aty nga shkurti i vitit
1945, Bahriut i erdhi nė takim gruaja e tij qė ishte e
motra e Enver Hoxhės, sė bashku me Nexhmijen qė sapo ishte
martuar me Enverin. Tek dhoma e takimeve, gruaja e Bariut e
prezantoi burrin e saj me Nexhmijen duke i thėnė se ajo
ishte nusja e Enverit dhe nga ēantat qė kishte me vete,
nxorri disa peshqeshe tė vogla tė cilat ēifti i
porsamartuar jua kishte bėrė peshqeshe sipas zakoneve
gjirokastrite. Bahriu nuk deshi qė t` i merrte fare ato,
por ju lut shoku i tij Kolė Tromara duke i thėnė se nuk
ishte mirė qė tua kthente mbrapsht ato. Po kėshtu nė atė
burg kam njohur dhe Osman Gazepin, njė oficer i vjetėr
karriere qė nga koha e Turqisėi cili pėr shumė kohė kishte
shėrbyer si adjutant i Mbretit Zog me gradėn e Kolonelit.
Mbaj mėnd aty nga gushti i vitit 1945, kur nė radio po
lexohej njė artikull pėrkujtimor pėr dy vjetorin e Luftės
sė Barmashit kundėr forcave gjermane, Osmani mu lut t`ja
lexoja artikullin sepse vetė nuk lexonte dot. Mbasi ja
mbarova artikullin ai mė tha: Sa gėnjejnė. Mė pas ai mė
shpjegoi se nė Luftėn e Barmashit, nė javėn e parė tė
gushtit 1943, nuk kishin luftuar vetėm partizanėt, tė cilėt
e braktisėn frontin, por aty kishin bėrė njė luftė tė madhe
forcat e Ballit Kombėtar. Kjo gjė kishte ndodhur pas njė
mbledhje nė Vithkuq tė Korēės ku kishin marrė pjesė
eksponentėt e Ballit Kombėtar, Kolė Tromara, avokat Xhevdet
Kapshtica dhe Faslli Frashėri. Pėr kėtė gjė kishte dijeni
dhe kryetari i Misionit anglez majori Maklin i cili kishte
ndjekur nga afėr luftimet e forcave tė Ballit Kombėtar qė
komandoheshin nga Maliq Dushari, Safet Butka, Qemal Burimi
dhe komandanti i operacionit kapitenit me akademi Jani
Dilo, i biri i patriotit Ilia Dilo Sheperi".


Po nga klerikėt a keni pasur nė atė burg?
Nga klerikėt nė atė kohė ka pasur shumė nė atė burg, por
unė do tė kujtoj disa prej tyre. I pari klerik qė u pėrplas
nė burgun politik tė Tiranės, ishte Hafiz Sherif Langu i
cili kishte qenė Kryetar i Komunitetit Myslyman nė
Shqipėri, detyrė tė cilėn e kishte ushtruar dhe gjatė
okupacionit. Ai rridhte nga njė familje e nderuar dibrane
dhe kishte qenė pėr njė kohė tė gjatė Myfti nė Shkup ku
kishte marrė pjesė nė shumė kuvende shqiptarėsh i njohur si
antisllav, gjė e cila kishte ēuar dhe nė arrestimin e tij.
Ai vuante shumė dhe mbas bėri pesė vjetė burg aty, e liruan
pak para se tė vdiste. Nuk do tė mė harrohet kurrė njė natė
e ftohtė dimri, kur u dėgjua hapja e derės kryesore tė
burgut. Mbas pak pamė se nė korridor kishin hedhur dy
qenije tė gjalla tė mbuluar me njė batanije. Njeri nga ata
ishte i veshur me kostum Kombėtar dhe nė kokė mbante njė
fesė tonuz, kurse tjetrin e kishin futur nė njė thes dhe
vetėm koka i dukej jashtė. I pari ishte Sulēe beg Bushati,
njė burrė i vjetėr afėr tė 90-ve, tė cilin e njohėn nipėrit
e tij qė ishin tė burgosur aty, Shefkiu, Shyqėriu dhe
Myfiti, kurse tjetri ishte shkrimtari dhe prifti katolik
Dom Lazėr Shantoja. Nga torturat barbare qė ju kishin bėrė
atyre, i kishin kthyer nė kufoma tė gjalla. Herė mbas here
Dom Lazėr Shantoja me njė zė qė tė ngjallte keqardhje, ju
lutej rojeve tė burgut duke ju thėnė: A mani bre burra, pėr
hir tė zotit mė pushkatoni. Nga klerikėt e tjerė kam njohur
dhe Padėr Mėshkallėn. Kujtoj se njė ditė ai po shėtiste nė
ajrim me dy djem tė rinj.

Nga penxherja e katit tė dytė ata i pa kapiten Muēo, oficer
i Ministrisė sė Punėve tė Brendėshme qė shėrbente dhe si
hetues nė burg. Mbasi mbaroi ajrosja, kapiten Muēo sė
bashku me dy policė tė tjerė qė mbanin nga njė kėrbaē nė
dorė erdhi, brenda nė qelinė e dy tė rinjėve qė ishin
shoqėruar me Padėr Mėshkallėn. Ai ju kėrkoi atyre se ēfarė
ju kishte thėnė prifti dhe urdhėroi qė ti rrihnin me
kėrbaē. Pas pak thirri dhe Padėr Mėshkallėn duke i kėrkuar
dhe atij se ēfarė po ju thoshte tė rinjėve nė oborr. Mbas
pėrgjigjies sė tij, kapiten Muēua urdhėroi dy policėt qė ta
rrihnin dhe Padren e shkretė. Ndėrsa ata e godisnin atė,
Mėshkalla i thoshte kapiten Muēos: Si do tė mė kuptosh ti
mor zotni qė ke 13 muaj qė mė torturon, unė do tė vdisja i
lumtur si Jezu Krishti, po tė mė kryqėzoje si atė. Asokohe
nė atė burg, klerikėt nuk torturoheshin dhe vriteshin vetėm
fizikisht, por ata poshtėroheshin dhe moralisht., Mbaj mėnd
se aty nga viti 1947, sollėn tė arrestuar dhe dy klerikėt e
mirėnjohur qė shėrbenin nė Tiranė, Kryepeshkopin Irene
Banushi dhe patriotin e poetin Ibrahim Hafiz Dalliu.
Kapiten Muēua qė thashė mė lart, donte tė argėtohej me ta
dhe ēallmėn e Hafiz Dalliut ja vuri nė kokė Kryepeshkopit
Banushi dhe pastaj mblodhi tė burgosurit duke i pyetur se
a` i shkonte ajo. Nuk e harroj pėrgjigjien e Banushit qė
tha: Nuk e di mor zoti kapiten, a e meritoj unė qė tė vė nė
kokėn time ēallmėn e kėtij patrioti tė madh. Pas kėsaj,
tėrbimi i kapitenit ishte i madh dhe mjafton tė them se
Hafizit ja theu tė gjithė dhėmbėt".


Gjatė asaj periudhe qė ju keni qenė nė atė burg, a ėshtė
pushkatuar ndonjė i burgosur?
" Po, vetėm gjatė vitit 1945 ishte e pamundur qė ēdo ditė
tė mos pushkatoheshin pesė a gjashtė burra nė ditė dhe
shpesh herė edhe gra. Kėshtu nė qershorin e atij viti janė
pushkatuar nė njė ditė 13 veta. Ata i lidhėn dy e nga dy nė
korridor dhe i trembėdhjeti prej tyre ishte njė djalė i ri
qė nuk i kishte mbushur akoma tė 20-at, i cili quhej
Mustafa Vrapi. Qėlloi qė atė ditė Mustafait i kishte ardhur
nėna dhe e priste pėr takim tek porta e jashtėme. Ajo e pa
djalin e saj tė vetėm teksa skuadra e pushkatimit po e
ēonte nė Bregun e Lumit pėr ta ekzekutuar. Ajo u vu mbrapa
makinės dhe qante e bėrtiste, por rojet e burgut e zbrapsėn
me forcė. Tė gjitha kėto skena, ne tė burgosurit e tjerė i
shikonim nga frengjitė e burgut. Nė atė grup qė po i ēonin
pėr ti pushkatuar ishin Major Murat Basha, Sure Ajazi,
Hajredin Zogolli, Osman Taraku, Mersin Hasa, Xhelal Peza,
Besim Pazari, Ibrahim Bodinaku, Avdulla Kusi etj. Mbasi i
vunė nė rresht dy e nga dy sikur tė ishin ushtarė, ata i
nisėn pėr ti pushkatuar nė Breg tė Lumit. Atė ēast ndodhi
ajo qė unė nuk do ta harroj kurrė. Ata tė trembėdhjetė u
mblodhėn kokė mė kokė dhe filluan tė kėndonin nė kor Himnin
e Flamurit dhe zėrat e tyre u dėgjuan deri sa humbėn nga
sytė tanė, nė drejtim tė vėndit tė ekzekutimit, i cili nuk
ishte mė larg se 20 minuta qė aty dhe krismat e armėve
dėgjoheshin fare qartė nga ne nė burg".