Close
Faqja 5 prej 12 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 112
  1. #41
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    ncncnc Kuqe ... vallaji po spate " Corazonin " nuk te hyn me ne sy as $$$ milionat ... apo qe paska qene dhe me chocolat inside mmmm ... me beso e di se si ndjehesh tani ne kete moment ( lol )

    Dhe here tjeter sigurohu .. fut Korazonin ne cante ( lunch box ) njehere pastaj vishu per vete
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  2. #42
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anėtarėsuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    Me te vertete me mungojne shume gjera nga vendi im
    E para,e filloj nga Vlora,gjithe familjaret qe kam lene atje.Eh se di pse gjendem ketu ne mes akujsh e kam lene ate det te mbrekullueshem.Se si po me kujtohen me nostalgji ,qendrimi gjithe diten ne det e kur thaheshim na dukej kripa neper trup e po kur na ripej hunda nga djelli...hahahah,sa e kendeshme.
    Kur pash Kuzbabane ne vlore herene fundit qe shkova,mu duk sikur mali kishte ardhur shume afer me rrugen.Kohe pa pa lartesi te tilla.Vetem fusha pa fund ka ketej...
    ..te gjitha me mungojne kur mendoj shqiperine.Ne te kundert me terheq rrutina e dites.
    Wild and crazy can't be lazy

  3. #43
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar mė parė nga PINK
    Darwin ashtu thua ti ? Ok ---------->>> u tha- u be !

    Po e respektoj kerkesen tende ... meqe te kemi dhe moderator.
    Me verte sikur ska me lezet me kto replika personale ... po kur njerezit kane kuriozitet me shume se cduhet .. dhe ne njerezve te thjeshte te popullit sna ngelet asgje tjeter vec te pergjigjemi .. dhe tjua shuajme kureshtjen ... that's all .

    c. u.

    faleminderit per mirekuptimin dhe modestine e treguar Pinkie.. mora vesh qe jam dhe ne pushtet.. te ishe treguar dhe pak me e holle, me siguri do te merrje ndonje status nga ato te Holokaustit.. gjithsesi, abuzimi im me detyren ndodhi ngaqe e keqkuptova zemergjersine tende ne ndihme te njerezimit.. tani qe e kuptova gabimin, me beso qe u preka..

    nejse.. une, si i zene ne faj e mbylla ( me duket sikur kane deshire te perzihen dhe te tjere ne kete sqarim intim, dhe gabimi im do te thellohet akoma me shume, por sigurisht qe une nuk e dua kete, se pastaj njollosem ne detyre)..

    Per respekt dhe meqe eshte kenaqesi, fjala e fundit eshte per ju.


    your honour, madam.. it's time!

    . .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga darwin : 15-03-2005 mė 21:32
    Prektora

  4. #44
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    ...per nje shtepi ne nje qyteze te Shqiperise, ne nje nate kur dritat kane ikur dhe nje qiri eshte vendosur ne mes te tavolines, drita e te cilit kacaviret diku neper mure e nje dhome ku eshte mbledhur nje familje e tere qe flasin ne gjysem-erresire.
    Flasin per te kaluaren, si u gezua nje ēift i ri per lindjen e nje djali, e me pas te disa vajzave, si qanin e qeshnin te vegjel, si shkuan ne kopesht e ne shkolle...si ziheshin e luanin me njeri-tjetrin...si perkedhelnin nje mace e konet e saj, qenin laraman...si u vra ai nje dite, si u semur ajo nje dite, dhe si u rriten pa kuptuar asgje...se si do ndahen ne rruget e jetes...ne rruge te ndritura per te gjithe por rruge ne drejtime te ndryshme...dhe se si te gjithe thelle ne zemer, ne vend te asaj te ardhmje te ndritur do te deshironin te mbeteshin ne ate dhomen gjysem te erret nen driten e zbehte te qiririt deri ne pafundesi duke kujtuar te kaluaren, duke qare hallet e te tashmes e duke bere plane per te ardhmen...por plane pa ndarje, plane te bukur qe do te perfundonin me zerat dhe fytyrat e lumtura ne ate atmosferen e ngrohte familjare te asaj dhome ne shtepine e nje qyteze shqiptare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 16-07-2005 mė 16:56
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #45
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    23-05-2005
    Postime
    301
    Nice topic....

    Me mungon gjithcka....me mungojne te afermit...gjysherit, gjyshet, kushurinjte...me mungon shoqeria, qe krijova dhe respektova, me mungon shtepia, dhoma ime, me kujtohet si tani pamja nga ballkoni, ku arrija te shihja te gjithe qytetin xhamine, kishen stacionin, edhe shpesh thoja "ja atje e ka nena shtepine", kur luaja me shoqerine, kaq te padjallezuar "me topa lufte, me litare, me hapa-dollapa etj. Me kujtohet si tani kur fshiheshim edhe une ngjitesha me vrap neper shkalle edhe shkoja ne shtepi, i shikoja te gjithe nga ballkoni duke u mcehur mbas nje vazo me lule mullage LOL, sa shume kujtime.... me kujtohet kur luanim me bota, edhe me nje shkop, rrethonim sa me shume toke te kishim mundesi, kur shume here na ikte topi ne kopshtet e komshijve pereth edhe mfshehurazi hynim ne gardhin ku gerriceshim, nga telat per ate te marre topin...me mungojne shume ato kohe...me kujtohet kur shkova ne gjimnaz...shoqeria qe krijova...udhetimet me mesuesit, kur theva kemben edhe ecja ne mes te qytetit me paterica ahahha, kur e gjithe klasa me erdhi ne shtepi sepse une nuk kisha mundesi te shkoja ne udhetim me ta...e vleresoj shoqerine shqiptare, edhe me te vertete per tu admiruar... me mungon halla, tezja apo rrugicat qe me conin ne shtepi....guret qe shpesh here luaja me to "i thoja vetes- kete gurin do ta coj deri tek shtepia duke e gjuajtur me kembe, fatkeqesisht ndonjhere dilte ne rruge kryesore edhe e humbisja..." me kujtohet kur me therrisnin Cun haram! LOL sepse gjithmone vishja rroba sportive... me ka marre malli te jem edhe njehere aq e padjallezuar, pa streset per te ardhmen, te isha edhe njehere sikurse kam qene....Me mungon shume....
    Shpeshhere mendohem...dhe kam kaq shume kujtime...ku cdo kujtim pavaresisht me vuajtje apo gezime kujtohet me mall....
    me ka marre malli per kulace 100 leksh me kujtohet si tani se si djemte ne shqiperi rrinin neper hekurat e shkolles edhe hidhnin fjale...lol kur i kujtoj sa e cuditeshme...
    me ka marre malli per klasen ne shkollen e mesme, per mesuesit, qe me donin kaq shume...me kujtohet si tani kur perqeshnim mesuesit, menyra se si flisnin apo shpjegonin mesimin...kam pasur nje mesuese biologjie...me te vertete e dashur...madje para se te nisesha me dha nje adrese pasi kishte nipin e saj ne USA, por fatkeqesisht e humba...I pershendes te gjithe pa perjashtim...Vetem kur largohesh larg nje vendi kupton sa shume ke humbur....
    Me mungojne festat familjare, me ngrohtesine dhe dashurine qe ofronin, kur festonin nderrimin e viteve...lindjet ne familje... apo gezime e hidherime...mbeshtetja dhe atmosfera e krijuar...me ka marre malli per nenen...ndonjehere kam frike se nuk do ti arrij ti shoh dot...kam frike se do ti humbas...kuptohet pleqeri...
    Se di kam kaq shume mall...ndonjehre mendohem se si jeta ndryshon keshtu papritmas... dhe ja hap syte edhe kuptoj se gjithmone do te kem mall per te shkuaren...djeshmen, per te sotmen ...per te ardhmen...

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    kujtohet kur luanim me bota, edhe me nje shkop, rrethonim sa me shume toke te kishim mundesi, kur shume here na ikte topi ne kopshtet e komshijve pereth edhe mfshehurazi hynim ne gardhin ku gerriceshim, nga telat per ate te marre topin

    ah cme kujtove kete loje ...kishia nje gjitone qe na kapi njehere ne gardhin e saj duke marr topin (shpesh here na binte tek kopshti i saj)...dhe na bertiste ore minute "me prishet lulet, etj"...
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  7. #47
    Malli eshte momental - dicka qe lind e vdes nganjehere shume shpejt.

  8. #48
    football Maska e football
    Anėtarėsuar
    11-07-2005
    Vendndodhja
    ne hapesire
    Postime
    42
    Citim Postuar mė parė nga SuiGeneris
    Secilit prej nesh i mungon diēka, dikujt prinderit qe i ka larg, nje moter nje vella, familja, qyteti ose vendi i vet. Dikujt i kujtohet nje shok i vjeter apo dhe nje mace e bukur qe flinte prene tij. Dikush ndjen nostalgji per detin, boren se per nje kenge te vjeter. Dike e merr malli per lojrat e femijerise, per kohet kur ishte i padjallezuar, i lire...

    Ēfare ju mungon me teper ne keto momente?

    Me ka marre malli per te gjithe njerezit e familjes qe i kam kaq prane dhe nuk i shoh dot e nuk flasim dot. Jam i abandonuar nga te gjithe. Psene nuk e di. Eshte e tmershme. Nuk duroj dot me.

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e nursezi
    Anėtarėsuar
    21-06-2003
    Vendndodhja
    boston, MA
    Postime
    339
    Me mungon koha kur nuk kisha kokecarje fare...koha kur i vetmi hall ishte si te ndanim ekipet e futbollit, dhe si ti mbushja mendjen shokeve dhe shoqeve qe te me benin shoqeri te xhiroja. Obobo filluan nostalgjite tani.

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e nursezi
    Anėtarėsuar
    21-06-2003
    Vendndodhja
    boston, MA
    Postime
    339
    Citim Postuar mė parė nga *~Rexhina~*
    ah cme kujtove kete loje ...kishia nje gjitone qe na kapi njehere ne gardhin e saj duke marr topin (shpesh here na binte tek kopshti i saj)...dhe na bertiste ore minute "me prishet lulet, etj"...

    Komshia me e katit pare kishte nje metode shume me te thjeshte. Sa here qe luanim futboll hidhej nje kove me uje nga dritarja direkt tek portieri....lol.

Faqja 5 prej 12 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •