Close
Faqja 2 prej 31 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 602
  1. #21
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169
    Dua te iki !

    Dua te iki larg
    larg botes, larg cmendurise
    ditet e mija ti bej varg
    larg stresit larg njerezise.

    Larg cdo gjeje do doja te shkoja
    te mos flitej me per mua
    male kodra te kaloja
    te arrij atje ku dua.

    Do te shkoja sa larg sa larg...
    andej ku shkojne dallendyshet
    andej ku banojne pellumbat e bardhe
    atje ku zemra kurre nuk vyshket.

    Doja te shkoja shume , shume larg
    dhe pas meje gjurmet ti fshinja
    dhe neper shketetiren e gjate
    asnje gjurme timen te mos lija.
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #22
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169
    Rere

    Rere
    Do te behem si ty
    Shume shpejt
    Me pelqen heshtja jote
    Shkelqimi yt me pelqen

    Rere
    Do te perfundoj si ty
    Teresisht
    Me gjithe trup
    Me gjithe eshtra
    Me gjithe sy…
    Rere
    Vec kam friken tende
    Dhe mugesen e deshires qe ke ti
    Une kurre nuk dua qe te shkelem
    Ashtu sikur te shkelin ty
    Rere…
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Indrit,
    lexova poezite tuaja dhe me pelqyen pa mase. Mbase nuk di te jap ndonje mendim kritik, po e shprehe ndjenjen time qe me zgjuan poezit tuaja. Origjinaliteti i fjales qe buron nga zemra cdo her gjen vend tek lexuesi, ne kete rast fjalet qe ti perdore bashke me rimen ne poezin tende pershkruan aq kendshem ndjenjen e castit apo momentit kur ke shkruar. Te pergezoj duke te uruar te prifte e mbara! Te shtoj se librin tend do ta kisha mar pa hamendje nga raftet e librarise.

  4. #24
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169
    Ariani te falenderoj qe me ke ndjekur ne kete teme.
    Normalisht qe une pak a shume i qendroj besnik tradites apo stilit klasik ne poezi ndoshta pse nuk ndjehem kaq i sigurte ne vargun e lire.
    Nuk them se shkruaj kushedi se cfare por kam shprese ne se vazhdim do te jem edhe me mire
    Te falenderoj.
    Injoranca nuk zhduket me top

  5. #25
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169
    Hena.
    Nje mbrembje
    E zune henen
    E peshtyne
    Ne sy
    E rrahen
    Zvarriten
    Lane token
    Ne te zi.
    Ja thyen
    Ciflosen
    Te sajat pasqyra
    Me gur
    E verbuan
    Me shtize
    Te mos ndrije
    Me kurre.
    Nga e rrahura
    Me kamzhik
    Gjymtyret
    Ja ndrydhen.
    Me shtrengimet
    E vrazhdeta
    E djersiten
    E shtrydhen.
    Por jo
    as me kaq
    Mundimet e henes
    Su sosen
    Me pas
    Permbi te
    hodhen dhe
    e varrosen.
    Me ne fund
    Ogurzinjte
    Mbi gurin e varrit te saj
    Shkruan:
    Ketu do pushoje
    E mira perjete
    Ne fituam
    Fituam…
    Se diten
    Ogurzinjte
    Qe e verteta
    Nuk mbulohet perjetesisht
    Me balte.
    Sado thelle
    Ta varrosesh
    Nje dite patjeter
    Ajo do dale
    Do te dale.
    Injoranca nuk zhduket me top

  6. #26
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169
    Nese kam faj me thuaj.

    Nese kam faj
    Ndjehmeni
    Te mos vdes me faj
    Ne shpine
    Nese kam faj
    Merrmeni
    Ma merrni dhe lirine
    Nese kam faj
    Me lini ne meshire
    Ndoshta per ju
    Keshtu eshte me mire
    Nese kam faj
    Denimin te vuaj
    Nese kam faj
    Te lutem ma thuaj
    Me thuaj…
    Injoranca nuk zhduket me top

  7. #27
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169
    Shpirt i trazuar.

    Ne mes t’erresires me te bardhe shkrova:ndal!
    Papritur ne zemer me zuri nje mall.
    Nuk e di se c’ishte per perendi!
    Por mu duk se malli me erdhi nga ti.


    E terhoqa kemben zvarre dhe ngrita pluhur
    E coptova zemren e gjakosur dhe te shthurur.
    Me pas nuk e di se c’ndodhi me saktesi
    Qe zemra ndjeu kaq ftohte nga ti.


    E rrembeva shpirtin tim neper det
    Por ai thauaj me ty o i shkrete
    Kjo loje akoma zgjat, zgjat…
    Dhe me pas nate, pa fund…nate.


    Nate e gjate neper shtigje
    Shpirti endet neper brigje
    Zemra kerkon shpirtin binjak
    Qe ta ngrohe sado pak.
    Injoranca nuk zhduket me top

  8. #28
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349
    ¤¤ Bukur Indrit poeti



    PrInCiPiEl

  9. #29
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169

    Principiel...

    Flm per leximin , edhe per vleresimin flm.


    Sy dhe pellgje.


    Rane pika shiu
    Mbi te voglin pellg…
    E turbulluan.

    Shkane pika lote
    Nen syte e brengte
    Syte u kthjelluan.
    Injoranca nuk zhduket me top

  10. #30
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169
    Me pare njeri te jesh.

    Kjo bote sec u shthur e filli s'gjendet me
    fajtor do te jesh ne veten tende s'gjen
    akuze ti mos ngri askurre e per aske
    por dhe padine lufto shpifjen mos e pelqe.

    Me lengun tend rro e veten shfaq parreshtur
    si nje njeri jo humbes, manjak jo per kurore
    me lypes meshiro, me krale prano ndeshje
    tiran s'dua te te shoh, kuptohet skllav te gjore.

    Me gjuhen tende fol me hapin tend te ecesh
    trokit ne porten tende me mend trokit ne qiell
    te kundershtosh te keqen e urtesine te pyesesh
    te drejten merre drite genjeshtren shporre terr.

    Ne do te jesh njeri ta duash ti njerine
    ti engjejt mbaj ne shpirt, ne ferr ke hedhur djallin
    dhe nese bote e cmendur e prish te saj catine
    catine e shtepise tende ti ruaj mos te t'kallin.

    Beso si beson burri ne rrugen qe je nisur
    jeto aq ndershmerisht menyren qe te ben te jetosh
    te dashurosh me zjarrin qe zemra ka prushitur
    ti jetes vetem lindje ne jete ti kerkosh.

    Shtepine e gjukimit ndertoje permbi friken
    kurore te kesh keshillen ,thesar vellai im
    ti shortin mos e hidh me kurthin e te ligen
    mos e lakmo kuleten e shtegun ne gremine.

    Mundimin mos e thirr, mos humb ne rrokullime
    i trishte eshte gjithmone fati e dashuria skice
    asgje me lart se vuajtja ste ngre vellahu im
    orakuj e shortare mos pyet e magjistrice.

    Ti drejtesine kerko ne rrugen e diturise
    gjithmone te pastrosh veten nga cdo shpirteligesi
    kalores ji, jo rob ne fron e dashurise
    te falesh mekatarin vet mekatar mos ji.

    Mos loz me fatin tend mos loz as me te tjere
    ne smund dicka te mire,ti keq mos i bej tjetrit
    mundohu te jetosh jeten, jetohet vec nje here
    e nderin ruaj fort, nga njerezit e nga dreqerit.

    Ne rrugen e diturise do ngjitesh mjekerbardhe
    te ndjek ne udhet e fatit keshilla kam besim
    por mbaji mend mire e mos harro keto fjale
    me pare njeri i Zotit te jesh vellai im.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga INDRITI : 15-06-2005 mė 08:42
    Injoranca nuk zhduket me top

  11. #31
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Shume te bukura INDRITI poezi te bukura!

  12. #32
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169
    Vigany flm per leximin dhe vleresimin
    Injoranca nuk zhduket me top

  13. #33
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169
    Kam mall

    Re dhe gure
    Rigon dhe shi
    Pluhur vape
    Dhe stuhi
    Ne shqip ti pershperit
    SHQIPERI
    Pershperit
    Per cdo dite
    Cdo agim
    me gjithe shipirt
    qajme fatin tone
    s'na u nda ky rit.
    Injoranca nuk zhduket me top

  14. #34
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169
    Dashuria

    Cdokush ne kete bote mund te thote
    Se dashuria eshte e zjarrte
    Ne te vertete ajo ngjan me lote
    Qe mund te rrjedhin pak nga pak

    Dashuria eshte stuhi
    Qe te merr dhe te rrenon
    Ajo vjen tek cdo njeri
    Atehere kur se kupton.

    Dashuria te rremben
    Neper dallge e neper breg
    Ne fillim ajo shkelqen
    Dhe me pas te dhuron jete.

    Dashuria eshte lot i zjarrte
    Krejt pa fund edhe pa ane
    Ndoshta mendjen te ben dhalle
    Por ama jo kurre me dhjame.
    Injoranca nuk zhduket me top

  15. #35
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169
    Me thuaj te dua.

    Me thuaj te dua, te me shtohet hijeshia
    Pa dashurine tende, nuk ndjehem i lumtur
    Me thuaj te dua te kthehen duart e mija
    Ne nje pene te arte, qe per ty shkruan bukur.

    Me thuaj te dua qe te transformohem
    Te behem i pashem, trendafil me vese
    Ma thuaj ne mengjes,sapo te zgjohem
    Sepse disa ndjenja nuk pranojne vonese.

    Me thuaj te dua te me shtohet fantazia
    Te ngrihet vargu im, ne ajer si drite
    Me vezellimin e tij, te shohe njerezia
    Sesi ne k’te bote nisin dashurite.


    Do te ndryshoj rendin ,nese do me duash
    Vrerin do nderroj me nurin e miresise
    Shkolla e urrejtjes do falimentoje
    Vendin do ja zere, shkolle e dashurise.

    Me thuaj te dua, thuaje me nxitim
    Me thuaj te dua te rrije shpirti qete
    Me thuaj te dua, ky eshte rasti im
    Te behem i lumtur ndoshta edhe “mbret”
    Injoranca nuk zhduket me top

  16. #36
    Indriti....

    Vargje te mrekullueshme shkruan!.. Te lumte!

    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  17. #37
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169
    Zana flm qe me ndjek
    tani per fat te keq skam ndonje poezi te momentit te te pershendes me te. e leme per me vone
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga INDRITI : 06-10-2005 mė 14:06
    Injoranca nuk zhduket me top

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2005
    Postime
    51
    Indrit,je i mrekullueshwm1 poezite i ke te gjitha te bukura. Urimet e mia!

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-10-2005
    Postime
    28
    Citim Postuar mė parė nga INDRITI
    Dashuria

    Cdokush ne kete bote mund te thote
    Se dashuria eshte e zjarrte
    Ne te vertete ajo ngjan me lote
    Qe mund te rrjedhin pak nga pak

    Dashuria eshte stuhi
    Qe te merr dhe te rrenon
    Ajo vjen tek cdo njeri
    Atehere kur se kupton.

    Dashuria te rremben
    Neper dallge e neper breg
    Ne fillim ajo shkelqen
    Dhe me pas te dhuron jete.

    Dashuria eshte lot i zjarrte
    Krejt pa fund edhe pa ane
    Ndoshta mendjen te ben dhalle
    Por ama jo kurre me dhjame
    .
    Ore mik kete ti e quan poezi dhe fjalen dhjame poetike. turp

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-10-2005
    Postime
    28
    Citim Postuar mė parė nga Zana e malit
    Indriti....

    Vargje te mrekullueshme shkruan!.. Te lumte!

    ZeM
    zot na ruaj ku e gjen mrekulline ti mi goce.... zot mendjen

Faqja 2 prej 31 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Nuk i trėmbem natės
    Nga riza2008 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 664
    Postimi i Fundit: 28-08-2014, 16:59
  2. Jusuf e Bardhosh Gėrvalla, dhe Kadri Zeka
    Nga erzeni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 29-01-2012, 23:37
  3. Miftar KRYEZIU, Udhėkryqet e njė maturanteje - roman
    Nga Agim Metbala nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 10-11-2008, 15:00
  4. Urtesia E Therjes Sipas Urdherava Hyjnore
    Nga fioreal nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-11-2005, 01:41
  5. Mall, epsh dhe dashuri
    Nga Vala_79 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 24-01-2005, 10:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •