Ne syte e tu...
Ne syte e tu te kafte, qe ndrine si meteori
Shkelqejne te kalterit ,syte e mi.
Nga syte e tu bojekafe , marr freski tetori
Dhe ti nga syte e mi merr kaltersi.
Ne syte e tu te kafte shoh zemren time
dhe ti vec zemren tende, sheh ne syte e mi
E di , kristal i lotit, ndrin me rreze dashurie
Ndaj ti ndriēo per mua dhe une do ndrij per ty.
Injoranca nuk zhduket me top
Demode.
Se di pse fjalėt “shpirt “e “zemėr”
Mėngjajnė aq fallco, aq demode
E di kur duhet vėrtetė njė femėr?
Kur nė gjoks zemra rreh vec pėr tė.
Injoranca nuk zhduket me top
Njė miku!
(Kushtuar Poetit Adem Berisha)
Ku paskam qenė muaj tė tėrė?
Nė ē'gjumė paskam qenė, O Zot!
Si dhashė mikut njė lamtumirė
Pėr tė nuk derdha njė pikėz lot.
Njė mik me tha se nuk je mė
Dhe se ke ikur perjetė nga ne
Nė gojė s'mė mbet' mė fjalė ,as zė
Dhe pėrmbi kokė mu nxi njė re.
Mė ikėn fjalėt, larg u degdisėn
Morėn shtigjet e arratisė
Oh, dhimbjet gjoksin sec ma grisėn
nė zemrėn time ngulėn njė shtizė.
Tė gjithė do vdesim njė ditė patjetėr
dikush mė vonė , dikush mė parė
I lutem Zotit, nė botėn tjetėr
Qė ta ringjallė si besimtar.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga INDRITI : 06-11-2012 mė 17:00
Injoranca nuk zhduket me top
Ate dite prilli...
(Romance)
Ate dite prilli, kur u takuam
ndoshta per fat nisi nje shi.
Kumbonin cadrat,mbi kokat tona
cadrat qe mbanim une dhe ti.
Sa u pendova qe mora cader
e cdo me bente mua nje shi?
Me mire te lagesha dhe per hater
te hyja nen cadren qe mbaje ti.
Po ty c`tu desh ombrella valle?
me mire e lagur te ishe qulle
Une do te mbaja ne gji te vale
ne zemren time ndezur si furre.
Do te te ngrohja ne afshin tim
Me zjarr prej shiprti, qe s'ka te shuar.
Eh, sa e tepert qenka nje cader
per dy capkene te dashuruar.
Injoranca nuk zhduket me top
Gentian_gr (05-10-2013)
Broken _Smile
Ju falenderoj qe me ndiqni , ju pershendes me dicka te vogel me poshte.
Injoranca nuk zhduket me top
Nate.
Nate,
heshtje qe ndjek...
Kalldrame te ngrire
Dhe mure...
Une dhe ti,
Zemrat tona
Te ngrira...
Kerkojne fillin
E nje ure.
Injoranca nuk zhduket me top
.......
Mall qė nuk munde ta shuash ti.
Mė ka mbėrthyer sot nje heshtje
Se si mu kyē goja kėshtu!
Ngrirė nė buzė njė buzėqeshje
Dhe vetėm hapa kuturu.
Vetėm vrapoj nė rrugė pa rrugė
Bie dhe ngrihem nė shteg pa shteg
Njė lot nga sytė pikon si ēurg
Njė zjarr nė shpirt mė djeg, mė djeg...
Por unė e di ēfarė vjen pas zjarrit
Njė prush i dendur dhe mė pas hi
Njė lot i valė pikon pas mallit
Mall qė nuk munde ta shuash ti.
Injoranca nuk zhduket me top
Brisil (28-04-2015),broken_smile (29-09-2013),Ēaushi (29-09-2013),e panjohura (05-10-2013),Foleja_ (29-09-2013)
Nuk mund te behem dot maskara!
Na e zune frymen lajkamedhenjte
Bejne gjokset grope, "si ne nuk ka"
Sikur dynjane mbajne mbi shpina
Sikur kjo bote s'ben pa ata.
Na e zune frymen,me idiotesira
Nje mllef ne shpirt me bren, me mbyt
Te jete kjo bote per k'ta plehera?
Nuk mundem dot tu hedh as syte.
Deri tek rete eshte ngjitur llumi
Vrer dhe intriga vjellin ata...
Dhe pse eshte bote e maskarenjve
Nuk mund te behem dot maskara.
Injoranca nuk zhduket me top
e panjohura (05-10-2013),Gentian_gr (05-10-2013)
Natėn e mirė!
Pa ty, mėngjesi vjen pa aromė
Pa dritė, pa lule dhe pa diell
Pa zogj nė pemė qė cicerojnė
Dhe re tė zeza kudo nė qiell.
Pa ty,i trishtė vjen agimi
Si tė jetė natė me errėsirė
Tek ti, tek ti mė mbeti shpirti
Dhe pėrshpėris:"Natėn e mirė"
Injoranca nuk zhduket me top
Ēaushi (03-11-2013)
Gjithmone ka pasur Zot.
E njenjta kohe ka qene gjithmone
Gjithmone kjo toke ne rrotullim...
Me mijera vjet kjo hene ndricon
Me mijera vjet ky diell shendrin.
Gjithmone ka pasur lindje e vdekje
Intriga, kurthe, brenge e lot
Por mbi te gjitha dhe buzeqeshje
Gjithmone, gjithmone ka pasur Zot.
Injoranca nuk zhduket me top
luleshtrydhe1 (21-06-2014)
Nje thengjill mu ndez ne gji.
Te pashe ne nje shteg te ngushte
Si ka thene qemoti kenga
Me nishanin permbi gushe
dhe me floket dredha- dredha.
Po kaloje e shkujdesur
me nje shoqe fare prane...
Me fytyre- fanar te ndezur
Buzeqeshur si nje zane.
Kur mi hodhe ata sy
Dhe ate veshtrim -shigjete
Nje thengjill mu ndez ne gji
Sa u dogja dhe une vete.
Injoranca nuk zhduket me top
Gentian_gr (21-06-2014),shigjeta (21-06-2014)
INDRITI (26-06-2014)
Luleshtrydhe , ju faleminderit.
Faleminderit Lazarat.
Na pa me sy sot, kjo Evropa
Pas nje heshtje kaq te gjate
Ca merite, ca hopa, hopa...
Na dhane "statusin kandidat".
Sot rilindi Shqiperia
Me k'te status kanditat
do e them dhe pse me turp
Faleminderit Lazarat.
Injoranca nuk zhduket me top
Kuturu.
Cfare nuk degjon nga qeveria
Pallin , fjalosin kutururu...
Sikur jetojme nga Gjermania
Sikur ata, nuk rrojne ketu.
Kuturu flet dhe opozita
Se gjoja keq i vjen per ne
Se po jetojme pa uje e drita
Sikur nuk qe ne pushtet dje.
Ketu te gjithe, vetem tallen
Si qeveria edhe pakica
Ju lutem shume,mbylleni halen
Se ju nuk ngrohni,sillni vec ngrica.
Injoranca nuk zhduket me top
Hajde shtet e palo shtet.
Nje parti na ka bere spot
Te mos shesim asnje vot'
Po une qe asgje nuk pres
gdhij e ngrys si i pashpres'
voten pse te mos e shes?
Ja ta zeme se ju degjova
E zeme, vajta e votova
I pashprese ndihem prap
Voten s'di se kujt t'ia jap.
Nje berber,tjetri kasap.
Ja ta zeme, si mora leket
Nje thes miell, nuk e mora
Ju qe blini deputetet
Jeni horra, kryehorra
Boll me spote, boll me dokrra.
Jane popullit te grahte
Ato lek qe ju shperndani
Qe e vidhni dite e nate
Qe e vrisni dhe e qani.
Lart e poshte neper fushate,
Nje parti paska bere spot
Mos e shit voten me thote
Ndersa ,po e njenjta, vete
E blen voten dhe e shet
Hajde shtet e palo shtet.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga INDRITI : 21-06-2015 mė 08:03
Injoranca nuk zhduket me top
Mat!
Mė qėnke pakėz nazeqare
Me ata sy, tė thellė det
Kur vjen si hėnėz kanakare
Nė shpirtin tim shkakton tėrmet.
Nuk prisja qe tė ndodhė ndryshe
Buzeqeshja jote ndal rrufenė
Kur zė e flet, si dallėndyshe
Nė zemrėn time ngre folenė.
E ngre folenė si pa kuptuar!
Dhe pėr ēudi,nuk bėj dot naze
Mė ēmendin flokėt e lėshuar
Dhe gusha ,erė manushaqe.
Dhe manushaqja ,si gjithė lulet
Aromen tende ,ka zili
Mbi toke, s’ka lule tė tė mburret,
Mbi cdo arome, kundermon ti.
Me qenke pakez lozonjare
Me syte e bukur- bojedet
Sa here i shoh, marrosem fare
Ne lojen tende ,ndihem mbret.
Mi byri syte nje drite sabahu
Vėrtetė me beri njeri me fat…
Tashme e di, ne k’te loje shahu
Jam thjesht nje mbret i zėnė mat.
Injoranca nuk zhduket me top
Krijoni Kontakt