Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Thumbs down Në listën e zezë të BE-së shtohen 9 shqiptarë

    Në listën e zezë të BE-së për ndalim-hyrje janë shtuar emrat e nëntë shqiptarëve


    Bruksel, 1 shkurt - Ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të BE-së i kanë shtuar masat ndaj disa shtetasve të Maqedonisë, të cilët i konsiderojnë të jenë, siç thuhet, ekstremistë, të cilëve u ndalohet hyrja në territorin e vendeve anëtare të BE-së.
    "Këto masa kanë për qëllim të parandalojnë pranimin në territorin e BE-së për personat përkatës të cilët aktivisht promovojnë apo marrin pjesë në veprime e dhunshme, duke sfiduar kështu Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, parimet bazë të stabilitetit dhe integritetit territorial si dhe të karakterit shumetnik të Maqedonisë", thuhet në vendimin e ministrave të jashtëm të BE-së, ku edhe arsyetohen masat ndaj këtyre personave, të cilët sipas BE-së qëllimisht i bëjnë obstruksione implementimit të Marrëveshjes së Ohrit.

    Në listën e zezë të Bashkimit Evropian për ndalim-hyrje në territorin e saj janë shtuar emrat e nëntë shqiptarëve ne mesin e të cilëve janë:

    -Hydajet Beqiri,
    - Lirim Jakupi,
    -Agim Krasniqi,
    -Fatmir Limani,
    -Ruzhdi Matoshi,
    -Naser Misini,
    -Taip Mustafaj,
    - Emrush Sumaj dhe
    - Sami Ukshini.

    Ndërkaq të tjerëve, të cilët edhe më parë kanë qenë në listë të zezë të BE-së i është zgjatur masa edhe për 12 muajtë e ardhshëm.

  2. #2
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    kjo eshte edhe fale shtremberimit te realitetit prej pales maqedonase, e cila ka bere gjithshka per te demonizuar shqiptaret.
    ne vend qe t'i shohin si pasuri kombetare, i konsiderojne si terroriste, duke rrezikuar keshtu vete egzistencen e shtetit maqedon.

    fundi i fundit, shqiptaret e tjere nuk qenkan ne listen e zeze?
    shkoni ne nje ambasade evropiane çfaredo ne tirane dhe kerkoni nje vize...
    mbase dhe e merrni...
    te pakten ketyre u paskan treguar shkaqet e ndalimit, ndersa te tjereve nuk u thone gje hiç. mbase nuk kane kohe evropianet te shkruajne nje liste aq te gjate sa te permbaje gjithe emrat e shqiptareve, se perndryshe edhe emrat tane do ishin botuar me kohe!(edhe pse qeveria shqiptare eshte angazhuar per te bere sa me shpejt rregjistrimin e popullsise, - me kerkim te BE)
    do te behet me mire, nuk bie gjithmone shi, del edhe dielli nganjehere...

    ...Zoti flet edhe shqip...
    Ndryshuar për herë të fundit nga land : 01-02-2005 më 07:50

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  3. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •