Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e larguar Maska e Tirana
    Anėtarėsuar
    29-06-2004
    Postime
    211

    Krimi ne Shqiperi fiton medaljen e Bronxit .

    KRIMI FITON MEDALJE

    Nga Kino Buxheli

    Disa dite me pare, drejtori i Interpolit per Evropen, ne raportin e tij vjetor per vitin qe sapo perfundoi, renditi mafien shqiptare si nder tre grupet me te rrezikshme te krimit te organizuar ne kontinentin plak. Te paret ishin mafiozet ruse, te ndjekur nga ata kineze. Te tretet renditeshin mafiozet tane. Pra jemi ne vend te trete, ose kemi medaljen e bronzit ne aftesine per te prodhuar krim te organizuar te shtrire ne te gjithe Evropen. Semundja me e rrezikshme qe gerryen autoritetin e shtetit tone eshte apatia e theksuar ne luften ndaj krimit te organizuar dhe trafiqeve mafioze. Kjo semundje i duhet dedikuar teresisht klases politike shqiptare. Po behen rreth dy vjet qe perfaqesuesit kryesore te Bashkimit Evropian (Prodi, Solana, Paten e deri tek Salcman ne Tirane) nuk jane lodhur se deklaruari se hapat afrues te vendit tone me BE-ne do te varen nga lufta qe ne shqiptaret do t'i bejme krimit. Mirepo e keqja jone eshte se politikanet tane po lodhen se degjuari. Asnje kunderveprim shembullor ndaj qortimeve te Brukselit. Nderkohe qe mesazhet jane te qarta. Sado te reformojme administraten tone publike, te privatizojme me energji te shtuara apo te pajisim ushtaret tane me uniforma te ngjashme me ato te NATO-s, edhe sikur te mberrijme ne kohe rekord nivelin e zhvillimit te Sllovenise, per shembull, serish do te jemi po aq larg Bashkimit Evropian. Metri i vetem qe na afron me BE-ne eshte lufta pa kompromis ndaj krimit te organizuar. Ndersa ne, ne vend te afrohemi, fitojme medalje ne organizim strukturash mafioze! Nje vit me pare, ambasadori amerikan ne Tirane denoi fort baronet e krimit ne Shqiperi. Mafiozet dhe kriminelet tane te organizuar i cilesoi pikerisht keshtu: "barone". Ose thene ndryshe, njerez qe kane siguruar nje "pasuri" te madhe ndikimi ne strukturat shteterore, sidomos ne polici dhe ne institucionet tona te tjera qe luftojne krimin. Njerez ne gjendje te paralizojne shume energji drejtuese e zbuluese te shtetit shqiptar. Ne asnje shtet tjeter te Evropes Lindor e Qendrore, perfaqesuesit kryesore te diplomacise perendimore nuk i kane quajtur me titujt e vjeter te fisnikerise (barone, duke, etj.) mafiozet e ketyre vendeve - p.sh. te Bullgarise, Rumanise apo Polonise-. Cfare ka te vecante mafia, krimi i organizuar shqiptar qe meriton "tituj fisnikerie" nga Perendimi? Pergjigjja eshte e thjeshte: ai eshte i integruar. Ai eshte ngulur mire ne Evropen e zhvilluar. Nuk ka nevoje per viza, apo per perafrim standardesh, qe te hyje ne tregjet e droges dhe prostitucionit te BE-se. Krimi i organizuar shqiptar ka marre qe nga viti 1991 eksperiencen "e vyer" te "Cosa Nostra" siciliane apo "Ndrangetta" puljeze, te cilat jane organizata tipike mafioze te Italise se Jugut. Ka pervetesuar shume shpejt menyren e tyre te punes. Vitet e fundit ka marre me force edhe shume nga tregjet dhe pikat e kontaktit te ketyre organizatave ne Evropen Veriore tezhvilluar (Britani e Madhe, Belgjike, Zvicer, etj.). Eshte bere "i respektueshem" (pra, qe i kane friken) nga mafia ruse e deri ajo aziatike, ne radhe te pare kineze. Ne lagjen Soho te Londres ka shumicen e tregut te prostitucionit. Ne Zvicer, shqiptaret dhe kosovaret kontrollojne pjesen derrmuese te trafikut te droges nga Turqia dhe Bullgaria, duke flakur tej nga froni mafiat "e lehta" te vendeve te tjera te Evropes Lindore. Nje organizate mafioze shqiptare eshte dhe me e celikte se simotra e vjeter italiane. Ajo nuk ka baze kodin "sicilian" te nderit, por lidhjet familjare, te cilat ne Shqiperi jane me te forta se vdekja. Sa here mafiozet shqiptare rrezikojne te zbulohen, ata kalojne me lehtesi nga njeri vend perendimor tek tjetri, ose fshihen ne dheun e tyre. Atje (pra ketu, ne Shqiperi) pjesa me e madhe jane te sigurte se nuk do te ngacmohen nga policia. I ndruhen vetem ndonje informacioni te dhene nga Interpoli (rrjeti nderkombetar i informacioneve policore) per kapjen e tyre. Mafiozet shqiptare jane gati te pamundur per t'u infiltruar, per te depertuar informatore te policise ne radhet e tyre. Secili prej tyre, edhe po te jete penduar, e di mire se i shkon jo vetem koka e tij, po te kallezoje, por e gjithe familjes dhe farefisit. Hakmarrjet ne gjirin e mafiozeve tane jane te shpeshta dhe mbajne gjalle unitetin mes krimineleve, si dhe friken me te forte se nga vdekja, ne rast se bashkepunojne me policine. Nese mafiozet italiane e kane shume te veshtire te pastrojne parate e droges apo prostitucionit ne jeten civile italiane apo te vendeve te tjera, kete sivellezerit e tyre shqiptare nuk e kane problem fare. Motelet, restorantet, lokalet dhe apartamentet e tyre luksoze lulezojne ne qender te Tiranes dhe te Durresit. Me para jo shume te madhe mund te blesh heshtjen bashkepunetore te policise apo organeve fiskale. Ndersa bejne nje jete gati perrallore ne Shqiperi, ne vendet e Evropes Perendimore mafiozet tane fshihen pas petkut te profesioneve me te rendomta (teknike te ulet ose punetore krahu). Jetojne ne apartamente shume te thjeshta, per te mos rene ne sy te policise. E deklarojne vete se ne Shqiperi jane rehat. Eshte Eldorado e tyre. Pse tek ne, shteti rri e ben sehir, teresisht i paafte te godase rrjetet e krimit te organizuar. Shoqeria civile eshte si e tulatur dhe ka frike ose pak informacion te provuar te denoncoje kriminelet qe i sheh ne restorantet dhe hotelet me luksoze te vendit. Mirepo rruga e kthimit te drejtimit, e ndryshimit, eshte e fshehur pikerisht tek ajo. Pse politika shqiptare e ka treguar fare mire se mund te bashkejetoje me krimin. Ndersa shoqeria civile dhe organizatat e sinqerta jo fitimprurese mund t'i dalin perballe dhe te zgjojne kunderveprimin qytetar.

  2. #2
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    (nje saktesim i vogel per artikullin e Buxhelit; Ndrangheda nuk eshte pulieze, por kalabreze)une mendoj se zoti Kino Buxheli me shume ka dashur te beje njefare analize te gjerave dhe gjendjes se shqiperise; pa mundur t'i vere gishtin ndonje gjeje apo personi te veēante.
    eshte fakt: nje nga kushtet qe evropa i ve shqiperise, eshte lufta ndaj kriminalitetit, te organizuar ose jo. ne fakt, kriminaliteti, i organizuar ose jo, eshte problem i ēdo lloj qeverie boterore. suksesi ne luften ndaj kriminalitetit eshte fitore teper e leverdisshme(jetike) per ēdo popull; pavaresisht nga aspiratat per te hyre ne BE, ose jo.
    per kete arsye, kriminaliteti shqiptar duhet luftuar si nje e keqe qe rendon mbi nje shoqeri te tere, dhe nuk duhet luftuar me pretekst per te hyre ne evrope, ose sepse evropa po na e ve si kusht.
    pare si kusht, duket mjaft hipokrit. cilesime te tilla si organizata mafjoze, eshte teprim dhe egzagjerim i realitetit. mund te kete(ka!) grupe mafjoze(mafja=term arab qe dmth grup njerezish) kriminale shqiptare, por eshte e tepert te thuhet qe ato kane arritur nivelin e organizatave. nese qeverite dhe inteligjenca evropiane qenka kaq mire e informuar per keto gjera, pse nuk i lufton keto dukuri ne territorin e vet? pse gjithe fajet i hidhen shqiperise? a nuk e ben burgun njesoj shqiptari neper evrope? apo mos eshte shteti shqiptar aq i fuqishem dhe na kerkoka ekstradim te qytetareve shqiptare prej burgjeve te evropes, dhe pasi i merr vete ne patronazh, i liron serish? mbasi inteligjenca evropiane i njihka kaq mire keta shqiptare, saqe t'u dije dhe "banesat e tyre modeste ne perendim", pse nuk i arreston? apo duhet te ēoje shqiperia forca policore ne evrope per t'i arrestuar?
    kur i thone, fundi i fundit, evropa me mire dhe me ndershem mund te deklaroje qe: "boll kemi kriminelet tane, nuk duam te strehojme te tjere", dhe do te ishte me i kuptueshem nje alarmim i tille, i vlefshem per "medalje bronzi"! po sikur ankesa ndaj "organizatave mafjoze" shqiptare ne perendim te ngrihet si problem urgjent prej organizatave mafjoze lokale? meqe ruset, kinezet dhe shqiptaret meritojne medalje, a eshte rast qe permenden vetem organizata nga te tille vende?(kina nuk eshte hiē ne evrope, por rusia dhe shqiperia thjesht nuk jane ne BE).
    une mendoj qe ambasadori amerikan, me termin "barone", nuk cileson njerez te tille, por, persona te perveēem ne shkallet e pushtetit shqiptar. keshtu do te ishte edhe me i kuptueshem(nga njera ane vetem) shqetesimi urgjent i evropes; por, nga ana tjeter, eshte po ajo evrope qe zhvillon negociata, bisedime dhe firmos marreveshje politike me qeverine shqiptare, dhe rrjedhimisht, me keta "barone" ne fjale.
    nese mafja shqiptare paska arritur nje shkalle te tille, kaq shqetesuese, pse FBI ka hapur zyra te perhershme ne Bullgari, dhe jo ne shqiperi? pra kokat e ketyre "organizatave mafjoze" duhet te gjenden ne parite(kokat) e politikes shqiptare.
    lind pyetja, po populli i thjeshte shqiptar pse te penalizohet? se keshtu dalim te gjithe mafjoze e kriminela.(nderkohe qe ata me gjullurditesit kane hyrje-dalje pa pengese ne boten perendimore)
    kur qytetarit te thjeshte i mohohet edhe viza ne perfaqesite diplomatike perendimore ne shqiperi, eshte njesoj sikur te duan te thone "nuk ta jap se je mafjoz". megjithe fuqine dhe organizimin e shkelqyer mafjoz italian ne SHBA, amerika kurre nuk ndaloi qarkullimin e shtetasve italiane ne territor amerikan.
    evropa keshtu po krijon precedente te rinj, te padrejte, dhe ne kundershtim me ato vlera qe kerkon qe te perqafohen prej shqiptareve.
    faktikisht, kriminaliteti eshte nje e keqe urgjente e ēdo shteti, jo vetem e shqiperise.
    psh, para pak ditesh, prokurori i republikes italiane deklaroi per shtypin se "te ardhurat vjetore te organizatave mafjoze me te njohura ne itali, e kalon shumen 100 miljard euro, baraz me nje reforme financiare te qeverise italiane; duke mos permendur ketu te ardhurat e disa grupeve te tjera me te padegjuara, korrupsionit etj). te tilla deklarata, a nuk te lene shijen se evropa nga shqiperia kerkon qiqra ne hell? a nuk te bejne te mendosh se te tilla kushte per anetaresimin ne BE behen vetem per te fshehur shkaqet e verteta?
    lufta ndaj organizatave mafioze te profilit pedofil ne belgjike dhe france ka arritur kulmin(ne fakt ēdo 5 vjet arrin kulme te reja), porse te perndjekurit nga drejtesite e shteteve perkatese jane disa individe te veēante prej nje liste me qindra emra. dhe shume prej emrave jane ose zyrtare te larte, ose edhe me lidhje te ngushta(edhe gjaku) me familjen mbreterore(rasti i belgjikes).
    do te ishte me mire qe evropa te bente nje hap konkret per te faktuar kete krim, dhe per te ndihmuar vertete shqiperine qe te kaloje keto pengesa.
    ne te vertete evropa nuk ben gje fare. problemi i trafikut te klandestineve nga brigjet shqiptare drejt evropes kritikohej ashper. por, ata kurde ose kineze qe kalonin otranton me skafe shqiptare, dukej sikur na pikonin nga qielli, dhe jo sikur na vinin nga vete greqia, anetare me te drejta te plota e bashkimit evropian qe ne epoken e gurit.
    nuk e di, po sikur politikanet e sotem evropiane te ishin aq te afte ne boks sa ē'jane ne hipokrizi dhe dinakeri, do kishin dale te gjithe kampiona bote per te gjitha kategorite dhe te gjitha federatat e boksit.
    megjithate, kriminaliteti duhet luftuar dhe shkulur qe ne rrenje.


    ...Zoti flet edhe shqip...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 01-02-2005 mė 06:19

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    panorama

    --

    vrasja e eva liles
    zbulimi

    Prokuroria firmos urdhrin ndėrkombėtar tė arrestit pas rihapjes sė dosjes


    Zbulohet pas tetė vjetėsh vrasėsi i nėnės sė Elsa Lilės



    Trashgim Sokolaj
    Tetė vite pas krimit zbulohet i dyshuari pėr vrasjen e Eva Lilės. Nėna e kėn-gėtares sė njohur tė skenave shqiptare Elsa Lila ėshtė gjetur e keqtrajtur nė rrugėn Tiranė-Elbasan nė vitin 1997. Kur kanė kaluar tetė vite nga ngjarja, urdhėrarresti ndaj tė dyshuarit si autor i krimit ėshtė pėrcjellė nė zyrat ndėrkombėtare tė Interpolit.

    Ky veprim ėshtė kryer me urgjencė nga Prokuroria, menjėherė pasi hetuesit kanė zbuluar personin e dyshuar si autor tė ngjarjes, qė ndodhi nė vitin 1997. Burime zyrtare nga Prokuroria e rrethit Tiranė, thanė se personi i dyshuar pėr autorėsinė e ngjarjes ėshtė identifikuar ditėt e fundit. “Ai rezulton tė jetė njė i njohur i Eva Lilės i cili ėshtė zbuluar nga deklarimet e disa personave, tė cilėt kohėt e fundit kanė dėshmuar pėr grupin e hetimit”, thanė burimet e akuzės. Sipas tyre, emri i personit tė dyshuar ėshtė zbuluar nga deklarimet e dėshmitarėve, tė cilėt janė tė njohur tė tij. Ata kanė pohuar se i dyshuari ka patur njohje me Eva Lilėn. Trupi i pajetė i saj ėshtė gjetur nga kalimtarėt e rastit nė vitin 1997, nė afėrsi tė Kėrrabės. Nė dosjen e ngjarjes hetuesit kanė shkruar se trupi i keqtrajtuar dhe i pajetė i Eva Lilės ėshtė gjetur nė kilometrin 29 tė aksit rrugor Tiranė-Elbasan.

    Zbulimi
    I dyshuari pėr krimin e ndodhur 8 vite mė parė, ėshtė zbuluar ditėt e fundit, por emri i tij ka qarkulluar nė Prokurori qė nga muaji i fundit i vitit tė shkuar. Hetuesit kishin informacione operative pėr emrin e njėrit prej personave, qė e kishte shoqėruar Eva Lila nė ditėn fatale tė jetės sė saj. Identiteti i autorit tė mundshėm tė krimit ėshtė hedhur nė dosje vetėm pak ditė mė parė, pasi nė zyrat e Prokurorisė sė kryeqytetit mbėrriti njė letėr e familjarėve tė Eva Lilės. Ata kėrkuan pėrparimin e hetimeve dhe njė rezultat konkret pėr autorin. Hetimi i ngjarjes ka filluar nė njė qytet tjetėr dhe ėshtė vijuar nė Prokurorinė e Tianės, nė muajin dhjetor 2004. Hetuesit e kryeqytetit i kanė deleguar disa herė veprime tė hetimit, policisė sė Elbasanit. Njė zyrtar i lartė i organit tė akuzės tha pėr gazetėn “Panorama”, se dosja penale pėr vdekjen e Eva Lilės ėshtė regjistruar nė Prokurorinė e Tiranės, nė muajin dhjetor 2004. Ai tha se dosja ka qenė nė hetim nga hetuesit e kryeqytetit prej fundvitit tė kaluar. Sipas zyrtarit tė akuzės, letra e mbėrritur sė fundi i ka ndihmuar hetuesit tė lokalizojnė tė dyshuarin pėr autorėsinė e krimit.

    Hetimi
    Kilometri i 29 i aksit rrugor mes Tiranės dhe Elbasanit ka qenė njė “konflikt”, qė e ka penguar hetimin e vrasjes sė Eva Lilės. Janė zhvilluar diskutime pėr faktin se ngjarja kishte ndodhur nė njė zonė, qė ishte nė territorin e Elbasanit dhe si e tillė duhej hetuar nga institucionet e kėtij qyteti. Kėto tė fundit kanė kėmbėngulur se dosja i pėrkiste Prokurorisė dhe policisė sė Tiranės, pasi vrasja kishte ndodhur nė territorin periferik tė kryeqytetit. Megjithatė me kėrkesėn e familjarėve tė Eva Lilės, dosja ėshtė regjistruar nė dhjetor 2004 nė Prokurorinė e kryeqytetit, ku kanė filluar hetimet intensive. Sipas burimeve zyrtare tė organit tė akuzės Eva Lila ėshtė vrarė nė njė moment dobėsie dhe konflikti me autorin e krimit.



    Vrasja, nga goditje me mjete tė forta Trupi u gjet i masakruar nė rrugėn Tiranė-Elbasan

    Eva Lila ėshtė gjetur nga kalimtarėt e rastit nė Kėrrabė. Krimi ka ndodhur nė kilometrin 29, tė aksit rrugor Tiranė-Elbansan, ku ėshtė gjetur kufoma e viktimės. Sipas policisė, atė ditė Eva ėshtė nisur nė drejtim tė Elbasanit nė shoqėrinė e disa personave. Dėshmitarėt e kanė cilėsuar ngjarjen si njė incident tragjik. Hetuesit thonė se dhuna me mjete tė forta ėshtė shkaktari i vdekjes, por sipas tyre nė ekspertiza vihen re mangėsi tė vogla tė cilat janė tė kushtueshme pėr hetimin. Nė dosje ende nuk ka njė objekt konkret me tė cilin mendohet se ėshtė goditur pėr vdekje viktima e krimit. Burimet e Prokurorisė dhe policisė thanė se ende nuk ėshtė mėsuar shkaku i vėrtetė i ngjarjes. Burimet e hetimit besojnė se dhuna ka ardhur si pasojė e njė “sherri” mes viktimės dhe autorit tė krimit. “Nuk dihet shkaku i kėsaj “zėnke”, por mendohet se autori i dyshuar e ka humbur logjikėn nė konflikt e sipėr dhe ka filluar ta godasė barbarisht viktimėn. Sipas organit tė akuzės ka shumė mundėsi qė ngjarja tė mos jetė paramenduar nga i dyshuari, por tė ketė ndodhur pas konfliktit, qė duket se ka qenė spontan. Prokuroria tha se ėshtė duke hetuar pėr tė gjithė personat apo dėshmitarėt e mundshėm, qė mund tė kenė qenė nė vendin e ngjarjes, kur ka ndodhur krimi. Sipas organit tė hetimeve dėshmitė nga vendi i ngjarjes i mungojnė dosjes. Megjithatė hetuesit janė optimistė, pasi dosja ndodhet nė duart e njė rrethi tė ngushtė personash tė njohur pėr suksesin dhe kėmbėnguljen nė hetime. Sipas grupit tė hetimit nė vendin e ngjarjes nuk janė gjetur gjurmė gishtash, apo mjete tė tjera me tė cilat mund tė identifikohet autori i krimit. “Por dėshmitarėt janė tė besueshėm nė deklarimet e tyre, tė cilat kanė vlerėn e provės nga e cila ėshtė ngritur akuza e vrasjes, ndaj personit tė shpallur nė kėrkim.



    “Nuk kemi njė ekspertizė tė saktė pėr vdekjen e Eva Lilės”

    Nuk ka njė eskpertizė tė saktė dhe pėrfundimtare pėr vdekjen e Eva Lilės. Shenjat e dhunės dhe goditjeve, sipas grupit hetimor janė tė dukshme, por dokumentacioni i ekspertizės ka mangėsi. Prokuroria e Tiranės ėshtė duke i verifikuar kėto ditė tė gjitha dokumentet e ekspertizave qė janė kryer pėr tė zbuluar shkakun e vdekjes. Hetuesit e kryeqytetit kanė rihapur dhe po verifikojnė rregullsinė dhe mėnyrėn si janė kryer hetimet e mėparshme. Burimet e hetimit thanė se autori i krimit mund tė ishe zbuluar edhe mė parė, por nė dosje nuk kanė qenė emrat e dėshmitarėve, qė Prokuroria ka mundur t’i sigurojė sė fundmi. Hetuesit thonė se dokumentacioni i eskpertizės pėr shkaqet e vdekjes nuk ka shumė pasaktėsi. “Mėnyra si janė kryer veprimet i ka kushtuar hetimit, pasi verifikime tė tilla, mund tė kishin pėrcaktuar objektin me tė cilin ėshtė qėlluar viktima”, thanė burimet hetimore. Sipas tyre kėto janė fakte dhe prova, tė cilat mund tė pėrforconin, akuzėn e vrasjes qė ėshtė ngritur nė mungesė ndaj tė dyshuarit pėr autorėsinė e krimit. Hetuesit thonė se edhe vendi i ngjarjes, ka pėsuar dėmtime, pasi tė parėt qė e kanė gjetur viktimėn kanė qenė disa persona tė rastėsishėm, tė cilėt kanė tentuar tė shohin nėse viktima e krimit ishte gjallė apo kishte humbur jetėn. Me kėto veprime kufoma e ka humbur pozicionin, ku kishte gjetur vdekjen duke u dhėnė hetuesve njė mundėsi mė pak pėr tė zbuluar mėnyrėn se si ka ndodhur krimi.



    Intervista
    Elsa Lila: Njė kėngė pėr nėnėn

    Elsa Lila nuk dėshiron tė flasė pėr vdekjen e nėnės sė saj, pasi e cilėson kėtė ēėshtje si njė gjė personale. Megjithatė, timbri i njohur i skenave tė kėngės shqiptare dhe zėri shqiptar nė “Sanremo” ėshtė tepėr e komunikueshme. Kėngėtarja e njohur flet nė njė mėnyrė shumė tė sjellshme me telefonuesit nga Tirana edhe pse tregon menjėherė vendimin e saj pėr tė mos folur. Thotė se disa herė shtypi ka abuzuar me vdekjen e nėnės sė saj. Me frikėn se linja mund tė ndėrpritet pėr shkak tė vlerės sė lartė tė bisedės ndėrkombėtare, Elsa ėshtė e gatshme tė marrė vetė nė telefon pėr tė garantuar vazhdimėsinė e bisedės. Kėngėtarja e njohur ka dijeni se dosja e vdekjes sė nėnės sė saj ka patur zhvillime sė fundmi. Por nuk dėshiron tė flasė. “Nėse ju e keni marrė nga Prokuroria informacionin se autori ėshtė zbuluar, shkruajeni”, unė nuk dua tė flas pėr kėtė”, thotė Elsa. Ajo i ka kushtuar njė kėngė nėnės sė saj, tė cilės thotė se i ka ngjarė. Tekstin e ka shkruar vetė, pasi mė parė kishte krijuar edhe muzikėn. Nė muajin janar tė vitit 2004, Elsa Lila ka pohuar nė njė intervistė pėr revistėn kombėtare “Klan” se i ka kushtuar nėnės sė saj kėngėn me titull “Mammy”.
    Kemi dėgjuar se mamasė i keni kushtuar edhe njė kėngė.....?
    Po, nė nėntorin e vitit qė shkoi unė shkrova njė tekst kėnge pėr mamanė time. Ndėrsa njė muaj mė parė kisha kompozuar muzikėn, tė cilėn ia bashkangjita atij teksti. Dhe nuk kishte si tė titullohej ndryshe kjo kėngė, veēse “Mammy”. Kjo ishte kėnga me tė cilėn kisha vendosur tė prezantohesha nė “Sanremon” e kėtij viti.


    ---

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovės
    Nga JONI 1 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 294
    Postimi i Fundit: 14-12-2016, 08:54
  2. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  3. Ervin Hatibi
    Nga erzeni nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  4. Miti i 'tolerances fetare' nė Shqipėri
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •