Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 55

Tema: Xhelozia

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599

    Xhelozia

    Shume prej nesh, kush me shume e kush me pak, eshte ndier xheloz per partnerin kur ka kuptuar se ai ka kerkuar te krijoje nje marredhenie, i eshte pergjigjur :’’ngacmimit’’ te dikujt tjeter ose eshte larguar prej nesh per te patur nje lidhje te re. Kur e deshiron shume nje person nuk do qe ta humbasesh : deshiron te jete prane teje pergjithmone. Per ta mbajtur prane, per ta mbrojtur marredhenien kontrollon sjelljen e partnerit, behesh xheloze. Ne disa raste xhelozia mund te jete e bazuar ne ‘’fakte’’ ne raste te tjera ne mund te jemi shkaku i saj.

    Xhelozia nuk eshte e njeanshme: Jo vetem femra por edhe mashkulli eshte xheloz… Shpesh neve na eshte thene ose kemi degjuar t’i thuhet dikujt ….Nuk me pelqeu menyra sesi te pa ai tipi… Mos e kthesh koken as majtas as djathtas… Je veshur keshtu qe te biesh ne sy: paske ndonje variant sot… Duhet te qendrosh ne shtepi dhe te merresh me femijet… Nuk me pelqen te punosh aty sepse ka shume meshkuj madje edhe …. Do te te vras nese marr vesh gje…. E vrava sepse me tradhtonte…
    Perse mashkulli eshte xheloz ne marredhenien me partneren?

    Nese partneri nuk eshte i sigurt ne marredhenien e tij me partneren ka shume mundesi qe te ndihet i kercenuar nga prania e meshkujve te tjere ne jeten e saj. Pasiguria per te ardhmen e lidhjes shkakton xhelozine. Kjo forme e xhelozise mund te jete nje nder treguesit e periudhes se veshtire qe kalon marredhenia. Ne keto kushte xhelozia mjegullon pamjen dhe nuk te lejon te kuptosh ate qe po ngjet realisht me te dy partneret.

    Xhelozia dhe perkushtimi i partneres
    Nese perkushtimi ndaj partnerit eshte ne nivele te uleta, ka shume mundesi qe ai te reagoje ndaj saj me xhelozi. Partneri cili merr pak vemendje dhe dashuri do te vihet ne kerkim te shkaqeve: perse ajo nuk me do si me pare? Perse ka ndryshuar? Dhe ne fakt mendja shkon per keq: Mund te jete dikush tjeter eshte ne jeten e saj. Nje mendim i tille mund te mjaftoje per te ‘’minuar’’ paqen shpirterore dhe per t’i dhene goditjen e pare lidhjes.

    Xhelozia dhe tiparet e partneres
    Nese partnerja eshte miqesore, hyn shpejt ne komunikim, terheq vemendjen e meshkujeve, partneri do te ndihet i kercenuar. Ai e interpreton sjelljen e partneres si provokim dhe i sheh meshkujt e tjere si rivale te mundshem te cilet mund te paraqesin interes per partneren e tij. Per shkak te frikes dhe inferioritetit, ai shfaq xhelozi per partneren ne marredheniet qe ajo krijon dhe do te fitoje sa me shume nga vemendja e saj.

    Xhelozia dhe historite e meparshme te partneres
    Nese partnerja nuk ka qene e qendrueshme ne lidhjet e meparshme, partneri priret te mendoje se ajo mund te jete e paqendrueshme edhe me te dhe mund ta lere per dike qe mund t’i pergjigjet me mire shijeve te saj.
    Xhelozia dhe historite e meparshme te partnerit
    Nese edhe ne marredheniet e meparshme mashkulli ka qene xheloz ai do te vazhdoje te shfaqe xhelozi edhe ne lidhjen ne vazhdim. Ne disa raste xhelozia mund te shkaktohet nga sjellja e partneres ose nga shkaqe te jashtme ndersa ne raste te tjera ajo eshte tipar i mashkullit dhe ka nevoje te trajtohet.

    Xhelozia dhe deshira per kontroll
    Nese partneri kerkon te kete kontroll ne jeten e partneres dhe ajo ka thene “po” per cdo vendim qe ai ka marre per te. Ai do te tregohet xheloz nese ai ka pak mundesi te kontrolloje ate qe partnerja ben. Ai do te behet xheloz per shkak te mungeses se kontrollit.

    Xhelozia dhe modelet ne familje
    Nese partneri eshte rritur ne nje familje, ku babai ka reagur me xhelozi ndaj nenes dhe ai do te priret te imitoje modelin e babait ne marredhenien e tij me partneren. Ndikimi i modelit prinderor vazhdon te jete i pranishem ne jeten tone edhe kur nuk jemi me femije. Gjithashtu edhe modelet e shokeve apo te te afermeve te tjere ndikojne ne sjelljen tone. Nese miqte e partnerit priren te jene xheloze me partneret e tyre kjo do te jete nje arsye me shume qe ai te jete xheloz me partneren e tij.

    Xhelozia dhe perfundimi i lidhjes
    Nese lidhja po shkon drejt fundit dhe partneret nuk kane forcen e duhur per t’i thene gjerat ne sy, per te qene sa me te hapur dhe te drejtperdrejte ai do te nise t’i nxije jeten partneres me skena xhelozie, derisa ajo ose ai te thote fjalen e fundit.

    Ti dhe xhelozia: Si mund ta zbutesh xhelozine?
    -Mbrojtja me e mire kundra xhelozise eshte nje ruajtja e marredhenies. Nese dashuria mbahet gjalle, nese partneret jane te perkushtuar ndaj njeri-tjetrit, nese e kane njeri-tjetrin ne qender te vemendjes ne lidhjen e tyre nuk ka vend per xhelozine e semure.
    -Kontrollo mendimet dhe imagjinaten: me ke eshte ai? Cfare eshte duke bere? Ti mund te kuptosh qe ne disa raste disa “lojera” mund te luhen nga partneri per te te bere xheloze, qe partneri mund te jete shume i dhene pas vetes dhe ne disa raste mund te mos tregoje ndaj teje kujdesin e duhur. Nje episod, nje mendim i vetem mund te behet shkak per nje “telenovele” te nje jete te dyfishte te partnerit. Ne kete menyre ti i hedh benzine zjarrit, shqeteson veten dhe partnerin.
    -Mos e “perdorni” xhelozine si tregues te dashurise. Xhelozia e vazhdueshme nuk nenkupton dashuri te vazhdueshme. Xhelozia reflekton nevojat e tua, deshiren per te ruajtur ate qe ti e deshiron per momentin dhe kerkesat per ate qe do te sjelle e ardhmja. Xhelozia reflekton interesat personale dhe dashurine per veten sesa dashurine reciproke.
    -Hidh nje shikim pas ne marredheniet e tua: ke qene xheloze edhe ne marredheniet e meparshme apo vetem ne kete marredhenie. Nese per cdo partner je ndier xheloze duhet te jesh me e kujdesshme per akuzat qe ben: je ti qe e paragjyon parnerin, je ti qe sheh ne sjelljen e tij e tij ate qe pret te shohesh duke mos i dhene rendesine e duhur aspekteve te tjera te sjelljes se tij.
    -Mos u hidh ne sulm nese e sheh qe partneri yt eshte duke flirtuar me dike: Tregoi sesi u ndieve, tregoi sesa i rendesishem eshte ai per ty dhe qe deshiron te vazhdosh marredhenien ne kohe. Mos u be qaramane. Jo te gjithe meshkujt jane ne gjendje t’i bejne balle gruas ne nje situate te tille. Dhe si vetembrojtje zgjedhin “ngritjen e zerit” ose i kujtojne asaj nje histori te “vjeter”. Nese ju nuk sulmoni do ta keni me te lehte te komunikoni me partnerin tuaj. Ndershmeria shpesh eshte menyra me e mire per te perballuar xhelozine.

    Te rinjte dhe xhelozia
    Cfare eshte xhelozia per ju?
    Aulona
    Xhelozia eshte si tenxhere ku perzihen te gjitha ndjenjat: pasioni i tepert jep me shume zjarr dhe i djeg te gjitha.
    Enkeli
    Xhelozia eshte mungese tolerance, moskomunikim, dyshim, dashuri, urrejtje, frike, lume qe gryen mendimet, zjarr qe djeg perbrenda dhe nuk shuhet. Xhelozia eshte njerezore.
    Fleura
    Xhelozia eshte humbje kohe dhe energjie. Te ben te vuash, te torturon, te turbullon mendimet dhe ndjenjat dhe shpirtin.
    Suela
    Xhelozia: ndjenje qe here ngjall dhe here e vdes dashurine tek cdo njeri; qe here te ben te vuash dhe here te ben te duash, qe edhe kur je i lodhur nuk te le te vdesesh.
    Serxho
    Xhelozia eshte semundje psikike.
    Anisa
    Xhelozia nuk eshte as mire as e keqe kur nuk kalohet masa. Ne disa raste kam nevoje per pak xhelozi “te embel”.
    xhelozia eshte diqka teper naive xhelozia gjithmon lind nga dashuria dhe ngjan shum me ngryshkun e hekurit ku edhe ndryshku del vet nga hekuru por e shaktrron ate edhe xhelozia eshte e njejt ku edhe xhelozia lind nga dashuria por gjithmon e shkatrron dashurin
    Xhelozia e semure
    Partneri i prekur nga xhelozia e semure beson se partnerja eshte e pabese dhe se e tradhton. Perse kjo xhelozi quhet e semure? Sepse partneri dyshues nuk ka fakte reale per te mbeshtetur dyshimin e tij. Ne fakt kjo xhelozi e ka burimin tek imagjinata e pakontrolluar: partneri fantazon rreth tradhtive te partneres, kontrollon sjelljen e tij dhe dyshon per cdo person te cilin ai e sheh si rival te mundshem. Ai vendos se cfare mund dhe nuk mund te beje partneri, se me cilat persona ai mund ose jo te shoqerohet. Xhelozia e semure ne disa raste mund ta shtyje partnerin drejt vrasjes se partneres, te femijes, atesine e se cilit ai e dyshon apo te burrit me te cilin partnerja ka marredhenie.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-02-2005
    Postime
    2
    rrofsh se me qetesove trurin, se jam disi xheloze une, dhe shume posesive

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Ku ka Xhelozi ka edhe dashuri.

    do te thot nese nuk ke Xhelozi per personin qe edo ti , aty do te thot TY STE INTERESON PER TE..

    Ky eshte mendimi im

    Gjith te mirat
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  4. #4
    Bebiiiiiii dove je? Maska e TiLoNcE
    Anėtarėsuar
    11-05-2003
    Vendndodhja
    tu bo not
    Postime
    1,116
    o Nitrat,amon mos boj copy past document.thjesh hap i tem ku ,trajtosh i problem,ene shprehesh menimin tat,
    filozofi....
    o-le-le firma

  5. #5
    i/e larguar Maska e selina_21
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    ≈ღ≈United States!ωho thє Hєll ωants to livє Hєяє Foяєvєя!!=Iм α cгαzу вαву...Hαte IT OR LOVE IT.ღ
    Postime
    1,099
    Citim Postuar mė parė nga Gjilanasi_csi
    Ku ka Xhelozi ka edhe dashuri.

    do te thot nese nuk ke Xhelozi per personin qe edo ti , aty do te thot TY STE INTERESON PER TE..

    Ky eshte mendimi im

    Gjith te mirat



    JaM ME MendimiN Tend .....................GjelO


  6. #6
    . Maska e *DJ-ALDO*
    Anėtarėsuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    Asgjėkundi
    Postime
    297
    Xhelozinė e kultivojnė veprimet e partnerve.....

  7. #7
    Bebiiiiiii dove je? Maska e TiLoNcE
    Anėtarėsuar
    11-05-2003
    Vendndodhja
    tu bo not
    Postime
    1,116
    Citim Postuar mė parė nga selina_21
    JaM ME MendimiN Tend .....................GjelO

    Selina,ti mendon se xhelozia osht pjes e dashuris..apo thjesht se gjello menon ashu
    o-le-le firma

  8. #8
    KARL MARKS Maska e InF-Sm[0]keR
    Anėtarėsuar
    13-08-2004
    Vendndodhja
    GJERMANI :P
    Postime
    228
    Mendoj une : se XHELOZIA eshte motra dashurise , dhe se nuk bejne pa njera tjetren
    Kshu mendoj una , nuk di per te tjeret
    ..si lo ammetto sono sincero
    ma non trovo cosģ assurdo
    se ogni tanto mangio lacrime
    e mi perdo..

  9. #9
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Citim Postuar mė parė nga InF-Sm[0]keR
    Mendoj une : se XHELOZIA eshte motra dashurise , dhe se nuk bejne pa njera tjetren
    Kshu mendoj una , nuk di per te tjeret
    Xhelozia eshte shemra e dashurise!!! E kam me prove!!!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  10. #10
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    xhelozia per dashurine eshte si ndryshku per hekurin... buron nga ai dhe e shkaterron ate.

  11. #11
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Secili eshte xheloz ne nje fare menyre.
    Secili prej nesh.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  12. #12
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anėtarėsuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Une them se gjelozia eshte semundje e atyre qe kerkojne shume me shume se sa qe japin.
    Qendro me ate qe te puthe shpirtin, lekuren ta puthe kushdo !

    Charles Bukowski

  13. #13
    6 days Maska e Bruneta
    Anėtarėsuar
    05-02-2005
    Vendndodhja
    Shkoder ta marrsha..:D
    Postime
    14
    Xhelozia eshte shkatarruese ne nje lidhje, sepse kur ka xhelozi ska dashuri.
    Born to make u happy.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Citim Postuar mė parė nga Foleja_
    Une them se gjelozia eshte semundje e atyre qe kerkojne shume me shume se sa qe japin.
    Pajtohem nė kėtė pikė me ty e nderuar dhe do tė shtoja: Gjithėēka e tepėrt ėshtė e dėmshme, bile edhe dashuria....
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  15. #15
    ~*SoftTouch*~ Maska e Idushi_uk
    Anėtarėsuar
    30-08-2004
    Vendndodhja
    ne krahet e shpirtit tim
    Postime
    27
    Une nuk jam tip xheloz (ose mund te kem 1% por nuk e tregoj) se gjithmone mendoj se nqse ai ka ndermend te me tradhtoj apo te me lere per dike tjerer atehere ashtu do te ndodhe dhe jeta ecen perpara.
    Komunikimi i lirshem dhe mirekuptimi eshte shum i domosdoshem!!

    ida xxx
    It takes 2 to tango, 2 to kiss, 2 to talk and remenisce,so many good things come in 2,like ME & U!

  16. #16
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Flijeni mendjen te gjithe , po nuk ka xhelozi nuk ka dashuri . Xhelozia eshte nje ndjenje normale dhe e natyrshme , njelloj sikur te kesh ftohte apo ngrohte . Xhelozia e pakontrulluar dhe e abuzuar po shkakton probleme dhe shkaterrime lidhjesh . Ata qe thone s'jane xheloze e kane kot se te gjithe xheloze behemi , ndoshta e menjanojme ose perpiqemi ta shtyjme ne fund te trurit po perseri xheloze behemi te gjithe , dhe kjo jo vetem ne dashuri .

  17. #17
    Citim Postuar mė parė nga Taulant _NYC
    Flijeni mendjen te gjithe , po nuk ka xhelozi nuk ka dashuri . Xhelozia eshte nje ndjenje normale dhe e natyrshme , njelloj sikur te kesh ftohte apo ngrohte . Xhelozia e pakontrulluar dhe e abuzuar po shkakton probleme dhe shkaterrime lidhjesh . Ata qe thone s'jane xheloze e kane kot se te gjithe xheloze behemi , ndoshta e menjanojme ose perpiqemi ta shtyjme ne fund te trurit po perseri xheloze behemi te gjithe , dhe kjo jo vetem ne dashuri .
    S'eshte e vertete qe ku s'ka xhelozi nuk ka dashuri. (Peci kondra filloi)
    Perkunderazi ku ka dashuri, nuk ka xhelozi. Dashuria te ben ta kuptosh dhe besosh tjetrin. Ku nuk ka besim, aty ka xhelozi. Xhelozia nuk eshte shenje dashurie, por mosbesimi.(Pervoja flet, byrazer )
    Manulaki
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-02-2005
    Postime
    18
    XHELOZIA.........nje ndjenje qe shkon paralen me dashurine e na shoqeron gjate gjithe lidhjes. Nuk ka njeri qe te mos jete absolutisht jo xheloz, ka njerez qe e fshehin aq mire kete ndjenje sa dhe vetes i mbushin mendjen qe nuk jane xheloz (po flas gjithmone ne nje mardhenie te mirfillte dashurie)
    E rendesishme eshte qe te kuptojme kur kjo ndjenje arrin deri ne ate pike sa na ben te humbim gjykimin dhe te mos llogjikojme me. Atehere kjo do te ishte fundi i dashurise.
    Nqs dashuron do te jesh xheloz, por kjo xhelozi nuk duhet ne asnje menyre te kthet ne semundje, prandaj duhet kontrolluar vetja ne momente te tilla per te mos u lene shteg debateve apo grindjeve te kota.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Tė flasim pėr xhelozinė nga njė kėnd tjetėr:
    Kush e shkakton xhelozinė?
    1.Kur partnerėt nuk janė tė barabart nė cilindo aspekt: bukurinė, shkallėn e shkollimit, nivelin e intelegjencės apo aftėsitė tjera tė veēanta.
    2.Kur me sjelljet e ndonjėrit prej tyre paralajmėrohet mundėsia e hyrjes nė lidhje jashtmartesore,
    3.Kur mungesat nga shtėpia vijnė e shtohen ēdo ditė
    4.Kur fillojnė dhe pakėsohen pėrmbushjet e obligimeve bashkėskortore
    5.Kur duke dėgjuar fjalėt e gojėkėqinjėve fillojmė tė besojmė se partneri po na trathėton
    6.Kur msbesimi ndaj partnerit fillon nga nje gabim i vogėl dhe vjen e rritet ēdo ditė dhe shumė arėsye tjera.

    Por ajo qė unė mendoj pėrkundėr gjithė kėtyre arėsyeve ėshtė se XHELOZIA ėshtė njė sėmundje e cila ēdo ditė sa vjen e rritet, sikur rritet tharmi dhe se aty ku ka dashuri duhet tė ketė besim,sepse xhelozia ėshtė tregues i mungesės sė besimit dhe kur mungon besimi vjen deri tek konfliktet pėr hiēgjė dhe nė rastin mė tė rėndė edhe deri tek akuzat pėr trathėti (edhe kur nuk ka as edhe njė fakt) e nė fund deri tek ndarja....

    Prandaj nė postimin e mėhershėm e thash: Ēdo gjė e tepėrt ėshtė e dėmshme,prandaj edhe xhelozine (pa tė cilėn nuk bėn, kur ėshtė nė masė tė pranueshme) nuk bėn ta rrisim , por ta kontrollojmė.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-02-2005
    Postime
    18
    Citoj cdo fjali te shkruar nga ty Poet. Plotesisht dakort.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-05-2009, 21:28
  2. Histori Dashurie N.2
    Nga no name nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 29-04-2007, 16:54
  3. Edukata seksuale
    Nga Ferdinandi nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 24-05-2003, 09:39
  4. Na Xhelozia Prishet Harmonia.....??????
    Nga Eda H nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-07-2002, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •