Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1

    Dedej: Ju tregoj pikturat e çmuara të familjes


    Tefik Dedej, koleksionist, pronar i Galerisë TE&GI

    Vizitat në shtëpitë e koleksionistëve privatë,të këtyre "Muzeve të fshehur të artit", janë gjithmonë me të papritura të bukura, sepse askush nuk e imagjinon se çfarë veprash do të gjejë. Kjo më ndodhi dhe mua me koleksionin "DEDEJ".Pra në një farë mënyre e ndjen vehten si ai arkeologu që zbulon "Tumat" ilire.Pra ai ( arkeologu) e di ku është varri kryesor si dhe vendosjen tradicionale të varreve të tjerë, afërsisht di inventarin e objekteve që duhet të ketë çdo varr (bizhuteri, armë, enë etj.),megjithatë ankthi dhe emocionet të shoqërojnë gjatë gjithë proçesit të njohjes me koleksionin.Kjo ndodh për arsyen e "ENIGMES SE ZBULIMIT"që ndodh jo vetëm në arkeologji , por edhe në shkencat e tjera egzakte. I njëjti fenomen po më ndodh edhe gjatë punës sonë për njohjen me koleksionet e artit dhe kjo ndodh vetëm nga "misteri"me të cilin janë rrethuar dhe vazhdojnë të rrethohen koleksionet privatë në Shqipëri Ky mister është krijuar për disa arsye:së pari për arsyen e thjeshtë që koleksionet privatë janë krejtësisht personal dhe zakonisht ndodhen jashtë syrit të publikut (pasi janë të sistemuara në banesat a koleksionistëve) dhe si rezultat janë fare pak ose aspak të njohura.Për to zakonisht flitet në biseda private , duke "u zbukuruar" dhe " zmadhuar"vlerat e koleksionit nga goja në gojë dhe krijuar një farë "miti".Së dyti, zakonisht ndodh që koleksionisti nuk i ekspozon të plota veprat e tij, për arsye të ndryshme,por kryesorja është mungesa e hapësirave të ekspozimit në banesa dhe për këtë arsye mund të njihesh vetëm me majën e "aizbergut".Së treti dhe ajo që ka luajtur rol të rëndësishëm në krijimin e këtij "misteri" është mungesa e botimeve serioze në këtë fushë..


    Pikturë e vitit 1900 Përmasat: 65x95

    Tani le të kthehemi tek koleksionisti Dedej dhe koleksioni i tij, që është dhe objekti i këtij shkrimi .Koleksioni Dedej ka një veçanti : ai ndahet në dy pjesë.Pjesa kryesore dhe ajo që mund të emërohet si "pasuri e patundëshme"e koleksionit, është ekspozuar në banesën e koleksionistit, ndërsa pjesa tjetër ndodhet e akspozuar në sallat e Galerisë së tij private "TE & GI"( në rrugën e Durrësit , pranë Minisrisë së Arsimit dhe Shkencës).
    Në koleksionin e parë, përfshihen rreth 30 tablo kryesisht në vaj dhe 150 akuarele e vizatime.Aty gjen vepra të piktorëve të traditës dhe bashkohorë. Piktori Kol Idromeno përfaqsohet me dy vepra ( portrete) kushtuar heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu ,Sali Shijaku me një kompozim dhe një peizazh me borë, Ismail Lulani me dy vepra në vaj, Ibrahim Kodra ka lënë një skicë të portretit të gruas së z. Dedej,më tej ne kontaktojmë me veprat e piktorit S.Kamberi, R.Dembo, T.Daltës,G.Bushit, D.Dedejt (djalit të koleksionistit) etj. Në koleksion kohët e fundit ka zënë vënd një vepër e një piktori bashkohor meksikan e realizuar mbi një pano druri rrethore ( diam.= 1 m), që e merr temën nga historia e Meksikës.Panoja përbëhet nga 17 skena të vogla ku paraqiten të gjitha zejet popullore në Meksikë , ndërsa në qëndër ndodhet figura kryesore që nuk ndryshon si madhësi nga figurat e tjera.Ajo që është me interes në këtë tablo të blerë në Meksikë,përveç realizmit të intonuar të figurave, mund të themi se e përbën sfondi floreal i realizuar me një saktësi të jashtëzakonëshme (kjo vepër u realizua për një vit) dhe i pikturuar me ar.
    Përveç tablove të autorëve bashkohor që përmëndëm më sipër dhe që janë vepra të pa publikuara dhe ekspozuara më parë , ne do të ndalemi tek disa vepra të këtij koleksioni ,që gjykojmë se kanë rëndësi të madhe në historinë e artit shqiptartë shekullit XIX dhe të atij të XX..


    S. Simpson, peisazh akuarel 1864

    Në këtë koleksion nga veprat e piktorit shkodran Kol Idromeno (1860 - 1939), ndodhen dy tablo ( portrete) kushtuar heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.Tabloja e parë ka përmasa modeste (31 x 42 cm) dhe mban datë 1890 pranë nënshkrimit të piktorit, ndërsa e dyta ka përmasa më të mëdha (65 x 95) dhe është realizuar në vitin 1900.Në tablonë e parë Skënderbeu , paraqitet me trupin përballë e portretin në profil,i veshur me uniformë mbretërore më ngjyrë të kuqe të plotë,të zbukuruar me shirita të artë tek jaka dhe gjoksi.Në qëndrimin e tij bie në sy burrëria e dinjiteti, ndërsa në portretin e paraqitur në moshë të thyer,(me flokë dhe mjekër të bardhë)bie në sy dhe zgjuarsia.Realizimi i portretit është bërë në mënyrë mjaft realiste dhe autori Idromeno mundohet të realizojë çdo detaj të portretit të figurës së Skënderbeut.Sfondi i errët njëngjyrësh e ndihmon figurën të siluetohet bukur, megjithëse ajo është plot dritë dhe evidentohet mjaft qartë .Duke studjuar me kujdes veprat e autorëve të huaj dhe shqiptarë ( portrete) kushtuar figurës së Skënderbeut në artet figurative ( R.Goçi "Gjergj Kastrioti Skënderbeu në artet figurative", Prishtinë, 1998 dhe arkivi i G. K. A. Tiranë), vërejmë që ky portret i Idromenos i realizuar me përkrenare dhe veshje mbretërore , mbështetet në një gravurë gjermane të shekullit të XVI - XVII, por që sigurisht pëson ndryshimet nga piktori i cili së pari e realizon në telajo me ngjyra vaji, e paraqet me lëvizjen e kokës më horizontale dhe me pamje të trupit më të plotë dhe më të plotësuar me zbukurimet tek veshja.Ndofta ky është dhe portreti i parë me ngjyra vaji ,i realizuar nga piktorët shqiptarë në shekullin e XIX me paraqitjen e tij me përkrenare mbi kokë. Ky tip shërbeu si model bazë dhe për dy piktorët e tjerë shqiptarë të Rilindjes Andrea Kushi dhe Spiro Xega të cilët realizojnë më 1920 dhe më 1921 tablotë e tyre kushtuar Skënderbeut (sot ato ndodhen në koleksionin eG.. K. A. .Në Tiranë).


    Punim i Todi Daltës, 1901

    Portreti tjetër i Skënderbeut ( i piktorit Idromeno) , që ndodhet në koleksionin Dedej, është i përmasave të mëdha ( 65 x 95) dhe mbështetet në një gravurë italiane që ilustron librin e humanistit tonë të njohur M. Barletit, pothuaj e njëllojtë me veprën e të njëjtit autor ,të realizuar në vitin 1887, që u publikua kohët e fundit dhe që vlerësohet si vepra e parë më ngjyra (në gjininë e portretit) e realizuar nga piktorët shqiptar kushtuar Skënderbeut .Në këtë"variant" të dytë të realizuar 13 vjet më vonë ( vepra daton nëvitin 1900), Idromeno sigurisht që bazohet në tablonë e parë të tij të vitit 1887 ( sot pronë e kol,F. Veseli), por edhe "e plotëson" me ndryshime. Kështu ne mund të përmëndim: dimensionet më të mëdha të tablosë, paraqitjen më të plotë të trupit të Skënderbeut, thjeshtimin e formës së mjekrës dhe ndryshimin e ngjyrës së sfondit .
    Në këtë koleksion njihemi me një tablo të një piktori, krijimtaria e të cilit njihet fare pak, është fjala për një kompozim të piktorit TODI DALTA (1886 - 1961).Nga ky autor , në Galerinë Kombëtare të Arteve - Tiranë, ruhet në fond një vepër në teknikën e vajit, me përmasa modeste (24 x 37cm) e titulluar " Në çezmë"e blerë në vitin 1959.Në koleksionin Dedej ne njihemi me dy vepra të tij të panjohura më parë E para është një vepër tepër interesante e realizuar në teknikën e vajit, një kompozim që paraqet dy kalorës duke vrapuar me kuaj.Rëndësia e kësaj tabljoje qëndron para së gjithash në vlerën


    Punim i S.Kamberit, peisazh në vaj

    histoirke të saj ,sipas nënshkrimit të autorit vepra i përket vitit 1901, që do të thotë që artisti e ka realizuar atë në moshën 15 vjeç Një element tjetër i rëndësishëm në tablo është zgjidhja kompozicionale e tablosë ,që për kohën është e pazakontë dhe me mjaft interes..Sipas figurave të paraqitura , mendojmë se kemi të bëjmë me një porosi familjare të një çifti të sapo martuar.Nëse në të ardhmen nga studimet e mëtejshme mbi krijimtarinë e këtij piktori do të ketë të dhëna më të plota sigurisht që figura e tij do të ndriçohet akoma më shumë dhe vepra në fjalë do të zërë vendin e duhur. Dihet tashmë që piktori Dalta ka pikturuar dhe kisha ( afresk) , kështu gjatë punës restauruese në vitet 1983 - 86 në kishën e Ristozit në Mborje ( Korçë), emri i tij lidhej me mbipikturimin e saj nga piktori Dalta.Vepra e dytë e Daltës në koleksionin Dedej është një copë e pikturuar ( nga ato që vendoseshin mbi muret e shtëpive korçare), që paraqet një skenë baritore (me dy figura të rinjsh)në formë ovale të zbukuruar në pjesët anësore dhe poshtë me lule.Siç e përmëndëm më lart në këtë pjesë të koleksionit ndodhen dhe veprat e piktorit Sali Shijaku, ku me rëndësi është peizazhi me borë.Në këtë vepër Shijaku shpalos një paletë të pasur shumëngjyrëshe, që me mënyrën virtuoze të penelit ka krijuar një tablo me vlera koloristike,me gjallëri dhe që krijon një komunikim të ngrohtë me spektatorin.


    Punim i Gentian Bushit

    Me shumë rëndësi është pjesa tjetër e koleksionit Dedej , e cila ndodhet e ekspozuar në sallat e Galerisë së tij.Në fakt ,kjo është dhe pjesa e koleksionit që "ushqen" koleksionistët e tjerë privat.Në një farë mënyre Ddej vepron kështu, ai ble një vepër arti që i ofrohet dhe e fut në koleksionin e tij dhe pasi e ka mbajtur një farë kohe aty, ai e nxerr atë përsëri për tju ofruar koleksionistëve të tjerë të interesuar ,sigurisht me një çmim tjetër. Ky është dhe koleksioni i lëvizshëm që Dedej e menazhon për të përballuar veprimtaritë e tij të përditëshme në Galerinë "TE & GI".Në këtë koleksion ka vepra të piktorëve mjaft të njohur si: I. Kodra, S.Shijaku, A.Golemi,I . Lulani,A. Cene,R.Dembo etj.
    Dëshira e koleksionistit Dedej është krijimi i ankandit të artit në Shqipëri, të një ankandi serioz ,ku vepra pasi të marrë nga komisioni vlerësimin e duhur ,në një botim të veçantë tu ofrohet klientëve të interesuar,1 - 3 muaj përpara çeljes së ankandit me çmimin fillestar, Kjo ndofta do ishte një nga rrugët më serioze të evidentimit dhe vlerësimit real të artistëve më të suksesshëm në tregun e artit në Shqipëri,Sigurisht ky do të ishte dhe burimi më legal dhe më seriozi i koleksionistëve të veprave të artit.


    Punim i Sali Shijakut, “Peisazh me borë”

    Koleksionisti Dedej në radhën e koleksionistëve të tjerë ka një ndryshim, ai koleksionin e tij në një farë mënyre e ka të hapur për publikun dhe e pasuron këtë koleksion gjithmonë në lëvizje duke blerë vepra të reja dhe duke shitur veprat e koleksionit të tij. Ai nuk vuan nga xhelozia e fshehjes dhe mbajtjes së koleksionit vetëm për një rreth të ngushtë miqsh, ai mendon se edhe jashtë , por edhe tek ne , egziston mënyra e "qarkullimit" të vlerave.Në 10 vjetorine Galerisë tij ( mars 2003) koleksionisti Tefik Dedej mendon ta festojë në një mënyrë pak të veçantë : së pari të ekspozojë për publikun koleksionin e tij privat (pjesën familjare) dhe të çelë një ekspozitë tjetër me piktorët bashkohorë Shqiptarë të cilët akspozuan sëbashku në Galerinë e tij 10 vjet më parë.

    Ylli DRISHTI

    Marre nga revista Reportazh - Gusht 2002












    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 11-08-2002 më 22:31

Tema të Ngjashme

  1. Roli ekonomik i familjes fshatare
    Nga PLaku-i-Detit në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-01-2012, 08:27
  2. Kumanova, informacione të përgjithshme
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 15-11-2008, 07:52
  3. Mbidoza e modernizmit të familjes
    Nga Cimo në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2007, 18:19
  4. Simboli heraldik i familjes dhe pinjollëve Bua
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-05-2006, 01:17
  5. Mbi dashurine
    Nga ani-ani80 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-03-2006, 12:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •