Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    Te krijosh eshte si te krishterosh

    interviste me Ndoc Gjetjen;

    marre nga "ARS" (jo e plote pasi eshte e gjate shume per durimin tim , dmth per ta kopjuar)


    pra une kam zgjedhur 5 pyetjet e fundit me secilen pergjigje te poetit.


    -C'motive mund tiu shtynin te hiqnit dore nga krijimtaria?


    Qe kur botova librin e pare poetik para 31 viteve i kam qendruar besnik poezise, por edhe ajo nuk me ka braktisur. Ka patur raste kur per shkaqe dhe rrethana vetjake te pafavorshme per tiu kushtuar krijimtarise, ne i kemi kthyer shpinen njeri tjetrit.
    NUk mund te betohem se nuk do ta le kurre poezine, dhe kjo do te ndodhe vetem atehere kur te jem i bindur ne vetvete, i ndihmuar edhe nga kritika objektive, se kam pesuar renie te nivelit artistik. Fenomeni i shterimit te krijuesit eshte i njohur ne letersine boterore dhe kombetare.
    Ne letersine tone per mendimin tim kjo u ka ndodhur dy figurave te shquara, Lasgush Poradecit e Fan Nolit. Kam mendimin i cili mund te jete vetem personal, se ndryshe nga prozatori, porti bash ne kohen kur arrin pikun e pjekjes fillon e digjet, sepse bie ne teknicizem, krijon me me pakez frymezim e pa spontanitet vargje e strofa me profesionalizem te larte. Eshte gje e madhe te krjiosh gjera te bukura, por edhe te marresh kurajon te heshtesh kur ke filluar te krijosh vetem per inerci. eshte thene se Lasgushi u terhoq nga poezia per arsye se nuk pajtohej me parimet kufizuese te realizmit socialist. Kjo eshte e vertete. Po atehere perse nuk krijoi tinez ne vetmine e tij mistike e fisnike, larg syrit te PPSH-se? Ku jane veprat e tij ne doreshkrim qe te nxirren ne drite tani ne demokraci? NUk besoj se hamendesoj po te them se Lasgushi , ky demiurg i lirikes shqiptare thelle ne vetvete, ne vitet dyzet do ta kete ndjere nje ftohje te magmes poetike dhe madheshtia e tij eshte se diti dhe pati kurajon, jo vetem te heshte per te mos e perseritur veten, por edhe per te mos u bere "ndihmes i partise" per hir te privilegjeve qe do tia kishin lehtesuar disi Zhgunin e varferise.
    Ai krijimtarise se tij te arte, i vuri kapak floriri, disa dhjete vjecare para se te vdiste.



    - Cili eshte sipas jush problemi me i madh qe ka letersia shqipe sot?

    Problemet qe paraqiten ne zhvillimin e letersise sot jane te shumta, por une po ve ne spikame vetem njerin prej tyre edhe pse nuk mund te mos jete i rendit te pare. Eshte fjala per gjendjen mjrane te qarkullimit te vlerave te krijimtarise letrare. E vogel eshte Shqiperia jone(brenda kufijve shtetrore) e megjitheate libri, kjo vlere kolosale e ushqimit te menjeve e shpirterave nuk eshte ne gjendje te qarkulloje nga kreu deri ne fund te saj. Mjere krijimtaria e mirfillte! Ndersa berdhoku letrare qe del nga dhjetra shtypshkronja ne Tirane e ne rrethet, kete fatkeqesi mosqarkullimi e meriton.

    - Cila eshte ngjarja me e rendesishme e letersise shqipe te shekullit te XX?

    Dalja ne drite e vepres poetike"Vargjet e lira" te Migjenit. Pra, historine e zhvillimit te letersise sone nga Buzuku deri me sot, do ta ndaja ne eren e re te saj, duke vene si sinor ndermjetes ardhjen e Migjenit me te vetmen veper te tij.
    Me kete rast nuk mund te mos dal pakez jashte pyetjes suaj per tiu thene me merakosje se gjate dhjete viteve te fundit ndjej nje perpjekje te heshtur tinzare merimange per te thurur nje pezhishke nenvleftesimi tek kjo figure e madhe.Sa i gezuar do te ndjehesha nese ky konstatim do te ishte nje keqperceptim i shqisave te mija te dobeta politiko-sociale.

    - Si do ta perkufizonit procesin krijues te nje shkrimtari?

    Per nga potenca e krijimit shkrimtari i vertete, shkrimtar pershembull i kalibrit te Shekspirit apo te Dantes, eshte i dyti pas Zotit, qe qendron ne krah te djathte te tij si bashkepunetori me i mire per te ndrequr shpirtrat e deformuar mbi dhe.
    Te besh ate krijimtarine e vertete e te madhe, do te thote te Krishterosh.

    Keni nje autor te cilit i referoheni? Po autori me i lexuar prej jush cili eshte?

    Ai qe e njeh nga afer natyren e krijimtarise sime do te befasohesh po ti thosha se poeti qe i jam referuar me gjet e me shpesh gjate jetes sime, me shume se cdo tjetri eshte Uollt Uitman. Vepra e tij me mbush shpirterisht, sa here e lexoj me shton pulset per te krijuar. Megjitheate nga menyra se si shkruaj dhe nga teknika e vargut, nuk kam as shenjen me te vogel te ndikimit. Tek une ka ndikuar vetem fryma e tij.


    intervistoji: Irhan Jubica


    zgjodhi pjese nga kjo interviste, per kenaqesine e forumistave...
    dhe poet-prozatorve te ketushem acia blu (lol)

  2. #2
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    126

    pssss....

    qenkemi angazhuar me detyra te nje natyre te njellojte sonte :-) me pelqen! flm per kete se me duhet!!


    dhe kjo nuk eshte zana
    e di kush?
    lol

  3. #3
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ani, pash zotin , ku dreqin behesh?
    me ka marre malli.
    e di ti se kur te marr malli krejt fare, i bie te jemi harruar.
    a thua?
    un ende jo...!
    el_jote.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Tema tė Ngjashme

  1. Si te krijoj njė uebsajt nė Internet?
    Nga Kleitus nė forumin Rrjeti kompjuterik
    Pėrgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 25-05-2016, 06:05
  2. Ndihesh i/e detyruar te krijosh lidhjen e jetes bazuar ne vendimet e shoqerise sate?
    Nga Gogla e Kuqe nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 25-02-2006, 06:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •