Nė Shqipėrinė e Mesme ėshtė njė lloj ushqimi tradicional. Quhet skuriq. Ja si pėrgatitet. Mblidhen lakra tė egra si: Hithra apo hiskull (nga ai qė po tė fshikėsh bythėt me atė, o le le, tė djeg keq) , labot, mullagė, lypjetė ( vėre sa bukur tingėllon shqip: Lyp-jetė) dhe po tė doni, edhe spinaq apo ndonjė lakėr tjetėr tė gjelbėrt sipas parapėlqimit apo mundėsisė qė keni nė vendin ku banoni. Marrim bukėn e misrit dhe e thėrmojmė. Nuk del mirė sikur tė pėrdornim miell misri. Duhet bukė e thėrmuar. E lyejmė tepsinė me vaj (ulliri po patėt). Shpėrndajmė njė shtresė me bukėn e misrit tė thėrmuar nė tepsi. Pastaj hedhim lakrat , edhe kėto tė pėrziera me bukėn e thėrmuar, por jo shumė. Kjo, pėr t'a mbajtur tė shkrifėt masėn. Pastaj edhe sipėr i hedhim njė shtresė tjetėr me bukė tė thėrmuar. Me kujdes, hedhim ujė tė vakėt derisa tė mbulohet masa me lakra e bukė misri. Nė furrėn e paranxehur fusim tepsinė pėr t'a pjekur. Ashtu, tė pa kavėrdisura, lakrat ziejnė e bubėrrojnė derisa uji ėshtė shterrur. Pasi dergjet pėr rreth 15-20 minuta nė furrė, e nxjerrim tepsinė, dhe skuriqi i sapombaruar serviret. Shijon shumė mirė po t'i hedhim kos sipėr. Provojeni dhe nuk do doni gjė tjetėr veē skuriqit! Kjo nuk ka tė bėjė me mallin pėr nėnėn qė aq tė shijshme i dilnin gjellėt e mes tyre, veēanėrisht, skuriqi!