Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 39
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

    Dështimi i një dashurie të zjarrtë

    Kam pasur nje dashuri shume te zjarrte me shume pasion e kam dashur por ja qe flaka e zjarrit u fik dhe tani kam mbetur si top i vetem. So tia kthej mendjen dhe zemren te "dashures" sime
    A mundeni te me ndihmoni
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Babadimri jep pak sqarime me shume se, me kaq nuk kuptohet asgje qe te mund te te themi (te pakten une ) ndonje rruge.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    O babadimër,
    Ku ke lëpyer mos pështy.Ndoshta kjo humbje që ke pas të dhuron një fitore shumë më të madhe.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931
    o era

    bashkohem edhe une me mendimin tend , babadimri nuk na ka dhene hollesira fare dhe nuk dime se cfare mendimi te japim kur nuk dime asnje fakt rreth ngjarjes se historise se dashurise, se babadimri

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931
    Citim Postuar më parë nga babadimri
    Kam pasur nje dashuri shume te zjarrte me shume pasion e kam dashur por ja qe flaka e zjarrit u fik dhe tani kam mbetur si top i vetem. So tia kthej mendjen dhe zemren te "dashures" sime
    A mundeni te me ndihmoni

    nuk thone kot se historite e dashurise fillojne me shampanje ,dhe perfundojne me kamomil

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    llllllloooooooooollllllllll arun!!!Nejse cdo gje mendoj se rregullohet por edhe fund te jet i kesaj dashurie me sa kuptova une jeta vazhdon do duam edhe do na duan shume here ne jeten tone keshtu qe nuk eshte nevoja te vrasim veten per nje dashuri te humbur .

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Histoira fillon keshtu u njohem ne shkolle te mesme dhe u dashuruam deri ne mes te studimeve kur ajo me tha se me nuk me don dhe iku prej perqafimit tim.
    Tani me injoron, nuk u pergjigjet telefonatave te mia, mi ka kthyer dhuratat me te bukura qe ja kam dhene. Por krejt historia eshte se ajo ka filluar tani qe te flet edhe te shoqnia se kinse une e paskam tradhetuar me vajza te tjera. Ne fakt kohet e fundit para se te ndahesha ajo filloi te me kontrolloje cdo telefonate timen, vonohej ne takimet ku e lenim per tu pare, me shikonte krejt ndryshe. Kam provuar qe te flas me te por eshte e kote!!! sdi si tia bej
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931
    Citim Postuar më parë nga vajze_mire
    llllllloooooooooollllllllll arun!!!Nejse cdo gje mendoj se rregullohet por edhe fund te jet i kesaj dashurie me sa kuptova une jeta vazhdon do duam edhe do na duan shume here ne jeten tone keshtu qe nuk eshte nevoja te vrasim veten per nje dashuri te humbur .

    kam njohur me qindra femra qe do te preferonin me mire te shtrengonin ne dore nje hekur te skuqur nga zjarri ,sesa te terhiqeshin nga nje mendim qe u ishte ngulur ne koke ne nje moment zemerimi dhe nxitimi

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Citim Postuar më parë nga arun
    kam njohur me qindra femra qe do te preferonin me mire te shtrengonin ne dore nje hekur te skuqur nga zjarri ,sesa te terhiqeshin nga nje mendim qe u ishte ngulur ne koke ne nje moment zemerimi dhe nxitimi
    Cdo njeri duhet te merret parasysh nga karakteri i tij.Ka te bej egoismi edhe inati keshtu qe une do hiqja dore se nuk dua ti lutem njerzve edhe nuk e kam ne karakter ti lutem njerezve.Edhe sidomos kur me ka ndodhur edhe kam hequr dore nga ai njeri.

  10. #10
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Histoira fillon keshtu u njohem ne shkolle te mesme dhe u dashuruam deri ne mes te studimeve kur ajo me tha se me nuk me don dhe iku prej perqafimit tim.
    Tani me injoron, nuk u pergjigjet telefonatave te mia, mi ka kthyer dhuratat me te bukura qe ja kam dhene. Por krejt historia eshte se ajo ka filluar tani qe te flet edhe te shoqnia se kinse une e paskam tradhetuar me vajza te tjera. Ne fakt kohet e fundit para se te ndahesha ajo filloi te me kontrolloje cdo telefonate timen, vonohej ne takimet ku e lenim per tu pare, me shikonte krejt ndryshe. Kam provuar qe te flas me te por eshte e kote!!! sdi si tia bej

    Move On .
    Harroje ate femer ... eshte shume e qarte qe nuk te do me ..pse do ta torturosh veten .. dhe shpirtin tend .. harroje sa nuk eshte vone .
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  11. #11
    SiLeNt_PlAyEr Maska e Lefter
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    kendej pari...
    Postime
    87
    Citim Postuar më parë nga babadimri
    Histoira fillon keshtu u njohem ne shkolle te mesme dhe u dashuruam deri ne mes te studimeve kur ajo me tha se me nuk me don dhe iku prej perqafimit tim.
    Tani me injoron, nuk u pergjigjet telefonatave te mia, mi ka kthyer dhuratat me te bukura qe ja kam dhene. Por krejt historia eshte se ajo ka filluar tani qe te flet edhe te shoqnia se kinse une e paskam tradhetuar me vajza te tjera. Ne fakt kohet e fundit para se te ndahesha ajo filloi te me kontrolloje cdo telefonate timen, vonohej ne takimet ku e lenim per tu pare, me shikonte krejt ndryshe. Kam provuar qe te flas me te por eshte e kote!!! sdi si tia bej
    PO babadimer te kshilloj dicka....me mire vlla gjeje dike tjeter se qarte qenka qe spote dojke....e kush nuk ke te on ty si mund ti ate t'a duash?!!!!
    because i love u!!!!
    and maybe i need u!!
    but of course i miss u
    and i don't even know you!!!

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931
    Citim Postuar më parë nga vajze_mire
    Cdo njeri duhet te merret parasysh nga karakteri i tij.Ka te bej egoismi edhe inati keshtu qe une do hiqja dore se nuk dua ti lutem njerzve edhe nuk e kam ne karakter ti lutem njerezve.Edhe sidomos kur me ka ndodhur edhe kam hequr dore nga ai njeri.




    “Material-girl” dhe femrat që kanë rrokullisur gurët

    Shumëkush mund të ketë lexuar për Manon Leskonë apo
    Zonjën me Kamelie, të cilët Verdi e bëri të pavdekshme
    me Violetën e “Traviatës”. Dhe të gjithë I kemi dashur
    këto vajza, të cilat me gjithë jetën e tyre seksuale
    kanë treguar se janë të zgjuara, të mençura e me
    ndjenja. Dhe, e përbashkëta e këtyre grave, përveç të
    qenit materialiste është se I bëjnë meshkujt të
    bësojnë se I dashurojnë. Përveçse u bënë simbole të
    personazheve idilike, femrave të paaritshme…të gjitha
    vdisnin…Por ato rrokullisen gurët e njerëzimit,
    emancipuan, shtuan vlerat dhe I dhanë një emër të
    bukur lirisë së të shprehurit të vetvetes. Kështu këto
    femra përdorin artin më të sofistikuar për të bërë për
    vete artistë;piktorë, shkrimtarë, poetë. Ato joshin me
    premtimin e një shpërblimi- shpresa për një kënaqësi
    fizike, lumturi, famë, potencë- të gjitha ato që duken
    kaq të pakapshme, dhe që I bën njerëzit që të digjen
    më shumë për to… Por, në ditët e sotme këto gjëra
    shihen pak më ndryshe dhe marrin formën e dashurisë
    romantike si te “Moulin Rouge”.
    Por nuk do doja të flisja vetëm për këto gra,
    megjithesë, besoj (dhe këtë e them pa frikë) se janë
    gratë, ambicia dhe mençuria e tyre, që I shtyn burrat
    të bëjnë gjëra të mëdha.
    Por do shkruaj edhe për atë personazhin e pandarë
    nëpër pub-et e qytetit tim. Ajo është e zgjuar, e
    mençur, e bukur dhe dëshiron të jetë një
    material-girl. Pra do ta jetojë jetën pa punuar, por
    duke u mbajtur nga burrat. Kam njohur një prej këtyre
    vajzave materialiste që janë gjithmonë në gjuheti.
    Kanë artin e tyre të paarritshëm të joshjes…nuk janë
    prostituta..janë “ujkonjat e natës”, si I quan dikush.
    Del, gjuan, argëtohet dhe nuk e japin lirë veten e
    tyre…ka te ajo një lloj amazonizmi…
    Nuk di në kjo gjë vjen nga urrejtja apo nga ndonjë
    traumë, është e vështirë të përcaktosh shkaqet dhe
    pasojat…por ajo do të plotësojë kërkesat e saj.Dhe,
    për çudi, në kërkesat e saj nuk hyn seksi…por vetëm
    zbrazja e xhepave të “ditëzinjve”, të cilët bëhen pre
    e tyre.
    Ndërsa, më tipikja që kam njohur është një vajzë e
    cila, nga dëshira që kishte për të shkatërruar martesa
    hyn mes çifteve. Në këtë mënyrë I bën burrat e martuar
    që të besojnë se ajo I do…dhe sajon lloj-lloj
    shantazhesh të vogla, përzier këto edhe me
    seksualitetin vetëm që të arrijë të jetojë pa punuar.
    Dhe me sa di, ka arritur t’I dhurojnë edhe një
    apartament. Eh, e kam parasysh se çdo të thoshin nënat
    dhe gratë për bijtë dhe burrat e tyre: “Femra, Mato
    evlat femra! Të hedh trutë e gomarit e të bën të
    hidhesh në një kazan me ujë të valuar.”
    Por,po këto vajza në momentin që burrat vendosin të
    lënë gratë ë tyre, I lë…I duken të dobët dhe
    lehtësisht të manipulueshëm.Dhe, të njëjtën gjë mund
    të them edhe për shuëm meshkuj që e bëjnë këtë punë,
    që rrinë nëpër palestra apo pub-e, që janë të pashëm
    dhe shkojnë pas grave të pasura të martuara apo të
    divorcuara. Por, u përqëndrova më shumë te vajzat,
    pasi dihen paragjykimet që mbulojnë shoqërinë tonë,
    mbi faktin, që meshkujt janë meshkuj dhe e kanë të
    lejuar të shkojnë me kë t’ua japë!
    Duke diskutuar për këtë me një kolegun tim, ai më
    tregoi historinë e një 17-vjeçareje shqiptare,
    ortodokse, martuar në 1991 me një arab, I cili e
    mbylli në shtëpi me perçe, ndërsa vete punonte jashtë
    vendit. Diskutimi kishte të bënte me faktin se kjo
    zgjedhje është e detyruar prej varfërisë, apo prej
    mendjelehtësisë. Në fakt, të dy ne arritëm në
    përfundimin se rruga për të qenë në paqe me është
    rruga që të ofron zemra..ajo që është
    materiale…venitet…(hej, se nuk po bej moral!!!!!!!)


    kete shkrimin e gjeta ne web arun ananda
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 27-01-2005 më 13:23

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Citim Postuar më parë nga babadimri
    Histoira fillon keshtu u njohem ne shkolle te mesme dhe u dashuruam deri ne mes te studimeve kur ajo me tha se me nuk me don dhe iku prej perqafimit tim.
    Tani me injoron, nuk u pergjigjet telefonatave te mia, mi ka kthyer dhuratat me te bukura qe ja kam dhene. Por krejt historia eshte se ajo ka filluar tani qe te flet edhe te shoqnia se kinse une e paskam tradhetuar me vajza te tjera. Ne fakt kohet e fundit para se te ndahesha ajo filloi te me kontrolloje cdo telefonate timen, vonohej ne takimet ku e lenim per tu pare, me shikonte krejt ndryshe. Kam provuar qe te flas me te por eshte e kote!!! sdi si tia bej
    Analizo te gjitha qe ke bere qe te kuptosh se pse ka ndodhur se duket pak e çuditshme shkeputja. Mendoj qe ajo ka nje arsye por per shkak se duhet te jete e nxehur nuk ta thote. Keshtu qe ktheje shikimin mbrapa dhe shiko se mos ke gabuar ne ndonje veprim e nese nuk e gjen mundohu qe dikush ta pyesi se edhe nese , nuk te do te pakten nje arsye mendoj se e ka detyre te ta thote.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    Këshilla për djemtë e rinj

    Benjamin Franklin, pa bërë ndonjë shkollë, i mësoi vetes shkencat, bëri eksperimente në fizikë, etj. Mbase emri i tij ju tingëllon i dëgjuar -- ky person është shpikësi i rrufepritëses. Franklin gjithashtu ndihmoi në formimin e shërbimit postar të Shteteve të Bashkuara, ishte i përfshirë në procesin e pavarësimit të kolonive amerikane, dhe në procesin e hartimit të kushtetutës. Shqip muhabeti, ishte burrë i zgjuar.

    Më poshtë është një letër e tij. Gjysma e parë e letrës kërkon të bindë lexuesin për të mirat e martesës. Gjysma e dytë përmban disa këshilla interesante për zgjedhjen e dashnoreve të përshtatshme.



    25 qershor, 1745

    I dashuri miku im ______
    Une nuk di asnje hape qe mund ta pakesoje tendencen e dhunshme dhe te natyrshme qe ti permende; dhe edhe sikur te kisha dijeni per ndonje hape te tille, besoj se nuk duhej te ta tregoja. Martesa eshte ilaci me i mire per semundjen tende. Te qenit i martuar eshte gjeja me e natyrshme per nje burre, dhe prandaj kur te jesh i martuar do kesh me shume shanse per lumturi dhe rehati te vertete. Aresyet qe ti permend per te kundershtuar martesen mua me duken te cekta. Avantazhet qe do perfitosh duke e shtyre martesen jo vetem qe nuk jane te garantuara, por ato jane vogelima ne krahasim me avantazhet e vete marteses: te qenit i martuar dhe me mendje te mbledhur. Nje burre dhe nje grua te bashkuar formojne nje qenie te plote. Kur jane vec e vec, gruaja kerkon fortesine e trupit dhe fuqine e aresyes te tij; burri do butesine, ndjeshmerine, dhe shikimin e mprehte te saj. Se bashku, nje burre dhe nje grua kane me shume shanse per te patur sukses ne kete bote. Nje burre beqar eshte njera gjysem e nje kafshe. Ai eshte si njera gjysem e nje pale gershereve te zberthyera. Nje grua e mire dhe e shendetshme, zotesia e burrit ne zanatin e tij, dhe nikoqirlleku i saj, keto mjaftojne per nje jete te shkelqyer.

    Por ne qofte se ti nuk i pranon keshillat e mesiperme dhe vazhdon te besosh se duhet te merresh me tregtine e seksit, atehere une perseris keshillat e mia te meparshme, qe duhet te preferosh femrat me te moshuara dhe jo ato te rejat. Ti do thuash qe kjo eshte cmenduri dhe do kerkosh te dish se pse une kam kete mendim. Ja sepse:

    1. Femrat e moshuara i dine mire punet e kesaj bote. Fjalet e tyre te bejne edhe ty me te mencur e me te ditur.

    2. Kur femrat pushojne se qeni te bukura, ato behen te mira. Qe te mund te konkurojne, ato e zevendesojne humbjen e bukurise me shtim te dobise e te miresise. Ato dine te te bejne 1000 të mira, ca te vogla e ca te medha, dhe ato jane shoqet me te mira qe do te te gjenden afer sa here qe te kesh nevoje. Nuk para gjen asnje grua te moshuar qe nuk eshte edhe grua shume e mire.

    3. Nuk ka rrezik per te mbetur shtatzene e per te lindur femije, te cilet kur i prodhon ne menyre te parregullt, eshte veshtire t'i rritesh.

    4. Meqenese kane me shume pervoje, grate e pjekura dine t'i fshehin dashurickat e tyre me mire. Reputacioni tend ka me pak shanse qe te perlyhet. Sa per reputacionin e vete gruas, ne qofte se dashurickat e saj merren vesh, njerezia kane tendence qe te mos e qortojne shume ate grua e cila kujdeset dhe i jep keshilla nje djaloshi te ri, dhe shmang demet shendetesore qe do t'i vinin atij nga takimet me prostitutat e rrugeve.

    5. Ne cdo kafshe qe qendron ne kembe, mungesa e njomeshtise shfaqet ne fillim ne pjeset me te siperme te trupit. Fytyra eshte e para qe fillon dhe thahet e rrudhet; pastaj qafa; pastaj gjoksi dhe krahet; pjeset e poshtme vazhdojne te mbeten te njoma e te lemuara: po ta mbulosh trupin nga mesi e lart, eshte e pamundur te dallosh nje femer ca te moshuar nga nje me e re. Gjithashtu, kenaqesia trupore nga seksi me nje femer te moshuar eshte shpesh po aq e madhe sa -- ne mos me shume se -- kenaqesia e seksit me nje me femer me te re.

    6. Mekati eshte me i paket me grate e moshuara. Zhvirgjerimi i nje vajze mund t'i shkaktoje asaj hidherim te perjetshem e mund ta shkaterroje per fare.

    7. Kur i shkakton dhimbje nje vajze te re, kjo mund te te leje kujtime te hidhura qe shpesh do te te bejne te ndjehesh keq. Eshte me mire qe te besh te gezuar nje grua te moshuar sesa te besh per te qare nje te re.

    8. Grate e moshuara jane aq shume mirenjohese!

    Kaq me keshillat e mia. Po prapeseprape te keshilloj qe te gjesh nje shoqe te mire e te martohesh.

    Sinqerisht
    Miku Tend i dashur
    Benjamin Franklin

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931
    Citim Postuar më parë nga babadimri
    Histoira fillon keshtu u njohem ne shkolle te mesme dhe u dashuruam deri ne mes te studimeve kur ajo me tha se me nuk me don dhe iku prej perqafimit tim.
    Tani me injoron, nuk u pergjigjet telefonatave te mia, mi ka kthyer dhuratat me te bukura qe ja kam dhene. Por krejt historia eshte se ajo ka filluar tani qe te flet edhe te shoqnia se kinse une e paskam tradhetuar me vajza te tjera. Ne fakt kohet e fundit para se te ndahesha ajo filloi te me kontrolloje cdo telefonate timen, vonohej ne takimet ku e lenim per tu pare, me shikonte krejt ndryshe. Kam provuar qe te flas me te por eshte e kote!!! sdi si tia bej

    Dashuria e Heloise dhe Abelard

    Heloise, 17 vjeç, mbesa e një kleriku në Paris, iu besua për mësime private murgut mashkull Peter Abelard, 39 vjeç. Mësuesin dhe nxënësen i zuri qymyri keq, Heloise bëri dhe një bebe, dhe prandaj të dy shkuan dhe u martuan - fshehtas. Fshehtas që të mos demtohej karriera e Abelardit.

    Kur e mori vesh këtë pune i ungji i mademoiselle Heloise, ai u nxeh, iu ngritën ca nervat, dhe shpuri njerëz që ta kapnin Abelardin. Puna përfundoi me të tredhur për të shkretin Abelard. Merret me mend se kjo ka qenë fort e dhimbshme, dhe jo vetëm poetikisht: anestetikët kanë hyrë në përdorim rreth 700 vjet më vonë.

    Heloise dhe Abelard i ruajtën lidhjet me njëri-tjetrin, dhe janë edhe të varrosur bashkë. Çdo libër i historisë të qytetërimit perëndimor përmend emrin e Abelardit, që është i njohur si filozof e teolog, etj. Historia e këtyre të dyve është e dokumentuar në letrat që ata kanë shkëmbyer dhe që janë të ruajtura. Është zbavitëse kur i lexon dhe shikon sa ndryshe ka qenë bota njëherë e një kohë. Njëkohësisht, të bren dyshimi, se mos e vetmja dashuri e përjetshme është një dashuri që është e parealizueshme, e pamundur. Më poshtë është një fragment nga një leter që Heloise ia shkroi të dashurit të saj të tredhur:


    "Ajo që ma shton më shumë dhembjen është se vuajtjet tona filluan në një kohë kur ne nuk i meritonim më ato. Kur ne iu dhamë Kënaqësisë të Dashurisë Kriminale, asgjë nuk mund ta justifikonte dot Lumturinë tonë të pistë. Por kur ne më në fund e pastruam pasionin tonë, kur gjetëm strehim tek Martesa për t'iu shmangur brejtjes të ndërgjegjes, pikërisht atëherë i gjithë zemërimi i Qiellit u derdh mbi ne.

    Sa i rëndë ishte ai ndëshkim që ra mbi ty... Kur e kujtoj më ngjethet mishi nga tmerri. A do të mundte një burrë i zemëruar ta ndëshkonte më shumë sesa kaq maskaranë qe i çnderoi gruan? Ah! Çfarë të drejtash kishte një xhaxha mizor për të bërë atë që bëri? Ne u martuam edhe në Altar, dhe ai Altar duhej të të kishte mbrojtur ty nga zemërimi i armiqve të tu.
    ....
    Në këtë situatë ti re Viktimë e Dashurisë më të Pafat. Ti i vetëm pagove për krimin e bërë nga të dy ne bashkë. Po une s'kam pse të ankohem për zemërimin e atyre që të dëmtuan ty. Unë, mizerja unë, unë jam ajo që shkaktova shkatërrimin tend. Zot i madh! Sa e rrezikshme është kur një Njeri i Madh ngacmohet nga Seksi jonë! Ai duhet të mësohet që në fëmijëri që të behet i pandjeshëm në zemër, që t'u rezistojë joshjeve me të cilat është pajisur femra. Ai më i mençuri i të mençurve pati thënë 'Biri im, ndiq urdhrat që po të jap unë: Në qoftë se një Grua e bukur të afrohet dhe kërkon të të joshë, mos e lejo që ajo të të korruptojë; mos e prano helmin që ajo të ofron, mos lejo që ajo të të shtjerë në rrugë pa krye; Shtëpia e saj është Shtëpia e Shkatërrimit dhe e Vdekjes.'"

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    Si Mund TË Dini NËse Dikush VËrtet Ju Do?

    Vetëm një përqind e njerëzve dijnë diçka më thellë. Poetët, piktorët, muzikantët, vallëzuesit, këngëtarët kanë një ndjenjshmëri, një senzitvitet të ndjejnë përtej trupit. Ata mund t'i ndjejnë bukuritë e mendjes, ndjeshmërinë e zemrës, ngase edhe vet jetojnë në atë pjesë të realitetit, në atë sferë...


    SEKSUALITETI NUK ËSHTË DASHURI!

    Janë tre shtresa e individualitetit njerëzor; fiziologjia e tij, trupi dhe psikologjia e tij, mendja dhe ekzistenca e tij, vetja e tij e përhershme. Dashuria mund të ekzistoj në të gjitha ato plane, por kualiteti i saj do të jetë i ndryshueshëm. Në palnin fiziologjik, të trupit, ajo është seksualitet i thjeshtë. Ju mund ta quani dashuri, ngase fjala "dashuri" mund të tingëlloj si më poetike, më e bukur. Por 99% të njerëzve seksin e tyre e quajnë dashuri. Seksi është diçka biologjike, fiziologjike. Kimia e juaj, hormonet tuaja janë të përfshira në të.
    Ju dashuroheni në një grua apo në një burrë. A mund të përshkruani saktësisht pse ajo grua ju tërhjeku juve? Pa dyshim ju nuk mund ta shihni veten, ju nuk e keni parë veten tuaj ende. Po as psikologjinë e saj nuk mund ta shihni, ngase t'i lexosh mendimet e dikuj nuk është punë e lehtë. Atëherë çka gjetët te ajo grua? Diçka në psikologjinë tuaj, në kiminë tuaj, në hormonet tuaja është tërhjekur nga hormonet e gruas, nga psikologjia e saj, kimia e saj. Kjo nuk është çështje e dashurisë, kjo është çështje e kimisë.

    Mendo këtë: gruaja me të cilën ke rënë në dashuri, shkonë te mjeku juaj, dhe e ndërronë gjininë, dhe fillonë të risë mustaqe dhe mjekër. A do ta duani edhe më tej atë? Asgjë tjetër përveq kimisë, hormoneve, nuk është ndruar. Ku u tret tash dashuria?

    Vetëm një përqind e njerëzve dijnë diçka më thellë. Poetët, piktorët, muzikantët, vallëzuesit, këngëtarët kanë një ndjenjshmëri, një senzitvitet që të ndjejnë përtej trupit. Ata mund t'i ndjejnë bukuritë e mendjes, ndjeshmërinë e zemrës, ngase edhe vet jetojnë në atë pjesë të realitetit, në atë sferë.

    Mbaje mend këtë si një regull të madhërishme: Kudo që ti jeton, ti smund të sheh përtej: Nëse jeton në trup, nëse mendon se ti je vetëm trupi që ke, do të magjepses vetëm nga trupi i dikuj. Ky është shkalla psikologjike e dashurisë. Por piktori, poeti, jetojnë në plane tjera. Ai nuk mendon, ai ndjen. Dhe për shkak se ai jeton në zemrën e vet, ai mund ta ndjen zemrën e personit tjetër. Kjo është ajo që zakonisht quhet dashuri. Është e rrallë. Unë them vetëm një përqind e njerëzve, mbase aty këtu.
    Pse atëherë shumë njerëz nuk zhvendosen në planin e dytë të dashurisë pasi që në atë nivel është bukuri e jashtëzakonshme? Aty dhe është problemi: çdo gjë shumë e bukur është dhe shumë delikate, e ndërlikuar. Një gjë e tillë nuk është metalike, por është e ndërtuar nga çelqi i thyeshëm. Njëherë kur pasqyrja bie dhe thehet, nuk ekzistonë mënyrë për ta ngjitur sërish. Njerëzit frikohen t'u çasen më tepër shtresave të thella të dashurisë, ngase në atë shkallë të dashurisë, tashuria është jashtëzakonisht e bukur por po ashtu tmerësisht e ndryshueshme.

    DASHURI E PASTËR APO DASHURI STABILE!

    Ndjenjat nuk janë gurë, ato janë si trëndafila. Është më mirë të kesh trëndafilë plastike, ngase përherë ajo do të jetë aty pranë teje, dhe çdo ditë ti mund ta lanë me ujë dhe ajo do të jetë e freskët. Mund të vendosësh madje pak parfum Francez në të. Nëse ngjyra i zbehet, mund ta ngjyrosësh sërish. Plastika është një nga gjërat më të pashkatrueshme të botës, është stabile, e përhershme; andaj njerëzit ndalen te fiziologjikja, edhepse është sipërfaqësore, por është stabile.

    Poetët janë të njohur, artistët janë të njohur se bijnë në dashuri gati çdo ditë. Dashuria e tyre është si lulja e trëndafilit. Pasi që ajo është aty, ajo është aq e thyeshme, aq e gjallë, vallëzon në erë, në shi, në diell duke e shpalosur bukurinë e vetë. Mirëpo që në mbrëmje ajo mund të shkojë, dhe ti smund të bëshë asgjë që ta ndalësh atë. Dashuria më e thellë e zemrave është posi një puhi që hynë në dhomën tuaj, sjellë freskinë e vet, flladin, dhe për një çast është e shkuar. Nuk mund të kapësh pezullimin e erës në grushtin tënd.
    Fare disa njerëz janë të guximshëm që të jetojnë nga çasti në çast, në ndryshime të jetës. Andaj, ata kanë vendosur të biejnë në dashuri në të cilën mund të logarisin. Unë nuk e di se çfarë lloji të dashurisë din ti - po sipas gjitha gjasave llojin e parë, mbase dikush atë të llojit të dytë.

    Dhe je i frikësuar se nëse e arintë ekzistencën tënde, çka do të ndodhë me dashurinë tënde? Natyrishtë, ajo do të shkojë - por që nuk do të jesh humbës. Ky lloj i dashurisë do të lartësoj dhe lartëson mbase një njeri në një milionë njerëz. Kjo dashuri mund të quhet dashuri e përzemërt*.

    Dashuria e parë duhet të quhet seks. Ajo e dyta duhet të quhet dashuri. E treta duhet të quhet dashuri e përzemërt - kualitet, e pa adresuar - jo pronësore dhe duke mos lejuar në të njëjtën kohë që askush t'mos ju posedojë juve. Ky kualitet i të dashuruarit është si një revolucion radikal madje edhe nëse paramendohet si shumë e vështirë për t'u arritur.

    Gazetarët më pyetën, "Pse ka aq shumë femra në këtë vend?" Është e kjartë, përgjigjia është relevante, dhe ata mbetën të shokuar kur unë iu përgjigja. Nuk e pritnin përgjigjen ata. U thash, "Unë jam mashkull." Më shikuan, me mosbesim. U thash, "Është natyrore se më shumë femra do të ketë këtu, për arsye të thjeshtë se çkado që dëshirojnë të dijnë për jetën e tyre, qoftë seksi, apo në disa raste të rralla, ndoshta disa momente të dashurisë. Por ato asnjëherë nuk kanë ardhur të dijnë për shijen e dashurisë së përzemërt." U thash atyre gazetarëve, " Madje edhe mashkujt që ju i shihni këtu janë të ritur me shumë kualitete feministe brenda vetes të vendosura me presion nga jashtë të shoqërisë."

    LOTËT JANË PËR TË GJITHË, ATO JANË HYJNORE

    Që nga fillimi i hershëm, djaloshit i është thënë, "Ti je djal, jo vajzë. Sillu si djalë! Lotët janë në rregull për vajzat, por jo për ty. Bëhu burrë." Prandaj çdo mashkull rritet duke i këputur kualitetet e veta femërore. Dhe gjithçka që është bukur është femërore. Dhe më në fund çka mbetet është kafsha barbare. I gjithë funksioni i tij është të reprodukoj fëmijë. Vajzës nuk i lejohet të ketë asgjë me kualitetet mashkullore. Nëse ajo do që të ngjitet në një pemë, menjëherë do të ndalet, "Kjo është punë për djemtë, jo për vajzat!" Çudi! Nëse ajo vajzë ka dëshirë të ngjitet në pemë, është dëshmi e mjaftueshme që asaj duhet t'i lejohet.
    Gjitha shoqëritë e vjetra kanë krijuar robe të ndryshme për meshkuj dhe femra. Kjo nuk është në rregull, ngase çdo burrë po ashtu është grua. Ai ka ardhur në këtë botë nga dy burime: babai i tij dhe nëna. Që të dy kanë kontribuar në të qenurit e tij. Dhe çdo grua është po ashtu burrë. Ne i kemi shkatrruar që të dy. Femra ka humbur guximin, aventurën, gjykimin mendor, logjikën, ngase ato janë mendime që duhet të jenë kualitet i mashkullit. Dhe mashkulli e ka humbur hijeshinë, ndjeshmërinë, dhembshurinë, xhentilitetin. Që të dy janë bërë gjysma. Ky është një nga problemet më të mëdha që ne duhet ta zgjedhim - së paku për njerëzit tanë.

    MOS I TAKO ASKUJT DHE MOS E LIDH ASKEND PËR VETE

    Prandaj mos u frikoni. Droja juaj është me vend: çka mendoni për atë kur dashuria shkon, por çka do të vje në vend të saj është pafundësia, infiniti. Do të jeni në gjendje të duani pa u kyçur emocionalisht. Do të jeni në gjendje të duani shumë persona, ngase të duash vetëm një person është ta mbash veten të varfër. Një person mund t'ju jep vetëm një sasi të caktuar të dashurisë, por të duash shumë persona? Do të magjepseni kur secili person ju jepë një ndjenjë të re, këngë të re, ekstazë të re. Njerëzit nuk duhet të jenë posesiv. Posesiviteti e shkatërron dashurinë, dhe poashtu nuk duhet të jenë pronë e dikuj, ngase edhe ajo e shkatërron dashurinë tuaj.
    Gjithë krijesat njerëzore meritojnë të duhen. Nuk është nevoja të lidhesh vetëm për një person gjith jetën. Kjo është njëra nga arsyet se pse gjithë njerëzit nëpër botë duken aq të mërzitur. Pse smund të qeshin? Pse smund të vallëzojnë? Ngase janë të lidhur me zingjirë të padukshëm: martesa, familja, burri, gruaja, fëmijët. Janë të mbushur me shumë detyra të gjitha llojeve, obligime, sakrifica. Dhe ti kërkon nga ata të buzëqeshen apo të qeshen dhe të vallëzojnë dhe të argëtohen. Kërkon diçka të pamundur. Bëje dashurinë e njerëzve të lirë, bëji njerëzit jo-posesivë. Këtë mund ta bëjë secili vetëm nëse përmes meditimit zbulon të qenurit e vet. Këtu nuk ka asgjë çka të ushtrohet.
    Unë nuk them, "Sonte shko te ndonjë grua tjetër vetëm sa për të ushtruar." Nuk do të fitosh asgjë, përkundrazi do ta humbësh gruan tënde. Dhe në mëngjes do të dukesh si teveqel. Nuk është fjala për praksë këtu, por është çështja e të zbuluarit se ti je, të qenurit tënd. Me këtë zbulim të të qenurit përcjell kualitetin e dashurisë së përzemërt impresionale. Dhe ti thjesht dashuron. Dhe ajo zgjerohet. Së pari është krijesa njerëzore, pastaj së shpejti kafshët, zogjët, drunjët, malet, yjet. Vje dita kur gjithë ekzistenca është dashuria, loçka jote. Ky është potenciali ynë. Dhe çdokush që nuk e relizon këtë, është duke e shpenzuar kot jetën e vet.
    Po, duhesh t'i humbasësh disa gjëra, por ato janë të pavlefshme. Në anën tjetër do të përfiton aq shumë sa që kurrë më nuk do të mendosh se çka ke humbur. Dashuria e pastër e përzemërt dhe impresionale, që mund të depërtojë në të qenurit e secilit - është rezultat i meditativitetit, heshtjes, qetësisë, i zhytjes thellë përbrenda ekzistencës sate. Thjesht, po përpiqem t'ju bind juve. Mos u frikësoni të humbni atë që e keni.

    Nga vdekja në pavdekësi

    Nga anglishtaja shqipëroi: Arsim Gjinoci

  17. #17
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Babadimer... hamendja ime eshte qe te ka tradhetuar.
    Te akuzon ty per tradheti, humbi besim tek ti, te kontrollonte telefonatat, dhe cuditerisht vonoheshe ne takime vete. Nqs nuk i ke lene shkak te dyshoje tek ti, atehere besoj se te ka tradhetuar, dhe kjo eshte sjellja e shume personave qe kane tradhetuar. Fillojne dhe i mbushin mendjen vetes qe edhe i/e dashuri/a i ka tradhetuar... thjesht per t'u ndjere me mire.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Leila : 27-01-2005 më 16:01 Arsyeja: Harrova "eshte."
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  18. #18
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Leila e di qe qendron mundesia qe ajo ta kete tradhtur ??

    ne fakt ke te drejte ... ajo po i del paraprite ... qe nje dite do jete ajo e "akuazuara " ... kur eshte me mire te " akuzosh" ne fillim ..

    ka shume persona qe ndjekin k'te metode .
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    Citim Postuar më parë nga arun
    Vetëm një përqind e njerëzve dijnë diçka më thellë. Poetët, piktorët, muzikantët, vallëzuesit, këngëtarët kanë një ndjenjshmëri, një senzitvitet të ndjejnë përtej trupit. Ata mund t'i ndjejnë bukuritë e mendjes, ndjeshmërinë e zemrës, ngase edhe vet jetojnë në atë pjesë të realitetit, në atë sferë...


    SEKSUALITETI NUK ËSHTË DASHURI!

    Janë tre shtresa e individualitetit njerëzor; fiziologjia e tij, trupi dhe psikologjia e tij, mendja dhe ekzistenca e tij, vetja e tij e përhershme. Dashuria mund të ekzistoj në të gjitha ato plane, por kualiteti i saj do të jetë i ndryshueshëm. Në palnin fiziologjik, të trupit, ajo është seksualitet i thjeshtë. Ju mund ta quani dashuri, ngase fjala "dashuri" mund të tingëlloj si më poetike, më e bukur. Por 99% të njerëzve seksin e tyre e quajnë dashuri. Seksi është diçka biologjike, fiziologjike. Kimia e juaj, hormonet tuaja janë të përfshira në të.
    Ju dashuroheni në një grua apo në një burrë. A mund të përshkruani saktësisht pse ajo grua ju tërhjeku juve? Pa dyshim ju nuk mund ta shihni veten, ju nuk e keni parë veten tuaj ende. Po as psikologjinë e saj nuk mund ta shihni, ngase t'i lexosh mendimet e dikuj nuk është punë e lehtë. Atëherë çka gjetët te ajo grua? Diçka në psikologjinë tuaj, në kiminë tuaj, në hormonet tuaja është tërhjekur nga hormonet e gruas, nga psikologjia e saj, kimia e saj. Kjo nuk është çështje e dashurisë, kjo është çështje e kimisë.

    Mendo këtë: gruaja me të cilën ke rënë në dashuri, shkonë te mjeku juaj, dhe e ndërronë gjininë, dhe fillonë të risë mustaqe dhe mjekër. A do ta duani edhe më tej atë? Asgjë tjetër përveq kimisë, hormoneve, nuk është ndruar. Ku u tret tash dashuria?

    Vetëm një përqind e njerëzve dijnë diçka më thellë. Poetët, piktorët, muzikantët, vallëzuesit, këngëtarët kanë një ndjenjshmëri, një senzitvitet që të ndjejnë përtej trupit. Ata mund t'i ndjejnë bukuritë e mendjes, ndjeshmërinë e zemrës, ngase edhe vet jetojnë në atë pjesë të realitetit, në atë sferë.

    Mbaje mend këtë si një regull të madhërishme: Kudo që ti jeton, ti smund të sheh përtej: Nëse jeton në trup, nëse mendon se ti je vetëm trupi që ke, do të magjepses vetëm nga trupi i dikuj. Ky është shkalla psikologjike e dashurisë. Por piktori, poeti, jetojnë në plane tjera. Ai nuk mendon, ai ndjen. Dhe për shkak se ai jeton në zemrën e vet, ai mund ta ndjen zemrën e personit tjetër. Kjo është ajo që zakonisht quhet dashuri. Është e rrallë. Unë them vetëm një përqind e njerëzve, mbase aty këtu.
    Pse atëherë shumë njerëz nuk zhvendosen në planin e dytë të dashurisë pasi që në atë nivel është bukuri e jashtëzakonshme? Aty dhe është problemi: çdo gjë shumë e bukur është dhe shumë delikate, e ndërlikuar. Një gjë e tillë nuk është metalike, por është e ndërtuar nga çelqi i thyeshëm. Njëherë kur pasqyrja bie dhe thehet, nuk ekzistonë mënyrë për ta ngjitur sërish. Njerëzit frikohen t'u çasen më tepër shtresave të thella të dashurisë, ngase në atë shkallë të dashurisë, tashuria është jashtëzakonisht e bukur por po ashtu tmerësisht e ndryshueshme.

    DASHURI E PASTËR APO DASHURI STABILE!

    Ndjenjat nuk janë gurë, ato janë si trëndafila. Është më mirë të kesh trëndafilë plastike, ngase përherë ajo do të jetë aty pranë teje, dhe çdo ditë ti mund ta lanë me ujë dhe ajo do të jetë e freskët. Mund të vendosësh madje pak parfum Francez në të. Nëse ngjyra i zbehet, mund ta ngjyrosësh sërish. Plastika është një nga gjërat më të pashkatrueshme të botës, është stabile, e përhershme; andaj njerëzit ndalen te fiziologjikja, edhepse është sipërfaqësore, por është stabile.

    Poetët janë të njohur, artistët janë të njohur se bijnë në dashuri gati çdo ditë. Dashuria e tyre është si lulja e trëndafilit. Pasi që ajo është aty, ajo është aq e thyeshme, aq e gjallë, vallëzon në erë, në shi, në diell duke e shpalosur bukurinë e vetë. Mirëpo që në mbrëmje ajo mund të shkojë, dhe ti smund të bëshë asgjë që ta ndalësh atë. Dashuria më e thellë e zemrave është posi një puhi që hynë në dhomën tuaj, sjellë freskinë e vet, flladin, dhe për një çast është e shkuar. Nuk mund të kapësh pezullimin e erës në grushtin tënd.
    Fare disa njerëz janë të guximshëm që të jetojnë nga çasti në çast, në ndryshime të jetës. Andaj, ata kanë vendosur të biejnë në dashuri në të cilën mund të logarisin. Unë nuk e di se çfarë lloji të dashurisë din ti - po sipas gjitha gjasave llojin e parë, mbase dikush atë të llojit të dytë.

    Dhe je i frikësuar se nëse e arintë ekzistencën tënde, çka do të ndodhë me dashurinë tënde? Natyrishtë, ajo do të shkojë - por që nuk do të jesh humbës. Ky lloj i dashurisë do të lartësoj dhe lartëson mbase një njeri në një milionë njerëz. Kjo dashuri mund të quhet dashuri e përzemërt*.

    Dashuria e parë duhet të quhet seks. Ajo e dyta duhet të quhet dashuri. E treta duhet të quhet dashuri e përzemërt - kualitet, e pa adresuar - jo pronësore dhe duke mos lejuar në të njëjtën kohë që askush t'mos ju posedojë juve. Ky kualitet i të dashuruarit është si një revolucion radikal madje edhe nëse paramendohet si shumë e vështirë për t'u arritur.

    Gazetarët më pyetën, "Pse ka aq shumë femra në këtë vend?" Është e kjartë, përgjigjia është relevante, dhe ata mbetën të shokuar kur unë iu përgjigja. Nuk e pritnin përgjigjen ata. U thash, "Unë jam mashkull." Më shikuan, me mosbesim. U thash, "Është natyrore se më shumë femra do të ketë këtu, për arsye të thjeshtë se çkado që dëshirojnë të dijnë për jetën e tyre, qoftë seksi, apo në disa raste të rralla, ndoshta disa momente të dashurisë. Por ato asnjëherë nuk kanë ardhur të dijnë për shijen e dashurisë së përzemërt." U thash atyre gazetarëve, " Madje edhe mashkujt që ju i shihni këtu janë të ritur me shumë kualitete feministe brenda vetes të vendosura me presion nga jashtë të shoqërisë."

    LOTËT JANË PËR TË GJITHË, ATO JANË HYJNORE

    Që nga fillimi i hershëm, djaloshit i është thënë, "Ti je djal, jo vajzë. Sillu si djalë! Lotët janë në rregull për vajzat, por jo për ty. Bëhu burrë." Prandaj çdo mashkull rritet duke i këputur kualitetet e veta femërore. Dhe gjithçka që është bukur është femërore. Dhe më në fund çka mbetet është kafsha barbare. I gjithë funksioni i tij është të reprodukoj fëmijë. Vajzës nuk i lejohet të ketë asgjë me kualitetet mashkullore. Nëse ajo do që të ngjitet në një pemë, menjëherë do të ndalet, "Kjo është punë për djemtë, jo për vajzat!" Çudi! Nëse ajo vajzë ka dëshirë të ngjitet në pemë, është dëshmi e mjaftueshme që asaj duhet t'i lejohet.
    Gjitha shoqëritë e vjetra kanë krijuar robe të ndryshme për meshkuj dhe femra. Kjo nuk është në rregull, ngase çdo burrë po ashtu është grua. Ai ka ardhur në këtë botë nga dy burime: babai i tij dhe nëna. Që të dy kanë kontribuar në të qenurit e tij. Dhe çdo grua është po ashtu burrë. Ne i kemi shkatrruar që të dy. Femra ka humbur guximin, aventurën, gjykimin mendor, logjikën, ngase ato janë mendime që duhet të jenë kualitet i mashkullit. Dhe mashkulli e ka humbur hijeshinë, ndjeshmërinë, dhembshurinë, xhentilitetin. Që të dy janë bërë gjysma. Ky është një nga problemet më të mëdha që ne duhet ta zgjedhim - së paku për njerëzit tanë.

    MOS I TAKO ASKUJT DHE MOS E LIDH ASKEND PËR VETE

    Prandaj mos u frikoni. Droja juaj është me vend: çka mendoni për atë kur dashuria shkon, por çka do të vje në vend të saj është pafundësia, infiniti. Do të jeni në gjendje të duani pa u kyçur emocionalisht. Do të jeni në gjendje të duani shumë persona, ngase të duash vetëm një person është ta mbash veten të varfër. Një person mund t'ju jep vetëm një sasi të caktuar të dashurisë, por të duash shumë persona? Do të magjepseni kur secili person ju jepë një ndjenjë të re, këngë të re, ekstazë të re. Njerëzit nuk duhet të jenë posesiv. Posesiviteti e shkatërron dashurinë, dhe poashtu nuk duhet të jenë pronë e dikuj, ngase edhe ajo e shkatërron dashurinë tuaj.
    Gjithë krijesat njerëzore meritojnë të duhen. Nuk është nevoja të lidhesh vetëm për një person gjith jetën. Kjo është njëra nga arsyet se pse gjithë njerëzit nëpër botë duken aq të mërzitur. Pse smund të qeshin? Pse smund të vallëzojnë? Ngase janë të lidhur me zingjirë të padukshëm: martesa, familja, burri, gruaja, fëmijët. Janë të mbushur me shumë detyra të gjitha llojeve, obligime, sakrifica. Dhe ti kërkon nga ata të buzëqeshen apo të qeshen dhe të vallëzojnë dhe të argëtohen. Kërkon diçka të pamundur. Bëje dashurinë e njerëzve të lirë, bëji njerëzit jo-posesivë. Këtë mund ta bëjë secili vetëm nëse përmes meditimit zbulon të qenurit e vet. Këtu nuk ka asgjë çka të ushtrohet.
    Unë nuk them, "Sonte shko te ndonjë grua tjetër vetëm sa për të ushtruar." Nuk do të fitosh asgjë, përkundrazi do ta humbësh gruan tënde. Dhe në mëngjes do të dukesh si teveqel. Nuk është fjala për praksë këtu, por është çështja e të zbuluarit se ti je, të qenurit tënd. Me këtë zbulim të të qenurit përcjell kualitetin e dashurisë së përzemërt impresionale. Dhe ti thjesht dashuron. Dhe ajo zgjerohet. Së pari është krijesa njerëzore, pastaj së shpejti kafshët, zogjët, drunjët, malet, yjet. Vje dita kur gjithë ekzistenca është dashuria, loçka jote. Ky është potenciali ynë. Dhe çdokush që nuk e relizon këtë, është duke e shpenzuar kot jetën e vet.
    Po, duhesh t'i humbasësh disa gjëra, por ato janë të pavlefshme. Në anën tjetër do të përfiton aq shumë sa që kurrë më nuk do të mendosh se çka ke humbur. Dashuria e pastër e përzemërt dhe impresionale, që mund të depërtojë në të qenurit e secilit - është rezultat i meditativitetit, heshtjes, qetësisë, i zhytjes thellë përbrenda ekzistencës sate. Thjesht, po përpiqem t'ju bind juve. Mos u frikësoni të humbni atë që e keni.

    Nga vdekja në pavdekësi

    Nga anglishtaja shqipëroi: Arsim Gjinoci
    e kam lexuar disa here kete shkrim dhe me ka qartesuar mjaft edhe pse dija dicka nga keto .

    jane mjaft te verteta dhe ndihmojne per tu qartesuar per dike qe eshte dashuruar dhe eshte konfuz.

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Postime
    726
    Citim Postuar më parë nga arun
    “Material-girl” dhe femrat që kanë rrokullisur gurët

    Shumëkush mund të ketë lexuar për Manon Leskonë apo
    Zonjën me Kamelie, të cilët Verdi e bëri të pavdekshme
    me Violetën e “Traviatës”. Dhe të gjithë I kemi dashur
    këto vajza, të cilat me gjithë jetën e tyre seksuale
    kanë treguar se janë të zgjuara, të mençura e me
    ndjenja. Dhe, e përbashkëta e këtyre grave, përveç të
    qenit materialiste është se I bëjnë meshkujt të
    bësojnë se I dashurojnë. Përveçse u bënë simbole të
    personazheve idilike, femrave të paaritshme…të gjitha
    vdisnin…Por ato rrokullisen gurët e njerëzimit,
    emancipuan, shtuan vlerat dhe I dhanë një emër të
    bukur lirisë së të shprehurit të vetvetes. Kështu këto
    femra përdorin artin më të sofistikuar për të bërë për
    vete artistë;piktorë, shkrimtarë, poetë. Ato joshin me
    premtimin e një shpërblimi- shpresa për një kënaqësi
    fizike, lumturi, famë, potencë- të gjitha ato që duken
    kaq të pakapshme, dhe që I bën njerëzit që të digjen
    më shumë për to… Por, në ditët e sotme këto gjëra
    shihen pak më ndryshe dhe marrin formën e dashurisë
    romantike si te “Moulin Rouge”.
    Por nuk do doja të flisja vetëm për këto gra,
    megjithesë, besoj (dhe këtë e them pa frikë) se janë
    gratë, ambicia dhe mençuria e tyre, që I shtyn burrat
    të bëjnë gjëra të mëdha.
    Por do shkruaj edhe për atë personazhin e pandarë
    nëpër pub-et e qytetit tim. Ajo është e zgjuar, e
    mençur, e bukur dhe dëshiron të jetë një
    material-girl. Pra do ta jetojë jetën pa punuar, por
    duke u mbajtur nga burrat. Kam njohur një prej këtyre
    vajzave materialiste që janë gjithmonë në gjuheti.
    Kanë artin e tyre të paarritshëm të joshjes…nuk janë
    prostituta..janë “ujkonjat e natës”, si I quan dikush.
    Del, gjuan, argëtohet dhe nuk e japin lirë veten e
    tyre…ka te ajo një lloj amazonizmi…
    Nuk di në kjo gjë vjen nga urrejtja apo nga ndonjë
    traumë, është e vështirë të përcaktosh shkaqet dhe
    pasojat…por ajo do të plotësojë kërkesat e saj.Dhe,
    për çudi, në kërkesat e saj nuk hyn seksi…por vetëm
    zbrazja e xhepave të “ditëzinjve”, të cilët bëhen pre
    e tyre.
    Ndërsa, më tipikja që kam njohur është një vajzë e
    cila, nga dëshira që kishte për të shkatërruar martesa
    hyn mes çifteve. Në këtë mënyrë I bën burrat e martuar
    që të besojnë se ajo I do…dhe sajon lloj-lloj
    shantazhesh të vogla, përzier këto edhe me
    seksualitetin vetëm që të arrijë të jetojë pa punuar.
    Dhe me sa di, ka arritur t’I dhurojnë edhe një
    apartament. Eh, e kam parasysh se çdo të thoshin nënat
    dhe gratë për bijtë dhe burrat e tyre: “Femra, Mato
    evlat femra! Të hedh trutë e gomarit e të bën të
    hidhesh në një kazan me ujë të valuar.”
    Por,po këto vajza në momentin që burrat vendosin të
    lënë gratë ë tyre, I lë…I duken të dobët dhe
    lehtësisht të manipulueshëm.Dhe, të njëjtën gjë mund
    të them edhe për shuëm meshkuj që e bëjnë këtë punë,
    që rrinë nëpër palestra apo pub-e, që janë të pashëm
    dhe shkojnë pas grave të pasura të martuara apo të
    divorcuara. Por, u përqëndrova më shumë te vajzat,
    pasi dihen paragjykimet që mbulojnë shoqërinë tonë,
    mbi faktin, që meshkujt janë meshkuj dhe e kanë të
    lejuar të shkojnë me kë t’ua japë!
    Duke diskutuar për këtë me një kolegun tim, ai më
    tregoi historinë e një 17-vjeçareje shqiptare,
    ortodokse, martuar në 1991 me një arab, I cili e
    mbylli në shtëpi me perçe, ndërsa vete punonte jashtë
    vendit. Diskutimi kishte të bënte me faktin se kjo
    zgjedhje është e detyruar prej varfërisë, apo prej
    mendjelehtësisë. Në fakt, të dy ne arritëm në
    përfundimin se rruga për të qenë në paqe me është
    rruga që të ofron zemra..ajo që është
    materiale…venitet…(hej, se nuk po bej moral!!!!!!!)


    kete shkrimin e gjeta ne web arun ananda
    Ti duhet ta kesh semundje kete arun, dua te di si ja ben ne jeten reale kur dikush te ben nje pyetje?

    Ideja e Leiles 'makes sense' nqf babadimri me vertete ka qen i ndershem dhe thashethemet nuk kan ekzistuar.
    Be yourself and you will always be in fashion.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ardian-Christian Kyçyku
    Nga Eagle në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-09-2012, 10:35
  2. Letër dashurie -- Dhaskal
    Nga Arbushi në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-10-2006, 10:26
  3. Gjeniu dhe Deshtimi
    Nga Cupke_pe_Korce në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 25-09-2006, 09:04
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2005, 13:36
  5. Lumi i zjarrtë
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •