Shteti Arbëror në More (Peleponez)



Propaganda bizantine e kishës dhe shtetit grek kanë shtrembëruar

vazhdimisht historinë; aq më shumë kur shqiptarët nuk e shkruanin

gjuhën Arbërore ose u ndalohej të shkruanin faktet dhe të vërtetën.

Një rast i dukshëm është kryengritja arbërore e Moresë e vitit 1453,

për të cilën historiani amerikan Xhon Fajn shkruan në librin e tij, faqe 564:



"....duke qenë se sulltani kishte mjaft telashe nga shqiptarët e Skënderbeut,

ai nuk dëshironte të shihte një shtet të ri shqiptar në Peloponez dhe prandaj

dërgoi një ushtri të madhe atje në dhjetor 1453, e cila shtypi me gjak e hekur

kryengritjen e arbërorit Pjetër Bova”.





John V. A. Fine, Jr., The late medieval Balkans: a critical survey from

the late 12th century to the Ottoman Conquest, University of Michigan Press,

Ann Arbor, 1994. ISBN 047-2100-793