Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 60
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e xho1
    Anėtarėsuar
    01-04-2008
    Vendndodhja
    ulqin
    Postime
    88
    Citim Postuar mė parė nga puroshkodran Lexo Postimin
    xho1
    te kerkoj falje por eshte e pamundur me i vu ne kompiuter ato partiturat qe te thashe
    Pse me skaner mundesh ne rase i ke nese jo mi fotokopjo dhe mi le ke Luan degistani ne Argent ti paguaj,faliminers

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar xho1 pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  3. #42
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar mė parė nga xho1 Lexo Postimin
    Pse me skaner mundesh ne rase i ke nese jo mi fotokopjo dhe mi le ke Luan degistani ne Argent ti paguaj,faliminers
    m'vjen keq po nuk kam skaner edhe nuk jam ne shkoder

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar puroshkodran pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  5. #43
    i/e regjistruar Maska e xho1
    Anėtarėsuar
    01-04-2008
    Vendndodhja
    ulqin
    Postime
    88

    Partitura

    A ka ndokush partitura per solo kendim nga Limon Dizdari dhe Tonin Harapi.

  6. #44
    i/e regjistruar Maska e xho1
    Anėtarėsuar
    01-04-2008
    Vendndodhja
    ulqin
    Postime
    88
    PO si dhe ku munde ti gjej a jeni ju ne shqiperi?

  7. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    131
    Pėrshėndetje!
    Temė shumė e dashur kjo.
    N.q.s. ndokush qė asht njohės i mirė i historikut tė muzikės klasike shqiptare, dhe don Zoti ka edhe materiale zanore (audio), i lutem t'i ngarkojė nė faqet e njohura tashmė si p.sh. utube.

    E baj kėtė kėrkesė pėr arsyen e mėposhtme.

    N.q.s. dikush i huaj ka dėgjuar pėr Shqipėrinė tonė tė dashur, ka mėsuar disa fjalė shqip dhe bėn njė kėrkim nė internet (pėr muzikėn shqiptare nė rastin tonė), tė mos i hidhėrohet shpirti dhe mendja teksa pėrballet me hedhurina BBF-je qė kanė pushtu internetin (seksionet shqiptare kuptohet), por t'i ofrohet njė ndjesi e ėmbėl qė mos tė dojė kurrė t'i fashitet nga zemra.
    Tung.
    Selam!

  8. #46
    i/e regjistruar Maska e xho1
    Anėtarėsuar
    01-04-2008
    Vendndodhja
    ulqin
    Postime
    88
    Ja nji pyetje a e ka ndokush notat e kanges N midis ballit ma ke nji pike,shtatin moj si selvi te kenduar nga Drita Papajani dhe nese jo nga ajo mundet edhe nga nji kengetar tjeter,gjithashtu me intereson kenga, Per midis pazarit t Durrcit, se c,ma hedh doren sherbez notat e vis melodike por origjinale,faleminers.

  9. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-11-2009
    Postime
    7
    Citim Postuar mė parė nga Il_principe86 Lexo Postimin
    O Shigjeta no qoftese do qe te nisje nje histori te musikes klasike shipetare, nuk do te mjaftonte nje liber i tere, po ti ke haruar po permendur te pa Vdekshim Kujtim Laro, si ke mundur ta harosh Morikonen shqiptar,
    Me pelqen qe ke hapur nje teme te tille, po me mire do te ishte pse shqiptaren nuk e pelqejn muziken klasike, si eshte e mundur?
    Sa per pyetjen tende rajli nuk ka pjes muzikore klasike ne tregun shqipetar sepse jemi akoma shume mbrapa me kulturen e muzikes klasike, por mund te them kete qe mund te gjesh te gjithe partet qe do ne akdemin e arteve.
    hajt tung.
    Ma bere zemren mal.
    Te mos permendesh Kujtim Laron si nje nga kompozitoret me te talentuar te Shqiperise eshte njelloj sikur malin me debore ta felliqesh me kellire.

  10. #48
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Citim Postuar mė parė nga Helvetia.1 Lexo Postimin
    me pelqen pa mas kjo lloje muzike
    mua me pelqen Rock Muzika Shqiptare , por temen e kan mbyll...

  11. #49
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anėtarėsuar
    07-12-2006
    Postime
    719

    Akili I Muzikės!

    http://www.telegrafi.com/?id=19&a=234
    Postuar: 23:34 / 22.04.2011

    Akil Koci ėshtė emėr i respektuar nė qarqet muzikore dhe intelektuale, jo vetėm nė Kosovė, por edhe mė gjerė. Ai, merret si njė nga themeluesit e kompozimit nė Kosovė, por edhe si autori i njėrės nga Operat e para, ‘Sokoli e Mirusha’, e cila kishte zgjuar njė interesim tė madh. Tėrė jetėn muzikė dhe pėr muzikėn, ky do tė ishte profili artistik i mr. Akil Kocit.

    Bisedoi: Shaqir Foniqi



    Koci, disa vjet ishte profesor i muzikės nė Prishtinė, redaktor i muzikės nė RTP si dhe kompozitor i shquar i shumė veprave muzikore, tė cilat janė ekzekutuar me mjaft sukses edhe jashtė Kosovės.

    Akil Koci, aktualisht jeton dhe vepron nė Londėr, ku udhėheq njė shkollė tė rinjsh, por edhe merret me shkrimin e veprave, nga fusha e muzikologjisė

    Zoti Koci, jeni njėri ndėr kompozitorėt e parė dhe tė rrallė tė Kosovės. Ishte njė profesion deficitar qė tė bėnte krenar?

    Nė kohėn kur kam vendos qė tė merrem me muzikė ka qenė kohė e vėshtirė, jo vetėm nga aspekti social e ekonomik, por edhe artistik. Formimi i institucioneve kulturore shkonte ngadalė, shkolla e muzikės e ultė u formuar 1948 ,kurse e mesmja 1953. Pas gjimnazit u regjistrova nė Shkollėn e Mesme, ishte njė profesion jo fort i lakmueshėm, kėshtu mendonin prindėrit e mi, kurse unė isha shumė i interesuar nga se kisha njohuri, sepse kėndoja nė korin e Kishės katolike nė Prizren e mė pastaj edhe nė korin e Shoqėrisė kulturo artistike "Agimi". Kur na shihnin me violina nė dorė rrugės, na quanin "jevgjit e bardhė", sepse nė atė kohė vetėm ata u merrnin me muzikė. Nga ajo shkollė doli njė plejadė e muziktarėve dhe kompozitorėve tė njohur. Pra, profesionin i muziktarit ėshtė disi i vėshtirė aq edhe i kėndshėm. Po tė lindja pėrsėri prapė do tė merresha me kėtė profesion.

    Sa vepra keni kompozuar dhe cilėn e keni pėr zemėr?

    Mbi 250 nga tė gjitha zhanret duke filluar qė nga kėnga Zambaku i Prizrenit qė ėshtė sinonim i krijimtarisė sime, pastaj kėngė tė lehta, muzikė solistike, kamertale dhe skenike.

    Jeni prezantuar edhe jashtė Kosovės, si janė pritur veprat tuaja dhe si jeni ndier ju nė ato ēaste?

    Pa dyshim se ato momente janė tė pa pėrshkruara, sepse nuk prezantoja vetėm krijimtarinė time, por edhe kombin tim. Krijuesit tanė paraqiten nė skenėn botėrore qė nga shekulli i katėrtė pas Krishtit, tė marrim veprėn "Te deum" tė Niketė Dardanit , pastaj shumė shkrimtarė, arkitektė dhe tė tjerė.

    Ku gjendet muzika jonė sot, e kam fjalėn pėr tė gjitha zhanret?

    Nėse e marrim dhe e studiojmė do tė shohim se ajo edhe pse ka njė jetė jo fortė tė gjatė mbi 60 vite, ajo gjendet nė skenėn botėrore mjaft lartė dhe mirė, falė krijuesve tė muzikės sė kultivuar. Ata janė emra tė njohur natyrisht kėtu mendoj nė ne nga Kosova dhe ata tė Shqipėrisė. Veprat tona ekzekutohen nė shumė skena botėrore, bie fjala veprat e mia janė ekzekutuar nė mė se 70 shtete. Para pak kohe mė ėshtė ekzekutuar njė vepėr kushtuar Nėnėn Terezė nė Maribor tė Sllovenisė, pastaj njė vepėr nė Kroaci-Opati dhe tjetra nė Vjenė, po ashtu edhe veprat e kolegėve tė mi. Sa i pėrket zhanreve tė tjera, situata qėndron ndryshe, nuk kam dėshirė tė flasė, sepse kam mendime jo fortė tė kėndshme, komenti ėshtė i tepėrt.

    Ju keni botuar i pari edhe librin Atė Gjergj Fishta, "Anzat e Parnasit", nė njė kohė, do tė thoshim kur nuk ishte e preferueshme tė pėrmendej emir i Fishtės sė madh?

    Kjo ėshtė e vėrtetė, por jo vetėm unė por edhe Iliria Holding, pra me shpenzimet tona kurse ia kemi dhuruar Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės, sepse ka peshė tė madhe. Pėr tė parėn herė pas gjysmė shekulli botohet dhe flitet pėr tė, ai ka qenė i ndaluar nga sistemi monist. Atė Gjergj Fishta paraqitet nė skenėn tonė si njeri, krijues i pa precedence, kemi menduar se edhe nėse do tė kemi pasoja ajo nuk do tė jetė asgjė mė keq se sa ndalimi gjysme shekullor i tij. Mirėpo, nuk kemi pasur pasoja pos ca bisedave informative nė zyrat e UDB-sė edhe ato nga nxėnėsit e mi tė dikurshėm shqiptarė, prandaj nuk kam dėshirė ta kujtojė atė periudhė.

    Keni botuar shumė kumtesa shkencore,keni marrė pjesė nė shumė tubime shkencore dhe keni botuar shumė tituj librash tuaja. E gjithė kjo flet pėr njė vullnet prej titaniku dhe fanatiku tė muzikės dhe studimit tė saj. A do tė thotė se jeni Akili i muzikės?

    Po mendon nė thembrėn e Akili, trimėrinė e tij? Jo, ajo kishte me qenė pėrmasė e madhe nė ēdo aspekt. Kumtesat e mija nė ato Tubime Nacionale dhe Internacionale kanė qenė prezantimi i begative tona krijuese tė gjenit popullor, por edhe atij artistik me tė cilėn jam munduar qė ta prezantojė qenien si popull, komb dhe traditat tona qė nuk krahasohen me asnjė popull tjetėr, kurse botimi i 8 librave qė kam botuar kohėt e fundit pėr krijimtarinė e kolegėve tė mi dhe krijuesve tė mėdhenj botėror janė dėshmi e punės sime nė moshėn e tretė. Kam shtruar nė ato botime sukseset dhe problemet qė na preokupojnė dita mė ditė qė duhet zgjidhur nėse duam qė tė jemi ata qė mendojmė se jemi. Nė to ėshtė prezantuar pėrvoja, profesioni dhe angazhimi i im shumėvjeēar dhe pėr kėtė jam i lumtur qė kam shtruar probleme pėr tė cilat gjeneratat qė vijnė pas nesh.

    Keni themeluar njė shkollė tė muzikės nė Londėr, si ėshtė interesimi i vijuesve dhe cili ėshtė talenti i tyre?

    Shkollė quhet kushtimisht sepse aty vetėm pėrgatitėn nxėnėsit kurse provimet i japin nė Royal Music School, e cila besoj se sė shpejti do tė hapet edhe nė Kosovė, sepse kemi shtetin tonė. Kam shumė nxėnės tė nacionaliteteve tė shumta, por nxėnėsit shqiptar dallohen pėr talentin dhe punėn e tyre qė bėjnė. Koncertet e shumta qė i kam mbajtur me ata nxėnės, kanė tėrheq vėmendjen e shumė krijuesve dhe kritikėve muzikor.

    Njiheni si njeri me njė vullnet tė madh dhe ju, sikur i jepni kuptim thėnie se puna ishte jetė. Duket se ju nuk pushoni pėr asnjė ēast,ose pushoni me muzikė?

    Ēka dmth pushim? Artistėt dhe krijuesit pensionohen dhe dalin nė pushim kur ndahen nga kjo jetė, pra nuk pusho,j por krijoj dhe merrem intensivisht me krijimtari, sepse ajo paraqet pushimin tim dhe kėnaqem kur shoh frytet e punės sime.

    Keni themeluar Ēmimin, Akil Koci, i cili ndahet ēdo vjet nė Stubėll tė Vitisė pėr arritje kulturore nė fushėn e muzikės, por nė gjinitė tė tjera?

    Pėrkundrazi nė Stubėll nė Takimet e Don Mikelit, asnjėherė nuk i ėshtė ndarė ndonjė krijuesi muzikor, por letrar, sepse pėr muzikė kam, po ashtu, njė Shpėrblim tė Akil Kocit - Grand Prix nė Takimet Ndėrkombėtare tė talenteve muzikore nga 12 shtete dhe duhet thėnė se ky Shpėrblim ka hy nė analet e Shpėrblimeve Evropiane.

    Nė atė Manifestim tė madh muzikor marrin pjesė mbi 300 garues nga 12 shtete kam dhėnė edhe burse njėvjeēare, por vetėm pėr pjesėmarrėsi shqiptar nga Kosova dhe Shqipėria.ar.

    Kosovės, sikur i ik truri intelektual, a e shihni brengosėse kėtė fenomen,i cili mė parė kishte ndodhur dhe po ndodh edhe nė Shqipėri?

    Pėrmasat nuk janė tė tilla si nė Shqipėri, por ėshtė brengosėse. Unė personalisht kam shkuar pasi e kam kryer "zyrtarisht", punėn time, kur jam pensionuar nuk kam lėnė asgjė tė keqe, por ėshtė brengosėse kur koleget e mi, Profesorėt e Universitetit i lėjnė Katedrat dhe ikin nė vend qė tė rinjtė tanė qė studiojnė jashtė njė ditė tė kthehen, por shtroj njė problem se edhe ata qė kthehen nuk janė tė mirėseardhur, sikur hasin nė pengesa.

    A do tė ktheheni ju nė Kosovė, po qė se ju kėrkon Kosova?

    Unė jam mė shumė nė Kosovė se sa atje, jo vetėm me trup, por edhe me mend dhe vepra, por si duket kolegėt qė punojnė nga 4-5 vende tė punės sikur nuk janė tė vetėdijshėm pėr kėtė. Kam ca vepra edhe pse kanė fituar shpėrblimet e para nė konkurset vendore ende nuk janė ekzekutuar, rast me korin dhe Filarmoninė e Kosovės. Kam fituar Shpėrblimin nė Londėr qė kėnga e ime "Vera" nė tekstin e Ndre Mjedės tė ekzekutohet nė hapjen e Lojėrave Olimpike 2014, nė njė konkurrencė jashtėzakonisht tė madhe, kurse kėtu ėshtė refuzuar. Komenti ėshtė i tepėrt.

    Ju, po thuaj se jeni tėrė verėn nė Kosovė, dmth e keni nda vitin nė dysh, gjysmėn nė Londėr, gjysmėn nė Kosovė. Duket se artisti nuk ka atdhe, por kjo frazė duket se ishte tepėr patetike dhe jo gjithaq realiste?

    Mė shumė se ēdo profesion tjetėr krijuesi,shkencėtari,artisti ka atdhe,sepse pėrmes veprės ai shpreh atdhedashurinė edhe pse fizikisht ndoshta nuk ėshtė nė vendin e vetė.

    Muzika e jonė ėshtė atakuar nga tė gjitha anėt. Si tė mbrohet ajo?

    I vetėdijshėm pėr kėtė qė po e thua duhet mbrojtur vetėm me ligj. Shundi dhe kiēi qė ėshtė prezentė nė Radio Televizion, shtyp duhet tė sanksionohet me ligj, sikurse qė sanksionohet nė vendet me kulturė mė tė madhe se Kosova, e kėtė duhet bėrė Ministria e Kulturės.

    Porosia e Juaj pėr atė gjithė qė merren me muzikė?

    Punė, punė dhe vetėm punė.



    /Telegrafi/

  12. #50
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anėtarėsuar
    07-12-2006
    Postime
    719

    Hysni Klinaku

    http://www.hysniklinaku.com/bio.php

    Biografia

    Hysni Klinaku (1975) u lind nė Obiliq. Shkollėn fillore dhe tė mesme i mbaroi nė vendlindje.
    Nė vitin 1992 regjistrohet nė fakultetin e arteve nė Prishtinė, dega e muzikės drejtimi i solokėndimit, nė klasen e profesoreshės Juliana Anastasijevic dhe i mbaroi nė qershor tė vitit 1996.

    Ngjarje nė vite

    1993 - 1999
    Mėsimdhėnės ne shkollėn e mesme “Hasan Tahsini" nė Obiliq.

    1996 - QERSHOR
    Koncert solistik (me vepra tė kompozitorėve botėrorė)

    1996 - DHJETOR
    Koncert solistik (me vepra tė kompozitorėve botėrorė)

    1999 - 2003
    Solist nė Ansamblin kombėtarė tė kėngėve dhe valleve "SHOTA”

    2003-2005
    Solist nė Filharmoninė - Opera e Kosovės.

    2004 - QERSHOR
    Roli i Kalorit tek opera “Dasma Arbėreshe”

    2006 - NĖNTOR
    Koncert solistik (me kėngė popullore tė pėrpunuara)

    2009 - QERSHOR
    Solist nė koncertin e Filharmonisė sė Maqedonisė (Dasma e Figaros)

    2010 - SHKURT
    Koncert solistik(me kėngė tė kompozitorėve shqiptarė)





    Hysni Klinaku: Moj e bukura More
    http://www.hysniklinaku.com/music/Mo...ura%20More.mp3
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga skipetar : 03-05-2011 mė 00:40

  13. #51

    Violinė koncerte shqiptare

    Pėrshėndetje!

    Emri im ėshtė Tobias dhe unė jam i studjuar mbi punon pėr violinė dhe orkestėr tė shekullit tė 20. Pėr kėtė hulumtim unė jam natyrisht duke kėrkuar pėr vepra nga kompozitorė shqiptarė shumė. Por pėr fat tė keq unė kam disa probleme pėr tė gjetur informacion tė detajuar nė enciklopedi kryesore dhe unė nuk e di ēdo burim i pėrkushtuar plotėsisht nė historinė e muzikės klasike shqiptare (qė pėrmban listat punės sė kompozitorėve).
    Prandaj unė do tė doja tė pyesni anėtarėt e kėtij forumi pėr libra, artikuj ose faqet e internetit me informata tė detajuara pėr punėt shqiptare pėr violinė dhe orkestėr. A e dini se ēdo burim tė mirė ose mund tė ndajnė njohuritė tuaja kėtu?
    Ju mund tė gjeni database e mia me disa kompozitorė shqiptarė (Gaci, Peci, Gaqi, Simoni, Agolli, etj) dhe punon kėtu: http://www.violinconcerto.de

    Unė do tė jenė mirėnjohės pėr ndihmėn tuaj!

    mirė,
    Tobias



    ________________ E N G L I S H ____________________


    Hello!

    my name is Tobias and I am researching on the works for violin and orchestra of the 20th century. For this research I am of course looking for works by Albanian composers too. But unfortunately I have some troubles to find detailed information in the main encyclopaedias and I don't know any source dedicated completely to the history of Albanian classical music (that contains work lists of the composers).
    Therefore I would like to ask the members of this forum for books, articles or websites with detailed information on Albanian works for violin and orchestra. Do you know any good sources or can share your own knowledge here?
    You can find my database with a few Albanian composers (Gaci, Peci, Gaqi, Simoni, Agolli, etc) and works here: http://www.violinconcerto.de

    I would be grateful for your help!

    Best,
    Tobias

  14. #52
    Babait tė operas shqiptare

    Nuk kam ndėrmend tė pėrsėris ato gjėra qė kam shkruar mė parė pėr gjeniun Jakova por janė dy problemet madhore pėr tė cilat unė dhe njėkohėsisht kolegėt e mi muzikantė ndjehemi tė shqetėsuar . Ėshtė Opera “Skėnderbeu” qė nuk po vihet nė skenėn e Teatrit tė Operės e Baletit Tiranė si dhe problemi i rėndėsishėm i memorialeve tė kompozitorit . Unė dhe orkestrantėt e Filarmonisė Shkodėr atė kohė e dimė fort mirė se Prenkė Jakova ishte njė muzikant universal , njė njeri qė e karakterizonte vullneti i fortė , puna kėmbėngulėse , pasioni mbi tė gjitha pėr muzikėn , aftėsia dhe talenti , modestia dhe mėnyra e komunikimit me tė gjithė . Ai komunikonte nė ēdo moment me orkestrantėt , komunikonte me veten dhe me muzikėn jo vetėm gjatė provave por edhe gjatė performancave . Ai ishte njėkohėsisht edhe njė orkestrator i shquar sepse ishte njė muzikant universal gjė qė e dallonte prej kompozitorėve tė tjerė . Realizimet e vėnies nė skenė tė dy operave shqiptare , “Mrika” dhe “Skėnderbeu” brenda afatit qė ia kėrkonin treguan mė sė miri qė kompozitori Jakova ishte njė gjeni i vėrtetė i artit muzikor shqiptar. Ai u bė figura qendrore jo vetėm nė Shkodėr por edhe nė tė gjithė vendin duke krijuar njė simpati tė veēantė tek audienca shqiptare. Prenka ishte njeriu qė zgjidhi gjithēka nė Artin e Tij, krijoi njė stil tė tij personal nė muzikė qė e pasuroi me fondin folklorik duke e bėrė muzikėn jo vetėm tė asimilueshme por edhe tė admirueshme pėr tė gjithė . Nuk i harroj kurrė provat qė drejtonte ai me aq pasion dhe mjeshtri nė Simfoninė No. 8 “ E Pakryer “ tė Franz Schubert tė cilėn e njihte shumė mirė apo uverturat e operave tė Mozartit “Martesa e Figaros” dhe “Idomeneo” si dhe ndikimin dhe kontrollin e plotė mbi orkestrėn , korin e solistėt e Operės “Mrika” . Njė mbrėmje dimri erdha mė herėt nė provat e orkestrės dhe nė njė sallė me njė akustikė tė mirė po improvizoja me violinė dy episodet e para tė Romancės nė Fa maxhor op. 50 No.2 tė Beethovenit qė e kisha mėsuar qė atė kohė , mė afrohet Prenka dhe unė menjėherė ndalova sė luajturi nė violinė , mė tha , vazhdo , vazhdo se po mė pėlqen , ėshtė muzika e Beethovenit ! Pra ai njihte shumė mirė muzikėn klasike dhe kompozitorėt e mėdhenj e mbi tė gjitha ai kishte njė vesh absolut . Por Prenkė Jakova punoi dhe krijoi nė kohen kur tek ne lulėzonte “realizmi socialist” si doktrina bazė orientuese , qė ēdo gjė kontrollohej pėr “parregullsi” . Unė do tė pėrmend vetėm njė shembull pėr kėtė . Ndodhi me kompozitorin mė tė madh dhe liderin e shek. 20 , Dimitri Shostakoviē nė periudhėn staliniste tė sovjetėve . Opera e tij “ Ledi Makbeth e Mcenskut” kur u shfaq nė Moskė , u kritikua ashpėr nga regjimi stalinist pėr “muzikė tė degjeneruar”, pėr “tendenca moderniste” , pėr “mos mbėshtetje tė realizmit socialist” dhe njėkohėsisht pėr “ formalizėm tė pandreqshėm”. Kėto kritika dolėn nė gazetėn “Pravda” mbasi nė shfaqje kishte asistuar vetė Stalini dhe Opera u hoq nga repertori standard me 28 Janar 1936. Mirėpo “Ledi Makbeth” nuk ishte
    “Skėnderbeu “ i Prenkė Jakovės , bile opera e Shostakoviēit u shfaq me shumė sukses nė Perėndim para vitit 1936 . Opera madhėshtore “Skėnderbeu” iu nėnshtrua rishikimeve absurde e tė panevojshme dhe megjithatė ajo arriti tė shfaqej me shumė sukses . Por a ėshtė normale qė mbas ndarjes nga jeta e kompozitorit legjendar kjo Opera tė mos vihet nė skenėn e TOB Tiranė , aq mė tepėr kur kaluan edhe 21 vjet tė tjera dhe ai represion artistik i dikurshėm nuk ekziston mė ! Tė gjithė e dimė qė kjo opera iu dedikua Heroit tonė Kombėtar Skėnderbeut . Pėrse duhet tė ndodhė njė gjė e tillė, njė veprim neglizhent dhe mospėrfillės ndaj autorit dhe Operės dedikuar Heroit Kombėtar ? Nė qoftė se ndokujt nuk i pėlqen muzika e Prenkė Jakovės , pėrgjigja mė e mirė ėshtė : “ Arritjet e Prenkės e bėnė atė njė gjeni suprem tė krijimtarisė nė historinė e artit muzikor shqiptar”. Ajo qė ai arriti ishte gjeniale* dhe kurajoze* . Mendoj se Opera “Skėnderbeu” ėshtė njė krijim madhėshtor i Prenkė Jakovės dhe duhet tė futet nė repertorin standard , mė pėrpara operat tona pastaj ato tė huajat , ashtu siē ndodhė kudo jashtė vendit tonė duke lėnė mėnjanė paragjykimet . Raste dhe pėrvjetorė ka plot pėr ta shfaqur kėtė opera por vetėm simbas origjinalit tė kompozitorit ( pa rishikimet e shkurtimet) sepse vetėm nė kėtė mėnyrė publiku Shqiptar do tė njihet mė mirė me figurėn e Heroit Kombėtar , Heroit tė Jakovės dhe tė Siliqit pasioni dhe talenti i tė cilėve bėri tė mundur njė realizim madhėshtor nė historinė e Artit Muzikor Shqiptar, se , origjinali do tė ketė njė efekt mė tė fuqishėm dhe dramatik gjatė zhvillimit tė operas . Muzika e Prenkė Jakovės tingėllon me gjithė pasion dhe inteligjencė , e bazuar nė njė teknikė kompozimi madhėshtore tė asaj opere pėr konceptin modern tė sė cilės duhet tė kemi shumė respekt . Me njė zė tė fuqishėm , ekspresiv dhe stilin e tij personal, Prenka i dha popullit dhe vendit tė tij njė vepėr tė madhe me tė cilėn i tregoi tė gjithėve se ēfarė mundė tė bėhet me muzikėn dhe kėngėtarėt . Opera “Skėnderbeu” pėr muziken e pasur, orkestracionin e pėrsosur , rolet , personazhet dhe karakterin e saj madhėshtor , duhet tė bėhet njė Spektakėl Publik . Prenkė Jakova me kėtė opera fitoi famė dhe reputacion tė madh , ai ishte tashmė njė “ oracolo della musica* “ . Edhe “Skenderbeu” i ka admiruesit e vet ashtu siē i ka “Boris Godunov” qė ēfaqet rregullisht nė Metropolitan Operan e Njujorkut (Met) dhe atė tė Ēikagos . “Skenderbeu” ishte njė triumf i Jakovės nė muzikė , ishte njė triumf mbi testin e regjimit dhe mbi doktrinėn Artistike tė Realizmit Socialist . Jeta dhe veprimtaria e artistėve, kompozitorėve dhe interpretuesve tė mėdhenj ėshtė njė nga kapitujt mė madhėshtorė nė historinė e muzikės klasike. Ata nė njė mėnyrė apo tjetėr kanė ndryshuar kursin e historisė sė muzikės. Kėta gjithmonė kanė qenė tė pranueshėm e tė admirueshėm pėr gjithė kohen sa jetuan dhe punuan . Muzika e tyre sot , kur kanė kaluar tė paktėn 350 vjet nga koha e kompozitorėve dhe interpretuesve Corelli , Vivaldi , Tartini , Locatelli e Viotti , ndėgjohet dhe frekuentohet me admirim tė madh . Jo vetėm prej njėrės periudhė historike tė muzikės deri tek tjetra por edhe vendi , nga Venice e Vivaldit, Salzburgu i Mozartit , Viena e Beethovenit , Leipzig i Mendelssohnit , Robert e Klara Schumann , Praga e Smetanės dhe e Dvorzhakut e deri tek St. Petersburgu i bukur ku mėsoi Ēajkovski , njeriu ėshtė frymėzuar tė kompozojė muzikė dhe tė triumfojė . Mozarti ishte kompozitori qė bėri mbi 650 kompozime , ishte njė magjistar nė piano , njė gjeni qė asnjė herė nuk gaboi , muzika e tij edhe sot ėshtė vibrante , e freskėt sikur tė ishte kompozuar sot . Ai ishte kompozitor suprem nė tė gjitha format muzikore . Beethoveni ishte njeriu qė ndryshoi ēdo gjė , ishte njė Promethe* i muzikės siē e quante Bizet . Pėr njė kohė shumė tė shkurtė ai transferoi muzikėn nga Klasicizmi i shek. 18 nė Eren e Romantizmit . Nė 12 simfonitė mė tė zgjedhura nė botė , 5 janė tė Beethovenit , No. 3, 5 , 6, 7, dhe 9 “Korale” . Ēajkovski , muzika e tė cilit shquhet pėr pasion , lirizėm dhe kolor orkestral , ka qenė kompozitori i njė uniteti melodik magjeps . Ai ishte njė orkestrator i famshėm , njė talent i padiskutueshėm potenciali melodik i tė cilit e dallon prej tė tjerėve .
    Njė nga aspektet mė prekėse nė historinė e muzikės janė kujtimet e paharrueshme , memorabiliet qė sot popujt e kulturuar dhe shtetet e tyre i nderojnė nė mėnyrėn mė madhėshtore e humane artistėt e tyre tė mėdhenj . Salzburgu dhe Viena ishin pėrjetėsisht tė lidhura me Mozartin. Sot ruhen tė gjitha pasuritė e artit tė kėtyre artistėve tė mėdhenj nga shteti , shtėpitė ku kanė jetuar e punuar , instrumentėt muzikorė , partiturat e dorėshkrimet e tyre origjinale bashkė me historinė e tyre tė lavdishme . Sot apartamenti nė Getreidegasse 9 ku jetoi Mozarti pėr 26 vjet ėshtė “Muzeu Geburtshaus” i Mozartit . Aty ndodhen instrumentėt me tė cilėt luante Mozarti fėmijė . Jo vetėm kaq , por nė Salzburg ēdo vit mbahet Java e Mozartit plot koncerte .
    Nė Bon ndodhet e ruhet shtėpia muze ku lindi e jetoi Ludėig van Beethoven , “Beethovenhaus”, deri para se tė kalonte nė Vienė ku jetoi e punoi nė “ House of Eroica “, shtėpia ku Beethoveni kompozoi Simfoninė No.3 “Eroica” me tė cilen ai theu traditen e formės simfonike tė Haydn dhe Mozart . Edhe nė St. Petersburg ruhet e gjithė memorabilia e kompozitorėve tė mėdhenj Rus . I tillė ėshtė Muzeu i Muzikės nė Pallatin Sheremjetevo ku ndodhen tė gjitha llojet e instrumentėve muzikorė . Kėtu ndodhet edhe njė piano e Ēajkovskit me tė cilėn ai punonte pėr kompozimet si dhe partiturat e dorėshkrimet muzikore . Nė Luca tė Italisė ndodhet shtėpia ku lindi Puccini . Aty ndodhet piano me tė cilen Puccini kompozoi Operan Turandot ndersa nė Gjenova , nė Muzeun Municipal ruhet violina e Paganinit “Guarneri del Gesu” me tė cilen virtuozi legjendar mahniti audiencat me mėnyren mė magjike duke u bėrė legjenda e violinės . Jo vetem kaq , por edhe nė vendet tjera ruhet e gjithė historia me tė gjitha pasuritė e artistėve , nė Njujork , Ēikago , Pragė , Paris , Helsinki , Budapest , Zagreb . Njujorku ruan pa asnjė ndryshim destinacioni Metropolitan Operan (Met) e vitit 1880 , njė nga mė tė mėdhatė nė botė ku kėto ditė u ēfaq Opera Karmen , La Boheme, dhe me 21 Dhetor ėshtė Flauti magjik i Mozartit , po ashtu edhe Filarmoninė performancat e tė cilės zhvillohen nė Avery Fisher Hall tė ngritur me 1842 , si dhe shkollen e njohur pėr famen e saj “Juillard”, tė gjitha kėto mbrenda sheshit “ Lincoln Center “. Nė tė njejten mėnyrė ruhet destinacioni fillestar edhe nė Thetrin e Dramės , Operas dhe Baletit tė vitit 1895 nė Zagreb si dhe Salla e Koncerteve tė Filarmonisė , “Lisinski” , sukseset e tė cilės njihen qysh me 1871 , me njė reputacion nderkombėtar tė njohur nė tė gjithė boten . Nė kėtė sallė pak kohė mė parė dha koncertin e tij pianisti i famshėm Evgeni Kissin . Nė Zentralfriedhof tė Vienės kemi rastin tė shohim ngritjen madhėshtore tė tre monumenteve , tė Beethovenit , tė Shubertit dhe nė mes tyre tė Mozartit . Por ēfarė mundė tė themi pėr artistėt Shqiptarė , ēfarė pasuri historike i lanė ata vendit e popullit tė tyre , si ruhen e administrohen nga shteti , si nderohen sot veprat e tyre ? Kompozitori ynė Prenkė Jakova ishte i vetmi qė i dha vendit e popullit tė tij dy Operat e bukura , Mrika dhe Skenderbeu . Ai ishte kompozitori mė aristokrat sesa Zadeja , Daija , apo Kono , ishte mė i kompletuar se ēdo kompozitor tjetėr , ishte suprem mbi tė gjithė, njė talent i rrallė nė muzikė dhe pėr kėtė ai zė njė vend sinjifikativ nė historinė e muzikės nė Shqipėri . Talenti unik i Prenkė Jakovės i solli mijėra e mijėra shqiptarėve gėzim dhe optimizėm me muziken e tij dhe do tė kujtohet si njė nga muzikantėt mė tė mėdhenj tė vendit tonė . Ai ishte njė vigan i shekullit 20 , si muzikant universal , personalitet mbrenda botės sė muzikės nė Shqipėri , nė tė njejten kohė edhe njė dirigjent elegant , brilant nė dirigjim . I till ishte ai dhe Shkodra e nderoi me “Shkollen e Muzikės Prenkė Jakova”, me ngritjen e Shoqatės kulturore artistike Prenkė Jakova “, me krijimin e “Korit Polifonik Prenkė Jakova” dhe mė nė fund festimin e 50 vjetorit tė Operas Mrika nė mėnyren mė perfekte . Por a mjaftojnė kėto pėr njė gjeni si Prenka ? Mendoj se jo . Nuk janė pak por shumė dorėshkrime origjinale tė kompozitorit tonė , partiturat me tė cilat punoi Orkestra Simfonike e Shkodres , po piano mbi tė cilen punoi ditė e natė pėr njė kohė tė gjatė , po salla e provave e Orkestres dhe e Korit, po auditori ku Prenka punoi e kompozoi dy operat , pse duhesh ndryshuar ky destinacion , po shtėpia ku jetoi ēfarė u bė , pse nuk e bėjnė “shtėpi Muze* tė muzikės” ? Tė gjitha kėto siē pėrmenda mė sipėr ruhen jashtė vendit tonė , Shqipėri, ruhen nga shteti dhe i vizitojnė me admirim dhe interes miljona vizitorė . Mirpo kjo gjė pasqyron shkallen e kulturės tė njė vendi . Tju kujtoj qė edhe pse Mozarti mbas vitit 1780 lėvizi nė njė vendbanim ku mbahet mend qė kompozoi Operan “Martesa e Figaros” , sot edhe ky vend ruhet si njė muze i rendėsishėm dhe thiret “Figarohaus”. Bile , Praga krahas muzeut tė Antonin Dvorzhak ka edhe njė Muze tė Mozartit, shtėpia ku ai punoi pėr Operan “ Don Giovanni “ ndersa tek ne ndodh ajo qė kurrė nuk duhet tė ndodhėte . Nė Eisenstadt me rastin e 125 vjetorit tė lindjes tė pianisti Franz Liszt u ngrit monumenti i tij ndersa nė Baku tė Azerbaixhanit, nė Marsin e vitit 2002 u ēel shtėpia Muze e violonēelistit mė tė madh pėr gjithė kohėt , Mstislav Rostropoviē*. A thua nuk e meriton njė monument kompozitori ynė i dy operave dhe i shumė kompozimeve tjera Prenkė Jakova nė qytetin e tij ku jetoi e punoi ? Kėto ishin vetėm disa prej shumė shembujve qė arrita tja bėj tė ditur lexuesve tanė dhe mbarė shqiptarėve tė kulturuar se si nderohen artistėt e mėdhenj , puna dhe vepra e tė cilėve i bėri tė jenė triumfues , tė paharrueshėm dhe tė pavdekshėm nė historinė e Artit Muzikor .

    *Autori ka vendosur asterisk pėr tė treguar se janė tė gjitha pėrcaktime tė tij si specialist. Autori prezantohet si kritik muzike dhe jeton jashtė vendit.

    Dr. Sul Gragjevi* MILOSAO
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  15. #53
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    I jepet lamtumira “Artistit tė Merituar” Hysen Koēia


    Hysen Koēia lindi mė 1 korrik 1940 nė Shkodėr. Kontaktet e para me muzikėn i mori nė kohėn qė kryente shėrbimin ushtarak pranė Ansamblit Artistik tė Ushtrisė nė vitin 1960, por studimet e mirėfillta i kreu vetėm kur u hap Konservatori Shtetėror i Tiranės (sot Akademia e Arteve), nė vitin 1962. Hysen Koēia ėshtė ndėr tė parėt student qė vazhdoi studimet pėr kanto nė klasėn e Avni Mula.

    Nė vitin 1967 njė vit pas pėrfundimit tė studimeve emėrohet solist pranė TOB, dhe nė vitet 1972-1973 specializohet pranė Akademisė “Santa Cecilia”, nė Romė Itali nė klasėn e T. Gobi. Gjatė karrierės artistike deri nė vitin 2000 kur doli nė pension, H. Koēia realizoi nė skenėn e TOB me dhjetėra role dhe kryerole tė literaturės operistike shqiptare dhe botėrore si dhe qindra koncerte vokale, recital me kėngė popullore tė inkuadruara nė turne koncertore tė organizuara nga ky institucion, brenda dhe jashtė Shqipėrisė, nė Itali, Kinė, Bullgari, Rumani, Austri, Kanada, USA, Greqi, Gjermani, Turqi etj. Hysen Koēia ka marrė pjesė aktive nė pothuaj tė gjitha aktivitetet kryesore, tė jetės muzikore shqiptare, nė Koncertet e majit, konkurset e kėngėtarėve lirikė , festivalet e romancave dhe Festivalet e kėngės nė RTSH etj. Pėr aktivitetin e tij ėshtė nderuar me shumė ēmime lokale dhe kombėtare si dhe me titullin "Artist i Merituar".

    Hysen Koēia ndahet nga jeta mė 30 mars 2014. Vepra e tij do tė mbetet gjithmonė e paharruar.


    Disa nga interpretimet kryesore janė: Marin Shpendi te opera “Skėnderbeu” (1968), Viktori te operetta “Dhėndri u transferua” (1974), Doda te opera “Mrika” (1975), Pali te opera “Zgjimi” (1976), Loni te opera “Karnavalet” (1978), Dhimitri te Opera “Lulja e Kujtimit” (1979), Leka te opera “Toka Jonė” (1981), Muji te opera “Vjosa” (1980), Eskamilio te opera “Karmen” (1984), Galan Lugapasi te opera “Borana” (1984), Petriti te Opera “Nėna e Trimave” (1987), Turidu te opera “Cavalleria Rusticana” (1988), Monrico te opera “Trovatore” (1991), Alfredo te opera “La Traviata” (1994), Canio te opera “I Pagliacci” (1989).

    Where does a thought go when it's forgotten?

  16. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar MI CORAZON pėr postimin:

    shigjeta (08-04-2014)

  17. #54
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485

    Pėr: Muzika klasike shqiptare

    Ramiz Kovaēi, tė kujtosh njė gjigand tė skenės

    Disa ndėr njerėzit mė tė shquar tė letėrsisė, artit dhe muzikės, janė shprehur ndėr vite pėr baritonin e shquar


    “Artist i shquar dhe njeri me virtyte tė larta humane dhe shoqėrore, i prirur gjithmonė drejt pėrparimit”. Me kėto fjalė, shkrimtari i madh Dritėro Agolli, e ka pėrmbledhur jetėn dhe veprėn e baritonit tė shquar Ramiz Kovaēi. Nė fakt tė sjellėsh disa nga shumė gjėrat qė janė thėnė pėr Ramiz Kovaēin ėshtė njė punė e lehtė dhe e vėshtirė njėkohėsisht. Eshtė e lehtė, sepse shumė bashkėkohės, shokė, miq, kolegė dhe njerėz tė shquar kanė folur pėr baritonin e madh. Por ėshtė edhe e vėshtirė, sepse ėshtė e pamundur tė mbledhėsh bashkė aq shumė vlerėsime pėr Ramiz Kovaēin, edhe 20 vjet pas ndarjes sė tij nga jeta. Sot zgjodhėm vetėm disa prej kėtyre vlerėsimeve. Me fjalėt e sakta tė Dritėro Agollit, vlerėsimet e Edit Mihalit, nostalgjinė e Ibrahim Madhit (i ndarė nga jeta pak kohė mė parė) dhe kujtimet e Bujar Llapajt, kornizohet mjaft saktė kush ishte nė jetė dhe nė skenė baritoni mė i madh shqiptar, Ramiz Kovaēi.

    KANE THENE NDER VITE

    Dritėro Agolli: “Ramiz Kovaēi ėshtė njė ndėr figurat e mėdha tė artit dhe tė kulturės sonė. Me talentin e padiskutueshėm, me zėrin e mrekullueshėm, me mjeshtėrinė e lartė artistike dhe me punėn e tij tė palodhur e tė vetėdijshme, ai u bė njė ndėr kolonat e forta qė mbajtėn nė kėmbė Teatrin e Operas dhe Baletit shqiptar, duke iu rritur atij nderin dhe autoritetin artistik dhe duke ua lėnė tė sigurtė trashėgiminė brezave tė rinj. Teatri i Operas dhe Baletit, me artistė si Ramiz Kovaēi, u bė njė ndėr elementėt e rėndėsishėm pėr tė hyrė nė Evropė. Veprimtaria e Ramiz Kovaēit luajti rol tė ndjeshėm nė pėrhapjen e muzikės skenike dhe nė edukimin e njerėzve me kėtė gjini muzikore tė nivelit tė lartė. Prandaj Ramiz Kovaēi, si artist i shquar dhe si njeri me virtyte tė larta humane dhe shoqėrore, i prirur gjithmonė drejt pėrparimit, meriton vlerėsimin mė tė lartė”.

    Edit Mihali: “Kur thua Ramiz Kovaēi, ke pėrmendur njė ndėr baritonėt mė tė mirė dhe zėrat mė tė bukur tė lirikės shqiptare; kur thua Ramiz Kovaēi ke folur pėr traditėn e artit lirik, ku ka vėnė njė gur themeli shumė tė rėndėsishėm. Ai ishte njė ndėr krijuesit e Teatrit tė Operas, si dhe Konservatorit. Ramiz Kovaēi do tė mbetet, pėr brezat qė kanė bashkėpunuar me tė, njė shembull. Nė periudhėn qė Ramizi ka zhvilluar artin e tij, Teatri i Operas ka patur shumė baritonė, dhe nuk ishte kollaj tė shquheshe si njė ndėr artistėt mė tė mirė, si baritoni mė i mirė dhe zėri mė i bukur. Kam patur fatin e madh qė kam kėnduar me Ramizin”.

    Ibrahim Madhi: “Emra si Ramiz Kovaēi, Gaqo Ēako, Avni Mula, Ibrahim Tukiēi, Llukė Kaēaj e Mentor Xhemali, ishin korifejtė e tė kėnduarit shqip dhe e kantos shqiptare. Ata ishin njė grup djemsh ose burrash tė rinj tė talentuar dhe pasionantė. Njė pjesė e mirė e tyre ishin tė shkolluar shumė mirė dhe njė gur themeli i kėsaj ngrehine ishte Ramiz Kovaēi. Ramizi ishte njė njeri i mirė. Ai e tha shumė bukur fjalėn e tij nė marrėdhėnie me njerėzit, nė ambientet mė tė thjeshta shoqėrore dhe deri nė skenė me rolet mė tė mėdha botėrore. Ramizi ka patur njė zė shumė tė bukur, qė nuk e mbajti pėr vete, por e transmetoi nė skenat e botės dhe te studentėt e tij”.

    Bujar Llapaj: “Nė atė kohė tė mbyllur, eksperienca e artistėve si Ramiz Kovaēi, na ka rritur. Aq mė tepėr kur kėto figura i shikon nė skenė tė duken tė mėdhaja, ashtu siē ishin vėrtetė, por kur njihesh nga afėr mė ta, siē ishte rasti im me gjigandin e muzikės shqiptare Ramiz Kovaēi, atėherė shikon se kėta gjigandė ishin aq tė thjeshtė dhe aq njerėzorė. Ishin pa ato meskinitetet e vogla. Ajo qė mė bėnte pėrshtypje te Ramizi kur ishte pedagog nė Institutin e Arteve ishte se ai nuk merrej me vogėlsira dhe kishte njė dije shumė tė mirė pėr kanton. Unė i kėrkova leje pėr tė ndjekur njė orė mėsimi tė tij, pėr tė parė se si punonte me studentėt”.

    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Where does a thought go when it's forgotten?

  18. #55
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485

    Pėr: Muzika klasike shqiptare

    NJĖ JETĖ NĖ KRAHĖT E KĖNGĖS, NJĖ JETĖ NĖ SKENĖ, I DUARTROKITUR, I MIRĖPRITUR

    -- nga ROZI THEOHARI, Boston

    Xhoni Athanasi lindi nė Brokton, Massachusetts, me 4 nėntor 1925. Prindėrit e tij emigruan nė Amerikė rreth viteve 1915. Si shumė emigrantė tė tjerė tė asaj kohe, ata punuan disa vjet rrjesht nė shtetin Massachusset (ku edhe jetuan) duke u munduar tė pėrmirėsonin gjėndjen e tyre ekonomike. Xhoni ishte nė moshė fare tė vogėl kur familja e tyre u kthye sėrish nė Shqipėri pėr disa arsye familjare, me mendimin pėr tė ardhur pėsėri nė Amerikė nė rastin mė tė parė. Por me fillimin e Luftės sė Dytė Botėrore dhe mė pas me vendosjen e komunizmit, u bė i pamundur kthimi i tyre nė Amerikė. Xhoni qė nė moshė tė vogėl filloi tė kėndonte psalmet bizantine nė kishėn ku i ati ushtronte profesionin e klerikut (prift ortodoks).

    Pjesėmarrja nė kėndimin e psalmeve tė kishės e ushqeu Xhonin qė nė atė moshė me pasionin pėr muzikėn dhe kėngėn dhe shėrbeu si njė bazė pėr edukimin vokal tė tij. Jo vetėm nė kishė, por edhe nė shkollėn fillore-tetėvjeēare Xhoni merrte pjesė nė grupet vokale tė shkollės. Ndėr kujtimet e tij tė fėmijėrisė ėshtė i rėndėsishėm njė rast kur ai dhe motra e tij, Katerina, kėnduan njė duet nė njė takim tė shkollave tė rrethit tė Bilishtit mė 1933, me pjesėmarrje tė personaliteteve lokale. E kėnduar ėmbėlsisht prej tyre, “Kėnga e Mullirit”, e kompozuar nga Thoma Nasi, banues nė Boston nė atė kohė, i dha Xhonit dhe sė motrės njė vlerėsim simbolik me disa dhurata. Nė vazhdim tė jetės sė tij Xhoni, gjithmonė i apasionuar pas muzikės dhe kėngės, shpesh herė merrte pjesė nė festa tė ndryshme duke kėnduar kėngė popullore korēare si “Te plepi i Bilishtit”, “Tatėpjetė bregut vinje”, “Ftujke moj”, “O moj korēare”, sė bashku me orkestrat e rrethit, aq sa i ati i thoshte me shaka: “Do tė tė bėj sazexhi”.

    Mė 1940 Xhoni pati rastin tė takonte profesor Konden, njė nga personalitetet artistike mė tė nderuar tė asaj kohe nė qytetin e Korēės, i diplomuar nė Athinė. Profesor Konda e vlerėsoi shumė zėrin e tij dhe i rekomandoi tė fillonte menjėherė mėsime profesionale muzikore. Kėshtu Xhoni filloi mėsimet e para tė muzikės me pr.Konden, i cili mė tej e pranoi si solist nė korin e Kishės sė Mitropolisė, qė profesori e drejtonte. Edukata muzikore qė mori nga Konda, i shėrbeu Xhonit pėr t’u pranuar si solist nė grupin koral “Lira” tė qytetit tė Korēės me drejtues Kristo Konon. Xhoni tashmė ishte bėrė i njohur si solist i qytetit tė Korēės. Deri nė vitin 1947 Xhoni vazhdoi njė jetė artistike koncertale nė gjithė rrethin e Korēės me grupin “Lira”, dhe gjithashtu ai aktivizohej me tė gjitha grupet artistike qė ishin nė atė kohė nė kėtė qytet. Xhonin do ta shikoje afėr kėngėtarėve Gaqo Jorganxhi, Tole Adhami, Pavlina Nikaj, Gaqi Konomi.

    Do ta shikoje duke mėsuar bashkė me Dhora Lekėn kėngėt e saj partizane. Nė vitin 1947, me kėrkesėn e Gaqo Avrazit, nė atė kohė dirigjent dhe udhėheqės artistik i korit tė Ushtrisė Popullore, Xhoni bėhet pjestar i kėtij ansambli duke u radhitur si solist bashkė me Ibrahim Tukiqin, Mentor Xhemalin, Avni Mulėn, Ndrek Gjergjin, Lluk Kacajn, Maliq Herrin etj. Nė atė kohė Ansambli i Ushtrisė ishte mė i kualifikuari dhe gjatė viteve 1947-1952 kishte njė aktivitet artistik shumė tė pasur. Njė sukses i madh i ansamblit ishte turneja qė bėri nė Rusi (BS) nė vitin 1949, gjatė sė cilės ai u vlerėsua shumė nga media dhe publiku rus. Xhoni ka kėnduar me ansamblin si solist nė tė gjitha rrethet e vendit dhe me shumė sukses, nė reparte ushtarake, nė kufi, fshatra e qytete, nė tribuna me raste festash etj. Nė vitin 1952, Xhoni, me propozimin e Komandės sė Ushtrisė dhe Ministrisė sė Kulturės, sė bashku me kolegėt dhe shokėt e tij soliste tė Ansamblit artistik tė Ushtrisė, u nisėn pėr studime nė Konservatorin e Moskės, BS. Artistėt e ardhur nga Shqipėria e vogėl u vlerėsuan shumė nga trupa pedagogjike e Konservatorit “Ēajkovski”.

    Secili nga pedagogėt mė nė zė tė Degės sė kantos (kėngės) donte me ēdo kusht tė kishte nė klasėn e vet njėrin prej kėtyre kėngėtarėve shqiptarė. Xhoni filloi mėsimin e teknikės vokale me njė nga pedagogėt e vjetėr nė Konservator dhe solist i parė nė Teatrin Balshoi, Sergei Baturin. Gjatė kėtyre viteve, Xhoni, krahas studimeve nė shkollė, ka pasur edhe njė aktivitet artistik koncertal shumė tė madh. Ai me shokėt e tij kanė paraqitur me dinjitet artistik pėr publikun artdashės rus muzikėn shqiptare dhe botėrore. Kaq e njohur u bė muzika shqiptare, sa edhe sot kur takon njerėz tė moshave tė vjetra tė asaj kohe (rusė), kujtojnė me nostalgji kėngėt: “Hajde moj”, “Lule bore”, “Vajta nė Elbasan” etj. Nė mbarim tė studimeve tė konservatorit, nė vitin 1957 Xhoni mori pjesė si konkurues nė Festivalin Botėror tė zėrave tė rinj qė organizohej ne atė kohė nė Moskė.

    Aty pėrfaqėsoheshin 110 kėngėtarė nga e gjithė bota. Zeri i Xhonit, me nje teknike te kulluar dhe vokal skenik terhoqi vemendjen e gjithe konkuruesve. Xhoni Athanasi u vlerėsua me ēmim tė dytė ndėrkombėtar nė atė festival dhe u quajt Laureat me Ēmim tė Lartė tė festivalit. Ky ishte njė stimul i shkėlqyer pėr fillimin e karrierės sė tij, por gjithashtu njė kujtim i paharruar, sepse Ēertifikata e Diplomės ishte firmosur nga kėngėtari i mirėnjohur italian Tito Skipa, qė ishte dhe kryetar i jurisė sė festivalit. Nė vitin 1957, pas studimeve, Xhoni u emerua si solist i Teatrit tė Operas dhe Baletit nė Tiranė. Ishte njė sukses i madh pėr artin operistik ardhja e kėngėtarėve tė rinj qė u diplomuan nė Moskė.

    Krahas kėngėtarėve tė vjetėr si Marije Kraja, Jorgjia Truja, Gj.Kosturi, K.Antoniu, H.Pelingu, tani u shtuan edhe M.Xhemali, A.Mula, I.Tukiqi, M.Herri, L.Kacaj, N.Mula, Xh.Athanasi, G.Cako, Gj.Heba, G.Zdruli etj. Teatri i Operės nė vitet ’58-‘65 kishte nė repertorin e tij 25 shfaqje artistike nga veprat mė tė vėshtira klasike tė kompozitorėve Verdi, Puēini, Ēajkovski, Leon Kavallo, Maskanji, Glinka, Bize, Masnet…njė jetė shumė tė pasur koncertale nė tė cilat Xhoni Athanasi ishte pjesėmarrės. Rolet nė tė cilat ai u shqua gjatė kėtyre viteve kanė qenė: Turidu tek “Kavaleria Rustikana” e Maskanjit, Kanjo tek “Pagliaci” i Leonkavallos, Lenski tek “Eugjen Ognegin”, Shonari tek “Bohema” e Puēinit, Don Bazilio tek “Dasma e Figaros” e Moxartit, Dhimitri tek “Lulja e kujtimit” e K.Konos, Bash Murgjini tek “Borana” e A. Mulės, Kuestori tek “Heroina” e V.Noves, Doda tek “Mrika” etj…

    Gjatė viteve qė punoi si solist nė Teatrin e Operės ai ka pėrfaqėsuar disa herė Shqipėrinė nė aktivitete koncertale jashtė vendit si nė Rumani, BS, Kinė, Mongoli, Kore, Vietnam, Bullgari, Ukrainė, Lituani, Jugosllavi, Hungari etj. Kudo qė ka shkuar, ėshtė vlerėsuar nga spektatori dhe media si njė kėngėtar me zė tė fuqishėm dhe shumė komunikues me spektatorin. Midis tė tjerash gazeta “Kultura” e Moskės, mė 1959 shkruante: “Me njė kėngėtar tė tillė si Xhon Athanasi mund tė mburret ēdo teatėr nė botė”. Pedagogu i konservatorit tė Bullgarisė Brymorov e ka vlerėsuar zėrin e Xhonit si “zė i rrallė botėror”. Todi dal Monte, kėngėtarja italiane, pasi e dėgjoi nė njė studio, tha: “zėri i Xhonit ėshtė njė zė i rrallė tenori dramatik”.
    Nuk ka qytet apo fshat, fabrikė apo shesh ku Xhoni bashkė me kolegėt e tij tė mos ketė dhėnė shfaqje operistike dhe koncerte tė ndryshme pėr masat e gjera artdashėse. Nga ditari i tij personal i shkruar gjatė vitit 1957-1993, mund tė radhisim 1100 koncerte dhe 450 shfaqje operistike (pa numėruar kėtu koncertet para studimeve). Por ai qė i dha vlerat e artistit kombėtar shqiptar ishte roli i Skėnderbeut nė operėn me tė njėjtin emėr tė kompozitorit Prenk Jakova, e cila u dha me rastin e 500 vjetorit tė vdekjes sė heroit tonė kombėtar.

    Kompozitori Jakova, i cili e vlerėsonte Xhonin si tenor dramatik, e shkroi operėn “Skėnderbeu” posaēėrisht qė roli i Gjergj Kastriotit t’i pėrshtatej zėrit, tesiturės dhe figurės sė artistit tonė. Ky ishte njė vlerėsim shumė i lartė dhe Xhonit i duhej tė kryente njė detyrė shumė tė madhe pėr tė realizuar figurėn e Heroit tonė Kombėtar, Skėnderbeut. Xhoni tregon: “M’u desh tė mendoja ditė e natė se si do tė mund tė realizoja kėtė rol kaq tė dashur dhe tė imagjinuar nga publiku ynė artdashės…” Por me ndihmėn e regjisorit tė mirėnjohur Pirro Mani, i cili vuri nė skenė operėn, sė bashku krijuan njė spektakėl madhėshtor qė u mirėprit nga spektatori. Opera “Skėnderbeu” e ngriti Xhonin nė piedestalin e arritjeve tė tij artistike. Ai jo vetėm e interpretoi rolin e Gjergj Kastriotit, nė mėnyrė tė shkėlqyer nga ana teknike vokale, por krijoi njė figurė tė Skėnderbeut tė studiuar aq mirė prej tij, sa, kur vinte pėrkrenaren, pelerinėn dhe shpatėn, dukej si njė Skėnderbej i vėrtetė, si njė hero madhėshtor kombėtar. Madje fotografitė e marra nga shfaqja janė pėrdorur edhe si ilustrime historike.

    Nė vitin 1973, pa u shkėputur asnjėherė nga aktiviteti i tij si kėngėtar nė Teatrin e Operės dhe Baletit, Xhoni filloi njėkohėsisht punėn si pedagog nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė degėn e kantos. rezultatet e punės sė tij si pedagog u dukėn qė nė vitet e para, kur njė brez i tėrė kėngėtarėsh tė rinj mbaruan me rezultate shumė tė mira. Nga studioja e Xhonit debutuan si solistė nė Teatrin e Operės dhe Baletit dhe u bėnė tė njohur edhe jashtė atdheut kėngėtarėt: Agim Duro, Ruzhdi Karaj, Suzana Frashėri, Nikolin Gurakuqi, Irini Nikolla, Kaman Aliko, Luan Sula si dhe shumė tė tjerė. Krahas punės si kėngėtar dhe pedagog, Xhoni e ka afirmuar veten si artist nė kompleksitetin e plotė tė njė muzikanti tė gjithanshėm, p.sh., si regjisor ai ka vėnė nė skenėn e Teatrit tė Operes disa fragmente nga veprat operistike “Norma”, “Rigoleto”, “Toska”, “Madama Batėrflaj”, “Karmen”, tė cilat u pritėn shumė ngrohtė nga spektatori edhe pėr arsyen tjetėr, sepse u vunė nė skenė menjėherė pasi fitoi demokracia nė Shqipėri, mbas njė periudhe tė gjatė kohe qė nė TOB, qė nga 1967-1990, ishin ēensuruar veprat e autorėve tė huaj.

    Njėkohėsisht ai ka bėrė edhe disa kompozime, sidomos pėr fėmijė. Ka punuar pėr krijimin e njė albumi shkollor, me vepra operistike shqiptare, pėr t’u pėrdorur nė Akademinė e Arteve si material studimi, duke parė me imtėsi ēdo frazė muzikore, pėr t’iu pėrshtatur sa mė mirė studentėve nė programin mėsimor. Dy nga studimet e tij me rėndėsi janė edhe “Tė kėnduarit si mjet shprehės dhe komunikimi” dhe “Teknika e frymėmarrjes sė kėngėtarit.” Ka pėrgatitur njė album me pėrmbledhje kėngėsh popullore tė rretheve tė ndryshme tė Shqipėrisė. Ka marrė pjesė nė pėrgatitjen e festivaleve tė ndryshme artistike-vokale tė kėngėtarėve lirikė tė Gjirokastrės dhe tė fėmijėve, ku shpeshherė ka qenė edhe kryetari i jurive. Pėr merita artistike shumėvjeēare Xhonit i ėshtė dhėnė nga Kuvendi Popullor i Shqipėrisė titulli i lartė Artist i Merituar. Emri i Xhonit ėshtė i shkruar nė Enciklopedinė Botėrore tė Artit, njė vlerėsim i rrallė ky qė i bėhet njė artisti.

    Mbas vitit 1994 Xhoni bashkė me familjen e tij u rikthye nė Amerikė, nė vendin ku kishte lindur, nė Boston. Ardhjen nė Amerikė ai e kishte ėndėrruar prej kohėsh dhe ėndrra u bė realitet ndoshta me shumė vonesė. Megjithatė, edhe kėtu, megjithėse nė moshė tė thyer, ai e tregoi veten dhe vėrtetoi se njė artist i apasionuar, edhe me kalimin e viteve, gjithmonė e dashuron skenėn dhe asnjėherė nuk e braktis atė. Kėshtu, Xhoni vazhdon aktivitetin e tij pėr komunitetin shqiptaro-amerikan nė raste festash dhe pritjesh zyrtare, duke dhėnė shumė koncerte nė Boston dhe nė qytete tė tjera pėrreth. Ai eshte mirepritur dhe vleresuar nga spektatori i ketushem si nje kengetar i nivelit te larte. Me zerin e tij Xhoni ka marre pjese ne te gjitha festat shqiptare dhe takimet me personalitete zyrtare te Shqiperise qe kane vizituar Bostonin. Zeri i Xhonit ka tingelluar shume here ne sallat e restorantit “Pier 4” dhe pronari i tij, Anton Athanasi, ka thene: ”Ne keto sallat e mia kane kenduar shume kengetare te medhenj, por Xhoni eshte me i miri nga te gjithe.” Me zerin e tij te mrekullueshem e te pakrahasueshem, Xhoni mbush sallen ku komuniteti shqiptar zhvillon festen e pervitshme te 28 Nentorit. Himni i Flamurit shqiptar degjohet cdo nentor ne Boston nepermjet zerit te Xhonit.

    Xhoni Athanas vazhdon te jape koncerte ne komunitetin rus dhe ate Italian, por gjithmone prezantohet si kengetar shqiptar. Si nje artist lirik i kompletuar, me nje vokal elegant skenik Xhoni Athanas ka terhequr vemendjen e artdashesve amerikane, te cilet e kane duartrokitur ne cdo koncert ku kane qene te pranishem. Nder koncertet me te rendesishme permendim ate me teme Kosovare, ne vitin 1999, i cili u shfaq ne nje nga sallat me te njohura e me antike te Massachusettsit ne Kembrixh, “Sanders Theater”. Koncerti u pergatit nga regjisorja italiane Luiza Marino, me trupen e kengetareve te ardhur nga Italia. Xhoni pergatiti dhe mori pjese me nje veper vokale, me tekst per Kosoven dhe i kushtohej vuajtjeve te vajzave kosovare gjate luftes. Zeri i Xhonit me nje tingellim emocional dhe veshja e tij me kostumin e Malesise se Madhe e kompletuan vepren vokale, e cila u mireprit dhe u vleresua nga spektatori si pjesa me e mire dhe me aktuale per ate koncert.

    Xhoni ka dhene gjithashtu nje numer koncertesh te tjera ne shtetin e Massachusettsit dhe jashte tij, ne Nju-Jork, Nju-Xhersi etj. Ne cdo aktivitet, bashke me argetimin e pjesemarresve, Xhoni, me mjeshterine e te kenduarit e te interpretuarit emocionalisht, ka sjelle edhe krenari kombetare. Me 1998 ai mori pjese ne nje koncert me vepra klasike ne Nju-Jork, organizuar nga “Motrat Qiriazi”. Koncerti, ku merrnin pjese kengetare shqiptare e kosovare, u organizua per te ndihmuar financiarisht femijet kosovare. Ky ishte nje takim shume i rendesishem sepse kontribuoi ne njohjen dhe miqesine midis artisteve shqiptare e kosovare.

    Nje aktivitet tjeter muzikor i Xhonit ne Massachusetts eshte dhe ushtrimi i profesionit te pedagogut. I njohur ne komunitet se “Profesor Xhoni” ai vazhdon akoma tė japė mėsime kantoje pėr studentė shqiptarė, rusė etj, duke organizuar shpesh koncerte me ta. Ne vitin 1999 Xhoni organizoi korin e pare te femijeve ne Boston, kryesisht me femijet emigrante kosovare, te ardhur ne Amerike si refugjate nga lufta. Kori i femijeve mori pjese ne festimin e 28 Nentorit te atij viti dhe se bashku me Xhonin interpretoi himnin shqiptar dhe ate amerikan, te pritur me brohoritje nga te pranishmit. Gjithashtu me 2001 Xhoni ka pergatitur nje kor special te femijeve me psalmet e imzot Fan Nolit per festat e medha te kishes, gjate pashkeve dhe krishtlindjeve. Ky kor ka kenduar ne te tria kishat ortodokse shqiptare qe ndodhen ne South Boston.Xhoni Athanas si gjithnje eshte i rrethuar nga dashuria e kujdesi i te afermve dhe familjes se tij. Per komunitetin shqiptaro-amerikan te Massachusettsit do te mbetet e paharruar mbrėmja e ngrohtė e organizuar nė “Pier 4”, Boston, ne vitin 2001, pėr festimin e 75-vjetorit te lindjes sė artistit tonė tė dashur. Ishte nje mbremje domethenese, e merituar dhe e deshiruar. Pranė Xhonit, si gjithmonė, e bukur, besnike e zemėrdhembshur qėndronte bashkėshortja, Sekinja, artiste edhe ajo, njė nga balerinat e mirėnjohura shqiptare. Mė kujtohet, 50 vjet tė shkuara nė Tiranė, kur ky ēift i mrekullueshėm shpalli fejesėn. Ardhur qė tė dy nga besime tė ndryshme fetare, ajo, e bija e klerikut musliman, drejtorit tė Medresesė dhe ai, i biri i priftit korēar.

    Por dashuria e tyre qė u kthye nė mit, shkeli mitin e fanatizmit dhe tė zakoneve tė prapambetura. Ēifti Athanas ose ēifti I emancipimit, u bė idhull dhe shembull pėr shumė fejesa tė tjera midis tė rinjve me besime fetare jo tė njėjta. Xhoni ka ditur tė vlerėsojė e tė nderojė familjen e tė ēmojė shoqėrinė. Gjatė jetės sė tyre bashkėshortore motoja e tij ka qenė devotshmėria dhe sakrifica pėr artin. Pa u lodhur kurrė, gati tė rrezikojė edhe shėndetin, pėr tė ēuar deri nė fund punėn dhe premtimin e dhėnė. Kurrė egoist, jo vetėm nė jetė, por as nė art, ku nė disa raste, ky egoizėm ėshtė i nevojshėm. “Ēdo shfaqje e koncert, - tregon Sekinja, - ka qenė me emocione tė forta jo vetėm pėr Xhonin, por edhe pėr tė gjithė pjesėtarėt e familjes.

    Xhoni thotė: “Kur unė kam emocion, kėndoj mė mirė”. Xhoni – artist, koleg, pedagog, bashkėshort ideal, baba shembullor dhe gjysh i dhembshur. Vajza e dyte, Edlira, e pershendeste te jatin me rastin e 75-vjetorit: “… I dashur babi!, kur hyj qetas ne shtepi dhe te gjej ulur ne piano, duart e tua ne tastiere i bien nje melodie te njohur dhe syte e tu e fiksojne per nje cast noten “do” dhe “do diez” sikur aty te kesh gjetur nje rrugice te vogel kalimi ku me pas te nxjerr ne nje qiell te paster e te mbushur me kujtime…Gjej zėrin tėnd tė formohet, t’i pėrshtatet pėrpikmėrisht idealit qė Verdi apo Puēini kishin patur kur hidhnin notat nė pentagram…

    Tė gjej nė ato ēaste kur mė krihje flokėt me dy bishtaleca, kur, pa pėrtuar, me ēoje pėrditė me biēikletė nė shkollė… Tė gjej gjysh…, tė gjej nė agoninė e operacionit by pass nė zemėr… Si do tė ishte, vallė, jeta jote qė ti kishe ėndėrruar me stil perėndimor? Ndoshta do tė kishe famėn e Pavarotit, ndoshta dhe peshėn e tij, por unė nuk do tė te ndėrroja kurrė me njeriun, shqiptarin e njohur Xhoni Athanas…Vajza e madhe , Mirela, i kushton te atit vargje: “/ Babi im i mire…/ Me duket sikur zerin tend te bukur,/ E kam degjuar e para une/ Me nina-nanat e embla/ Kur me vije ne gjume./ Ndersa mbesa, Xhulia, i dhuron gjyshit tingujt e pianos luajtur nga duart e saj te vogla.

    Ishte mesdite e bukur e 23 nentorit 2004 kur ne sheshin para Bashkise se Bostonit ishin mbledhur qindra shqiptare, burra, gra, femije, djem te rinj, vajza, disa me kostume kombetare. Gjithsecili e quante privilegj te madh te ndodhej ne kete manifestim te ngrohte festiv, gjate ceremonise se ngritjes se flamurit shqiptar ne Boston, per here te pare ne histori. “Mos harroni flamurin!” pat thene dikur Faik Konica—flamurin , simbolin e qendreses, simbolin e bashkimit
    , simbolin e ardhmerise.

    Ishte mallengjyes casti kur kengetari yne i mirenjohur Xhoni Athanas i kendoi e i ndjeu thelle keto “simbole” gjate interpretimit te himnit te flamurit shqiptar. “…Kur fillova te kendoja vargun e pare, “Rreth flamurit te perbashkuar”, - tha me nje ze prekes artisti Athanas,- m’u duk sikur kendoja per here te pare ne jeten time. Kam kenduar ne opera e ne qindra koncerte brenda e jashte atdheut, kam dhene shfaqje ne komunitetin e Bostonit e rrethinat per vite me radhe, por emocionin e dites se sotme nuk e kam ndier kurre! Te kendosh ne sheshin me te rendesishem te Bostonit, ndersa flamuri yne kombetar nderohet nga flamuri amerikan, eshte nje tejndjeshmeri per cilindo, eshte nje nder per mua si artist.”- tha ai i entuziazmuar.

    Koncerti i paharruar qe ka marre pjese Xhoni eshte ai i qershorit 2005, titulluar “Buqete kengesh dhe vallesh shqiptare” me pjesemarrjen edhe te grupit te valleve “Bashkimi” te Bostonit, pergatitur nga mjeshteri i valles, Bashkim Braho. Koncertin e Massachusettsit e nderoi me pjesemarrjen e saj edhe kengetarja e mirenjohur e komunitetit shqiptaro-amerikan, Merita Halili. Koncerti u degjua nga me shume se 500 spektatore e u vleresua si nje sukses i arritjeve te artisteve shqiptare ne Boston. Mbresa te vecanta ne kete koncert la kenga “Lulebore”, e cila u kendua nga Xhoni dhe Merita dhe u shoqerua me duartrokitje te gjata.

    E cilesuar si “Kenga e shekullit” Xhoni Athanas ruan kujtimet me te bukura per kete kenge shkodrane. “Me kujtohet, - thote ai,- kur kam ardhur ne Tirane ne vitin 1948, dhe kenga e kompozitorit Simon Gjoni, “Lulebore” sapo kishte mberritur nga Shkodra. Pa dyshim, kenga “Lulebore” u be menjehere shume e dashur per spektatorin shqiptar, - vazhdon Xhoni. – Ne, solistet e Ansamblit te Ushtrise e kendonim ne cdo koncert tonin, ne rrethet e ndryshme te Shqiperise. Kjo kenge i kaloi edhe kufijte e atdheut. “Lulebore” u kendua ne festivalin e Berlinit me 1949-1950 nga A. Mula dhe ne festivalin e Bukureshtit me 1953, nga Tukici-Mula. Por kenga “Lulebore” eshte bere e njohur me shume ne Rusi. Gjate viteve studentore, 1952-1957, ne, grupi i “Lulebores”, Mula-Tukici, Xhemali-Athanas, etj. e kemi kenduar me dhjetera here, ne koncerte te ndryshme ne sallat me te rendesishme ne Moske, S. Petersburg, Kiev, Odesa, Minsk, etj. Shpesh here, kur ne kengetaret e “Lulebores”, shetisnim ne nje nga rruget kryesore te Moskes me emrin “Gorki”, shume qytetare dhe sidomos vajzat, na pershendesnin, duke na therritur, “Podsnjezhnik”,- perfundon Xhoni.

    Sot, ne ceremonine e dorezimit te Madaljes se Mirenjohjes dhe te festimit te 80-vjetorit te lindjes, do te deshironim t’i dhuronim artistit tone te dashur nje buqete me lulebore shqiptare me urimin: “Rrjedhte e mos pushofte kurre kenga jote, Xhoni!”

    Kuinsi, Mass, 5 nentor, 2006

    Where does a thought go when it's forgotten?

  19. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar MI CORAZON pėr postimin:

    bili99 (13-09-2014)

  20. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2015
    Postime
    2

    Pėr: Muzika klasike shqiptare


  21. #57
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-08-2012
    Postime
    4

    Pėr: Muzika klasike shqiptare

    Eshte shume e veshtire te gjenden partiturat e autoreve shqiptare edhe pse arkivat kane patur shume ndryshime ne dhjetvjeēaret e fundit. E di qe po kerkohet te ribotohen,por si gjithmone kur behet fjale per gjera qe nuk kane te bejne me biznes....

  22. #58
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-08-2012
    Postime
    4

    Pėr: Muzika klasike shqiptare


  23. #59
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-08-2012
    Postime
    4

    Pėr: Muzika klasike shqiptare


  24. #60
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-08-2012
    Postime
    4

    Pėr: Muzika klasike shqiptare


  25. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar ramfis26 pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Drafti pėr Unitet
    Nga Modesti nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •