Ariet, duetet, koralet e ndryshme qė i dėgjuan qė nė fillim shokėt e mi kompozitorė, mė siguruan qė punėn e kisha nisur mirė dhe mė inkurajuan tė vazhdoj me besim tė plotė se vepra do tė dalė mirė. Pėr t'ia arritur realizimit tė veprės, kisha punuar me kohė pėr forcimin e orkestrės simfonike, solistėve dhe tė korit. Njė entuziazėm i papėrshkruar pėrfshiu tė gjithė amatorėt e muzikės mė 2 maj tė vitit 1958, kur u inaugurua fillimi i punės". Me kėto fjalė rrėfen kujtimet e tij kompozitori Prenkė Jakova, mbi vėnien nė skenė tė operas sė parė shqiptare "Mrika". Sot, kur kanė kaluar 50 vite prej kohės kur arti ynė fitoi personazhin e saj tė parė lirik - Mrikėn, botohen kujtimet e kompozitorit dhe detaje mbi kėtė arritje tė artit shqiptar, libreti i sė cilės u shkrua nga Llazar Siliqi. Po bėhen 50 vite qė "Mrika" qėndron dhe tingėllon nė skenėn e operas shqiptare. Kėto vite qenė njė provė shumė serioze pėr vlerat e saj tė vėrteta artistike. Me tė, muzika skenike shqiptare hodhi hapa tė rėndėsishme e tė vendosura nė rrugėn e saj tė re. Koha pėrligji guximin dhe besimin qė Prenkė Jakova pati pėr tė shkruar e vėnė nė skenė kėtė vepėr. Autori me kėtė krijim tė tij tė dashur, ka mbetur njė simbol muzikor i kohės. Me personazhet e tij, nisi edhe nė Shqipėri procesi i kultivimit dhe konsolidimit tė lirikės sonė.
Kujtimet e Prenkė Jakovės
"Suksesi i madh qė pati veprimi muzikor "Dritė mbi Shqipėri", qė e krijuam me shokun tim, poetin Llazar Siliqi, nė qershor tė vitit 1952 dhe qė e shfaqėm me amatorėt e Shtėpisė sė Kulturės dhe tė Krijimtarisė Popullore tė Shkodrės nė korrik tė po atij viti nė Festivalin Kombėtar tė Kėngės e tė Valleve nė Tiranė, qe ideja pėr tė shkruar operan e parė shqiptare. Besimi i madh qė kishin shokėt nė aftėsitė e mia dhe dėshira pėr tė pasuruar repertorin e muzikės shqiptare me vepra tė gjinive tė larta muzikore, me shtyri qė nė korrikun e vitit 1956 t'i hyj punės pėr kompozimin e operės "Mrika", libret me 80 faqe tė shkruar nga poeti Llazar Siliqi dhe ta pėrfundoj nė muajin tetor tė vitit 1957. Pėr tė shkruar kėtė vepėr isha njohur me folklorin e pasur tė muzikės sonė popullore dhe kėtė ngjyrė u pėrpoqa t'i jap gjithė personazheve dhe tė gjithė momenteve lirike dhe dramatike, sepse vetėm nė kėtė mėnyrė do t'i shėrbejshe artit tonė popullor. Amatorėt bėjnė mrekullina, ata kanė diēka qė nuk e kanė profesionistėt, sidomos nė qytetin tonė qė ka tradita nė art e kulturė. Unė kisha besim tek ata. Suksesi i madh qė pati premiera mė 1 dhjetor 1958 kurorėzoi punėn e tyre tė palodhur. Jam shumė i kėnaqur pėr punėn e palodhur dhe interpretimin e mirė tė tė gjithė ekzekutuesve, qė prej solistėve, korit, regjisė, koncert-maestrove, teknikėve, etj".
Detaje rreth operas
Opera "Mrika", e cila trajton dramėn e njė vajze, qė nuk do tė martohet me djalin qė e kanė fejuar kur ishte nė djep, u shfaq nė Shkodėr l8 herė, ndėrsa nė Tiranė u shfaq pėr tė parėn herė nė muajin shkurt l959, interpretuar nga artistėt shkodranė. Interpretuesja e parė e Mrikės nė TOB ishte Marie Kraja. Kjo vepėr u interpretua pėr herė tė parė nga trupa e TOB-it nė muajin nėntor l959, ku edhe ėshtė rivėnė mė l966, l968, l975 dhe l989. Qė prej vitit l966, "Mrika" u shfaq nė variant tė reduktuar, nė tri akte. Nė vitin l983, Shkolla Artistike "Prenkė Jakova" nė Shkodėr vuri nė skenė aktin e parė tė operas. Mrika, personazhi kryesor nga u ngjiz opera me tė njėjtin emėr, e ka zanafillėn tek poema nė vargje e poetit Risto Siliqi "Mrika nė shkangull", e botuar nė vitin 1915. Fati tragjik i vajzės mirditore tė atyre viteve i ishte ngulitur nė kujtesė tė birit tė Risto Siliqit, Llazarit.
nga Fatmira Nikolli - Gazeta Shqiptare
Krijoni Kontakt