-
Pėr: Gaqo Cako
Gaqo Ēako, jeta e njė tenori nga Moska nė Tiranė

Mė 14 janar Gaqo Ēako njė prej personazheve mė tė njohur tė operas shqiptare mbushi 82 vjeē. Njė rrugėtim jete, i cili nė njė farė mėnyre ėshtė dhe rrugėtimi i operas shqiptare.Ka momente nė jetėn e secilit prej nesh qė nuk mund t’i harrojmė dot, pavarėsisht viteve qė ikin. E tillė ėshtė Moska nė jetėn e Gaqo Ēakos. Atėherė thjesht njė student, i cili kėrkonte tė fuste brenda vetes ēdo detaj qė lidhej me muzikėn dhe artin, i riu shqiptar, i pashėm do tė binte nė sy pėr pėrkushtimin dhe talentin nga profesorėt e tij.
Drejtori i Konservatorit Aleksandėr Vasiljeviē Svjeshnikov, do tė shihte nė zėrin e djaloshit shqiptar, personazhin kryesor nė operėn e Puēinit, “La boheme”, atė tė Rodolfos. Nė vitin 1957 Gaqo Ēako, do tė interpretonte nė skenėn ruse, interpretim qė do tė mbetej gjithmonė i paharruar nė kujtesėn e tij… Mė pas erdhėn suksese tė tjera nė operat “Evgienij Onjegin” (Ēajkovski) dhe “E fejuara e carit” (Rimskij-Korsakov), tė cilat shfaqeshin nėpėr studiot operistike tė Kolegjit Muzikor, apo tė teatrit pranė Konservatorit “Vaganova”. Pėr tenorin e ri,ato ishin kohė tė arta, ku i gjithė konservatori fliste pėr talentin dhe suksesin e njė djaloshi nga Shqipėria. Pėr kėto role ai paguhej me 50 rubla, ēka i mjaftonte pėr tė bėrė jetėn e njė studenti nė Moskėn e atyre viteve… Janė shumė histori qė ai i ruan ende nė kujtesė nga Moska, sikur tė kenė ndodhur dje. Histori qė vijnė shpesh nė mendjen e tij, teksa i kujtojnė kohėn e mbushur plot dėshira dhe ėndrra. Janė miqtė qė takoi nė atė qytet, profesorėt qė e mbėshtetėn, ēdo gjė qė preku…
Teksa shijonte duartrokitjet e pafundme pas interpretimit tė operės “La Boheme”, Gaqo Ēako nuk mund ta mendonte se koha e tij nė Konservatorin “Ēajkovski” do tė ishte e shkurtėr, dhe se ai nuk do tė mund tė arrinte tė diplomohej nė Moskė (studimet i pėrfundoi nė Tiranė). Prishja e marrėdhėnieve mes Shqipėrisė dhe Bashkimit Sovjetik, do tė priste pėrgjithmonė kontaktet me kėtė qytet tė bukur. Tirana do tė ishte stacioni ku ai do tė ndalej, pėr ty kthyer nė njė yll tė muzikės operistike nė vend. Roli i parė pėr publikun shqiptar do tė ishte “Komiti i Parė”, nga “Lulja e Kujtimit”, mė 5 nėntor 1961. Role tė tjera do tė pasonin pas kėsaj, si ai i Agronit nga opera “Heroina” e Vangjo Novės, e cila u vu mė 1967, roli i Besnikut nga opereta “Brigada e grave” e Llazar Morckės mė 1969-ėn, Shpendi nga “Pėrtej mjegullės” e Pjetėr Gacit mė 1971, Doda te opera “Mrika” e Prenk Jakovės mė 1975-ėn… deri te roli i Galan Lugaparit tek opera “Borana” e Avni Mulės mė 1984. Fati do tė ishte nė anėn e tenorit tė ri, pasi nė kohėt e ndryshimeve nė kulturėn shqiptare, tė ndikuara nga Revolucioni kinez, ai ndodhej pėr studime nė Itali bashkė me kolegun Ramiz Kovaēi.
Tė gjithė rrugėtimin e tij, nga fėmijėria, Moska, kthimi nė Tiranė, vitet e specializimit nė Itali, jetėn nėn censurėn e kohės, martesėn, apo zhvillimin e operės nė Shqipėri, Gaqo Ēako ia ka besuar pėr t’ia treguar njė miku tė tij tė vjetėr, i cili ka qenė protagonist pranė tij nė njė pjesė tė madhe tė kėtij rrugėtimi, artistit Eno Koēo i cili ka shkruar njė biografi kushtuar kėtij artisti. “Takoheshim mėngjeseve nė kafene tė ndryshme tė Tiranės, jo larg shtėpisė sė tij pranė “Pazarit tė Ri”. Nga bisedat qė bėnim mė habiste shumė fakti qė memoria e tij vazhdonte tė ishte e kthjellėt, ashtu siē ėshtė rrėnjosur nė memorien e veshėve tė shqiptarėve timbri i kthjellėt i zėrit tė tij. Informacionet qė mė jepte dhe episodet jetėsore qė mė rrėfente, ishin po aq thellė tė rrėnjosura nė trurin dhe koshiencėn e tij. Ėshtė njė jetė e pasur, e mbushur me ngjarje dhe arritje kulmore, pėr tė cilat kam privilegjin e madh qė nė dy periudha kohore tė kem qenė shumė afėr tij; tė parėn, atė tė regjistrimeve tė 34 arieve tė huaja, tė kėnduara nė gjuhėn origjinale e nė shqip, si dhe tė 13 kėngėve lirike qytetare shqiptare (pa llogaritur tė tjera kėngė e duete, gjithashtu tė regjistruara nė studion e Radios); tė dytėn, kėtė, qė po shkruaj si biograf i tij, por gjithnjė nga pozita e muzikantit dhe e mikut tė tij nė vite”, thotė Eno Koēo, i bindur se kjo ėshtė njė jetė qė ia vlen tė tregohet. Rrėfimi do tė sjellė njė portret tė plotė tė jetės dhe karrierės sė njė artisti tė pėrmasave tė Gaqo Ēakos.
“Si ēdo familje dhe ēdo individ, edhe Gaqoja ka pasur ngjarjet e tij jetėsore, qė herė ia ngrinin e herė ia ulnin moralin. Ngjarjet mė tė vėshtira ai i kalonte me njė lloj stoicizmi, ndoshta edhe i mbyllur nė vetvete, ndėrsa ngjarjeve kulmore (dhe tė tilla kishte mė sė shumti) ai do t’ua ulte temperaturėn, duke e sjellė jetėn nė atė tė pėrditshmen, tė zakonshmen e saj”, thotė Koēo. Tė gjitha sukseset, sigurisht, qė e kanė njė emėr, dhe tenori ia dedikon kėtė gruas sė tij Luizės, e cila ka qenė frymėzuesja nė jetėn e tij.
“Luiza ishte pa dyshim amortizatori mė i fuqishėm nė jetėn e tij, pėr ta mbajtur tė shoqin jo vetėm nė rrjedhėn sa mė tė natyrshme tė jetės, por mbi tė gjitha, duke e stimuluar atė tė ruante formėn profesionale, pėr t’i zgjatur sa tė qe e mundur karrierėn e tij artistike. Ishte ajo, mė shumė se kushdo tjetėr, qė dinte tė thoshte fjalėn e fundit nė momente kyēe, kryesisht profesionale. Pėr kėto ai ia ka ditur dhe ia di edhe sot fort Luizės”, tregon Koēo. Rrėfimi pėr jetėn e Gaqo Ēakos, nuk mund tė jetė thjesht njė rrėfim pėr njė jetė. Ai ėshtė rrėfim pėr njė epokė dhe pėr ata njerėz qė ngritėn institucionin e operės nė Shqipėri dhe krijuan njė traditė, pavarėsisht kushteve tė vėshtira tė kohės. Ēako ishte i vetmi kėngėtar lirik i Operės qė merrte pjesė dhe kėndonte nė festivalet e Radios, tė cilėt pėrfshinin kėngėtarė me zėrin e tyre natyral (apo dhe kėngėtarė me zė tė impostuar ose gjysmė tė impostuar, por jo kėngėtarė lirikė tė mirėfilltė operistikė. Ēdonjėrit prej kėngėtarėve lirikė tė Operės, por edhe tė tjerėve muzikantė, ky pranim i Gaqos pėr t’iu pėrqasur gjinisė sė kėngės sė ‘lehtė’, qė nė fillim tė karrierės sė tij, iu duk si njė ‘devijim’ nga linja e pastėr e kėndimit lirik operistik.
“Mirėpo jeta tregoi se ky qėndrim i Gaqos mbartte njė vizion tė ndryshėm nga ai konvencional, vizion shumė mė tė gjerė e gjithėpėrfshirės dhe provoi tė ishte shumė i suksesshėm. Ai krijoi portretin e njė kėngėtari serioz operistik pranė skenės sė Teatrit tė Operės e Baletit dhe krahas kėtij profili ai u shfaq (nė fakt i luteshin tė shfaqej) pa hezitim nė ekranet televizive sa herė qė i kėrkohej njė gjė e tillė, si dhe regjistroi zėrin e tij nė studion e Radio Tiranės pėr transmetimet radiofonike. Kėngė tė tilla festivalesh si “Kėputa njė gjethe dafine” e “Rrjedh nė kėngė e ligjėrime” i dhanė atij famėn. Gaqoja ishte i pari qė filloi tė regjistrojė muzikė operistike tė huaj nė njė kohė kur nė Shqipėri nuk praktikohej njė gjė e tillė nga kėngėtarėt lirikė dhe as rekomandohej nga eprorėt, pasi konsiderohej si njė literaturė muzikore qė mund tė pėrmbante ‘influenca tė huaja’, tė dėmshme pėr ideologjinė e kohės.
Shumica e regjistrimeve tė Gaqos, qė i ka realizuar me mua, i pėrkasin vitit 1981, por edhe tė tjera u bėnė shkallė-shkallė deri mė 1990”, thotė Koēo. Pėr tė ky libėr nuk ėshtė thjesht njė biografi, por dhe analizė e thelluar e zhvillimit tė artit lirik nė Shqipėri dhe reflektime nga ana e tij pėr shumė ēėshtje tė artit lirik. Pėr herė tė fundit nė skenė Gaqo Ēako u ngjit me rastin e 100-vjetorit tė lindjes sė sopranos sė njohur Tefta Tashko Koēo. Nė skenėn ku gati gjysmė shekulli mė parė kishte nisur karrierėn (1961), ai kėndoi njė kėngė tradicionale qytetare korēare “As aman moj lule” njė duet me Teuta Koēon nė kėngėn “As aman trėndafil ēelės” dhe njė tjetėr duet, pėrsėri me Teutėn, nga “Vejusha e gėzuar” e kompozitorit Franz Lehįr.
26 janar 2017
Shqip
-
Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:
-
Pėr: Gaqo Cako
Fale enciklopedise You Tube mund te degjosh interpretime mahnitese, per here te pare e te nje kohe tjeter .
E bekuar Shqiperia me kaq virtuozitet e Mjeshtra te medhenj ! Nderim e respekt per keta YJE te Artit Shqiptar !
-
-
Pėr: Gaqo Cako
Tenori Gaqo Ēako, dekorohet me titullin ‘Nderi i Kombit’
Tenor i roleve tė para tė repertorit tė gjerė operistik, kėndoi pa ndalur pėr tri dekada me radhė nė skenėn e madhe tė operės shqiptare, duke e ngritur atė nė nivelet mė tė larta, pėrcjellė KultPlus.
Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, Bujar Nishani, ka nderuar me titullin e lartė “Nderi i Kombit” legjendėn e skenės operistike shqiptare, tenori Gaqo Ēako. Mjeshtri Ēako ėshtė njė nga kolosėt e skenės operistike shqiptare, me njė kontribut tė jashtėzakonshėm nė historinė e Teatrit Kombėtar tė Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Artisti i popullit ėshtė cilėsuar si tenori legjendar i operės shqiptare. Tenor i roleve tė para tė repertorit tė gjerė operistik, kėndoi pa ndalur pėr tri dekada me radhė nė skenėn e madhe tė operės shqiptare, duke e ngritur atė nė nivelet mė tė larta.
"Traviata", "Bohema", "Rigoleto", "Norma", si dhe operat shqiptare “Mrika” e Prenk Jakovės, “Lulja e kujtimit” e Kristo Konos, “Pranvera” e Tish Daisė, “Heroina” e Vangjo Novės, “Skėnderbeu” i Prenk Jakovės, “Komisari” i Nikolla Zoraqit, “Zgjimi” i Tonin Harapit, “Toka e jonė” e Pjetėr Gacit, kulmuan me performancėn e mjeshtrit tė vokalit Gaqo Ēako.
Artisti i popullit ėshtė i njohur dhe nė skenat italiane, ku ai ka mbaruar konservatorin e Santa Cecillias. Edhe pse vlerėn mė tė madhe ai e pati nė interpretimet e roleve operistike, ai u popullarizua nėpėrmjet kėngės, veēanėrisht atyre tė Festivaleve tė Radios dhe Televizionit. /KultPlus.com
http://www.kultplus.com/?id=6&l=19688
-
-
-
-
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 12-07-2017 mė 15:57
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt