SPECIALE

Falsifikatorėt e Veprės sė Gjergj Fishtės

Nga At Zef Pllumi

Para pak ditėsh bleva librin “Gjergj Fisha- Vepra
Letrare. 1. Lirika. Mrizi i Zanave,” pregatitun nga
dr.Ndue Zef Toma, botues z.Frano Kulli e Vencenzo
Golletti, Lezhė. Simbas paraqitjes, grupi i redaksisė
pėrbāhet nga dr.Tonin Ēobani (kryeredaktor), me antarė
dr.Ndue Zef Toma, dr.Stefan Ēepaliku, dr.Tefė Topani,
dr.Hamit Boriēi. Nė pamjen e parė kjo redaksi prej
pesė doktorėsh, do t’ishte e lakmueshme pėr ēdo
institut, por ē‘e don...! Nė kėtė rasė vepra e tyne
nuk rrezaton as dije e as art.
Nė fillim botuesi Frano Kulli ka shkrue “Dy fjalė pėr
botimin”, ndėr tė cilat kėrkon nji mbėshtetje
shkencore pėr punėn antishkencore qė āsht tue bā. Ai
shkruen: “Kemi vepruar kėshtu, dhe pėr kėtė kemi qenė
nė njė mendje qė tė gjithė, duke vlerėsuar faktin se
vetė Fishta punonte mbi gjuhėn e veprave tė veta sa
herė i botonte a i ribotonte ato. Kėtė na e pohon Atė
Viktor Volaj, miku dhe ndihmėsi, qė i qe pranė deri nė
ēastet e fundit tė jetės, kur shprehet: “N’ortografi u
mbėshteta mbi nj’ato kritere, mbas tė cillash dy muej
para deket qortuem bashkė me poetin trembėdhét kangėt
e para tė “Lahutės...”. Ndėrsa me ndrrime tė vogla qi
bani aty kėtu i zhduki edhe disa trajta nėndialektore,
sidomos tė Zadrimės, si: kjoshna pėr kjoshim, jena pėr
jemi etj., si dhe trajtat e sinkopueme, kur s’e lypte
nevoja, tue kenė mendimi nė nji botim definitiv me i
zhdukė do trajta nėndialektore qė nuk kishin nji arsye
tė posaēme shprehjeje”. Mbas leximit tė citatit tė At
Viktor Volajt, sė vedit vjen pyetja: z.Frano, ē‘kėrkon
nga Volaj, mbrojtjen apo akuzėn? Volaj vetėm mbas
pėlqimit tė Poetit bante ndonji ndryshim tė vogėl,
ndėrsa z.Kulli vazhdon: “E thėnė edhe mė shkurt kemi
arsyetuar tė bėjmė atė qė do ta bėnte Fishta vetė,
nėse jeta do tė kishte ligjėsi tė tjera pėr njerėz tė
formatit tė tij... pra, sikur t’ishte banor i kėsaj
botės sonė tė sotme dhe kėtė sipėrmarrje ta
administronte vetė.”
Kjo shprehje āsht njė fantazi e sėmundė e botuesit,
z.Kulli, sepse Fishta kurr nuk do tė pranonte me
shkrue nji gjuhė jo tė llojit tė tij. Nuk e di a e din
z.Kulli se kur Komisija Letrare e Shkodrės, nė tė
cilėn ai ishte nji ndėr kryesorėt, vendosi qė tė
pėrdorej e folmja e Elbasanit, Fishta nuk shkroi kurr
n’atė tė folme as edhe nji rresht, e jo ma t’u
nėnshtrohej rregullave t’imponueme nga nji diktator qė
nuk kuptonte fare nga gjuha e letėrsia. Fishta ishte
krejtėsisht kundra manipulimeve tė gjuhės nga
shtetarėt, edhe sikur t’ishin maskuem mbas ndonji
kongresi shkencėtarėsh e shkrimtarėsh. Ai ishte pėr
nji gjuhė tė gjallė tė njaj populli tė lirė, e cila do
tė zhvillohej vazhdimisht ashtu si populli e jo tė
mbetej e paralizueme nga rregullat e shkencėtarėve
pedanta. Sigurisht ajo mund tė pranohej pėr letra
zyrtare e ndoshta edhe pėr gazetat e pėrditshme, por
jo pėr poetėt e shkrimtarėt, tė cilėt duhet tė kenė
lirinė, se vetėm atėherė lindin veprat e ēmueshme pėr
letėrsinė artistike.
Ndigjoni z.z.doktora tė redaksisė Kulli e Golletti! A
keni ndigjue ndonjiherė se Dante Alighieri e Francesko
Petrarka poetė tė shek. XIV, tė jenė botue nė gjuhėn e
sotme italiane, e cila gjatė shekujve ka ndrrue aq
shumė? Gjithashtu mund u pyesim edhe pėr poetėt e
shkrimtarėt francezė. Zotni doktora tė nderuem, nė
veri tė Shqipnisė lindi e u zhvillue e fuqishme
Shkolla e Letėrsisė Katolike, e cila qė nga Pjetėr
Zarishi, At Leonard de Martino, Mjeda, Ndoc Nikaj,
Fishta, Gjeēovi, Prendushi, At Anton Harapi, Lazėr
Shantoja, Bernardin Palaj, Donat Kurti e tė tjerė
shkrimtarė klerikė, tė cilėve iu shtua edhe ēeta e
letrarėve laikė si Luigj Gurakuqi, Filip Shiroka, Hilė
Mosi, Ernest Koliqi, Gaspėr Pali e deri tė Migjeni,
shkruen po nė kėtė gjuhė dhe, tė brumosun nga letėrsia
klasike si edhe nga shkollat romantike t’Evropės, i
ēuen nė kulme aq tė nalta letrat shqipe, sa u punuen
vepra me vlerė tė rrallė ndėr tė gjitha llojet e
metrikave e gjinive letrare. Si mund tė pėrkthehen ato
nė gjuhėn e sotme, e cila i pėrket nji shkolle tjetėr
letrare, realizmit socialist!? Qarku i shkrimtarėve tė
jugut tė Shqipnisė, tue fillue te Naim Frashėri,
Ēajupi, Asdreni, Noli, Ali Asllani, Lasgushi e Kuteli,
tė gjithė tė mėdhaj e tė fuqishėm, nuk arritėn tė
krijojnė nji shkollė tė vetme letrare.
Zoti botues Kulli, kėtė sipėrmarrje qė po drejtoni
bashkė me redaksinė tuej, e pati mendue para pak
vjetėsh shtėpia “Toena”, por ajo pati aq urti sa iu
drejtue tė gjithė profesorėve tė letėrsisė ndėr
universitetet tona, tue i dėrgue edhe modelin e
pėrkthimit tė “Lahutės sė Malcis”. Pak kush ia pranoi
(a mā mirė askush), sepse pak mā vonė, me nji
parathanie tė prof.Jorgo Bulos, ai lajmoi se po bānte
botimin e “Lahutės” krejtėsisht si atė tė parin (tė
vitit 1937). Ky ishte botimi i 10-tė, tue mos numrue
botimet e pjesshme nė formė broshurash e qė nisin nga
viti 1905.

* * *
Tash po shqyrtojmė shtrembėtimet e dhunimet e bame
ndaj artit Fishtjan nė botimin e sipėrpėrmendun. Ajo
redaksi e ndėrtueme prej pesė doktorash, mā sė pari do
tė kishte bā mirė me lexue botimin e katėrt tė “Mrizit
tė zanave”, f.XI, ku At Volaj tregon parimet mbi
leximin metrik tė veprave tė Fishtės. Kėtu po analizoj
disa ndryshime tė bame nė poezinė “Gjuha Shqype”
(strofa e parė, rreshti i dytė):

Fishta: Qi vallzon n’blerim tė Prillit (8 rrokje)
Kulli: Qė vallėzon n’blerim tė Prillit (9 rrokje)

Pra, fjala vallėzon, e shkrueme me ė nė mes, nė
metrikėn e Fishtės shton nji rrokje. Nė rreshtin e
gjashtė tė kėsaj strofe:

Fishta: Porsi gjama e rrfés zhgjetare (8 rrokje)
Kulli: Porsi gjama e rrufesė zhgjetare (10 rrokje).

Zotni doktora, nė ēdo poezi qė bazohet nė metrikė, nuk
āsht e barabartė rrfé me rrufe. Tue vazhdue me
rreshtin e tetė tė kėsaj strofe:

Fishta: Njashtu ā gjuha e jonė shqiptare.
Kulli: Ashtu asht gjuha e jonė shqiptare.

Nuk ka kurrfarė dyshimi se Fishta dinte me e shkrue
shqipen aq mirė sa edhe redaksia e Kullit, nė mos po
edhe ma mirė, si prozėn e aq mā tepėr poezinė. Jo se
proza nuk e kėrkon mjeshtrinė e fjalės kumbuese, por
aq mā tepėr poezia.
Muzikaliteti i fjalės mbėshtetet kryesisht te zanoret
dhe jo te bashkėtingėlloret. Nė krahasimin qė pruna mā
nalt do tė vrejmė se rreshti i shtrembėnuem nga
redaksia e Kullit, edhe pse e len metrikėn shėndosh e
nė rregull, ka humbė muzikalitetin, sepse te “āsht
gjuha” kemi tri bashkėtingėllore ngjitas (sh, t, gj),
ndėrsa Fishta si poet e jo gramatikan, pėr hir tė
muzikalitetit, e shkruen “ā gjuha”. Poetėve po u hoqe
lirinė u ke hjekė edhe bukurinė.
Tue vazhdue te muzikaliteti i poezisė vrejmė se nji, e
pėrdorun nga Fishta, nuk āsht njilloj me njė, e
pėrdorun nga redaksia Kulli e Golletti. Tue lanė
m’anesh ēka kemi thanė pėr ė-nė, e cila mbrenda fjalės
shton rrokje, kėtu zėvėndėsimi njė pėr nji jo vetėm qė
prishė muzikalitetin e poezisė Fishtjane, por edhe
kuptimin e vargut ndėr raste kur pėrdoret sinkopimi
‘i, i barasvlershėm me nji. Ndėr kėto raste edhe vetė
redaksia nuk ka vendosė ta shkruej ‘ė (=njė), por e ka
lanė ashtu si e ka shkrue vetė Fishta, nji kontradiktė
kjo me vetė parimet e vume prej saj.

Fishta: Qi ‘i rruzllim mbretninė s’ia xuni
Kulli: Qė ‘i rruzullim mbretninė s’ia zuni

Pėr mos me e zgjatė shumė vrejmė se nė asnji poezi, e
jo mā n’ato tė Fishtės, nuk janė njilloj: rruzullķ,
shekullķ, dersį, lmue etj., etj. (te Fishta) me
rruzulli, shekulli, derisa, lėmue, etj., etj. (te
Kulli). Shembuj si kėto janė me qinda. Ato veēse
ēorodisin poezinė Fishtjane.
Zotni tė nderuem! Rregullat e drejtshkrimit tė gjuhės
sė sotme nuk mund e pėrfshijnė Fishtėn, sepse i
mungojnė theksat (tė gjatat e tė shkurtat) e hundoret.
Pa kėto shźja, Fishta del i shtrembėnuem. Ja nji
shembull. Nė poemin “Nji lule vjeshtet” kemi: Kur bora
dźhet; ndėrsa te Kulli shkruhet: Kur bora dehet.
Zotni, dźhet e dehet kanė dy vėshtrime tepėr tė
largėta dhe spjegimi aq i pakėt i bamė prej jush nuk
skjaron asgjā, pėr mā tepėr e bān Fishtėn shumė mā tė
pakuptueshėm. Mos mendoni se Fishta po i avitet gjuhės
sė sotme me ato ė-tė, me tė cilat po e mbushni ju!
Fishta mbetet i pakuptueshėm pėr arsye tė fjalorit, qė
e ka aq tė pasun sa nuk i avitet kurrnji tjetėr
shkrimtar i letėrsisė sonė. Letėrsia e realizmit
socialist e ka vorfnue gjuhėn, sepse nuk i ka as nji
mijė fjalė shqipe tė mirėfillta. Ndėrsa Fishta kėrkon
nji fjaluer tė veēantė nė fund tė ēdo vepre.
Si pėrfundim, redaksia Kulli-Golletti i ka vū vetes
detyrėn me shkatėrrue tė gjithė Veprėn Letrare tė
Fishtės. Ajo po bān atė qė kanė bā anmiqtė e tij tue i
zhvarrosė trupin pėr mos me i lanė kund as shźj, as
nishan.
A ka me ju lanė populli shqiptar me e bā kėtė punė? Do
tė shohim. Mbeten pėr t’u shqyrtue edhe dy pika tepėr
tė randėsishme:
a.Kush ua dha autorizimin pėr botimin e veprave tė
Fishtės?
b.Ku e morėt autorizimin pėr ndryshimet e tekstit tė
veprave tė Fishtės sipas qejfit tuej?
Kėto dy pika mbeten pėr t’u zgjidhė vetėm mbasi tė
ndigjohet opinioni i letrave, i shkenctarėve dhe i
popullit, i cili, sigurisht, nuk dėshiron tė ketė nė
dorė nji Fishtė tė falsifikuem.


nga Tema