Së shpejti do të fillojë punimet projekti për zhvillimin e një versioni për Windows të Evolution, programit open source që afron në menyrë të ngjashme funksionet e MS Outlook.
Udhëheqja e punimeve për porting e programit i është besuar zhvilluesit të GIMP për windows.


Lindur para disa vitesh si clone i MS Outlook për Linux, Evolution tashmë është gati për të sfiduar prekursorin closed source brenda vetë shtëpisë së tij: Windows.
Detyra e koordinimit të zhvillimit të versionit tëi Evolution për Windows i është besuar Tor Lillqvist, zhvillues i mirënjohur në brendësi të komunitetit open source për porting, në Windows, të programit për grafikë Gimp dhe të toolkit Gtk+.

Lillqvist sapo është bërë pjestar i Desktop Group të Novell, grupi zhvillues i krijuar mbas bashkimit të Novell me Ximian: shoqëria që fillimisht zhvilloi Evolution dhe programe të tjerë të njohur open source.

Në brendësi të Novell, Lillqvist do të vazhdojë të merret me porting e Gimp dhe Gtk+ si dhe zhvillimin e versionit për Windows të dbus, një interfaqe komunikimi midis aplikativëve që përbëjnë bazën e instrumentit të kërkimit desktop Beagle: në të ardhmen, ky komponent do të fitojë një rol tepër të rendësishëm në brendësi të ambientit të punës GNOME. Novell mendon që me punën e tij, Lillqvist, do të kontibojë në përshpejtimin e kohës së zhvillimit të Beagle për Windows.

Kur të ketë përfunduar punën, projekti i tij kryesor do të jetë port i Evolution për Windows. Lillqvist pohon që akoma nuk ka ide të qarta mbi vështirësitë që do të ndeshen gjatë këtij proçesi dhe, si rrjedhim, mbi kohën e zhvillimit dhe të testimit. Hollësitë mbi projektin do të diskutohen në këtë mailing-list.

Evolution është një element tepër i rendësishëm i piataformës desktop Novell, në menyrë të veçantë nëse i kombinuar me Connector, komponent që mundëson interkomunikimin midis Evolution dhe Microsoft Exchange server.