Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7

Tema: Robert Frost

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Antitrup
    Anėtarėsuar
    21-07-2004
    Vendndodhja
    Nju Njerk
    Postime
    62

    Robert Frost

    disa prej poemave te tij te perkthyera...

    Brenda Vetvetes

    Njė prej deshirave te mia eshte qe ato pemet e erreta,
    Te vjetra dhe te pa levizshme qe me zor tregojne flladin,
    Nuk qene, dhe s’jane, vechse maska e territ,
    Por shtrihen larg ne cepin e perfundimit.
    Une nuk duhet te permbahem por ato ndoshta nje dite
    Ne pafundesine e tyre mua do me duhet te shoh vjedhurazi me se largu,
    Pa patur frike per te gjetur toke te hapur,
    Ose kryerruge ku timoni I ngadalte hedh reren.
    Une nuk shoh pse duhet qe te kthehem pas,
    Ato nuk duhet te jene perpara gjurmeve te mia
    Per te perpire mua, kujt mund ti mungoje une ketu
    Dhe per ta ditur nese I mbajta ata me dashuri.
    Ata mund te mos me gjejne te ndryshuar prej atij qe njihnin--
    Vetem me siguri prej te gjithėve vetem
    Une mendova qe kjo qe e vertete.


    Tufa e Luleve

    Dikur shkova te ktheja barin mbas dikujt
    Qe e kosiste ne vesen perpara se te lindte dielli.
    Vesa qe kish ikur e cila e bente tehen e tij aq te mprehte;
    Perpara meje erdhi ne pamje skena e rrafshte.
    Pashe per ate prapa nje ishulli pemesh;
    Degjova per grihen e tij ne fladin e eres.
    Por ai kish shkuar ne rrugen e vet, bari i gjithė kositur,
    Dhe une duhet te isha, sich kish qene ai -- vetem,
    Ashtu si te gjithe duhet te jene,'
    Une thashe brenda zemres time, '
    Qofte qe ata punojne sebashku ose te vechuar.'
    Por ndersa e thashe, shpejtimthi aty me kaloi
    Me krahe te pazhurmshme nje flutur e hutuar,
    Duke me kerkuar mendimet e rritura gjate nates se erret
    Disa lule preheshin si pjese e kenaqesise se djeshme.
    Dhe dikur une shenoja fluturimin e saj qe shkonte rreth e rreth,
    Aty ku lulet prehen duke u vyshkur mbi dheun.
    Dhe pastaj ajo fluturoi aq larg, aq larg sa’qe mund te shohi syri,
    Dhe pastaj me krahet te ndridhura erdhi pas te mua.
    Mendova per pyetje qe nuk kisha pergjigje,
    Ndoshta mund te vij te kthehet qe te heqi barin e thate;
    Por ajo u kthye e para, dhe priu syrin tim qe te shihja
    Te nje tufe lulesh anes nje perroi,
    Nje lule e neperchelur qe kositja kish kursyer
    Anes nje perroi dredhues sythi qe rritur.
    Kositsi gjate veses kishte dashuri per to, deri aty,
    Duke I lene te rriteshin, por jo per ne,
    Ende jo per te terhequr nje prej mendimeve tona ndaj tij. Por prej gezimeve mengjesore..
    Flutura dhe Unė kishim nje dritez,
    Kurre se paku, nje mesazh prej agimit,
    Qe me beri te degjoja zgjimin e zogjve aty rrotull,
    Dhe degjimi I tij gjatė peshperitjes se kositjes se tokes,
    Dhe ndiej nje shpirt te ngjashem me timin;
    Dhe keshtu nuk po punoja me I vetemuar;
    Por I lumtur me ate, punova bashke me ti si ndihmes,
    Dhe I kapitur, kerkova ne mesdite per hije ;
    Dhe duke enderruar, si te ishte, mbajtur prej ligjerate vllazerore,
    Me dike te cilin s’kisha shprese per ta arritur.
    'Shoke pune sebashku,' I thashe atij prej zemres,
    Ndonse ata punojne se bashku ose te vechuar.'


    kot per sport....

  2. #2
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Duke shkuar pėr ujė

    Pusi ishte tharė atje tek porta,
    Dhe kėshtu shkuam me kovė dhe bidon
    Tėrthor arave shtėpisė nga mbrapa
    Tė gjenim rrėkenė nė a po pikon;

    Pa bezdi pėr tė shkuar dhe shfajsim,
    Sepse mbrėmja e vjeshtės ishte e kthjellėt
    (ndonse ftohtė), sepse arat tonat ishin,
    Dhe tek rrėkeja tanėt ishin drurėt.

    Rendėm si nė takim tė na priste hėna
    Qė me ngadalė u shfaq mbas pemėve,
    Nė degėt shterpa me gjethe tė rėna,
    Krejt pa zogj, pa njė tė fryrė ere.

    Por njėherė ndalėm nėn drurė, me nge
    I’u fshehėm hėnės si xhuxhumakė
    Gati tė rendnim nė fshehtninė e re
    Duke qeshur kur ajo na gjeti pėr pak.

    Sikush i zgjati tjetrit dorėn pėr ndalo
    Tė dėgjonim nga guxuam tė shikonim,
    Dhe nė qetėsi u bėmė tok dhe dėgjo
    Dėgjuam, e dinim rrėkenė qė dėgjonim.

    Njė notė si prej njė vendi tė zgjedhur,
    Tringėllima qė rėnie hollake bėnte
    Ja pikat qė plluskonin mes pellgut
    Si perla, dhe ja njė teh i argjėndė.
    wrong verb

  3. #3
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Zbulim

    Ju bėjmė veteve njė vend tė veēuar
    Mbas fjalėsh tė lehta tall e qesh,
    Por oh, kjo zemra sa e shqetėsuar
    Derisa dikush vėrtet na gjen.

    Ėshtė keqardhja nė rasti e kėrkon
    (a kėshtu themi) qė mė nė fund
    Tė flasim troē si njė qė frymon
    Mbi tė kuptuarin e njė miku.

    Kėshtu me tė gjithė, nga bebet qė luajnė
    Me kukamfshehti tek Zoti paanė,
    Tė gjithė qė fshihen larg dhe druajnė
    Duhet tė flasin dhe tė na thonė ku janė.
    wrong verb

  4. #4
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Ermali dhe lulja e dritares

    Dashnorė, harroni dashurinė tuaj
    dhe dėgjoni pėr kėtė dashuri:
    ajo njė lule dritareje
    ai nė dimėr njė puhi.

    Kur perdja e dritares, kallkanosur,
    shkriu njė mesdite,
    dhe zogu i verdhė i burgosur
    varur mbi tė cicėrinte,

    ai e shqoi atė nėpėr xham,
    s'mundej pėr tjetėr veē ta shihte,
    dhe vetėm sa i kaloi pranė
    nė mbrėmje pėrsėri tė vinte.

    Ai ishte njė puhi malsie,
    i lidhur me akull e borė,
    zogj tė paēiftuar e rroba zije,
    pak dashuri njihte ai i gjorė.

    Por ai mbi pezul ofshau,
    parvazit i dha njė tė shkundur,
    siē dėshmuan tė gjithė nga qarku
    qė atė natė s'ishin pėrgjumur.

    Ai nuk triumfoi veē pėr pak
    atė pėr fluturim ta fitonte
    prej xhamit qė dukej ndėr flakė
    dhe dritės sė sobė-dritares qė ngronte.

    Por lulja u hoq mėnjanė
    me mendime tė prapa pėr ti shkruar,
    dhe mėngjesi e gjeti puhinė
    njėqind milje larguar.

  5. #5

    Robert Frost

    Pėrktheu Faslli Haliti

    RIPARIMI I MURIT*

    Ka diēka qė nuk e duron njė mur,
    dhe poshtė atij i futen si pykė plisa tė fryrė nga ngrica
    dhe nė diell bėn tė bien gurė mė tė lartė
    dhe zgjerohet e ēara nė tė cilėn mund tė kalojnė dy vetė.
    Dėmtimet e tjera u pėrkasin gjuetarėve:
    unė jam treguar i kujdesshėm dhe kam bėrė rregullime
    aty s’kishin mbetur mė gur mbi gur,
    por qė i kishin vendosur
    pėr tė nxjerrė lepurin nga strofulla pėr tė kėnaqur qentė’
    Jo, fjalėn e kam pėr tė ēarat e murit
    qė askush s’i ka parė e dėgjuar tė hapen,
    por qė nė pranverė duhen riparuar.
    Lajmėroj fqinjin pėrtej kodrės
    dhe njė ditė takohemi pėr tė kapėrcejmė kufirin,
    e tė ribėjnė murin.
    Ndjekim sė bashku murin e ndėrsa shkojmė,
    secili me gurėt qė kanė rėnė nė pjesėn murale tė tyre.
    Disa nga gurėt janė si bukė dhe disa aq tė rrumbullakėt,
    sa pėr t’i vendosur sipėr njėri-tjetrit, pėrsėrisim namatisje.
    «Rri aty ku je, deri sa tė mos kthehemi nga ana tjetėr»
    Pėr t’i vendosur mirė, copėtojmė gishtat e dorės.
    Oh, ėshtė vetėm njė lloj tjetėr loje kjo nė ajėr tė pastėr,
    njė nė secilėn anė. Ose vetėm paksa mė shumė:
    ku muri ėshtė njė mur qė nuk na vlen:
    ai ėshtė i gjithi pishnajė dhe unė kopsht frutor mollėsh.
    Pemėt e mia s’do ta kapėrcejnė kurrė kufirin
    pėr tė ngrėnė boēet e tij, ia them.
    Dhe ai: «Kufijtė e mirė bėjnė fqinjė tė mirė»
    Ē’mėrzi ėshtė pėr mua pranvera, kėrkoj
    ta bėj tė kuptojė: "Por pse
    bėjnė fqinjė tė mirė? Mbase ku
    janė lopėt, por kėtu s’ka mė asnjė prej tyre.
    Para se tė bėj njė mur do tė duhet tė pyes veten
    pėr atė qė mendoj tė riparoj ose tė pėrjashtoj,
    dhe kujt t’i sjell dėm.
    Ka diēka qė s’e duron dot njė mur,
    qė e do tė rrėzuar atė. "Do tė mundja t’i them: "Elfėt"
    por pėr elfėt nuk bėhet fjalė, dhe pastaj
    do pėlqej ta thosha, ai. Ja kėtu atje
    mban njė gur tė shtrėnguar fort
    nė secilėn dorė si njė egėrshanė
    i epokės sė gurit, i armatosur. Lėviz,
    nė sytė e mi, nė njė errėsirė qė nuk ėshtė
    vetėm e pyllit apo e hijes sė pemėve.
    Nuk do tė shkojė mė tej se thėnia e babait tė tij,
    i kėnaqur qė e rigjeti dhe tė thotė ende:
    «kufij tė mirė bėjnė fqinjė tė mirė».

    * Muri pėr tė cilin flitet nė kėtė poezi, nuk ka asnjė vlerė praktike, megjithatė fqinji e mban atė, e ndreq atė ēdo pranverė, tregon se quan njė shenjė tė domosdoshme tė pronės sė tij mbi tokėn. Muri i krijon bezdi poetit: i duket sikur ai fyen vetė natyrėn e cila nė sytė e tij ėshtė vend i hapur, forcė jete, superiore ndaj llogaritjeve dhe ambicieve pėr zotėrimin e njerėzve. Si mundet qė njė njeri tė rrethohet nga njė mur, si gjė e tija nga ai qė zgjat mė shumė se ai vetė“ Pikėnisja e poezisė mund tė ketė qenė njė pėrvojė personale e Robert Frostit i cili shpesh u largua nga qyteti pėr tė jetuar nė fshat dhe t’i pėrkushtohej bujqėsisė.

    RRUGA QĖ NUK ZGJODHA

    Dy rrugė degėzoheshin nė njė pyll tė verdhė
    e mė vinte keq tė mos i ndiqja tė dyja
    e meqė isha udhėtar i vetėm, mbeta gjatė
    duke parė njėrėn prej tyre sa munda

    Pastaj mora tjetrėn, pse ishte po aq e bukur,
    dhe kishte, mbase, pamjen mė tė mirė,
    sepse kishte me bar dhe mė pak e rrahur;
    edhe pse kalimi i kish bėrė ato
    pothuaj, tė dyja tė ngjashme

    dhe atė mėngjes tė dyja ishin aty aty tė njėjta aty
    me gjethe qė asnjė hap s’i kishte njollosur.
    Oh, e lashė mėnjanė, tė parėn, pėr njė ditė tjetėr!
    Dhe duke ditur se njėra rrugė ēon nė njė tjetėr,
    Dyshoja, se a do tė kthehesha prapa,vallė.

    Do ta tregoj me njė psherėtimė
    diku aty pas vitesh dhe vitesh:
    dy rrugė degėzoheshin nė njė pyll dhe unė-
    unė mora atė mė pak tė rrahurėn,
    dhe kjo bėri gjithė dallimin.

    FAMILJA E TRĖNDAFILIT

    Trėndafil ėshtė njė trėndafil,
    Dhe ka qenė gjithmonė njė trėndafil.
    Por, teoria tani ėshtė tjetėr
    Njė mollė mund tė jetė njė trėndafil,
    Edhe njė dardhė, dhe kėshtu
    Njė kumbull mendoj.
    S’i dihet
    Ē’do tė jetė trėndafili i ardhshėm;
    Ti sigurisht je njė trėndafil-
    Dhe gjithmonė ke qenė e tillė.

    KULLOTA

    Dal pėr tė pastruar burimin nė kullotė;
    do tė ndalem vetėm qė tė fshij gjethet
    (e mbase do tė pres gjersa uji tė kullohet);
    nuk do tė rri shumė. Eja dhe ti.

    Dal qė tė kthej viēin e vogėl mbrapsht
    qė qėndron afėr s’ėmės. Ėshtė kaq i njomė,
    ai dridhet kur e ėma e lėpin me gjuhė.
    Nuk do e nuk rri shumė. Eja dhe ti.

    DUKE U NDALUR PRANĖ NJĖ PYLLI
    NJĖ MBRĖMJE ME DĖBORĖ


    I kujt tė jetė pylli qė mendoj se di pėr tė.
    Por shtėpia e tij ėshtė nė fshat: kėshtu qė
    Ai nuk e shikon qė unė ndalem kėtu
    Qė tė shoh pyllin e tij mbuluar me borė.

    Ai do ta gjejė tė huaj kalin tim
    Tė ndalet pa njė shtėpi pranė
    Midis pyllit dhe liqenit tė ngrirė
    Nė mbrėmjen mė tė errėt tė vitit.

    I jep njė tundje ziles sė tij
    Pėr tė pyetur nėse ka ndonjė gabim;
    I vetmi tingull tjetėr ėshtė fėshfėritja
    E erės sė lehtė, e flokėve tė butė tė borės.

    I bukur ėshtė pylli, i errėt dhe i thellė,
    Por unė kam premtuar tė mos tradhtoj,
    Milje duhet tė bėj para se tė bie tė fle,
    Milje duhet tė bėj para se tė bie tė fle.

  6. #6

    Robert Frost

    Pėrktheu Orges Spahiu

    NJOHJA E NATĖS

    Unė jam njė njeri qė e njeh mirė natėn
    Kam ecur nėpėr shi edhe pa udhė.
    Kam kapėrcyer dritėn e fundit tė qytetit.

    Kam rrėnuar nė rrugicėn mė tė errėt.
    Kam takuar rojtarin nė ecejakun e tij
    Dhe pėr tė mos dhėnė shpjegim, kam ulur sytė pėrdhe.

    Kam mbajtur hapin dhe frymėmarrjen time
    Kur prej sė largu njė klithmė e mbytur
    Mbėrrinte pėrtej shtėpive nga njė tjetėr skaj,

    Por jo pėr tė mė thėrritur a thėnė njė lamtumirė;
    Dhe akoma mė larg, nė njė lartėsi tė pabesueshme,
    Nė qiell njė orė e ndritshme

    Shpallte se koha s'ish as e saktė, as gabim.
    Unė jam njė njeri qė e njeh mirė natėn.

  7. #7
    Robert Frost
    Robert Frost lindi nė San Franēisko tė Kalifornisė, SHBA. I ati i tij, gazetar e politikan lokal, vdiq kur djali ishte vetėm 11 vjeē dhe pas kėsaj ai u rrit bashkė me tė ėmėn e tij, mėsuese te gjyshėrit nė Lorenc nė Masaēusets. Mbaroi shkollėn e mesme mė 1892 dhe pėr disa muaj me radhė vazhdoi kolegjin Dartmuth, tė cilėn e la dhe hyri nė njė numėr punėsh. Nė 1894 u botua poezia e parė e tij “Flutura ime”. Punoi disa kohė si mėsues dhe mė 1897-1899 vazhdoi studimet nė Harvard por nuk u diplomua. Jetoi disa vjet me familjen nė Angli ku botoi librin e tij tė parė me vjersha “Dėshira e njė djali” (1913). U kthye mė 1915 dhe u vendos nė Frankonia, Nju Hampshir ku jepte mėsim nė disa universitete dhe botoi disa madje libra me poezi. Me vdekjen e gruas mė 1938 dhe humbjen e katėr nga gjashtė fėmijėt, nisi tė vuante nga depresioni. Konsiderohet si poeti mė i shquar pastoral i Anglisė sė Re dhe ėshtė nderuar katėr me ēmimin Pulitzer dhe ēmime tė tjera.

    Zjarr dhe akull

    Ca thonė bota do mbarojė nė zjarr
    Ca thonė nė akull
    Nga ēkam shijuar prej dėshirės
    Jam me ata qė ndaj zjarrit priren
    Por nė se ajo duhej tė prishej dyfish
    Them qė nga urrejtja di mjaft
    Pėr tė thėnė se akulli pėr shkatėrrim
    Ėshtė prapė bukuri
    Dhe i mjaftueshėm do ish.

    Pėrktheu Betim Muēo - MILOSAO
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Tema tė Ngjashme

  1. Robert d’Anzhelit dhe shqiptarėt
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-05-2009, 04:41
  2. Kėnga e Gjergj Elez Alisė
    Nga Ullmar Qvick nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 07-09-2006, 05:29
  3. Robert D'Angely
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-10-2004, 01:23
  4. Letėr e hapur Robert Papės
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-10-2003, 09:04
  5. Vritet ne Athine "i tmerrshmi i Vlores" Robert Boraku
    Nga Asteroid nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-06-2003, 10:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •