Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7

Tema: Qielli im

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Qielli im

    Qiellit tim i dhemb koka,
    e une nuk mund ta ve ne gjume.
    Bashke me durimin tim
    mbaruan edhe kenget per yjet,
    fjalet shtazena qe te zhveshura
    kercenin kuptimin e ri te botes.
    Ne fluturimin tim me te pashprese
    struket pritja,
    paketohen buzeqeshjet,
    puthjet ne kerthizen e horizontit.
    Aty ku renia ime pergjumet
    trendafilshem vete-preken enderrat
    e qielli dhimbshem mbeshtet tek syte e mij,
    se nje dhimbje blu e ka kafshuar
    ne bark te gjithesise,
    e turbullira resh ia veshin syte
    ja cjerrin fytin fluturimet e mia te pashpresa
    e fjalet qe s' mund ti thone me asgje
    tani vishen me kuptimet e tyre te errta
    u deh qielli im
    u keput nga kupa e tij
    perendoi ne prehrin e veshtrimit tim
    vdiq ne nje hapje mbyllje sysh
    ashtu sic vetem qiejt dine.

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    shume e trishtueshme, por shume e bukur

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    A ka gjė mė tė bukur se sa tė shofėsh qiellin nė mėngjes e nė mbrėmje me buzėqeshje nė fytyrė e me krahė tė hapur?

    Komplimente Nit
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Dhe qielli im u deh,
    u deha dhe une kur
    perendimi fjeti nen qepallat e mija
    Ne buze leshoi te kuqen e embel
    aty ku etja pret te shuhet...si nje enderr

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Nuk mund te bie
    s'kam kohe as te rrezohem
    ne fundin e horizontit
    endet ritmi i tingullit
    vec per te gdhendur zhurmen e rrezimit tim.
    kreshperohen frymet
    ne kete maraton reniesh.
    Mbeshtetur mbi kete mur ajri
    luaj hijet e mija
    si ne nje teater kukullash
    krijesat e drunjat
    personazhe rastesore te imagjinates sime.
    Nuk kam kohe as te rrezohem
    dridhem nga frika mos shkel veten.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    KUPE QIELLI

    Me duhet nje kupe qielli
    nje kupe te tres mallin tim
    te zbres nga vetja
    mbi kete vend te huaj
    ku mblidhen heronjte
    e si femijet mesojne te dashurojne.
    Dashurojne edhe grate
    qe perdite rrezohen ne moshe

    Heronjte s'plaken
    me duhet nje kupe qielli
    brenda saj, vitet e tyre te tres .
    le te zhbehen ata ne prekjet e femrave.
    te duan grate,
    nenat e femijeve
    te rreshkasin ne humneren e kohes

    me jepni nje kup qielli
    te derdh hapat e mij
    ta gdhend me fluturimin tim
    hijen e dyshimit te tres
    si heronjte
    te mesoj te dashuroj
    rrezimin e grave ne moshe.
    ne rrezimin e tyre te vdes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nitROSHI : 02-02-2005 mė 17:11

  7. #7
    e largeta Maska e shpirti_i_bukur
    Anėtarėsuar
    26-07-2004
    Vendndodhja
    franc
    Postime
    59
    Ne keto poezit e tua sikur jepet nje pasqyre tejet reale .por te parealizuar ne fundin e tyre. Sido qe te jet , mjaft bukur paraqet artikulimine ngjarjeve ne horizontin bosht. Poezit e tua kane nje ritem, te mbuluar nga afiniteti i rastit ne takimet e emocionuara.

Tema tė Ngjashme

  1. Qielli....e dua qiellin....
    Nga sam1r nė forumin Albumi fotografik
    Pėrgjigje: 282
    Postimi i Fundit: 29-11-2012, 23:25
  2. Mistere
    Nga Darius nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 129
    Postimi i Fundit: 18-06-2012, 10:28
  3. Rizgjohet vullkani nėnujor. Qielli i Paqėsorit mbulohet me shtėllunga tymi
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 14:08
  4. Kurani: toka apo qielli u krijua i pari?!
    Nga Seminarist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 05:40
  5. skylar nga qielli
    Nga Skylar nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 01-12-2002, 03:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •